Se kishat/manastiret e Kosoves jane kryekeput te shqiptareve te Kosoves, kjo nuk ka asnje pike dyshimi. Tashti se te cilit rit kane qene, latin apo bizantin, para se te uzurpoheshin nga shkiet une nuk e di. Sugjerimi im per ata qe e thone te kunderten eshte te hyjne ne faqet serbe dhe le ta shohin se edhe ata e pranojne shume qarte, pa asnje ngurrim, se arkitektura origjinale e kishave serbe ka qene ndertimi nga druri dhe te uleta (sic eshte edhe ndertimi origjinal i shtepive te tyre neper fshatra - kurse materiali ndertues i kullave shqiptare mund te shihet se eshte identik me ate te manastireve te Kosoves).
Dhe, vete serbet e pranojne se kishat/manastiret e Kosoves kur i kane uzurpuar nuk i kane ndertuar, por i kane RI-ndertuar /riparuar (medemek). Shkiet nje ndertim te mirefillte te kishave/manastireve e fillojne shume vone, ska me shume se 200-300 vjet, edhe ate jashte territorit te Kosoves .
Gjithashtu edhe vete shkiet e pranojne se perfundimisht "krishterimi" i tyre eshte diku rreth shekullit IX-X. E ketu po e shoh se disa duan te na dalin me te mencur edhe se ata vete, per pune te veta (hajt se ma rrenca se ata ska, skeni nevoje ju te mundoheni per ta, se smundeni me ua kalu ne ate pike ju, se profesionist jane ata, me shume se edhe hierarket e forumit).
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 07-06-2010 më 04:31
Qe i kan ndertuar shqiptaret, eshte e mundshme. (edhe pse arkitektura e kishave ortodokse, duket me e pasura ne detaje).
Por qe jan te shqiptareve, ketu me ngadal pakes.
Kultët s'jan ndërtesa qe i takojn nje kombi, ato i takojn te gjitha kombëve.
Cfar e pengon nje besimtar ortodoks te mos lutet ne nje kishe ortodokse ne serbi, rusi, apo greqi ?
Apo nje katolik ne nje kishe ne Itali, franc apo australi ?
Apo nje musliman ne nje xhami ne gjermani, indonezi, afrik apo arabi ?
Asgje, ato kisha duhet konservuar dhe duhet ruajtur si monumente historike te Kosoves. Por pa i përvetësuar, gjithmon duke pasur iden qe keto kulte jan per besimtaret e botes ! Dhe ka per obligim qe ti konservon ne max... !
Festa e Shengjergjit dhe Shen MItrit (Shmitrit) mbahen ne tere teritorin e Kosovesdhe po ne te njejtat kremtime dhe pergatitje siqe i ka permend Ukshin Zajmi.Por sa i perket asaj qe thote se jane festa te lashta orthodokse nuk pajtohem me te sepse ato jane festa te lashta dhe tradita qe nga Iliret e lasht dhe jane festa ILIRE e jo Ortodokse.Prandaj une jam i bindur ne ate qe jane ILIRE sepse populli shqiptare nuk i ka pranu kur festat e huja dhe as traditat edhe pse ka qene i pushtuar me shekuj.Prandaj Festa e Shen Gjergjit dhe Shen MItrit /Shmitrit) jane festa te Ilireve.
R'posa mos u frikeso se nuk e kemi ndermend te te bejme te krishtere as ty e as dikend tjeter nese e permendim faktin se ato kisha dikur ishin objekti kulti te ndertuara nga shqiptaret, e qe sot shkiet permes fallsifikimeve dokumentuese per keto objekte dhe vete krishterimit te tyre, apo me mire me "politiken e mirenjohur te kishave" (jo vetem sot), duan te na dalin autoktone ne keto vende.
Ajo ceshtja e konvertimit ne nje fe, sot ne liri, eshte pune qejfi dhe nuk eshte me pune shpate![]()
Nuk shpreha shenja frige Rina.
Ato kisha sigurt qe jan ndertuar nga shqiptarët e besimit orthodoks, bile per kete me ka ra rasti te lexoj qe shqiptaret e kosoves nuk ishin katolik sic i thuhet masës dërmuese, qe dikur ishit "katolik", e verteta eshte qe te paret tan ishin pikerisht ortodoks ! Dhe keto kisha si me ndër kultet me te vjetra te kosoves e vertetojn kete fakt. Katoliket minoritar qe gjinden atje, jan ardhacak nga viset e shqiperis e asesi autokton. Ne kosove s'ka pasur kurrnjehere katolik. Katoliket gjithmon kan qen minoritar nder shqiptaret.
Dmth, ti po thua se, meqe kishte dioqeze, kjo dmth se atje automatikisht kishte besimtare ortodokse shqiptare!
Ketu qendron edhe gabimi!
KOASH perdori logjiken bizantine, sipas se ciles zgjerimi i kufijve te territorit politik con ne zgjerim paralel te kufijve kishtare, pavaresisht nga popullata.
Psh, meqe zonat e minoritetit grek ne jug te Shqiperise jane brenda kufijve shteterore te Shqiperise londineze, popullata greke e atjeshme eshte brenda kufijve juridiksional te KOASH. Nqs ato zona nuk do ishin brenda ketyre kufijve, atehere e njejta popullate nuk do te ishte brenda KOASH.
Pra, perkatesia ne KOASH nuk eshte ceshtje etniciteti se sa territori.
Mendoj se ketu nuk kemi te bejme me ndonje "tradite" orthodhokse ne Kosove. Thjesht keto dy emra Shen Gjergj dhe Shen Miter (edhe emrat i kane perçudnuar) jane thjesht simbole te cilat nuk e di njeri se c`jane, pasi gjithcka qe zhvillohet eshte thjesht paganizem.
Pra kemi te bejme me nje adhurim te natyres, ku p.sh. Shen Gjergji simbolizon ardhjen e pranveres, etj. Fakti qe keto festohen nga te gjithe e dhe nga "muslimanet" tregon se keto festime nuk kane asnje lidhje reale me besimin orthodhoks.
Nuk duhet te merremi thjesht me dy emra te cilat nuk i njeh njeri ne Kosove dhe te konkludojme se na paska ne Kosove nje "tradite" orthodhokse te lashte. Kjo me duket shume qesharake dhe del sikur Albo ka dashur te beje ndonje shaka ne kete rast. Kemi thjesht disa festa pagane te cilat njerezin i shfrytezojne per pushim, shplodhje, per t`u njohur njeri me tjetrin, etj., ose per argetimin e femijeve. Kryesorja eshte se ne keto festa gatuhen edhe gjelle te mira nga amvisat kosovare. Pra njerezit kalojne dy si pune "week - end"-esh ne kushtet e fshatrave maloreve.
Se ketyre festa u jane vene emra orthodhokse kjo s`do te thote se kemi tradite orthodhokse.
Perkundrazi, "tradita" qe ekziston ne Kosove eshte urrejtje per orthodhoksine, qe konsiderohet feja e pushtuesit.
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-06-2010 më 06:18
Duaje te afermin tend si veten
Ti flet kodra pas bregut. Se pari, KOASH gjate pushtimit italian ishte nen uzurpimin e italianeve, disa prej klerikeve e peshkopeve me ne ze te saj u internuan nga vendi ne Itali. Dhe kerkesa per hapjen e dioqezes ne Prizren, nuk ka ardhur nga Kisha, por ka ardhur nga mekembesit italiane qe i kishin te dyja territoret nen kontroll. Kjo ishte praktike e pushtuesit dhe jo e Kishes. (Nese marrim si te vertete faktin se dioqeza e prizrenit u krijua ne kohen e pushtimit fashist dhe nje dioqeze e tille nuk ekzistonte edhe me pare)
Ajo qe une po them eshte qe edhe 60 vjet me pare ne Kosove ka patur besimtare orthodhokse shqiptare, pasi po te mos kish, nuk do te ishte nevoja qe KOASH te kish nje dioqeze ne Prizren. Dhe gjeja tjeter qe po them, eshte se nuk ekziston shume informacion mbi historikun e gjate apo te shkurter te kesaj dioqeze dhe te banoreve te saj, materiali historik i KOASH eshte i manget. Nese dikush hedh drite mbi kete historik sidomos nga ata shqiptaret orthodhokse te Prizrenit qe jetojne ende ne ate zone, do te ishte me interes per te gjithe.
Gjeja tjeter qe une do te doja te mesoja nga ata orthodhokset e Prizrenit eshte nese dioqeza u krijua me kerkese te tyre, besimtareve te thjeshte, apo me kerkese te italianeve.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-06-2010 më 17:52
Kosova si rajon ishte sundim bullgar nga shek IX deri në fillim të shek XI, e më vonë pasohet përsëri nga Perandoria bizantine që sundoi aty deri në shek XII. I pari sundimtar serb që do zgjeronte territoret e tij, me bazë bërthamën e Serbisë mesjetare, Rashkën, do ishte Stefan Nemaja, që u zgjerua nga Doklea e dikurshme, në territoret e Shqipërisë së sotme Veriore, e deri në qytetin e Nishit të sotëm. Në vitin 1208 do pushtojë disa territore të rajonit të Kosovës Perëndimore, ndërsa në vitin 1216 do pushtohej edhe Prizreni, që do shënonte inkuadrimin total të Kosovës, ose Dardanisë antike si territor sundimi, në shtetin e mirëformuar mesjetar serb. Pjesa dërrmuese e manastireve orthodokse në Kosovë, datojnë si ndërtim në shek XIII-XV, periudhë që koeçidon me sundimin e konsoliduar serb.
Pretendimi për një Kosovë si djep të orthodoksizmit serb, ose të një ''Jeruzalemi serb'', siç është propaganduar sistematikisht nga qarqet serbe, historikisht nuk qëndron. Dihet që kishat e para, serbët i ndërtuan në territorin e tyre të Rashkës, e më pas u pasuan në Kosovë, e jo anasjelltas. Rrreth Patriarkanës së Pejës, e cila u ndërtua aty rreth shek XIII, u zhvendos në Kosovë pas një ofensive shkatërruese të tartarëve, dhe kjo zhvendosje ishte e përkohshme, megjithëse zgjati për një periudhë relativisht të konsiderueshme, qendra e ortodhoksisë serbe mbeti në bërthamën e saj, në Rashkë.
Shumë pak dihet, për të mos thënë aspak, rreth shoqërisë në Kosovën mesjetare. Është e vërtetë që në periudhën feudale, ekzistonte autonomia e cila blihej në këmbim të një tributi vjetor ndaj Zotit sundues, por në këtë aspekt mungojnë burimet historike. Prandaj mund të mjaftohemi me një inkuadrim të mirëkonsoliduar të popullsisë arbërisht folëse në shtetin serb. Kontributi në këtë pikë, rreth ndërtimit të manastireve, është i detyrimisht i dyanshëm.
Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 09-06-2010 më 05:19
relata refero
Krijoni Kontakt