Eshte fare e thjeshte formula e diteve te jetes. Nje e djeshme, qe iku dhe dot s'e kthejme. Nje e sotme, qe pas pak do t'i perkase se djeshmes, por qe mund ta jetojme me intensivisht se te djeshmen. Nje e neserme, qe pas pak do t'i perkase te sotmes, por qe mund dhe duhet te jete me e bukur, me e lumtur se e sotmja.
Ndonese ndjej nostalgji per te djeshmen, ndonese ndjej qe si shpejt me iken e sotmja, ndjej, o miq, sikur kam perpara nje pafundesi te nesermesh....
Po ju si ndjeheni?
----------------------------------
Per te nesermen...
Sot u zura me afendikon
Mos qeshni, se une e di c'hoqa
Mjekra e Marksit m'u lemshua ne gjoks
Teorine e mbivleres per se dyti zbulova.
Mbivlere e felliqur, shpirtrash pa shpirt
Mbivlere e uritur, xhepash te pangopur
Sikur mjekroshi te ringjallej serish
Serish te njejten gje do kish' shkrojtur.
Sot jeta me dysh m'u rinda
Me vetveten mbeta pergjysmuar
Mjekra e Marksit si litar ne qaf'
Vazhdon e vazhdon te mbetet shtrenguar.
Shtrengim stershekullor i pameshirshem
Te vdekurit ne varr i lebetit
Te gjallet i vdes perditshem...
-TE PALINDUR! NDRONI HISTORIN!!!
* * *
-------------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)
Krijoni Kontakt