Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Mosmirėnjohja dhe kuptimi i saj.

    Ne shumicen e rasteve,pothuajse secili nga ne,eshte ndeshur me njerez te terhequr prej interesave ndaj tjetrit!
    Ne jete shume prej njerezve japin ne nje menyre te padiskutueshme dhe shume te tjere perfitojne prej tyre.
    Te jesh "njeri me zemer" sot,do te thote te kesh nje cilesi te rralle dhe te cmuar personaliteti dhe force..po pikerisht kjo force e tjetrit merret si dobesi nga dikush,merret thjesht si nje vlere per tu shfrytezuar.
    Dhe jane pikerisht ata qe perfitojne qe nuk jane kurre te ngopur dhe aspak mirenjohes,jane pikerisht ata qe nuk kane dhene kurre qe kerkojne te marrin dhe qe kerkojne gjithmone sakrifica nga tjetri pa marre parasysh jeten dhe problemet e tij..
    Te keta njerez eshte ky lloj egoizem i tepruar qe i ben te mos jene mirenjohes dhe te hedhin poshte cdo gje te mire qe u eshte bere!
    Interesi ndaj dikujt nuk eshte vetem material,eshte edhe moral...dhe ketu eshte me e keqja...te perfitosh nga dobesite dhe mangesite e tjetrit!
    Por me e keqja akoma eshte te mos jesh mirenjohes!
    Mosmirenjohjen e hasim ne shoqeri,familje dhe kudo...!
    Sa mire do te ishte te mos e njihnim dhe ndjenim nje gje te tille!
    Sa mire do te ishte te degjonim thjesht nje "faleminderit"!


    Cfare do te thote fjala" mosmirenjohes" per ju?

    respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Postime
    46
    mendoj se ne jete te gjitheve na ndodh te pakten njehere qe te tjeret te perfitojne nga ne e mos te na tregojne mirenjohje, por edhe qe ne te perfitojme nga te tjeret e te jemi mosmirenjohes.
    veshtire te gjesh nje perkufizim te fjales "mosmirenjohes" edhe sepse brenda vetes ne shumicen e rasteve kemi bindjen qe ate qe te tjeret bejne per ne e kane per detyre.

  3. #3
    Pershendetje, pajtohem me mendimin e Maty, por do shtoja dhe dicka tjeter...

    Mosmirnjohja ekziston vetem ne personat qe kane interes nga dikush,(mendoj) dhe te gjithe kemi interes per dike/dicka... kur shikohet qe hidhet drit mbi synimet e interesit qe kam une/ti ndaj teje/meje, ateher ti/une vepron/oj ne menyren e duhur per t'ju shmangur interesit tim/tend i cili eshte ne demin tend/tim dhe njekohesisht une/ti do te jem/sh mosmirenjohes se me/te humbet interesi per te cilin kam/ke luftuar/lufton.


    Por lind pyetja... a duhet te jemi mosmirenjohes?!

    Ne asnje menyr, nuk duhet kurrsesi, kur dikush na ndihmon dhe na nxjerr nga situata te veshtira, me patjeter qe duhet t'i jemi mirenjohes dhe shume madje.
    Nqs marrim veht - vehten ne vendin e atij personi qe i jemi mosmirnjohes, ateher nuk do na vinte aspak mire, jam mese i bindur per kete gje, ndaj dhe nuk duhet te veprojm ne kete menyre.

    Mosmirnjohja eshte dicka shume e keqe...por me mosemirnjohjen shpesh here kuptojm dhe se me cilat persona kemi pasur te bejm dhe keshtu qendrojm larg tyre...



    Pershendetje per ju Diana, dhe per temen njekohesisht, si gjithmon te vecanta e kuptimplota.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Postime
    46
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    Por lind pyetja... a duhet te jemi mosmirenjohes?!

    Ne asnje menyr, nuk duhet kurrsesi, kur dikush na ndihmon dhe na nxjerr nga situata te veshtira, me patjeter qe duhet t'i jemi mirenjohes dhe shume madje.
    jam 100% dakort me ty. mosmirenjohja eshte mungese edukate, mungese respekti ndaj personit qe te ndihmon. eshte si te shkelesh, te nenvleresosh, apo me mire te anullosh ate te mire qe tjetri te ben.

    eshte vertete qe per ti treguar mirenjohjen tjetrit nganjehere mjafton edhe nje "faleminderit". po kjo "faleminderit" te mos jete ipokrite ama.

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga maty
    . mosmirenjohja eshte mungese edukate, mungese respekti ndaj personit qe te ndihmon. eshte si te shkelesh, te nenvleresosh, apo me mire te anullosh ate te mire qe tjetri te ben.
    ..... mjafton edhe nje "faleminderit". po kjo "faleminderit" te mos jete ipokrite ama.

    Pajtohem plotesisht me gjykimin tend!
    Ne raste mosmirenjohjeje,eshte pikerisht kjo mungese respekti qe na vret,eshte ky lloj mosvleresimi qe na ben te ndjehemi shume keq dhe shume te nenvleresuar!
    Sigurisht qe te mirat qe behen ne jete nuk behen ne menyre qe tjetri te na mbaje ne nje piedestal,po te pakten thjesht nje shenje vleresimi dhe falenderimi nuk do na bente keq..Nje "faleminderit" qe do te vinte nga zemra dhe jo sa per te kaluar rradhen!

    respekte
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Postime
    46
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    Sigurisht qe te mirat qe behen ne jete nuk behen ne menyre qe tjetri te na mbaje ne nje piedestal,po te pakten thjesht nje shenje vleresimi dhe falenderimi nuk do na bente keq..
    idealja do ishte qe te gjithe te benin sa me shume te mira pa vene re nese tjetri te eshte mirenjohes apo jo. per fat te keq, ne te vertete jemi te gjithe njecik egoist, te mirat i bejme atje ku edhe i presim. nqs pesojme ndonje zhgenjim, nuk perserim prape "gabimin" me te njejtat persona.

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga maty
    per fat te keq, ne te vertete jemi te gjithe njecik egoist, te mirat i bejme atje ku edhe i presim. nqs pesojme ndonje zhgenjim, nuk perserim prape "gabimin" me te njejtat persona.

    Zakonisht te mirat i bejme te njerezit qe duam,ata njerez per te cilet ne vete si individ jemi te gatshem qe te bejme gjithcka,dhe nuk do te thote qe kerkojme qe edhe ata te bejne te njejten gje per ne!Te kerkosh nje faleminderit dhe nje mirenjohje nga ana e tyre,nuk eshte aspak egoiste,po dicka njerezore!
    Problemi eshte se sado qe te mund te digjemi,kur duam me permasa te medha,sado qe tjetri ose tjetra abuzojne me te mirat tona,ne prape se prapź vazhdojme te bejme per ta,sado te zhgenjyer te kemi mbetur!
    Nje shprehje thote__"Te mirat qe bejme harrohen shume shpejt,kurse te keqijat tjetri nuk i harron kurre"!
    Dhe kjo eshte e verteta per fatin tone te keq....

    respekte maty
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11


    Por lind pyetja... a duhet te jemi mosmirenjohes?!

    Nqs marrim veht - vehten ne vendin e atij personi qe i jemi mosmirnjohes, ateher nuk do na vinte aspak mire, jam mese i bindur per kete gje, ndaj dhe nuk duhet te veprojm ne kete menyre.

    Mosmirnjohja eshte dicka shume e keqe...por me mosemirnjohjen shpesh here kuptojm dhe se me cilat persona kemi pasur te bejm dhe keshtu qendrojm larg tyre.
    Zakonisht ne jete ne bejme shume per njerezit qe duam,bejme sepse duam qe cdo gje qe kemi ta ndajme me ta,qofte ne familje,shoqeri dhe kudo!
    Per dike qe do te me ndihmonte ne cfaredo lloj aspekti do kisha nje mirenjohje teper te thelle dhe nje respekt te perjetshem!
    Po me mosmirenjohjen kuptojme ndonjehere se me cilet kemi te bejme ne te vertete,po per hir te dashurise nuk duam ta kuptojme dhe vazhdojme te bejme prape,sado qe zhgenjimet vazhdojne,e bejme sepse te duash dike do te thote te ndash cdo gje me te,e ben sepse ajo qe mund te besh per te eshte nje prove dashurie dhe respekti.....dhe kur bejme dicka te tille kerkojme thjesht nje mirenjohje qe nuk mund te quhet aspak egoizem,po qe mund te quhet "respekt"!


    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #9
    E rendesishme eshte qe ti tu tregohesh mirnjohes te tjerve.
    Pastaj se ca bejn te tjeret eshte pune per ata, nese nuk te jan mirnjohes kur ti i ndihmove, mos harro se bota eshte e rrumbullaket edhe cdo gje kthehet pas..

    Kur te vije dita perseri, do jeshe ti ajo qe do ja plasesh deren ne surrat atij mosmirnjohesi qe dikure te ktheu shpinen.

    tregohu gjithmone i mire me te tjeret, ama mos tolero qe miresine tende ta marrin per dobesi.

  10. #10
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Mosmirenjohesi eshte ai qe me ben te ndjehem budalla qe intuita ime nuk e nuhati dicka te tille.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:35
  2. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Kuptimi i pėremrit “Ne” siē ėshtė i pėrdorur nė Kur’an?
    Nga ЯinoR nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 13:40
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •