Po, kete e ka bere edhe profeti, here vet here me urdhera te tij. Ne ramazan vret babai djalin dhe djali babain. KEto jane fakte nga histroia arabe: LExoni kete shkrim dhe mesoni gjera te reja:
Qellimi i ketij shkrimi eshte tua hap syte shqiptareve te fjetur, se nje luftetar nuk m und te jete profet, perndryshe do te jete me mire ta besojme Skenderbeun!!!
Po e risjell kete shkrim se modratori te Mesime nga Kurani cenzuori Muhametin
Adresa:
http://www.albislam.com/libraria/lulishta.asp?NrTema=19
Autori
Safijurrahman el-Mubarekfuri
. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua dhe tha: Marshoni dhe gėzohuni se Allahu i Madhėruar mė ka premtuar fitoren mbi njėrin prej dy grupeve37. Pėr Zotin, mė duket sikur po e shikoj qė tani vendin, ku do tė vriten ata.
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mobilizoi ushtrinė dhe pėrcaktoi fushėn e betejės. Herė-herė bėnte shenjė me dorė dhe thoshte: Kėtu do tė vritet aksh armik dhe atje do tė vritet filani nesėr, nė dashtė Allahu.
Nė mėngjesin e ditės sė Xhuma, mė 17 tė muajit tė Ramazanit, nė vitin e dytė tė Hixhretit, tė dyja ushtritė ishin pėrballė njėra-tjetrės. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri kėtė lutje: O Allah! Ata janė Kurejshėt idhujtarė qė kanė ardhur kėtu me kuajt e tyre dhe me mburrjen e tyre, pėr tė tė sfiduar Ty dhe pėr tė pėrgėnjeshtruar tė Dėrguarin Tėnd. O Allah! Mė jep ndihmėn, qė mė ke premtuar! O Allah! Thyeji e mposhti idhujtarėt sa mė shpejt!
Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) drejtoi rreshtat e ushtrisė myslimane dhe i urdhėroi qė tė mos e fillonin luftėn, derisa tu vinte urdhri prej tij. Kur tu afrohen juve,- tha, i godisni me shigjeta, por mbani rezervė ca nga shigjetat tuaja dhe mos i kapni shpatat, derisa ata tju vėrsulen ju.
Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye tek tenda e tij bashkė me Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe iu lut Allahut shumė pėr fitoren me kėto fjalė: O Allahu im! Nėse sot Ti do ti zhdukėsh myslimanėt, nuk do tė adhurohesh kurrė mė. O Allahu im! Nė qoftė se Ti do, nuk adhurohesh pas kėsaj dite kurrė mė. Aq gjatė e vazhdoi lutjen, sa i ra mėngorja nga supet. Ebu Bekri ia vuri atė pėrsėri dhe i tha: Tė mjafton kjo lutje ty, o i Dėrguari i Allahut, sepse me tė vėrtetė, i je lutur dhe i ke kėrkuar shumė. Idhujtarėt komandoheshin nga Ebu Xhehli.
Pėr njė ēast i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kot pak, pastaj ngriti kokėn dhe tha: Gėzohu o Ebu Bekėr, se tė erdhi ndihma e Allahut. Kėtu ėshtė meleku Xhebrail, i cili ka marrė kalin e vet pėr freri dhe po e tėrheq, duke ngritur pluhur.38 Pastaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli i veshur me njė kėmishė hekuri dhe kėndoi ajetin: (Kurejshėt idhujtarė) do tė pėsojnė disfatė dhe do tė kthehen mbrapsht. (54:45) Mori njė dorė guriēka dhe ua hodhi idhujtarėve drejt e nė fytyrė nga larg, duke thėnė: U nxifshin fytyrat e idhujtarėve! Dhe, pėr ēudi secilit prej tyre i ra diēka nga ato guriēka nė sy dhe nė hundė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: (Nė tė vėrtetė) ti nuk i gjuajte, por Allahu i gjuajti (8:17) I
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi myslimanėt tė hidheshin nė sulm kundėr idhujtarėve. Atėherė, myslimanėt sulmuan me tėrė vrullin, sepse e kishin tė Dėrguarin e Allahut ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė rresht tė parė pėrballė armikut. I ēanė rreshtat e armikut dhe ua prenė kokat shumė idhujtarėve.
Ata kishin edhe ndihmėn e melekėve, tė cilėt i godisnin idhujtarėt nė ēdo anė. I kėputej koka ose kėmba njeriut dhe nuk dihej se kush e godiste. Kėshtu vazhdoi beteja, derisa idhujtarėt u thyen.Disa idhujtarė u vranė, tė tjerėt morėn arratinė; tė tjerė u zunė rob
Nė atė betejė kishte vajtur edhe djalli, nė pamjen e Suraka ibn Malik ibn Xhushumit, pėr tė fuqizuar idhujtarėt dhe pėr ti nxitur ata nė luftė kundėr myslimanėve. Por, sa shikoi melekėt, djalli u kthye mbrapsht, iku nė drejtim tė Detit tė Kuq dhe hyri nė det. Vrasja e Ebu Xhehlit Ebu Xhehli ishte midis njė grupi idhujtarėsh, qė e mbronin me shpatat e tyre si gardh
Atėherė, Abdullahu ia preu kokėn dhe vajti tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: Allahu Ekber. (Allahu ėshtė mė i Madhi). Falenderimi i takon Allahut qė e vėrtetėsoi premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Vet dhe i theu armiqtė. Pastaj shtoi: Ky (Ebu Xhehli) ishte faraoni i kėsaj bashkėsie. Dita e Dallimit tė sė mirės nga e keqja (Furkanit) Eshtė dita, kur u zhvillua lufta e Bedėrit, mė 17 tė muajit tė Ramazanit. Beteja bėhej midis femohuesve dhe besimtarėve. Aty, njeriu luftonte kundėr xhaxhait tė vet, dajės sė vet, djalit tė vet, vėllait tė vet
Nė atė betejė Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) vrau dajėn e vet, As ibn Hashimin dhe Ebu Bekri u ndesh me djalin e vet, Abdurr Rrahmanin. Myslimanėt zunė rob Abasin, xhaxhanė e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, u ndėrpre lidhja farefisnore midis njerėzve dhe Allahu e lartėsoi fjalėn e besimit mbi fjalėn e mohimit dhe e dalloi tė vėrtetėn nga e shtrembra. Prandaj, ajo ditė u quajt Dita e Dallimit. Tė vrarėt Nė atė Betejė u vranė 14 burra nga myslimanėt: gjashtė nga muhaxhirėt dhe tetė nga ensarėt. Ata u varrosėn nė fushėn e Bedėrit dhe varret e tyre njihen edhe sot. Nga idhujtarėt u vranė 70 veta dhe 70 tė tjerė u zunė rob. Shumica e tyre ishin nga paria e kurejshėve. Nga ata, 24 kufoma u tėrhoqėn dhe u hodhėn nė njė pus tė pistė nė Bedėr. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Bedėr tri ditė dhe kur u pėrgatit qė tė kthehej qė andej, vajti te pusi, qėndroi nė cep tė tij dhe i thirri tė vrarėt idhujtarė me emrat e tyre dhe tė baballarėve tė tyre: O filan, bir i filanit! O filan, bir i filanit! A do tju pėlqente (tani) qė ti ishit bindur Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij? Ne vėrtet, e gjetėm ndihmėn qė na kishte premtuar Zoti ynė. Po ju, a e gjetėt ndihmėn, qė ju kishte premtuar zoti juaj? Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha: O i Dėrguari i Allahut! A po u flet trupave pa shpirt? Ju nuk dėgjoni mė mirė se ata,- iu pėrgjigj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por vetėm se ata nuk pėrgjigjen.
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nė Medine me ndihmėn e Allahut, me plaēkė lufte dhe robėr. Kur arriti afėr Safrasė, Allahu i zbriti ajetin, qė tregon urdhrin e ndarjes sė plaēkės sė luftės. Prandaj, ai mori njė tė pestėn e plaēkės sė luftės. Pjesėn tjetėr e ndau nė mėnyrė tė barabėrtė midis luftėtarėve. Mė pas urdhėroi qė tė vritej Nadir ibn Harithi. Ali ibn Ebu Talibi ia preu kokėn. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti nė Araki Dhubaja, urdhėroi qė tė vritej Ukbe ibn Ebu Muiti, tė cilin e vrau Asim ibn Thabit el Ensariu (thuhet edhe se e ka vrarė Ali ibn Ebu Talibi). Krerėt e myslimanėve qė kishin dalė pėr tė uruar, e takuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Rauhar. Pastaj e shoqėruan atė deri nė Medine. Shumė njerėz u bėnė myslimanė.
Krijoni Kontakt