Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    Kalaja e Shkupit, zbulohet shtepia 3 mije vjecare

    Kalaja e Shkupit, zbulohet shtepia 3 mije vjecare
    24/05/2007 - 10:41


    Eshtė zbuluar shtėpia mė e vjetėr, qė i takon epokės sė bronxit. Nė kalanė e Shkupit, arkeologėt janė pėrballur me njė zbulim tė madh, i cili sjell tė dhėna nga njė kohė kur kjo hapėsirė banohej nga dardanėt.
    Gėrmimet arkeologjike qė filluan nė muajin mars nė Kalanė e Shkupit, nxorėn nė dritė rrėnojat e banesės mė tė lashtė tė gjetur deri tani nė Maqedoni. Sipas arkeologėve maqedonas qė bėjnė pjesė nė ekspeditė, banesa i takon periudhės sė bronzit tė vonshėm, konkretisht, nga shek-XII-VI para erės sonė.
    Nga vrojtimet e para arkeologėt kanė vėnė re se nė objekt gjenden disa vrima tė bėra me hunj tė mėdhenj, shtyllat qė kanė mbajtur kulmin, njė furrė pėr pjekje, qė sipas arkeologėve ka qenė rinovuar sė pakti dy herė, etj. Por arkeologėt njoftojnė se ky nuk ėshtė njė zbulim mirėfilli, por njė rizbulim. Kjo banesė ėshtė zbuluar pėr herė tė parė gjatė gėrmimeve tė vitit 1953. Kėtė ekspeditė e drejtonte Petra Goceva. Arkeologėt bėjnė tė ditur, se megjithėse u zbuluan rrėnojat, s'dihet pėr ēarsye shtėpia u rimbulua sėrish me disa metra kub dhe. Specialistėt hedhin dyshimin se gėrmimet e asaj kohe e kanė dėmtuar shumė banesėn, e cila mendohet se nė atė kohė duhej tė ishte e ruajtur mė mirė.
    Sipas arkeologėve maqedonas qė marrin pjesė nė kėto gėrmime, objekti rreth 3 000-vjeēar, ėshtė "njė ndėrtim i bėrė nga fise tė egra dhe tė papėrcaktuara etnikisht", ndėrsa pjesėmarrėsit shqiptarė nė gėrmime nuk kanė dhėnė vlerėsimet e tyre rreth kėtij objekti.
    Drejtori i Entit pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore nė Maqedoni dhe udhėheqėsi i projektit tė gėrmimeve nė Kalanė e Shkupit, Pasko Kuzman, thotė se banesa e gjetur i takon periudhės sė bronzit dhe se nė atė kohė nuk ka pasur fise tė pėrcaktuara etnikisht. "Ėshtė e vėrtetė se janė zbuluar themelet apo konstrukti i njė banese tė vjetėr nė pjesėn e epėrme tė Kalasė sė Shkupit, dhe sipas tė dhėnave ajo i takon kohės sė bronzit. Sė bashku me shtėpinė janė gjetur edhe qeramika dhe sende tė tjera", ka thėnė Kuzman pėr tė pėrditshmen "Fakti". Historianėt shqiptarė thonė se rrėnojat nė Kalanė e Shkupit "vėrtetojnė edhe njė herė praninė e elementit shqiptar nė Shkup". Sipas Skėnder Hasanit, "periudha e bronzit ėshtė koha e formėsimit tė etnosit dardan". Mė tej, duke I mėshuar tezės sė dardanėve ai shton se historiografia "nuk njeh popuj tė tjerė nė Shkup pėrveē dardanėve.



    Gazeta Balkan

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    kjo eshte tema e 3 e hapur sot rreth ketije lajmi

Tema tė Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Kalaja e Gjirokastres, nje perle e vertete :
    Nga Kryeplaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 15:06
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •