Islami: Feja qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė
HARUN JAHJA
Gjatė 20 viteve tė fundit, numri i Muslimanėve nė botė ėshtė rritur vazhdimisht. Tė dhėnat statistikore pėr vitin 1973 tregojnė se popullsia Muslimane nė botė numėronte 500 milionė; tani, ajo ka arritur nė 1.5 miliardė. Sot, ēdo i katėrti person ėshtė Musliman. Ėshtė e mundshme qė popullsia Muslimane do tė vazhdojė tė rritet dhe qė Islami do tė bėhet feja mė e pėrhapur nė botė. Arsyeja pėr kėtė rritje tė vazhdueshme nuk ka tė bėjė vetėm me rritjen e popullsisė nė vendet Muslimane, por gjithashtu edhe me numrat nė rritje tė njerėzve tė cilėt po kthehen nė Islam, njė dukuri qė ka marr vrull, posaēėrisht pas sulmit nė Qendrėn Botėrore tė Tregtisė mė 11 Shtator 2001 (qė mė tej do t'i referohemi si 9/11). Ky sulm, pėr tė cilin i erdh keq ēdokujt, nė veēanti Muslimanėve, papritur ka tėrhequr vėmendjen e njerėzve (nė veēanti tė Amerikanėve) pėr Islamin. Njerėzit nė Perėndim po flasin shumė pėr atė se ēfarė feje ėshtė Islami, ē'thot Kur'ani, ēfarė pėrgjegjėsi rezultojnė me tė qenit Musliman dhe si duhet Muslimanėt t'i udhėheqin/drejtojnė punėt e tyre. Ky interesim ka shkaktuar nė mėnyrė tė natyrshme njė rritje tė numrit tė njerėzve qė kthehen nė Islam nė mbarė botėn. Pra, parashikimi rėndom i dėgjuar pas 9/11 se "ky sulm do tė ndryshojė rrjedhėn e historisė botėrore" nė njė mėnyrė, ka filluar tė realizohet. Procesi i kthimit drejt vlerave fetare dhe shpirtėrore, tė cilin bota ėshtė duke e pėrjetuar pėr njė kohė tė gjatė, ėshtė shėndrruar nė njė kthim nė Islam.
Natyra e mrekullueshme e asaj qė po ndodhė mund tė shihet kur njeriu i kupton kėto zhvillime qė kanė lidhje me kėtė tendencė, pėr tė cilėn kemi filluar tė lexojmė nė gazeta apo tė dėgjojmė nė raportet televizive. Kėto zhvillime, pėrgjithėsisht tė raportuara si vetėm njė element i rendit tė ditės, janė nė tė vėrtetė tregues shumė tė rėndėsishėm se vlerat morale Islamike kanė filluar tė pėrhapen shumė shpejtė nė mbarė botėn. Si edhe nė pjesėt e tjera tė botės, Islami ėshtė duke pėrjetuar njė rritje tė shpejtė nė Evropė. Ky zhvillim ka tėrhequr mė shumė vėmendjen nė vitet e fundit, siē dėshmohet nga shumė teza, raporte dhe artikuj tė botuar pėr "vendin e Muslimanėve nė Evropė" dhe "dialogu nė mes tė shoqėrisė Evropiane dhe Muslimanėve." Bashkė me kėto raporte akademike, mjetet e informimit kanė bartur raporte tė shpeshta pėr Islamin dhe Muslimanėt. Zanafilla e kėtij interesimi qėndron nė rritjen e vazhdueshme tė numrit tė popullsisė Muslimane nė Evropė dhe nė arsyen se kjo rritje nuk mund t'i pėrshkruhet vetėm imigrimit. Derisa imigrimi me siguri ka pasur ndikim tė rėndėsishėm nė rritjen e popullsisė Muslimane, aq shumė hulumtues e kanė adresuar kėtė ēėshtje pėr njė arsye krejt tjetėr: shkallėn e lartė tė konvertimit. Njė histori e vitit 2004 nė NTV News, e titulluar "Islami ėshtė religjioni qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė," u muar me njė raport tė nxjerrur nga shėrbimi i brendshėm sekret Francez. Raporti pėrmendi se numri i atyre qė konvertohen nė Islam nė vendet Perėndimore ishte rritur edhe mė shumė, nė veēanti menjėherė pas sulmeve tė 9/11. Pėr shembull, numri i tė konvertuarve nė Islam nė Francė u rrit pėr rreth 30 dhe 40,000 vetėm vitin e kaluar.
Kisha Katolike dhe Ngritja e Islamit
Kisha Katolike e Romės, me qendėr nė Qytetin e Vatikanit, ėshtė njėri prej institucioneve qė pėrcjell rrjedhat e konvertimit. Njėra prej temave kryesore gjatė takimit tė Tetorit tė vitit 1999 tė sinodit tė Evropės, nė tė cili muar pjesė gadi i tėrė kleri Katolik, ishte pozita e Kishės nė mijėvjeēarin e ri. Tema kryesore e konferencės ishte rritja e shpejtė e Islamit nė Evropė. The National Catholic Reporter raportoi se disa individė radikal pohuan se e vetmja mėnyrė pėr tė ndaluar Muslimanėt qė tė bėhen tė fuqishėm nė Evropė ishte qė t'i japet fund tolerimit tė Muslimanėve dhe Islamit; individė tė tjerė mė objektiv dhe mė tė arsyeshėm nėnvizuan faktin se pasiqė dy religjionet besojnė nė njė Zot, nuk do tė duhej tė kishte vend pėr ēfarėdo konflikti apo lufte nė mes tyre. Nė njė seancė, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisė theksoi se ka mė shumė pluralizėm tė brendshėm brenda Islamit se qė shumė tė Krishterė mund tė pėrfytyrojnė dhe se pohimet e radikalėve pėr Islamin nuk kishin bazė nė tė vėrtetėn. (1)
Marrja parasysh e pozitės sė Muslimanėve duke e ditur pozitėn e Kishės nė mijėvjeēarin e ri ishte mjaft me vend, sepse njė analizė e vitit 1999 e KB-sė tregonte se nė mes tė viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropės u rrit pėr mė shumė se 100 pėrqind. Raportohet se ka rreth 13 milion Muslimanė qė jetojnė nė Evropė: 3.2 milion nė Gjermani, 2 milion nė Britani tė Madhe, 4 - 5 milion nė Francė dhe tė tjerėt tė shpėrndarė nėpėr tėrė Evropėn, nė veēanti nė Ballkan. Ky numėr pėrfaqėson mė shumė se 2% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Evropės. (2)
Vetėdija Fetare e Muslimanėve po rritet nė Evropė
Njė hulumtim lidhur me kėtė ka zbuluar poashtu se pėrderisa numri i Muslimanėve nė Evropė vazhdon tė rritet, ka njė thellim tė vetėdijes fetare nė mesin e Muslimanėve. Sipas njė studimi tė bėrė nga gazeta franceze Le Monde nė Tetor tė vitit 2001, krahasuar me tė dhėnat e grumbulluara nė vitin 1994, shumė Muslimanė vazhdojnė tė kryejnė faljet e tyre, tė shkojnė nė xhami dhe tė agjėrojnė. Kjo vetėdije ėshtė vėnė re shumė mė tepėr nė mesin e studentėve tė universitetit. (3)
Nė njė raport tė bazuar nė raportet e shtypit tė huaj nė vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit Perėndimor llogarisin se nė 50 vitet e ardhshme Evropa do tė bėhet njėra prej qendrave kryesore pėr pėrhapjen e Islamit.
Islami ėshtė pjesė e pandashme e Evropės
Bashkė me kėtė hulumtim sociologjik dhe demografik, ne poashtu nuk duhet tė harrojmė se Evropa nuk ėshtė njohur me Islamin vetėm nė kohėt e fundit, por se Islami ėshtė nė tė vėrtetė njė pjesė e pandashme e Evropės.
Evropa dhe bota Islamike kanė pasur marrėdhėnie tė ngushta me njėra tjetrėn me shekuj tė tėrė. Sė pari, shteti i Andaluzisė (756-1492) nė Gadishullin Iberik dhe mė vonė Kryqėzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit (1389), shkaktuan njė marrėdhėnie reciproke tė qėndrueshme nė mes tė dy shoqėrive. Shumė historianė dhe sociologė sot pohojnė se Islami ishte shkaku kryesor i lėvizjes sė Evropės nga errėsira e Mesjetės drejt shkėlqimit tė Renesansės (Rilindjes) sė saj. Nė njė kohė kur Evropa ishte e prapambetur nė mjekėsi, astronomi, matematikė dhe shumė fusha tjera, Muslimanėt posedonin njė thesar tė pafund tė dijes dhe mundėsi tė mėdha zhvillimi.
Bashkimi mbi njė Bazė tė Pėrbashkėt: "Monoteizėm"
Rritja e Islamit pasqyrohet gjithashtu nė rritjen e fundit tė dialogut ndėrfetar. Kėto dialogje fillojnė duke pohuar se tri religjionet monoteiste kanė njė fillim tė pėrbashkėt dhe mund tė bashkohen nė njė pikė tė pėrbashkėt. Dialogje tė tilla kanė qenė mjaft tė suksesshme dhe kanė shkaktuar njė afrim tė rėndėsishėm, posaēėrisht nė mes tė Krishterėve dhe Muslimanėve. Nė Kur'an, Zoti na bėn me dije se Muslimanėt i ftojnė Ithtarėt e Librit (tė Krishterėt dhe Ēifutėt) tė bashkohen nė njė bazė tė pėrbashkėt:
Thuaju (o i Dėrguar): "O ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: tė mos adhurojmė tjetėr pos All-llahut, tė mos i shoqėrojmė Atij asnjė shok, tė mos konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pos All-llahut!" E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: "Dėshmoni pra, se ne jemi Muslimanė (besuam njė Zot)!" (Kur'an, 3:64)
Tė tri religjionet monoteiste kanė besime tė pėrbashkėta dhe tė njėjtat vlera morale. Besimi nė Ekzistencėn dhe Njėsinė e Zotit, nė engjuj, nė Profetė, nė Ditėn e Fundit, nė Parajsėn dhe Ferrin janė parimet e tyre themelore tė besimit. Veē kėsaj, vetflijimi, nėnshtrimi, dashuria, toleranca, respekti, mėshira, ndershmėria, shmangja nga keqbėrja dhe padrejtėsisė dhe tė vepruarit nė pajtim me ndėrgjegjen janė tė gjitha cilėsi morale pėrgjithėsisht tė pranuara. Prandaj, pasiqė kėto tri religjione janė nė tė njėjtin nivel, ato duhet tė punojnė sė bashku pėr ta ērrėnjosur mosmarrėveshjen, konfliktin dhe dhimbjen qė shkaktojnė ideologjitė jofetare. Kur tė gjykohet nga ky kėndvėshtrim, dialogu ndėrfetar fiton shumė mė tepėr rėndėsi. Seminaret dhe konferencat qė bashkojnė pėrfaqėsuesit e kėtyre feve dhe mesazhet e paqės dhe vėllazėrisė qė rezultojnė prej tyre, kanė vazhduar rregullisht qė nga mesi i viteve tė 1990-ta.
Lajme tė gėzuara pėr njė epokė tė shenjtė
Kur bashkohen gjithė kėto fakte, bėhet e qartė se ekziston njė lėvizje e fuqishme drejt Islamit nė shumė vende dhe se Islami ėshtė duke u bėrė gjithnjė e mė shumė tema mė e rėndėsishme e interesimit nė botė. Kėto zhvillime tregojnė se bota ėshtė duke lėvizur drejt njė epoke krejtėsisht tė re, epokė nė tė cilėn, me vullnetin e Zotit, Islami do tė fitojė nė rėndėsi dhe mėsimet morale tė Kur'anit do tė pėrhapen si njė valė qė rritet. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se ky zhvillim tejet i rėndėsishėm u shpall nė Kur'an 14 shekuj mė parė:
Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetėr, pos ta pėrsosė dritėn e Tij ndonėse jobesimtarėt e urrejnė. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė Dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejtėn idhujtarėt. (Kur'an, 9:32-33)
Pėrhapja e parimeve morale tė Islamit ėshtė njėri prej premtimeve tė Zotit dhėnė besimtarėve. Veē kėtyre vargjeve, shumė thėnie tė Profetit tonė, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, pohojnė se mėsimet morale tė Kur'anit do tė mbizotėrojnė. Nė ditėt e fundit para fundit tė botės, njerėzimi do tė pėrjetojė njė periudhė nė tė cilėn keqbėrja, padrejtėsia, mashtrimi, hilja, luftėrat, mosmarrėveshjet, konflikti dhe degjenerimi moral do tė jenė tė pėrhapura nė mbarė botėn. Pastaj do tė vie Epoka e Artė, nė tė cilėn kėto mėsime morale do tė fillojnė tė pėrhapen midis njerėzve si njė valė qė rritet dhe pėrfundimisht do tė mbizotėrojnė nė mbarė botėn. Disa prej kėtyre thėnieve, si edhe komentimet e mėsuara mirė pėr to, janė dhėnė mė poshtė:
Gjatė kėsaj (periudhe), umeti (populli) im do tė jetojė njė jetė aq tė rehatshme dhe tė lumtur qė kurrė mė parė nuk e kishin jetuar. (Toka) do tė jap frutet e saj dhe s'do tė mbajė asgjė dhe pasuria nė atė kohė do tė jetė e bollshme. (Sunan Ibn-i Majah)
Banorėt e qiejve dhe tė tokės do tė jenė tė kėnaqur. Toka do tė nxjerrė gjithēka qė rritet dhe qiejt do tė lėshojnė shi me bollėk. Prej gjithė tė mirave qė Zoti do t'u dhurojė banorėve tė tokės, tė gjallėt do tė dėshirojnė qė tė vdekurit tė rikthehen prap nė jetė. (Muhkhtasar Tazkirah Qurtubi, faqe 437)
Toka do tė shėndrrohet nė njė tabaka tė argjentė tė bimėsisė qė rritet (Sunan Ibn-i Majah)
Toka do tė jetė pėrplot barazi dhe drejtėsi sikurse qė ishte mė parė pėrplot shtypje dhe tirani. (Abu Davud)
Nuk do tė ketė padrejtėsi apo tirani. (ad-Dani)
Drejtėsia do tė mbizotėrojė deri nė atė masė sa qė ēdo pronė e marrur me forcė do t'i kthehet pronarit tė saj; gjithashtu, gjėja e njė personi tjetėr edhe nėse ajo gjendet nė gojėn e dikujt, do t'i kthehet pronarit tė saj... Siguria do tė pėrhapet gjithandej nė Tokė dhe madje femrat do tė jenė nė gjendje ta kryejnė haxhin e tyre pa shoqėrimin e meshkujve. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaėl al-Mukhtasar, faqe 23)
Bazuar nė kėto thėnie, Epoka e Artė do tė jetė njė epokė nė tė cilėn do tė mbizotėrojnė drejtėsia, bollėku, begatia, mirėqenia, siguria, paqja dhe vėllazėria midis njerėzve, dhe epokė nė tė cilėn njerėzit do tė pėrjetojnė dashurinė, vetflijimin, tolerancėn, dhembshurinė, mėshirėn dhe besnikėrinė. Nė thėniet e tij, Profeti jonė, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, thot se kjo periudhė e bekuar do tė pėrjetohet pėrmes ndėrhyrjes sė Mahdit i cili do tė vie nė fundin e kohės pėr ta shpėtuar botėn nga kaosi, padrejtėsia dhe shkatėrrimi moral. Ai do t'i ērrėnjos ideologjitė e pafe dhe do t'i jap fund padrejtėsisė qė mbisundon. Pėr mė tepėr, ai do ta bėj religjionin siē ishte nė ditėt e Profetit tonė (paqja qoftė mbi tė), do tė bėj qė mėsimet morale tė Kur'anit tė mbizotėrojnė midis njerėzve dhe do tė vendos paqė dhe mirėqenie nė mbarė botėn.
Ngritja e Islamit qė po pėrjetohet sot nė botė, si edhe roli i Turqisė nė epokėn e re janė shenja tė rėndėsishme se epoka e paralajmėruar nė Kur'an dhe nė thėniet e Profetit tonė ėshtė shumė afėr. Ėshtė dėshirė e thekshme e jona qė Zoti do t'na lejojė tė jemi dėshmitarė tė kėsaj kohe tė bekuar.
Referencat:
1. " Muslimanėt e Evropės brengosin Peshkopėt," National Catholic Reporter, 22 Tetor 1999
2. "Muslimanėt nė Evropė," The Economist, 18 Tetor 2001.
3. Time, 24 Dhjetor 2001.
Krijoni Kontakt