Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    NGOPJE NE TERBIM

    Prej mases se flokeve,te rende e elastike,
    Dhe shtratit te terbuar qe ne renkime fle
    Clirohet hovshem kenaqesia plot egersi aromatike.

    Heh!Paske oreks funeber...epo jepi guzhinier,
    Zemren time gatuaj,kafshate gojes per tia ngjeshur,
    ..dhe une do te njom cdo pore te lekures se gervishtur..heh!

    Ne puthjet e mendafshit,zjarri te ka perzhitur,
    Balsamin e pasionin ti kafshon i rraskapitur
    Por aty ne perleshje ti vdes i permbytur.

    Oh ti si nje hije le nje gjurme fare te brishte,
    Ca gjak dhe ulerima ne endrren tone te mishte,
    Ndersa une bie te fle por pa prekjen tende te fildishte.

    Sus ti naiv i eger!shpirt i nje ekstaze qe kurre s`prehet,
    Prapsu vogelush,kureshtar aspak mos ji!
    Edhe pse zeri yt eshte eshte aq i bukur,aq kumbues,ti bej qetesi!
    glob

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    ZEMERGJERESI E TEPRUAR

    Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehte e zemres??
    Pse ju pini qumesht nga gjinjte e nates??
    Pse kjo hene endacake e ben ujin e liqenit te dridhet??
    Nuk po e ndjej dot eren e vetes....
    Gjerat me vijne ledhatuese dhe me mashtrojne sepse duan te kalerojne mbi shpinen time.Qenia kerkon te behet fjale .
    Jam vec eksaze,tensioni i se ciles shperthen ne lot,drithma te acarta e bejne klithmen potente ne shpimin e zgavrave ne stomak.
    Vogelushja ime bote!
    Pa zemergjeresine tende therese une do te isha dritedhenese ne hapsirat e levizshmerise dimensionale.
    Shporru!Ne djall shkofte barku yt pjellor,aty ku kaperthehen degjenerimet e funebres toke.
    glob

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Veteflijim i alkolte

    Dua te shkrumbohenm ne gjoksin tend te vrare dhe kujtimin ta perplas ne buzet e tua mavi.
    C`po ndodh me mua?
    Drejt meje ti penetron ne forme avujsh melankolike duke u kthyer ne stuhi dhe behesh xhelati me i embel i zemrave romantike.
    Tatuazh i gjakte ngjitet me zellin e artit abstrakt per te shenuar perjetesisht nje dashuri barbare.
    Mbeshtillmi linjat me driten tende elastike dhe vishme me puthje,qendisme me perlat e syve dhe me lekund neper maja sa luginat ti pushtoj.
    Lekura e henes pikellohet dhe shkrihet si mjalt duke therrmuar reflekset me lot vjeshte.
    Eshte nje kafshim mbreselenes qe i mrekullon shqisat e mbytura nga afshi i alkolte dhe qe te shtyn ne mekat,vetevrasje......
    glob

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    asaj qe di te dashuroje

    Shikoje!Mjafton vetem ta shikosh nje cast dhe ngrohtesia e trupit do te pikoje dalengadale jashte lekures...
    Ajo eshte nje amazone,nje najade e dale nga oqeani,me aromen e ujit te rinise akoma mbi lekuren e lemuar.
    A nuk e kupton se ne ate fytyre mund te kridhesh me te gjitha endrrat e tua.Ajo eshte si nje shtepi e bukur,e zbrazur,qe pret te mbushet me qilima e piktura.Si nje shtepi qe i ka te gjitha mundesite te behet edhe pallat por edhe fole prostitutash.
    Varet nga ai qe do ta mbushi......
    Mbaje per nje cast ne krah dhe do ta ndjesh.Eshte si nje gulsh ere,e bute,e ngrohte qe koren e ftohte te jetes tende do ta mbeshtjelle.
    Hapi ata sy dhe veshtoje se si qendron perpara teje ne erresiren blu te nates se bute duke marre fryme gjithe emocion.
    Edhe hena prehet ne floket e saj,duke u zvarritur rende rende si brerore e shkalafitur shenjtori per ti rrembyer nje shikim.
    Pse zemer,pse u ngaterrove si nje vello indiane ne nje dege trendafilash plot gjemba??Gjembat jane aq te paepur sa do ti mbajne fort fijet e mendafshta e te arta.
    Ti ndjenje e perplasur brigjeve,pa mendim,por roberuese do mbetesh gezhoje boshe,e flakur tutje nga gjithpushteti bastard i nje krijese te thartuar.
    Qofsh bekuar ti Madone me ate zemren tende,pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur,o ti qe tek naiviteti lyen buzet e tua te qumeshta.......te bekoj...........
    glob

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    arusha84 shume te bukura shkrimet te uroj fat kudo qe te jesh. bye kalofsh mire me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    emmm!!! me kishte marre malli per punimet e mia thashe ti c`pluros ca dhe ti nxjerr ketu ne drite......
    glob

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ngelet lakuriq ne teleferikun e skive!!
    Nga con_uk nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 16:39
  2. Fabula
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 13:19
  3. Per ty o zemra ime.
    Nga Julius nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 21:21
  4. Fluturimi dhe rreshkitja e Ivan Lefimovicit
    Nga kulla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 17:01
  5. Pyetja, "Pse na krijoi zoti?"
    Nga antitheos nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 08:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •