Islamofobia është forma më e keqe e terrorizmit
Në takimin e tridhjetë e katërt të ministrave të punëve të jashtme të Organizatës së Konferencave Islamike (OKI), organizatë ndërkombëtare e cila numëron 57 vende islamike dhe vende me shumicë myslimane, është marrë vendim se shkalla e islamofobisë në botë, e sidomos në Evropë dhe Amerikën Veriore, është në rritje e sipër. "Kjo është diçka që ka rritur shkallën e ksenofobisë" thanë ministrat në deklaratën e tyre të përbashkët. Ata, gjithashtu, thanë se islamofobia është forma më e keqe e terrorizmit.
"Kjo fushatë e shpifjeve kundër myslimanëve rezultoi me publikimin e karikaturave ofenduese kundër Pejgamberit, Muhammedit a.s. në gazetat daneze dhe deklaratat e papës Benedikt XVI", thuhet në deklaratë, ku foli disa gjëra të cilat rezultuan me vrasjen e priftit katolik, por ministrave u mjafton që fjalimi i Benediktit shkaktoi trazira.
"Duke fuqizuar diskurset negative politike dhe mediale në Evropë dhe Shtete të Bahkuara, qëllimi i të cilëve janë myslimanët dhe islami, i bënë gjërat më të vështira. Islamofobia është bërë diçka për çka duhet shqetësuar, e sidomos pas sulmeve të 11. shtatorit, por ai fenomen, në këtë apo në një formë tjetër, ishte i pranishëm në shoqëritë perëndimore. Ai vazhdoi pas sulmeve me bombë në Madrid dhe Londër. Vrasja e regjisorit danez Theo van Gogh (i cili është vrarë pasi që gjiroi filmin kontrovers për kulturën islame) 2004 është shfrytëzuar që në mënyrën më të ligë të filloj fushata kundër myslimanëve", thuhet në vazhdim.
"Ndërlidhja e terroristëve dhe ekstremistëve me islamin në mënyrë gjenerale është e papranueshme. Kjo prodhon ndjenja negative dhe urrejtje kundër myslimanëve në perëndim", thanë ministrat dhe shtuan se çdo herë kur tentohet të diskutohet për islamofobinë në forumet ndërkombëtare, blloku perëndimor, e sidomos disa vende anëtare të Unionit Evropian, tentojnë të tërheqin vëmendjen nga vendet e tyre për situatën e të drejtave të njeriut më vendet anëtare të OKI. Sipas tyre islamofobia shpien kah demonizimi i miliona myslimanëve të cilët edhe kështu janë të diskriminuar në vendet perëndimore.
"Mbetet fakti se në perëndim krijohen ndjenjat antiislame, me përkrahjen e haptë apo të fshehtë të partive raciste, antiemigrante dhe ekstremiste të krahut të djathtë dhe disa shtëpive mediale", thuhet në deklaratë.
Ministrat shpresojnë se pas kryesimit të sllovenëve në UE gjendja do të përmirësohet. "Sllovenia ka paralajmëruar se dialogu mes kulturave do të jetë problem prijatar me të cilin do të merret dhe për këtë ka formuar grupin punues i cili do të kryej programin 'Viti evropian i dialogut mes kulturave për 2008". Ata përmenden ministrin e jashtëm slloven i cili ftoi sekretarin gjeneral të OKI në Lubjanë që para pranimit të kryesuesit të bisedojnë për projektet e mundshme. Siç duket, vendet anëtare të OKI ende nuk e kanë njoftuar Dimitri Rupelin.
Krijoni Kontakt