Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Shtohen 110 trupa nė Afganistan

    Qeveria miraton vendimin pėr shtimin e trupave. Kostoja, 126 milionė lekė

    Berisha: Do t’i pėrgjigjemi me tė gjitha mundėsitė NATO-s


    Adi Shkėmbi
    Komandės sė trupave shqiptare nė Afganistan do t’i shtohen edhe 110 efektivė tė tjerė.

    Njė ditė pas vizitės sė kryeministrit nė selinė e NATO-s, ku u takua me sekretarin e Pėrgjithshėm tė Aleancės, Shefer, qeveria mori dje vendimin pėr tė rritur praninė e trupave shqiptare nė Afganistan. Nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė u miratuan disa ndryshime nė ligjin nr.8932, datė 26.7.2002, “pėr dėrgimin e njė force ushtarake shqiptare nė Afganistan, nė kuadėr tė koalicionit ndėrkombėtar kundėr terrorizmit”, tė ndryshuar ku nė nenin 1 tė kėtij projektvendimi fjalėt “njė nėnrepart i brigadės sė reagimit tė shpejtė, sė bashku me elementet mbėshtetėse” zėvendėsohen me “njė kompani e Forcave tė Armatosura, sė bashku me elementet mbėshtetėse”. “Kjo forcė ushtarake do tė konsistojė me njė kompani me 3 toga, si dhe dy oficerė koordinatorė nė Komandėn Operacionale Interforcė nė Romė dhe Shtabin e Regjimentit nė Afganistan. Sasia e personelit tė kompanisė ėshtė parashikuar tė jetė 110 efektiva me rotacion ēdo 6 muaj. Kompania ėshtė parashikuar tė ketė armatim dhe pajisje kryesore 12 copė pistoleta mod-54, 110 copė automatikė mod.56 9 copė ML mod- 56, 3 copė GHLKT mod- 54, 5 komplete municioni luftarak pėr ēdo armė, pajimet individuale, pajisje shėndetėsore dhe ndėrlidhje”, thuhet nė relacionin e vendimit tė miratuar dje nė mbledhjen e radhės sė qeverisė. Forca ushtarake shqiptare nė Afganistan do tė atashohet brenda kontingjentit italian nė bazė tė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet nė ditėt e ardhshme mes dy vendeve. Sipas relacionit “kostoja e pėrafėrt financiare e pjesėmarrjes me njė kompani llogaritet (pėr 6 muaj) rreth 126.763.000 lekė duke llogaritur shpėrblimin ditor dhe sigurimin e jetės, pėr njė nivel pjesėmarrje 110 personel ushtarak dhe do tė pėrballohet nga buxheti i Ministrisė sė Mbrojtjes”. Ndėrsa kryeministri Berisha, duke folur dje nė mbledhjen e qeverisė pėr kėtė projektvendim, bėri tė ditur se kjo njėsi do tė vendoset, nėn komandėn e njėsive italiane, nė Berat dhe ka detyra shumė tė rėndėsishme. “Eshtė prioriteti i parė absolut i NATO-s dhe ne do t’i pėrgjigjemi me tė gjitha mundėsitė tona kėrkesave tė Aleancės pėr tė shtuar trupat. Nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė NATO-s ėshtė konstatuar se ėshtė e domosdoshme tė shtohen trupat nė Afganistan dhe ne i pėrgjigjemi me njė kompani shtesė tė trupave tona”, tha Berisha. Ndėrkohė, sipas ministrit Mediu, dėrgimi i kompanisė shqiptare nė Afganistan lidhet me objektivat e vendit tonė pėr tė qenė pjesė e Aleancės. “Me angazhimin dhe obligimin tonė qė 8% e Forcave tokėsore (rreth njė batalion) tė jenė tė gatshme pėr tė marrė pjesė njėherėsh nė operacionet NATO/PfP, pjesėmarrja jonė nė kėtė mision lidhet me angazhimin dhe vullnetin politik kombėtar pėr tė rritur kontributet e Shqipėrisė ndaj NATO-s, sikundėr po veprojnė dhe vendet e tjera tė Partneritetit pėr Paqe. Ky ėshtė njė tregues i rėndėsishėm pėr vendin tonė, si vend aspirant pėr anėtarėsimin nė NATO”, thekson Mediu lidhur me vendimin pėr dėrgimin nė Afganistan tė 110 trupave tė tjerė.





    Vendimi
    Bode s’kthen pėrgjigje pėr trupat

    Nė dhėnien e mendimit nga ana e ministrive tė linjės, bie nė sy moskthimi i pėrgjigjes nga ana e Ministrisė sė Financave lidhur me kėtė projektvendim. Nė relacionin e ministrit Mediu thuhet se “Ministria e Drejtėsisė dhe Ministria e Punėve tė Jashtme janė shprehur dakord nė tėrėsi dhe sugjerimet e tyre janė reflektuar, ndėrsa Ministria e Financave nuk ka dėrguar mendim pėr projektligjin”.



    Dixhitali, debatet PS-PD shtyjnė votimin

    Pas dy orė debatesh, komisioni parlamentar i Medias nuk arriti tė miratonte projektligjin “Pėr transmetimet numerike”. Nė kėtė nismė, qė, sipas deputetit tė PD-sė, Patozi, ėshtė e integruar tashmė pas konsultave tė grupit tė punės, parashikohet qė “Top Channel” tė ketė vetėm njė frekuencė pėr transmetimet numerike. Opozita kėrkoi mė tepėr kohė pėr miratimin e kėtij projektligji, pasi nuk janė njohur me propozimet e paraqitura nga ana e KKRT-sė pėr kėtė projekt. Kėrkesa u bė publike nga ana e socialistėve Leskaj, Ulqini dhe Dalipi. Leskaj, si kryekomisioneri, propozoi qė komisioni tė mblidhej tė shtunėn pėr tė diskutuar mbi draftet e paraqitura nga ana e grupeve tė interesit. Patozi si pėrfaqėsues politik i PD-sė nė kėtė komision pranoi qė vendimi i kėtij drafti tė shtyhet edhe 24 orė. Por edhe pse u vendos njė gjė e tillė debati politik zgjati pafund, aq sa diskutimet morėn drejtim tjetėr. Kjo bėri qė tė ketė debate ndėrmjet dy deputetėve Bello dhe Bisha, aq sa anėtarėt e majtė nė kėtė komision u larguan nga mbledhja pėr debatet e shkaktuara. Ndėrsa maxhoranca e cilėsoi qėndrimin e opozitės si tė papėrgatitur pėr tė miratuar kėtė projektligj. Deputetėt e maxhorancės deklaruan se sot nė orėn 11:00 paradite do tė presin opozitėn pėr tė miratuar kėtė projekt. Kuvendi ka parashikuar miratimin e kėtij projektligji nė seancėn e sė hėnės, e cila do tė mbahet paradite.



    Komisioni i Medias, 2 projektrezoluta pėr KKRT

    Komisioni i Medias do tė dėrgojė dy projektrezoluta tė ndryshme nė seancėn e ardhshme tė Parlamentit lidhur me punėn e Kėshillit Kombėtar tė Radiotelevizionit (KKRT) gjatė vitit tė kaluar. Nė mbledhjen e djeshme tė kėtij komisioni ka pasur debate tė shumta lidhur punėn e kėtij institucioni, kohėt e fundit u pasqyruan edhe nė p/rezolutat e paraqitura nga deputetėt e tė dyja palėve, lidhur me raportin vjetor tė KKRT-sė pėr vitin 2006, tė paraqitur dje nė Parlament nga kryetari i saj, Ledio Bianku. P/rezoluta e tė majtėve kėrkonte shkarkimin e anėtarėve tė KKRT-sė, pasi, sipas tyre, ky “institucion ka qenė i njėanshėm dhe diskriminues nė raportet me operatorėt qė veprojnė nė tregun mediatik”. Deputetėt e opozitės pretendojnė se “KKRT ka zbatuar urdhrat e politikės, duke pėsuar dėshtime nė punėn e saj. Kėrkesa pėr shkarkim synon balancimin politik tė kėtij institucioni”. Por kėto konkluzione tė opozitės u kundėrshtuan nga deputetėt e maxhorancės. Deputeti i PD-sė, Astrit Patozi, kundėrshtoi projektrezolutėn e paraqitur nga tė majtėt. Ai u shpreh se nė punėn e saj KKRT ka nevojė pėr pėrmirėsime, por ka ndryshime tė mėdha mes funksionimit tė kėtij institucioni sot dhe atij tė qeverisjes socialiste tė mėparshme”. Ndėrsa deputeti Lesi kėrkoi qė nė p/rezolutė tė pėrfshihet dhe pika qė lidhet me shpalljen nga KKRT tė frekuencave kombėtare. “Brenda muajit korrik tė kėrkojmė qė KKRT tė shpallė konkurrimin pėr frekuencat kombėtare dhe tė mbyllet shtegu i heqjes sė antenave”, tha deputeti i PDK-sė.


    © 2003 Gazeta Panorama
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    I lumte. A mundet kush me hedhe drite n'modelet a maposhtme?

    Kompania ėshtė parashikuar tė ketė armatim dhe pajisje kryesore 12 copė pistoleta mod-54, 110 copė automatikė mod.56 9 copė ML mod- 56, 3 copė GHLKT mod- 54...
    Jam ma teper i interesuem n'pjesen n'bold. C'ka jane mod.56? AK-47, AK-74, AKS, AKM, AK-101?
    Defend the second amendment

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga abnk
    I lumte. A mundet kush me hedhe drite n'modelet a maposhtme?



    Jam ma teper i interesuem n'pjesen n'bold. C'ka jane mod.56? AK-47, AK-74, AKS, AKM, AK-101?

    Mod. 56 (AK-56) eshte kopja kineze e AK-47.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    110 trupa nė Afganistan
    edhe 110 venda pune te krijuara...ishalla kthehen shnosh e mirź ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar mė parė nga D@mian
    Mod. 56 (AK-56) eshte kopja kineze e AK-47.
    Faleminders. Athere jane ne 7.62X39mm? Mod.56 m'la me mendue se mos jane ne 5.56mm NATO.
    Defend the second amendment

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Jam kurioz se nese ndonje Taleban do ja testonte ne gurmaz apo ne ndonje "kavitet" tjeter sejcilit nga 110 mercenareve te Brishes ato .......7.62X39mm? Mod.56 m'la me mendue se mos jane ne 5.56mm........................
    Sa do ishte vrima dalese?
    ABNK do na ndihmonte shume me keto se haelbete ka te dhena statistikore te....NATOS......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Aman trupat tane ne misione nderkombetare, kam pyetur ata qe kane qene dhe me kane thene qe nuk kishim asnje lloj shqetesimi, nuk kishim detyre fare te gjuanim. Vetem benim ndonje xhiro dhe shikonim, madje me ndonje nga ata qe dinte anglisht dhe bisedonim.

    Per mendimin tim trupat tane jane andej sa per te mesuar pak se si luftohet, dhe u sherbejne gjermanve e amerikanve e forcave tjera, u zijne makaronat e u bejne ushqimin gati.

    Imperator
    Albanian Perandory

  8. #8
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga abnk
    Faleminders. Athere jane ne 7.62X39mm?
    Po, njelloj me modelin rus.

    Citim Postuar mė parė nga abnk
    Mod.56 m'la me mendue se mos jane ne 5.56mm NATO.
    Bah....


    Antares, si e ke hallin?
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Imperator
    Aman trupat tane ne misione nderkombetare,
    Per mendimin tim trupat tane jane andej sa per te mesuar pak se si luftohet, dhe u sherbejne gjermanve e amerikanve e forcave tjera, u zijne makaronat e u bejne ushqimin gati.

    Imperator
    edhe une e kam mendu ket ..por pak ndryshe ...Turqija i mori me zor i bani ushtar te fort e tash i dergojme vet .....ah histori po edhe ti kishe qen e pa kjart ne pantollat tua ...her uqkur e her llastik !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Jo xhanem, por po te thoshim hapur se jemi ne Babilon apo ne Varrezen e Perandorive (Afganistan) si ciraker per tu llustruar kepucet Gjermaneve apo per tu mbajtur oturakun amerikaneve...... nuk edhe do kishim ndonje surprize nga ana e Talebaneve apo Rezistences Irakene.....
    Fakti qe deri tani asnje Arnaut nuk e ka derdhur kemben (gjate ketyre viteve) tregon se Nano Mavria (apo Sale-Gamori) u kane bere leksione te akseleruara mercenareve qe kane nisur ne te kater anet e botes qe sapo te shohin ndonje vendas (Mysliman te Devotshem sigurisht me 20 kg-tritol ne kurriz) te pellasin ne kupe te qiellit ........."Allahu Akbaaaaa....ar" ............."Jam Arrnaut Vallahi Bilahi....."
    Kjo me sa duket ka qene e mjaftueshme per te bllokuar entuziazmin xhihadik te vendasve.......
    Vecse molla e ka bishtin mbrapa...... Nese padronet me breke me viza dhe yje (Jankite) degjojnne piskama te tilla, si trima qe jane therrasin aviacionin duke perfshire dhe Bombarduesit Strategjike B-12.........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A po shtohen shqiptaret ne Iliride?
    Nga GL_Branch nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 13:35
  2. Ekzekutohen katėr shqiptarėt e rrėmbyer nė Afganistan
    Nga dardajan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 13:10
  3. Nė Manchester u protestua kundėr angazhimit britanik nė Irak e Afganistan
    Nga Nice_Boy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 21:54
  4. Brigada e Evropės Juglindore nė misionin e parė nė Afganistan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 10:19
  5. Ushtare shqiptare ne Afganistan
    Nga shkodra13 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •