Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140

    Takim i rëndësishëm SHBA-Iran

    Takim i rëndësishëm SHBA-Iran
    Zyrtarët iranianë dhe amerikanë kanë filluar bisedimet e para direkte biletarale që prej dekadash.
    28.05.2007
    Të dyja palët nuk janë takuar zyrtarisht për mëse 30 vjetësh, dhe të hënën ambasadorët amerikanë dhe iranianë takohen në Bagdad.

    Bisedimet njoftohet se do të përqëndrohen në situatën e sigurisë në Irak dhe ftesa ka ardhur nga qeveria irakiane.

    Ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, tha së se nuk priste mrekulli nga ky takim.

    "Unë nuk pres mrekulli nga ky takim, por ai është një hap shumë i rëndësishëm për të vendosur një farë dialogu mes SHBA-së dhe Iranit si një fuqi rajonale."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Te imagjinosh kush ka sjelle ke ne pushtet dhe kush bisedon me ke, futesh ne nje labirint pa dalje.

    Sigurisht qe Irani, nje vend me mentalitet te semure (nga kendveshtrimi im), deklaron se nuk pret mrekullira. Por as une nuk do doja te prisja nje te tille. Me mjafton te shoh se ka nje dialog diplomatik, me ane te te cilit te merren me problemet nje nga nje ne menyre jokonfliktuale. Gjithesesi, dyshoj se politika iraniane eshte paqesore. Shkurt dhe thjesht, ajo eshte nje politike e semure, gje qe vjen nga injoranca dhe mendja e pazhvilluar e atyre qe e drejtojne ate vend.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ironia eshte se Iranit i intereson qe Daj Sami me zarat e vet (midis tyre edhe ca sahanlepires Arnaute) te vazhdoje edhe per nja 10 vjet te lere breket me viza dhe yje ne Babilon!
    Kjo eshte alfa e strategjise: nese kundershtari yt nga tamaqarlleku (dhe budallalleku) insiston te luftoje me nje fole grenxash.......ti rri larg e ferko duart se nuk ka kohe e kellqe te merret me ty!
    Nje anal-ist bubullin me pompozitet ex-cathedra:

    ================
    Gjithesesi, dyshoj se politika iraniane eshte paqesore. Shkurt dhe thjesht, ajo eshte nje politike e semure, gje qe vjen nga injoranca dhe mendja e pazhvilluar e atyre qe e drejtojne ate vend.
    ======================================
    E pyes anal-istin:
    a) Pervec kohes se Leonidhes, kur dhe ke ka sulmuar Persia (Irani i sotem) gjate ketyre 23 shekujve?
    b) A mund qe mendja jote e zhvilluar te na ndricoje per arsyet se pse ajo Perse na qenkerka e pazhvilluar (mendja gjithmone)?
    c) A te thote mendja jote e zhvilluar se thjesht duke jashteqitur disa epitete qe vine nga zemra jote (edhe me e zhvilluar) i jepet nje shpjegin racional dinamikave te sotme ne Gjirin Persik?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Unë shtrova para iranianëve një numër shqetësimesh tona direkte dhe specifike për sjelljen e tyre në Irak, për mbështetjen e tyre ndaj milicive, të cilat i luftojnë forcat irakiane dhe forcat e koalicionit", tha Crocker.
    Më herët, Irani tha se Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë "dështimin" e politikave të tyre në rajon dhe të kenë një qasje më realiste për problemet në Irak. /V.H./Liria
    Irani po luan kocezose me SHBA.Shiko,ku eshtre SHba,po e hup force.i ka ardhe ne kujzat Iranit,aman mos me sulmo ne irak!hihihihi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •