Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99

    Islami:Feja qe perhapet me se shpejti ne Evrope

    Islami: Feja qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė

    HARUN JAHJA

    Gjatė 20 viteve tė fundit, numri i Muslimanėve nė botė ėshtė rritur vazhdimisht. Tė dhėnat statistikore pėr vitin 1973 tregojnė se popullsia Muslimane nė botė numėronte 500 milionė; tani, ajo ka arritur nė 1.5 miliardė. Sot, ēdo i katėrti person ėshtė Musliman. Ėshtė e mundshme qė popullsia Muslimane do tė vazhdojė tė rritet dhe qė Islami do tė bėhet feja mė e pėrhapur nė botė. Arsyeja pėr kėtė rritje tė vazhdueshme nuk ka tė bėjė vetėm me rritjen e popullsisė nė vendet Muslimane, por gjithashtu edhe me numrat nė rritje tė njerėzve tė cilėt po kthehen nė Islam, njė dukuri qė ka marr vrull, posaēėrisht pas sulmit nė Qendrėn Botėrore tė Tregtisė mė 11 Shtator 2001 (qė mė tej do t'i referohemi si 9/11). Ky sulm, pėr tė cilin i erdh keq ēdokujt, nė veēanti Muslimanėve, papritur ka tėrhequr vėmendjen e njerėzve (nė veēanti tė Amerikanėve) pėr Islamin. Njerėzit nė Perėndim po flasin shumė pėr atė se ēfarė feje ėshtė Islami, ē'thot Kur'ani, ēfarė pėrgjegjėsi rezultojnė me tė qenit Musliman dhe si duhet Muslimanėt t'i udhėheqin/drejtojnė punėt e tyre. Ky interesim ka shkaktuar nė mėnyrė tė natyrshme njė rritje tė numrit tė njerėzve qė kthehen nė Islam nė mbarė botėn. Pra, parashikimi rėndom i dėgjuar pas 9/11 se "ky sulm do tė ndryshojė rrjedhėn e historisė botėrore" nė njė mėnyrė, ka filluar tė realizohet. Procesi i kthimit drejt vlerave fetare dhe shpirtėrore, tė cilin bota ėshtė duke e pėrjetuar pėr njė kohė tė gjatė, ėshtė shėndrruar nė njė kthim nė Islam.

    Natyra e mrekullueshme e asaj qė po ndodhė mund tė shihet kur njeriu i kupton kėto zhvillime qė kanė lidhje me kėtė tendencė, pėr tė cilėn kemi filluar tė lexojmė nė gazeta apo tė dėgjojmė nė raportet televizive. Kėto zhvillime, pėrgjithėsisht tė raportuara si vetėm njė element i rendit tė ditės, janė nė tė vėrtetė tregues shumė tė rėndėsishėm se vlerat morale Islamike kanė filluar tė pėrhapen shumė shpejtė nė mbarė botėn. Si edhe nė pjesėt e tjera tė botės, Islami ėshtė duke pėrjetuar njė rritje tė shpejtė nė Evropė. Ky zhvillim ka tėrhequr mė shumė vėmendjen nė vitet e fundit, siē dėshmohet nga shumė teza, raporte dhe artikuj tė botuar pėr "vendin e Muslimanėve nė Evropė" dhe "dialogu nė mes tė shoqėrisė Evropiane dhe Muslimanėve." Bashkė me kėto raporte akademike, mjetet e informimit kanė bartur raporte tė shpeshta pėr Islamin dhe Muslimanėt. Zanafilla e kėtij interesimi qėndron nė rritjen e vazhdueshme tė numrit tė popullsisė Muslimane nė Evropė dhe nė arsyen se kjo rritje nuk mund t'i pėrshkruhet vetėm imigrimit. Derisa imigrimi me siguri ka pasur ndikim tė rėndėsishėm nė rritjen e popullsisė Muslimane, aq shumė hulumtues e kanė adresuar kėtė ēėshtje pėr njė arsye krejt tjetėr: shkallėn e lartė tė konvertimit. Njė histori e vitit 2004 nė NTV News, e titulluar "Islami ėshtė religjioni qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė," u muar me njė raport tė nxjerrur nga shėrbimi i brendshėm sekret Francez. Raporti pėrmendi se numri i atyre qė konvertohen nė Islam nė vendet Perėndimore ishte rritur edhe mė shumė, nė veēanti menjėherė pas sulmeve tė 9/11. Pėr shembull, numri i tė konvertuarve nė Islam nė Francė u rrit pėr rreth 30 dhe 40,000 vetėm vitin e kaluar.

    Kisha Katolike dhe Ngritja e Islamit

    Kisha Katolike e Romės, me qendėr nė Qytetin e Vatikanit, ėshtė njėri prej institucioneve qė pėrcjell rrjedhat e konvertimit. Njėra prej temave kryesore gjatė takimit tė Tetorit tė vitit 1999 tė sinodit tė Evropės, nė tė cili muar pjesė gadi i tėrė kleri Katolik, ishte pozita e Kishės nė mijėvjeēarin e ri. Tema kryesore e konferencės ishte rritja e shpejtė e Islamit nė Evropė. The National Catholic Reporter raportoi se disa individė radikal pohuan se e vetmja mėnyrė pėr tė ndaluar Muslimanėt qė tė bėhen tė fuqishėm nė Evropė ishte qė t'i japet fund tolerimit tė Muslimanėve dhe Islamit; individė tė tjerė mė objektiv dhe mė tė arsyeshėm nėnvizuan faktin se pasiqė dy religjionet besojnė nė njė Zot, nuk do tė duhej tė kishte vend pėr ēfarėdo konflikti apo lufte nė mes tyre. Nė njė seancė, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisė theksoi se ka mė shumė pluralizėm tė brendshėm brenda Islamit se qė shumė tė Krishterė mund tė pėrfytyrojnė dhe se pohimet e radikalėve pėr Islamin nuk kishin bazė nė tė vėrtetėn. (1)

    Marrja parasysh e pozitės sė Muslimanėve duke e ditur pozitėn e Kishės nė mijėvjeēarin e ri ishte mjaft me vend, sepse njė analizė e vitit 1999 e KB-sė tregonte se nė mes tė viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropės u rrit pėr mė shumė se 100 pėrqind. Raportohet se ka rreth 13 milion Muslimanė qė jetojnė nė Evropė: 3.2 milion nė Gjermani, 2 milion nė Britani tė Madhe, 4 - 5 milion nė Francė dhe tė tjerėt tė shpėrndarė nėpėr tėrė Evropėn, nė veēanti nė Ballkan. Ky numėr pėrfaqėson mė shumė se 2% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Evropės. (2)

    Vetėdija Fetare e Muslimanėve po rritet nė Evropė

    Njė hulumtim lidhur me kėtė ka zbuluar poashtu se pėrderisa numri i Muslimanėve nė Evropė vazhdon tė rritet, ka njė thellim tė vetėdijes fetare nė mesin e Muslimanėve. Sipas njė studimi tė bėrė nga gazeta franceze Le Monde nė Tetor tė vitit 2001, krahasuar me tė dhėnat e grumbulluara nė vitin 1994, shumė Muslimanė vazhdojnė tė kryejnė faljet e tyre, tė shkojnė nė xhami dhe tė agjėrojnė. Kjo vetėdije ėshtė vėnė re shumė mė tepėr nė mesin e studentėve tė universitetit. (3)

    Nė njė raport tė bazuar nė raportet e shtypit tė huaj nė vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit Perėndimor llogarisin se nė 50 vitet e ardhshme Evropa do tė bėhet njėra prej qendrave kryesore pėr pėrhapjen e Islamit.

    Islami ėshtė pjesė e pandashme e Evropės

    Bashkė me kėtė hulumtim sociologjik dhe demografik, ne poashtu nuk duhet tė harrojmė se Evropa nuk ėshtė njohur me Islamin vetėm nė kohėt e fundit, por se Islami ėshtė nė tė vėrtetė njė pjesė e pandashme e Evropės.

    Evropa dhe bota Islamike kanė pasur marrėdhėnie tė ngushta me njėra tjetrėn me shekuj tė tėrė. Sė pari, shteti i Andaluzisė (756-1492) nė Gadishullin Iberik dhe mė vonė Kryqėzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit (1389), shkaktuan njė marrėdhėnie reciproke tė qėndrueshme nė mes tė dy shoqėrive. Shumė historianė dhe sociologė sot pohojnė se Islami ishte shkaku kryesor i lėvizjes sė Evropės nga errėsira e Mesjetės drejt shkėlqimit tė Renesansės (Rilindjes) sė saj. Nė njė kohė kur Evropa ishte e prapambetur nė mjekėsi, astronomi, matematikė dhe shumė fusha tjera, Muslimanėt posedonin njė thesar tė pafund tė dijes dhe mundėsi tė mėdha zhvillimi.

    Bashkimi mbi njė Bazė tė Pėrbashkėt: "Monoteizėm"

    Rritja e Islamit pasqyrohet gjithashtu nė rritjen e fundit tė dialogut ndėrfetar. Kėto dialogje fillojnė duke pohuar se tri religjionet monoteiste kanė njė fillim tė pėrbashkėt dhe mund tė bashkohen nė njė pikė tė pėrbashkėt. Dialogje tė tilla kanė qenė mjaft tė suksesshme dhe kanė shkaktuar njė afrim tė rėndėsishėm, posaēėrisht nė mes tė Krishterėve dhe Muslimanėve. Nė Kur'an, Zoti na bėn me dije se Muslimanėt i ftojnė Ithtarėt e Librit (tė Krishterėt dhe Ēifutėt) tė bashkohen nė njė bazė tė pėrbashkėt:

    Thuaju (o i Dėrguar): "O ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: tė mos adhurojmė tjetėr pos All-llahut, tė mos i shoqėrojmė Atij asnjė shok, tė mos konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pos All-llahut!" E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: "Dėshmoni pra, se ne jemi Muslimanė (besuam njė Zot)!" (Kur'an, 3:64)

    Tė tri religjionet monoteiste kanė besime tė pėrbashkėta dhe tė njėjtat vlera morale. Besimi nė Ekzistencėn dhe Njėsinė e Zotit, nė engjuj, nė Profetė, nė Ditėn e Fundit, nė Parajsėn dhe Ferrin janė parimet e tyre themelore tė besimit. Veē kėsaj, vetflijimi, nėnshtrimi, dashuria, toleranca, respekti, mėshira, ndershmėria, shmangja nga keqbėrja dhe padrejtėsisė dhe tė vepruarit nė pajtim me ndėrgjegjen janė tė gjitha cilėsi morale pėrgjithėsisht tė pranuara. Prandaj, pasiqė kėto tri religjione janė nė tė njėjtin nivel, ato duhet tė punojnė sė bashku pėr ta ērrėnjosur mosmarrėveshjen, konfliktin dhe dhimbjen qė shkaktojnė ideologjitė jofetare. Kur tė gjykohet nga ky kėndvėshtrim, dialogu ndėrfetar fiton shumė mė tepėr rėndėsi. Seminaret dhe konferencat qė bashkojnė pėrfaqėsuesit e kėtyre feve dhe mesazhet e paqės dhe vėllazėrisė qė rezultojnė prej tyre, kanė vazhduar rregullisht qė nga mesi i viteve tė 1990-ta.

    Lajme tė gėzuara pėr njė epokė tė shenjtė

    Kur bashkohen gjithė kėto fakte, bėhet e qartė se ekziston njė lėvizje e fuqishme drejt Islamit nė shumė vende dhe se Islami ėshtė duke u bėrė gjithnjė e mė shumė tema mė e rėndėsishme e interesimit nė botė. Kėto zhvillime tregojnė se bota ėshtė duke lėvizur drejt njė epoke krejtėsisht tė re, epokė nė tė cilėn, me vullnetin e Zotit, Islami do tė fitojė nė rėndėsi dhe mėsimet morale tė Kur'anit do tė pėrhapen si njė valė qė rritet. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se ky zhvillim tejet i rėndėsishėm u shpall nė Kur'an 14 shekuj mė parė:

    Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetėr, pos ta pėrsosė dritėn e Tij ndonėse jobesimtarėt e urrejnė. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė Dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejtėn idhujtarėt. (Kur'an, 9:32-33)

    Pėrhapja e parimeve morale tė Islamit ėshtė njėri prej premtimeve tė Zotit dhėnė besimtarėve. Veē kėtyre vargjeve, shumė thėnie tė Profetit tonė, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, pohojnė se mėsimet morale tė Kur'anit do tė mbizotėrojnė. Nė ditėt e fundit para fundit tė botės, njerėzimi do tė pėrjetojė njė periudhė nė tė cilėn keqbėrja, padrejtėsia, mashtrimi, hilja, luftėrat, mosmarrėveshjet, konflikti dhe degjenerimi moral do tė jenė tė pėrhapura nė mbarė botėn. Pastaj do tė vie Epoka e Artė, nė tė cilėn kėto mėsime morale do tė fillojnė tė pėrhapen midis njerėzve si njė valė qė rritet dhe pėrfundimisht do tė mbizotėrojnė nė mbarė botėn. Disa prej kėtyre thėnieve, si edhe komentimet e mėsuara mirė pėr to, janė dhėnė mė poshtė:

    Gjatė kėsaj (periudhe), umeti (populli) im do tė jetojė njė jetė aq tė rehatshme dhe tė lumtur qė kurrė mė parė nuk e kishin jetuar. (Toka) do tė jap frutet e saj dhe s'do tė mbajė asgjė dhe pasuria nė atė kohė do tė jetė e bollshme. (Sunan Ibn-i Majah)

    … Banorėt e qiejve dhe tė tokės do tė jenė tė kėnaqur. Toka do tė nxjerrė gjithēka qė rritet dhe qiejt do tė lėshojnė shi me bollėk. Prej gjithė tė mirave qė Zoti do t'u dhurojė banorėve tė tokės, tė gjallėt do tė dėshirojnė qė tė vdekurit tė rikthehen prap nė jetė. (Muhkhtasar Tazkirah Qurtubi, faqe 437)

    Toka do tė shėndrrohet nė njė tabaka tė argjentė tė bimėsisė qė rritet… (Sunan Ibn-i Majah)

    Toka do tė jetė pėrplot barazi dhe drejtėsi sikurse qė ishte mė parė pėrplot shtypje dhe tirani. (Abu Davud)

    … Nuk do tė ketė padrejtėsi apo tirani. (ad-Dani)

    Drejtėsia do tė mbizotėrojė deri nė atė masė sa qė ēdo pronė e marrur me forcė do t'i kthehet pronarit tė saj; gjithashtu, gjėja e njė personi tjetėr edhe nėse ajo gjendet nė gojėn e dikujt, do t'i kthehet pronarit tė saj... Siguria do tė pėrhapet gjithandej nė Tokė dhe madje femrat do tė jenė nė gjendje ta kryejnė haxhin e tyre pa shoqėrimin e meshkujve. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaėl al-Mukhtasar, faqe 23)

    Bazuar nė kėto thėnie, Epoka e Artė do tė jetė njė epokė nė tė cilėn do tė mbizotėrojnė drejtėsia, bollėku, begatia, mirėqenia, siguria, paqja dhe vėllazėria midis njerėzve, dhe epokė nė tė cilėn njerėzit do tė pėrjetojnė dashurinė, vetflijimin, tolerancėn, dhembshurinė, mėshirėn dhe besnikėrinė. Nė thėniet e tij, Profeti jonė, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė, thot se kjo periudhė e bekuar do tė pėrjetohet pėrmes ndėrhyrjes sė Mahdit i cili do tė vie nė fundin e kohės pėr ta shpėtuar botėn nga kaosi, padrejtėsia dhe shkatėrrimi moral. Ai do t'i ērrėnjos ideologjitė e pafe dhe do t'i jap fund padrejtėsisė qė mbisundon. Pėr mė tepėr, ai do ta bėj religjionin siē ishte nė ditėt e Profetit tonė (paqja qoftė mbi tė), do tė bėj qė mėsimet morale tė Kur'anit tė mbizotėrojnė midis njerėzve dhe do tė vendos paqė dhe mirėqenie nė mbarė botėn.

    Ngritja e Islamit qė po pėrjetohet sot nė botė, si edhe roli i Turqisė nė epokėn e re janė shenja tė rėndėsishme se epoka e paralajmėruar nė Kur'an dhe nė thėniet e Profetit tonė ėshtė shumė afėr. Ėshtė dėshirė e thekshme e jona qė Zoti do t'na lejojė tė jemi dėshmitarė tė kėsaj kohe tė bekuar.

    Referencat:

    1. " Muslimanėt e Evropės brengosin Peshkopėt," National Catholic Reporter, 22 Tetor 1999
    2. "Muslimanėt nė Evropė," The Economist, 18 Tetor 2001.
    3. Time, 24 Dhjetor 2001.

  2. #2
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Njė studim mbi konvertimin e danezėve nė Islam

    Nga dy hulumtues ėshtė kėrkuar tė zbulojnė pse 3.000 deri nė 5.000 danez etnik janė konvertuar nė fenė islame vitet e fundit. Kėta dy hulumtues kanė filluar njė studim nė shkallė tė lartė pėr tė nxjerrė njė pėrfundim nė pyetjen se pse mijėra etnik danez me vetdėshirė janė konvertuar nė islam qė nga viti 1990.

    Megjithėse nuk ka njė numėr ekzakt tė figurave tė konvertuarve danez nė islam, hulumtuesit nga projekti “Islamic Conversion in Denmark” thonė se numri i tyre ėshtė pėrafėrsisht midis 3.000 deri nė 5.000 vetė.

    Hulumtuesit kanė bėrė intervista kualitative me disa qindra danez tė konvertuar dhe janė duke shpresuar qė njė pyetsor qė do ti shpėrndahet 500 tė konvertuarve do tė hedh dritė mbi motivet e tjera pėr konvertimin nė fenė muslimane.

    Tina G. Jensen, PhD, e Institutit Antropologjik tė Danimarkės, ka bėrė studime nė kėtė fushė dhe i ka ofruar gazetės ditore Jyllands-Posten mendimin e saj mbi kėtė: ”Unė mendoj qė shumė njerėz ndjejnė qė njė farė religjoziteti ėshtė i mangėt nė jetėt e tyre ditore. Angazhimi fetar ėshtė i konsideruar si jashtė mode nė shoqėrinė tonė. Njerėzit gjithmonė kanė pretenduar se feja ėshtė nė rėnie nė shoqėritė moderne dhe laike por ajo sa po ka marrė forma tė tjera. Islami ėshtė njė nga fetė mė tė mėdha nė Danimark, e dyta pas krishterimit dhe ofron njė sens fetarė komuniteti dhe gjithashtu edhe mė tepėr vlera tradicionale” ka shpjeguar Jensen.

    Kėrkuesja e pėrshkroi kovertimin danez nė islam si njė lloj tjetėr integrimi. ”Danezėt aktualisht kanė pėrqafuar fenė dhe kulturėn e emigrantėve. Tė rinjtė, nė veēanti ata tė moshės midis 15 dhe 30 vjeē, janė duke u konvertuar. Kėta janė shpesh shumė reflektiv, tė edukuar mirė pėr tė cilėt konvertimi ka qenė njė mjet pėr tė qėnė njė person modern dhe qė aktivisht t’i pėrkasė njė feje. Konvertimi mund gjithashtu tė jetė njė ndėshkim kundėr botės moderne nė tė cilėn botė gjėrat janė tė paqėndrueshme, vlerat janė tė shėmtuara dhe asgjė nuk ėshtė e sigurtė” ka thėnė Tina Jensen.

    Imami Abdul Vahid Pendersen u kthye nė islam para mė tepėr se 12 vjet. Nė atė kohė, ai ka njohur 15-20 danez nė tė njėjtėn situatė por ka shėnuar disa shkaqe pėr interesin nė rritje pėr islamin. ”Njė arsye ėshtė qė ne kemi njė gjeneratė tė tėrė tė tė rinjve nė Danimark tė cilėt janė rritur pėrkrah muslimanėve” ka thėnė Abdul Vahid Pedersen.

    Ėshtė kjo njė influencė reciproke. Ndėrsa shumė tė lindur dhe tė rritur muslimanė nuk e ndjenjė si diē tė veēantė afėrsinė ndaj fesė, jo-muslimanėt janė tė thelluar nė bindje tė fuqishme fetare tė fesė. Ka gjithashtu ēėshtje tė zemrės qė veprojnė-disa njerėz bien nė dashuri me fenė e dikujt tjetėr” ka thėnė Pendersen.

    Tina G. Jensen dhe Abdul Vahid Pendersen kanė thėnė se kanė parė ēėshtje mė ēėshtje konvertimin e danezėve nė islam nė prag tė kritikimit masiv tė fesė. Shumė njerėz lexojnė Kur’anin vetėm pėr tė parė se a ėshtė aq i keq sa thuhet. ”Pėrqėndrimi madhor nė islam ka njė efekt ngjitės madje pėrkundėr asaj se shtypi nė pėrgjithėsi ėshtė negativ ndaj tij. Njerėzit eksplorojnė fenė sepse ata duan tė dinė se ēfarė ėshtė ajo qė tėrė bota nga ajo ėshtė e frikėsuar” ka thėnė Abdul Vahid Pendersen.

    Projekti i kėrkimit i udhėhequr nga PhD Tina G. Jensen dhe Kate Ostergaard ėshtė i finacuar nga Kėshilli i kėrkimeve humanitare tė shtetit (danez sh.r.) dhe ėshtė thėnė se do tė pėrfundojė nė vitin 2006.

    Marrė nga: “The Copenhagen Post”

  3. #3
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Njė numėr i madh i kroatėve konvertohet nė Islam


    U larguan nga Krishti ngase ishin tė pakėnaqur mė priftėrinjtė, krishterėt largohen nga feja e tyre, njė numėr i madh i kroatėve ėshtė duke u konvertuar nė Islam.


    Jusuf (dikur Bogdan) Radoniq - priftėrinjtė krishter atė qė e predikojnė nuk e veprojnė. Nuk ishin tė kėnaqur me besimin e tyre thotė imami i Splitit Kemal Skender: - Vitet e fundit janė shėnuar njė numėr i madh i krishterėve dhe tė personave tjerė tė cilėt u konvertuan nė Islam thotė zėvėndėsi i myftiut, Aziz Efendija: - Njerėzit janė tė dėshpėruar nė shumė gjėra, ndėrsa qetėsinė e gjejnė nė Islam.


    Duke u bazuar nė dėshmitė e personave tė cilėt nga kisha romakokatolike kanė shkuar nė kisha tjera apo nė bashkėsi tjera fetare, dhe vetė priftėrinjtė dhe besimtarėt tjerė tė cilėt “heqėn dorė” nga krishterizmi, njė numėr i madh i besimtarėve janė duke braktisur kishen katolike nė Kroaci! Krishterėt e mėparshėm me tė cilėt kemi biseduar pohojnė se nuk janė dėshpėruar nė Zotin. - “Atė qė e predikojnė, nuk e veprojnė, por e bėjnė tė kundrėtėn. Nuk ishim tė kėnaqur me fenė e tyre. Pėr meshė ishin tė interesuar vetem aq sa pėr ta kryer. Pasi qė kalova nė islam vetėm atėher jam mbushur me besim - thotė Bogdan Radoniq, qytetar i Splitit, i cili e ndėroi emrin dhe tani quhet Jusuf, njė ndėr shumė kraot tė cilėt e pranuan islamin dhe pas vete e lanė krishterizmin. “Tani jam njeri mė i mirė” thotė ai.


    - Isha krishter i flaktė. Shumė shpesh kam marrė pjesė nė mesha, por nuk isha i kėnaqur. Ka disa vite qė jam konvertuar nė islam, kėtė e bėri edhe njė mike ime e afėrt, duke e parė sa tė mira mė ofroi feja ime e re. Ajo ende e mban tė fshehur nga familja e saj, unė kam pėrkrahje nga familja ime, pas kalimit tim nė islam, ata nė mua shohin njė njeri mė tė mirė dhe e pranuan atė. Ai i cili e pranon islamin, ai nuk largohet mė, siē e bėjnė disa me fenė krishtere-thotė Jusufi, pėrderisa imami i Splitit Kemal Skender tregon se vitet e fundit patėn shumė raste tė personave tė besimit krishter dhe qytetarėve tjerė tė cilėt u konvertuan nė islam, ndėrsa brenda vitit me qindra persona vijnė dhe kėrkojnė kėshilla dhe informata pėr islamin nė qendrėn e tyre nė Split.

    Zėvendės i myftiut Aziz Efendia, pėrndryshe njė ndėr pjestarėt mė autoritativ tė Bashkėsisė Islame nė Kroaci, thotė:

    -Ėshtė e vėrtetė se na vizitojnė shumė njerėz tė cilėt dėshirojnė ta pranojnė islamin. Pėr ēdo ditė na ofrohen, dhe persoanilsht i njoh ata qė nga feja krishtere u konvertuan nė islam. Ne jemi tė obliguar t’u jemi nė shėrbim atyre qė janė tė interesuar. Disa prej tyre dėgjojnė ligjerata, ndėrsa njė pjesė tjetėr dėshiron qė menjėher tė kalojnė nė islam. Njerėzit janė tė dėshpėruar nė shumė gjėra, ndėrsa tė vetmen qetėsi e gjejnė nė islam - thotė Efendija duke shtuar se nė Kroaci janė 60 deri nė 100 mijė musliman. Ai paralajmėron se numri i muslimanėve ėshtė duke u rritur nė kontinuitet. Pasi ėshtė pyetur se a janė krishterėt mė shumė tė dėshpėruar ndaj kishes, ai nuk dėshiroi tė jap pėrgjigje, duke theksuar se nuk i takon atij qė t’i komentoj shkaset.

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    sipas nje etnologu Amerikan : "Mbrenda disa dekadave ,evropa do jetė me shumicė me popull musliman"
    duke u bazuar ne natalitet,emigracion(emigrimi nga lindja ne perendim)dhe dukuaria e hemosexualeve tek komunitetet jo musliman(kur dihet se kjo dukuri stagnon ashper shtimin e popullsis dhe kontriboun ne zhdukje)
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    In britain:2 milion muslims
    In France :3 milion muslims
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Perhapja e Islamit ne Evrope ndodh pasi ne Evrope njeriu mund te kete fene qe deshiron, kurse ne vendet islamike duhet paguar takse xhihazi e larte kur nuk je myslyman.

    Nese Evropa dhe SHBA do fusnin nje takse te tille per myslymanet, per 2-3 vjet numri i myslymaneve ne keto vise do pergjysmohej... Ne te njejten menyre si u pergjysmuan te krishteret shqiptare kur erdhi ne Shqiperi Perandoria otomane.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Feja Islame nuk ėshtė nga ato fe qė pėrhapet mė sė shumti nė Europė ngaqė ajo si e tilė ka zėnė vendė nė Europė qė herėt. ne do tė mundė tė themi qė ajo po pėrhapet nėse gjerė para ca kohėsh mos ta kishim kėtė besim fare nė kėtė Kontinent.
    Muslimanėt si tė tillė nė Europė s'kanė ardhė me Perandorin Osmane ngaqė edhe para saj kishte pjestarė tė besimit Mysliman. Por kėta ishin kryesishtė, tregtarė qė emigronin nga Lindja, nė vende tė ndryshme tė Europės, natyrishtė duke sjelė basmat e njohura tek Europianėt sikurse qė kishte edhe ndonjė ga Europianėt, duke bėrė tregtin me Vendet e Lindjes ishin konvertuar nė Mysliman.
    Tashti, nė e kanė bėrė kėtė gjė duke u nisur nga privilegjet qė do tė kishin si dhe marrjen e mallit si Jo i Krishterė, mė lirė nuk mund ta pohojmė.
    Nėse sot mendohet qė Islami po pėrhapet nė Europė, kjo ėshtė gabim ngaqė e vėrteta ėshtė qė, myslimanėt e vendeve tė Ndryshme arabe dhe tė tjera po emigrojnė drejtė Europės.
    Nė Britani tė Madhe, ka shumė nga Pakistanezėt, Hindusėt apo edhe myslimanet, e Indisė qė jetojnė dhe veprojnė atje, sikurse nė Francė qė jetojnė njė numėr i madh i Arabėve ndėr tė cilėt dallohen, Algjerianėt.
    feja islame do tė pėrhapej shumė mė shumė nė Europė sikur tė ruante bazamentin e vet tė fillimit dhe sikur tė mos ishte infektuar me disa sekte tė mėvonshme, tė cilat janė bėrė armiku mė i madh i Islamit.Njeriu krijon pėrshtypjen skur Zoti ka bė njė Kuran pėr Irakianėt, njė tjetėr pėr Iranianėt, NJė tė tretė pėr marokenėt.... A libri i shenjtė Kurani ėshtė njė pėr tė gjithė!
    Sipas mendimit tim, sikur tek myslimanet e gjithė botės, tė ishin interpretuar mėsimet Islame, ashtu siē i predikonin dhe predikonte Bashkesia Islame e Kosovės, ky besim do tė zinte shumė e mė shumė vendė tek Europianėt.
    fetė, sipas mendimit tim nuk janė edhe aq tė nevojshme pėr Njerzimin ngaqė para ZOTIT qė tė githė janė njė: Musliman e tė krishterė!
    Por nėse me tė vėrtet jetojmė nė Europė atėherė si mysliman tė Europes tė kemi dukje dhe pamje tė Europianėve. Duhet patur njė gjė parasysh; kur ZOTI ka zbrit Kuranin nė tė cilin janė tė shkruara disa rregulla ( si ajo e veshjes) ka pasur parasysh gjendjen e Kohės dhe ka paracaktue veshjen pėr MEKEN dhe MEDINEN, vende ku asė edhe njė herė nuk bjerė Borė.
    Tashti sikur t'a kishte zbritur Kuranin, ta zėmė nė Alaskė ndoshta si rregull do tė vente qė secili do tė duhej tė jetė i veshur me rroba leshi. Por, ai u ka lėnė tė lirė besimtarėve qė varesishtė, kohės dhe vendit, rregulloret tė pėrshtaten.
    Sikur kjo gjė tė ishte respektuar nga besimtarėt Besimi mysliman nė Europė do tė ishte shumė e mė shumė i pėrhapur.
    Kėshtu siē ėshtė tani, ai ka zė vendė mė shumė nga emigrimet e myslimaneve nga vendet me besim shumic Islame nė vende tė krishtera.

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga qorrbiba
    Perhapja e Islamit ne Evrope ndodh pasi ne Evrope njeriu mund te kete fene qe deshiron, kurse ne vendet islamike duhet paguar takse xhihazi e larte kur nuk je myslyman.

    Nese Evropa dhe SHBA do fusnin nje takse te tille per myslymanet, per 2-3 vjet numri i myslymaneve ne keto vise do pergjysmohej... Ne te njejten menyre si u pergjysmuan te krishteret shqiptare kur erdhi ne Shqiperi Perandoria otomane.
    fati perhapjes se islamit ne evrpe nuk nvaret nga Taxit dhe mirsjelllja e taxisteve... por vendos Dikush tjeter...e AI eshte Zoti dhe vullneti i Tij ...

    ...mjafton te thotė ,behu dhe behet
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    lajmet e fundit nga Zvicrra:

    mbi 40.000 zvicrran kan formuar komunitetin e tyre musliman ...

    eshte e rendesishme te thuhet se te gjithe jan zvicėrran te races se bardhė d.m.th autokton zvicrran...

    sipas studimeve te bera ndaj ketyre muslimaneve zvicerran ,dallohen me devotshmeri dhe zbatim me te persosurė te islamit dhe kushteve qe parashtron islami...

    muslimanet tjere jan te mahnitur me devotshmerin e tyre ...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student
    lajmet e fundit nga Zvicrra:

    mbi 40.000 zvicrran kan formuar komunitetin e tyre musliman ...

    eshte e rendesishme te thuhet se te gjithe jan zvicėrran te races se bardhė d.m.th autokton zvicrran...

    sipas studimeve te bera ndaj ketyre muslimaneve zvicerran ,dallohen me devotshmeri dhe zbatim me te persosurė te islamit dhe kushteve qe parashtron islami...

    muslimanet tjere jan te mahnitur me devotshmerin e tyre ...
    Ky lajm esht marr nga??? mund ta di?
    .

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami: Feja qė pėrhapet mė sė shpejti nė Evropė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  3. "BRIGEL IK" - Ėshtė koha pėr ndryshime.
    Nga Qerim nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •