Pogradec, fshihet shqipja, greqizohet Kisha e Linit
Bardhyl Berberi
29-05-2007
Veprimet antishqiptare, me dijeninė e priftit tė Shėn Ilias
Kushdo qė kalon pėr nė Qafė-Thanė, pranė rrugės nacionale qė tė ēon nė Tiranė, nė krahun e majtė sheh shumė njerėz qė ndalojnė dhe hedhin lekė pranė Kishės sė Shėn Ilias, nė afėrsi tė fshatit Lin. Kisha ėshtė jo vetėm mė e vjetra nė rrethin e Pogradecit, por nė tė gjithė rajonin. Por, ēfarė po ndodh me kėtė kishė? Sapo futesh nė oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja tė stampuara nė beton, qė kalojnė mbi 45 cm njė shkronjė. Ēfarė janė kėto shkronja?- e pyesim njė banor tė Linit.
Ai ngre supet dhe nėn zė tė tregon, duke i premtuar anonimatin, se: Kanė ardhur para disa kohėsh njė grek qė ndėrtonte kisha, sė bashku me disa djem nga fshati Gėshtenjas nga rrethi i Pogradecit, tė cilėt janė si emigrantė tek ky pronar dhe pasi e shtruan kėtė plate nė oborr tė kishės me beton, me nga njė daltė tė mprehur ata shkruan njė tekst qė iu dha pronari i tyre, me kėto shkronjat greke. Por,- shton ai,- historia nuk mbaron me kaq, nuk kaluan disa ditė dhe njė buzėmbrėmje kishės iu ndėrruan tė gjitha ikonostaset e saj me mbishkrime shqip dhe u vendosėn ikonostase qė erdhėn nga Greqia, me mbishkrime tė dukshme greke!
Tė gjitha kėto janė bėrė me dijeninė e priftit tė fshatit. Gjesti ėshtė vėrtet shumė i trishtuar dhe bie ndesh me atė fqinjėsi tė mirė qė kemi patur me grekėt, si dy popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit. Por tė vjen akoma mė keq, kur disa hrefugjatė hallexhinj, qė punojnė tek ky grek pėr disa euro, pėr tė mbajtur familjet e tyre, tė vijnė edhe tė shesin shpirtin e tyre duke stampuar shkronja greke, nė njė kishė tė vjetėr autoktone shqiptare!.
Ne jemi tė gjithė dėshmitarė qė grekėt, fqinjėt tanė tė vjetėr tė Ballkanit, iu kanė dalė zot si rrallėkush vlerave tė kulturės sė tyre kombėtare. Ėshtė njė fakt i njohur para disa vitesh, qė grekėt hodhėn nė njė gjyq ndėrkombėtar qeverinė amerikane, pėr shkak tė disa skulpturave antike greke qė ishin ekspozuar nė njė muze amerikan.
Grekėt u ngritėn tė gjithė nė kėmbė, duke e quajtur kėtė akt si njė fyerje kombėtare. Por, siē duket, eksodi i vlerave kulturore greke drejt Amerikės, ka ndodhur atėherė kur grekėt pėrjetuan atė varfėri dhe shkatėrrim tė tmerrshėm, qė i detyroi tė kėrkonin strehė dhe bukė edhe nėpėr dyert e fshatrave shqiptarė dhe pasi kaluan atė situatė ata kėrkuan qė tju kthehen skulpturat, pllakat, mbishkrimet, amforat dhe statujat, sepse ato janė tė tyret, por njėherazi kemi tė drejtė edhe ne shqiptarėt, qė tė mbrojmė identitetin tonė kombėtar dhe kulturėn tonė, qoftė edhe ajo kishtare.
Varfėria ekonomike dhe hutimi politik ėshtė shfrytėzuar nga mercenarė vendas dhe qarqe tė caktuara, tė cilat kanė zhdukur vlerat e vendit, pėr ti zėvendėsuar me ato tė tyret, me njė pikėsynim tė caktuar. Pėr njė moment, mund tė arsyetohet fare thjeshtė. A mundet qė tė shkosh nė njė kishė nė Greqi dhe tė skalitėsh me shkronja nė gjuhėn shqipe: Kjo ėshtė kishė e vjetėr greke, dhe mė pas tė vendosėsh ikonostasė shqiptarė?!
http://www.shekulli.com.al/news/142/...007-05-29.html
www.shekulli.com.al
Krijoni Kontakt