Close

Rezultati i Sondazhit: cenojne lakimet dhe pergjimet e qytetareve demokracine?

Votues
26. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    18 69.23%
  • JO

    8 30.77%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #-9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Përgjimet sekrete, a e cënojnë demokracinë?

    Lakimet apo ndryshe krijimi i dosjes nga forcat e sigurimit per shume persona midis pergjimit -kryesisht- po behen fenomen i perditshem. Ky hob i forcave te sigurimit ka marre permasa pothuajse te pakonceptueshme qysh nga 11 Shtatori 2001, date referimi e luftes antiterroriste ne nje nivel global. E kam per detyre te theksoj se pergjimet dhe perndjekjet ndaj personave ne menyre jo komforte me ligjet e brendeshme apo nderkombetare nuk jane fenomen i ri, thjesht teknologjia ka bere qe te shtohet trysnia e fenomenit.

    Sidoqofte qe mos zgjatemi shume per gjera qe tashme dihen, perderisa ne shume shtete te planetit ne kete moment po behen gjyqe -duke ngatruar brenda edhe gjykatat kushtetuese- mbi shume episode nga te cilat qytetare apo persona me prestigj kane hapur padira mbi institucione apo sherbime sekrete per cenim te jetes se tyre personale dhe per pergjime e hetime te pakushtezuara nga organet e drejtesise.

    Deri ne kete moment dy jane kenveshtrimet kryesore mbi fenomenin:

    1) Ekziston nje pale qe thote se lakimet dhe pergjimet qe kryhen pa urdher te organeve drejtesore perkufizojne demokracine dhe kryesisht lirine/moscenimin e personalitetit. Fraza e dashur e ketij grupi : po cenohen te drejtat tona demokratike

    2) Me lakimet dhe dosjet e ndryshme mbi persona te dyshimte mund te rritet me teper siguria dhe lufta antiterror do behet me frytdhenese. Fraza e dashur e ketij grupi: kush nuk vepron kundra shtetit nuk ka asnje shkak qe te frikesohet


    Cdo aspekt tjeter apo mendim mbi ceshtjen eshte i mirpritur!

    flm

  2. #-8
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Hmm kryeplako, ti pergjigjem un njehere kesaj pyetjes, megjithese ti i the pak a shume te dyja teorite. Un them qe PO e cenojne dhe shume bile. Ne nje shtet civil e demokratik qytetaret nuk duhet te kene frike ose dyshim qe dikush po i pergjon ore e minute.( megjithese amerikanet me duket se vdesin me u pergju nga kamerat e Big Brother apo real life a ku e di un) Nje nga arsyet qe un ndihem rehat ose i lumtur qe jetoj ne Usa eshte respektimi i drejtave civile, ku un ndihem rehat qe nuk me degjon njeri telefonatat apo kontrollon emailin(mgjs emailin nuk e kap ligji me duket) . Per mua dhunimi i "privacy-s" eshte e keqe me e madhe sesa terrorismi.
    NeverAgainVolunteerYourself

  3. #-7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga FTN 2004
    Nje nga arsyet qe un ndihem rehat ose i lumtur qe jetoj ne Usa eshte respektimi i drejtave civile, ku un ndihem rehat qe nuk me degjon njeri telefonatat apo kontrollon emailin(mgjs emailin nuk e kap ligji me duket) .
    Sa rehat mund te ndihesh ne nje shtet qe ka nje agjenci si NSA?

    Nje shtet qe para disa vitesh kishte ndaluar perdorimin e PGP ne e-mail?

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    une kam nje pyetje :

    cili shtet, demokratik e jo demokratik nuk ka pergjime sekrete?
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Thumbs down Pergjimi eshte krim.

    Keta legenat e qeverise tone pergjojne te tere dhe ne cdo kohe, pasi vine nga nje kohe kur sistemi i spiunave ka qene shume i zhvilluar. Ne kohen e Enver Hoxhes spiunat ishin aq shume sa ne dy veta njeri eshte spiun, dhe tani ne ditet e sotme keto plehra te shoqerise vazhdojne akoma te ndyrin jeten shqiptare me spiunime dhe pergjime te kota. Puna eshte kot sa bejne gam gam se ne vertete asgje nuk nxjerin dhe mua me vjen keq qe bashkombasit e mi jo vetem spiunojne por nxjerin dhe sekretet tona jashte shqiperise dhe punojne me aq zell sa nuk duan as te paguhen.

    Mendimi im eshte ti varin nje nga nje qe te gjithe spiunat e me pas ti djegin keshtu dhe raca e tyre e ndyre do te shuhet njehere e per gjithmone.

    Spiunat jane bastarde gjenetikisht dhe nuk rregullohen kurre.

  6. #-4
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Natyrisht...fatkeqsisht virtytet e demokracise ne shqiptaret nuk i kemi johur asnjehere e nuk i padronizojme ne genet tona, perndryshe nuk do arrija ti jepja nje shpjegim tentatives tone per tu identifikuar ne nje lider, qe historia shqiptare ka treguar se dine te jene vetem tirane e despoter. kjo eshte gjeja me tmerrshme sipas meje kur nen masken e demokracise ne fshehim nje mungese te theksuar personaliteti dhe identiteti
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Tre elementë të bashkësisë njerzore,simbas nji mjeku psikollog italian dhe studiuesi të njohur vitet tridhjet dyzet sh.20, janë dëmtues të rrezikshëm të saj,
    -hajdut i/ja (edhe ai që vjedh me sy ose ka dëshirë po s'mundet ose hasetçiu)
    -pervers i/ja sexual ( në gjithë gamën e species)
    -spiun i/ja (përjashto detyrën apo domosdoshmërinë po edhe ktu ka nji masë )

    bëhet fjalë për persona psikogenetikë të spikatur se kush mund të pretendojë botërisht se është i kulluar?
    I madhi Zot e rujt robin e mirë, robin e Tij!!!

    Demokracia fjale e konsumume, sinonimi i saj në një këndvështrim, mbase njerzillëku,demokracia esht abraksion por rruga drejt saj le të jetë rreale,
    ''ecim drejt Diellit'' ku? gjithkund... e më asnji vend...! only in our heart

  8. #-2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22
    Mua nuk me shqeteson aspak mendimi apo ideja se shteti ne te cilin jetoj po me pergjon, per aq kohe sa ky pergjim behet per motive te sigurise kombetare dhe jo per inkriminimin e personave te pafajshem. Nese sherbimet sekrete te shtetit ku une jetoj monitorojne te gjitha bisedat telefonike per fjale kyce qe mund te sinjalizojne sulme mbi interesat dhe jeten e njerezve te vendit, une u them faleminderit pasi fale ketyre monitorimeve jeta ime eshte me e sigurte. Por nese dikush abuzon me kete pushtet, duke pergjuar mjetet e komunikimit per qellime te ngushta personale, profesionale, apo politike, ky akt duhet te jete i denueshem jo vetem moralisht por edhe ligjerisht.

    Albo

  9. #-1
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    jame dakort me parafolsin qe pergjimet e bisedave telefonike nuk me shqetesojne nese ofrojne me shume siguri per individin. qe ra edhe fjala me kane thene qe telefonatat jashte amerikes pergjohen me shume se telefonatat brenda amerikes sa e vertet eshte nuk e di.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #0
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Pergjimi i mjeteve te komunikacionit si email,telefonatave,faxeve,perdorimit te internetit, te mesazheve neper forume, etj nuk eshte aspak cenim i demokracise kur ai behet i mbeshtetur ne ligje dhe nuk abuzohet.Shteti ka gjithmone nevoje per kontroll,te njohe mire se cbehet.Shteti nuk do te kapet ne situata te keqia dhe me pasoja te renda psikologjike per popullaten dhe sigurine e nje kombi, si befasi surpriza sulmesh terroriste,aktivitet te paligjshem,spiunazh,vjedhje,kontrabande etj.Keshtu qe ekziston nje arsye e forte dhe per qellime pozitive,per te mbrojtur lirine e qytetarit,qetesine dhe paqen.Pergjimi ka thjesht qellim grumbullimi informacioni,njohjeje dhe parandalim aktivitetesh te rrezikshme per sigurine lirine dhe qetesine.Privacia ka nje kufi dhe kufiri eshte deri te muret rrethuse te shtepise.Nqs nje informacion kalon muret e shtepise dhe del jashte atehere ai nuk quhet me informacion privat,pasi mund te degjohet,lexohet,deshifrohet.A mund te quhet sekret nje informacion qe percillet me email ose telefon,fax?Jo,pasi ky informacion mund te zbulohet nga pale te tjera te interesuara.Per te ruajtur nje moral pozitiv te publikut dhe siguri shteti gjithashtu kontrollon edhe median,gazetat,televizionin etj dhe censuron lajme informacion,episode ngjarjesh qe ndikojne negativisht ne psikologjine e popullates,krijojne pasiguri,frike,ndjenje rreziku.E verteta eshte se shume fenomene te tilla nuk dalin kurre ne drite,nuk behen te njohura ne publik,por vetem per disa institucione qe merren direkt me mbrojtjen e sigurise kombetare.Ky informacion eshte i rezervuar vetem per punonjes te institucioneve qeveritare si policine,ministria e sigurise,rendit,puneve te brendshme etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-08-2006 më 11:51
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 14-04-2006, 15:26
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •