Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Brenton: Pavaresia e Kosoves mund te shpallet njeanshem

    Derguar me: 04/07/2007
    • Ambasadori britanik ne Rusi, Tony Brenton ka thene se pavaresia e Kosoves mund te deklarohet njeanshem, nese KS deshton te miratoje zgjidhjen e pershtatshme

    “Populli i Kosoves eshte shume i qarte se deshiron pavaresi dhe ka mbeshtetjen e plote nga disa vende perendimore. Dhe nese kjo nuk behet permes rezolutes se Kombeve te Bashkuara, ajo do te ndodhe ne menyre unilaterale, ka thene Brenton. “Kjo eshte diçka qe deshirojme ta shmangim, jam i sigurt se edhe Rusia e deshiron kete. Megjithate pergjigja eshte gjetja sa me shpejte e marreveshjes ne Keshillin e Sigurimit qe do t’i hapte rrugen pavaresise, me parimet te duhura, ka shtuar ambasadori britanik.

    Sipas tij Kosova eshte e pavarur ne tete vjetet e fundit dhe plani i Ahtisarit e pasqyron kete ka thene Brenton duke shtuar se nese kjo rezulton e pamundur atehere bashkesia nderkombetare perballet me vendime te veshtira. Nderkaq, i pyetur nese Rusia mund te perdor veton ndaj rezolutes per pavaresine e Kosoves, Brenton ka shfaqur shpresen se ky skenar do te shmanget dhe se Rusia nuk do te vihet ne pozite kur deshiron te perdor veton. (RTK)
    #VamosArgentina

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Sa te jete Putin dhe Rusia kunder veshtire ti jepet pavaresia Kosoves...
    Mbase me kalimin e kohes, do ti mbushet mendja dhe putinit dhe atehere endrra do behet realitet...per nje kosove te lire dhe te pavarur
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ceku: Pavaresia e njeanshme, hap i detyruar

    E Enjte, 05 Korrik 2007

    Qeveria e Kosoves konsideron se ka ende hapesire diplomatike qe ceshtja e statusit te Kosoves te zgjidhet brenda afateve te arsyeshme. Megjitheke,te zedhenesja Ulpiana La, citoi dje K kryeministrin Ceku te kete thene se pala kosovare mund te jete e detyruar qe te beje shpalljen e pavaresise. Ne mbledhjen e sot,me qeveria ka diskutuar edhe per nje varg ceshtjesh te tjera. Shtyrja e vendimit per statusin e Kosoves ka frustruar qytetar, por qeveriaa, konsideron se ka ende hapesire diplomatike, qe statusi te zgjidhet brenda afateve te arsyeshme. Zedhesja, Ulpiana Lama, e ka cituar K kryeministrin Ceku te kete thene se Kosova deshiron te jete anetare e pergjegjshme e Kombeve te Bashkuara dhe per kete deshiron marrjen e shpejte te vendimit per pavaresine e Kosoves. "Kryeministri e ka thene se nuk deshirojme te negociojme per ceshtj,et per te cilat nuk kemi mandat dhe nuk deshirojme te kemi mandat, sepse vendimi per pavaresine e Kosoves eshte marre nga qytetaret e Kosoves, ndersa keto institucione perfaqesojne vullnetin e qytetareve. Ne nje menyre, ose tjeter, kjo ceshtje duhet te zgjidhet ne perputhje me vullnetin e qytetareve te Kosoves", ka parafrazuar zeenesja Lama K kryeministrin Ceku. Duke folur per raportin e ndit te prokurorit nderkombetar,re lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit, ne te cilin eshte thene se nuk ka fakte te mjaftueshme per ndjekjen penale te policeve rumune, zedhenesja Lama tha se kjo eshte nje ceshtje qe i tejkalon pergjegjesite e qeverise. Megjithekete, ajo paralajmeroi se qeveria nuk do te rrije duarkryq lidhur me kete rast. "Jemi duke e shqyrtuar dhe jemi ne bashkepunim per te pare se cilat jane hapat e metejshem dhe angazhimet reale te qeverise sone", ka thene Lama. Ne mbledhjen e sot,me qeveria ka vendosur te formoje nje grup punu,es i cili do te merret me shqyrtimin dhe pshtatjen e politikave fiskale. Po ash,tu qeveria i ka dhene mbeshtetje te plote Bordit te KEK-ut, me qellim te stabilizimit dhe rritjes se efikasitetit te kesaj kompanie.




    kohajone
    #VamosArgentina

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    SHBA: Rusia të mos vërë veton për rezolutën e Kosovës

    Derguar me: 14/07/2007
    • Në projektrezolutën e re është hequr pjesa që parashikonte automatikisht pavarësinë e Kosovës në rast se shqiptarët dhe serbët nuk merren vesh me njëri-tjetrin brenda 120 ditëve

    SHBA i kanë bërë thirrje Rusisë, të heqë dorë nga vënia e vetos gjatë votimit të afërm të rezolutës së re për Kosovën. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmay Khalilzad shprehet se ne rast se Moska perdor veton Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk mund të luaj më rol në konfliktin e territorit të banuar në pjesën dërrmuese me shqiptarë. Në projektrezolutën e re është hequr pjesa që parashikonte automatikisht pavarësinë e Kosovës në rast se shqiptarët dhe serbët nuk merren vesh me njëri-tjetrin brenda 120 ditëve. (DW)
    #VamosArgentina

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pavaresia e njeanshme, sipas Planit B

    E Hene, 16 Korrik 2007

    Zedhenesi i UNMIK-ut deklaron se plani B i veprimit do te zbatohet ne rast te deshtimit te rezolutes ne KS

    Bashkesia nderkombetare ka hartuar nje plan B per statusin perfundimtar te Kosoves, i cili do te vihet ne zbatim ne rast te shpalljes se pavaresise se njeanshme. Zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, tha dje se bashkesia nderkombetare ka nje plan te quajtur “Mundesite e paparashikueshme”. Sipas tij, ky plan i perpiluar me kujdes do te zbatohet ne rast te marrjes se vendimeve te njeanshme per njohjen e shtetit te Kosoves. Ne nje deklarate per radion B92, Ivanko tha se, pavaresisht nga parapergatitjet, shpresonte qe situata nuk do te shkonte deri te njohja e njeanshme e pavaresise. Edhe pse kete projekt te gjithe e vleresojne si Plani B, ai shprehu besimin se te gjithe do t’i mbesin besnik Planit A, qe ka te beje me miratimin e rezolutes ne Keshillin e Sigurimit.

    Mbeten enigme se cilat do te jene veprimet qe do te ndermerrnin nderkombetaret ne rast te shpalljes se njeanshme te pavaresise. Zedhenesi i UNMIK-ut nuk eshte ndalur ne kete pike dhe nuk ka zbuluar asnje detaj nga planet e nderkombetareve ne Kosove ne rast te mosmiratimit te rezolutes ne Keshillin e Sigurimit. Kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, ka deklaruar se Prishtina mbeshtet procesin e nisur nga OKB-ja per percaktimin e statusit, megjithate ai ka shtuar se, ne rast te mosnjohjes se vullnetit te shumices, do te shpallet pavaresia. UNMIK-u, tashme i njohur me planin e mundesive te paparashikueshme, garanton zbatimin e tij pa dhene asnje informacion mbi kete mundesi.

    Sot, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, pritet shqyrtimi i projektrezolutes se re per statusin. Ambasadoret e KS pritet te konsultojne projektrezoluten e re, te pesten me radhe, te sponsorizuar nga SHBA-te dhe BE-ja. Rezoluta propozon vazhdimin per kater muaj te bisedime shtese mes Kosoves dhe Serbise, por nuk permend zbatimin e planit te Marti Ahtisarit, ne rast te deshtimit te bisedimeve. Moment kritik i takimit mund te jete qendrimi i ambasadorit rus ne OKB, Vitalij Curkin, i cili ka paralajmeruar se do te kerkoje nje varg ndryshimesh te draftit. Amerikanet dhe perfaqesuesit e BE-se kane vleresuar se kjo projektrezolute, ne te vertete paraqet “rastin e fundit”, qe statusi i Kosoves te zgjidhet ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Kosovapress njofton se SHBA-te kane paralajmeruar se do te kerkojne zgjidhjen per statusin e Kosoves jashte Keshillit te Sigurimit, nese Moska zyrtare kembengul ne veton ndaj rezolutes ne KS. Me projektrezoluten e re do te shfuqizohej Rezoluta 1244, e miratuar ne qershor te vitit 1999.






    kohajone
    #VamosArgentina

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. PE: Miratohet rezoluta për Kosovën
    Nga Sabriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 13:54
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Statusi i Kosovës: Miratohet rezoluta në Strasburg
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 26-01-2007, 22:39
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Rezoluta 1244 për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 12:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •