Pershendetje....
Do doja te dija te dija me shume per perdorimin e shenjes se Kryqit, cila eshte origjina e berjes se kesaj shenje me dore, kur ka filluar te perdoret nga te krishteret dhe cili eshte qellimi i berjes se shenjes se Kryqit me dore?
Pershendetje....
Do doja te dija te dija me shume per perdorimin e shenjes se Kryqit, cila eshte origjina e berjes se kesaj shenje me dore, kur ka filluar te perdoret nga te krishteret dhe cili eshte qellimi i berjes se shenjes se Kryqit me dore?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Pse Latinet e bejne kryqin per se prapi?
At Anthony Nelson postoi kete mesazh me email ne nje forum orthodhoks si pergjigje per pyetjen e mesiperme.
Pergjigjia: Shenja e kryqit e Bizantineve eshte ndryshe nga shenja e kryqit te Latineve. Gishti i madh dhe dy gishtat ne krah te tij te dores se djathte bashkohen duke prekur njeri-tjetrin, kurse gishti i katert dhe i peste ulen ne pellemben e dores te mbledhur njeri pas tjetrit. Gishti i madh dhe dy gishtat ne krah te tij te bashkuar simbolizojne tre Personat Hyjnore te Trinise, kurse dy gishtat e thjeshte simbolizojne dy natyrat e Jisu Krishtit. Me gishtat te mbledhur ne kete menyre, preket ne fillim balli dhe thuhet "Ne emer te Atit", pastaj preket gjoksi dhe thuhet "Birit", pastaj preket shpatulla e djathte duke thene "dhe Shpirtit", pastaj preket shpatulla e majte me fjalet "te Shenjte. Amin". Kur jeni duke bere shenjen e kryqit, koka dhe shpatullat ulen paksa si nje shenje peruljeje ndaj Perendise.
Shpatulla e djathte preket ne fillim, jo e majta sic behet ne Ritin Latin. Pėrpara fund shekullit te XII, te Krishterėt si ne Lindje edhe ne Perendim benin te njejten shenje te kryqit nga e djathta ne te majte. Katoliket latine filluan qe ta bejne ate me te gjithe gishtat e shtrire dhe nga e majta ne te djathte, ne kohen e Papa Innocent III (1198-1216). Sipas tyre, kjo do te thosh qe Jezusi erdhi nga Ati ne toke duke u bere njeri, pastaj zbriti ne krahun e majte, pėr shembull nė ferr, fale Pasionit te tij pastaj u ngjit ne te djathte te Atit. Nje shpjegim tjeter ishte se duke bere shenjen e kryqit nga e majta, nga krahu i dobet, pra krahu i mekatit, ne krahun e djathte, krahun e shpetimit, do te simbolizonte vdekjen e Krishtit ne kryq dhe kalimin tone nga krahu i majte ne krahun e djathte, ne shpetimin tone.
Shenja me e hershme dhe me antike e te berit te kryqit, sic behet edhe sot e kesaj dite ne Kishen Bizantine, nga e djathta ne te majte, ka si domethenie se shpetimi kaloi nga Hebrejte, qe ishin ne krahun e djathte te Zotit (krahu i nderit qe i perket popullit te zgjedhur), tek Popujt e tjere, qe ishin ne krahun e majte. Duke prekur krahun e djathte ne fillim shpreh gjithashtu shpresen e Krishtere per tu vendosur ne mes te te drejteve ne krahun e djathte te Krishtit, Gjykatesit, ne Gjykimin e Fundit.
Ne Ritin Latin prifti, kur jep nje bekim, vazhdon te beje shenjen e kryqit nga e djathta ne te majte.
Te Krishtereve te hershem u lindi mendimi se krahu i djathte eshte krahu i drejtesise, i nderit, nga Shkrimet e Shenjta: p.sh Mbreteresha e qiellit "qendroi ne krahun e djathte, e veshur me nje robe te zbukuruar me flori dhe ngjyra te ndryshme" (Ps. 44:10); Jisui "u ul ne krahun e djathte te Atit" (Rom. 8:34), etj.
Ne pergjithesi, shenja e plote e kryqit behej dhe behet ne menyre qe te pranojme se te gjitha fakultetet tona (mendja, zemra dhe shpirti) dhe gjithe fuqia jone (shpatullat) i dedikohen sherbimit te Zotit nepermjet kryqit te Krishtit, shenjes se shpengimit nga mekati.
Botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale Shqiptare - 1995
"Kryqi, ruajtėsi i gjithė botės;
Kryqi, bukuria e Kishės;
Kryqi, fuqia e mbretėrve;
Kryqi, mbėshtetja e besimtarėve;
Kryqi, lavdia e engjėjve
dhe plaga e demonėve "
(Eksapostillarion)
SHENJA E KRYQIT
Para njėzet shekujsh Kryqi ishte mjet i dėnimit poshtėrues dhe i vdekjes sė frikshme. Romakėt dėnonin me kryqėzim kriminelėt mė tė mėdhenj.
Sot, Kryqi mbizotėron nė tė gjithė jetėn e besimtarėve tė krishterė, nė tė gjithė jetėn e Kishės sonė; si mjet flijimi, shpėtimi, gėzimi, shenjtėrimi dhe hiri. Siē shkruan Shėn Krisostomi (Gojarti), "ky simbol i mallkuar dhe i neveritshėm i dėnimit mė tė rėndė, tani ėshtė bėrė i dashur dhe i shtrenjtė". E sheh kudo. "Nė Tryezėn e shenjtė, nė hirotonitė e priftėrinjve, nė Liturgjinė Hyjnore; nė shtėpitė, nė tregjet, nė shkretėtirat dhe nė rrugėt; nė detet, nė anijet dhe nė ishujt; nė krevatet dhe nė veshjet; nė martesat, nė gostitė, nė enėt e arta dhe tė argjendta; nė stolitė dhe afresket... Kaq i shtrenjtė u bė pėr tė gjithė kjo dhuratė e mrekullueshme, ky hir i papėrshkruar".
Dhe nė fakt, ngado qė tė hedhėsh vėshtrimin, brenda dhe jashtė kishės, do tė shikosh shenjėn e Kryqit. Si simbol skematik, i dukshėm, por edhe si gjest i shenjtė. Shenja e Kryqit mbizotėron nė jetėn e Kishės.
Por, pėrse?
Sepse, qė atėhere, kur mbi Kryqin u mbėrthye dhe vdiq pėr shpėtimin e botės vet Perėndia, Zoti ynė Jisu Krisht, ky mjet i dėnimit u bė mjet i shpėtimit. "...Nuk ėshtė mė masė dėnimi, por trofe i shpėtimit tonė u bė"- thotė njė tropar. Objekti i turpit u bė lavdia e Kishės. Simboli i mallkimit u bė "shpėrblesė e mallkimit tė lashtė". Druri i vuajtjes dhe i vdekjes, u bė "shenjė e gėzimit" dhe "thesarmbajtės i jetės". Tė gjitha kėto, ngaqė mbi drurin e Kryqit, bashkė me trupin e Tij tė pacėnuar, Zoti mbėrtheu edhe mėkatet tona. Siē shkruan Apostulli i shenjtė Pavli, na fali "gjithė fajet; duke shuar dorėshkronjėn e porosive qė ishte kundėr nesh... duke e mbėrthyer atė mbi kryq" (Kol.2:14).
Kryqi i Krishtit na pajtoi me Atin qiellor, nga i Cili na kishte ndarė djalli duke mashtruar njerėzit e parė. Kryqi i Krishtit na hapi Mbretėrinė e Qiejve, pasi deri nė kryqėzimin e Tij, Hadhi pėrpinte nė mėnyrė tė pangopur, madje, edhe tė drejtėt. Prandaj Kryqi ka kaq fuqi edhe hir; fuqinė dhe hirin e Krishtit, qė, kur u kryqėzua, i kaloi nė mėnyrė mistike dhe tė pakonceptueshme te Kryqi i Tij i nderuar, siē na e thotė me urtėsi edhe himnologjia: "Kryqi yt, o Zot, edhe pse duket dru nė thelb, ėshtė i veshur me pushtet hyjnor; edhe pse ėshtė i dukshėm nė botė, shpirtėrisht bėn mrekullinė e shpėtimit tonė...".
Kryqi, pra, u bė simboli i vet Krishtit. Simbol nga i cili dridhen demonėt.
* * *
Por, meqėnėse ėshtė me tė vėrtetė kėshtu, atėhere, pėrse ka njerėz qė mohojnė, urrejnė dhe fyejnė Kryqin? "Sepse shumė ecin", shkruan Apostull Pavli, "pėr tė cilėt ju thashė juve shumė herė, edhe tani duke qarė po ju them, ata janė armiqtė e Kryqit tė Krishtit, fundi i tė cilėve ėshtė humbja". (Fil.3:18).
Me tė vėrtetė, disa heretikė janė "armiq tė Kryqit". Kryqi, thonė ata, ėshtė mjet krimi dhe nderimi i tij pėrbėn idolatri. Mbėshtesin, madje, se Kisha e vjetėr nuk e pėrdorte shenjėn e Kryqit.
Kjo pikėpamje ėshtė e gabuar. Sė pari, ngaqė Kisha jonė nuk e nderon Kryqin si njė formė gjeometrike tė rastėsishme. Sė dyti, ngaqė nderimi ndaj shenjės sė Kryqit i ka fillimet e tij qė nė kohėt apostolike. Sė treti, ngaqė vet Perėndia zbuloi me ngjarje tė mbinatyrshme, nė raste dhe epoka tė ndryshme, se Kryqi pėrbėn simbolin e Tij. Dhe sė katėrti, ngaqė me shenjėn e Kryqit u bėnė dhe bėhen mrekulli tė jashtėzakonshme.
Por le t'i marrim gjėrat me rradhė.
I Kisha jonė nuk nderon Kryqin nė vetvete, si njė figurė tė thjeshtė, tė shkėputur nga Zoti i kryqėzuar. Kjo do tė ishte me tė vėrtetė idolatri. Por e nderon si simbolin e flijimit tė madh tė Krishtit, nga i cili rrjedh hiri, shenjtėrimi dhe shpėtimi i njeriut. E pranon dhe i falet si shenjėn e Birit tė njeriut (Math 24:30), qė ka marrė, siē e thamė, nė mėnyrė mistike dhe tė pakonceptueshme, hirin dhe fuqinė e Tij.
Besimtari, duke parė formėn e Kryqit, duke bėrė shenjėn e Kryqit, duke iu falur "figurės" dhe simbolit tė Kryqit, sheh me sytė e shpirtit tė tij Jisuin e kryqėzuar dhe i falet Atij. "Nuk pranojmė Kryqin si Perėndi, por duke treguar dėshirėn e vėrtetė tė shpirtit tonė pėr tė Kryqėzuarin", shkruan Shėn Jeronimi. Dhe Shėn Joan Damaskinoi sqaron se, pėrveē Drurit tė nderuar, "i falemi edhe shenjės sė Kryqit tė Nderuar dhe Jetėdhėnės, edhe pse ėshtė i ndėrtuar nga lėndė tė ndryshme, sigurisht jo duke nderuar lėndėn, -kurrė mos u bėftė-, por shenjėn, si simbol tė Krishtit". Sesa tė drejtė kanė Etėrit e shenjtė, do ta konstatojmė mė poshtė, duke parė fuqinė shenjtėruese dhe mrekullibėrėse tė shenjės sė Kryqit.
II Fillimet e nderimit tė shenjės sė Kryqit, humbasin nė thellėsitė e lashtėsisė kristiane, meqė na dorėzohet qė nė kohėt apostolike.
Apostulli i shenjtė Pavli thotė: "Po pėr mua, qoftė larg tė mburrem pėr tjetėr gjė, veē pėr Kryqin e Zotit tonė Jisu Krisht, me anė tė tė Cilit bota ėshtė kryqėzuar tek unė, edhe unė te bota". (Gal.6:14).
Apostulli i shenjtė Petro u dėnua me vdekje nė kryq, ashtu si Zoti. Por, kaq shumė e nderonte shenjėn e Kryqit, saqė u lutej xhelatėve tė tij: "Nuk jam i denjė tė mė kryqėzoni nė kėmbė, si Krishtin tim. Ai u kryqėzua ashtu qė tė shikojė nė tokė, sepse do tė shkonte nė Hadh pėr tė shpėtuar shpirtrat qė gjenden aty. Mua, veēse, tė mė kryqėzoni me kokėn poshtė, qė tė shikoj qiellin, ku kam pėr tė shkuar".
Apostulli i shenjtė Andrea, i parėthirruri, kur qėndroi pėrballė Kryqit tė martirizimit tė tij (i formės X), thirri me druajtje dhe emocion: "Gėzohu, Kryq, qė me trupin e Krishtit u shenjtėrove dhe me pjesėt e Tij, si me margaritarė, u stolise! Para se tė mbėrthehej mbi ty Zoti im, ishe i frikshėm pėr njerėzit. Veēse, tani, tė gjithė besimtarėt e dinė se sa hir ėshtė i fshehur brenda teje. Pa frikė dhe me gėzim po tė afrohem. Me dėshirė pranomė edhe ti, mua, nxėnėsin e Krishtit tė kryqėzuar... 0 Kryq i lumur e i shtrenjtė, merrmė nga njerėzit dhe dorėzomė te Mėsuesi im!".
Lashtėsinė e pėrdorimit tė shenjės sė Kryqit e vėrteton edhe njė nga apologjetėt e mėdhenj, Tertuliani (rreth 160-220), i cili shkruan: "Kudo qė kemi pėr tė mbėrritur, pėr kudo qė tė duhet tė nisemi, kur mbėrrijmė dhe kur nisemi, kur veshim kėpucėt, kur lahemi, kur hamė, kur ndezim kandilin, kur biem nė shtrat, kur ulemi nė stol, kur fillojmė ndonjė bisedė, bėjmė nė ballin tonė shenjėn e Kryqit" (De corona 3,11).
III Vetė Zoti, me ngjarje tė mbinatyrshme dhe zbulime tė mrekullueshme, tregoi, nė rrethana tė ndryshme dhe nė mėnyrė tė bujshme, se shenja e Kryqit pėrbėn simbolin e Tij dhe trofeun e pamposhtur tė besimtarėve. Le tė referohemi nė pak prej shembujve tė panumėrt qė ruan historia kishtare, Etėrit e Shenjtė dhe sinaksarėt.
1. Historiani i njohur kishtar Eusebi i Ēezarisė (+ 340), bashkėkohės i Shėn Konstandinit tė Madh, pėrshkruan nė mėnyrėn mė tė gjallė dhe tė papėrgėnjeshtruar, ngjarjen e mirėnjohur kur, nė mes tė ditės, nė prani tė gjithė burrave tė ushtrisė sė tij, Shėn Konstandinit iu shfaq Kryqi ndriēues me mbishkrimin "Me kėtė, fito!".
2. Pėrveē shfaqjes sė mbinatyrshme tė sipėrpėrmendur tė shenjės sė Kryqit, ndodhi edhe njė tjetėr, pėrsėri pėrpara dėshmitarėsh tė panumėrt okularė, nė kohėn kur mbret ishte Konstandi, biri i Shėn Konstandinit dhe Kryepiskop i Jerusalemit ishte Shėn Kirilli. Mrekullinė ia tregon mbretit vetė shenjti me anė tė njė letre nė tė cilėn thotė se, nė atė ditė (7 maj 346, periudhė e Pentikostisė), rreth orės sė tretė (ora 9 paradite), u duk nė qiell, kolosale, dritėplotė, shenja e Kryqit tė Nderuar; e cila shtrihej qė nga Golgothaja e Shenjtė deri nė Malin e Ullinjve. Nuk e panė vetėm njė a dy vetė, por tė gjithė banorėt e Jeruzalemit. Dhe nuk u duk vetėm pėr njė ēast, por pėr orė tė tėra varrej nė qiell. Dhe ishte kaq i ndritshėm, saqė ua kalonte nė shkėlqim rrezeve tė diellit, prandaj kishin mundėsinė ta shikonin qartė nė mes tė ditės. Duke parė kėtė mrekulli, populli i qytetit vrapoi nė Kishėn e Ngjalljes. Tė gjithė nxituan tė lavdėrojnė me njė gojė Zotin tonė Jisu Krisht, pasi tani vetė gjėrat i kishin mėsuar, se dogma e gjithėdevotshme e tė krishterėve nuk mbėshtetet tek urtėsia njerėzore qė bind me fjalėt dhe me logjikėn, por nė provat qė japin dhurėtitė shpirtėrore dhe fuqitė mrekullibėrėse. Dhe dogma nuk predikohet vetėm nga njerėzit, por dėshmohet edhe nga vetė Perėndia, nga qielli.
Kujtimin "e shenjės sė Kryqit tė Nderuar tė shfaqur nė qiell" Kisha jonė e feston mė 7 maj.
3. Martiri i madh, Shėn Efstathi (20 shtator), u bė i denjė tė shikojė njė vizion tė mrekullueshėm, nė sajė tė tė cilit u kthye nga idolatria nė besimin kristian. I urtė, i pėrmbajtur, filantrop dhe drejtėsidashės, edhe pse qe idolatėr, Shėn Estathi (qė atėherė quhej Pllakidas), tėrhoqi mbi veten e tij hirin e Krishtit qė iu shfaq nė mėnyrė paradoksale. Konkretisht, njė ditė, ndėrsa gjuante nė pyll, shikon nga larg njė dre shumė tė bukur dhe trupmadh, qė, ndėrsa ikte, kthente herė pas here kokėn dhe e vėshtronte nė sy. Shenjti shpoi kalin e tij me mamuze pėr ta arritur, por nuk mundi. Vrapuan pas tij edhe shokėt, por mė kot. Pas njė farė kohe, u detyruan tė braktisin pėrpjekjen, sepse kuajt e tyre ishin kapitur. Vetėm shenjti kėmbėngulte duke ngarė kalin me tė katėrta pas drerit tė palodhshėm. Pėrfundimisht, tė mbytur nė djersė, ai edhe kali i tij, arritėn pėrpara njė gremine tė madhe. Dreri kėrceu matanė me lehtėsi, ndaloi dhe vėshtronte shenjtin. Por kali nuk mund tė kapėrcente dhe u detyrua tė ndalonte. Atėhere, me habi tė papėrshkrueshme, shenjti sheh midis brirėve tė drerit njė Kryq tė tėrėndritshėm qė shkėlqente, me Zotin e kryqėzuar nė tė dhe dėgjoi njė zė t'i thoshte: "Pėrse po mė ndjek Pllakida? Unė jam Krishti, qė ti nuk mė njeh, por m'ua mė pėlqen pėr veprat e tua tė mira. Pėr hirin tėnd, pra, u shfaqa mbi kėtė dre. Bamirėsitė dhe veprat e tua tė mira mė kėnaqėn. Prandaj, edhe unė t'u shfaqa, sepse nuk ėshtė e drejtė qė njė njeri si ti tė mos dijė tė vėrtetėn...". Kėto dhe shumė tė tjera i tha Zoti pėrpara se ta dėrgonte te episkopi i vendit, i cili e pagėzoi sė bashku me gjithė familjen e tij, duke i vėnė emrin Efstathi.
Sa pėrmendėm mė lart, janė vetėm tre prej shembujve tė panumėrt tė zbulimeve hyjnore nė lidhje me shenjėn e Rryqit, nga tė cilat mėsojmė se kjo shenjė ėshtė vula e Krishtit.
Qė tė motivohet me mė shumė fakte nderimi qė i bėn Kisha Kiyqit dhe qė tė duket nė mėnyrė shprehėse fuqia e shenjės sė Kryqit, si shenjė e Krishtit, mė poshtė do tė tregojmė disa mrekulli sporadike, - mė tė shumtat nga jetėt e shenjtorėve -, qė ndodhėn herė pas here me kėtė simbol tė gjithėhirshėm.
IV Shėn Joan Teologu (26 shtator), shėroi nė Patmo priftin e paralizuar idolatėr tė Apollonit, duke bėrė mbi tė shenjėn e Kryqit.
Shėn Andoni i Madh (17 janar), duke dashur tė turpėrojė disa dijetarė idolatėr, qė vajtėn pėr ta ngacmuar, solli para tyre disa tė demonizuar edhe tha: "Ose pastrojini ju, me silogjizmat tuaja dhe me ēdo lloj tjetėr arti a magjie tė dėshironi, duke thirrur nė ndihmė idhujt tuaj, ose, nėse nuk mundni, hiqni dorė nga polemika kundėr nesh dhe do tė shikoni fuqinė e Kryqit tė Krishtit!". Dhe, nė tė njėjtėn kohė, thirri nė ndihmė Zotin, duke bėrė tre herė shenjėn e Kryqit mbi tė demonizuarit. Ata u ēliruan menjėherė nga demonėt dhe u ngritėn tė shėruar, duke lavdėruar Perėndinė.
Kur Shėn Epifani i Qipros (12 maj) ishte ende fėmijė i vogėl dhjetėvjeēar, njė gomar xanxar e plagosi rėndė nė kofshė dhe e hodhi pėrtokė, tė pamundur pėr t'u ngritur mė. Atėhere, njė i krishterė shpresėtar, Kleovi, bėri tri herė shenjėn e Kryqit te pjesa e vrarė dhe menjėherė Epifani i vogėl u shėrua dhe u ngrit nė kėmbė. Shumė kohė mė vonė, i njėjti shenjt, duke i bėrė tri herė shenjėn e Kryqit, e ēliroi pėrnjėherė vajzėn e Mbretit tė Persisė nga demoni qė e mundonte.
Kur mbreti arian Uali urdhėroi qė Kisha katedrale e Niqeas t'u dorėzohej arianėve, Shėn Vasili i Madh (1 janar) kėrkoi qė t'i lihej Perėndisė tė vendoste pėr ēėshtjen. Propozoi qė tė mbyllnin Kishėn dhe pastaj tė luteshin si arianėt ashtu edhe orthodhoksėt. Nėse "Kisha do tė hapej me lutjen e orthodhoksėve, t'u mbetej atyre. Pėrndryshe, domethėnė nėse do tė hapej me lutjen e arianėve, apo edhe nė qoftė se nuk do tė hapej fare, ta merrnin arianėt. Kėshtu edhe u bė. Po lutjet e heretikėve nuk dhanė fryte. Pėrkundrazi, porsa Shėn Vasili bėri tre herė shenjėn e Kryqit mbi derėn e mbyllur tė kishės duke thėnė: "I bekuar Perėndia i tė krishterėve nė jetė tė jetėve", llozat u thyen dhe fletėt e derės u hapėn menjeherė. Kėshtu, Kisha u mbeti orthodhoksėve.
Kur qeveritari i Nikodimisė, Aleksandri, hodhi Shėn Vasilisėn (3 shtator) brenda nė njė furrė, ajo bėri shenjėn e Kryqit dhe nuk u cėnua fare nga zjarri.
Me shenjėn e Kryqit, Shėn Thalleleu (20 maj) shėronte tė gjithė tė sėmurėt qė rendnin pranė tij pėr tė gjetur shėrim.
Me shenjėn e Kryqit, Oshėnar Andrea i marri pas Krishtit (28 maj) dhe Shėn Zaharia mballomatari (17 nėntor), hapnin netėve dyert e kyēura tė Kishave tė Konstandinopojės, ku shkonin dhe luteshin fshehurazi nga njerėzit dhe i mbyllnin me tė njėjtėn mėnyrė pėrsėri duke ikur.
Mirėpo, mrekullitė e Kryqit nuk kanė fund.
Njė mrekulli e parreshtur, e pėrsėritur ėshtė ajo e ajazmės. Vetėm Kisha Orthodhokse, barka e sė Vėrtetės, e ka kėtė dhuratė dhe privilegj hyjnor. Vetėm Kisha jonė ka ajazėm. Me bekimin nė formė Kryqi nga prifti dhe zhytjen e trefishtė, nė formė Kryqi, tė Kryqit nė ujė, ky bekohet dhe bėhet "shėrues shpirtrash dhe trupash dhe largues i ēdo fuqie kundėrshtare", ndėrkohė qė, pėr mė tepėr, mbetet i paprishur dhe i pandryshuar nė kohė!
Ka tė drejtė, pra, Shėn Joani i Kronshtadit, kur shkruan: "Kryqi ėshtė ikonė e Krishtit tė kryqėzuar, Birit tė Perėndisė. Prandaj, edhe shenja e Kryqit, madje edhe vetėm hija e tij, u shkakton tmerr demonėve, sepse ėshtė shenja e Krishtit, sepse ėshtė streha e tė Kryqėzuarit. Prandaj, mjafton tė zhytėsh Kryqin nė ujė, pėr ta shenjtėruar atė. Pas kėsaj, uji bėhet shėrues dhe largon demonėt".
* * *
Me tė gjitha sa paraqitėm deri kėtu nė mėnyrė tė pėrmbledhur, motivohet dhe kuptohet plotėsisht nderimi i madh me tė cilin Kisha jonė rrethon shenjėn e Kryqit, si edhe pėrdorimi i tij shumė i shpeshtė, si nė kultin hyjnor, ashtu dhe nė jetėn e pėrditshme tė besimtarėve:
Nė tė gjitha lėvizjet e meshtarit gjatė kryerjes sė Liturgjisė Hyjnore, qė nga "E bekuar ėshtė Mbretėria" deri te "Me uratat" mbizotėron shenja e Kryqit.
Nė tė gjitha veprimet dhe shėrbesat e kultit, ku bėhet fjalė pėr bekim, prifti, sipas traditės sė pashkruar tė Kishės, duhet tė bėjė "shenjėn e Kryqit".
Kudo qė tė hedhėsh vėshtrimin, brenda dhe jashtė Kishės Orthodhokse, do tė shohėsh tė fiksuar shenjėn e Kryqit: nė konstruksionin e Kishave, nė ikonografi, nė dekoracionin kishtar, nė librat liturgjikalė, rrobat e shenjta priftėrore dhe enėt e shenjta...
Por, edhe nė jetėn tonė tė pėrditshme, tė gjithė besimtarėt ruajmė traditėn e shenjtė tė pėrdorimit tė shenjės sė Kryqit, si amanet tė ēmuar shpirtėror dhe shenjtėrues.
Tė krishterėt shpresėtarė e bėjnė Kryqin shumė shpesh:
Nė mėngjes kur ngrihen nga gjumi; gjatė gjithė lutjeve tė tyre; kur dalin nga shtėpia e tyre; kur kalojnė pėrpara Kishave tė hirshme; kur fillojnė ndonjė punė; kur mbarojnė punėn; para se tė pinė ujė ose ndonjė pije tjetėr; pėrpara bukės; pas bukės; para se tė bien pėr tė fjetur; kur dėgjojnė ndonjė lajm tė mirė apo tė keq. Nė ēdo situatė, kohė e pakohė,... shenjėn e Kryqit! ... Dita e besimtarit fillon - dhe duhet tė fillojė - me Kryqin dhe mbaron me Kryqin. Por, edhe anasjelltas, nata e tij fillon dhe mbaron pėrsėri me Kryqin.
Gjithashtu, shumė herė, tė krishterėt i drejtohen kishės, duke kėrkuar priftin pėr t'u "bėrė shenjėn e Kryqit", domethėnė t'i bekojė nė formė Kryqi (ose me Kryqin, ose me orendi tjetėr tė shenjtė, ose me rrobė tė shenjtė prifti), qė tė forcohen kundėr tundimeve, ose tė lehtėsohen nga ndonjė sėmundje.
Kaq e madhe ėshtė fuqia e shenjės sė Kryqit, shenjės sė Birit tė gjithpushtetshėm tė Perėndisė! Kaq i madh ėshtė hiri qė mban nė mėnyrė mistike brenda vetes! Siē e formulon nė mėnyrė tė pėrmbledhur dhe shprehėse Shėn Makarios i Moskės, "shumė herė, njė shenjė e vetme e Kryqit, qė bėhet me besim dhe bioma intensive, ėshtė mė e fuqishme nga shumė fjalė lutjesh para fronit tė tė Lartit. Nė tė ekziston drita qė ndriēon shpirtin, fuqia shėruese qė shėron sėmundjet e shpirtėrave dhe tė trupave, fuqia mistike qė kundėrvepron nė ēdo dėmtim. Trazojnė shpirtin tėnd mendime dhe dėshira tė papastra? Murosu me shenjėn e Kryqit, dyfisho dhe trefisho kėtė mur dhe mendimet e papastra do tė vihen nėn kontroll. Mundohet zemra jote nga melankolia dhe trishtimi? Tė mbizotėron frika a tė rrethojnė tundimet? Ndjen dinakėritė e armiqve tė padukshėm? Gjej strehė te kjo fuqi e Kryqit, dhe paqja e shpirtit do tė rikthehet, tundimet do tė largohen, ngushėllimi i hirit tė Perėndisė dhe ngazėllimi shpirtėror do tė mbushin zemrėn tėnde".
* * *
Veēse, pas kėtyre, me tė drejtė na lind pyetja: Nėse shenja e Kryqit ka kaq hir edhe fuqi, pėrse nuk mund tė shijojmė edhe ne, tė gjithė, bekimet dhe dhuratat e tij?
Pėrgjigjja nuk ėshtė e vėshtirė: Ngaqė nuk e pėrdorim saktė, ashtu siē duhet, siē do Perėndia dhe Kisha. Nė mėnyrė treguese do tė referohemi vetėm nė katėr shkaqe:
a) Ndoshta, ngaqė jemi besėpakė dhe tė vakėt. Nuk e bėjmė shenjėn e Kryqit me besim tė gjallė te Zoti i kryqėzuar dhe te fuqia e hirit tė Kryqit tė Tij.
b) Ndoshta, ngaqė nuk kemi pėrulėsi. Rrjedhimisht, nėse Zoti aktivizon fuqinė e shenjės sė Kryqit tė Tij, ka rrezik tė biem nė fodullėk, duke konsideruar rrjedhojat e kėsaj fuqie hyjnore si arritje tonat.
c) Ndoshta, nga zemėrgurėsia, mėkatėsia dhe papendueshmėria jonė. Siē thotė nė mėnyrė karakteristike Shėn Kozmai i Etolisė/Kolkondasit, duhet "tė kemi dorėn tonė tė pastėr nga mėkatet dhe tė papėrlyer dhe, atėhere, kur bėjmė Kryqin, djalli shkrumbohet edhe ikėn. Po qe se jemi tė molepsur me mėkate, Kryqi qė bėjmė nuk zihet ...[dhe atėhere] demonėt nuk frikėsohen".
d) Sė fundi, ndoshta, ngaqė shenjėn e Kryqit nuk e bėjmė saktė, me menyrėn qė na e ka dorėzuar Kisha jonė e shenjtė, duke ofenduar kėshtu shenjtėrinė e tij dhe vetė Zotin.
Tek kjo e fundit duhet tė jemi shumė tė vėmendshėm. Jashtėzakonisht shumė. Tė gjithė ne, - klerikė, murgjėr dhe laikė -, kush mė shumė e kush mė pak, jemi fajtorė pėr bėrje tė pakujdeshme apo mekanike apo edhe joshpresėtare tė shenjės sė Kryqit mbi trupin tonė. Disa lėvizin dorėn nxitimthi mbi gjoks, - apo edhe nė ajėr, pa prekur fare trupin e tyre - herė duke formuar trekėndėsh ose X dhe herė tė duket se i bien kitares. Si mund tė karakterizosh njė lėvizje tė tillė, tė kotė dhe tė pakuptimtė, qė prek caqet e blasfemisė? E rėndė, por ama e vėrtetė ėshtė fjala e Shėn Kristostomit (Gojartit) qė thotė se vetė djalli lėviz dorėn e kėtyre tė krishterėve tė pakujdesshėm, pėr tė pėrqeshur simbolin e tėrėshenjtė tė Kryqit tė nderuar dhe pėr tė ndėshkuar vetė ata.
Disa tė krishterė bien pėrsėri nė njė gabim tjetėr. Janė ata qė vijnė nė Kishė, qė qėndrojnė zakonisht nė vende tė dukshme dhe aty, pėrpara tė gjithėve, nė demostrim tė shurdhėt, thyejnė mesin nė metani tė thella, shtrijnė duart andej kėndej nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe bėjnė shumė herė shenjėn e Kryqit, me lėvizje tė tepėrta, pa takt, ndonjėherė madje edhe qesharake...
Ka edhe njė kategori tė tretė tė krishterėsh, tė cilėt evitojnė plotėsisht tė bėjnė shenjėn e Kryqit dhe sidomos publikisht. Janė ata qė kanė turp tė pohojnė besimin e tyre te Krishti dhe te Kryqi i Tij. I tremben ironisė, pėrēmimit, talljes sė njerėzve tė botės. Siē shkruan Shėn Joan Evangjelisti, duan "lavdinė e njerėzve mė tepėr se lavdinė e Perėndisė" (Joan 12:43). Nėse u pėrkasim kėtyre, le tė kujtojmė porosinė e apostullit tė shenjtė Pavli, "mos u bėni nė njė formė me kėtė jetė". (Rom. 12:2), si edhe paralajmėrimin serioz tė vetė Zotit, "Kushdo, pra, qė tė mė pohojė pėrpara njerėzve, edhe unė do ta pohoj atė pėrpara tim Eti qė ėshtė nė qiejt. Po kush tė mė mohojė pėrpara njerėzve, do ta mohoj edhe unė atė para tim Eti qė ėshtė nė qiejt." (Math.10:32-33). Dhe, pėrtej kėtyre, le tė ndėrgjegjėsohemi se privojmė veten tonė nga njė armė tė tėrėfuqishme kundėr tundimeve, pasioneve, sėmundjeve dhe demonėve. Le tė vėmė re ēfarė na kėshillon Shėn Kirilli i Jeruzalemit: "Tė mos kemi turp pėr Kryqin e Krishtit. Dhe, nėse tjetri ka turp dhe e fsheh, ti bėje Kryqin tėnd hapur, pėr ta parė demonėt kėtė shenjė tė mbretit Krisht dhe tė ikin larg, duke u dridhur. Madje, bėje shenjėn e Kryqit shpesh, kur ha, kur pi, kur rri, kur shtrihesh, kur ngrihesh, kur flet, kur ecėn, me njė fjalė, nė ēdo rast. Sepse, ai qė kryqėzohet kėtu nė tokė, shpirtėrisht gjendet lart nė qiell... Mbrojtja ėshtė e madhe. Falas e marrin tė varferit dhe pa mund tė sėmurėt, sepse hiri i tij vjen nga Perėndia. Eshtė shenjė e besimtarėve dhe tmerr i demonėve".
Por si do tė bėhet shenja e Kryqit mbrojtje edhe pėr ne? Si do tė bėhet ai tmerr pėr demonėt nė duart tona? Nėse do ta bėjmė saktė. Nėse do ta bėjmė ashtu siē na e dorėzon dhe na e mėson Kisha jonė e Shenjtė - me besim, devocion, ndjenjė, hijeshi, pėrulėsi dhe takt.
Domethėnė, si?
Fillimisht, bashkojmė tre gishtėrinjtė e parė tė dorės sė djathtė, duke pohuar kėshtu besimin tonė nė njė Perėndi, qė ėshtė njėkohėsisht tre Ipostase, tre persona - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, - tė njėqenėshme, tė bashkuara ndėrmjet tyre "pandashėm" dhe "papjesėtueshėm". Dy gishtėrinjtė e tjerė, qė takojnė tek pėllėmba, simbolizojnė dy natyrat, dy vullnetet dhe dy energjitė e Zotit tonė; hyjnoren dhe njerėzoren. Nė kėtė mėnyrė bėjmė njė pohim simbolik tė besimit tonė orthodhoks, bazat dhe themelet e tė cilit i pėrbėn dogma triadike dhe kristologjike.
Pastaj sjellim dorėn nė ballė, zonėn trupore tė funksionimit mendor, duke treguar kėshtu se e duam Perėndinė me gjithė intelektin tonė dhe se i kushtojmė Atij tė gjitha mendimet tona.
Pastaj dora vjen nė bark. Kėshtu, deklarojmė nė mėnyrė simbolike se i kushtojmė Zotit tė gjitha dėshirat dhe ndjenjat tona.
Sė fundi, sjellim dorėn te supet, nė fillim te i djathti dhe pastaj te i majti, duke pohuar kėshtu se edhe ēdo aktivitet i ynė trupor i pėrket Atij.
Njė interpretim tjetėr plotėsues, mė se teologjik nė thjeshtėsinė e vet, na jep Shėn Kozmai i Etolisė/Kolkondasit nė mėsimin e tij tė pestė: "Dėgjoni, tė krishterė tė mi, se si duhet tė bėhet Kryqi dhe ēfarė kuptimi ka ai. Ungjilli i Shenjtė na thotė se Shėn Triadha, Perėndia, lavdėrohet mė tepėr nga engjėjt nė qiell. Ēfarė duhet tė bėsh edhe ti? Bashko tė tre gishtėrinjtė e tu tė dorės sė djathtė dhe nė pamundėsi pėr tu ngjitur nė qiell qė tė falesh, vė dorėn tėnde te koka jote, sepse koka ėshtė e rrumbullakėt dhe paraqet qiellin, dhe thuaj me gojė: Ashtu si lavdėroni ju engjėjt Shėn Triadhėn nė qiell, ashtu edhe unė, si shėrbėtor i padenjė, lavdėroj dhe i falem Shėn Triadhės. Dhe ashtu si kėto gishtėrinj janė tre, - janė tė veēanta, janė edhe bashkė, - ashtu ėshtė edhe Shėn Triadha, Perėndia, tre persona dhe njė Perėndi i Vetėm. Ul dorėn tėnde nga koka, dhe e vė nė barkun tėnd dhe thua: Tė falem dhe tė adhuroj, Zoti im, qė pranove dhe u trupėzove nė barkun e Hyjlindėses pėr mėkatet tona. E vė pastaj nė supin tėnd tė djathtė dhe thua: Tė lutem, Perėndia im, tė mė falėsh dhe tė mė vėsh nė tė djathtėn tėnde me tė drejtėt. Duke e vėnė pastaj nė supin e majtė thua: Tė lutem, Zoti im, mos mė vė nė tė majtė me mėkatarėt. Pastaj, duke u pėrkulur poshtė nė dhe thua: Tė lavdėroj, Perėndia im, tė falem dhe tė adhuroj, sepse, ashtu si u vure Ti nė varr, ashtu do tė vihem edhe unė. Dhe, kur ngrihesh drejt, tregon Ngalljen dhe thua: Tė lavdėroj, Zoti im, tė falem dhe tė adhuroj, qė u ngjalle sė vdekurėsh pėr tė na falur jetėn e pėrjetshme. Ky ėshtė kuptimi i Kryqit tė Tėrėshenjtė."
* * *
Siē konstatojmė nga sa thamė mė lart, shenja e Kryqit mbyll nė vetvete tė gjitha ngjarjet shpėtimtare qė ekonomizoi dashuria e pafundme e Perėndisė pėr njeriun "e rrėzuar". Pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė shenjė shpėtimtare, shenjė jetėdhėnėse, shenjė shenjtėruese, "armė fitimtare" (Shėn Sofroni i Jerusalemit), "mbrojtės nga tė kėqiat" (Shėn Grigori i Nissės), "kapital i gjithė tė mirave" (Shėn Joan Krisostomi) pėr tė krishterėt. Le ta pėrdorim, pra, sa mė shpesh qė tė mundemi, duke shenjtėruar me tė ēdo aspekt tė jetės sonė tė pėrditshme dhe shpirtėrore.
Shenja e kryqit
- Nga Shėn Kozmai i Etolisė -
I tėrėmiri Perėndi na dhuroi shumė gjėra. Por njė nga dhuratat e Tij mė tė mėdha ėshtė shenja e Kryqit.
Me Kryqin bekojmė misteret e dėlira.
Me Kryqin hapim Parajsėn.
Me Kryqin dėbojmė demonėt dhe i djegim.
Por, sė pari, ne duhet tė kemi duart tona tė pastra e tė panjollosura nga mėkatet.
Dhe vetėm kėshtu, me bėrjen e shenjės sė kryqit, mund tė dėbohet dhe tė digjet djalli. Por, nė qoftė se vetė jemi tė ngarkuar me mėkate, atėherė kryqi qė bėjmė nuk zihet (nuk ka vlerė).
Pra, vėllezėr tė mi, qoftė kur hani, qoftė kur pini verė ose ujė, qoftė kur shėtitni ose punoni, kryqi tė mos ju mungojė kurrė.
Dėgjoni, o tė Krishterė tė mi, se si duhet tė bėhet kryqi dhe ēfarė domethėnie ka. Ungjilli i Shenjtė thotė: Trinia e Shenjtė, Perendia, lavdėrohet nė qiell nga engjėjt. Por ti nuk mund tė ngjitesh nė qiell qė t’i falesh Atij. Dhe atėherė ē’duhet tė bėsh?
Bashko tė tre gishtėrinjtė e dorės sate tė djathtė. Vendose dorėn tėnde nė kokė (nė ballė) dhe thuaj:
Ashtu si ju, o engjėj, lavdėroni Trininė e Shenjtė nė qiell, kėshtu edhe unė, si shėrbėtor i padenjė, e lavdėroj dhe i falem Trinisė sė Shenjtė. Dhe kėta tre gishtėrinj, siē janė tė ndarė janė dhe tė bashkuar. Kėshtu edhe Trinia e Shenjtė - Perėndia. Janė tri fytyra, por vetėm njė Perėndi. Pastaj e zbret dorėn tėnde nga koka dhe e vendos nė bark, duke thėnė: Tė falem dhe tė adhuroj, Zoti im, sepse pranove dhe u trupėzove nė barkun e Hyjlindėses pėr mėkatet tona: Vendose pastaj dorėn tėnde nė supin e djathtė, duke thėnė: Tė lutem, Zoti im, tė mė falėsh dhe tė mė vendosėsh nė tė djathtėn Tėnde bashkė me tė drejtėt. Vendose nė vazhdim nė supin e majtė, duke thėnė: Tė lutem, Zoti im, mos mė vendos nga e majta ku janė mėkatarėt. Pastaj, duke u pėrkulur thellė deri nė tokė, thuaj: Tė lavdėroj, Perėndia im, tė lutem dhe tė adhuroj, sepse siē zbrite Ti nė varr dhe nė ferr, kėshtu do tė zbres edhe unė.
Krijoni Kontakt