Nga Vladimir Kvint

Presidenti Bush po pėrgatitet qė tė bėhet presidenti i parė nė detyrė qė viziton vendin e vogėl ballkanik, Shqipėrinė, qė ka njė histori tė gjatė dhune, varfėrie tė skajshme dhe izolimi. Kjo vizitė do tė lejojė komunitetet amerikane dhe europiane tė biznesit, tė rivlerėsojnė imazhin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė si dhe mundėsitė e rreziqet qė pėrbėjnė realitetin e sotėm. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė vend me imazh mė tė paqartė se ai i Shqipėrisė. Sot, ky vend ėshtė pa diskutim njė demokraci, me njė ekonomi tė privatizuar nė masėn 80 pėr qind dhe orientim tė fortė drejt SHBA-sė, Europės dhe NATO-s. Kujtoj njė mbrėmje tė vonė, ndėrsa ecja rrugėve tė Tiranės bashkė me Steve Forbes. Ai mė tregoi tavolinat e njė kafeneje tė hapur, tė zbukuruara me ornamente argjendi. Pronari i saj nuk shqetėsohej aspak pėr ndonjė vjedhje tė mundshme. Ky ėshtė niveli i sigurisė nė Shqipėri. Kur skemat piramidale qė kishin mbėrthyer tė gjithė ekonominė shqiptare falimentuan njė dekadė mė parė, qindra mijėra investitorė pa pėrvojė qė kishin depozituar kursimet e jetės sė tyre nė kėto skema tė parregullta, duke u besuar premtimeve tė shefave tė tyre, e gjetėn vetėn pa asnjė lek. Gjatė ditėve tė trazirave qė pasuan, rreth 2.000 vetė u vranė nė rrugė. Por, kjo periudhė ka kaluar tashmė. Shqipėria e ka konfirmuar angazhimin e saj pėr integrimin europian dhe pėr tė drejtat e njeriut. Falė strategjive tė suksesshme tė disa ekonomistėve kombėtarė, si ministrat Arben Malaj dhe Genc Ruli, stabiliteti financiar ėshtė rikthyer nė vend. Sot, Shqipėria ėshtė njė vend me potencial tė madh, veēanėrisht nė fushėn e turizmit, ndėrtimeve, nxjerrjes sė kromit dhe industrisė hidroelektrike. Disa kompani tė nivelit botėror operojnė me sukses nė Shqipėri, mes tyre edhe Bechtel (qė po ndėrton njė autostradė prej 57 kilometrash qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn, Siemens, Raiffeisen Bank dhe France’s Societe Generale, (qė ka blerė 75 pėr qind tė aksioneve tė Bankės Popullore tė Shqipėrisė). Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim dhe disa banka investimesh tė mirėnjohura, po financojnė projekte shumė efikase. Banka Botėrore konfirmon garancinė kundėr rreziqeve politike nė Shqipėri dhe ka investuar 915 milionė dollarė nė 63 projekte. Dhjetėra fluturime ditore nga kompani tė mėdha si Austrian Air, British Airways, Alitalia dhe Lufthansa, e lehtėsojnė udhėtimin drejt bregdetit tė saj mesdhetar.
Nė ēdo kohė, rreth 9 pėr qind e njerėzve nė Shqipėri janė turistė tė huaj. Mes partnerėve kryesorė tregtarė tė Shqipėrisė janė Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia. Mos u gaboni me numrin e vogėl tė popullsisė (3.2 milionė banorė). Duhen marrė parasysh edhe 2.5 milionė banorėt nė territorin e Kosovės, qė kanė njė kufi tė pėrbashkėt me Shqipėrinė. Rreth 8 milionė shqiptarė jetojnė jashtė shtetit dhe tė ardhurat prej tyre e rrisin fuqinė ekonomike tė vendit. Pėr mė tepėr, Shqipėria do tė jetė sė shpejti pjesė e Zonės sė Pėrbashkėt Ekonomike tė Europės Juglindore. Shqipėria ėshtė, pėr mendimin tim, vendi mė proamerikan nė Europė. Njė shqiptar i moshuar mė pyeti se si mund tė bėhej Shqipėria shteti i 51-tė i Amerikės. Unė ndodhesha nė Tiranė, nė ditėn e parė tė pushtimit amerikan nė Irak, nė vitin 2003. Nga dritarja e hotelit, vura re se njerėzit po grumbulloheshin nė shesh. Kur pyeta se pse po protestonin ndaj luftės, u habita kur mė treguan se ata po demonstronin mbėshtetjen e tyre pėr Amerikėn. Shqiptarėt kanė vuajtur pėr 50 vjet nėn regjimin komunist diktatorial, ndaj ata shprehin simpati pėr irakianėt. Ashtu si nė tė gjitha vendet ku tregu ėshtė nė tranzicion, klima e biznesit kėtu mbetet delikate. “Club Med”, njė korporatė e turizmit, e njohur nė tė gjithė botėn, u pėrpoq tė trokiste nė portėn shqiptare, por pa sukses. Inercia burokratike dhe mungesa e lidershipit nė vend e kanė vonuar progresin. Debatet e sikletshme mes palėve sollėn pėr pasojė, pezullimin e projektit tė infrastrukturės hekurudhore tė “General Electric” mes Durrėsit dhe Tiranės. Pėr arsye tė ngjashme, edhe “Hyatt” vendosi tė heqė dorė nga ndėrtimi i kazinosė nė vend.
Mungesa e energjisė elektrike, gjithashtu pengon progresin dhe zhvillimin e projekteve tė tjera. Nė kėtė vend ėshtė shumė e nevojshme tė goditet korrupsioni e burokracia dhe tė reduktohet papunėsia. Reformat ekonomike dhe fiskale janė tė domosdoshme dhe taksa e sheshtė do tė jetė pa dyshim fitimprurėse. Ndėrtimi po lulėzon nė Shqipėri. Nė tė gjithė vendin ėshtė gati e pamundur tė gjesh njė vend pa kantier ndėrtimi pranė. Por, qė tė jemi fare tė sinqertė, ėshtė e vėshtirė qė kėtu tė gjesh njė vend pa shenja varfėrie. Gjithsesi, pėr shkak tė mungesės sė investimeve nė industrinė e materialeve tė ndėrtimit, kompanitė italiane dhe greke janė shfaqur si furnizuese tė ēimentos dhe mermerit, pasi kompanitė shqiptare nuk arrijnė tė pėrmbushin kėrkesėn nė vend.
Edhe produktet e tekstilit si bluzat dhe kapelet, vijnė nga jashtė. Shqipėria ka njė rritje tė qėndrueshme tė GDP-sė sė saj, ka nivel inflacioni tė barabartė me atė tė SHBA-sė, njė monedhė tė qėndrueshme, sistem ligjor tė zbatueshėm, si dhe ka reduktuar koston e hapjes sė njė biznesi. Shqipėria dikur ka qenė njė ndėr qendrat e arsimit botėror, ku perandori i ardhshėm August studionte, kur mori lajmin e vrasjes sė xhaxhait tė tij, Cezart. Rreth 2.050 vjet mė vonė, historia e pasur dhe traditat e kėtij vendi me pozitė strategjike janė ende tė panjohura, ashtu si dhe mundėsitė e mėdha tė tij pėr biznes fitimprurės.

Balkanweb