Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Qytetarët do të paguajnë më shumë energji se sa konsumojnë

    Fatura aforfe edhe këtë vit, nga 3300 lekë në verë deri në 5 mijë lekë në dimër

    Pavarësisht premtimit të qeverisë për heqjen e faturave aforfe brenda vitit 2006, një pjesë e mirë e konsumatorëve do të vazhdojë të paguajë energjinë elektrike edhe për këtë vit në bazë të këtyre faturave. Enti Rregullator i Energjisë, me kërkesë të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ka miratuar këtë muaj një tabelë me tarifat për pagesën e energjisë mujore aforfe. Edhe pse kjo praktikë konsiderohet si shkelje ligjore dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, KESH ka vendosur ta zbatojë atë deri në dhjetor të këtij viti për të gjithë abonentët, të cilët kjo korporatë nuk i ka pajisur me matës elektrikë. Pagesa e energjisë në bazë të shumave fikse për konsumatorët familjarë është një metodë që zbatohet çdo vit, me shpresën se një ditë KESH-i do të përfundojë pajisjen me matës elektrikë për të gjithë abonentët në vend. Në vendimin e fundit të marrë nga ERE, sasia e energjisë aforfe për Tiranën do të jetë 400 kilovatë/orë në muaj gjatë verës dhe 600 kilovatë/orë gjatë dimrit. Si rrjedhojë, çdo konsumator në kryeqytet do të paguajë së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar 3360 lekë gjatë sezonit veror dhe 5040 lekë gjatë dimrit. Ndërkohë që tarifat e përcaktuara për fshatrat e Tiranës janë 3 mijë lekë për në verë dhe 3360 lekë në dimër.

    Rrethet

    Sipas tabelës së përcaktuar nga KESH-i, në rrethet e tjera të vendit sasia e energjisë së faturuar aforfe do të jetë më e ulët nga ajo në kryeqytet. Kështu, kilovatët mujorë për t‘u paguar në fshatrat e rretheve kryesore të vendit, si Durrës, Kavajë, Vlorë Korçë, Fier etj., janë 350 kilovatë/orë në verë dhe 400 kilovatë/orë në dimër. E kthyer në vlerë me çmimin aktual, duke përfshirë dhe TVSH-në, kjo do të thotë që një abonentë, i cili jeton në fshat dhe nuk është i pajisur me matës, do të paguajë 2940 lekë për energjinë elektrike në verë dhe afro 3300 lekë në dimër. Ndërsa për abonentët pa matës, të cilët jetojnë në qytet, fatura do të jetë për qytetet 3360 lekë në verë dhe 4600 në dimër.

    Aforfeja më e lartë se konsumi

    Sasitë e përcaktuara të energjisë sipas ERE-s në faturat aforfe janë më të larta se sa konsumi mesatar i energjisë në vend. Këto tarifa nuk paraqesin realisht konsumin mujor për konsumatorët familjarë pa matës elektrikë. Sipas statistikave të KESH-it, energjia mesatare mujore e konsumuar në rang vendi luhatet në nivelin e 200-300 kv/h në muaj. Në faturat aforfe ERE ka përcaktuar dyfishin e normës mesatare të konsumit të energjisë. Fajtor për mospajisjen me matës elektrikë për abonentët mbetet vetë KESH-i, që së bashku me Ministrinë e Ekonomisë kanë dhënë një sërë afatesh përfundimtare për pajisjen e abonentëve me matës në të gjithë vendit. Por këto afate ka gjasa që të shtyhen edhe për këtë vit. Faturat aforfe kanë qenë në më shumë se një rast objekt debati mes Avokatit të Popullit dhe KESH-it. Kjo pasi, sipas Avokatit të Popullit, fatura aforfe rëndon pa të drejtë konsumatorët familjarë, të cilët nuk janë pajisur me matës si pasojë e paaftësisë së KESH-it për të përmbushur këtë detyrë që i jep ligji.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Po bindem gjithmone e me teper qe te gjitha keto "problemet" e KESH-it jane artificiale dhe qellimi i vertete eshte justifikimi i nje shitje te pa nevojshme te kompanise.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bindu o drit si te duac po jo nga gazeta shqip se ajo te con ne hale e aty vec m ka..
    sikur te degjojn shqipot gazeten "shqip" dhe "shqiptaren" athere kryeminister i vendit benet dondollaku.. presidente imellde tashoja e minister rendi altin arapi e i financave erion orik shyto edvini..

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Nuk jane te gjith te verbuar pas RD si ty o Brar
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Fatura over eshte fiktive dhe si e tille eshte krim ,i ndeshkushem me burg deri ne tre vjet.Sipas k.p c (kodi i procedrures civile )
    Pra meqense eshte krime dhe komunistat shqipefolsa ,kudo qofshin ata e kane te vertetuer si te tille i keshilloj:

    Qe sa s'eshte vone te pregadisin dokumetet dhe te ja dergojne vlajt te tyre SOCJALIST Sollakut.

    Po nuk e moret ne konsiderat keshillen ,pase njefare kohe e keni te pa mundur ta beni.Pasi njerzit lindin te vdekur,ose jane te destinuar te vdesin (kuptohet per njerze se ka edhe animal me ftyre njeriu qe pretendojne te jene njerze dhe aderojne ne P.S)
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 24-05-2007 më 12:37

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ligji në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Ndaj bizneseve detyrimet janë dyfish më të lartë se për familjarët

    KESH, gjobat për familjet e bizneset

    Pagesa e kundërvajtjes do të paguhet brenda 10 ditëve

    Fabiola Çela
    Gjoba për të gjithë ata konsumatorë që dëmtojnë matësit elektrikë apo që kryejnë lidhje të paligjshme.

    Pas aksionit për ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët, KESH do të ndërmarrë një tjetër hap, i cili gjobit të gjithë konsumatorët që tentojnë të vjedhin energjinë elektrike. Komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese, ka miratuar dje ndryshimet në projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili sanksionon strukturën e gjobave në sektorin e energjisë elektrike. Sipas këtij projektligji, gjobat për biznesin do të jenë dyfish më të larta se ato të konsumatorëve familjarë.

    Gjobat
    Të gjithë abonentët familjarë që kanë lidhur energji elektrike pa pasur më parë një kontratë me KESH-in, që kanë lidhje elektrike para aparatit matës apo që kanë dëmtuar vulat, do të gjobiten. Konkretisht, për lidhje abuzive para sistemit matës gjoba varion nga 1000 deri në 5000 lekë. Ndërsa ata që kryejnë lidhje të paligjshme në rrjet do të paguajnë si gjobë një vlerë nga 5 mijë deri në 200 mijë lekë. Gjobat e parashikuara për bizneset në rastin e konstatimit të shkeljeve janë gati dyfish më të larta se ato që do të aplikohen për familjarët. Sipas projektligjit, nëse një konsumator biznes ka kryer lidhje abuzive para sistemit matës, gjoba ndaj tij do të variojë nga 10.000 deri në 100.000 lekë. Në rastet kur është cenuar sistemi matës dhe vulat e tij, gjoba do të jetë nga 10.000 deri në 300.000 lekë. Ndërsa për lidhjet në rrjetin elektrik pa kontratë me KESH-in, gjobat janë nga 100.000 deri në 500.000 lekë. Kurse për shtesë fuqie të instaluar mbi atë të deklaruar në kontratë, gjobat janë nga 5000 deri në 50.000 lekë. Në çdo rast krahas gjobës ka edhe detyrimin e shlyerjes së dëmit shkaktuar entit shpërndarës përkatës. “Për përcaktimin e saktë të vlerës së gjobës dhe të dëmit të shkaktuar entit shpërndarës përkatës, sipas llojit të shkeljes, madhësisë së fuqisë së instaluar në objekt dhe kohës së vërtetuar me shkelje, zbatohet tabela e penaliteteve dhe e dëmeve e miratuar nga ERE”, thuhet në projektligj.

    Pagesa
    Pagesa e gjobës nga abonentët do të bëhet brenda 10 ditëve. “Gjobat vendosen dhe vilen nga inspektorët e strukturës përgjegjëse për kontrollin e energjisë elektrike në KESH. Pagesa e gjobës bëhet brenda 10 ditëve nga data e vendosjes së saj”, thuhet në projektligj. Gjoba ekzekutohet nga zyra e përmbarimit, ndërkohë që kundër vendimit të dënimit me gjobë bëhet ankim me shkrim, brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të tij, tek titullari i strukturës përgjegjëse për kontrollin e energjisë elektrike, i cili duhet të shprehet me shkrim brenda 30 ditëve. Ndërkohë që kundër vendimit të titullarit të strukturës përgjegjëse për kontrollin e energjisë elektrike mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 10 ditëve nga shpallja.

    gjobat

    Familjarët
    Për lidhje abuzive para sistemit matës nga 1000 deri në 5000 lekë.

    Lidhje të paligjshme në rrjet, gjoba nga 5 mijë deri në 200 mijë lekë.

    Bizneset
    Për lidhje abuzive para sistemit matës, nga 10.000 deri në 100.000 lekë.

    Për cenim të sistemit matës dhe vulave të tij gjoba nga 10.000 deri në 300.000 lekë.

    Për lidhjet në rrjetin elektrik pa kontratë me KESH-in gjobat janë nga 100.000 deri në 500.000 lekë.

    Për shtesë fuqie të instaluar mbi atë të deklaruar në kontratë gjobat janë nga 5000 deri në 50.000 lekë.

    Miratimi
    Pasi të miratohet nga komisionet parlamentare, ligji që sanksionon sistemin e gjobave do të kalojë në Parlament, për t’u bërë efektiv sa më shpejt. Nëpërmjet zbatimit të projektligjit “Për një shtesë në ligjin për sektorin e energjisë elektrike”, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon që të ulë nivelin e humbjeve, veçanërisht atyre joteknike, ose siç quhen ndryshe vjedhjet. Prej vitesh një pjesë e mirë e konsumatorëve nuk paguajnë detyrimet e tyre karshi Korporatës. Në listën e debitorëve të KESH-it, përveç konsumatorëve familjarë me të ardhura të pakta janë edhe ata vip, të cilët edhe pse kanë një pagesë të kënaqshme, përsëri rezultojnë të jenë debitorë ndaj KESH-it.

    Aksioni
    Për të ulur nivelin e vjedhjes së energjisë elektrike, KESH ka nisur një aksion. Prej disa javësh grupet e punës në KESH kanë nisur një aksion në të gjithë vendin për ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorët. Jo pak herë aksioni është drejtuar nga kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, i cili në deklaratën e tij të parë si drejtor i Përgjithshëm i KESH-it, tha se nuk do të lejonte më vjedhjen e energjisë. Sipas tij, kjo është vjedhja më e madhe që bëhet sot për sot në Shqipëri. Dhe kjo deklaratë e kreut të Korporatës është vënë në zbatim. Sipas burimeve nga KESH, aksioni i nisur javë më parë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

    INSTAT: Rritet me 0.9 për qind indeksi i kushtimit në ndërtim
    Rritet kosto e banesave të reja, këtë vit 3.3 për qind më e lartë

    Rritet kosto e ndërtimit të banesave gjatë muajve të parë të vitit. Kjo, pasi gjatë kësaj periudhe çmimet e materialeve të ndërtimit kanë qenë më të shtrenjta se një vit më parë. Kjo rritje e kostos së ndërtimit të banesave pritet që të reflektohet edhe në çmimet e shitjes së apartamenteve. Konkretisht, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 126.4 për qind, duke shënuar një rritje 0.9 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim, sipas këtyre burimeve është 3.3 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.3 për qind. Sipas të dhënave nga INSTAT, indeksi i grupit “Shpenzime direkte”, pati një rritje prej 1.3 për qind, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e shënoi nëngrupi “Shpenzime materiale” prej 1.7 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të materialeve të ndërtimit prej 1.8 për qind, materialeve elektrike 1.3 për qind dhe materialeve hidro-sanitare prej 0.2 për qind. Ndërkaq, sipas të dhënave të marra nga INSTAT-i, indeksi i grupit “Fitim i parashikuar” shënoi një rritje prej 0.5 për qind.
    Këtë vit pritet që çmimet e apartamenteve të rriten më shumë se vitet e tjera. Kjo për shkak të situatës së krijuar në vend. Përveç rritjes së kostos së ndërtimit, një tjetër faktor që pritet të japë efektet e tij në çmimet e banesave është edhe mosdhënia e lejeve të ndërtimit. Pak ditë më parë, në një deklaratë për mediat, shoqata e ndërtuesve ka theksuar se në Tiranë ka mbi 6 muaj që nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi. Sipas tyre, problemet e këtij sektori do të do të ndikojnë në rezultatet ekonomike të këtij viti. Në këto kushte, ndërtuesit kanë kërkuar që KRT-ja e Tiranës, por dhe ajo e qyteteve të tjera, të mblidhet brenda muajit janar për të zgjidhur kështu situatën e krijuar.

    © 2003 Gazeta Panorama
    #VamosArgentina

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga thekthi

    LIGJI ESHT LIGJE DHE DETYRIMI PER ZBATIM ESHTE I PA KUNDERSHTUESHEM!!!

    PO TEMA ESHTE PER FATURA MBI ATE QE QYTETARET HARXHOJNE!!PRA OVER!!
    Fatura over eshte fiktive dhe si e tille eshte krim ,i ndeshkushem me burg deri ne tre vjet.Sipas k.p c (kodi i procedrures civile )
    Pra meqense eshte krime dhe komunistat shqipefolsa ,kudo qofshin ata e kane te vertetuer si te tille i keshilloj:

    Qe sa s'eshte vone te pregadisin dokumetet dhe te ja dergojne vlajt te tyre SOCJALIST Sollakut.

    Po nuk e moret ne konsiderat keshillen ,pase njefare kohe e keni te pa mundur ta beni.Pasi njerzit lindin te vdekur,ose jane te destinuar te vdesin (kuptohet per njerze se ka edhe animal me ftyre njeriu qe pretendojne te jene njerze dhe aderojne ne P.S)
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 25-05-2007 më 11:26

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Shqipëria i shet energji Greqisë
    Nga Collectivemind në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 09:21
  3. KESH çon energji falas në Kosovë,ble mijëra euro çdo ditë
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 16:08
  4. Përmirësohet ndjeshëm furnizimi me energji elektrike në vend
    Nga Darius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 00:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •