T'dashtun forumista:
Tungjatjeta! Megjithse kohet e fundit nuk kam kene aktiv n'Forumin Shqiptar, nuk m'kujtohet t'kem pa diskutim mbi temen e mbijeteses.
N'US shume qytetare marrin masa kunder fatkeqsive natyrore or njerezore, por nuk jam i sigurte sa i pergatitun asht kontigjenti Shqiptaro-Amerikan, i cili--tue pase parasysh se jeton n'qendra t'mdhaja banimit si NYC, Shitcago, Detroit, etj--mundet me kene edhe ma n'rrezik se nji "average" qytetar Amerikan.
Historia ka dhane prova prej sulmeve t'9/11's te Hurricane Katrina. N'kta raste, njerezit kthehen n'kafshe e gjithkush asht i preokupuem per vedi. N'fatkesina t'shkalles si Hurricane Katrina forcat e qeverise nuk munden me i ardhe n'ndihme qytetareve n'kohe. Prandaj, asht e randsishme me marre masa para kohet.
Disa gjana kryesore jane:
1. Uji asht elementi ma i randsishem per mbijetesen e njeriut. Sa uj keni t'ruejtun? Sa mundeni me jetue pa "water access"? Nqs. i mbani shpresat n'Walmart me ble shishe, Walmart ka me kene i boshatisun prej turmave. Asht mire me ble bidona ujit, me perdore para skadimit, e me zevendsue me t'reja.
2. Ushqim. Sa mundeni me mbijetue me ushqimin qi keni n'shpi? Edhe nji here, Walmart ka me kene bosh kur t'ju duhet ma shume. Asht mire me pase nji plan si psh.: percdo here kur bleni ushqime, ndani 5% t'billit per ushqime t'urgjences. Si edhe me ujin: perdorni ushqimin para skadimit e zevendojeni me ushqim t'ri. Kur t'bleni, keni parasysh qi ushqimi i urgjences mos t'kete nevoje per frigorifer n'rast se ikin dritat. Nqs. keni fmije t'vegjel, bleni qumesht pluhun qi nuk prishet.
3. Ilacet, sidomos per ato qi i marrin perdite asht mire me i pase me shumice. Nqs. nuk merrni ilace rregullisht, bleni disa t'pergjithshme si ibuprofen ose motrin per dhimje ose anti-biotike per infeksione. First-Aid bags jane lire e gjehen kudo.
4. Arme. Si gjithome, kur nuk ka rend, i keqi zotnon. Mos u bani victima. Banu zot t'fatit tuej. Armatosuni e mbroni familjen nqs. nuk doni kend me ju grabite, me ju xjerre prej shpijet, me ju vra, ose perdhunue fmijet. T'pakten mbani nji pistolet, nji pushke gjyse-automatike (ose automatike), nji shotgun, edhe municione.
5. Vegla: thika, multi-tools, e cka t'iu mushet mendja.
6. N'cdo makine mbani nji cante t'vogel me pak objekte prej kategorive t'masiperme.
Ky sybject ka shume ma teper me diskutue, por kto jana bazat. Nuk jam tue thane se asht fundi i botes, por gjate tane historise njerezore fatkeqsi ndodhin. Merreni kyt subjekt si insurance. Si keni home insurance, life insurance, car insurance, wear seatbelt, etc. Ma mire me i pase e mos me t'u dashte, se me t'u dashte e mos me i pase.
Krijoni Kontakt