Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kryeministri i Turqisë, Erdogan sot në Tiranë, diskutohet rishikimi i historisë

    Kryeministri i Turqisë,zoti Recep Tayyip Erdogan ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Erdogan pritet të nisë sot takimet me personalitetet më të larta të shtetit.

    Po sot paradite pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjes “Programi kuadër për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit, rinisë dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerëzve”.

    Burime pranë qeverisë, bëjnë të ditur se kryeministri turk do të paraqesë një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e “gabimeve” të tekstet e historisë. Një pretendim të tillë, kryeministri Erdogan e ka ngritur edhe gjatë vizitës së fundit në Tiranë, dy vite më parë. Gjatë qëndrimit të Erdogan në Shqipëri, dy Kryeministrat do të përshëndesin takimin e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, në Hotel Sheraton.(bw)
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Rishikimi i historise? Me sugjerimin e kujt? Cdo vend ka historine e vet dhe ben historine e vet. Te tjeret po paten ne arshiva dokumenta origjinale, qe kane lidhje me historine tone, bujrum le te na i sjellin. Cdo menyre tjeter rishikimi, eshte imponim interesash te huaja dhe shtremberim njekohesisht i historise sone.
    -----------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    O, ky i Erdhuri ne Dogane s'ka te drejte te vere gisht mbi historine. Nese do rishikuar behet nga vete ne. Historia nuk ndryshohet se e do Erdogani...

    Se vjen neser dhe Bakojani e na e ndryshon edhe ajo....Jo mer lal. Shifni e njihni ndonje gjenocid andej nga Armenia se po ju hapen varret masive qe keni vrare para 100 vjetesh. Mos na rruni leshte ne ketej per ndryshim historie.
    Ezekiel 25-17.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Lereni historine, se ate nuk e shkruajne politikanet ...

    erdogani nuk e kupton se rishkrimi i historise s'perben problem per shtetaret shqiptare ...

    po ç'jane keta shtetare qe na bejne vizita inkonjito - veni vini vinci -

    kane gjetur shesh e bejne pershesh ...

    Post Scriptum:

    a e hoqen sala, topja apo topallja bustin e Gjergj Kastriotit?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Rishikimi i historise? Mbase.
    Rishikimi i historise me sugjerime nga nje turk? Kurre!
    Pse si u dashka te rishikohet historia , mos duhet te shkruhet qe i kemi patur "vellezer" turqit? Mos duhet te shkruhet qe Skenderbeu nuk ishte heroi yne por vetem nje tradhetar i lartmadhenise se tij Sulltanit?
    Turp per ne qe politikanet tane e lejojne qe nje sugjerim i tille te thuhet ne rradhe te pare e lere me te DISKUTOHET.

  6. #6
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Nuk ka si rishikohet terrori Otoman. Ne vend qe opinioni turk te respektoje harresen e vrasjeve dhe shfarrosjeve qe mbollen ne trojet tona, na provokojne akoma.
    Turqit, akoma vazhdojne te besojne, se na kane shpetuar nga rreziku i zhdukjes si komb prej Kristianeve barbare.
    Skender Beu ishte kristian qe tradhetoi Porten e Larte, ishte i pabese per Perandorine, sepse ishte Gjergj Kastioti shqiptar, me bese per Shqiperine, nuk ka rendesi se c'feje i perkiste.
    Sado te nderroje fene shqiptari gjaku uje nuk behet mister Erdogan. Ne e respektojme popullin turk. Ne kerkojme te njejten gje prej turqve.
    Allahu i meshirofte mendjet e liga!

  7. #7
    . Sa cudi, edhe greket edhe turqit duan te rishikojne historine shqiptare!!!. Po cu duhet atyre valle?!!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Po pse do ta ndryshoje duket qarte dhe paster. Pas pavaresise se Kosoves roli i Shqiperise ne rajon rritet. Shqiperia rritet mirepo politikanet tane jane akoma te vegjel.

    Ketu dalin e futin turinjte keta lapanjoze...qe ta kene te dokumentuar se na kane vene poshte.
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    . Sa cudi, edhe greket edhe turqit duan te rishikojne historine shqiptare!!!. Po cu duhet atyre valle?!!
    Cudia eshte qe nuk po ngrihet dhe 'Taljani qe te kerkoje rishkrim historie, sepse ne duhet te jemi akoma pjes e mbreterise se pepinove, pasi ehde ligj lufte me grekun kemi, edhe refugjat ne Itali kemi.

    Se shpejti, pritet te mblidhet edhe nje konference mbarekombetare, ku te nderrohet edhe gjuha kombetare dhe ku secili te kete mundesine te deklaroje si gjuhe te veten secilen gjihe ballkanike apo evropiane qe do (ketu nuk ka kushte qe te njihet mire kjo gjuhe. Mjaftone te thuhet Ejvallah ose Efkharisto ose Grazie).

    Me kete rast, do te behet edhe inagurimi me i fundit. Ku, shqiptareve do u thuhet, se Jorgoja -jo jargo por Gjergj per ju analfabetet- Skenderberaqis, ishte qe princaqis greqaqis e jo nje shqiptaraqis.
    Kete gje e tregon edhe xhamia qe ka ne krah te djathte edhe kisha qe ka pas bithe...
    Pra, ki greku skenderberaqis, ishte nje antiturk, por jo nje skipetar, sepse skipetari eshte arnaut dhe si i tille eshte mik konaku i turqve. Nese rishkruhet historia i bie qe ne te jemi me merhumet e kesaj bote, sepse nja ca kryeminister i ka pasur si Greqia edhe Turqia nga na, per te mos permendur perandoret romake apo nderzimet me sllavet...

    Ne fund ngelet vetem FUQIA E ME TE FORTIT dhe thenia e famshme e atij historianit grek:
    "Historia fsheh fytyren nga turpi"

  10. #10
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    . Sa cudi, edhe greket edhe turqit duan te rishikojne historine shqiptare!!!. Po cu duhet atyre valle?!!
    Cu duhet! Te elimimojne masakrat qe bene ndaj nesh. Qe cu duhet! Ruani keto histori qe kemi sot neper biblotekat private se nuk do cuditem ne qofte se keta poltikanet amator tonet bjen dakort me Turko/Greket.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  3. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •