Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Si ishte ajo puna e atyre 4 "shqiptareve" (nese mercenaret mund te quhen shqiptare) qe i paskan vrare si qena?
    Na jep ndonje "link" per kete lajm.
    ===============
    Mercenareve edhe po tua bejne lekuren daulle (para kamerave) pak e kane, ne fund te fundit, realizojne "endrren amerikane" ---PARANE!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  2. #42
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pune me te dhime se ata qe jetojne ne nje nga vendet me te industrializuara dhe pro perendimore ne bote dhe qe shajne po ket bote nuk ka. Ik mer chekevaritrapin e shko lufto kundra forcave imperialiste ate be.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #43
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Pune me te dhime se ata qe jetojne ne nje nga vendet me te industrializuara dhe pro perendimore ne bote dhe qe shajne po ket bote nuk ka. Ik mer chekevaritrapin e shko lufto kundra forcave imperialiste ate be.
    U mean Ukrain?
    .

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nisen pėr Afganistan 110 ushtarakė shqiptarė



    BERAT - Brigada e Reagimit tė Shpejtė ka pėrcjellė dje pėr nė Afganistan njė tjetėr kontingjent tė trupave paqeruajtės. Kryeministri Sali Berisha ka qenė paraditen e djeshme nė Repartin Ushtarak tė Brigadės sė Reagimit tė Shpejtė, nė Poshnje tė Beratit, ku ėshtė zhvilluar ceremonia e pėrcjelljes sė kontingjentit prej 110 paqeruajtėsish pėr nė Herat tė Afganistanit. Nė ceremoni kanė marrė pjesė edhe ministri i Mbrojtjes, ambasadori italian, Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Komandanti i Shtabit tė NATO-s nė Tiranė, familjarė tė familjeve tė paqeruajtėsve, pushtetarė lokalė, etj. Kryeministri Sali Berisha, nė fjalėn e tij drejtuar ushtarėve paqeruajtės i garantoi ata se do tė jenė nė kontakt me familjarėt dhe nuk do tė ndihen pėr asnjė ēast.
    #VamosArgentina

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deshton nisja e komandove ne Afganistan
    Artur Qoraj
    E Marte, 10 Korrik 2007

    Tirane - Prej dy javesh Kontingjenti Paqeruajtes i Batalionit te 3-te, Reagimi i Shpejte Poshnje, nuk ka mberritur ne Herat te Afganistanit, edhe pse per nisjen u be nje ceremoni festive ne Berat. Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, uruan 113 komando profesioniste me 28 qershor te ketij viti, per misionin e tyre te veshtire ne kuader te luftes antiterrorizem. Por sapo kane mberritur ne Rinas, ndersa jane vendosur ne bordin e avionit te linjes "Alitalia", kane pritur per te pakten tre ore, deri ne njoftimin se "nje defekt ne motor shtynte nisjen e batalionit". Trupat shqiptare jane nen patronazhin e forcave ushtarake italiane qe kujdesen per stervitjen dhe pergatitjen per dy-tre muaj ne repartin e Poshnjes. Gazeta "Koha Jone" ka kontaktuar me disa nga komandot qe do te udhetonin drejt Heratit ne Afganistan per misionin e pare ne kete zone, nga ku konfirmohet shtyrja e nisjes se batalionit. Komandot jane njoftuar edhe dy here te tjera per udhetim, nderkohe qe po kaq here mesohet se tentativa ka deshtuar. Ministria e Mbrojtjes ne faqen e saj zyrtare ka publikuar lajmin e nisjes se 113 komandove drejt Heratit pas ceremonise ne Poshnje, por nuk e ka menduar se te papriturat do te sillnin dhe vonesa te pakendshme.

    "Udhetuam drejt Rinasit dhe aty kemi pritur gati tre ore me canta ne krah qe rendonin, ndersa ne fund na u komunikua lajmi se ne nje nga motoret e avionit kishte defekt dhe nuk mund te niseshim", tha nje komando rreth 23 vjec per gazeten "Koha Jone", pa dashur te identifikohet per shkak te uniformes. Pas interesimit ne aeroportin e Rinasit mesuam se ne te vertete kontingjenti i 113 ushtareve, perfshi oficere e profesioniste, nuk ka udhetuar drejt Heratit per shkaqe teknike. Por behet e ditur, se nuk ka pasur rast te dyte nisjeje te deshtuar. Komandot rrefejne se jane thirrur edhe dy here te tjera per nisje, por pa mundur te grumbullohen, sepse nje urdher i dyte ka anuluar te parin dhe ata jane rikthyer neper banesa. Per misionin e Afganistanit jane pergatitur 113 ushtarake per tre muaj me radhe ne stervitje intensive dhe nen kontrollin e ushtarakeve italiane. Menjehere pas ceremonise se zhvilluar ne repartin e Poshnjes, ku komandot jane trajtuar per muaj me radhe per misionin, batalioni eshte nisur drejt Tiranes dhe gjate oreve te vona eshte rikthyer perseri ne Berat. "Njoftimi i fundit na eshte bere ne 6 korrik, por edhe kete dite nuk u nisem dot dhe arsyet nuk i dime", shpjegon nje tjeter komando.

    Cuditerisht faqja zyrtare e Ministrise se Mbrojtjes njofton per ceremonine dhe njekohesisht nisjen drejt Heratit te Batalionit te 3-te te misionit paqeruajtes se Poshnjes. Njoftimi eshte bere ne daten 28 qershor, por askush nuk ka menduar se do te kishte te papritura. Nen titullin "Niset me mision ne Herat te Afganistanit Misioni i Pare Paqeruajtes", Ministria e Mbrojtjes i ka kushtuar nje faqe speciale 113 komandove dhe disa foto. Madje edhe Kryeministri Sali Berisha mori pjese ne ceremoni, i shoqeruar nga drejtues te larte te Forcave te Armatosura, ministri Mediu, perfaqesuesi i NATO-s ne Tirane, Anastasios Rintis, shefi i DIE-s italiane, Aldo Picoti, ambasadori italian, Attilio Massimo Jannucci, e shefi i shtabit, Luan Hoxha.

    Ceremonia, Urimet per misionin

    Reparti i Nderhyrjes se Shpejte ne Berat ka percjelle, per ne Afganistan, nje tjeter kontingjent te trupave paqeruajtes me 28 qershor drejt Heratit, por qe jane kthyer disa ore me pas mbrapsht. Ne ceremoni kane marre pjese edhe autoritete te larta shteterore dhe te huaja. Kontingjentin me 113 komando e ka pershendetur edhe ambasadori Italian, Attilio Massimo Iannucci, i cili u shpreh se kontingjentet shqiptare kane sherbyer denjesisht perkrah trupave italiane me misionet e tyre gjate viteve te fundit. Ndersa Kryeministri Sali Berisha, u eshte drejtuar ushtareve duke u shprehur se "ju do te niseni ne nje vend te larget, per te ndihmuar nje komb me tradita, i gjendur aktualisht ne nevoje". Kryeministri garantoi ushtaret se do te ishin ne kontakt me familjaret dhe se nuk do te ndiheshin vetem per asnje cast, ndersa u ka uruar ushtareve rruge te mbare.




    kohajone
    #VamosArgentina

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. A po shtohen shqiptaret ne Iliride?
    Nga GL_Branch nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 13:35
  2. Ekzekutohen katėr shqiptarėt e rrėmbyer nė Afganistan
    Nga dardajan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 13:10
  3. Nė Manchester u protestua kundėr angazhimit britanik nė Irak e Afganistan
    Nga Nice_Boy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 21:54
  4. Brigada e Evropės Juglindore nė misionin e parė nė Afganistan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 10:19
  5. Ushtare shqiptare ne Afganistan
    Nga shkodra13 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •