Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Protestë për parkun e Apolonisë, kisha pretendon pronësinë

    Arben Velaj


    FIER – Ashtu si edhe në Kosinë, sërish varret mund të bëhen shkak përplasjesh mes banorëve dhe Kishës Ortodokse në njërën anë dhe shtetit në anën tjetër. Me dhjetëra banorë të Komunës së Pojanit pretendojnë se më shumë se gjysma e sipërfaqes së Parkut Arkeologjik të Apolonisë është pronë e Kishës Ortodokse dhe duhet të shërbejë për varreza dhe jo për zonë arkeologjike. Ata kanë protestuar dy ditë më parë përballë godinës së drejtorisë së këtij parku, duke kërkuar që varret e të parëve të tyre, të cilët ekzistojnë brenda hapësirës së shpallur nga Ministria e Kulturës si Park kombëtar, të mos preken.
    Kërkesa
    “Ne jemi kundër shmangies së varrimeve të të afërmëve tanë nga kjo varrezë, e cila njihet si e tillë brez pas brezi edhe nga të parët tanë që prehen aty”, - janë shprehur banorët. Ndërsa Atë Sokrat Laku, i cili shërben në kishën që ndodhet brenda muzeut të qytetit antik, ka bërë dhe një deklaratë ku ka shprehur kërkesën në emër të banorëve të zonës që pronat e kishës t’i kthehen asaj. Nga ana tjetër, ai ka shtuar se disponon dokumentet përkatëse që e vërtetojnë këtë kërkesë. Çështja, sipas tij, është në proces gjyqësor. Banorët kanë treguar se kanë marrë një fletëthirrje për protestë nga Atë Laku. Ata u mblodhën fillimisht në hyrje të derës kryesore të muzeut dhe mandej janë drejtuar në sheshin e rrethuar me kangjella të varrezave të të afërmëve të tyre. “Ne nuk mund të pranojmë që të zhvarrosen të afërmit tanë”, - deklaruan ata. Ata kërkuan ndërhyrjen e shtetit për të sqaruar përfundimisht se e kujt ishte prona: e kishës apo e shtetit. Atë Laku u shpreh para tyre se me dokumentet që ekzistojnë prona është e kishës dhe se varret janë të mbështetur me dokumentacion dhe të ndërtuara në truallin e “Shën Thanasit”.
    Reagimi
    Drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik, Marin Haxhimihali, ka pritur përfaqësinë e banorëve besimtarë. Ne jemi park kombëtar, – tha ai, - dhe qëllimi ynë është thithja e turistëve njëkohësisht dhe mbrojtja e vlerave tona kombëtare. Problemi juaj është një problem administrativ dhe si i tillë zgjidhet në rrugë administrative. Si arkeolog e mbroj këtë zonë nga çdo gërmim, por nuk jam kundër proceseve e riteve fetare. Unë së bashku me stafin tim ngelem i gatshëm të përçoj vlerat e turizmit dhe të mbroj trashëgiminë tonë kulturore e historike. Ekzistenca e atij gardhimi me kangjella në qendër të parkut është një shenjë që largon turistët dhe jo t’i afrojë ata dhe kjo do të thotë që humbja është e përbashkët”, - deklaroi ai. “Unë do t’i drejtohesha komunës që ta zgjidhë këtë problem”, - përfundoi Haxhimihali. Varret publike të ortodoksëve të disa fshatrave në Parkun Kombëtar Apolonia janë kthyer prej disa kohësh në qendër të polemikave midis kishës dhe drejtorisë së parkut në fjalë. Shkak është rrethimi me kangjella i këtyre varreve, rrethim i cili kap një sipërfaqe të konsiderueshme. Kjo sipas një vendimi të dhënë para një viti nga këshilli i komunës. Arkeologët janë shprehur se kjo strukturë rrethimi shkakton probleme në mbarëvajtjen e turizmit, ndërsa ekzistenca e varreve të reja mbi ato të vjetra prish strukturën arkeologjike të kësaj zone. Kjo shkaktoi irritim te besimtarët ortodoksë që me anë të përfaqësuesit të tyre tashmë kërkojnë dhe pronat e kishës, që, sipas tyre, janë më shumë se 180 ha, në një kohë kur e gjithë hapësira e parkut shkon në rreth 250 ha. Komuna nga ana e saj është shprehur se do të ndërhyjë për të zgjidhur problemin. Por ende nuk është mbledhur këshilli për këtë çështje. Me qindra turistë vizitojnë në ditë Apoloninë dhe këtë park të kthyer me një pamje të re ditët e fundit. Por askush nuk sheh dhe nuk di se çfarë ka brenda parkut, në një zonë të rrethuar me kangjella, ndërkohë që shteti nuk ndërhyn ende për të zgjidhur këtë problem.

    Gazeta Albania
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Parkut Arkeologjik të Apolonisë
    duhet te mbetet nje park jo vareza edhe gjera fetare
    Partizoni

Tema të Ngjashme

  1. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  2. Gjetje Rasti E Monedhave Të Dyrrahut Dhe Të Apolonisë
    Nga shendelli në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 10:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •