-
Veç një fjalë...
Heshtja është ngritur mes nesh mal
Më dhemb në shpirt plaga e vjetër
Shpirti më dhemb veç për një fjalë
Veç një fjalë ma thuaj...s’dua tjetër...
Çka po ndodh me besimin... ku mbet
Më thuaj se jam idealist i pashpresë
Ma thuaj dhe do vijoj të jem një hiq në jetë
Më ëndrrën që në heshtje po vdes
-
-
Vec nje fjale me thuaj...se shume po te pres,
me thuaj nje vetem mos me ler te vdes,
nje fjale tenden dua dhe fuqine e marr,
te lutem me flit mos me ler te vrare!
Te kam pritur gjate dhe shume kam menduar,
te rrija me ty gjithmone kam shpresuar,
pse sme flet ti sot,me thuaj cfare ke,
me thuaj nje fjale,ne heshtje me le!
Mos ma pusho endrren se pa te do vdes,
mos me prit ti shpresat,pa to jo nuk zbres,
me duket sikur, shume larg une jam,
me duket sikur,ty, me nuk te kam!
Vec nje fjale me thuaj dhe per ty do zbres,
nuk do kem frike fare dhe shume do therres,
do te kerkoj ty neteve pa mbarim,
me thuaj nje fjale...je engjelli im!
-
-
Nje fjale e munguar,ngre mure te pakapercyeshme
per nje fjale,koha ka heshtur gjate.
Nje fjale, i ben zemrat te pathyeshme,
u prin shpirtrave te humbur neper nate..
Sa e presim nje fjale,sa gjate"
ndonjehere,s'na mjafton nje jete.
rrallehere, dalim nga terr i pamate
rralle,shume ralle,gjejme nje te vertete..
Mister eshte kjo fjale,shpesh mbetet e tille
ne shurdheri te plote na le, po s'e degjuam.
Na mbyll ne nje kafaz,te larte si keshtjelle,
heremite shpirtndryshkur,pa te ne jetuam.
Nese vjen nje dite,zor se e besojme
ashpersi e fatit,na ka helmur' shpirtin
dhe ne te verteten,perseri dyshojme"
sekelldi e jetes,na ka ngjizur mortin..
Ben,te vije e forte,si dallge lirije
vec ne k'te menyre,na zgjon nga kllapia.
Te na hape nje porte,porte madheshtie
te mesojme se c'eshte lumturia..
-
-
Vec nje fjale kisha pritur
Te gjith diten i merzitur
Strukur isha mbas nje dere
Lajmin lart nga nje pexhere
Prisja po cfare valle ?
Gruaja te lindete djale
Me ne fund nje infermiere
Qe me gjeti prap mbas dere
Me tha me gaz shume
Te roj goca o fat lume..........
Pershendetje per gjithe baballare qe kane goca
-
-
Mos me thuaj qe je bere me goce...kjo po qe qenka nje fjale...hajde te te rroje
-
-
Po dhe gocat te mira jane
Prej tyre presim sevdane
E ckemi ne me shume
Se pime Rakine lume ?
-
-
Nuk thashe gje mor i uruar
thjesht u ndjeva i gezuar
te te rroje,e pac me jete
e u befte yll me flete..: )
-
-
Heshtja është ngritur mes nesh mal
Më dhemb në shpirt plaga e vjetër
Shpirti më dhemb veç për një fjalë
Veç një fjalë ma thuaj...s’dua tjetër...
Çka po ndodh me besimin... ku mbet
Më thuaj se jam idealist i pashpresë
Ma thuaj dhe do vijoj të jem një hiq në jetë
Më ëndrrën që në heshtje po vdes
Ma thuaj nje fjalë veç një...
Pas saj le të rrotullohet gjithësia
Një fjal ma thuaj veç një...
Që të prehet në amshim brendësia
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt