Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Përhapja e Krishtërimit në trojet shqiptare

    Perhapja e Krishterizmit Ne Trojet Shqiptare..!

    Me ndarjen e perandorise Romake fiset ilire benin pjese ne kuader te perandorise lindore , pjesa e ilirise jugore ne pikpamje administrative shteterore mbeti e ndare ne 4 pjese:

    1.Drevalitani Me Qender Ne Shkoder
    2.Dardania me qender ne Shkup
    3.Epiri me qender ne Durres
    4.Epiri I Vjeter me qender ne Nikopolin


    Territoret ilire shenonin kufijte perendimor te Bizantit, nje rol te rendesishem kishte rruga Ignacia kurse Durresi ishte porti kryesor i perandorise.
    Ne shekujt e pare te eres sone ne viset Ilire filloi perhapja e krishterizmit, sidomos ne qytete ku u ngriten bashksite e para fetare. Per organizimin kishtar u krijuan peshkopata , ne Vlore,Apolloni,Durres,Lexhë,Sarandë etj...
    Peshkopatat vareshin nga metropolit edhe pse viset shqiptare ishin nen bizantin nga pikpamja kishtare vareshin nga Papa i Romes, ne vitin 1054 u nda kisha krishtere, peshkopatat shqiptare u lidhen me Papen e Romes , kurse si qender ishte kryepeshkopata e Tivarit. Ne gjysmen e dyte te shekullit XII peshkopata shqiptare me qender ne Kruje u lidh me kishen katolike. Katolicizmi u perhap edheh ne Kosove deri ne Shkup ku pati edhe karakte kombetar sepse keto vise ishin te rrezikuara nga pushtuesit Serb dhe nga veprimtaria asimiluese e kishes ortodokse serbe. Ne shekullin e V patrikana e konstandinopojes tentoi ti shkepus peshkopatat e Iliris jugore por pa sukses. Perandori me prejardhje ilirie Justiniani e njohu pushtetin e Papes mbi kishen e Iliris kurse ne vitin 732 patrikana e Konstandinopojes e futi ne kuader te vet kishen e Ilirise mirepo edhe me tej mjaft peshkop shqiptar vazhduan te mbanin lidhjet me Romen..

    Kjo ishte historia e perhapjes se krishterizmit ne viset shqiptare ky tekst u perpilua nga une RaPSouL me respekt...
    Sui generis

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Krishterimi në tokat shqiptare është përhapur që me Apostullin Pal. Sipas një historiani romak, në vitet 70 pas Krishtit, ekzistonte një kishë e krishterë ne Durrës në të cilën bënin pjesë shumë familje të asaj kohe.


    Mendohet që Pali ka arritur atje pas udhëtimit të tij në rrugën Egnatia duke ungjillizuar në fshatrat dhe qytetet e ndërtuara në anë të rrugës ku më vonë shihen edhe kishat e para në këto vendbanime.


    Ka plot informacione të tjera por kjo ishte sa për të përcaktuar periudhën kohore e cila është më e vjetër se sa ajo që përmend ti.



    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #3
    Mendohet që Pali ka arritur atje pas udhëtimit të tij në rrugën Egnatia duke ungjillizuar në fshatrat dhe qytetet e ndërtuara në anë të rrugës ku më vonë shihen edhe kishat e para në këto vendbanime.
    Nuk mendohet kështu në përgjithësi, por besohet në veçanti vetëm nga kristianët. Ka hendek kuptimor mes të dyjave. Pa(v)li duhet të ekzistojë njëherë para se të predikojë... Nuk duhet përzier mitologjia me historinë pa e sqaruar se ku flet historia e ku flet mitologjia, sepse i krijon lexuesit përshtypje të gabuara dhe përhap pavërtetësi, gjë që natyrisht nuk mendoj se e bën me qëllim për të akomoduar besimin tënd.

  4. #4
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Sipas studimeve te nxjerra nga historianet, mendohet qe ne kohet e lashta Shqiptaret i perkisnin me shumice besimit Katolik. Keto gjurme verehen me se shumti ne zonen perreth Matit te sotem ku jane zbuluar nga arkeologet gjurme te egzistences se nje kishe shume te vjeter, behet fjale per vitet e para pas lindjes se krishtit dhe po ne kete zone sipas arkeologeve ka ekzistuar dhe manastiri me i vjeter ne historine e Shqiperise, manastir i cili, sipas te dhenave te gjetura nga arkeologet ka pas mbajtur emrin "Manastiri i Shen Marise"

    Imperator
    Albanian Perandory

  5. #5
    Sipas studimeve te nxjerra nga historianet, mendohet qe ne kohet e lashta Shqiptaret i perkisnin me shumice besimit Katolik. Keto gjurme verehen me se shumti ne zonen perreth Matit te sotem ku jane zbuluar nga arkeologet gjurme te egzistences se nje kishe shume te vjeter, behet fjale per vitet e para pas lindjes se krishtit dhe po ne kete zone sipas arkeologeve ka ekzistuar dhe manastiri me i vjeter ne historine e Shqiperise, manastir i cili, sipas te dhenave te gjetura nga arkeologet ka pas mbajtur emrin "Manastiri i Shen Marise"
    Unë do isha më i kujdesshëm në përdorimin e asaj shumicës, sepse në mesjetë shqiptarët gjysma dilnin paganë sipas venediksave. Gjithashtu gjetje kishash nuk presupozon popullsi besimtare. Këtë mund ta shohësh fare mirë so kur xhami dhe kisha ortodokse kanë mbiro kudo, por janë të ndërtuara me financim greko-arab e s'kanë të bëjnë me besimin e banorëve vendas ndaj dhe thjesht ndërtohen si pika kontrolli, por nuk frekuentohen. Kishat paleokristiane janë ndërtuar pas shekullit të IV-rt me urdhra perandorake, që do të thotë që regjimi zgjidhte pikat nevralgjike ekonomike në Ballkan dhe vendoste njësinë kryesore kontrollore ekonomike, kishën. Në tërësinë e vet s'ka të bëjë me besimin e banorëve, por me politikën e Bizantit. Sepse nëse këta banorë ishin kristianë pa u krijuar ende kristianizmi, kush i paganizoi në mesjetë?

    Mandej pse ka mungesë simbolesh dhe objektesh fetare nëpër pjesët e tjera të vendit dhe në objektet e përditshme popullore? Po ashtu sipërfaqja pa praninë e kishave është më e madhe se ajo me prani kishash. Kishat vërehen në pjesën më të madhe në aksin kryesor të komunikacionit dhe në fusha. Malet gjithnjë kanë qenë fortesa pagane deri vonë në shek. XIX siç shohim në rrëfimet e udhëtarëve të ndryshëm që përshkruajnë zonat. Kishat si vegla politike nuk tregojnë përhapje kristianizmi, por thjesht ndërtim kishash, ashtu si sot nuk jemi myslimanë megjithëse arabët na i kanë mbushur fshatrat me xhami dhe grekët jugun me kisha.

  6. #6
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Xhamite dhe kishat Ort'hodokse jane shume te vona ne krahasim me ato Katolike. Pastaj, eshte mese normale qe siperfaqja pa kisha eshte me e madhe se siperfaqja me kisha. Edhe sot ne siperfaqja pa objekte fetare eshte me e madhe se ajo me objekte fetare, por kjo nuk do te thote qe njerezit nuk jane besimtar.

    Persa i perket besimit katolik, per te cilin kam thene se i perkiste shumica e popullsise, ketu i referohem studiuesve te historise se asaj kohe. Ne kohen kur jane gjendur keto gjurme ne token Shqiptare nuk ekzistonin as xhamite e as kishat Ort'hodokse. Feja Ort'hodokse ne Shqiperi ka hyre kur ne ballkan emigruan Sllavet, pra behet fjale pas shekullit XI.

    Imperator
    Albanian Perandory

  7. #7
    Por pikërisht sot thuajse gjysma e popullit nuk i kanë frekuentuar kurrë në jetën e tyre objektet e kultit, dhe pjesa tjetër vetëm një herë. Për çfarë besimtarësh po flasim? As të pagëzuar, as të dëshmojnë islamin. Argumenti mbetet, sidomos kur merret parasysh vlerësimet se rreth 75% e shqiptarëve brenda Shqipërisë janë të pafe.

    Ndërsa nuk e di për çfarë kishash "katolike" apo çfarëdolloj kishe flet ti para shekullit të IV-rt, sepse më duket se ngatërron paleokristianizmin dhe kongregacionet me ndërtesat e shekullit të IV-rt e mbrapa sipas këshilleve kur u krijuan zyrtarisht kishat dhe ortodoksët dhe katolikët sipas sferës së tyre nisën të mbulonin qytetet e bregdetit.

  8. #8
    Ti hodhe më lart tezën se shumica e shqiptarëve në kohët e lashta ishin katolikë. Me çfarë provohet? Sepse na rezulton që në kohët e mesme ishin pak si gjysma paganë... dhe nuk ndiqnin as njërën palë kristiane e as tjetrën.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Legjion
    Ti hodhe më lart tezën se shumica e shqiptarëve në kohët e lashta ishin katolikë. Me çfarë provohet? Sepse na rezulton që në kohët e mesme ishin pak si gjysma paganë... dhe nuk ndiqnin as njërën palë kristiane e as tjetrën.
    Ja, me kete provohet:


  10. #10
    E si e provon një kishë bizantine në Butrint se shumica në Shqipëri ishin katolikë?


    +

    Je i sigurt që nuk ishim shumica çifutë, se ka dhe sinagogë andej...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Legjion : 05-07-2007 më 18:18

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •