Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 141
  1. #111
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    O njerz pse po mereni me historin serbe te falsifikuar deri ne skajmeri .Shum shqiptare i futen ne historin serbe si serb shum kisha e manastire po mjafton veq ne Boletin nji kish qe esht ndrtu para me shum se 80 vjet e kan ber 660 vjet te vjeter ne dukumentet e tyre.Madje edhe une ku banoj kan pas vendose emrarrugesh e urash me emertime serbe qe dikure pas nja 100 vjeqe do ti bejn shum te besueshme per shqiptaret po fundja kure serbia edhe pse ska det ajo nuk pran te thot se ka du dete.Historia eshgt shkrim e ben i forti dhe ata qe mendojn per te ardhmen e tyre ,rrezuku me i madh esht kure ne heshtum e ateher nga nji rren e madhe njerzia e beso nji te vertet te vogel po qe qo pesh .Ne po i falim historin ton serbit vetem se genjeshtrav po i heshtum.Serbet ne ballkan u vendosen si fiset rome po ata e shfrytzuan kohen punuan .Me e keqja qe u ndihmoj atyre ishte perqarja jon komtare ata e pan se si shkrihen popujt e ne veqanti ne shqiotaret ,deri sa ne po benim luft bajraqesh ata po pregadiseshin ne kohen me te pershtatshme mu ateher kure dy shqiptare si gjeje te nji mendimi si thot populli dikush thumit e dikush potkoit na perzuren Zhuganat si thoshte i madhi i me te mdhejve At gjergj Fishta.

  2. #112
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga pejani34 Lexo Postimin
    Ne kosov ska ortodoks shqiptar, as nje te vetmin.

    nuk e di pse
    Nuk eshte e vertete,pasi une njohe shume familje shqiptare-ortodokse ne Prizren.Nese njeh ndonjerin nga prizreni mund ta pyesish dhe te vertetohesh.Por,duhet pytur qytetare te prizrenit,e jo fshataret qe pas luftes jetojne ne prizren.
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  3. #113
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Ja me ra nder mend nje familje. Familja "Llulla" eshte familje shqiptaro-ortodokse.Por c'eshte e keqja,shqiptaret i identifikojne si serb.Une vete kam pas rastin te mbroje nje familje te tille,pas lufte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga woodstock : 05-06-2010 më 14:54
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  4. #114
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    edhe nese ka jan prej 2 milionve , 3 familje,

    kjo don me than si me mar ni tas uj nga deti, (kurgja hiq )

  5. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Hënor_ Lexo Postimin
    E vërteta historike kërkohet në burimet historike të kohës, dhe deri sa faktet konkrete mungojnë, mbetet shumë për të hulumtuar. Që orthodoksia karakterizohet nga lashtësia traditore në Kosovë, kjo nuk përbën një risi. Sllavët kanë 13 shekuj që janë dyndur në Ballkan, dhe kanë bashkëjetuar me shqiptarët në hapësira gjuhësore mjaft të ndërthurura. Kristianizimi i tyre qysh në shek e VIII, e sidomos tek serbët, të orientuar nga ritet bizantine si pasojë e veprimeve politike të Perandorit, përbën një trashëgimi deri diku të lashtë kulturore. Shqiptarët nuk kishin si ti ndërtonin vetë këto manastire në mungesë të një forme drejtuese shteti, dhe të një Patriarkane të tyre, dy elemente që popullsisë serbe nuk i mungonin. Por në saj të filozofisë mesjetare të jetës, ku përkatësia etnike nuk kishte kurrfarë rëndësie, mund ti shohim shqiptarët e Kosovës si një pjesë të integruar të shtetit serb, i cili shpesh herë ndërronte formën, e cila varionte nga mbretëria, despotati dhe perandoria.

    Pra në përfundime konkrete kurrsesi nuk mund të dalim. Nga njëra anë mungojnë faktet konkrete historike, dhe nga ana tjetër kemi të bëjmë me një trashëgimi të lashtë dhe akoma të gjallë kulturore.
    Ajo qe une po them eshte qe kur burimet historike mungojne ose jane te mangeta, gjurmet e lena ne kujtesen e traditen e nje populli vlejne te merren ne konsiderate pasi tek e fundit, produkti i fese ne nje popull eshte tradita. Nuk jam plotesisht dakord me pretendimin se "meqenese shteti e kisha ishin ne duart e serbeve, detyrimisht shqiptaret nuk kane se si te kene ngritur kisha e manastire". Koncepti i shtetit ne mesjete ishte krejt tjeter nga ai i shtetit ne epoken tone dhe krahinat e zonat e banuara qe benin pjese nen nje principate gezonin autonomi te plote per aq kohe sa paguanin detyrimet vjetore te tyre despotit te kohes. Mos harrojme qe Noel Malcolm ne librin e tij per Kosoven mbron idene se Kosova nuk ka qene aspak "djepi i orthodhoksise serbe", sic pretendojne serbet sot. Levizja e Partriarkanes Serbe brenda territorit te Kosoves (Peje mos gaboj) ka ndodhur shume shekuj me vone.

    Interesant eshte fakti qe edhe KOASH ka patur deri vone nje prezence ne Kosove ne Prizren mos gaboj. Kjo eshte interesant per dy aspekte: deshmon prezencen e besimtareve orthodhokse ne Kosove edhe aty nga mesi i shekullit te XX kur KOASH mori Autoqefaline nga Patriarkana; mospjesmarrja ne kishat serbe ne Kosove, erdhi kjo si rezultat i refuzimit te Kishes serbe per te pranuar shqiptaret ne kishat e tyre apo nga deshira e besimtareve orthodhokse shqiptare per te mbajtur sherbesat ne shqip pas shpalljes se Autoqefalise se KOASH?! Literatura kishtare e KOASH nuk hedh drite mbi kete gje.

    Albo

  6. #116
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    edhe nese ka jan prej 2 milionve , 3 familje,

    kjo don me than si me mar ni tas uj nga deti, (kurgja hiq )
    Po,ndoshta jane? Ama edhe ata qe jane dhe jane shume me teper se c'flitet ketu(ne kete forum),thjeshte nuk guxojne nga "vllezerit" e tyre shqiptare musliman e katolik,ta ngrisin zerin,se menjehere i akuzojne si serb.Nuk e kane mbeshtetjen e askujt...une njoh te tille,bile kam biseduar edhe me nje Profesore i cili tash me(para2 viteve)dole ne penzion,ku thote se "Cfare mund te them une per besimin tim! Zeri im,vjen ndesh nga te dyja anet.Edhe ai musliman edhe ai katolik.Ne, shqiptaret ortodoks,nuk na perkrahin as Lindja as Perendimi.Nga rusia dhe greqia nuk e duam per shkak kombesise qe i takojme e nga perendimi as qe flitet,se menjehere qohen ta na konvertojne ne katolik". Kjo nuk eshte nje tas nga deti i dashur,ne njeri ta shtyp per shkak te besimit tij eshte e njejte si te shtyp e tere njerezimin.Feja jote te lejon kete gje? Une me sa e di JO
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  7. #117
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga bklyn_kid Lexo Postimin
    Ktu esht ne nji kishe ortodokse te pejes.

    Kush mundet e dallon plisin ( qeleshen ) heh heh



    Shikoni te rreshti i dyt. Ktu esht Sainta Sava. plisat.
    Burrat me kapele/plisa/qeleshe te bardha nuk kane te bejne me kostume etnike, por me kostume kishtare. Ata te dy jane psalte (kengetare) dhe kane veshur kapelen e njohur si skaranikon, qe eshte pra pjese e uniformes kishtare bizantine-greke per psaltet.


    Mos nxirrni konkluzione kot, pa pasur me pare njohuri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 06-06-2010 më 13:25

  8. #118
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Interesant eshte fakti qe edhe KOASH ka patur deri vone nje prezence ne Kosove ne Prizren mos gaboj. Kjo eshte interesant per dy aspekte: deshmon prezencen e besimtareve orthodhokse ne Kosove edhe aty nga mesi i shekullit te XX kur KOASH mori Autoqefaline nga Patriarkana; mospjesmarrja ne kishat serbe ne Kosove, erdhi kjo si rezultat i refuzimit te Kishes serbe per te pranuar shqiptaret ne kishat e tyre apo nga deshira e besimtareve orthodhokse shqiptare per te mbajtur sherbesat ne shqip pas shpalljes se Autoqefalise se KOASH?! Literatura kishtare e KOASH nuk hedh drite mbi kete gje.

    Albo

    Nuk eshte e vertete qe KOASH ka pasur prezence ne Prizren. Kisha Katolike, po!

    I vetmi rast kur Prizreni lidhet me Shqiperine via Kishes Greke Fanariote, ka qene pas abolimit te patrikanes se Pejes dhe Kryemetropolise se Ohrit, ne shek.18, kohe kur ne Prizren ka pasur peshkope greke.

    Nqs ti di ndonje gje qe se dime, jepna te dhenat konkrete.

  9. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertete qe KOASH ka pasur prezence ne Prizren. Kisha Katolike, po!

    I vetmi rast kur Prizreni lidhet me Shqiperine via Kishes Greke Fanariote, ka qene pas abolimit te patrikanes se Pejes dhe Kryemetropolise se Ohrit, ne shek.18, kohe kur ne Prizren ka pasur peshkope greke.

    Nqs ti di ndonje gje qe se dime, jepna te dhenat konkrete.
    Lexo postimin numer tete ne librin e Dhimiter Bedulit mbi historine e KOASH:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=55578

    Albo

  10. #120
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po, e lexova. Kerkoj ndjese qe me ka shpetuar ky detaj. Gjithsesi, prape dal tek ajo qe thashe, se ne postimin 8 ne fjale, nuk behet fjale per, sic thua ti, te "Interesant eshte fakti qe edhe KOASH ka patur deri vone nje prezence ne Kosove ne Prizren mos gaboj. Kjo eshte interesant per dy aspekte: deshmon prezencen e besimtareve orthodhokse ne Kosove edhe aty nga mesi i shekullit te XX kur KOASH mori Autoqefaline nga Patriarkana"


    Sepse, sic e deshmon ne fund te faqes:

    Me dekretin e Këshillit të Nalt, dt. 15.4.1944.

    behet fjale vetem per periudhen e prezences italo-gjermane ne Shqiperi, kur u be edhe bashkimi me Kosoven. Kisha e askohe, ne baze te kanoneve kishtare, qe fusin brenda juridiksionit kishtar te vete cdo kishe qe hyn rrishtasi si territor ne brendesi te kufijve te shtetit, edhe te kerkeses se qeverise se kohes, ia bashkangjiti vetes te gjithe popullaten ortodokse qe gjendej brenda territoreve qe formonin Shqiperine e Bashkuar.
    Kjo eshte nje periudhe 3 vjecare. Ne kohe pra te Autoqfalise, ne 1937, kjo prezence ne Prizren ka qene inekzistente. Po ashtu, pas 1944.

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •