Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37

Tema: Pak poezira

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pak poezira

    Fati tone
    Ke qene i vetem, pa kujtohesh Sizif
    Ndryshe askush s'do t'ja dinte per ty.
    Dhe hyre ne legjende perjetesisht
    Aty ku anonim un' mund te hy.

    Sespse qe ta dish ti, ne jemi mijra
    Te njejtin emer kemi: Emigrant
    Ngjitim dhe ringjitim mijra shpirtra
    Paskemi Sizif, te njejtin fat!
    * * *
    Ironia e Hic-it
    Dikur dikush me thai je nje hic!
    Se prokopi nuk bere si te tjeret
    Qe vune miliona per nje dit
    Me shume sec vun' nje jete Rokfeleret!

    Qysh prej atij casti s'jam i qete
    Se hic-i me ndjek pas si nje hije.
    "Vazhdo te rropatesh"-me thot'-"mor i shkrete
    se lart jemi ne, Mbreteria e Hicerve!"
    * * *
    Tam-Tami i parase
    Tam-tami i parase
    Menxyr e dynjase
    Intrige e lakmise
    Damblla e zilise!

    Fitime mes humbjesh
    Lepirje mes lutjesh
    Stershitje trupore
    Stervrasje gjumore!

    Krekosje dhe fryrje
    Ngerdheshje fytyre
    Tam-tami i parase
    C'i beri dynjase!
    * * *
    Perpjekje
    Kur qaj, shpirti me qesh
    Kur qesh, syt' me lotojne
    Kerkoj pak antistres
    Mes stresit qe jetojme.

    Kur s'flas, shpirti me flet
    Kur shoh, syt' me rrin mbyllur
    Se dua pak te drejt'
    Mes drejtesis se shtirur.

    Kur rri, koha me iken
    Kur ec, kohen e ndal
    Se dua te zgjat diten
    Mes neteve me djaj!
    * * *

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Mall

    Mall
    Shoh detin e trazuar
    Me ngjan me shpirtin tim
    Kush vall i ka munguar
    Qe sot nuk gjen qetsin?

    Ec bregut dhe i them:
    Sot jemi ne nje hall
    Ti mall ke per ca diell
    Per Miran un' kam mall

    Shoh detin e qetsuar
    Me shpirtin tim s'me ngjan
    Ai dallget ka ndaluar
    Un' dallge lotet kam.
    * * *
    Vetem ti
    Ec rruges i trishtuar
    Asgje s'me ben pershtypje
    As vajzat shalzbuluar
    As ciftet mbuluar me puthje.

    Sepse me mungon ti
    O musht i dashurise
    Prej teje vec do pi
    Ket' leng te perjetesise.
    * * *
    Kur...
    Kur ti ndjen si te rreh zemra
    Veten kot mos e mundo
    Se jam une aty brenda
    Ndaj mbyll syt' e me shiko.

    Kur te duash qe te puthesh
    Buzet e mia ndonjeher
    Mjaft qepallat qe te ulesh
    Buzet e mia vin' menjeher.

    Kur ti shtrihesh ne krevat
    Mos kujto se vetem je
    Mbylli syt' e doren zgjat
    Se rrembimthi vij atje!
    * * *

    Paradoks
    Ne kam ate qe s'kisha
    Nuk kam ate qe dua
    Ne linda qe te vdisja
    Mos rroj qe vec te vuaj!?

    Kur hapin hedh perpara
    Kush prapa me terheq?
    Moj jete plot andralla
    Vall' s'ditkam te te ndreq!?

    Kur prek rrezen e diellit
    Kush shpirtin tim e ngrin?
    Ne linda te shkoj ferrit
    O Zopt me mos me lind!
    * * *

    E zakonshme
    Nje zile
    Nje zgjim
    Me e sigurta gje:
    PASIGURIA!

    Nje hap
    Dy hapa
    Stop! Astinomia!
    Me e pasigurta gje:
    SIGURIA!
    * * * (Astinomia_policia)

    Himni i refugjatit
    Vime se s'duam te vime
    Kthehemi se s'duam te kthehemi
    Jemi refugjate e dime
    Sic dime qe shqiptare jemi.

    Nuk flasim se duam te flasim
    Nuk qeshim se duam te qeshim
    Vdesim qe jeten te zgjatim
    Lindim qe kurre te mos vdesim!
    * * *

    Une dhe pasqyra
    Qeshim te dy
    Ajo me shume se mua.
    Qajme te dy
    Ajo me pak se mua.

    Te isha pasqyre
    Dhe pasqyra-une
    Nje cast te provonte
    Kush vuan me shume.
    * * *
    Une dhe Koha
    Me mire qe jam nje cast
    i pafundesise kohore.
    Se pafundesi te jem
    i vuajtjeve njerezore.
    * * *
    Une dhe hapesira
    Gjithmone do me kesh
    Diku ne pafundesi
    Sic linda dhe do vdes
    Sic vdes dhe prape do te lind!
    * * *
    Njelloj
    U hap dita
    U mbyll nata
    U mbyll ftohja
    U hap vapa.

    Vec meraku
    Njelloj mbeti
    S'u mbyll halli
    S'u hap qejfi.
    * * *
    Zeri im
    Te kem shpejtesine
    e zerit tim.
    Ne di se nga del
    Te di ku arrin.

    Ne di se cfar' them
    Si kuiptohet, ta di
    Dhe gjalle te mos jem
    Te jete zeri im!
    * * *

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    A-Logjike
    Pyes diellin
    Nata me flet
    Qortoj naten
    Dielli skuqet.

    Pyes shtetin
    Opozita me flet
    Qortoj opoziten
    Shteti me fort bertet!
    * * *

    S'kam kohe...
    S'kam kohe te rri
    S'kam kohe te pres
    S'kam kohe te lind
    S'kam kohe te vdes!

    S'kam kohe te flas
    S'kam kohe te hesht
    S'kam kohe te qaj
    S'kam kohe te qesh!

    S'kam kohe te urrej
    S'kam kohe te dashuroj
    S'kam kohe te gjej
    Nje varr ku te pushoj!
    * * *
    !?...
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ
    ATE QE SHIKOJ...
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ
    ATE QE BESOJ...
    * * *

  4. #4
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Citim Postuar mė parė nga mondishall
    Mall
    * * * (Astinomia_policia)

    Himni i refugjatit
    Vime se s'duam te vime
    Kthehemi se s'duam te kthehemi
    Jemi refugjate e dime
    Sic dime qe shqiptare jemi.

    Nuk flasim se duam te flasim
    Nuk qeshim se duam te qeshim
    Vdesim qe jeten te zgjatim
    Lindim qe kurre te mos vdesim!
    * * *


    * * *
    Te lumte ajo mendje.
    Respekte nga DAJO.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Falenderimet e mia per fjalet e mira. Nje stimul shume i domosdoshem per mua, ne rrugen e krijimtarise, por edhe pergjegjesi me e madhe para lexuesit. I respektuar qofsh, z DAJO
    Ps.Ndjek me kenaqesi mesazhet tuaj ne tema te ndryshme te forumit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    mondishall
    Urime me zemer. Je fantastik ne kete balade dhimbjesh. Te lumte dora

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    mondishall
    Urime me zemer. Je fantastik ne kete balade dhimbjesh. Te lumte dora
    Z.Agim! Me emocionojne fjalet e tua uruese. Mes vetmise qe jetojme, eshte sadisfaksionuese vizita e nje miku si ju. Tani ndjehem me i lehtesuar dhe gezuar shpirterisht, ndonese prape dora edhe sot s'ju nda ca vargjeve te meposhtme. Mund te jeni i pari ne leximin e tyre. Me respekt Mondi
    Kerkoj...
    Kerkoj lulen e pambire
    Kerkoj qiellin e panxire
    Kerkoj diellin e palindur
    Kerkoj ajrin e pathithur...

    Kerkoj syte e papare
    Kerkoj zemren e pandare
    Kerkoj buzet e paputhur
    Kerkoj shpirtin e parrudhur...

    Kerkoj fjalen e pathene
    Amanetin per te lene:
    -Kurre mos rrini pa kerkuar
    ne ket' bote te munguar!
    * * *

    S'me pate!?
    S'me pate qe erdha!?
    S'me pate duke qare!?
    S'me pate si renda!?
    Si besova, s'me pate!?

    S'me pate si u rrita!?
    Si u plaka, sme pate!?
    S'me late te vdisja!
    Te jetoja s'me late!!!
    * * *

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    "Humbja" e mikut

    Hajde o mik, te pime nje kafe!
    -S'kam kohe, kam pune, kam halle!
    Hajde o mik, te dalim nje cike!
    -Ouu, pertoj, te shlodhem jam shtrire!

    Pritme o mik, do vi te te shoh!
    -Do iki, s'me gjen, me fal se nxitoj!
    Te dua, or mik, prandaj te kerkoj!
    -Me fal, kush je, s'te njoh, s'te kujtoj!?
    * * *
    Pas...

    Pas vdekjes, do ftoj vdekjen ne duel
    Te nendheshmit do t'i kem deshmitare
    Cicerone, te mbidheshmit do t'i kem
    Te thone si u ringjall, nje jo i gjalle!
    * * *

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    THIRRJE!

    JEMI MIJRA KETEJ, JU MIJRA ANDEJ
    NE ROBER TE MERGIMIT, JU ROBER TE VETVETES
    SHTIMI KETEJ-ZBRAZETI ANDEJ
    EPILOGU-VETVRASJE E TMERRSHME.

    FEMIJET TANE-GJYKIMI I SE ARDHMES
    TA BEJME ATE QE C'BEME NGA MARREZIA
    NESE DICKA TE MIRE BEJ ME KETO VARGJE
    PO KETEJ DHE ANDEJ, QE JEMI QINDRAMIJRA!?
    * * *
    Deri kur!?
    Zemra te kthyera ne kasaforta parash
    Tjetersim me te tmerrshem s'me kan' pare syt'
    Kerkoj njeriun e vertete qe t'i flas
    E gjej te pafuqishem ne udhekryq.

    C'esht' ky ankth njerezor ne udhekryq shpirtrash?
    Mjegullnajes se parase, udhetim mijravjecar
    Avaz i vjeter me skllever piramidash
    Deri kur o Zot, do vazhdoje ky avaz!?
    * * *

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    mondishall

    Po befasohen sinqerisht. Jo vetem poet por dhe filozofine e urtesine ke shprehur ketu. Urime

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •