I ikur por jo i harruar
A flen ai? Pyesja une.
Do te zgjohet ai? Pyesja une.
Zgjohu! Fol me mua! Bertisja une.
Une se kuptoja pse floket e tij u zhduken.
Une nuk e dija pse ai smund te kthehet ne shtepi.
Une nuk e kuptoja pse njerzit me te bardha duhet te rrinin me te.
Une nuk e dija pse te gjithe ishin te shqetesuar per te.
Tani e di,
Ai po luftonte nje demon.
Nje demon qe e hante ate, dalngadale.
Por ai luftonte si kalores,
Fisnikerisht si gjithmone.
Ai buzeqeshte edhe ne dhimbje,
Ai qeshte edhe kur ishte i merzitur.
Lotet nuk dilnin nga syte e tij.
Ulurimat nuk dilin nga goja e tij.
Ai ishte trim.
Por demoni ishte shume i fuqishem.
Njerzit me te bardha smund te benin asgje.
Ai tha mirupafshim.
Ai tha te kujdesemi per veten.
Ai tha ti realizojme enderrat e tij per te.
Ai tha te jemi te lumtur.
Ai tha mos merzitemi.
Ai tha mos qajme.
Une nuk qaj, tha ai.
Ai buzeqeshi deri ne frymen e fundit.
Ai iku.
Asnjeri nga ne smund ti mbante lotet,
Sepse ishte shume i dashur per ne.
Asnjeri nga nga smund te mos vuante,
Sepse ai nuk do te kthehet.
Asnjeri nga ne nuk ishte i forte si ai.
Asnjeri nga ne nuk buzeqeshi.
Ai ishte luftetari me i mire.
Ai vazhdon te jete.
Ai ishte njeriu me i mire.
Ai vazhdon te jete.
Ai ishte me trimi.
Ai vazhdon te jete.
Ai ishte babi me I mire
Qe ka ecur mbi kete toke.
Mirupafshim i dashur.
Buzeqeshna nga parajsa.
Derisa te takohemi perseri.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Te pergezoj per kete poezi te bukur e mbushur me fjale dhimbje dhe dashurie...
respekte biligoa...
Ne jete humbim shume gjera,
humbim dike qe duam,
pse ndjenja kurre nuk vdes,
te lutem ti me thuam?......
"Carpe Diem"
KUR E NESERMJA DO TE FILLOJE PA MUA!
Kur e nesermja do te filloje ma mua, dhe une nuk do te jem atje ta shikoj;
Kur dielli do te linde dhe do te te gjeje ti me sy te mbushur me lot;
Une do te doja shume qe ti te mos qash ashtu si sot,
duke menduar per gjerat qe ne nuk mundem tia thonim njeri tjetrit.
Une e di se sa shume me do ti mua, aq sa une te dua ti,
dhe sa here do te mendosh per mua une do te te mungoj;
Por kur e nesermja te fillon pa mua,te lutem mundohu te kuptosh,
qe nje engjell erdhi dhe me theriti emrin tim, pastaj me mori ne krahe,
dhe me tha qe vendi im ne parajse ishte gati,
dhe se une duhet te jetoj larg atyre qe i dua shume.
Por kur une u nisa,ktheva koken prapa dhe nje lot me ra nga syri,
une gjithmone mendoja se nuk do te vdesi.
Une kisha shume arsye per te jetuar dhe shume pune per te bere ende,
me dukej gati e pamundur qe une ju braktisa.
Mendova per gjithe te kaluaren, te mirat dhe te keqijat,
Mendova per gjithe dashurine qe ndame bashke dhe gjithe gezimet qe patem.
mendova, nese une mund te rija, vetem per nje cast,
qe te te thoja lamtumire dhe te te puthja,mbase do te shikoja buzeqeshjen tende.
Por pastaj e kuptova se kjo ishte e pamundur,
zbrazetia dhe kujtimet do te zene vendin tim.
Dhe kur une mendova per gjerat toksore, e dija se do te me mungoje e nesermja,
Mendova per ty, dhe kur mendova, zemra mu mbush me ‘zi’.
Por kur une po kaloja deren e parajses, u ndjeva si ne shtepi.
Zoti pa poshte dhe me buzeqeshi, nga froni i tij i arte,
Ai tha, ‘Kjo eshte perjetshmeria qe ta kisha premtuar’.
Sot jeta ne toke eshte e shkuara por ketu fillon nje e re.
Une nuk te premtoj te neserme, por e sotmja do te zgjase pergjithmone,
dhe pasi cdo dite do te jete e njejta dite, ske pse te mvaresh nga e kaluara.
Ti ke qene shume besnike, shume e besueshme dhe shume e vertete.
Mbase mendon se ndonjehere ke bere gjera qe nuk duhej ti beje.
Por ti te jane falur dhe ti je e lire.
Pra, sdo qe ta marresh doren time dhe ta ndash jeten me mua?
Keshtu qe kur e nesermja te fillon pa mua, mos mendo se jemi te ndare,
cdo cast qe ti te mendosh per mua, une jam aty, ne zemren tende.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Lamtumira nuk eksiston
Verte shkoj larg por nuk te le vet
E dashur , duhet te me besosh
Edhe pse te dhemb
Dua te me leshosh
Dhe neser te vazhdosh
Por nese ke frige
Ose ndjehesh e vetmuar
Do te jem aty
Do te vij si era dhe shiu qe do ti ndjesh
Ndiqi veprimet si drita e henes
Kerkom ne gjithcka
Peshperitma emrin
Dhe une do te vij
Shiko ate qe nuk shifet
Cdo gje qe besosh esht e vertete
Hapy syt
Une do te jem aty
Ti duhet vetem nje gje te besh
te mi besosh fjalet
Shiko ne ajer
Shiko ne det
Kudo qe te ecesh, do te ec me ty
Ne cdo hap ne cdo moment
Kudo qe te jesh
Cka do qe te besh
Kudo qe te shkosh
Kurdo qe do te duhem
peshperit emrin tim
Dhe une do te vij
Lamtura nuk eksiston
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 13-10-2007 mė 11:02
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Biligoa te pergezoj......te bukura!
Nuk jam une qe te mendoj,
je ti qe me vjen ne mendje,
megjithese gjithcka sot ka mbaruar
,prape te shikoj me endje,
kujtoj cdo gje qe kemi kaluar,
kujtimet jo kurre skane te mbaruar,
ndjenjat sot na jane vrare,
dashuria eshte thare...
Smund te ngjis nje kristal i bere therrime,
se bej dot,smundem...as me zemren time,
nuk jam une qe te mendoj,
nuk eshte krim pse dashuroj....
"Carpe Diem"
DASHURI E VESHTIRE
Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.
Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.
Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....
Dritero Agolli
"Carpe Diem"
E nderuara DI__ANA,
isha me pune ne nje vend jashte Gjermanie, ne kufi me Austri.
U ftova nga djali i axhes per vikend atje.Me erdhi shume mire sepse kishte shume vite qe as ate e as familjen e tij nuk i kisha pare.E pashe se kishte nderruar gjithqka, atmosfera ishte vellazrore me plot kuptimin e gjere.
Hera e pare ishte e reservuar sepse Na patem telashe te natyres se rendomte nderveti por megjithate me kalimin e kohes dhe pergjate vikendit sa minuta kaluan edhe ma e embel u zhvillua situata.
Hera e dyte ishte njeherit edhe vizita e fundit deri me tash.Ishte nje vizite qe me la mbresa te thella ne jeten time.
Djali i axhes sim eshte atje i martuar, ka dy femije, ka nje shoqe te pashoqe, gjithqka ne vendin e vet.
Aty ne ate atmosfere vellazrore duke e prit djalin e axhes ne ardhje prej pune, mbeta veq me te shoqen e tij ne banese.Pak me vone beri zilja, e hapem deren e aty hyri nje vashe tjeter shqiptare e pashoqe .mbeta njeherish pa komment
U mundova ta tregoj veten pakureshtar ne ate person por kureshtja nuk me linte te qete.
Spata mundesi te drejtohem prej vetvetes sepse ajo me imagjinoj ne teresi.
Ajo nuk ishte e bukur por bukuria e saj megjithate me mori te terin.Ajo ishte teper imagjinuese sa qe imagjinata e saj me terhoqi nga gjuha.Mu duk se as miredita nuk pata mundesi te them.
Ajo e kuptoj situaten, vendosi ta luaj nje loje qe me vone mu be e qarte se qka dmth kjo.
U ulem ne nje skaj te dhomes, ajo ne pikepamje timen e une u mundoja te mos ia beja me dije se shume po me pelqen prania e saj.Cool man,..por
Me kalimin e kohes filluam te bisedojme.Bisede e lire e qe as te une e as te ajo nuk ngjante ne nje lidhje por vetem nje bisede modeste.
Mu duk se e tere dita kaloj e une nuk merrja pjese ne te.Isha i terhequr nga nje fuqi tjeter,isha ne enderr.Ne koken time sa vinte e me kujtohej nje kenge e Sabri Fejzullahu-t: Ne Enderr..u mundoja ta shthuri melodine e asa kenge por disi me mungonte koncentrimi.Mendja me shkonte e me vinte te ajo vashe simpatike, shiqimin e saj ende nuk mund ta hjek nga mendja.
Flisnim per gjera qe edhe na te dy e dinim se nuk kishin rendesi per momentin por qka kishim te benim tjeter.Mu duk se te dyte ishim bllokuar, ishim drejtuar nga njeri-tjetri e sikur se mua poashtu edhe asaj na pelqente biseda, afersia dhe mendonim shume ma larg se sa qe ishim na.
Ndejtem se bashku deri ne oret e hera te mengjesit, ajo nuk shkonte ne shtepi, une nuk kisha ku te shkoj, ate nuk e lija te qete qe te shkonte per atje ku ishte nise ajo dhe keshtu qe u be vone, shume vone por e vlente te prisja.
Nuk fjeta ate nate asnje minute.Shpresoja se as ajo nuk kishte fjetur. Isha fut ne mendime.
Nuk doja ta pronoja nje realitet: isha dashuruar ne te ! Ne shikim te pare.
Me vinte shume keq ta pranoja realitetin por ai ishte dhe mbeti keshtu.
E bera megjithate nje gabim.Nuk e luta per numer telefoni por u mundova ne nje menyre tjeter.
Nga ajo qyteze nga ajo vinte, si per qudi, aty e kisha nje shok timin dhe keshtu qe e zgjodha nje rruge mjaft te komplikuar qe te vija tek numri i saj.Deshta ta befasoj, e befasova, por jo per te mire.Tere mbremjen sa na ishim ne bisede e siper une komunikoja me ate shokun tim me sms keshtu qe e mora numrin e saj.E di qe eshte gabim ky por nga lajthitja ku une gjindesha nuk pata force tia kerkoj asaj direkt.Keshtu qe humba pak punkte ne kete ngjarje.Nejse
Ishte dite e diel, iu lajmerova asaj nepermes sms.U qudit pak ajo por ne saj te lidhjes qe na te dy kishim, ajo pati menduar se numrin e saj e mora nga motra e saj, atehere nuk e mori tragjike kete pune.
E filluam nje lidhje pa opcione.Komunikuam gati tere diten me sms, ne mbremje ika.
Komunikuam ma gjate se nje muaj nder veti, asnje minute nuk kalonte pa menduar ne te.
E urreja situaten ne te cilen ishim sepse as vet nuk doja te bie ne dashuri me nje vajze qe nuk kisha info per te por dashuria nuk eshte kafjall qe hahet e kryhet.Ajo mundet te ta zgjas jeten por mundet edhe te ta shkurtoj.
Me 28.11.2007 E merkure,vendosa qe te takohem me te.Pas shume lutjeve dhe mesazheve ndihmekerkuese e vendosem qe te takohemi.Ajo jeton shume larg meje.1180 km.Ne mengjes u zgjova, u pergadita dhe u nisa per te ajo.Rruga mu duk shume e shkurte per te zemra e saj.
Une e kisha per qellim te takohemi ne nje vend neutral, afersi te vendbanimit te saj por ajo dikur insistoj aq shume e une u gjenda prane deres se saj.
Hyra mbrenda te ajo.
Me vete pata nje shampanje te cilen ajo me endje e pinte.
Si pershendetje me puthi dy here, mbeta pakez i hutuar.
Deshira per te ma bente jeten te lumtur.
Biseduam gjate me njeri-tjetrin, e shikoja, me shikonte, nganjehere mbetem pa komente.
E ndjeja nje arome dashurie ne ato momente.Nuk do ti harroj kurre !
Kaluam nje nate te lakmueshme me njeri-tjetrin.Asnje minute nuk munda te flej.E mbaja tere naten ne gjoksin tim, ajo flinte sepse kishte pune te nesermen, e une e ndjeja ate.
Ajo me shtrengonte doren e majte e me dukej se aty po gjen rruge te drejte ndaj ndjenjave te mia.
Ne mengjes u ndame per tu bashkuar me vone.Pikerisht me daten 30.11.2007...E premte...por...
Nuk u takuam me KURRE !!!
Kronologji :
Te enjten u morem vesh gati tere diten nder veti me sms, mesazh, e-mail
Qdo gje ishte ne rregull.
Te premten ajo kishte nje seminar ( siq me tha ajo ), andaj nuk kishim mundesi te takohemi por te shtunen ne mengjes.Deri te ai Takim shume i deshiruar nuk erdhi KURRE !
Ajo te premten nuk u lajmerua me tek une.Asnji here !
Ne mbremje e lajmerova me sms dhe e luta per te nesermen se ku, si dhe kur e kishte ndermend te vinte te une.Ajo se pari nuk u lajmerua por ma vone me informoj se eshte shume e semure nga lukthi, gje qe ajo duhej te shkonte te nesermen ne spital ?!?!?
Ah, thashe me veten cka dmth kjo ???
Te nesermen 22 here u lajmerova te ajo, ajo nuk pergjigjej fare, isha mbete ne nje hotel afer vendbanimit te saj, u mundova ne qdo menyre te vij ne kontakt me te por ajo i ignjoronte thirrjet e mia.Dikur u lajmerua.E luta te ma tregonte spitalin e te shkoja atje ta vizitoja por ajo tha: Jo, nuk ben me ardh se nuk te lejojne me hy ketu mbrenda ?!?!
Bota mori fund per mua !
As te shtunen e as te dielen nuk mora pergjigje prej saj.Se paku kurfar pergjigje konkrete.
Keto dy dite nuk do ti harroj kurre ne jeten time.Ishin ditet me te gjata, me monotone, me te renda, me shume brenga dhe me shume mendime.Me kaploj xhelozia.
Perkunder faktit se ajo me tha se ishte ne banese duke pushuar, une e mora iniciativen te udhetoj per atje, te ajo.Shkova atje, ne banese nuk kishte drite, bera zilje por deren nuk e hapi askush.Bera zilje tek fqinjet e saj, ma hapen deren, shkova atje larte tek dera e saj.
Degjova nga dera muzike sentimentale, tjeter ze nuk degjoja, trokita por ishte e kote.
Dera nuk hapej ne asnje menyre.
U mallengjova shume.Ia fillova ta urrej edhe vetveten.Me kaploj D-day ne shpirtin tim.
Thashe: me erdhi fundi...
Nuk me kujtohet se kah shkova me tutje.Nuk me kujtohet se qka ndodhi me vone.Disi erdha ne hotel ku isha i strehuar diku 200km larg saj...
Ah, sa e mallkova veten ate nate !
Te nesermen ne mengjes mora nje mesazh prej saj, ne ora 06.33 : Me fal, me fal, me fal, me fal...Nuk kam menduar se do te behet keshtu,nuk ta kam ba me qellim kete pune.Tash po i shijoj edhe une keto pasoja...u kry puna jone ???-thashe me veten.
Me goditi ky sms sikur nje arme e ftohte.Mu ndal fryma.
Tere diten e hene u mundova te kem kontakt me te por ajo nuk pergjigjej.Mu desht te kerkoj ndihmen mjeksore sepse isha shume keq.Shtypja e gjakut me ra shume poshte,gjendja e sheqerit mu ul edhe ajo shume poshte.Thashe se po vdes. Dikur vone bera ma mire.
Kah ora 19.00 ajo me informoj se eshte online e mundemi me bisedu nderveti.
Biseduam por biseda kishte marr drejtim tjeter ende pa ia filluar.
Ajo dikur me tha : nuk kam ndjenja per ty !!!
E tera mori fund.
Apo ka ndonje shanse tjeter per mua ????
Pershendetje...
E lexova historine tende me kenaqesi persa i perket ndjenjave qe ti aq bukur pershkruan per kete vajze.
Dhe nga ana tjeter ndjej dhimbje per nje fund te tille!
Nuk jam ne brendesi te jetes se saj dhe nuk mund te te jap nje mendim te sakte!
Mesa kuptoj dashuria nga ana jote per te eshte e padiskutueshme dhe e tepert,ndonese ka qene qe ne shikimin e pare.Mendoj se edhe ajo duhet te kete ndjeja per ty...
Mendoj se ajo duhet te kete arsye familjare,ose shendetesore te cilat e pengojne per te vazhduar lidhjen tuaj,e pengojne dhe mund ta vuaje ne heshtje...
Te keshilloj qe te lesh te flasi zemren,mundohu te komunikosh drejtpersedrejti me kete vajze dhe kerko arsyet,pyete,beje qe te te hapi zemren...
Dhe nqs ajo ka te njejten dashuri si ty,do te hapet dhe do te japi shpjegimet qe ti kerkon....Flisni dhe tregojini njeri tjetrit dashurine,tregoji qe per ty nuk ishte aventure dhe qe ti ndjen ne te vertete per te....tregoji dhe mendoj se do te te kuptoj dhe do te te flase.
Mos i le ndjenjat e tua te ndrydhura,mos i ler,beje tenden deri ne fund,beje sidoqofte pergjigja qe ti do marresh!
Te uroj nje bashkim me kete vajze dhe lumturi per te dy.
Respekte
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt