Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Kujdes nga OJQ-tė

    Me rėnien e sistemit njė partiak (komunist) nė fillim tė viteve 90-a tė shekullit XX ndodhen shumė ndryshime nė skenėn politike botėrore. Sistemi shumė partiak (kapitalist) u riorganizua nė pėrputhje me rrethanat e kohės nėn moton e Globalizmit. Me qėllim qė tė ketė qasje (shfrytėzoj) nė shumicėn e vendeve tė njohura si Bota e Tretė (vendet e pazhvilluara), ata i dhanė pėrkrahje disa individėve tė cilėt kishin ndikim nė popull pėrmes tė ashtuquajturave organizata joqeveritare apo siē njihen tash me shkurtesėn OJQ.



    Kėto OJQ kishin pėr detyrė qė tė nxisin nė vendet e tyre pėrkatėse vlerat e demokracisė perėndimore e nė radhė tė parė: sistemim politik, mediat, pakicat, si dhe gjendjen e grave, fėmijėve dhe rinisė. OJQ-tė e tilla nė vend se tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė popullit tė tyre, ato deri mė sot po keqpėrdoren nga Globalistėt,duke shkaktuar kaos tė vėrtet organizativ tė institucioneve kombėtare e me kėtė edhe varėsinė e vendeve tė tyre ndaj qeverive tė ndryshme shtetėrore dhe organizatave industriale globaliste.



    Me qėllim qė tė mos diktohen nė veprimet e tyre OJQ-tė pėrdorin retorik mashtruese ashtu siē ėshtė edhe vet gjuha e shteteve globaliste vetėm e vetėm qė tė i arrijnė qėllimet e tyre, sa qė njeriut tė thjesht gjuha dhe veprimet e tyre iu duken shumė joshėse por qė nė praktik ėshtė dhe janė plot helm.

    Qėllimi i OJQ-ve sot nėnkuptohet si sjellje dhe rrėzim i qeverive si dhe mbajtja e status quo-sė varėsisht nga punėdhėnėsi. OJQ-tė kanė zėvendėsuar punėn e shėrbimeve tė zbulimit nė mbledhjen e informatave pėr njė vend, shtet, individ nga mėnyra e vjetėr (sekrete) nė atė tė re tė hapur (tejet e pėrsosur) duke dėrguar raporte varėsisht nga interesi i shtetit pėrkatės. Nuk ėshtė e rastit se nė luftėrat e sotme ēlirimtare anė e kėnd botės kėto organizata nuk janė tė mirėseardhura madje individėt e tyre edhe burgosen e vriten.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Smile OJQ-tė nė trojet shqiptare

    Kėsaj dukurie tė re botėrore (globaliste) nuk i shpėtuan as shqiptarėt e aq mė tepėr kur ekzistenca e OJQ-ve e llogarit atė vend ose shtet nė radhėn e shteteve me sistem demokratik.

    Me rėnien e sistemit njė partiak edhe shqiptarėt filluan tė dėgjojnė pėr herė tė parė pėr organizata tė tilla qė si qėllim parėsor kishin humanizmin. Besimi jonė i tepruar ndaj tė huajve na bėri qė tė i duam pa asnjė dyshim. Edhe pse nė fillim ishin tė pakta; sė pari arritėn nė Shqipėrinė londineze, pastaj nė trojet tjera etnike; kurse pas tri luftėrave na u shumuan si kėpurdhat e sidomos me ardhjen e faktorit ndėrkombėtar.



    Nė fillim nuk dinim kuptimin e kėsaj fjalie, por mė vonė kuptuam se OJQ-tė paskan pėrafėrsisht tė njėjtin rol sikur shoqatat e ndryshme tė qytetarėve gjatė sistemit njė partiak, ndėrsa puna e tyre po i ngjasonte punės vullnetare qė bėnim kėtu njėherė me ndonjė aksion pėr pėrmirėsimin e ndonjė rruge apo rregullimin e ndonjė tereni sportiv.



    Gjendja e vėshtirė ekonomike e trojeve shqiptare e sidomos pas tri luftėrave, si dhe vendosja e njė sistemi tė ri shoqėror nga ndėrkombėtarėt ua mundėsoi disa individėve ekzistencėn e vet pėrmes OJQ-ve, por edhe ndihmesėn e popullin tė traumatizuar shqiptar, me pune (projekte) tė ndryshme. Parat (donacionet) qė i merrnin kryesisht ishin nga burimet ndėrkombėtare. Kjo gjendje nuk vazhdoi gjatė pėr arsye se organizatat e tilla edhe u larguan shumė shpejt duke lėnė njė dyshim pėr veprimtarin e tyre e me kėtė duke i zvogėluar pėr tė mos thėnė shuar aktivitetin shumė OJQ-ve vendore.



    Vlerėsohet se sot nė trojet shqiptare gjenden mbi 3000 OJQ tė regjistruara, afro 300 nga to merren me pėrmirėsimin e gjendjes sė grave. Nė kėtė mishmash tė OJQ-ve kanė mbetur vetėm disa mė tė forta. Arsyet kryesore tė mbetjes ishin studimi i tyre nga ndėrkombėtarėt se nė ēfarė mase ata mund tė kenė ndikim nė popull me veprimet e tyre e qė mė pastaj tė mund tė shfrytėzoheshin pėr realizimin e politikave tė ndryshme nga shteti pėrkatės. Sot njė konstatim i tillė ėshtė fakt nė trojet shqiptare. Pėrmes punės sė tyre ata janė fuqizuar aq shumė sa qė i ke tė pranishėm ēdo kund nė proceset e vendimmarrjes. Nga OJQ-tė kanė formuar partitė e tyre politike ose janė pjesė e partive politike, ose kanė krijuar tė ashtuquajtura institute pėr hulumtime strategjike (se ēka hulumtojnė njė Zot e di) ose diēka tė tillė me emėr bombastik.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Cool Emri (OJQ)

    Ashtu sikur emrin qė e kanė tė rrejshėm edhe veprimtarin e kanė fshehtėsi. Quhen joqeveritare por mė shumė u shkon pėr shtati ORGANIZATA KUNDĖR QEVERITARE. Kėto flasin nė emėr tė popullit dhe kanė bazė ligjore qė tė mos quhen ilegale. OJQ-tė shpesh thirren si shoqėri civile edhe pse shoqėria civile si shprehje ka kuptim mė tė gjerė por nė praktik kanė qėllim tė njėjtė, nė rastin tonė mbrojtjen dhe rrėzimin e pushtetarėve. Nė tė vėrtet OJQ-tė janė pjesė e shoqėrisė civile e cila pėrbėhet nga shoqatat e ndryshme profesionale e jo profesionale, (kulturore, edukuese,sportive, media etj,) me qėllime tė ndryshme.



    Edhe pse quhen jo qeveritare kėto mund tė jenė qeveritare pasi qė pėrkrahen materialisht nga qeveria ose partitė politike dhe janė nė bashkėveprim tė ndėrsjellėt me qėllim tė ruajtjes sė pushtetit. Nga skena politike shqiptare kemi raste tė bollshme pėr njė bashkėveprim tė tillė. Keni dėgjuar pushtetarėt shqiptare tė thonė pėr ndonjė proces, ta pyesim popullin? Ata thonė ta pyesim shoqėrinė civile, ngase paraprakisht dihet pėrgjigjja. I keni parė pėr ēdo natė nė TV-et e ndryshme ata tė shoqėrisė civile duke dhėnė mendim pėr lloj-lloj procesi shoqėror, statusin e Kosovės, e nė anėn tjetėr veprimtarėt e vėrtet askund. OJQ-tė nuk janė tė hapur ndaj popullit, se ēka kanė punuar dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, se ku i kanė marr dhe nga kush mjetet financiare dhe ku i kanė harxhuar. Edhe pse thuhet se nuk janė fitim-prurėse, prijėsi i saj mund tė jetė njeriu mė i pasur siē janė rastet tek ne nė trojet shqiptare.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Thumbs down Qėllimi i ekzistimit tė tyre

    Thonė se ekzistojnė pėr tė mirėn e qytetarėve apo siē i thonė popullit, komunitet (bashkėsi). Nėse OJQ-tė duan tė bėjnė pėrmirėsime nė shoqėri p sh. shėndetėsi, arsim, atėherė shtrohet pyetja se cili ėshtė roli i ministrit, ministrisė pėrkatėse, opozitės? Pse OJQ-tė e jo organizmat e lartpėrmendur?.

    Nė punėn e tyre tė themi 10 vjeēare, a i kanė arritur qėllimet e tyre qė i propagandojnė gjoja pėr rendin demokratik, mediat e pavarura, pėrmirėsimin e jetės sė popullit shqiptar? Jo. Pse? OJQ-tė shqiptare me pėrjashtim tė disave, udhėhiqen nga individ tė cilėt Zot, atdhe, flamur e kanė parėn. Paraja si qėllim parėsor ėshtė forcė lėvizėse e veprimeve tė tyre, ndėrsa gjėrat tjera janė tė pavlerė dhe tė padobishme.



    Janė alergjik ndaj vlerave kombėtare kurse nxisin vlerat integruese rajonale e evropiane, vlerat kozmopolite botėrore e nė tė njėjtėn kohė mohojnė, pėrqeshin dhe luftojnė integrimet brenda shqiptare e nė veēanti Ribashkimin Kombėtar. OJQ-tė shqiptare, individėt atdhetar e nacionalist i njohin si njerėz primitiv. Avni Zogiani nga OJQ ''Ēohu'' nė njė intervistė pėr njė tė pėrditshme prishtinase kishte deklaruar se ēdo veprimtar i cili punon pėr tė mirėn e atdheut ėshtė primitiv. Se nuk kanė yndyrė kombėtare e tregon edhe mos organizimi i asnjė proteste paqėsore pėr pozitėn juridike tė shqiptarėve nė Ballkan. A protestuan ndonjėherė pėr lirin e mendimit siē ėshtė rasti me burgosjen e Gafurr Adilit nė Tiranė mė 2003 vetėm pse mbronte idenė e Ribashkimit Kombėtar ose rasti i Albin Kurtit i cili ende nė kėto ēaste po mbahet i burgosur vetėm se po e mbron parimin universal tė popujve pėr Vetėvendosje? Qėllimi i ekzistimit tė OJQ-ve shqiptare ėshtė interesi personal e jo shoqėror. Mendim i dėshmuar nė trojet shqiptare.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Question Si punojnė?

    Aktivitetin e tyre e kanė tė pėrqendruar nė dy drejtime: ai i brendshėm dhe i jashtėm. Ky aktivitet bėhet sipas modės qė e kėrkon, pra aty ku nuhaten parat. Nė kohėn e fundit flitet pėr korrupsionin dhe OJQ-tė shtiren se po e luftoj atė. Por si mund tė presim nga tė korruptuarit qė ta luftojnė korrupsionin? Qėllimi i tyre parėsor ėshtė qė tė mbrojnė qeveritė e korruptuara e jo tė luftojnė korrupsionin. OJQ-tė kanė lidhje me pushtetarėt e korruptuar dhe vetėm se ua mundėsojnė njėri tjetrit sjelljen nė pushtet.



    Nė planin e brendshėm organizojnė lloj-lloj tryeza apo seminare gjoja pėr proceset kombėtare dhe prapė nėn thjerrėz sjellin identitetin kombėtar, flamurin, fenė, duke shtjelluar teori tė stilit, a veja apo pula ėshtė mė vjetėr? Dhe kur i sheh pjesėmarrėsit nė ato takime tė cilėt janė tė njė soji tė vjen tė vjellėsh. Pėrveē politikanėve tė parapėlqyer nuk mungon aty duke u inkuadruar sipas tyre edhe ndonjė i ashtuquajtur intelektual me peshė por qė nė tė vėrtet ėshtė intelektual i karakterit moral tė ulėt i cili e shtjellon temėn sipas sponsorit tė asaj tryeze ose seminari. Rezultat i takimeve tė tilla ėshtė dobėsimi i vlerave dhe traditave kombėtare, e nė radhė tė parė pėrēarje e identitetit kombėtar (kombi kosovar, flamuri, gjuha) dhe atij fetar (ndėrrimi i fesė).



    Nė planin e jashtėm njėra nga aktivitetet e tyre ėshtė edhe bashkėpunimi rajonal nė emėr tė paqes e dialogut. OJQ-tė shqiptare njė bashkėpunim tė tillė e kanė edhe me OJQ-ėt e Serbisė. Nė bazė tė punės qė bėjnė me ato serbe nuk ėshtė fare nė pyetje bashkėpunimi por vartėsia, ato i kanė nėn kontroll tė plot tėrė OJQ-tė nga trojet shqiptare. Pasi qė Evropa nuk e ka ndryshuar mendėsinė saj pėr Ballkanin por ende Beogradin e sheh si kryeqendėr pėr shkak tė politikės sė baraspeshuar tė kėsaj tė fundit, nė mes lindjes dhe perėndimit, atėherė edhe parat e ndryshme derdhėn aty nė emėr tė disa projekteve gjoja paqėsore e tolerante. Roli i Greqisė me politikėn e saj kundėr shqiptare nė financimin e projekteve tė tilla nuk bėnė tė nėnvlerėsohet.



    Nė kėtė drejtim duhet tė theksojmė se OJQ-tė shqiptare janė tė dirigjuara direkt nga OJQ-tė e Beogradit. OJQ-tė e Beogradit pastaj vendosin tė zgjedhin ato OJQ shqiptare tė cilat janė pro serbe nė mendime. Tė interesuara gjoja pėr barazinė e pakicave, tė drejtat e shqiptarėve, bashkėjetesėn, tolerancėn ato rrisin pasurinė e tyre. Organizojnė takime me disa OJQ shqiptare nga Prishtina, Tirana apo Shkupi. Gjithandej Serbisė por edhe nė trojet shqiptare sheh kėto OJQ duke trajtuar temat e lartpėrmendura nė formė gjysmė tė fshehtė duke ftuar vetėm sojin e tyre qė mendojnė njėjtė. Janė nė grupe prej 10 deri 20 veta dhe pėr takimet e tilla e njoftojnė popullatėn pėrmes mediave duke iu imponuar popullit si ma tė menēurit ose mė largpamėsit. Nga ato takime, serbėt vjelin para tė majme (yndyrėn) dhe e paraqesin Serbin si njė vend demokratik, ndėrsa pėr shqiptarėt e OJQ-ve mbetet njė pėrfitim i vockėl (hirra) si dhe mjegull pėr tė ardhmen e popullit shqiptarė duke e paraqitur gjendjen e tyre si ēėshtje tė pakicave.



    Pas atyre takimeve raportet i dėrgohen sponsorit si dhe qeverive tė ndryshme nė botė ku problemi shqiptaro – serb bie nė nivelin e qytetarit shqiptarė me shtetin serb, ose njė grupi tė shqiptarėve ekstremist apo terrorist me shtetin grek, serb, maqedonas, malazias. Disave nga kėta iu jepet hapėsirė nė media jo vetėm shqiptare por edhe serbe duke folur pėr ēėshtjen shqiptare. Shteti serb nė takime tė niveleve tė ndryshme diplomatike me ndėrkombėtarėt, pėrfiton nga ata shqipfolės duke i paraqitur si pėrfaqėsues tė moderuar tė shqiptarėve, por ja qė disa terrorist nuk janė pėr bashkėjetesė.

    Pra me vetėdije apo pa vetėdije kėto OJQ shqiptare, ēėshtjes shqiptare me fqinjėt e tyre i cili ėshtė i natyrės koloniale i japin pėrmasat e problemit tė tė drejtave tė njeriut.



    OJQ mė e njohur serbe ėshtė Otpori (Rezistenca) e cila tashmė ėshtė pjesė e pushtetit nė Serbi me disa anėtar tė saj si Srgja Popoviē, Ēedomir Ēupiē etj. Pėr njė vit nė mes 1999-2000 kjo OJQ serbe kishte marr rreth 30 milion dollar amerikan nga USAID, NED dhe IRI pėr tė rrėzuar Millosheviēin nga pushteti. Otpori ėshtė aq i fuqishėm sa qė ėshtė duke eksportuar ''demokraci serbe'' nė vendet afrikane dhe nė ish-BRSS. Nė tė vėrtet OTPORI serb mė 2003, ka rrėzuar nga pushteti kryetarin e Gjeorgjisė Eduard Shevardnazde. Kur kanė mundur nė njė vend gjeografikisht tė largėt tė rrėzoj qeveri, paramendo se ēka mund tė i bėjnė shqiptarėve tė shkret qė i kanė fqinjė.



    Emrat e Dushan Janjiē mik i ngushtė i Fadil Malokut (profesor universiteti nė katedrėn e sociologjisė) qė udhėheqin me Forumin pėr marrėdhėnie etnike njėri nė Beograd e tjetri nė Prishtinė, Natasha Kandiē nga Fondi pėr tė drejtėn humanitare, Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut nė Serbi, janė bėrė tashmė tė njohur pėr shumė shqiptar anekėnd botės. Kėta nė emėr tė ''mbrojtjes'' sė shqiptarėve kanė bėrė pasuri pėrrallore. Kėtu ėshtė thelbi i kėtyre personave pse na ''duanė '' e jo siē paraqiten nga OJQ-tė dhe mediat shqiptare si serb ''tė mirė, tė drejtė, demokrat e ēka jo tjetėr''.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Unhappy Donatori (ofruesi i parave)

    Cili ėshtė qėllimi i shtetit apo donatorit tė kėtyre takimeve? Nė radhė tė parė interesi kombėtar e shtetėror i tyre. Kjo arrihet duke shtrembėruar tė vėrtetėn. Si realizohet? Pėrmes ngrirjes sė raporteve tė acaruara nė mes popujve, duke e harruar tė kaluarėn dhe gjoja puna pėr tė ardhmen. Sa pat sukses ky film tashmė ta quajmė serik, patėm rastin ta shohim me shkatėrrimin ish-Jugosllavisė ku popujt e njė gjuhe e kulture u bėnė copė-copė e lėre mė shqiptarėt tė cilėt dallohen nga serbėt, maqedonasit, malazezėt si dita me natėn. Sado qė njė projekt ėshtė i mirė pėr vendorėt donatori nuk e financon nėse nuk ka interes. Pėr individėt mė tė suksesshėm tė cilėt kanė realizuar qėllimet e donatorit nuk mungojnė mirėnjohjet nė nivel ndėrkombėtar si: luftėtar i paepur i mendimit tė lirė, i demokracisė, i tolerancės, i paqes etj. Dėshiron me qenė pjesė e OJQ-ės atėherė mos fol tė vėrtetėn se mbetesh pa ndihmė nga shteti ose qeveria sponsore. Kėtė mė sė miri e ka ndier nė shpinėn e vet KMDLNJ nga Prishtina e Behxhet Shalės e cila pėr shkak tė shkrimeve tė tija lidhur me realitetin nė Kosovė nuk do tė pėrkrahet nga USAID pėr vėzhgimin e zgjedhjeve tė nėntorit 2007, gjė qė le tė kuptohet se kėto zgjedhje do tė jenė tė kurdisura sipas nevojės.

    Vlen tė theksohet se nė kėto vende OJQ e tyre shumė pak mund tė ndikojnė nė politikat shtetėrore dhe kombėtare pėr dallim nga vendet e botės sė tretė ku OJQ-tė e diktojnė politikėn e vendit pėrkatės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Angry Veēorit e OJQ-ve nė trojet shqiptare

    Duke u udhėhequr nga individ me karakter moral tė dobėt e duke pasur ndjenjėn e dinakėrisė si veēori mė tė fuqishme, shumica nga ta kanė arritur tė krijojnė tė mira materiale tė cilat i keqpėrdorin pėr qėllime tė errėta e qė janė nė shėrbim tė shteteve armike tė shqiptarėve. Kur marrin urdhrin pėr tė kryer ndonjė punė atėherė janė mjaftė tė shkathėt dhe e pėrgatisin terrenin me njė plan afatgjatė prej disa muajve apo viteve. Disponojnė me para, media dhe disa institute pėr kėrkim dhe hulumtim. Prognozat ose sondazhet me qėllim paraprak pėr ēėshtje tė ndryshme janė veēori e punės sė tyre sidomos para zgjedhjeve.



    Retorika patriotike ėshtė pjesė e pandashme e aftėsive tė tyre dinake dhe fare nuk u mungon. Fjalėt mė tė shpeshta janė se gjithēka po e bėjmė pėr tė mirėn e popullit dhe janė thellė tė prekur pėr fatet e atdheut. Duke shfrytėzuar varfėrinė e popullit gjejnė ndonjė intelektual tė cilin e shfrytėzojnė dhe fillojnė me propagandėn kundėr njė individi ose qeverie deri sa ta realizojnė qėllimin e tyre. Rastin me tė freskėt lexuesi mund ta ketė me ndėrrimin e krye parlamentarit tė Kosovės mė 2006. Mos dėgjueshmėria ndaj proceseve politike, Nexhat Dacit, i kushtoi jo vetėm me largim por edhe me koritje personale ku tėrė rasti u soll gjoja rreth njė nxehėse elektrike e cila nuk kushton mė shumė se 30 euro. Nė mediat e tyre pastaj ke reklamat e kompanive botėrore sepse buxheti duhet shtuar. Pasi qė donatori nuk jep mė para ose shumė pak, me kalimin e kohės formojnė partitė politike qė tė bėhen pjesė e pushtetit ku zbatojnė politikat e shteteve donatore por edhe tė i afrohen buxhetit tė popullit si e vetmja mundėsi pėr pasurim tė mėtutjeshėm. Nė trojet shqiptare shembull tipik e ke partin politike tė quajtur ORA.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Wink OJQ-tė mė tė njohura nė trojet shqiptare

    Ka shumė por ato qė mė sė shumti ekspozohen dhe kanė ndikim kundėr kombėtar janė;

    Nė Shqipėrinė londineze kemi MJAFT-in e cila u mundua dhe po bėn pėrpjekje qė tė sjell nė pushtet Edi Ramėn pas zgjedhjeve tė 2007 sepse ashtu e donte Sorosi. Mjaft ėshtė frymėzuar dhe ka pasur pėrkrahje morale dhe materiale nga Otpori serb, madje edhe logot (shenjat identifikuese tė organizatave) janė pothuajse tė njėjta. Mjaft ka shuplakėn sikurse Otpori qė ka grushtin. Erion Veliaj ish-prijėsi i saj para disa jave kishte lėnė mundėsin e inkuadrimit nė politik me njė parti tė re.

    Pastaj ''Millenium Club Center'' tė ish- presidentit Rexhep Mejdanit i cili ka botuar njė libėr kundėr ribashkimit kombėtar me titull ''Kurthet e shtetit- komb''. Fatos Lubonja si shkrimtar e publicist pėrndryshe miku i Veton Surroit me pėrkrahjen e tij ndaj kombit ''kosovar''.



    Nė Kosovė kemi partin politike ORA tė Veton Surroit i cili mė parė ishte pjesė e ish -shoqėrisė civile jugosllave e tash rolin e tij po e kryen OJQ ''Ēohu'' e Avni Zogianit ish-gazetar i Kohės Ditore. I frymėzuar nga ''bosi'' ky i fundit tash ėshtė mjaft aktiv sidomos para zgjedhjeve duke pėrpiluar lista tė kandidatėve tė partive politike si tė korruptuar dhe pa korruptuar pėr gjoja njė parlament tė pastėr (lexo kukull). Pėr shkak tė dėgjueshmėrisė sė tij tė zellshme ndaj zotėrisė Veton Surroi sot ėshtė vetė Kosova dhe ftohet nė shumė takime ndėrkombėtare nė emėr tė popullit dhe institucioneve tė saj.



    Nė Kosovėn Lindore kemi ''Kėshillin pėr tė Drejtat e Njeriut'' i drejtuar nga Shaip Kamberi i cili duke qenė pjesė e OJQ-ve dhe pushtetit ia ka ndėrruar kahen proceseve kombėtare sė bashku me mentorin e tij politik, respektivisht deputetin serb me origjinė shqiptare, Riza Halimi. Pėr njė grusht para kėta janė tash mjaftė aktiv nė formimin e Kėshillit Kombėtar tė shqiptarėve tė Luginės siē i thonė ata Kosovės Lindore, nė kuadėr tė sistemit serb.



    Individėt tjerė tė sė ashtuquajturės shoqėri civile nuk ka nevojė tė ia pėrmendim emrin se tashmė populli i njeh me deklaratat e tyre pėr identitetin kombėtar, flamurin e gjuhėn por dallohen Nexhmedin Spahiu dhe Migjen Kelmendi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Question OJQ-tė dhe realiteti shqiptar

    Nė kohėn e tanishme OJQ-ėt nuk kanė aktivitet tė vrullshėm si mė parė sepse kanė arrit qė ideologjinė e zotėrisė ta sjellin nė pushtet, por ato nuk janė shuar se nuk dihet nėse del ndonjė i padėgjueshėm.



    Nė tė vėrtet OJQ-tė nė vendet e pazhvilluara ashtu siē janė trojet shqiptare jo qė garantojnė demokracinė, por sjellin destabilizim politik. Me veprimet e tyre OJQ-tė kanė ndarė shqiptarėt sikurse ish sistemi njė partiak Jugosllav nė dy kategori; prej tė pėrshtatshėm ideo politikisht dhe tė papėrshtatshėm (nacionalist, irredentist, separatist); nė tė moderuar dhe ekstremist e terrorist siē e kėrkon tash rendi i ri botėror.



    Deshėm apo nuk deshėm tė pranojmė individėt e OJQ-ve duke pėrfituar para nga njė aktivitet i tillė janė inkuadruar nė poret e shoqėrisė dhe kanė njė ndikim tejet tė madh posaēėrisht nė hartimin e politikės shqiptare(vendimmarrje), politik tė cilėn po e shihni se nė ēfarė gjendje na ka sjellė. Sot gjithandej trojeve shqiptare kėta janė tė pranishėm dhe ia kanė ndėrruar kahen shumė proceseve kombėtare me veprimet e tyre tejet dinake e nė veēanti me retorikėn e mashtrimit pėrmes mediave tė shkruara dhe elektronike. Integrimit kombėtar gjithė-shqiptarė i kundėrvihen me integrimet euro-atlantike (NATO, BE), dhe rajonale.



    Mendimi mė i theksuar nė lidhje me shpėrbėrjen e popullit shqiptarė duke sjell nė pikėpyetje identitetin kombėtar, gjuhėsor, flamurin, vjen pikėrisht nga individėt e tillė tė OJQ-ve ose shoqėria civile, i cili pėr qėllim pėrfundimtar ka edhe ndarjen shpirtėrore tė shqiptarėve pas ndarjes territoriale nė 5 shtete tė huaja. Karakteri i tyre moral tejet i ulėt, ku alfa dhe omega e jetės sė tyre ėshtė paraja i bėnė ata lehtė tė pėrdorshėm madje edhe nė mėnyrė tė hapėt nga qeveri dhe shėrbime tė huaja nė projekte kundėr shqiptare. Kėtyre nuk i intereson se sa janė tė dėmshme ato ide me rėndėsi ėshtė qė buxheti i tyre shtėpiak tė jetė sa mė i bollshėm.



    Nėse kanė pėr qėllim vetėdijesimin e popullit, pėrse nuk bėn asnjė protestė tė fuqishme pėr idetė e kombit kosovar, ndryshimin e flamurit, planin e Ahtisarit, rrahjen nga policia greke e tė rinjve shqiptarė, ose tė pastrojnė rrugėt e Tiranės dhe Prishtinės nga bėrlloku si dy kryeqytete mė tė papastra tė Evropės? Po rryma e uji ku na mbetėn? Po pėr institucionet e korruptuara, arsimore, shėndetėsore, juridike?



    Edhe nėse e bėjnė ndonjė protestė atė e kanė sa pėr sy e faqe gjoja pėr tė krijuar pėrshtypje se punojnė pėr interesat e popullit, kurse nė realitet ėshtė e kundėrta. Me njė fjalė ato merren me gjithēka e sa i pėrket ēėshtjes kombėtare ajo nuk ekziston pėr ta se e ndiejnė vetėn tė rrezikuar dhe nuk mund tė marrin mė pjesė nė takime pėr bashkėjetesė shumė-etnike.





    Nėse thonė se duan tė pėrmirėsojnė jetėn e shqiptarėve, pse nuk kėrkuan qė tė largohen ata politikan qė pėr 17 vite i kanė sjell shqiptarėt nė katandisje?

    Pse nuk e pėrkrahin Vetėvendosjen dhe FBKSH por i bojkotojnė dhe shpifin gjithēka ndaj kėtyre dy organizatave tė vetme me karakter gjithėkombėtar?

    Pse nuk punojnė nė ngritjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptarė? Pse nuk organizojnė takime qė trajtojnė tema nė nivel kombėtar p.sh si tė jemi tolerant ndaj njėri tjetrit pėr interesa madhore e jo si tė jemi tolerant me shtetet fqinje qė asnjėherė nuk heqin dorė nga apetitet e tyre tė sėmura ndaj trojeve dhe popullit shqiptar.

    Pse nuk trajtojnė tema: Si tė ēmohet puna e veprimtarėve kombėtar e jo si tė fyhen, pėrqeshen e shpallen tradhtar pa asnjė tė voglėn dėshmi deri sa ata qė kanė bėrė tradhti janė ende nė pushtet dhe ēmohen si njerėz patriot.



    OJQ-tė kanė mundur tė ia bėjnė disa tė mira popullatės shqiptare por marr nė pėrgjithėsi ato i kanė bėrė mė shumė dėm. Ato mund edhe tė i ndihmojnė 1000 deri 2000 shqiptarė por kanė mbyllur tė ardhmen pėr 6-7 milion shqiptar. Mėnyra mė e mirė pėr tė ua zvogėluar ndikimin OJQ-ve si nė botė por edhe te ne shqiptarėt ėshtė ekzistimi i institucioneve tė mirėfillta kombėtare.



    Me njė fjalė sido qė tė quhen: OJQ, shoqėri civile ose diēka tjetėr kėto janė nė shėrbim tė neokolonializmit, robėruesit, pushtuesit, prandaj kujdes nga to sepse personifikohen me kalin modern tė Trojės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Ne boten e qyteteruar dhe demokratike OJQ-te konsiderohen si pjesa me thelbesore e shoqerise civile dhe shpirti demokracise.
    Sigurisht ne spektrin e gjere dhe pejsiazhin multikoloristik te OJQ-ve ka edhe:
    -OPQ-organizata proqeveritare
    -OKQ-organizata me profil antiqeveritar;
    -OFI-organizata fitimprurese per interesa individuale.
    Pra jo te gjtha OJQ jane "te shenjta" dhe pajtohem me se shumti me pohimin se ato ne mjaft raste jane metoda me moderne dhe e sofistikuar e pasurimit korruptiv te disa individeve te shkathet por qe fatkeqsisht marin "certifikaten" e kampionit te demokracise.
    "[COLOR="blue"]OJQ-tė kanė zėvendėsuar punėn e shėrbimeve tė zbulimit nė mbledhjen e informatave pėr njė vend, shtet, individ nga mėnyra e vjetėr (sekrete) nė atė tė re tė hapur (tejet e pėrsosur) duke dėrguar raporte varėsisht nga interesi i shtetit pėrkatės. "
    Vertet shikoni konspiracion nderkombetar nepermjet rrjetit te OJQ-ve?/COLOR]

    Integrimit kombėtar gjithė-shqiptarė i kundėrvihen me integrimet euro-atlantike (NATO, BE), dhe rajonale.
    ???? cudi ??? Por integrimi euro-atlantik eshte qellimi me madhor i politikes shqiptare kendej e andej kufirit? Atehere duhet te asgjesojme dhe sitemin politik shumepartiak???
    Mund te beja nje koment me te gjate, por thjesht deshiroj te pyes:
    Ju cfare na propozoni, kthimin brenda bunkerit komunist dhe politikave izolacioniste ?Atehere dhe hymnin kombetar le ta bejme"Ne ne goje te ujkut hedhim valle?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SENSUALI_TR : 22-10-2007 mė 16:42
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Kujdes! Jo per t'u alarmuar, por... ndodh edhe keshtu
    Nga Janka nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 07:17
  4. Arqipeshkvi: Kujdes Botėrorin, kėrkohen 40 000 prostituta!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •