Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22

    Rrespekt per ushtrine shqiptare.
    Na perfaqesofshin me nder dhe u kthefshin shendoshe.
    +1. Iu prifte e mbara.
    Defend the second amendment

  2. #22
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Meqenese dikush ne forum ketu paraqiti si arsye (te intersit Arnaut ne banditizmin ne Afganistan) marrjen e "eksperiences" se NATOS (vertet nder i madh per mua do thoshte Nafija).... atehere uroj qe 110 mercenaret e ofruar nga Berisha te kishin sa me shume kontakte njohjeje dhe komunikimi te "nxehte" me Talebanet!
    Nese nizamet shkojne me kembet e tyre dhe vijne neper qese, ndoshta ku pis milet kujtohet edhe nje cike per ndjenjen Kombetare (qe historikisht nuk e ka pasur)........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  3. #23
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Meqenese dikush ne forum ketu paraqiti si arsye (te intersit Arnaut ne banditizmin ne Afganistan) marrjen e "eksperiences" se NATOS (vertet nder i madh per mua do thoshte Nafija).... atehere uroj qe 110 mercenaret e ofruar nga Berisha te kishin sa me shume kontakte njohjeje dhe komunikimi te "nxehte" me Talebanet!
    Nese nizamet shkojne me kembet e tyre dhe vijne neper qese, ndoshta ku pis milet kujtohet edhe nje cike per ndjenjen Kombetare (qe historikisht nuk e ka pasur)........
    Gjithe ate zgjuarsi qe ke e harxhon per komente pislleqesh qe kundermojne era kafsheri e pashpjegueshme rruge. Sa mire qe e shkruan shqipen, moj apo mor shqipfoles. Po pse ndertohet ndjenja kombetare me urime vdekjeje? Sikur nje energji e tille te perdorej per te mire, edhe populli shqiptar do behej me i mire, sidomos kur i perkrahen perpjekjet per te gjetur veten mes kombeve te tjere perendimore, qofte edhe ne nje vater te nxehte ku diskutohet nese Afganistani do i rikthehet apo jo talebanizmit barbar. Te pakten atje s'ka nafte, megjithese dyshoj se nje antar-e e pasur si ti mund te kete provuar me shoket paqesore internacionaliste opiumin e lire afgan.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Afganistan, Shqiperia 110 komando

    E Merkure, 06 Qershor 2007


    Rreth 110 forca ushtarake shqiptare do te nisen se shpejti per ne Afganistan ne luften kunder terrorizmit. Komisioni parlamentar i ligjeve dhe ai i sigurise votuan dje ndryshimet ne ligj per dergimin e forcave ushtarake, qe parashikon nisjen e nje kompanie me tre toga per ne Afganistan. Kompania eshte parashikuar te kete dhe armatim me vete, si 12 cope pistoleta, 110 automatike, municione si dhe pajisje shendetesore. Nisja e ushtareve shqiptare ne mision paqeruajtes ne Afganistan do i kushtoje jo pak leke shtetit shqiptar. Vetem 110 ushtaret qe do te nisen se shpejti kane nje kosto financiare prej 126.763.000 lekesh qe do te perballohen nga buxheti i ministrise se mbrojtjes. Shifra rritet kur ne projektligj parashikohet qe ushtaret do te nderrohen cdo gjashte muaj. Nderkohe qe aktualisht ne Afganistan ndodhet nje kontingjent ushtaresh shqiptare, prej 23 personash. Deputetet ne komisionin e ligjeve argumentuan dje se dergimi i ketyre trupave ne Afganistan eshte ne kuader te angazhimit te Shqiperise ne luften kunder terrorizmit. "Pjesemarrja jone ne kete mision lidhet me angazhimin dhe vullnetin politik kombetar per te rritur kontributet e Shqiperise ndaj Aleances sikunder veprojne dhe vendet e tjera te Partneritetit per Paqe. Ky eshte nje tregues i rendesishem per vendin tone, si vend aspirant per anetaresimin ne NATO", thuhet ne relacionin bashkangjitur ndryshimeve ligjore per dergimin e forcave ushtarake shqiptare ne luften kunder korrupsionit.
    #VamosArgentina

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Problemi me ne Shqiptaret eshte se nuk dime Historine tone!

    Ne na ben cudi se si sot po luftojme per Amerikanet ne Afganistan.... po nuk hedhim nje sy nja dy tre breza para nesh e te marrim vesh se nga betiseshin Shqiptaret!

    Neve hapim syte reth e perqark Tiranes per te gjetur heronjte qe na numronte Enveri duke harruar se me shume Shqiptare jane vrare per Beogradin e Dubrovnikun se sa per clirimin e Tiranes! Ne harrojme se disa nga figurat kryesore te kohes enveriane e njojten Komunizmin brenda batalioneve internacionale te Luftes Civile te Spanjes (psh. Petro Marko, Mehmet Shehu, Asim Vokshi, Zef Prela, Skender Luarasi etj. etj.)!

    Ne harrojme qe ne revolucionin grek Bocaret arvanitas luftonin kundra Vrionit (shqiptar musliman)! Ne harrojme qe Sulltani kur nuk ja dilte ne Ballkan me Vrionet e shqiptaret e tjere qe kishte ne sherbim therriste Ibrahim Pashain e Egjyptit (te birin e Muhamed Aliut).... pra qe ta kuptoni si ishte muhabeti.... Shqiptaret e Ali pashe Tepelenes luftonin kundra Arvanitasve.... Vrioni me shoke luftonte kundra Ali Pashes dhe gjithe Shqiptareve te tjere... Kurse Muhamed Aliu me djalin e vet luftonte si t'i tekej, here kundra Arvanitasve here kundra Sulltanit.... kurse Marko Bocari kur i'u hodhen fisi ne humnere per te mos rene ne duart e shqiptareve muslimane te Ali Pashait... vajti e u be oficer i Napoleonit per te luftuar kundra Ali Pashait....

    Pra mos u nevrikosni kot nuk eshte hera e pare qe shkojme mish per top per te tjeret....

    Nese doni te gjeni heronje Shqiptare... mos germoni Tiranen e Krujen... germoni Athinen, Beogradin, Kajron, Stambollin, Janinen dhe -me qe ra fjala- Bagdatin me Kabulin!

    PS: a i pyesni ndonjeher ata pleqt qe keni gjalle se nga i kane pas baballaret? Pyetini... e mos prisni ta mesoni historine nga gazetaret!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Ti Kryeplak i re nga Moska per te bere "piken" tende qe u kuptua mjaft qarte. Po te drejtohem ty sepse psikopatin antares nuk e llogaris te afte te shohe pertej draperit dhe cekanit qe i paskan rene ne koke me pasoja te pasherueshme. Jemi ne nje epoke tjeter dhe tashme je shtet, apo nuk te leverdis ta quash te tille aq sa te leverdis mos ta quash te tille ne orvatjet e tua mendimtare mbi historine e mesjetes ?

    Ajo qe ke shkruar ti siper nuk eshte dicka shume e cuditshme pasi eshte nje lloje lufte civile te induktuar dhe nga jashte ndermjet tre kulturave qe shqiptaret perqafuan me dhune duke ju vene siper me dhune kultures baze te antikitetit. Pra te gjithe ata mbeten figura shqiptare ashtu sic qe dhe popullsia qe ka karakterizuar ate toke nga Danubi e deri ne Peloponez e me tutje ne Detin Egje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcas : 11-06-2007 mė 22:10

  7. #27
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Arcas
    Jemi ne nje epoke tjeter dhe tashme je shtet, apo nuk te leverdis ta quash te tille aq sa te leverdis mos ta quash te tille ne orvatjet e tua mendimtare mbi historine e mesjetes ?
    Per hir te realitetit duhet te ta kujtoj se nuk jemi shtet, jemi shtete (Shqiperi, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi) dhe gjysem shtet (Kosove)!

    Per hir te Historise duhet te te njoftoj se nuk po flsija per Mesjeten po te flisja per Historine Moderne, tek shekulli i 19 dhe 20 u referova (historia mesjetare shqiptare eshte frymezim i akademise se arteve dhe shkencave kurse historine e lashte e frymezuam nga xhaxhi Musolini, Hitleri dhe Enveri!)!

    Megjithate mbase gabimisht lash te kuptohet se jam kundra. Thjesht doja te tregoj nje aspekt tjeter qe shume here harrohet!

  8. #28
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Niente di nuovo sotto il sole.......
    Kryeplaku per arsye vendi u tregua doreshtrenguar ne rreshtime faktesh historike (shume domethenese sigurisht) te historise sone te "lavdishme" ne rrugen e gjate dhe te dhimshme te krijimit (nuk e them pa qellim "krijimit" te embrionit te ndjenjes kombetare tek ne qe jo pa te drejte shumekush na konsideron nje bashkesi klanesh apo tribush).
    E megjithate megjithese 95% e forumit apo 99% e miletit as nuk i dine keto fakte (memorje historike selektive - simptome e nje sindrome kolektive jo shpresedhenese), kemi individe (si ai i mesipermi) qe kercejne perpjete......
    Pale po edhe na prrallisin:
    ++++++++++++++++
    Ajo qe ke shkruar ti siper nuk eshte dicka shume e cuditshme pasi eshte nje lloje lufte civile te induktuar dhe nga jashte ndermjet tre kulturave qe shqiptaret perqafuan me dhune duke ju vene siper me dhune kultures baze te antikitetit. Pra te gjithe ata mbeten figura shqiptare ashtu sic qe dhe popullsia qe ka karakterizuar ate toke nga Danubi e deri ne Peloponez e me tutje ne Detin Egje.
    ++++++++++++++++++++++++

    Gjynahqari ne fjale nuk merr mundimin te shpjegoje se pse fqinjet tane Jugore dhe ata Veriore nuk lane sakrifice pa bere (nen hanxharin Turk te ndihmuar bujarisht nga sejmenet Arrnaute) per te ruajtur Fene!
    A thua valle atyre nuk u interesonte te perqafonin per arsye oportunizmi Islamin (sic e beri 70% e popullates arrnaute)?
    Megjithate kombe (qe e meritojne te quhen te tille (Greket e Serbet apo Bullgaret) e jo bashkesi tribush apo klanesh - bajraqesh) ne momente furtunash historike - Perandoria Otomane perdoren fene si vektor i ruajtjes se Identitetit Kombetar.
    Mos u cudisni, te njejten gje kane bere Polaket (me Katolicizmin ndaj Rusise Ortodokse apo Ateisto-Bolshevike), apo Irlandezet ......
    Ky leckaman (ne kuptimin intelektual te fjales) qe te kujton ate proverbin qe ka te beje me "Dhine e Zgjebosur", ne vend qe te mendoje se cfare strategjie duhet ndjekur njehere per keto 28 000 km/2 qe te marrin ngjasimin e nje shteti, na prrallis per Danub e Egje!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #29
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga antares
    ne vend qe te mendoje se cfare strategjie duhet ndjekur njehere per keto 28 000 km/2 qe te marrin ngjasimin e nje shteti, na prrallis per Danub e Egje!
    kamarad,

    boll me negativizmin qe te karakterizon. Shtro strategjine tende ne tavoline, dhe ta diskutojme.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #30
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Tavarish!
    ++++++++++++
    Shtro strategjine tende ne tavoline, dhe ta diskutojme.
    +++++++++++++++++++++
    Mos me more gje per keshilltar personal te Berish/Nanos?
    Seriozisht mendon se nees ne rrahim uje ne havan ne Forum do ndryshoje ndonje gje ne trajektoren e Shqiperise?
    A te kujtojne gje keto vargje?

    Kush do ligj e Republike
    Me Statut e me llogjike
    E ka pisk dhe ngordh si horr
    Ne konop si tradhetor......
    =============================
    E pra, ku ka qene fati i te gjithe atyre qe kane dashur te spostojne sado pak kursin e anijes se cmendur pa timon te Arrnautistanit keto 100 vitet e fundit......
    Nje dore e forte do te mund ta nxirrte qerren nga balta.....
    Tani per arsye Gjeostrategjike eshte e pamundur dhe shume vone.......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A po shtohen shqiptaret ne Iliride?
    Nga GL_Branch nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 13:35
  2. Ekzekutohen katėr shqiptarėt e rrėmbyer nė Afganistan
    Nga dardajan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 13:10
  3. Nė Manchester u protestua kundėr angazhimit britanik nė Irak e Afganistan
    Nga Nice_Boy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 21:54
  4. Brigada e Evropės Juglindore nė misionin e parė nė Afganistan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 10:19
  5. Ushtare shqiptare ne Afganistan
    Nga shkodra13 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •