Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99

    cka kan thene te tjeret per Islamin?

    Tė tjerėt pėr Islamin

    --------------------------------------------------------------------------------

    James A. Michener, thotė:
    "Muhammedi a.s. qe njeri i inspiruar, qė shpalli Islamin. Lindi nė
    vitin 570 tė erės sonė, nė njė fis arab, qė adhuronte idhujt. I
    lindur jetim, gjithnjė qe i ndieshėm, veēanėrisht ndaj tė varfėrve,
    tė skamurve, tė vejave, jetimėve, skllevėrve dhe tė pėrbuzurve...
    Nė moshėn dyzetvjeēare, ai kishte siguruar njė mėnyrė tė shkėlqyer
    jetese: grua tė dashur, fėmijė tė mirė dhe pasuri. Mė pas, pėrmes
    njė rrjedhojė ngjarjesh dramatike e tronditėse, pėrmes engjėllit
    Xhibril, ai filloi tė pranojė shpalljen e fjalėve te Zotit...
    Propagandimi i Muhammedit, shkaktoi hidhėrimin e arabėve tė pasur,
    tė cilėt adhuronin idhujt, prandaj ai, sė bashku me ithtarėt e vet,
    u dėbua nga vendlindja e tij, Mekka. Nė Medinė, ai u bė udhėheqėsi i
    saj, madje edhe sipas pohimeve tė armiqve tė tij, ai, kėtė qytet, e
    qeverisi me plotė urti. Para mbarimit tė jetės, i ofrohet mundėsia
    qė tė bėhet sundimtar, ose i shenjtė, por e refuzon edhe tė parėn
    edhe tė dytėn, duke insistuar nė atė se, ai ėshtė vetėm njeri i
    rėndomtė, detyra e tė cilit ėshtė qė t`ia komunikojė botės shpalljen
    e Zotit."
    "Me vėnien nė jetė tė Kur'anit, me personalitetin dhe shembullin e
    tij tė jashtėzakonshėm, ai e ka revolucionarizuar Arabinė, e mė pas
    tėrė Lindjen, dhe duke shkatėrruar idhujt e Qabes, ai vendosi
    besimin nė Njė Zot."

    James H. Hart dhe James A. Michener, thonė:
    "Nė ēdo gjė, Muhammmedi a.s., qe thellėsisht racional. Kur i vdiq i
    biri i i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zėnia e diellit dhe populli
    filloi tė flasė, se me kėtė, Zoti po shpreh pikėllim. Sapo e dėgjoi
    kėtė, Muhammedi a.s., tha: 'Zėnia e Diellit (dhe Hėnės) ėshtė
    fenomen natyror. Ajo nuk ka tė bėjė me lindjen ose vdekjen e ndonjė
    njeriu."
    Kur ndėrroi jetė Muhammedi a.s., u tentua qė ai tė ngrihej nė
    shkallėn e hyjnive, por njeriu, qė do tė bėhej pasardhės i tij
    administrativ (Ebu Bekėr es- Sidiku), e shmangi kėtė tendencė, nė
    njėrin nga fjalimet mė madhėshtore nė historinė e religjionit, duke
    thėnė:
    "Nėse mes jush, ka nga ata qė e adhurojnė Muhammedin a.s., le ta
    dinė se ai ka vdekur. Ndėrsa ata qė e adhurojnė Allahun, duhet t'a
    dinė se Ai jeton gjithmonė (dhe nuk vdes kurrė)."

    Michael H. Hart, nė "The 100: A Ranking of the Mos Influential
    Persons in Histori", New York, Hart Publishing Company, Inc. 1988,
    f. 33, thotė:
    "Vėnia e Muhammedit a.s. nė krye tė listės sė personaliteteve mė
    influencuese nė botė, mbase mund t'i befasojė disa lexues, e tė
    tjerėt t'i bėjė tė pyesin pėr njė rangim tė tillė, por ai ishte
    njeriu i vetėm nė histori, i cili ishte bindshėm mė i suksesshmi, si
    nė aspektin fetar, ashtu edhe nė atė profan."

    Herakli ēezari, perandor Bizantin, nė vitin 628 gjatė kthimit nga
    beteja ku mundi persianėt, shkoi nė Jerusalem nė shenjė
    mirėnjohjeje. U gjend pikėrisht aty kur mori letrėn e Pejgamberit
    a.s. Ai urdhėroi qė dikush nga Arabia duhej t'i paraqitej para tij.
    Nė atė kohė njėri ndėr armiqtė e pėrbetuar tė Muhammedit a.s., Ebu
    Sufjani ishte duke qėndruar nė Gaza me mallrat e tij. I dėrguari i
    ēesarit e solli atė prej Gazės. ēezari zotėronte njė oborr tė madh
    mbretėror. Ai kishte vėnė njė kurorė mbretėrore dhe ishte ulur nė
    fronin e tij. Ishte viti 6 hixhri, kur Muhammedi a.s. ishte nė
    gjendje lufte me mekkasit. Perandori i thirri arabėt. Pranė kishin
    njė pėrkthyes. Herakliti pyet, se kush ėshtė mė i afėrt nga fisi
    njeriut qė thotė se ėshtė i Dėrguar i Zotit? Ebu Sufjani
    pėrgjigjet: 'Unė jam mė i afėrti." Pas kėsaj Herakliti thotė: 'Mė
    sillin pranė atė dhe shokėt e tij. Por shokėt le t'i qėndrojnė pas."
    Pastaj u kthye drejt pėrkthyesit dhe i tha: 'Thuaju kėtyre: Unė do
    t'a pyes kėtė njeri pėr disa gjėra nė lidhje me atė qė pretendon se
    ėshtė i dėrguar. Nėse ai gėnjen, kėta le tė thonė 'Po gėnjen!" Ebu
    Sufjani njė herė tjetėr kishte thėnė: 'betohem nė Zotin se, po tė
    mos isha frikėsuar se do tė mė thonin vendasit e mi se po gėnjej,
    unė do tė kisha gėnjyer.' Dhe pas pyetjeve qė bėri Perandori dhe
    pėrgjigjeve qė i mori nga Ebu Sufjani, Herakliti i thotė pėrkthyesit:
    "Thuaj atij (Ebu Sufjanit), e pyeta atė pėr fisin (e Muhammedit
    a.s.), mė tha se ka njė fis fisnik e tė lartė. Nga fise tė tilla
    dėrgohen pejgamberėt. Pyeta se a ka mes jush dikush qė mė pėrpara
    fliste pėr gjėra tė tilla. Mė tha, jo. Po tė kishte qenė ndonjė para
    tij tė thoshte gjėra tė tilla, do tė thoja se ka parė dhe mėsuar nga
    ai. Pyeta se a ka nė mes tė anėtarėve tė familjes sė tij mbretėr, mė
    tha jo. Po tė kishte nga gjyshėrinjėt e tij mbretėr do tė thoja se
    dėshiron pėr ta marė atė fron pėrsėri. Pyeta se para se t'i thoshte
    kėto, a e keni akuzuar atė ndonjėherė pėr gėnjeshtėr. Mė tha se jo.
    Unė e di se njė njeri i cili nuk flet gėnjeshtėr para njerėzve, nuk
    flet gėnjeshtėr as para Zotit. Pyeta se ata qė i pėrgjigjen ftesės
    sė tij a janė tė parėt e fisit, apo tė varfėrit. Mė tha se janė tė
    varfėrit. Eshtė e vėrtetė qė tė parėt qė i besojnė pejgamberėve janė
    njerėzit e varfėr. Pyeta se ata qė i pėrgjigjen ftesės sė tij a
    pakėsohen apo shtohen. Mė tha se shtohen. Eshtė e vėrtetė e njė feje
    tė vėrtetė se pjesėtarėt vazhdimisht rriten e nuk pakėsohen. Pyeta
    se a ka prej atyre tė cilėt hynė nė fenė e tij e mė pas dalin prapė
    nga ajo. Mė tha se jo. Kur nė zemėr futet besimi, atėherė ndodh
    kėshtu. Pyeta se a ka pasur raste kur nuk ka qėndruar nė fjalė. Mė
    tha se jo. Tė tillė janė pejgamberėt. Asnjėherė nuk i mohojnė fjalėt
    e premtimet. Pyeta se ē'ju urdhėron ai juve. Mė thatė se ai urdhėron
    qė: T'i luteni vetėm njė Zoti, dhe tė mos i bėni shok atij; tė
    largoheni nga idhujtė tė cilėve u janė lutur gjyshėrinjėt tuaj!
    Poashtu ju urdhėron tė falni namazin, dhe t'i vizitoni tė afėrmit.
    Nėse janė tė vėrteta kėto fjalė qė mė thatė, atėherė edhe ky vend ku
    i kam kėmbėt sė shpejti do tė jetė nėn sundimin e tij. Unė e dija se
    do tė del ky pejgamber, por nuk kam menduar se do tė jetė prej jush.
    Po tė kisha ditur se do tė takohesha me tė, do t'a kisha marė
    parasysh ēdo pėrpjekje pėr t'u takuar. Po tė isha pranė tij, do tė
    ia kisha larė kėmbėt."


    Abdullah Ibn Selam, njėri nga dijetarėt hebre tė njohur, porsa e
    takon dhe e sheh Muhammedin a.s., e vėren njė dritė qė ia kaplonte
    fytyrėn e tij tė bukur, bėhet musliman. I magjepsur nga ajo dritė qė
    ndriqonte fytyrėn e bekuar tė Muhammedit a.s., thotė:
    "Ai qė ka njė fytyrė tė tillė nuk mund tė jetė gėnjeshtar!"

    Martin Lings, nė librin "Muhammedi: jeta e tij bazuar mbi burimet mė
    tė hershme", Londėr, G. Allen Uniwin Ltd. 1983, f. 276, thotė:
    "Pejgamberi a.s. dhe familja e tij jetonin njė jetė plotė kursime.
    Aisheja tregon se pėrpara marrjes sė Hajberit, ajo nuk kishte ngrėnė
    kurrė hurma aq sa tė ngopej. E tillė ishte varfėria e kėtyre
    njerėzve, sa qė gratė e Pejgamberit nuk i kėrkuan kurrrė atij ndonjė
    gjė, pėrveē atyre gjėrave mė tė nevojshme pėr jetėn."
    Disa pyetje qė i bėnė idhujtarėt Pejgamberit a.s. kishin tė bėnin me
    ndodhi tė padėgjuara nė Hixhaz, dhe u zgjodhėn pėr tė parė dhe pėr
    tė provuar, nėse profeti i Zotit zotėronte ndonjė burim diturie, mbi
    gjėrat e fshehta e tė papara. Tė Dėrguarit a.s. iu desh tė pres njė
    kohė tė gjatė, derisa i erdhi lajmi nga Zoti, ndėrsa idhujtarėt
    nisėn tė tallen dhe fjalėt e tyre e mėrzitėn dhe e trishtuan shumė,
    pasi ndihma nuk erdhi ashtu si ai priste. Nė lidhje me kėtė, nė
    veprėn e pėrmendur, f. 77, thotė:
    "Vonesa e Pėrgjigjes Hyjnore, ndonėse e dhimbshme pėr tė Dėrguarin e
    Zotit dhe pasuesit e tij, ishte me tė vėrtetė njė forcė e madhe pėr
    tė. Armiqtė e tij e mohuan domethėnien e kėsaj vonesė, por pėr ata
    Kurejshė qė ishin akoma tė pavendosur, ky fakt, ishte njė pohim i
    qartė i asaj se, Fjala e Shenjtė i vinte Muhammedit a.s. nga Qielli
    dhe se ai nuk kishte gisht, e as nuk mund t'a kontrollonte atė.
    Ėshtė e kuptueshme se po tė ishte se Muhammedi a.s., do t'i kishte
    trilluar tė gjitha ato ēfarė kishte thėnė mė parė, nuk do tė ishte
    vonuar kaq gjatė pėr kėtė trillim tė ri, veēanėrisht nė njė ēast tė
    tillė kur rreziku qe mjaft i madh."

    Stanley Lane Pole, historian i njohur, nė veprėn "Fjalimi dhe
    kuvendimi i Muhammedit", shkruan:
    "Muhammedi a.s. ishte entuziast, nė kuptimin mė fisnik. Tregohej aq
    i lumtur dhe i kėnaqur, sa qė ai disponim pėrcillej edhe tek tė
    tjerėt. Rolin e tij si Pejgamber i Zotit, e ka kryer nė mėnyrė
    dinjitoze, me urtėsi dhe me tolerancė tė madhe."
    "Dita e triumfit mė tė madh tė Muhammedit a.s. ndaj armiqve tė vet,
    ishte, nė tė njėjtėn kohė, edhe dita e fitores mė tė madhe tė tij
    ndaj vetvetes. Ai, me zemėrgjerėsi, ia fali kurejshitėve vitet e
    urrejtjes dhe mėrive, dhe shpalli amnisti pėr tė gjithė banorėt e
    Mekkės. Ushtria e zbatoi urdhėrin, dhe hyri nė Mekkė, nė mėnyrė
    paqėsore. Nuk u plaēkit asnjė shtėpi dhe nuk u shqetėsua asnjė
    njeri. Vetėm njė gjė, iu nėnshtrua zhdukjes. Duke hyrė nė Qabe,
    Muhammedi a.s. qėndroi para 360 idhujve dhe duke treguar, me shkopin
    e vet, tha (ajetin kur'anor) :
    'Erdhi e Vėrteta dhe u zhduk e pavėrteta.' Me kėto fjalė, shokėt e
    tij i pėrmbysėn idhujt dhe shkatėrruan njėherė e pėrgjithmonė zotat
    e Mekkės dhe tė rrethinės sė saj. Kėshtu, u kthye Muhammedi a.s. nė
    vendlindjen e tij.
    Nė tė gjitha analet botėrore, nuk ekziston ndonjė hyrje triumfale,
    qė mund tė krahasohet me kėtė."
    "Ai ka qėndruar guximshėm, edhe pse me vite, ishte i vetmuar dhe i
    urrejtur nga bashkėfistarėt e tij idhujtarė. Ai, asnjėherė, nuk e ka
    tėrhequr i pari dorėn gjatė pėrqafimit. Ishte i dashur me fėmijėt
    dhe kurrė nuk kalonte, madje, as pranė grupit mė tė vogėl pa
    buzėqeshjen e syve tė tij tė mrekullueshme dhe pa fjalėt e dashura
    pėr ta... Ka qenė nga ata pak njerėz tė fatshėm, pėr tė cilėt,
    kėnaqėsia mė e madhe ishte qė njerėzit t'i bashkohen tė Vėrtetės sė
    Madhe. Ai ka qenė Pejgamber i Zotit dhe, kurrė qė nga fillimi, e
    deri nė fund tė jetės sė tij, nuk ka harruar se kush ishte dhe as
    porosinė, e cila ishte thelbi i misionit tė tij. Ai porosinė, ia
    pėrcolli njerėzve me dinjitet tė lartė, gjė qė rezultonte nga
    vetėdija mbi misionin e tij tė madh..."

    Majori A. G. Leonard, nė "Islam, Her moral and spiritual value", f.
    20, 21, shkruan:
    "Lexuesi duhet t'a kuptojė menjėherė, se Muhammedi a.s., nuk ka
    pasur njė frymėzim shpirtėror tė zakonshėm, nuk ishte njė prijės i
    thjeshtė, apo pėr mė tepėr njė endacak, por ai ka qenė njė nga
    mendimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave dhe epokave. Ishte
    njeri me qėllime tė sinqerta dhe serioze, ishte jo vetėm i madh, por
    mė i madhi ndėr mė tė mėdhenjtė. Ishte njeri qė njerėzimi nuk e
    kishte njohur kurrė mė parė. Qe madhėshtor, jo vetėm si Pejgamber,
    por edhe si trim dhe burrė shteti. Qe frymėzuesi shpirtėror, qė
    krijoi popullin mė tė madh, shtetin mė tė madh dhe pėr mė tepėr edhe
    fenė mė tė madhe. Ai ishte modest me njerėzit dhe tepėr i pėrulur e
    i pėrkushtuar ndaj Zotit. Lexuesi duhet t'a kuptojė se Islami ka
    domethėnie tė thellė dhe synon t'i nxjerrė, ithtarėt e vet, nga
    terri i errėsirės njerėzore, drejt sferave mė tė larta tė Dritės tė
    sė Vėrtetės."

    G. W. Leitner, nė "Mohamedanism", Lahore, 1893, f. 4.
    thotė:
    "Muhammedi a.s. kurrė s'ka deklaruar pėr veten, se ėshtė i
    pagabueshėm. Nė njė ēast, gjatė zbritjes sė Shpalljes, ai u qortua
    rreptėsisht, sepse nė kohėn kur ishte duke folur me disa njerėz nga
    paria e Mekkės, ia ktheu shpinėn dhe nuk iu pėrgjigj njė tė verbėri.
    Megjithatė, Muhammedi a.s. e komunikoi kėtė shpallje, gjė qė me
    siguri s'do ta bėnte, sikur tė ishte mashtrues, ashtu sikurse e
    konsiderojnė disa tė paditur, nė mesin e tė krishterėve."

    Edward Montet, profesor i Universitetit tė Gjenevės, shpreh
    mahnitjen e tij ndaj Islamit, shpjegon dispozitat e tij, lavdėron
    Kur'anin dhe thotė se Muhammedi a.s., me reformat e tij, i ka bėrė
    shėrbim tė pakufishėm njerėzimit, prandaj, meriton tė numėrohet,
    ndėr mirėbėrėsit dhe reformatorėt mė tė mėdhenj tė njerėzimit. Nė
    veprėn e tij "Muhammedi dhe Kur'ani", pėr Muhammedin a.s., veē tė
    tjerash, thotė:
    "Muhammedi a.s. kishte karakter fisnik, sjellje tė jashtėzakonshme,
    fjalė bindėse, tė drejta dhe tėrheqėse."

    Rene Crouset, nė veprėn e tij "Civilizimi i Orientit", shkruan:
    "Muhammedi a.s. kur filloi tė komunikoi Islamin, ishte i ri dhe
    fisnik, i mbushur me fuqi pėr gjykim tė drejtė. Ai qėndroi lart
    mjedisit, nė tė cilin jetoi. Nė kohėn kur i ftoi arabėt, qė tė
    besojnė Njė Zot, ata ishin zhytur nė idhujtari. Ai kishte vendosur
    qė, njerėzit t`i largonte nga idhujtaria, drejt monoteizmit tė
    pastėr."

    John Austin, nė "Muhammed the Prophet of All-llah", nė T.P. and
    Classels Wekly tė 24 Shtatorit 1927, thotė:
    "Pėr mė pak se njė vit, Muhammedi a.s., u bė udhėheqės i vėrtetė
    shpirtėror, prijės dhe sundimtar i Medinės. Pa pėrdorur aspak
    forcėn, ia arriti shumė shpejt tė trondisė mbarė botėn."

    E. Laris, historian i njohur franēez, thotė:
    "Muhammedi a.s. qysh nga fėmijėria ėshtė dalluar pėr sinqeritet, sa
    qė ėshtė quajtur: i drejti, i besueshmi ."

    Huston Smith, nė "The Religions of Man", Mentor Books, f. 203, thotė:
    "Ishte i sinqertė dhe i dashur pėr njerėzit e vet, njeri bujar dhe i
    dhembshur. Gjithnjė ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerėzore dhe
    tregohej i gatshėm t'u ndihmonte tė tjerėve, e veēanėrisht tė
    varfėrve dhe tė paaftėve. Pėr shkak tė ndjenjės sė tij tė
    ndershmėrisė, obligimit dhe tė besimit, fitoi tituj tė lartė si 'i
    drejti' dhe 'i besueshmi.'
    Idhujtarėt, tė etur vazhdimisht pėr ēudira, kanė kėrkuar prej tij
    shenja dhe dėshmi nėpėrmjet ēudive, si dėshmi tė pejgamberisė sė
    tij. Ai kėtė e ka refuzuar. Ai vazhdimisht deklaronte (ajetin
    kur'anor): 'Zoti nuk mė dėrgoi tė bėj ēudira, por t`i mėsoj tė
    tjerėt. I lartėsuar qoftė Krijuesi im. Unė nuk jam, asgjė mė tepėr,
    veēse njeri i dėrguar si pejgamber.'
    Prej fillimit, deri nė fund, ai refuzoi ēdo pėrpjekje tė
    glorifikimit tė personalitetit tė tij, duke thėnė (fjalėt
    kur'anore): 'Nuk ju them se thesarėt e Allahut janė nė duart e mia,
    apo se i di sekretet e fshehura, ose se jam engjėll... Unė jam vetėm
    pejgamber i shenjave tė Zotit, tė cilat i kėrkoni.' Kėto s'janė
    fjalėt e Muhammedit, por fjalėt e bartėsit tė porosisė sė Allahut,
    drejtuar njerėzve.
    Mjafton vetėm tė vėzhgosh me vėmendje trupat qiellorė, tė cilėt
    lėvizin pandėrprerė nėpėr gjithėsi, rendin e pėrkryer tė universit,
    shiun qė bie pėr t'a gjallėruar tokėn, palmat qė janė pėrkulur nga
    frytet e tyre, anijet qė lundrojnė nėpėr dete, duke u shėrbyer
    njerėzve, - tė gjitha kėto, janė mrekulli pėr ata qė i vėshtrojnė. A
    mundet qė kėto, tė jenė krijuar nga njė zot prej guri? Sa i
    pakuptimtė ėshtė kėrkimi i shenjave, kur tėrė bota ėshtė shenjė. Nė
    kohėn e bestytnisė, Muhammedi a.s., propagandoi studimin e
    pėrkryeshmėrisė sė universit, gjė qė e ngriti diturinė islame
    kundrejt diturisė sė krishterė."

    Jules Meserman, nė fragmentin "Ku janė prijėsit", botuar nė revistėn
    Time, mė 15 Korrik, 1974. thotė:
    "Mbase, prijėsi mė i madh i tė gjithė kohėve ėshtė Muhammedi a.s"
    Edhe pse hebre, Jules Mesermen, profetin e vet, Moisiun (Musain
    a.s.) e radhit pas Muhammedit a.s., kurse Jezusin ( Isain a.s.) dhe
    Budėn i vendos shumė mė pas.

    Lafajet, filozof dhe njėri prej atyre qė e patėn pėrgatitur bazėn
    ideore tė revolucionit tė madh francez tė vitit 1789, ka shqyrtuar
    tė gjitha sistemet juridike para se tė botohet `Deklarata e tė
    Drejtave tė Njeriut' dhe duke parė epėrsinė e tė drejtės islame, ka
    thėnė kėshtu:
    "O Muhammed! Atė qė ti ke prurė dhe aplikuar nė botė, nuk e ka bėrė
    askush. Ti e ke sjellė drjetėsinė nė njė vendė tė paarritshėm!..."

    Dr. Laura Veccia Vaglieri, orientaliste e njohur italiane, shkruan:
    "Pejgamberi arab, i frymėzuar dhe i lidhur fortė me Krijuesin e vet,
    u ka predikuar monoteizmin me tė pastėr adhuruesve tė fetishizmit,
    ithtarėve tė Krishterizmit, dhe Judaizmit tė degjeneruar. Ai doli nė
    konflikt tė hapur me tendencat e atėhershme tė prapambetura tė
    njerėzve, qė shpinin nė politeizėm. Nė predikimet e tij, pėr t'i
    bindur njerėzit me besimin nė Njė Zot tė vetėm, ai nuk shfrytėzoi
    fenomene tė ndryshme natyrore, pėr tė mashtruar njerėzit, duke i
    quajtur ato si mrekulli tė tij. Ai nuk i detyroi kurrė njerėzit qė
    tė pranojnė verbėrisht thirrjen e tij, duke i frikėsuar ata me
    kėrcėnime qiellore, gjė qė do tė rrezikonte mjaft aftėsinė e tyre
    pėr tė menduar e gjykuar objektivisht.
    Ai i ka ftuar njerėzit me dashamirėsi, jo qė tė braktisin bindjet e
    tyre, por, tė meditojnė mbi universin dhe ligjet e tij. Bindja e
    tij, e palėkundur, nė Njė Zot, nė Njė tė Vetėm dhe tė Domosdoshėm,
    bėnte qė ai, vazhdimisht, t'u ofronte njerėzve tė lexonin librin e
    jetės..."

    R. Dozy, orientalist i famshėm, nė "Essai sur l`historie de
    l`islamisme",1879, f. 31, thotė:
    "Mashtruesi nuk ėshtė nė gjendje tė formojė njė religjion, tė cilin
    e kanė pranuar miliona njerėz dhe i cili ėshtė shndėrruar nė fe
    universale. Pa bindje tė fortė dhe tė thellė, Muhammedi a.s.,
    kurrė, s'do t`ia dilte t'i bėnte ballė tmerreve dhe rreziqeve pėr mė
    shumė se dhjetė vjet."

    R. Bosworth Smith, nė librin e tij "Jeta e Muhammedit", thotė:
    "Muhammedi a.s., ishte, nė tė njėjtėn kohė, udhėheqės fetar dhe
    profan... por pa pretendime pėr tė sunduar, pa pallate, pa ushtri,
    pa gardė personale dhe pa tė ardhura tė caktuara. Nėse mund tė
    thuhet pėr dikė, se ka sunduar nė saje tė besueshmėrisė dhe fesė, ky
    do tė ishte Muhammedi a.s. Ai posedonte autoritetin mė tė lartė,
    duke mos shfrytėzuar pėr kėtė qėllim mjetet e dhunshme, duke
    qėndruar jashtė etiketimeve dhe ceremonive oborrtare, nė sajė tė
    personalitetit tė tij tė shkėlqyer."
    "Ai ishte njeri i pashkolluar, mezi dinte tė lexonte dhe tė
    shkruante, por ka shkruar Librin, qė ėshtė poezi, ligj, lutje dhe
    shkrim i shenjtė, tė gjitha sė bashku."

    Henri De Kastro:
    "Ėshtė vėrtetuar se, Muhammedi a.s., nuk ka lexuar ndonjė libėr tė
    shenjtė dhe nuk i ėshtė referuar ndonjė doktrine fetare, para tij. E
    dimė se, Muhammedi a.s., ka ndier lodhje tė shumta dhe ka pėrjetuar
    mundime tė mėdha shpirtėrore, para se tė njoftonte pėr pranimin e
    shpalljes. Allahu e krijoi me natyrė tė tillė, i cili iu pėrkushtua
    plotėsisht fesė. Atij iu desh tė veēohej nga njerėzit, duke iu
    shmangur adhurimit tė idhujve dhe besimit nė shumė zotėra, tė cilin
    e kishin shpikur tė krishterėt. Urrejta ndaj kėtyre tė dyjave, i
    ishte ngulitur thellė nė zemėr. Kėto dy doktrina, ishin sikurse
    gjilpėra nė trupin e tij.
    Ky njeri, i cili kishte arritur tė dyzetat, kulmin e menēurisė,
    kėrkonte nga lindorėt, qė karakterizoheshin pėr arsye tė mprehtė dhe
    imagjinatė tė gjallė, dhe me fuqi tė lartė tė tė kuptuarit, qė tė
    pėrsėrisnin, pa ndėrprerė, fjalėt: "Allahu ėshtė Njė", "Allahu ėshtė
    Njė". Kėto fjalė, i pėrsėrisnin tė gjithė muslimanėt pas tij.
    Ndėrkaq, ne tė krishterėve na mundon pėrmbajtja e tyre, pėr shkak tė
    largimit tonė, nga ideja e monoteizmit...
    Nė periudhėn e parė (nė Mekkė), nuk mund t'ia mohojmė, Muhammedit
    a.s., bindjen e plotė dhe sinqeritetin e besimit. Nuk i ishte
    luhatur besimi nė zemėr, madje as pėr njė grimcė, edhe gjatė
    periudhės sė dytė (nė Medine).
    Nuk qe i dhėnė pas stolive tė kėsaj botė dhe nuk ishte koprac. Ishte
    i pėrmbajtur dhe derisa u largua nga kjo botė, asnjėherė nuk u ngop
    me bukė elbi. Iu shmang ambicieve tė kota, megjithatė arriti dhe ia
    doli tė zėrė vendin mė tė lartė, nė vendet arabe. Por, ai nuk u dha
    pas totalitarizmit. Nuk pati fron, ministri dhe as
    gardė."

    Anie Besant, nė "The Life and Teaching od Muhammed, Madras", 1932,
    thotė:
    "ēdo njeri, qė e studion jetėn, karakterin, nivelin e tė mėsuarit
    dhe mėnyrėn e jetėsės sė pėrditshme tė pejgamberit arab, Muhammedit
    a.s., ėshtė e pamundur tė ndiejė diēka tjetėr, pėrveē admirimit tė
    jashtėzakonshėm ndaj tij, si njėri nga pejgamberėt mė tė mėdhenj tė
    njerėzimit."
    "Edhe pse me kėto, qė ju parashtroj, do tė pėrmend shumė gjėra, tė
    cilat, pėr shumė njerėz, janė mėse tė njohura, prapėseprapė, sa herė
    qė i rilexoj ato, mė kaplon njė ndienjė e re admirimi dhe respekti,
    ndaj mėsuesit mė tė madh arab."

    M. Watt:
    "Karakteri i Pejgamberit dhe qėndrimet e tij njerėzore, madje edhe
    ndaj armikut, shprehin synimin e lartė tė Shpalljes, me qėllim qė
    t'i integronte njerėzit nė idetė e reja.
    Pak kush, nga njerėzit e mėdhenj tė historisė, ėshtė vlerėsuar aq
    gabimisht, nė pėrėndim, sikurse Muhammedi a.s. Jemi tė obliguar t'i
    pėrmirėsojmė kėto shtrembėrime, duke iu referuar karakterit virtuoz
    dhe tė lartė tė jetės sė Muhammedit a.s., dhe kėmbėngultėsisė nė
    thirrjen, tė cilėn Zoti ia besoi atij."

    D. G. Hogart, nė "Historia e Arabisė", veē tė tjerash thotė:
    "Muhammedi a.s. ėshtė i vetmi, ndėr njerėzit mė tė shquar tė
    njerėzimit, jeta e pėrditshme e tė cilit ėshtė studiuar, ėshtė ēmuar
    dhe ėshtė marrė si shembull, duke u zbatuar nė jetė edhe sot nga
    miliona njerėz. Kjo gjė, nuk mund tė thuhet pėr ithtarėt e feve tė
    tjera, tė cilėt, nė jetėn e tyre tė pėrditshme, nuk praktikojnė
    mėnyrėn e jetėsės sė themeluesit tė fesė sė tyre."

    E. Demerngem, orientalist francez, ėshtė njėri nga orientalistėt mė
    objektivė, qė ka shkruar pėr Muhammedin a.s. Ka shkruar
    veprėn "Biografia e Muhammedit", "Muhammedi dhe Sunneti", ka botuar
    njė numėr studimesh nė disa revista tė njohura. Ai thotė:
    "Mesihu a.s., nė Kur'an, ka vend tė ngritur. Lindja e tij nuk ishte
    e zakonshme, si e njerėzve tė tjerė. Ai ishte i dėrguari i Allahut,
    tė cilit Zoti i foli me zė... Kur'ani e ka pėr qėllim Krishterimin e
    vėrtetė kur thotė: Isa a.s., ėshtė rezultat i fjalės, qė Zoti ia
    pėrcolli Merjemes dhe ai ėshtė njeri. Kur'ani e lufton doktrinėn e
    atyre qė besojnė Isain (Jezusin) pėr Zot... Ai nuk e lufton
    Krishterimin e vėrtetė. Prandaj, i krishteri, duhet tė jetė i
    kėnaqur me sulmin, qė Kur'ani i bėn Trinitetit, i cili pėrbėhet nga
    Hyji, Jezusi dhe Maria.
    Muhammedi a.s. veten e konsideronte si instrument pėr komunikimin e
    Shpalljes. Pėrpjekja e Muhammedit a.s., konsistonte nė atė qė tė
    jetė i besueshėm, dėgjues dhe regjistrues besnik dhe thėnės i
    pagabueshėm, i asaj qė dėgjonte nga fuqia ndriēuese dhe zėri i
    heshtur i fjalės sė amshuar nė formė tė kėsaj botė, i fjalės sė
    Allahut, e cila ėshtė ajka e Librit. Fjala, tė cilėn e ruajnė
    engjėjt fisnikė, nė qiellin e shtatė. ēdo pejgamber, duhet tė ketė
    argument pėr mesazhin e tij. Secili, duhet tė ketė mrekulli, me tė
    cilėn sfidon tė tjerėt... Dhe Kur'ani ėshtė mrekullia e vetme e
    Muhammedit a.s. Stili i tij, ėshtė i mrekullueshėm, fuqia e tij
    mahnitėse vazhdon edhe nė ditėt tona. Ai e ngacmon lexuesin edhe
    nėse ai nuk ėshtė prej adhuruesve tė devotshėm.
    Muhammedi a.s., e sfidoi njerėzimin dhe xhindėt, nėpėrmjet Kur'anit,
    duke kėrkuar prej tyre qė tė sjellin njė tė ngjashėm me tė. Kjo
    sfidė, ėshtė dėshmia mė bindėse, pėr besueshmėrinė e mesazhit tė
    Muhammedit a.s.
    S'ka dyshim, se ēdo ajet kur'anor edhe nėse flet pėr ndonjė ngjarje
    tė caktuar tė jetės, gjė tė cilėn e bėnė me saktėsi tė plotė, nė
    vete, pėrmban nga mrekullia mendore atė, me ēka e trazon shpirtin.
    S'ka dyshim, se nė ato ajete, ka diēka, ku duhet kėrkuar fshehtėsia
    e ndikimit dhe madhėshtia e suksesit.
    Muhammedi a.s., i cili ėshtė larg tė qenit pėrpilues dhe sajues i
    Kur'anit, nganjėherė, mė kot, e priste zbritjen e Shpalljes dhe
    mallėngjehej pėr tė, pasi dėshironte qė Engjėlli t`i vinte nė mėnyrė
    tė pandėrprerė."

    Andrin Serve, orientalist francez, shprehet:
    "Ky Pejgamber, flet pėr femrėn me respekt dhe konsideratė. Gjithnjė,
    bėri pėrpjekje pėr pėrmirėsimin e pozitės dhe personalitetit tė saj,
    nė shoqėri. Para ardhjes sė tij, gruaja nuk gėzonte tė drejtėn e
    trashėgimisė, ajo ishte objekt qė trashėgohej nga tė afėrmit, sikur
    tė ishte skllave. Ndėrkaq, Pejgamberi me ardhjen e tij, e ndėrroi
    kėtė bindje, e emancipoi femrėn dhe i dha tė drejtėn e trashėgimisė.
    Vėrtet, Muhammedi a.s,. bėri emancipimin e femrės dhe ai qė dėshiron
    tė thellohet nė kėtė fushė, le tė lexojė fjalimin e tij lamtumirės,
    nė Mekė, ku porosit qė tė tregojmė mirėkuptim dhe konsideratė ndaj
    femrės. Kėtė, mund t'a lexojmė edhe nė thėniet, hadithet e tij."

    Eduard Perroy, studiues bashkėkohor francez, prof. nė Universitetin
    e Sorbonės, thotė:
    "Erdhi Muhammedi, i biri i Abdullahut, Pejgamberi arab dhe vula e
    pejgamberėve, i cili u solli sihariq, arabėve dhe mbarė njerėzimit,
    njė fe tė re. I ftoi ata, qė tė besonin se, Allahu ėshtė Njė dhe i
    Vetėm. Sheriati (ligji isalm), nuk ndryshon nga besimi. Ligji islam,
    gėzon pushtet hyjnor tė obligueshėm dhe rregullon jo vetėm ēėshtjet
    fetare, por edhe ato shekullare. Ai i obligoi besimtarėve zekatin,
    xhihadin kundėr politeistėve... Muhammedi a.s., pėrhapi fenė e
    pastėr... Kur ndėrroi jetė, nė vitin 632 tė erės sonė, ai e kishte
    pėrmbushur thirrjen e tij dhe kishte vendosur sistemin shoqėror, i
    cili qėndronte shumė lart karshi sistemeve fisnore, nė tė cilat
    jetonin arabėt, para Islamit. Ai i miqėsoi ata dhe arriti njė unitet
    tė fortė mes tyre. Gadishulli arabik, arriti njė njėsim tė fuqishėm
    fetar, qė nuk e kishte njohur asnjėherė mė parė."

    John India:
    "Modestia e Pejgamberit, dashuria ndaj sė vėrtetės, devotshmėria e
    shokėve tė tij, guximi, besimi i paluhatshėm nė Njė Zot, tė Vetėm,
    misioni qė i ishte ngarkuar, ishin tė gjitha kėto virtyte dhe
    merita, dhe jo shpata, qė bėnė tė mundur qė feja dhe qytetėrimi tė
    ecnin pėrpara, duke mposhtur, ēdo pengesė tė kundėrshtarėve tė sė
    Vėrtetės."

    Prof. Bevan:
    "Ajo qė ėshtė shkruar, pėr Muhammedin a.s. dhe Islamin, nė Evropė,
    nė tė shumtėn e rasteve, duhet tė merret si kuriozitet letrar.
    Tė flasėsh pėr Muhammedin a.s., si mashtrues dhe pėrdorues tė
    forcės, mė shumė shkakton probleme, se sa i zgjidh ato. Nė Pėrėndim,
    asnjė figurė e madhe, gjatė gjithė historisė, nuk ėshtė vlerėsuar me
    aq tendenca dashakeqe, sikurse ėshtė vepruar me Muhammedin a.s."

    W. Montogomery, nė veprėn "Mohammed at Mecca", Oxford, 1953, f. 52,
    thotė:
    "Gadishmėria e tij pėr tė pėrjetuar persekutime pėr shkak tė
    besimit, karakteri i lartė, morali i njerėzve qė i besonin dhe qė e
    konsideronin udhėheqės, si dhe madhėshtia e tė arriturave tė
    pėrnjėhershme, dėshmojnė pėr personalitetin e tij tė
    jashtėzakonshėm. Tė konsideruarit e Muhammedit a.s., si mashtrues,
    mė shumė hap probleme, se sa i mbyll ato. Pėr mė tepėr, qė nė
    Pėrėndim, asnjė personalitet i madh historik, nuk ėshtė ndriēuar mė
    zbehtė, se sa Muhammedi a.s."

    Henri Servy:
    "Muhammedi a.s., nuk mbolli, nė shpirtėrat e arabėve, vetėm parimin
    e Njėsisė (monoteizmit), por solli edhe civilizimin dhe edukatėn.
    Muhammedi a.s. ėshtė personalitet historik i vėrtetė. Sikur tė mos
    ishte i tillė, as qė do tė pėrhapej Islami. Ai nuk pushoi sė
    pėrsėrituri, se ėshtė njeri sikurse tė tjerėt, tė cilin e pret
    vdekja. Kėrkonte mėshirė dhe falje nga Allahu xh.sh. Para vdekjes,
    deshi ta pastrojė ndėrgjegjėn, nga ēdo njollė e mundshme, prandaj
    qėndroi nė minber dhe iu drejtua masės me kėto fjalė: 'Muslimanė,
    nėse e kam qėlluar dikėnd, ja ku ėshtė shpina ime. Nėse dikujt i kam
    ndonjė borxh, pasuria ime ėshtė e tij.' U ngrit njė njeri, duke
    thėnė se, Pejgamberi i kishte borxh atij tre dirhem. Pejgamberi a.s.
    i pėrgjigjet, duke thėnė: Mė mirė, njeriu tė ndiejė turp, nė kėtė
    botė, se nė botėn e ardhme. Menjėherė, ia pagoi borxhin.
    Civilizimi i vėrtetė mendor dhe intelektual, nuk u shfaq dhe nuk u
    paraqit tek arabėt, veēse me ardhjen e Muhammedit a.s."

    Pater Hijacint, prift i njohur, thotė:
    "Unė jam prift i krishterė dhe nxėnės besnik i Jezusit, por
    konsideroj, se nuk e pėrul Jezusin (Isain a.s.) kur them se
    Muhammedi a.s., ėshtė i dėrguar i Zotit.
    Vetėm nėpėrmjet inspirimit nga Zoti, ai mundi tė themelojė njė
    religjion tė madh- Islamin, tė cilit, sot, i besojnė miliona e
    miliona njerėz edhe pas njėmijė (e mė shumė) vjetėsh, qė nga
    shpallja e tij."

    Dr. Steingass, autor i fjalorit anglisht-arabisht, thotė:
    "Drejtėsia e Muhammedit a.s., veprimet dhe vendosmėria e tij pėr tė
    gjetur tė vėrtetėn, kėmbėngulja e vazhdueshme pėr t'i komunikuar
    urdhėrat Hyjnorė, besimi i tij i paluhatshėm nė ēdo situatė, aftėsia
    pėr t'i bėrė qė tė dėgjojnė tė vėrtetėn e amshueshme edhe ata qė nuk
    donin t'a dėgjonin, - tė gjitha kėto janė argumenta bindėse dhe tė
    pamohueshme, se ky Pejgamber, sipas mendimit tim, ėshtė vula e
    pejgamberėve."

    D. V. Bodly, gjeneral amerikan, thotė:
    "Muhammedi a.s. e studioi botėn dhe problemet e saj. Nė parimet e
    fesė, nuk la pas dorė aspektin e kėsaj botė. Bėri kompromis, nė mes
    tė kėrkesave tė njerėzve nė kėtė botė dhe nevojave tė fesė sė tyre.
    Ai nuk ra nė gabimet e atyre, tė cilėt u pėrpoqėn t'i shpėtojnė
    njerėzit nė mėnyrė joadekuate. Ai e pėrshkoi jetėn me njė karvan
    udhėtarėsh, i cili ėshtė nėn mbikqyrjen e Allahut, qėllimi final i
    tė cilit ėshtė Xheneti."

    Selwyn Gurney, sipas M. D. dhe Doroty "Short readings from World
    religions", Londėr 1951, thotė:
    "Muhammedi a.s. ka shpallur fenė, tė cilėn e pasojnė miliona njerėz.
    Qė nga fillimi, ndikimi i kėsaj feje, vazhdimisht, ėshtė gjithnjė nė
    rritje. Tiranėt, qė i besojnė vetėm forcės dhe mbėshteten vetėm tek
    ajo, s'janė nė gjendje tė ndikojnė nė gjeneratat e mėvonshme,
    ndikimi i tyre, ndihet vetėm gjatė jetės sė tyre. Ne, ndėrkaq, pas
    vdekjes sė Muhammedit a.s., shohim shembujt mė tė ndritshėm tė
    fitoreve, qė bota s'i ka parė kurrė mė parė."

    Enciklopedia Angleze, volumi 12, shkruan:
    "... Njė shumė detajesh, nga burime tė hershme, tregojnė se ai ishte
    njeri i drejtė dhe i ndershėm, i cili pati fituar respektin dhe
    besnikėrinė e tė tjerėve, qė ishin njerėz tė ndershėm dhe tė
    drejtė."

    Diven ēand Sharma, nė "The Prophets of the East, Calcuta", 1935, f.
    122, thotė:
    "Muhammedi a.s. qe shpirt i dashamirėsisė. Ndikimi i tij,
    vazhdimisht, ėshtė ndier dhe kurrė nuk u harrua nga ata qė e ndienė
    afėr."

    A. C. Bouquet, nė veprėn "Fetė komparative", thotė:
    "Muhammedi a.s., ndonėse jetonte jashtėzakonisht thjesht, nuk ishte
    asket. Nuk turpėrohej tė punonte ēfarėdo pune, puritan nė esencė,
    refuzonte tė barte ose tė dėfrehej me ar dhe argjend."

    Robert L. Gulick:
    "Muhammedi a.s., nė tė vėrtetė, ėshtė njė edukator, njė pemė
    udhėzimi pėr drejtimin e njerėzimit, drejt njė lirie dhe lumturie mė
    tė madhe."

  2. #2
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Bernard Show, nė "The Genuine Islam, voll.1, nr. 81936", pėr
    Muhammedin a.s. thotė:
    "Gjithnjė e kam ēmuar lartė besimin e Muhammedit, thjesht pėr shkak
    tė vitalitetit tė tij tė jashtėzakonshėm. Mendimi im ėshtė se,
    Islami ėshtė besimi i vetėm i aftė, qė tė drejtojė me sukses
    ndryshimet e shumta tė jetės. Unė parashikoj qė Evropa, mė nė fund,
    do tė pranojė fenė islame. Teologėt mesjetarė tė krishterė nga
    padituria dhe animi fetar, besimin e Muhammedit, e kanė paraqitur nė
    mėnyrė krejtėsisht negative dhe kanė konsideruar se Muhammedi ka
    ushqyer urrejtje ndaj Isait (Jezusit). Unė e kam studijuar jetėn e
    Muhammedit a.s. Ai, ėshtė njeri i mrekullueshėm, e sipas mendimit
    tim, ai ėshtė larg nga tė qenėt antikrisht.
    Atė, duhet t'a quajmė shpėtimtar tė njerėzimit. Jam i bindur se, njė
    njeri i ngjashėm me tė, po tė merrej me problemet e kohės moderne,
    do t`i kishte zgjidhur me sukses ato, duke i sjellė njerėzimit paqen
    dhe lumturinė e nevojshme. Kam parashikuar se besimi i Muhammedit
    a.s., do tė jetė i pranueshėm pėr Evropėn e nesėrme, ashtu siē ka
    filluar tė bėhet i pranueshėm, pėr Evropėn e sotme".

    Gėte, thotė:
    "Njeri i shkėlqyer, dritė e Zotit, u pėrpoq qė, atė dritė, t'a
    pėrhapte nė botė, por bota u ngrit kundėr tij. Detyrohet tė bėjė
    kompromis, gjersa tė vinte ēasti qė tė influenconte tek ata. Nė
    histori, kėrkova shembullin e njė njeriu tė shkėlqyer, e atė e gjeta
    te Pejgamberi arab."
    "Ai ėshtė Profet dhe jo poet..."
    "Mrekulli nuk mund tė bėj, tha
    Profeti,
    Mrekullia mė e madhe ėshtė qė unė jam."
    "Kreu i qėnieve tė krijuara/ Muhammedi."
    "Jezusi ndjehej i pastėr dhe qetėsisht mendonte
    (pėr) Njė dhe tė Vetmin Zot;
    Kush atė vetė nė Zot e shndėrroi
    Ka fyer vullnetin e tij tė shenjtė.
    Dhe kėshtu duhet e drejta tė ndriēojė
    Atė qė edhe Muhammedi mori;
    Vetėm me konceptin e (Zotit) Njė
    Ai gjithė botėn ka mbizotėruar."
    "Dhe tash mė vjen ti, me njė shenjė
    Varur, qė mes tė tjerash
    Mė tepėr e pėrēmoj.
    Gjithė kėtė ēmenduri moderne
    Do tė ma sjellėsh nė Schiras!
    U dashka qė unė, nė gjithė obsesionin e saj,
    Tė kėndoj pėr dy copa druri tė kryqėzuara?"
    "Dashke tė bėsh pėr mua Zot
    atė figurė tė mjerė nė (atė copė) dru!"
    "E ashtuquajtura rozare muhamedane, nė tė cilėn, emri i Allahut,
    lartėsohet me nėntėdhjetėnėntė cilėsi, ėshtė njė litani e tillė
    lėvdimi. Cilėsi pohuese e mohuese, tregojnė tė pakonceptueshmen
    Qenie (Wesen); lutėsi mbetet i mrekulluar, nėnshtrohet dhe
    qetėsohet."

    Lamartini, njėri nga poetėt mė tė mėdhenj tė Francės, pėr
    madhėshtinė e Muhammedit a.s., nė "Historia de la Turqiue", shkruan:
    "Kurrė njeriu nuk i ka venė vetes, vullnetarisht apo detyrimisht,
    qėllim mė tė lartė... Tė rrėnohen bestytnitė, qė ishin vėnė ndėrmjet
    njeriut dhe Krijuesit... Qė njeriu t`i kthehet Zotit dhe tė
    pėrtėrihet idea e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninė, nė
    kohėn e kaosit, tė materializmit dhe tė vizioneve idhujtare rreth
    Zotit, tė cilat ekzistonin atėherė.
    Kurrė njeriu nuk e ka pranuar, njė detyrė aq tė paarritshme, pėr
    aftėsinė njerėzore, me mundėsi aq tė dobėta, sepse si nė ide, ashtu
    edhe nė zbatimin e atij plani tė madh, nuk ka pasur kurrfarė
    pregatitje tė veēantė dhe kurrfarė ndihmė, pėrveē njė grushti tė
    thjeshtė njerėzish, qė jetonin nė skajet e shkretėtirės.
    Kurrė, njeriu nuk ka kryer njė revolucion aq tė madh dhe tė
    vazhdueshėm nė botė, pasi pėr mė pak se dy shekuj pas shfaqjes sė
    tij, Islami pėrmes bindjes dhe forcės, nė emėr tė Zotit, ka dominuar
    pėrgjatė tėrė Arabisė, Persisė, Horosanit, Transaksonisė, Indisė,
    Sirisė, Abisinisė, pėrgjatė tė gjitha vendeve tė njohura tė Afrikės
    Veriore, ujdhesave nė Mesdhe, Spanjė etj..."
    "Nėse madhėshtia e qėllimit, thjeshtėsia e mendimit dhe rezultatet e
    arritura, janė tri kritere tė gjenialitetit njerėzor, kush mund tė
    marrė guximin tė krahasojė, cilindo njeri tė madh, nė historinė
    njerėzore, me Muhammedin a.s.?
    Njerėzit mė tė njohur kanė vendosur vetėm ushtri, ligj dhe shtet.
    Ata s`kanė formuar asgjė mė tepėr se potenciale materiale, tė cilat
    shpesh u zhdukėn para syve tė tyre. Ky njeri, ka nisur jo vetėm
    armatat, legjislacionet, shtetet, dinastitė dhe popujt, por miliona
    njerėz, 1/3 e botės sė banuar tė asaj kohe, madje edhe mė shumė, mė
    tepėr se kjo: ai ndryshoi altarėt, zotėrat, fetė, idetė, besimet dhe
    shpirtėrat. Nė bazė tė Kur'anit, me ēdo shkronjė qė bėhej ligj,
    ndėrtoi nacionalizmin shpirtėror, qė ėshtė i pranuar pėr njerėzit e
    ēdo territori gjuhėsor dhe racor. Ai na ka lėnė, si karakteristikė
    tė pashlyeshme tė nacionalizmit musliman, urrejtjen kundrejt
    zotėrave tė rrejshėm dhe synimin pėr njė Zot tė pamaterilaizuar. Kjo
    rezistencė e patriotizmit, kundėr bastardimit tė besimit nė Zot, u
    ka dhėnė fuqi ithtarėve tė Muhammedit a.s. Marrja e njė tė tretės se
    botės, pėrmes fesė sė tij, qe mrekulli nga ana e tij.
    Ideja e unitetit tė Zotit, qė e proklamoi midis trillimeve pėr
    zotėrat e ndryshėm, ka qenė e tillė, qė mundi tė rrėnojė tė gjithė
    tempujt e lashtė tė idhujve, duke frymėzuar me fenė e tij njė tė
    tretėn e botės. Jetėn, pėrsiatjet dhe guximin e tij, ia kushtoi
    luftės kundėr bestytnive. Guximi i tij nė kundėrshtimin e
    idhujtarisė, qėndrueshmėria gjatė qėndrimit 13 vjetė nė Mekė,
    pranimi i njerėzve tė pėrbuzur publikisht dhe gati tė shtypur nga
    ana e bashkėkohėsve, predikimi i tij i pandėrprerė, lufta kundėr
    pabarazisė, besimi i patundur nė sukses, durimi mbinjerėzor gjatė
    sprovave, modestia nė fitore, ambiciet e tij, tė cilat kanė qenė tė
    orientuara drejt njė ideje, lufta e pafund dhe e vazhdueshme,
    bisedat mistike me Zotin, vdekja dhe triumfi pas vdekjes, tė gjitha
    kėto dėshmojnė jo pėr mashtrim, shtirje dhe gėnjeshtėr, por pėr
    vendosmėrinė e tij tė fortė, qė tė pėrtėrihet feja.
    Kjo fe, ka pasur dy parime themelore: Zoti ėshtė Njė dhe Ai nuk
    ėshtė material. Parimi i parė, tregon se ēfarė ėshtė Zoti, kurse i
    dyti, se ēfarė s`mund tė jetė Zoti.
    Muhammedi qe pėrmbysės i zotėrave tė rremė me shpatė, vendosės i
    idesė me fjalė. Filozof, orator, mėsues, ligjvėnės, luftėtar qė
    luftoi pėr idetė e tij, pėrtėritės i besimit racional dhe adhurimit
    pa fotografi, themelues i 20 perandorive tokėsore dhe i njė
    perandorie shpirtėrore. Ky ėshtė Muhammedi a.s. Duke marrė parasysh
    tė gjitha kriteret, me tė cilat mund tė matet madhėshtia njerėzore,
    me tė drejtė pyesim:
    A ekziston njeri mė i madh se ai?"

    Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, nė
    traktatin "Pejgamberi urtiplotė Muhammed", veē tė tjerash, thotė:
    "Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhammed, ėshtė njėri ndėr
    reformatorėt mė tė mėdhenj tė njerėzimit. Atij i takon lavdia mė e
    madhe, qė e udhėzoi njerėzimin nė dritėn e vėrtetė, nė drejtėsi dhe
    paqe. Ai pengoi gjakderdhjen e tė pafajshmėve dhe hapi rrugėn e
    pėrparimit dhe prosperitetit. Kėtė vepėr tė madhe, nuk ka mundur t'a
    bėjė askush tjetėr, pėrveē atij njeriu, i cili ėshtė i denjė pėr ēdo
    respekt, admirim dhe konsideratė. Muhammedi a.s., ėshtė pejgamber i
    fesė islame. Ka lindur nė Mekė, 571 vjet pas Isait a.s. (Jezusit).
    Nė rini, ruajti bagėtitė. Qė nė fillim, qenia e tij qe dhėnė pas
    meditimit pėr Krijuesin e Universit. Populli i tij qėndronte larg
    Zotit, duke iu lutur njė numri tė madh idhujsh, ata kishin shkuar
    deri aty, sa qė i varrosnin tė gjalla foshnjet femra. Muhammedi
    ngriti zėrin kundėr fesė sė baballarėve dhe idhujtarisė sė
    stėrgjyshėrve. Ai ftoi popullin e vet qė tė adhurojė vetėm Allahun,
    Zotin Njė dhe tė Vetėm. Udhėzoi nė fenė e Zotit, ku Atij nuk i
    pėrshkruhet Zot tjetėr. All-llahu ėshtė i drejtė dhe i Mėshirshėm.
    Njeriu ėshtė pėrgjegjės pėr jetėn e vet. Kush punon sipas ligjit tė
    Zotit, jeton i lumtur nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, ndėrsa kush
    i rebelohet Zotit, atė e pėrcjellin probleme tė rėnda nė tė dy
    botėrat. ēdo gjė ėshtė kalimtare. Vetėm Allahu ėshtė i Pėrjetshėm, i
    Madh dhe Fisnik. Pa besimin tek Allahu, pa vepruar sipas urdhėrave
    tė Tij, dhe pa u larguar nga mėkatet qė i ka ndaluar Ai, ėshtė e
    pamundur, qė nė kėtė botė tė kalohet jetė e mirėfilltė. Allahu i
    Madhėruar, ka urdhėruar, qė njerėzit t'a adhurojnė Atė dhe t'i
    binden tė Dėrguarit tė Tij dhe ndėrmjet tyre tė zotėrojė dashuria.
    Adhurimi ndaj Allahut, manifestohet nėpėrmjet namazit, kurse
    dashuria ndaj njėri-tjetrit, arrihet pėrmes shoqėrimit reciprok,
    duke e ndihmuar njėri tjetrin nė tė mirė dhe gjatė vėshtirėsive. Tė
    mposhturit e pasioneve tė dobėta dhe shmangia nga pijet dehėse, janė
    kushte tė detyruara pėr ēdo besimtar musliman. Gjithashtu, lufta
    kundėr skllavėrimit ndaj botės materiale, tė punuarit, tė
    pėrpjekurit dhe tė qėnit i durueshėm nė fatkeqėsitė e jetės, janė
    prej kushteve tė besimit. Allahu dhe i Dėrguari i Tij duhet tė jenė
    pėr muslimanėt mė tė dashur se vetvetja, fėmijėt dhe pasuria.
    Muhammedi a.s. nuk ka thėnė se ai ėshtė pejgamber i vetėm, por ka
    besuar edhe nė shpalljen profetike tė Musait (Mojsiut) dhe Isait
    (Jezusit). Ai ka theksuar (ajetin kur'anor): "Nė fe nuk ka dhunė,
    rruga e drejtė ėshtė sqaruar nga rruga e shtrembėr."(El Bakarah: 256)
    Nė fillim tė profetėsisė, Muhammedi a.s., i pėrballoi tė gjitha
    sprovat, dhe qe i durueshėm dhe kėmbėngulės nė pėrhapjen e Amanetit
    tė dhėnė."

    Volteri, mendimi i Volterit, mbi Muhammedin a.s., i cili mė parė, nė
    veprėn poetike, shfaqet i mjegullt nė paragjykimet e tij, mė pas
    evulon, nė dy kaptinat e veprės sė tij historike, nė kaptinėn e
    VI "Mbi Arabėt dhe Muhammedin" dhe kaptinėn e VII "Mbi Kur'anin dhe
    ligjin musliman". Volteri, nga paragjykimet qė kishte, evuloi
    gradualisht mendimin e tij mbi Muhammedin a.s.
    "Nipi i Abdul Mutalibit, Muhammedi a.s., i cili mė vonė do t'ia
    ndėrrojė pamjen pjesės mė tė bukur dhe mė tė madhe tė botės, qė nė
    moshėn 40 vjeēare, barti shpatėn nė luftė pėrgjatė kufirit sirian.
    Ishte i ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e
    arabėve, qe ligjvėnės dhe mjek. Nė njė periudhė prej tre shekujsh,
    gjenialiteti i popullit arab, tė cilin e vuri nė lėvizje Muhammedi
    a.s. bėri pėrparim mahnitės. Gjithė kėtė e bėri nga vetvetja. Sikur
    tė mos ishte Charles Martela, Franca do tė bėhej krahinė muslimane.
    Sundimtari musliman, Harun Reshid, e rigjallėroi dijen, ndėrkaq
    bashkėkohėsi i tij, Karli i Madh, i mbyti, nė mėnyrė mizore, 4600
    saksonė tė robėruar, nė bregun e lumit Aller. Qysh nė shek. e dytė
    sipas Hixhretit, arabėt bėhen mėsuesit e Evropės nė dije dhe arte,
    kurse tė krishterėt mėsonin nė pėrėndim, tek muslimanėt."


    Napoleon Bonaparti, thotė:
    "Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenė e Zotit, popullit tė vet, Isai
    (Jezusi) botės romake, kurse Muhammedi a.s., tėrė botės. Arabia
    ishte vend pagan. Gjashtė shekuj pas Isait, Muhammedi e njohu botėn
    me besimin nė Njė Zot tė Vetėm, qė ėshtė Zoti i Ibrahimit, i Musait
    dhe i Isait.
    Arianėt dhe sektarėt e tjerė, e ēoroditėn botėn me diskutime mbi
    trinitetin: Atin, birin dhe shpirtin e shenjtė. Ndėrkaq, Muhammedi,
    shpalli se Zoti ėshtė Njė, kurse triniteti imponon idenė e
    idhujtarisė."

    Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrė i madh shteti,
    themeluesi i Gjermanisė, i cili njihet nė popull si "Udhėheqėsi i
    Hekurt", thotė:
    "Muhammedi a.s. ėshtė personaliteti i jashtėzakonshėm. Jo
    rastėsisht, Zoti nuk nxori ndonjė tjetėr nė skenėn e ngjarjeve
    botėrore. Muhammed, mė vjen keq qė s`isha bashkėkohėsi yt. Ky libėr,
    mėsues dhe pėrhapės i tė cilit je ti, s`ėshtė libri yt. Ai ėshtė
    libėr Hyjnor. Tė mohosh burimin e tij ėshtė aq qesharake, sa edhe tė
    pretendosh pasaktėsinė e shkencave ekzakte. Prandaj njerėzimi, vetėm
    njė herė, ka parė njė figurė tė tillė unikale, siē ishe ti dhe mė
    s`do tė ketė rastin tė shohė (tė ngjashėm).
    Unė, me respektin mė tė madh, pėrulem, para paraqitjes tėnde tė
    madhėrishme."

    Mahatma Gandi, nė "Young India" tė botuar nė "The Light", Lahore, 16
    shtator, 1924, thotė:
    "Kam dėshiruar tė njoh sa mė mirė jetėn e njeriut, qė sot, padyshim,
    ka ndikim tė padiskutueshėm nė miliona zemra njerėzore. Jam bidur,
    mė shumė se asnjėherė mė parė, se s'ėshtė shpata ajo qė ia siguroi
    Islamit vendin nė botė. Jo s'ėshtė shpata, por modestia e plotė,
    thjeshtėsia e Pejgamberit, tė qenurit rigoroz ndaj obligimeve,
    respekti i tij i thellė ndaj prindėrve dhe miqve, guximi dhe
    trimėria, besimi i tij i patundur tek Zoti dhe bindja e paluhatshme
    nė pejgamberinė e tij.
    Pikėrisht kėto, dhe jo shpata, pėrvetėsuan njerėzit dhe iu dhanė
    fuqi atyre qė tė kapėrcenin ēdo vėshtirėsi. Kur pėrfundova sė
    lexuari pjesėn e dytė tė biografisė sė tij, mė erdhi keq qė s'kisha
    tė lexoja edhe mė shumė pėr atė jetė tė madhe."

    J. Lal Nehro, politikan nga India, ka qenė kryetar i partisė
    kongresiste tė Indisė. Ka pasur vend me rėndėsi nė ministrinė e
    Indisė. Ka lindur mė 1889 dhe ėshtė takuar edhe me Gandin.
    "Mbase kanė pėrjetuar satisfaksion, ata perandorė dhe udhėheqės, nga
    ai njeri (Muhammedi a.s.), i cili, pėrmes mesazheve, i ftonte ata qė
    t'i bindeshin. Dėrgimi i mesazheve, tregon bindjen e paluhatshme tė
    Muhammedit a.s., nė misionin dhe vetveten e tij. Me njė bindje dhe
    besim tė tillė, ai ia parapėrgatit Ummetit shkaqet e fuqisė,
    madhėrisė dhe mirėsisė. I bėri ata, nga banorė tė shkretėtirės, nė
    prijės, tė cilėt e ēliruan gjysmėn e botės. Muhammedi a.s. vdiq pasi
    i bashkoi fiset arabe, tė armiqėsuara mes vete, duke i bėrė ata njė
    bashkėsi unike dhe kompakte."

    Thomas W Arnold, orientalist dhe historian i njohur anglez, nė
    librin e tij mjaft tė ēmuar "Historia e Pėrhapjes sė Islamit", thotė:
    "Ėshtė e vėrtetė se Muhammedi a.s. ka qenė entuziast dhe ka poseduar
    dashuri dhe flakėrim tė zjarrtė fetar. Ai, kėtė kualitet tė
    shkėlqyeshėm, e ka pėrcjellė tek shumė ithtarė tė vet.
    Nuk bėn tė hiqet nga mendja se haxhi ėshtė lidhja e Muhammedit a.s.
    me Ibrahimin, besimin e tė cilit ky misionar e rimėkėmbi. Nuk ka
    mendjemprehtėsi mė gjeniale tė ndonjė gjeniu fetar, qė tė ketė
    mundur tė mendojė mjetin mė tė qėlluar pėr impresionimin e shpirtit
    tė besimtarėve dhe t'i japė domethėnie kaq tė lartė jetėsės dhe
    vėllazėrisė sė pėrbashkėt, se sa lidhjet me anė tė kėsaj feje".

    Edward Gibon, historian gjenial, nė veprėn e njohur "Historia dhe
    rėnia e Perandorisė Romake", veē tė tjerash, shprehet kėshtu:
    "Muhammedi a.s. kishte memorie tė shkėlqyeshme, sjellje humane,
    gjykim tė drejtė dhe qėndrim tė vendosur. Ishte i guximshėm nė ide
    dhe aksione. Shpallja e parė, tė cilėn e pranoi nga Zoti, la vulė tė
    thellė tek ai deri nė fund tė jetės."

    Simon Ocklay dhe Edvard Gibon, nė "Historia e Perandorisė Saraēedhe"
    Londėr 1870, f. 54, shkruajnė:
    "Admirimin tonė e meriton besimi i pėrhershėm i Pejgamberit a.s., si
    para ashtu edhe pas fitores. Deri mė sot, pas gjithė atyre shekujve
    zhvillimi e pėrparimi, ideja mbi Zotin Njė, nuk ka mundur tė
    errėsohet me kurrfarė idhujsh dhe as jeta e tij e virtytshme nuk
    ėshtė vėnė nė dyshim, e pėrmbajtja e asaj jetė ėshtė: Besimi nė Zot
    dhe sjellja etike.
    Sa tė padrejta janė vlerėsimet e Pėrėndimit, ndaj Muhammedit a.s., i
    cili vetė, nė atė kohė, nė shkretėtirėn e largėt, insistonte nė ato
    parime, duke pėrfshirė edhe objektivitetin dhe pėrpjekjen pėr dije."
    Ata gjithashtu thonė:
    "Ne besojmė tek Njė Zot dhe Muhammedi, i dėrguari i Ti, ėshtė
    shfaqja e thjeshtė dhe e pandryshueshme e Islamit."

    John Davenport, dijetar i madh, nė veprėn "Apologjia pėr Muhammedin
    dhe Kur'anin", thotė:
    "Muhammedi a.s. ishte dinjitoz me tė mėdhenjtė, kurse modest me tė
    vegjėlit, duke shkaktuar mahnitjen e tė dy palėve. Edhe pse i
    pashkolluar, ai ndikonte tek njerėzit, sikurse mėsuesi tek fėmijėt.
    Asnjėherė nuk dėshironte tė ngrihej mbi tė tjerėt. Vazhdimisht e
    pėrsėriste barazinė nė mes njerėzve si krijesa tė Allahut dhe e
    ndante kafshatėn me ish-skllevėrit."

    Washington Irving, nė edicionin "Muhammedi dhe trashėgimtarėt e
    tij", pėr tė dėrguarin e Zotit thekson:
    "Muhammedi a.s. zotėronte cilėsitė mė tė larta intelektuale, kishte
    imagjinatė tė gjallė dhe njė kujtesė tė jashtėzakonshme. Ai nuk
    bėnte kurrė dallim ndėrmjet njerėzve, prandaj edhe njerėzit e
    thjeshtė e donin pamasė. Nė ēastet e triumfit mė tė madh, pas
    ngadhnjimit tė tij, ndaj armiqve, atė nuk e kaploi mendjemadhėsia.
    Asnjėherė, nuk lejonte, qė p.sh. gjatė hyrjes sė tij nė dhomė, t`i
    bėhej ndonjė respekt i veēantė. Njerėzit i vlerėsonte dhe ēmonte
    vetėm, sipas thellėsisė sė besimit, manifestimit tė tij nė praktikė
    dhe kryerjes sė veprave tė mira."
    "Edhe pse ishte serioz dhe dinjitoz, ai nganjėherė bėnte shaka dhe
    ishte i qeshur dhe plot humor. Thuhet se ka pasur buzėqeshje qė tė
    magjepste. Fytyra e tij ishte pak mė e kuqe, siē janė zakonisht
    fytyrat e arabėve tė tjerė. Ndėrkaq, nė momentet kur ishte i
    entuziazmuar, fytyra e tij merrte njė shkėlqim tė ēuditshėm, qė
    nxėnėsit e tij e shpjegonin si shkėlqim tė mbinatyrshėm tė
    Pejgamberit tė Zotit...
    Ishte modest nė mėnyrėn e jetėsės, i matur nė ngrėnie dhe ithtar i
    rreptė i agjėrimit."
    Ndėrkaq nė veprėn "Biografia e Muhammedit, f. 72", ai shkruan:
    "Muhammedi a.s. ishte vula e lajmėtarėve dhe mė i madhi i tė
    dėrguarve, tė cilėt Allahu i dėrgoi qė tė ftonin njerėzimin qė t'a
    adhuronin vetėm Atė."
    "Sjelljet e Pejgamberit a.s., nė Mekė, dėshmojnė se ai ishte
    lajmėtar, i dėrguar, e jo udhėheqės fitimtar. Ai u tregua i
    mėshirshėm dhe tolerant ndaj bashkėqytetarėve, edhe pse tanimė
    posedonte fuqinė. Mirėpo, ai triumfin dhe fitoren e tij e kurorėzoi
    me mėshirė dhe falje." (po aty, f. 233.)
    "Profeti, gjatė pėrhapjes sė Islamit, pėsoi shumė tortura dhe
    sakrifikoi shumė. Madje, shumė dyshuan nė vėrtetėsinė e thirrjes sė
    tij. Kaluan disa vjet, duke mos pasur sukses tė madh." (po aty, f.
    95, 96.)
    "Gjatė predikimit tė Shpalljes, iu ekspozua nėnēmimit, sulmeve dhe
    torturave, sa qė u detyrua tė braktisė vendlindjen dhe tė mėrgojė nė
    njė vend tjetėr. Atje, braktisi kėnaqėsitė e jetės dhe pėrpjekjen
    pėr t'u pasuruar, pėr hirė tė pėrhapjes sė besimit." (po aty, f. 300.)
    "Fitoret ushtarake, nuk nxitėn mendjemadhėsi dhe kryeneēėsi tek
    Pejgamberi a.s.. Ai luftoi pėr hirė tė Islamit, e jo pėr interes
    vetjak. Madje, edhe nė kulmin e famės, Pejgamberi a.s. ruajti
    thjeshtėsinė dhe modestinė. Ai kishte pėr qėllim qė tė formonte njė
    shtet madhėshtor, e ai ishte Shteti Islam. Qeverisi me drejtėsi dhe
    asnjėherė nuk u mundua qė sundimin t'a bėnte trashėgim pėr familjen
    e tij." (po aty, f. 302, 303.)

  3. #3
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Tė tjerėt pėr Islamin

    --------------------------------------------------------------------------------

    Sir William Muir
    "Me siguri, nė botė nuk ka asnjė libėr, i cili ekziston dymbėdhjetė
    (tani katėrmbėdhjetė) shekuj me pastėrti tė tillė tė tekstit."

    Aleks Luvaron, filozof i shquar francez, nė njė ligjėratė tė tij
    thotė:
    "Kur'ani, qė i ėshtė inspiruar Muhammedit a.s., pėr udhėzimin e
    drejtė tė njerėzimit, ėshtė njė vepėr e shkėlqyer, e mbushur me dije
    e filozofi tė lartė. Nuk ka dyshim se Muhammedi a.s. ėshtė pejgamber
    i vėrtetė, i dėrguar nga Zoti."
    Ndėrkaq, nė librin e tij "Jeta e Muhammedit", thotė:
    "Me tė vėrtetė, Muhammedi a.s. nuk dinte tė shkruante, as tė
    lexonte, por, edhe pėrkundėr kėsaj, ai i la botės njė elokuencė e
    rrallė, njė pėrmbledhje normash morale, njė libėr tė shenjtė... Nuk
    ka nga shpikjet e reja tė shkencės, ēėshtje tė zgjidhura me anė tė
    dijės e tė diturisė, ose ndonjė prej problemeve qė njerėzit mundohen
    pėr t'i zbėrthyer, e tė jenė nė kundėrshtim me parimet islame.
    Pėrkundėr pėrpjekjeve (tė kota), qė bėjnė tė krishterėt pėr tė
    afruar Krishterizimin me ligjin e natyrės, ndėrmjet Kur'anit,
    urdhėrave tė tij, dhe ligjeve natyrore gjendet njė harmoni e
    plotė."

    Doktor Shmil
    "Nė Kur'an ka parime shoqėrore dhe njerėzore, qė mund tė vihen nė
    zbatim, dhe tė veprohet sipas tyre, nė ēdo vend e kohė. Kėto parime,
    kanė tė bėjnė edhe me femrat, tė cilat Kur'ani i ka urdhėruar qė tė
    qėndrojnė larg tė keqes, ligėsisė dhe asaj qė e vė nė dyshim
    dinjitetin e tyre. Ai ka lejuar poligaminė, por e ka ndaluar,
    atėherė, kur burri s'ėshtė nė gjendje tė jetė i drejtė me gratė...
    Kur'ani i ka lėnė tė hapura portat pėr tė punuar pėr dy botėrat, pėr
    pėrsosjen e shpirtit dhe tė trupit, nė tė njėjtėn kohė. Ndėrkaq,
    fetė e tjera e kanė mbyllur kėtė portė, duke i mėsuar njerėzimit se
    ai s'ka vend nė kėtė botė kalimtare e tė mjerueshme."

    Shahib Mustekim Bledar, gazetar gjerman, ka shkruar njė numėr
    librash, nė mes tė tjerash edhe "Satanic voices ancient and Modern",
    ku u pėrgjigjet atyre, qė e mbėshtesin Selman Ruzhdiun, kinse, nė
    emėr tė lirisė sė fjalės.
    "Kur'ani, ndryshe nga shkrimet e tjera tė shenjta, ka stilin e tij
    tė veēantė tė gjuhės, thjeshtėsinė, kuptimin e lehtė, i cili
    kuptohet nga ata qė duan tė kuptojnė, qofshin intelektualė ose tė
    rėndomtė.
    Fjalėt kur'anore pėrmbajnė alegori, mundėsojnė lidhje tė ngushtė dhe
    bartin nė vete tė vėrtetėn, e cila ka tė bėjė me ēdo sferė tė jetės
    sonė.
    Nė fakt, gjuha e Kur'anit, jo vetėm qė ėshtė ruajtur me
    origjinalitetin e saj, por ėshtė e gjallė ashtu sikurse ishte nė
    kohėn e shpalljes. Ajo i ofron lexuesit aq sa mund tė kuptojė dhe i
    pėrgjigjet nevojave tė tij, duke e udhėzuar nė ēdo veprim. Ky libėr
    ėshtė relevatė dhe kushdo qė e hap sinqerisht, pėr tė zbuluar tė
    vėrtetėn, e ka tė vėshtirė tė ndahet prej tij."

    Profesor Arthur Elejson, dekan i fakultetit elektronik nė
    Universitetin e Londrės. Ėshtė marrė me psikologji, shumė vjet ka
    qenė drejtor i shoqatės pėr hulumtime shpirtėrore dhe psikologjike,
    nė Angli. Ėshtė interesuar pėr Budizmin, Hinduizmin etj, por kur e
    njohu Islamin, e pėrqafoi atė.
    "Tė gjitha tė vėrtetat shkencore qė janė cekur nė Kur'anin famėlartė
    qysh para 14 shekujsh e tė cilat po i zbulon shkenca bashkėkohore,
    mė kanė bindur se ato nuk janė rezultat i mendjes njerėzore, por
    dėshmi e pejgamberisė sė Muhammedit a.s.
    Bota materialiste pėrėndimore ka rėnė nė krizė tė thellė dhe e
    vetmja rrugėdalje e saj, sikurse edhe ka filluar ta kuptojė, ėshtė
    tė kthyerit kah feja. Prandaj, kemi obligim tė madh qė botės, e cila
    ka humbur rrugėn, t'i ofrojmė tė Vėrtetėn. Islami, i cili nuk
    injoron shpirtin (idenė) dhe as materien, gjegjėsisht nuk tregohet
    mospėrfillės ndaj kėsaj dhe asaj botė, dhe i cili nuk bie ndesh me
    shkencėn dhe logjikėn, por ėshtė sintezė e tėrė kėtyre, ofron
    zgjidhje tė mrekullueshme pėr njė jetė tė lumtur pėr mbarė
    njerėzimin."

    Kith Mur, profesor i anatomisė dhe embriologjisė nė universitetin e
    Torontos, nė Kanada. Ka udhėhequr shumė shoqata ndėrkombėtare tė
    anatomisė dhe embriologjisė nė Kanada dhe nė Amerikė, shoqatėn e
    dijetarėve tė biologjisė ... Ėshtė zgjedhur anėtar i Shoqatės
    mbretėrore tė mjekėsisė nė Kanada, anėtar nė Shoqatėn e anatomisė
    pėr Amerikėn e Veriut dhe atė Latine. Ka shkruar njė numėr librash,
    tetė libra prej tyre konsiderohen manual pėr studentėt e mjekėsisė.
    "Jam shumė i gėzuar, qė marr pjesė nė shpjegimin e vargjeve
    kur'anore dhe thėnieve tė Muhammedit a.s., tė cilat flasin mbi
    krijimin e embrionit. Jam plotėsisht i bindur, se kėto fakte,
    Muhammedit a.s., i kanė ardhur nga Zoti, tė cilat shkenca i zbuloi
    kohėve tė fundit dhe pas njė pune shumė tė lodhshme.
    Ky, ėshtė fakt bindės, pėr mua, se Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguari i
    Zotit."

    Alfred Kroner, njė ndėr dijetarėt mė tė njohur tė gjeologjisė nė
    botė, thotė:
    "Duke menduar mė thellė rreth kėtyre ēėshtjeve dhe rreth asaj se,
    nga i mori Muhammedi a.s. ato njohuri, kur dihet se ai ishte beduin
    dhe analfabet, besoj se ėshtė e pamundur qė vetė ai, tė mund tė
    sillte njohuri kaq tė sakta mbi gjithėsinė dhe krijimin e saj. Kėto
    dijetarėt i zbuluan vetėm para disa kohėsh, me anėn e mjeteve tė
    pėrsosura bashkėkohore.
    Njė njeri, qė nuk dinte gjė pėr fizikėn nukleare, sipas mendimit tim
    ėshtė e pamundur qė me mendjen e vet, para 1400 vitesh tė zbulonte
    se toka dhe qiejt ishin njė tėrėsi, apo dhe shumė ēėshtje tė tjera...
    Besoj se tė gjitha ēėshtjet qė janė pėrmendur nė Kur'an, qė kanė tė
    bėjnė me tokėn dhe krijimin e saj, si dhe me shkencėn nė
    pėrgjithėsi, janė tė vėrteta tė padiskutueshme. Kėto mund tė
    vėrtetohen shkencėrisht, prandaj mund tė themi se Kur'ani ėshtė
    libėr qė pėrmban tė vėrteta shkencore. Vėrtetimi i shumė tė
    vėrtetave tė paraqitura nė Kur'an, nė atė kohė, qe i pamundur. Sot
    shkenca bashkėkohore ėshtė nė gjendje tė vėrtetojė atė qė e tha
    Muhammedi a.s. para 1400 vitesh."
    "Pra, Kur'ani patjetėr duhet tė jetė i shpallur nga lartė, nga
    Zoti."

    Profesor Marshall Xhonson, pėrgjegjės i Katedrės sė anatomisė "Tomas
    Xheferson", nė Filadelfia tė SHBA-sė:
    "Sikur unė tė imagjinoja se do tė kisha jetuar nė atė kohė, me kėto
    dije qė kam mėsuar deri mė sot, s'do t'i pėrshkruaja dot gjėrat,
    ashtu sikurse ato janė pėrshkruar nė Kur'an. Unė nuk shoh se ka
    ndonjė shkas apo fakt, i cili tregon se Muhammedi a.s. posedonte
    ndonjė mjet, i cili i mundėsoi marrjen e kėtyre njohurive nga ndonjė
    vend. Pėr kėtė arsye nuk shoh asgjė, qė e bėn tė pamundur tė
    kuptuarit se kjo ishte frymėzim ose Shpallje Hyjnore, tė cilėn ia
    arriti t'a transmetojė."
    "Po! Kur'ani ėshtė Shpallje nga Zoti."

    Profesor Jushjudi Kozan, drejtor i institutit astronomik, nė Tokio:
    "Jam shumė i impresionuar me zbulimin e sė Vėrtetės nė Kur'anin
    famėlartė. Para nesh, astronomėt u morėn me studimin e pjesėve tė
    kufizuara nė qiell, kurse ne jemi pėrqendruar nė tė kuptuarit e
    kėtyre pjesėve. Nėpėrmjet teleskopit, ne mund t'i shohim tė gjithė
    pjesėt kryesore nė qiell. Ndėrkaq, me leximin e Kur'anit, gjejmė
    edhe pėrgjigjen e pyetjeve. Besoj se unė, mund ta gjej rrugėn time
    tė ardhshme, pėr studimin e universit.
    Unė njoha njė metodė tė re nė studimin e universit. Atė duhet ta
    vėshtrojmė nė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe jo pjesėrisht. Unė do t'i
    pėrmbahem kėsaj metodė. Pasi lexova Kur'anin dhe u njoha me vargjet
    kur'anore, tė cilat flasin mbi universin, zbulova metodėn e tė
    studiuarit tim.
    Nė seminaret e mia tė ardhshme, do tė kem njė vėshtrim tė
    gjithanshėm, gjė tė cilėn e fitova nga libri i All-llahut."

    Xhuli Samsun, profesor i gjinekologjisė, nė universitetin North
    Western, nė ēikago, SHBA:
    "Unė besoj se nuk ka kundėrshtim mes njohurive shkencore dhe
    Shpalljes Islame. Islami i pėrkrah dhe i nxit metodat shkencore.
    Revelata kur'anore, e cila iu shpall Muhammedit a.s., para (mė shumė
    se) 1400 vitesh, aludon nė tė vėrtetat shkencore... Kjo dėshmon se
    Kur'ani ėshtė fjalė e Zotit."

    Profesor Hej, ėshtė ndėr dijetarėt mė tė njohur tė Oqeanologjisė nė
    Amerikė, ai shprehet:
    "Jam shumė i impresionuar qė gjenden tė tilla dije nė Kur'anin e
    madhėrishėm. Ėshtė shumė interesante, qė kėto tė vėrteta shkencore
    gjenden nė Kur'an dhe vazhdimisht po punohet nė zbulimin e
    domethėnieve tė vargjeve tė tij...
    "Besoj se, vėrtet, kėto vargje janė prej Zotit."

    Profesor Parsan, pėrgjegjės i anatomisė nė falultetin e mjekėsisė,
    nė Kanada. Nė njė prej Seminareve ndėrkombėtare, mbi "Fenomenin
    shkencor nė Kur'an dhe Hadith", thotė:
    "Mė ėshtė shpjeguar se Muhammedi a.s. ishte njeri i zakonshėm dhe
    nuk dinte shkrim e lexim. Ai jetoi para mė shumė se 1400 vitesh,
    ishte analfabet dhe dha sqarime dhe shpjegime tė thella, qė
    ēuditėrisht pėrputhen me shkencėn.
    Unė, personalisht, nuk mund tė them se kjo u bė rastėsisht. Ka shumė
    gjėra qė janė pėrmendur saktėsisht. Prandaj, sikurse doktor Kith Mur
    edhe unė s'e kam tė vėshtirė qė tė pranoj, me logjikėn time, se:
    Kur'ani ėshtė inspirim ose Shpallje Hyjnore, qė i ėshtė dhėnė
    Muhammedit a.s., pėr sqarimin e ēėshtjeve."


    Profesor Balmar, ėshtė njėri prej dijetarėve mė tė njohur tė
    gjeologjisė, nė SHBA. Ishte kryetar i Shoqatės, e cila organizoi
    kremtimin e 100 vjetorit tė Shoqatės Gjeologjike Amerikane. Ai thotė:
    "Unė nuk e di se nė ēfarė shkalle tė kulturės ishin njerėzit, qė
    jetonin nė kohėn e Muhammedit a.s., nuk e di as nivelin e tyre
    shkencor... Nėse gjendja ishte ashtu si edhe tek popujt e tjerė, ku
    njohuritė ishin nė njė shkallė tė ulėt, s'ka dyshim se kėto njohuri,
    tė cilat ne i lexojmė sot, nė Kur'anin famėlartė, janė dritė nga
    dija e All-llahut, tė cilėn Allahu ia shpalli Muhammedit a.s."
    Ai, seminarin e tij, e pėrfundoi me kėto fjalė:
    "Jam marrė me studimin e historisė sė hershme tė Lindjes sė Mesme
    dhe nuk kam hasur tė dhėna tė tilla. Pėrderisa, nė atė kohė,
    s'kishte kėsisoj tė dhėnash, ky fakt mė forcon bindjen se All-llahu,
    nėpėrmjet Muhammedit a.s., dėrgoi pak dije nga Dija e Vet, tė cilėn,
    kohėt e fundit, po e zbulon shkenca moderne. Ne do tė vazhdojmė tė
    merremi me aspektin gjeologjik nė Kur'anin e madhėrishėm."

    Profesor Sijavejd, ėshtė njėri ndėr dijetarėt mė tė shquar tė
    gjeologjisė dhe hidrologjisė, nė Japoni. Ėshtė ndėr dijetarėt mė me
    zė, nė botė. Nė fillim kishte shumė dyshime rreth religjioneve nė
    pėrgjithėsi. Por, pasi i ofrohen shumė vargje kur'anore dhe thėnie
    tė Muhammedit a.s., qė janė tė lidhura me gjeologjinė dhe
    hidrologjinė, ai u shpreh:
    "Mė duket shumė misterioze, shumė! Madje, gati e pamundshme (ajo qė
    lexova nė Kur'an)... Vėrtet, Kur'ani meriton vėmendje dhe kujdes.
    Unė pajtohem me kėtė. "

    Profesor Armstrong, njėri ndėr dijetarėt e njohur tė astronomisė nė
    SHBA, punon nė agjencinė e fluturimeve kozmike "NASA". Kur u pyet se
    ēfarė mendon pėr tė vėrtetat astronomike, tė pėrmendura nė Kur'anin
    famėlartė, ai u pėrgjigj:
    "Kjo pyetje ėshtė mjaft e vėshtirė. Rreth saj kam filluar tė
    mendoj... Unė jam shumė i impresionuar, se si Kur'ani pėrputhet
    plotėsisht me astronominė bashkėkohore, gjė qė zgjon kureshtjen e
    dijetarėve. Vėrtet ėshtė shumė interesante... Ėshtė e pamundur qė
    ato (tė dhėna shkencore nė Kur'an) tė jenė rezultat i tė dhėnave
    shkencore tė asaj kohe."

    Derga Bursad Rav, profesor i oqeanologjisė. Tani ėshtė profesor nė
    Universitetin "Melik Abdul Aziz", nė Xhide tė Arabisė Saudite. Kur
    pyetet pėr mrekullitė shkencore nė Kur'an, thotė:
    "Ėshtė vėshtirė tė imagjinohet se kėto njohuri kanė ekzistuar nė atė
    kohė, para 14 shekujsh. Edhe pse disa gjėra pėrfshijnė mendime tė
    pėrgjithshme, pėrshkrimi i disa detajeve nė hollėsi ėshtė gjė shumė
    e vėshtirė. Nga kjo kuptohet se kjo s'ėshtė dije njerėzore, sepse
    njeriu i zakonshėm s'ka mundėsi t'i shpjegojė kėto fenomene me kaq
    pėrpikmėri. Kjo mė shtyn tė mendoj pėr njė Fuqi Mbinatyrore e
    Mbinjerėzore dhe mė bėn tė besoj se kėto njohuri kanė ardhur nga njė
    Burim Hyjnor."

    Profesor Shruvejder, njė ndėr dijetarėt e oqeanologjisė nė
    Gjermaninė Pėrėndimore, gjatė njė simpoziumi tė organizuar nga
    Universiteti mbretėror Abdul Azis, nė Xhide tė Arabisė Saudite, pas
    njė ligjėrate tė mbajtur nga dr. Abdul Mexhid Ez Zendani, mbi
    fenomenin oqeanologjik, mes zbulimeve shkencore dhe vargjeve
    kur'anore, veē tė tjerash (prof. Shruvejder) tha:
    "Dijetarėt mendojnė se pėrparimi i shkencės ka hedhur dyshim rreth
    doktrinave fetare. Prandaj feja duhet t'i nėnshtrohet shkencės. Ne
    kėtu kemi tė bėjmė me njė qėndrim krejt tjetėr... E vėrteta e
    Kur'anit po zbulohet sot nga dijetarėt bashkėkohorė. Unė jam i
    bindur se ėshtė me rėndėsi qė ky simpozium (nė Xhide tė A. Saudite),
    kėtė tė vėrtetė, t'ua transmetojė dijetarėve tė tė gjithė popujve.
    Unė jam i bindur se tė gjithė, pas kėtij simpoziumi, do tė kthehemi
    duke menduar mė shumė rreth lidhshmėrisė qė ekziston mes
    oqeanologjisė dhe Kur'anit."

    Garry Miller
    Nė fjalimin e tij, tė titulluar "Kur'ani i mahnitshėm", parashtron
    shumė aspekte tė ēuditshme tė Kur'anit tė shenjtė. Nė vazhdim do t'i
    pėrmendim vetėm tre aspekte.
    Aspekti i parė, ėshtė lidhja e ēuditshme ndėrmjet fjalėve dhe
    numrave. Shembujt qė pėrfshijnė fjalėn "Kalu", qė do tė thotė "ata
    thonė", e cila pėrsėritet 332 herė nė Kur'an dhe urdhėri "Kul", qė
    do tė thotė "thuaj", pėrsėritet gjithashtu 332 herė.
    Shprehja "7qiejt", shfaqet 7 herė nė Kur'an.
    Njė vit ka 12 muaj, fjala "sheher" qė do tė thotė "muaj", shfaqet 12
    herė nė Kur'an.
    Fjala "jevm", qė do tė thotė "ditė", shfaqet 365 herė nė Kur'an.
    Njė aspekt tjetėr, i diskutuar nga Miller, ka tė bėjė me dallimin
    midis pėrdorimit dhe kuptimit tė fjalėve. Nė pėrdorim

  4. #4
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Tė tjerėt pėr Islamin

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dr. Xhon Son. Ajo, qė thotė ky orientalist ėshtė shprehje e mendimit
    tė intelektualėve tė Evropės:
    "Nė realitet, Kur'ani ėshtė njė gjė mė e lartė se vjersha, e
    megjithatė ai nuk ėshtė as histori, as si predikimet qė i bėri
    Krishti nė mal, por si njė pėrmbledhje prej proze dhe poezie.
    Madje, ai nuk ėshtė as si predikimet e Budės, qė janė metafizike, as
    si kėshillat qė i bėri Platoni pėr secilin, por ėshtė zėri i
    Pejgamberit. Ėshtė zė i tillė, qė mund t'a dėgjojė mbarė bota.
    Kumbimi dhe jehona e kėtij zėri (kur'anor) tingėllon nėpėr pallate,
    hapėsira fushore, kodrina, male, qytete dhe shtete. Feja qė kumtoi
    ky zė, sė pari ka gjetur ata qė e pėrhapnin, pastaj, ėshtė shfaqur
    si njė fuqi e fortė pėr rregullim dhe pėrparime tė reja, me dritėn
    qė takoi Greqinė me Azinė dhe qė shpėrndau errėsirat, qė e kishin
    mbuluar Evropėn. Kjo ndodhi, pikėrisht atėherė, kur Krishterimi
    gjendej nė periudhėn mė tė errėt."

    Emanuel De Esh, dijetar ēifut me famė, nė artikullin e tij "Islami",
    botuar nė tė pėrkohshmen angleze "Kuarteli revue", pėr Kur'anin
    shkruan:
    "Do tė flasim pėr librin e shenjtė, qė i shtyri arabėt tė pushtojnė
    qytete mė tė gjėra se Perandoria e Lekės sė Madh, e tė bėjnė njė
    mbretėri mė tė madhe se ajo e Romakėve, nė njė kohė gjashtė herė mė
    tė shkurtėr se ajo qė iu desh atyre.
    Kur'ani ėshtė libėr, me tė cilin muslimanėt kanė hyrė nė Evropė si
    sundimtarė dhe gjykues. Fenikasit, hynė nė Evropė si tregėtarė,
    ēifutėt si skllevėr, duke kėrkuar vendstrehim, ndėrsa muslimanėt
    hynė si urdhėrues. Muslimanėt, me ndihmėn e Kur'anit, ia mbajtėn
    Evropės ndezur pishtarin e diturisė. Si orientit (lindjes) ashtu
    edhe oksidentit (pėrėndimit), ia mėsuan filozofinė, astronominė,
    mjekėsinė, poezinė dhe i dhanė shpirt trurit dhe diturisė sė vdekur
    tė grekėve. Kur bota ishte katandisur nė errėsirėn e injorancės,
    kėta njerėz, e pėrhapen dritėn anembanė botės, duke vėnė kėshtu
    themelet e diturive tė reja."

    Manuel King, nė kishėn Teuta V. Nard tė Presbitarėvet, mė 1915, nė
    ligjėratėn e tij,
    thotė:
    "Libri qiellor i Islamit ėshtė Kur'ani. Ky libėr ėshtė grumbullim i
    pėrgjithshėm i inspirimeve, qė iu bėnė Muhammedit a.s. nė kohėn e
    pejgamberisė sė tij. Kur'ani, pėrveē bazave tė besimit musliman,
    pėrmbledh shumė thėnie morale dhe rregulla pėr jetėn e pėrditshme.
    Me barazinė mes njerėzve, muslimanėt qėndrojnė lart nė krahasim me
    jomuslimanėt. Kjo fe, tė gjithė njerėzit i konsideron tė njėjtė.
    Morali i lartė islam, meriton ēdo lėvdatė dhe admirim. Urdhėrat e
    librit tė Zotit, janė perlat e ndėrtimit tė godinės sė moralit.
    Shumė herė, pretendohet se Kur'anin e ka sajuar Muhammedi a.s.,
    madje sipas kėsaj pikėpamje, ai e ka shkruar duke marrė nga Ingjili
    dhe Tevrati. Por bindja ime ėshtė kryekėput nė kundėrshtim me kėtė
    pretendim. Nė qoftėse nė botėn e frymėzimit- ilhamit ėshtė ajo, sė
    cilės i thonė "inspirim" dhe se inspirimi ka njė trup, formėsim tė
    plotėsuar, nuk ka dyshim se Kur'ani ėshtė njė libėr i zbritur. Tė
    krishterėt, thonė se, Muhammedi a.s., nuk ėshtė pejgamber i vėrtetė
    dhe se Kur'ani ėshtė vepėr e tij. Po tė kishte qenė real ky
    pretendim dhe tė ishte e vėrtetė ajo qė thuhet, si ėshtė e mundshme
    qė Muhammedi tė fliste ajete tė tilla, tė cilat e kritikojnė edhe
    atė, dhe t'i linte ato tė gjendeshin nė veprėn e tij."

    Dr. Moris, orientalist i njohur, nė gazetėn 'La Parole Franēaise-
    Romaine', duke iu pėrgjigjur kritikave tė pėrkthyesit tė Kur'anit,
    Salmen Ronahut, veē tė tjerash, thotė:

    "Kur'ani ėshtė mė i bukuri i librave qiellorė, qė i ėshtė dhuruar
    njeriut. Kur'ani pėrmban adhurim dhe falenderim pėr Krijuesin e
    tokės dhe tė qiellit. ēdo fjalė e Ku'ranit shpreh madhėrim ndaj
    Atij, qė ka krijuar ēdo gjė. Pėrveē kėsaj, ky libėr ėshtė njė
    enciklopedi e ndritshme e ligjeve fetare.
    Bukuritė e Kur'anit qė shndrisin, shtohen dhe shumėzohen ēdo ditė,
    misteret qė sa kalon koha, aq mė tepėr kuptohen dhe nuk kanė tė
    mbaruar, bėnė qė kėta muslimanė qė janė mjeshtėr nė prozė dhe poezi,
    tė jenė tė detyruar tė gjunjėzohen para stilit mė tė lartė e tė
    pastėr tė tij. Muslimanėt, Kur'anin, e gjejnė si njė thesar tė
    pashterrur, qė do tė ekzistojė deri nė ditėn e Ringjalljes dhe, me
    plotė tė drejtė, krenohen me tė. Brezi i ri i sotėm dhe tė
    diplomuarit e shkollave bashkėkohore, nuk mund t'a durojnė qėndrimin
    fyes ndaj Islamit dhe Kur'anit. Kur'ani, me dy cilėsi, e ka fituar
    dhe e meriton respektin. E para, ėshtė se Kur'ani qė kemi sot nė
    dorė, ėshtė i njėjtė (identik) me Kur'anin, qė i ėshtė shpallur
    Muhammedit a.s. Ndėrkaq, para Dhjatės sė Vjetėr dhe Dhjatės sė Re
    qėndrojnė shumė dyshime. E dyta, ėshtė se muslimanėt e gjetėn
    Kur'anin si gurrėn mė tė pastėr, nga ku i formuluan dispozitat
    fetare dhe nėpėrmjet tij, ata ruajtėn gjuhėn
    arabe."

    Near East, qė botohet nė Londėr, mė 1992 shkruante kėto fjalė:
    "I ēfarėdo formė qė tė jetė mendimi ynė pėr Muhammedin a.s., jemi tė
    detyruar tė pranojmė se: Kur'ani, nė pikėpamje tė radhitjes dhe tė
    zbritjes, ėshtė njė vepėr e mrekullueshme, e cila tė habit. Gjuha e
    Kur'anit dhe mendimet e tij janė tė ndryshme nga gjuha e mendimit
    tonė, por tė mohosh vlerėn e pakufishme tė tij, madhėshtinė e
    lartėsisė, dhe nė shumė pikėpamje bukurinė e tij, duhet tė jesh i
    pamend dhe i paarsyeshėm."

    F. F. Arbuthnot, nė "The construkcion of the Bible and the Coran",
    Londėr 1888, f. 5, shkruan:
    "Kur'ani, pėr nga aspekti letrar, konsiderohet kryevepėr e gjuhės mė
    tė pastėr arabe. Ėshtė vėrtetuar se, nė disa raste, gjuhėtarėt i
    kanė formuluar rregullat e gjuhės pėr t`i pėrputhur dhe pėrshtatur
    me shprehjet dhe frazat e pėrdorura nė Kur'an. Edhe pėrkundėr
    pėrpjekjeve, qė tė shkruhet njė vepėr e ngjashme me tė pėr nga
    elokuenca, nuk u arrit ndonjė sukses.
    Kodifikimi i plotė i tekstit kur'anor ėshtė bėrė brenda njėzet
    viteve, pas vdekjes sė Muhammedit a.s., mė 632, dhe ka mbetur pa
    asnjė ndryshim deri nė ditėt tona. Mjerisht, njė gjė e tillė, nuk
    mund tė thuhet pėr Dhjatėn e Vjetėr dhe Dhjatėn e
    Re."

    Filip Hiti, me origjinė libaneze, ka doktoruar nė Universitetin
    Kolumbia. Ka ligjėruar nė Universitetin amerikan nė Bejrut dhe
    Pernston. Ėshtė zgjedhur anėtar i shumė shoqatave dhe akademive
    shkencore.
    "Stili i Kur'anit ndryshon, ai ėshtė krejt ndryshe nga stilet e
    tjera. Madje, ai as qė mund tė krahasohet me ndonjė stil tjetėr. Ai
    ėshtė i paimituesshėm, nė esencė kjo ėshtė mrekullia e
    Kur'anit...Nga tė gjitha mrekullitė, Kur'ani ėshtė mrekullia mė e
    madhe.
    Mrekullia e Kur'anit s'mund tė mbetej pa lėnė ndikim tė qartė, nė
    letėrsinė arabe. Ndėrkaq, nėse ne shikojmė kopjen e Tevratit ose
    Unxhillit, e cila na ėshtė pėrcjellė nė kohėn e mbretit Xhejms, do
    tė shohim se ndikimi i tyre nė gjuhėn angleze ishte shumė i dobėt,
    duke krahasuar kėtė me ndikimin qė ka bėrė Kur'ani nė gjuhėn arabe.
    Kur'ani, ėshte ai, i cili e ruajti dhe e mbrojti gjuhėn arabe qė tė
    mos ndahej (zhdukej) nė dialekte."

    Johan William Draper, nė "A History of the Intellectual Development
    of Europa", Londėr 1875, f. 343-344, shkruan:
    "Kur'ani pėrmban ligje tė pėrsosura dhe moral tė jashtėzakonshėm.
    Pėrmbajtja e tij ėshtė e tillė, sa qė nuk mund tė shfletojmė asnjė
    faqe tė tij e tė mos gjejmė parime, tė cilave duhet t'u pėrmbahen,
    pa dallim, tė gjithė njerėzit. Kjo pėrmbajtje ofron ligje, parime
    dhe rregulla gjithėpėrfshirėse qė i pėrgjigjen nevojave tė njeriut,
    nė ēdo situatė jetėsore."

    Thomas Patrick Huges, nė librin "Burimet e Kur'anit", shkruan:
    "Nuk kemi asnjė provė se Muhammedi pati mundėsi t'i njihte shkrimet
    e shenjta (dhe t'i bėnte plagjiat ato, duke shkruar Kur'anin, A.S.)
    Duhet gjithashtu t'a kemi parasysh se nuk kemi asnjė gjurmė pėr
    ekzistencėn e teksteve arabisht tė Dhjatės sė Vjetėr e tė Re, para
    ardhjes sė Muhammedit. Versioni mė i hershėm arabisht i Dhjatės sė
    Vjetėr qė kemi ėshtė ai i R. Sadiaas Gaon, viti 900 e.s., ndėrsa
    versioni mė i vjetėr arabisht i Dhjatės sė Re ėshtė ai i botuar nga
    Erfenivsi, mė 1616."

    Dr. Laura Vecia Vaglieri, nė "Apologie de I'slamism" f. 57-59,
    thotė:
    "Shikuar nė tėrėsi, nė Kur'an, gjejmė pėrmbledhjen e urtive dhe
    filozofive, tė cilat mund tė pranohen prej njerėzve mė inteligjentė,
    mendimtarėve mė tė mėdhenj dhe politikanėve mė tė menēur.
    Njė argument tjetėr, pėr origjinėn Hyjnore tė Kur'anit, ėshtė fakti
    se ai ka mbetur i pandryshuar, qė nga shpallja e tij deri nė ditėt
    tona...
    I lexuar dhe sėrish i rilexuar nė tėrė botėn islame, ky libėr nuk
    sjell mėrzi tek besimtarėt, pėrkundrazi, mund tė thuhet se gjatė
    rileximit, dashuria ndaj tij shtohet dita ditės. Ai kalit ndjenja tė
    thella devotshmėrie dhe respekti, tek njerėzit qė e lexojnė...
    Nisur nga kjo, shkaqet e pėrhapjes sė rrufeshme tė Islamit, nuk
    duhen kėrkuar nė mjetet e dhunės dhe forcės dhe as tek misionarėt e
    neveritshėm, por nė faktin se, ky libėr u ėshtė prezentuar tė
    mundurve nga ana e muslimanėvė nė mėnyrė tė lirė, duke u dhėnė atyre
    mundėsi qė tė mund tė pranojnė ose ta refuzojnė, se vėrtet ėshtė
    libėr i Zotit."
    "Nė Kur'an hasim xhevahirė, begati tė madhe tė diturisė qė
    tejkalojnė dituritė e gjenive mė briliantė, filozofėve mė tė shquar
    dhe politikanėve mė tė fuqishėm. Si mundet ai libėr tė jetė prodhim
    i mendjes sė njė njeriu dhe pėr mė tepėr i njė njeriu, jeta e tė
    cilit ka kaluar nė qarqe tregtare, jo gjithaq religjioze, njeriut
    larg nga shkolla dhe arsimi? Ai, vazhdimisht, ka insistuar se ėshtė
    njeri i zakonshėm, si tė tjerėt. Pėr shkak tė kėsaj, njeriu nuk do
    tė ishte i aftė qė, pa ndihmėn e Lavdiplotit, tė realizojė vepra
    mbinatyrore, ashtu sikurse ėshtė Kur'ani. Askush tjetėr, pos Zotit
    tė Gjithpushtetshėm, dituria e tė Cilit pėrfshin gjithēka qė ėshtė
    nė tokė dhe nė qiell, nuk mund tė jetė autor i Kur'anit."

    James A. Michener
    "Kur'ani, padyshim, ėshtė libri mė i lexueshėm nė botė. Ėshtė libri
    qė mėsohet mė sė shumti pėrmendėsh dhe mund tė jetė libri me ndikim
    mė tė madh, nė jetėn e pėrditshme tė atyre qė e besojnė.
    Edhe pse nuk ėshtė volumioz si Dhjata e Re, Kur'ani ėshtė i shkruar
    me njė stil tė pėrkryer, por nuk ėshtė as prozė as poezi e rėndomtė,
    dhe ka muzikalitet fascionues qė dėgjuesit i shpie deri nė
    ekstazė."


    R. Bosworth Smith, misionar i krishter, nė veprėn e vet "Muhammedi
    dhe Muhammedanizmi" ėshtė i detyruar tė dėshmojė pėr Kur'anin:
    "Libėr, qė ėshtė poezi, ligj, lutje dhe shkrim i shenjtė - tė gjitha
    sė bashku. Ai gėzon respekt tė thellė, deri nė ditėn e sotme, nga
    njė e gjashta e njerėzimit, si mrekulli e stilit tė pastėr, tė
    urtėsisė dhe saktėsisė. Kjo ėshtė e vetmja mrekulli qė e ka pėrhapur
    Muhammedi a.s. Ai Kėtė e quajti mrekulli tė amshueshme, dhe me tė
    vėrtetė ėshtė mrekulli."

    Sir Thomas W. Arnold, i cili ka jetuar nga viti 1864, deri nė vitin
    1930, ėshtė njė nga orientalistėt mė tė mėdhenj anglezė. Ka shkruar
    disa libra pėr Islamin. Ka studiuar nė Kembrixh.
    "Ne gjejmė, madje, edhe nga tė krishterėt, si p.sh. Alvari spanjoll,
    i cili, edhe pse ėshtė i njohur pėr fanatizmin e tij kundėr Islamit,
    pranon se Kur'ani ka stil elokuent dhe tė bukur. Tė krishterėve, nuk
    u mbetet tjetėr, veēse t'a lexojnė Kur'anin dhe tė mrekullohen prej
    tij."

    Arthur J. Arberry, pėrkthyes i Kur'anit nė gj. angleze, thotė:
    "Sa herė qė dėgjoj leximin e Kur'anit mė duket sikur dėgjoj muzikė,
    melodia e sė cilės pėrcillet me tė rrahura tė pėrhershme tė lodrave,
    dhe kjo (mė krijon emocione tė fuqishme) sikur mė pėlcet zemra ime."
    "Tani mė, ėshtė e pranishme pėrpjekja pėr tė pėrmirėsuar gjithnjė e
    mė shumė, veprimet e paraardhėsve tė mi dhe pėr tė bėrė diēka, qė
    mund tė pranohet si jehonė, sado e zbehtė. Nė retorikėn e
    mrekullueshme tė Kur'anit nė gjuhėn arabe, jam pėrpjekur t'i studjoj
    ritmet e ndryshme tė ndėrlikuara dhe madhėshtore, tė cilat pėrveē
    porosisė sė vet, pėrmbajnė edhe kėrkesėn e pakontestueshme, qė
    Kur'ani tė radhitet nė mesin e kryeveprave mė tė mėdha letrare tė
    njerėzimit... Kjo veēori, mjaft karakteristike 'ajo simfoni unike',
    siē e ka pėrshkruar besimin, nė librin e tij tė shenjtė M. M.
    Pitkal, 'tingujt e sė cilės, i kanė shtyrė njerėzit deri nė
    lotderdhje dhe ekstazė' ka qenė gati totalisht e pranuar nga
    pėrkthyesit e mėparshėm. Prandaj, nuk ėshtė ēudi, qė ajo qė ėshtė
    pėrkthyer, tingėllon nė mėnyrė anemike dhe tė zbehtė, kundrejt
    madhėshtisė sė origjinalit (nė gjuhėn arabe)."

    Dr. Maurice Bucaille, (Moris Bukai), doktor dhe shkencėtar, anėtar i
    akademisė sė shkencave tė Francės, i cili para disa vitesh pranoi
    Islamin, nė librin e tij "La Bible, Le Coran Et La Science", qė bėri
    jehonė tė madhe nė qarqet shkencore, sidomos ato kishtare, thotė:

    "Nėse njė njeri ėshtė autor i Kur'anit, atėherė: Si ka mundur qė nė
    shekullin e VII-tė tė e.s. tė shkruajė atė, qė sot ėshtė vėrtetuar
    se ėshtė nė pėrputhje me njohuritė bashkėkohore shkencore? Nuk ka
    asnjė dyshim: teksti kur'anor, qė e kemi sot, ėshtė vėrtet i njėjti
    tekst sikurse ai, i kohės kur ai u shpall. ēfarė shpjegim njerėzor
    mund tė jepet pėr kėtė konstatim? Pėr mendimin tim, nuk ekziston
    kurrfarė shpjegimi, sepse nuk kam pse tė besoj se, nė kohėn kur nė
    Francė sundonte mbreti Dagobert, njė banor i Gadishullit arabik, nė
    sajė tė kulturės sė vet shkencore, ka mundur tė ishte para nesh me
    dhjetėra shekujsh...
    Ėshtė e papranueshme hipoteza se Muhammedi a.s. ėshtė autor i
    Kur'anit. Si ka mundur njė njeri, tė sjellė fakte tė tilla, tė cilat
    nė atė kohė nuk ka mundur t'i elaborojė asnjė qenie njerėzore, dhe
    tė bėhet, nga pikėpamja e vlerės letrare, autori i parė i letėrsisė
    sė pėrgjithshme arabe?."

    Hartwig Hirschfeld, i cili njihet pėr sulmet e tij ndaj Islamit,
    nė "New re earche into the Composion and Exxege of the Quran",
    Londėr, 1902, f. 9, thotė:
    "Nuk duhet tė ēuditemi kur konstatojmė se Kur'ani ka qenė pikėnisje
    e shumė shkencave. ēdo ēėshtje nė lidhje me qiellin, tokėn, jetėn e
    njeriut, tregėtinė ose veprimtari tė tjera, kanė qenė tė shqyrtuara
    nė Kur'an, gjė qė nxitėn krijimin e monografive tė shumta, qė jepnin
    shpjegime tė librit tė shenjtė.
    Duhet t'i jemi mirėnjohės Kur'anit, pėr ato shkoqitje tė
    gjerėsishme, sepse prej tij, nė mėnyrė indirekte, rrjedh zhvillimi i
    shkėlqyer i gjithė lėmive shkencore nė botėn islame. Ndikimi i tij,
    nuk ėshtė kufizuar vetėm tek dijetarėt muslimanė, por njėsoj, ka
    nxitur edhe ēifutėt qė t'i shqyrtojnė problemet metafizike dhe
    religjioze, sipas metodave arabe. Edhe skolastika krishtere, ka qenė
    e pasuruar me teozofinė arabe.
    Aktiviteti shpirtėror, qė kishte filluar brenda trevės islame, nuk
    ėshtė kufizuar vetėm nė dituritė teologjike. Njohja e veprave tė
    filozofisė, matematikės, astronomisė dhe medicinės greke, mundėsoi
    vazhdimin e kėtyre studimeve. Nė pėrshkrimet e shpalljes sė tij,
    Muhammedi a.s. ka pėrsėritur ftesėn qė tė tėrhiqet vėmendja nė
    lėvizjen e trupave qiellorė, si shembull i mrekullive tė Zotit, qė
    janė pėr t'i shėrbyer njerėzve, e jo tė bėhen objekt adhurimi.
    Me sa sukses, popujt muslimanė tė tė gjitha racave, i kanė bėrė
    studimet nė fushėn e astronomisė, kėtė mė sė miri, e dėshmon fakti
    se ata me shekuj ishin bartėsit kryesorė tė shkencave astronomike.
    Madje edhe sot pėrdoren shumė emra arab pėr yjet, si dhe emėrime
    teknike arabe.
    Gjithashtu, Kur'ani ka nxitur zhvillimin e shkencave medicinale dhe
    ka rekomanduar soditjen dhe studimin e natyrės, nė tėrėsi."

    Paul Casanova
    "Sa herė qė kėrkonin nga Muhammedi a.s. tė vėrtetojė autenticitetin
    e misionit tė tij me ndonjė mrekulli, ai theksonte Kur'anin dhe
    domethėnien e tij tė pakrahasueshme, si argument pėr burimin e tij
    hyjnor. Vėrtet, madje edhe pėr ata, qė nuk janė muslimanė, nuk ka
    asgjė mė mahnitėse sa gjuha e Kur'anit, e cila me kumbimin dhe
    muzikalitetin e saj tė pushton. Nėpėrmjet dėgjimit tė thjeshtė,
    ėshtė ngazėlluar dhe entuziazmuar ai popull, i dashuruar nė oratori.
    Shumėllojshmėria e rrokjeve tė pėrsosura dhe rima e shkėlqyer, patėn
    rėndėsi tė veēantė nė pėrfitimin e armiqėve mė tė tėrbuar dhe
    skeptikėve mė tė flaktė."

    Dr. Jarton, nė librin "Si shkon bota" , shkruan:
    "Mė i madhi qėllim i shenjtė i Kur'anit, ėshtė thirrja qė u bėn tė
    krishterėve, ēifutėve dhe atyre qė u luten idhujve, pėr tė pranuar
    njėsinė e Zotit. Kur'ani, qė ka zbritur nė gjuhėn kurejshite, i
    pėrmbledh dhe i pėrmban tė gjitha virtytet e mira. Nė metodėn e
    rrėfimit, ai ėshtė tėrheqės dhe ka njė gjuhė tė rrjedhshme. Kur
    Kur'ani flet pėr atributet Hyjnore, arrin kulmin."

    Rev J. N. Rodwel
    "Ėshtė e nevojshme tė theksohet se Kur'ani meriton mirėnjohjen mė tė
    thellė, pėr kuptimin e tij tė natyrės Hyjnore, pėr nga aspekti i
    cilėsisė sė fuqisė, diturisė, njėsisė dhe qartėsisė sė pėrgjithshme
    qė e karakterizon atė. Predikimi i tij pėr besimin nė njė Zot, qė
    ėshtė Krijuesi i tokės dhe i qiellit, ėshtė i thellė dhe i zjarrtė.
    Gjithashtu, Kur'ani pėrfshin edhe shumė parime morale dhe fisnike,
    urti tė thellė dhe themele, mbi tė cilat mund tė ngrihen kombe dhe
    mbretėri ngadhnjimtare."

    Rev. G. Margoliouth, i cili ėshtė i njohur pėr sulmet e tij ndaj
    Islamit, nė hyrjen qė i bėri biografisė sė J. N. Rodwelit, thotė:
    "Studjuesit janė unik nė atė se, Kur'ani zė vend tė dalluar nė mesin
    e librave tė mėdhenj tė botės. Edhe pse ėshtė mė i riu nė mesin e
    librave qiellorė, qė ndėrtuan historinė, ai ua kaloi tė gjithė
    atyre, me ndikimin e mrekullueshėm qė ka bėrė tek masat e gjėra.
    Kur'ani formoi njė etapė tė re nė mendimin njerėzor dhe forcoi bazat
    e njė shkolle etike tė dalluar."

    Harry Gaylord Dorman, nė "Towards Understing Islam", New York, 1948,
    f. 3, thotė:
    "Kur'ani ėshtė shpallje e shkruar e Zotit, i ėshtė shpallur
    Muhammedit a.s., nėpėrmjet kryeengjėllit Xhibril. Ėshtė i pėrkryer
    nė ēdo gėrmė tė tij. Ai ėshtė mrekulli e pashterrshme, qė dėshmon
    njėmendėsinė e vet dhe (misionit) tė Muhammedit a.s., pejgamberit tė
    Zotit. Nduarshmėria e mrekullisė sė Kur'anit, pjesėrisht, gjendet nė
    stilin e tij tė pėrkryer dhe tė mrekullueshėm, sa qė as xhinnėt, as
    njerėzit, nuk mund tė formulojnė madje as njė kaptinė tė vetme, e
    cila do tė krahasohej me kaptinėn mė tė shkurtėr tė tij, dhe
    pjesėrisht, nė tekstin e tij qė pėrmban mėsime, njohuri pėr tė
    ardhmen dhe lajmėrime ēuditėrisht tė sakta. Prandaj, nuk mund tė
    merret me mend, qė Muhammedi analfabet, t'a ketė sajuar vetvetiu
    (nga mendja e tij)."

  5. #5
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Tė tjerėt pėr Islamin

    --------------------------------------------------------------------------------

    Abdullah A. Hamilton, politikan i njohur anglez. Mė parė quhej Sir
    Carlz Eduard. Nė vitin 1932 pranoi Islamin. Ai thotė:
    "Bukuria e Islamit, thjeshtėsia dhe pastėrtia e tij, mė kanė
    tėrhequr vazhdimisht, qysh nga koha e pjekurisė. Islami ėshtė fe
    progressive, e jo degresive. Nėse njė njeri posedon tokė, dhe ai ka
    pasuri tė caktuar dhe e ka lėnė kėtė tokė pa e punuar dhe nuk ka
    nevojė pėr tė, nėse kalon njė kohė e caktuar nė kėtė gjendje,
    pronėsia e saj transferohet nė mėnyrė tė natyrshme nė pronė tė
    pėrgjithshme. E drejta islame thekson se, pronėsia e asaj toke kalon
    tek dora e njeriut tė parė, i cili e mbjell atė. Islami e udhėzon
    njeriun praktikisht nė jetėn e tij tė pėrditshme, ndėrkaq i
    ashtuquajturi krishterim bashkėkohor, i mėson ithtarėt e vet
    tėrthorazi rreth realitetit dhe qė t'i luten Zotit vetėm tė dielėn,
    ndėrkaq ditėve tė tjera tė javės, ata sillen nė mėnyrė tė
    shfrenuar."

    J. Lal Nehro, politikan nga India, thotė:
    "Islami ishte gjeneratori dhe mendimi i zgjimit arab, i cili solli
    tek ithtarėt e vet vetėbesim dhe kreativitet. Vetėbesueshmėria dhe
    besimi i arabėve ishin dy gjėra tė madhėrishme. Islami atyre u solli
    edhe mesazhin e vėllazėrimit, barazisė, dhe drejtėsisė nė mes tė
    gjithėve. Kėshtu nė botė lindi parimi i ri demokratik. Krahasimi,
    mes mesazhit islam pėr vėllazėrim dhe gjendjes sė mjerueshme tė
    Krishterizmit, na bėnė tė kuptojmė shkallėn e magjishme tė kėtij
    mesazhi dhe tė ndikimit tė tij, jo vetėm mes arabėve, por edhe tek
    tė gjithė popujt, nė vendet e tė cilėve kanė hyrė arabėt. Feja me tė
    cilėn ka pėrgėzuar Muhammedi a.s., e cila shquhet pėr lehtėsi,
    qartėsi, vėllazėrim dhe barazi, gjeti pėrgjigje nga njerėzit e
    vendeve fqinje, sepse ata kishin pėrjetuar zullumin nga mbretėrit
    autokratė dhe pritėrinjtė skllavėrues. Njerėzit ishin lodhur nga
    sistemi i vjetėr dhe kėrkonin rrugėdalje nė njė sistem tė ri,
    prandaj Islami ishte njė rast i artė pėr ta, i cili ua pėrmirėsoi
    atyre gjendjen dhe u largoi ankthin e shtypjes dhe padrejtėsisė."

    Ludovik Dukstason
    "Populli i Indisė, s'mund tė ngrejė njė qeveri tė pavarur, pa
    larguar dhe evituar kontradiktat qė janė pasojė e ndryshimeve
    fetare, nacionale dhe fisnore. Pėr tė arritur kėtė, kėtij populli i
    duhet tė shuajė grindjet dhe tė pranojė parimet e barazisė,
    vėllazėrimit dhe lirisė, parime kėto, tė cilat i predikon vetėm
    Islami."

    Dr. Laura Vecia Vaglieri, orientaliste e famshme italiane,
    nė "Apologia dell islamismo", pėr Islamin, thotė:
    "Nė sajė tė fesė islame, paganizmi, me tė gjitha format e tij, u
    mposht. Vizioni i kozmosit, dispozitat fetare dhe traditat e jetės
    shoqėrore, qenė liruar nga tė gjitha lajthitjet, tė cilat ishin
    degraduese, kurse mendimi njerėzor u lirua nga paragjykimet. Njeriu,
    mė nė fund, u bė i vetėdijshėm pėr identitetin e vet. Kėshtu, ai i
    pėrulet vetėm Krijuesit dhe Sunduesit tė mbarė njerėzimit. Shpirti i
    tij u ēlirua nga skllavėria. Vullneti njerėzor u lirua nga varėsia
    ndaj vullnetit tė njerėzve tė tjerė, ose fuqive tė tjera tė
    ashtuquajtura misterioze. Priftėrinjtė, mbrojtėsit e rremė tė
    misterieve, ndėrmjetėsuesit e `shpėtimit', tė gjithė ata, tė cilėt
    dėshironin tė merrnin rolin e ndėrmjetėsuesit midis Zotit dhe
    njeriut, ata tė cilėt pretendonin se kanė pushtet mbi vullnetin e
    njerėzve, qė tė gjithė kėta (mashtrues) u rrėzuan nga piedistalet e
    tyre. Njeriu u bė vetėm shėrbėtor i Zotit, kurse ndaj tė tjerėve
    sillet sikurse i barabarti ndaj tė barabartit. Mė parė, njeriu
    vuante pėr shkak tė dallimeve jo tė drejta sociale. Islami
    simbolizon barazinė nė mes njerėzve. Muslimani dallohet nga
    muslimani tjetėr, jo prej prejardhjes sė tij apo shkallės shoqėrore,
    por vetėm prej shkallės sė devotshmėrisė, veprave tė mira, moralit
    dhe cilėsive intelektuale."

    Dr. Gustav Lebon, mjek dhe historian francez,. ka lindur nė vitin
    1841. Nė librin e tij "Civilizimi Arab", thotė:
    "Parimi i barazisė, qė ėshtė proklamuar nė Evropė, ishte deklarativ
    e nuk ishte faktik, ndėrkaq ai ishte i ngulitur thellė nė natyrėn e
    njerėzve tė Lindjes… Muslimanėt nuk njohin klasa sociale, ekzistenca
    e tė cilave ka nxitur, dhe akoma vazhdon tė nxisė, revolucionet mė
    tė vrullshme nė Pėrėndim. Nė Lindje, ndėrkaq, s'ėshtė fare vėshtirė
    tė takosh shėrbėtorin pėr bashkėshort tė vajzės sė padronit tė tij,
    ose argatin si udhėheqės me famė."
    "Parimet morale nė Kur'an janė shumė tė larta, me to nuk mund tė
    krahasohen parimet e tė gjithė librave tė mėparshėm fetarė. Ajo qė
    ėshtė me rėndėsi tė rezymojmė, ėshtė fakti i ndikimit tė Islamit tek
    popujt, tė cilėt i janė pėrgjigjur dispozitave tė tij. Fetė, tė
    cilat kanė ndikuar nė shpirtėrat e njerėzve, sikurse ka ndikuar
    Islami, janė tė pakta. Nuk mund tė gjesh fe, e cila ia doli ashtu
    sikurse ia doli Islami, me ndikimin e tij tė vazhduesshėm… Kurani
    ėshtė libėr i legjislaturės, fesė, politikės dhe rregullave sociale.
    Dispozitat e tij zbatohen qė prej dhjetė (e mė shumė) shekujsh."

    Ilse Lictenstadter, studjuese gjermane, ka studjuar shkencat islame
    dhe shkencat e gjuhės arabe, thotė:
    "Muslimani bashkėkohor beson se Libri i tij i shpallur e lejon,
    madje e obligon atė, qė t'i zgjidhė problemet e kohės nė pajtim me
    fenė e tij. Kjo bindje nuk e pengon atė dhe as nuk ia zvogėlon
    kureshtjen pėr njohjen e tė arriturave tė shkencės bashkėkohore.
    Sipas bindjes sė muslimanit, veēoria e Kur'anit qėndron nė faktin se
    ai konsiderohet si plotėsues i librave tė mėparshėm qiellorė, se
    pajtohet me ta nė bazat e besimit, ndėrkaq ndryshon prej tyre nė
    cilėsimin e pėrgjithshėm. Mesazhi i tij s'ka tė bėjė me njė kohė tė
    caktuar, gjė qė do tė zhvleftėsohej me kalimin e kohės, dhe as me
    njė popull tė caktuar, qė do t'i pėrshtatej vetėm njė populli, e jo
    edhe popujve tė tjerė. Prej tij kėrkohet qė tė jetė (ēfarė ėshtė) i
    pėrhershėm, pėr ēdo kohė dhe pėr ēdo brez."

    Kardinali Quenge, kryepeshkop austriak, thotė:
    "Kurani fisnik na flet pėr njeriun dhe pėrpjekjet e tij pėr tė
    arritur tek Krijuesi, nė kėto vargje tė qarta: "Ėshtė fakt se, nė
    krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė
    anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e
    lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė
    saj dhe pėrhap nė tė nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave
    dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės (nė tė gjitha kėto), ka
    argumenta pėr njė popull qė mendon." (el Bekarah, 164)
    Historia e religjionit nė pėrgjithėsi, kurse ajo e monoteizmit nė
    veēanti, na tregon se vetėm besimi nė njė Zot ėshtė pėrgjigja e
    kėnaqur pėr ēdo pyetje, qė ka tė bėjė me origjinėn e universit,
    krijimit dhe qėllimit tė tyre. Jeta e njeriut s'mund tė ketė pėr
    qėllim veēse Zotin e Vetėm. Religjioziteti i ēdo njeriu tė
    vetėdishėm ose jo, burimin e ka tek besimi nė Zotin Njė.
    Kishte monoteizėm, kur u shfaq Kur'ani. Ai monoteizmin e mori si
    rrugė pėr ithtarėt e tij besimtarė. S'ka dyshim se, Gazaliu ka tė
    drejtė, kur pohon se besimi vetėm nė njė Zot ėshtė qėllimi mė i
    lartė i Kur'anit tė Shenjtė.
    Le ta themi hapur se monoteizmi ėshtė armik pėr secilin, i cili
    jetėn e kėsaj botė e shpall si normė pėr veten e tij. Kjo ėshtė njė
    e vėrtetė, e cila na skicon kufijtė e pėrgjegjėsisė sonė. Preukopimi
    ynė, nė kėto ditė tė vėshtira, ėshtė qė ne t'i ndihmojmė njerėzit qė
    t'i pėrgjigjen thirrjes sė Zotit, qė jetėn e tyre ta sistemojnė
    sipas urdhėrit dhe vullnetit tė Tij. Kjo thirrje ėshtė pėrgjigje
    ndaj thirrjes sė natyrshme (siē e quajnė muslimanėt), e cila ėshtė e
    ngulitur nė zemrėn e ēdo njeriu dhe ėshtė esenca e besimit nė Zotin
    e Vėrtetė dhe tė Qartė. Ne, kėshtu, mbase bėjmė njė hap vendimtar nė
    vendosjen e monoteizmit mes njerėzve."

    Volfred Cantwel Smith, profesor i studimeve islame nė Universitetin
    e Montrealit, ka shkruar disa libra pėr Islamin, mė i njohuri ndėr
    tė cilėt ėshtė "Islami nė kohėn bashkėkohore". Ai thotė:
    "S'ka asnjė fe, e cila ithtarėve tė saj i ka shpallur ndjenjėn e
    krenarisė, sikurse ndjenja e cila e kaplon muslimanin, pa e ngarkuar
    atė artificialisht. Krenaria e muslimanit pėr fenė e tij ėshtė veti
    qė haset tek tė gjithė muslimanėt, pavarėsisht nga nacionaliteti ose
    gjuha. Ndjenja e tė qenurit mirėnjohės pėr pėrkatėsinė e tyre
    islame, ėshtė njė gjė, qė haset tek tė gjithė muslimanėt.
    Pėrėndimi nuk do tė arrijė t'a kuptojė Islamin nė mėnyrė tė drejtė,
    nėse nuk ia del tė kuptojė se Islami ėshtė program jetė, i cili
    influencon nė jetėn e jashtme dhe tė brendshme tė besimtarit. Islami
    nuk pėrbėhet nga ide dhe bindje, pėr tė cilat besimtari ose
    polemizon me mendjen e tij, ose i pranon ato nė mėnyrė tė
    padiskutueshme. Mendimi nuk sjell dobi, nėse nuk shoqėrohet me
    zhvillimin e jetės nė shoqėrinė islame, dhe me pėrparimin e saj tė
    jashtėm dhe tė brendshėm."

    Dominik Sourdel, i cili ėshtė marrė me korrektimin e shumė librave
    arabe, thotė:
    "Islami ėshtė feja monoteiste, me tė cilėn Muhammedi a.s., i biri i
    Abdullahut, e sihariqoi Gadishullin Persik, nė shek. e VII-tė. Mė
    pas, gjatė shekujve, Islami u pėrhap nė tė gjitha anėt e globit.
    Muslimanėt e besojnė kėtė fe. Civilizimi islam ėshtė rezultat i
    kėsaj feje.
    All-llahu ėshtė Njė, i Amshueshėm, askush s'ėshtė si Ai, ėshtė i
    Gjithėfuqishėm nė ēdo gjė… Kur'ani, e vėrteton kėtė monoteizėm, nė
    shumė ajete, por mė sė qarti kjo shfaqet nė suren 112, e cila ėshtė
    shumė e njohur dhe qė konsiderohet ndėr suret e para: `Thuaj: Ai
    ėshtė All-llahu, Njė i vetmi! All-llahu ėshtė mbrojtės i gjithkujt.
    Nuk ka lindur, as ėshtė i lindur. Dhe askush Atij nuk i pėrngjet.'
    Besimi nė Zotin Njė ėshtė ai qė, sipas muslimanėve, e dallon fenė
    islame rrėnjėsisht nga tė gjitha fetė e tjera dhe nga Krishterizmi,
    i cili, besimin e tij nė Trinitet, e sheh tė pandashėm nga
    monoteizmi, duke e ngatėrruar atė me elemente idhujtarie.
    Nuk mund tė mohohet fakti se, Islami ka kultivuar vlera tė
    mirėfillta, veēanėrisht norma morale me vlerė, sidomos nė ato
    shoqėri qė i janė pėrgjigjur thirrjes islame. Kėto vlera, i gjejmė
    nė urdhėresat qė janė vazhdueshmėri e devotshmėrisė, sikurse e
    pėrcakton ajeti kur'anor: "Nuk ėshtė tėrė e mira tė ktheni fytyrat
    tuaja kah lindja ose pėrėndimi, por e mira (e vėrtetė) ėshtė ajo e
    atij, qė beson All-llahun, Ditėn e gjykimit, engjėjt, librat,
    pejgamberėt, dhe pasurinė, qė e do, ua jep tė afėrmėve, bonjakėve,
    tė varfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai
    qė fal namazin, jep zeqatin, dhe atė qė premtojnė e zbatojnė, dhe tė
    durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt
    janė tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit." (el
    Bekarah, 177)
    Ndihma, mikpritja, fisnikėria, pėrmbushja e premtimit me individėt e
    bashkėsisė, drejtėsia me tė panjohurit dhe bindja e thellė, janė
    vlerat me tė cilat veēohen muslimanėt edhe sot e kėsaj ditė."

    G. E. Von Grunebaum, ėshtė me origjinė austirake. Ka diplomuar nė
    universitetin e Vjenės dhe tė Berlinit. Ka ligjėruar nė universitin
    e ēikagos, tė Nju Jorkut dhe tė Kalifornisė, mė pas u bė kryetar pėr
    studime tė Lindjes sė Afėrt nė kėtė Universitet. Ai thotė:
    "Islami e bėri pėrgjegjės individin rreth sė ardhmes sė tij, pėr
    botėn tjetėr. Ai e avancoi pėrgjegjėsinė individuale dhe morale dhe,
    nė kėtė drejtim, ai ka shkuar dukshėm pėrpara. Islami i ka dhėnė
    rėndėsi tė veēantė ēdo momenti tė jetės sė besimtarit.
    Islami, me pohimin e tij se, ēdo bashkėsi patjetėr duhet tė zbatojė
    disa obligime bazė, tė domosdoshme, kėrkon nga ēdo individ musliman,
    domosdoshmėrinė e rregullimit politik. Ndėrsa arabėt e injorancės
    mendonin nė kuadėr tė familjes ose fisit, ndėrkaq, muslimani, fillon
    tė mendojė sipas tė kuptuarit shoqėroro-politik, tė mbėshtetur mbi
    bazėn e besimit, prandaj qe caktuar qė nė fund tė dominojė nė botė.
    Njerėzit, nuk ndaheshin mė nė fise tė ndryshme, por nė njerėz
    besimtarė dhe jobesimtarė, dhe qe e nevojshme qė kjo ndarje tė
    vazhdojė madje edhe pas vdekjes.
    Hendeku ekzistues, nė civilizimin tonė pėrėndimor, nė mes fushės
    politike dhe fetare, nuk gjendet asesi nė njė pėrmasė tė tillė nė
    Islam."

    Edvin Carvelery, ka diplomuar nė Universitetin Briston nė SHBA. Ka
    shkruar disa libra pėr Islamin. Mes tė tjerash, ai thotė:
    "Shumė njerėz, nėn ndikimin e trashėgimisė sė tyre kulturore,
    gjendjes shoqėrore dhe formimit tė tyre arsimor, bėjnė ndarjen e
    fesė nga shteti. Protestantėt pėrėndimorė, kėtė ēėshtje e
    konsiderojnė tė padiskutueshme. Mirėpo, nė realitet, kjo ndarje
    ndėrmjet fesė dhe shtetit, ėshtė gjė e re pėr Kristianizmin dhe
    ėshtė shpikur nga shkolla tė pakta. Islami, ose ndonjė fe tjetėr
    botėrore, nuk e ka njohur ndonjėherė kėtė ndarje.
    Le tė sjellim, si shembull tė njė studimi tė drejtė, artikullin qė
    ka shkruar prof. Arthur Jefery, nė revistėn `Bota islame', nė janar
    tė vitit 1940, ku flet pėr njėrin nga pėrkthimet e Kuranit nė gjuhėn
    angleze. Ai ka pranuar, nė mėnyrė tė qartė, vlerat e shkėlqyeshme
    shpirtėrore tė fesė, sė cilės ai nuk i pėrkiste."

    L. Lavta
    "Islami e pranon njeriun ashtu siē ėshtė dhe pėrpiqet t'i drejtojė
    sjelljet e tij, pa pretendime qė t'a bėjė tė mbinatyrshėm."

    Prof. Bernard Luis
    "Feja Islame, ia doli aty ku Krishterizmi dėshtoi. Ajo arriti tė
    predikojė besimin e thellė tė shoqėruar me tolerancė fetare, e cila
    shprehet ndaj pjesėtarėve tė religjioneve tė tjera si edhe ndaj
    heretikėve dhe mosbesimtarėve. Ekzistimi i njė numri tė madh
    shkollash ideore, nė rrafshin e shpjegimit dhe aplikimit tė
    Sheriatit, ėshtė argument tjetėr i tolerancės dhe justifikimit
    logjik islam. Feja islame, pėr nga prizmi shoqėror, ka qenė
    gjithmonė demokratike ose, thėnė mė mirė, mė e drejtė…
    Edhe pėrkundėr tendencave tė disa shteteve islame qė tė formojnė
    klasė aristokrate, ideja pėr barazinė, nė asnjė periudhė kohore, nuk
    ėshtė ērrėnjosur nga shoqėria islame. Botėkuptimi islam e favorizon
    dominimin e ligjit dhe domosdoshmėrinė e nėnshtrimit tė udhėheqėsit
    (sundimtarit) ndaj ligjit.
    Vendosmėria dhe forca e shkencėtarėve nė periudhėn osmane, ka bėrė
    qė tė respektohet ky parim islam."

    George Marcy, orientalist francez, ka shkruar shumė studime pėr tė
    drejtėn islame dhe gjuhėn arabe:
    "Haxhi, i cili ėshtė obligim pėr ēdo musliman qė mund t'a marrė atė
    rrugė njė herė nė jetė, nuk ėshtė mė mė pak rėndėsi, sa edhe kėmbimi
    i mallrave dhe lidhja e pjesėve mė tė largėta tė botės islame.
    Namazi ėshtė adhurim dhe nėnshtrim i njeriut ndaj Krijuesit, pesė
    herė nė ditė, i cili e zbaton atė nė kohė tė caktuar, pasi tė jetė
    pastruar, duke u drejtuar kah Meka, drejt Qabesė. Besimtari, duke
    falur namazin, bėn lėvizjet e sexhdes dhe tė rukusė, qė janė tė
    pėrcaktuara saktėsisht. Namazi bashkėrisht ėshtė i pėlqyeshėm, por
    ai mund tė falet edhe vetėm nė ēdo vend, me kusht qė tė bėhet larg
    ēdo papastėrtie, dhe nė tokė tė pastėrt. Namazi i pėrbashkėt falet
    nė xhami. Xhamia, nė esencė, ėshtė shtėpia e namazit, dhe ėshtė
    projektuar nė atė mėnyrė qė tė jetė e denjė pėr adhurim. Nė namaz,
    njerėzit qėndrojnė njėri pėrkrah tjetrit, duke formuar kėshtu njė
    front tė gjerė, tė radhitur rresht pas rreshti, tė cilėt i udhėheq
    imami i drejtuar me fytyrė kah Kibla. Edhe xhemati bėn tė njėjtat
    lėvizje, ashtu sikurse imami, duke u lutur si lutet ai, tė drejtuar
    kah Qabja, qendra e Islamit dhe shtėpia (e parė) e Zotit nė Tokė.
    Islami ėshtė monoteizėm absolut, s'ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut.
    Mėsimet e Pejgamberit, Muhammmedit a.s., janė shfaqur si sfidė e
    fortė kundėr zotrave tė rrejshėm: idhujve tė cilėt i madhėronin
    arabėt, idhujtarisė greke, romake dhe trinitetit, tė cilit i besojnė
    tė krishterėt. All-llahu nuk ka shok, Ai s'ka lindur dhe s'ėshtė i
    lindur, asgjė s'mund tė krahasohet me Tė. Pėrderisa, Kur'ani nė
    mėnyrė tė pėrbledhur e ka ndaluar adhurimin e idhujve, hadithet janė
    zgjeruar nė kėtė drejtim, dhe ky ndalim u ruajt fuqishėm, dhe nuk u
    sfidua edhe gjatė zbukurimit tė faltoreve dhe vendeve ku adhurohet.
    Kjo ka ndikuar nė zhvillimin e artit Islam nė tėrėsi. Islami ka
    influencuar nė jetėn e pėrditshme, madje edhe atėherė kur arti ėshtė
    pėrdorur pėr ēėshtje shekullare. Nė vendet Islame, arti mbeti art
    islam."

    J. K. Birge, profesor nė Universitetin e Ledenit. I ka kushtuar
    kujdes tė veēantė misticizmit nė Islam, dhe ka shkruar shumė studime
    pėr Xhelaludin Rumiun dhe tė tjerė. Ai thotė:
    "S'ka nevojė qė tė zgjerohemi aq shumė, pėr tė theksuar specifikat e
    Islamit dhe ndryshimin e madh nė mes Islamit dhe Hinduizmit. Sistemi
    i fraksioneve, qė gjendet nė Hinduizėm, s'ka kurrėfarė gjurme nė
    Islam. Kjo ėshtė fe tolerante, i cila fuqinė e vet e ka nxjerrė nga
    masat e gjėra dhe dashuria e tyre ndaj Islamit. Islami ia doli t'a
    bėjė vendin e vet nė zemrat e njerėzve, ithtarėt e tij krenohen
    gjithnjė me tė, nė tė nuk ka kler, i cili e mbikėqyr jetėn fetare.
    Divergjenca e mendimtarėve rreth njė ēėshtje, konsiderohet mėshirė e
    Zotit. Ky qėndrim i dijetarėve muslimanė tėrheq vėmendjen tonė nė tė
    ekzistuarit e mirėkuptimit, tolerancės dhe argumenton
    domosdoshmėrinė e kompaktėsisė nė mes muslimanėve, duke hedhur
    poshtėė mundėsinė e klerit, i cili do t'ua impononte njerėzve
    mendimin e vet.
    Ndikimi i haxhit, i cili ėshtė i obligueshėm pėr ēdo musliman, qė
    mund t'a marrė kėtė rrugė, njė herė nė jetė dhe ndikimi i gjuhės
    arabe nė pėrpjekjet e tyre pėr bashkimin dhe unifikimin e metodave
    tė arsimimit nė gjithė botėn islame, ka bėrė qė ideja e mendimit
    unik tė jetė e gjallė, madje tė zerė vendin e parė, edhe pas
    shpartallimit tė Hilafatit nė principata tė ndryshme."

    Annemarie Schimmel, studjuese e njohur gjermane, thotė:
    "Islami ėshtė shembull tipik i interpretimeve tė gabuara. Pikėrisht,
    ashtu sikurse artistėt e shekullit tė XIX-tė, qė dėshironin tė
    jepnin fotografinė e muslimanėve (muhammedanė nuk ėshtė term
    korrekt) si luftėtarė mizorė me shpatė nė dorė, apo nė skenat e
    nxehta tė haremeve, ashtu edhe sot, fjala Islam nė mėnyrė frekuente
    nxit pamjen e dijetarėve mizorė. Fotografitė dhe idetė e kėtij lloji
    janė bazuar mbi interpretime tė gabueshme, tė cilat mund tė
    korrigjohen nga ata, qė kanė studiuar kulturėn islame, apo kanė
    jetuar nė mesin e muslimanėve. Islami, si i ardhur pas
    Krishterizmit, nga tė krishterėt mesjetarė ėshtė shikuar si herezi…
    Shtimi befasues i bashkėsisė muslimane arriti suksese tė shumta duke
    u shkaktuar frikė pėrėndimorėve, nga superioriteti politik dhe
    ushtarak i muslimanėve."

  6. #6
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Tė tjerėt pėr Islamin - Ajni Sinani

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gat Frei Hexhins, dijetar me fame, thotė:
    "Nė kėtė fe, nuk ka ujė tė bekuar, apo sende qė tė bėjnė t'i
    adhurosh, nuk ka idhuj, apo shenjtorė, nuk ka bindje tė tilla tė
    kota, si: Zoti ka nėnė (apo bir), pretendime se pendimi ėshtė i
    pranueshėm nė ēastin kur njeriu jep shpirt, ose se me lutjet
    pėrgjėruese tė tė tjerėve, mund tė pastrohen mėkatarėt. Tė tillat
    pretendime i kanė nėnshtruar ata njerėz, qė i kanė pranuar ato, duke
    i shndėrruar ata nė skllevėr tė prijėsve tė tyre fetarė."

    George Bush, shkencėtar qė ka jetuar para njė shekulli, ka thėnė:
    "Asnjė revolucion nė histori nuk ka sjellė aq ndryshime nė botėn e
    qytetėruar, sa ato, qė rezultuan nga nxitja, pėrparimi dhe vendosja
    e Islamit."

    A. M. Lothrob Stoddard, autor amerikan, nė librin e tij "E sotmja e
    botės Islame" qė konsiderohet ndėr veprat mė tė njohura, qė ka
    trajtuar ēėshtjet e Botės Islame, gjatė gjysmės sė parė tė shekullit
    tė njėzetė, thotė:
    "Ngritja e Islamit ėshtė mbase ngjarja mė e ēuditshme nė historinė e
    njerėzimit. Duke buruar nga njė vend dhe nga njė popull, mė parė
    fare tė papėrfillur, Islami, brenda njė shekulli, u pėrhap nė mbi
    gjysmėn e rruzullit tokėsor, duke zhdukur perandori tė mėdha, duke
    pėrmbysur religjionet mė tė vjetra, duke reformuar shpirtėrat e
    njerėzve dhe duke ndėrtuar njė botė tė re - botėn Islame.
    Sa mė thellė t'a shqyrtojmė kėtė zhvillim, aq mė i jashtėzakonshėm
    na duket ai. Religjionet e tjera tė mėdha ia kanė hapur rrugėn vetes
    ngadalė, me luftė tė dhėmbshme, pėr tė triumfuar, nė fund, me
    ndihmėn e mbretėrve tė fuqishėm, qė patėn pėrqafuar besimin e ri.
    Krishterizmi pati Konstandinin, Budizmi Asoken, ndėrsa Zoroastrizmi
    Kirin, ēdonjėri prej tyre lėshoi mbi religjionin e vet tė zgjedhur,
    fuqinė kolosale tė autoritetit profan. Kjo nuk ndodhi me Islamin.
    Duke lindur nė njė vend shkretinor, tė banuar aty-kėtu nga njė
    popull nomad, mė parė i pashquar nė analet e njerėzimit, Islami u
    sul pėrpara me njė mbėshtetje tė paktė njerėzore, kundrejt njė
    superioriteti tė madh material. Megjithatė, Islami triumfoi me
    lehtėsi tė ēuditshme, dhe disa gjenerata panė hėnėn e re tė zjarrtė,
    duke dalė fitimtare qė nga Pirinejtė deri nė Himalaje, dhe qė nga
    shkretėtira e Azisė Qendrore deri nė shkretėtirat e Afrikės
    Qendrore."

    Andru Paterson, shkrimtar amerikan i konvertuar nė Islam, thotė:
    "Kjo ka tė bėjė me njė keqkuptim tė thellė tė Islamit, sipas tė
    cilit pretendohet se muslimanėt adhurojnė pejgamberin Muhammed si
    njė hyjni. Ata e shohin me repsekt dhe nderojnė Muhammedin a.s. si
    pejgamberin e fundit tė Zotit, por nuk e adhurojnė atė. Nė fakt,
    besimi nė Njė Zot tė Vetėm qėndron nė krye tė pesė shtyllave tė
    besimit dhe tė pėrkatėsisė islame."

    Dr. Ralf Braimabant, njė studjues dhe autor i njohur amerikan, nė
    librin e the, "The Nature and Structure of the Islamic World, f. 76,
    shprehet:
    "Sistemi islam i vlerave shfaqet mė i kulluar, mė i paēėnuar se
    doktrinat e Krishterizmit, tė cilat i referohen nė shkallė tė madhe
    mbretėrimit tė mitit dhe fanatizmit…Islami, nė anėn tjetėr, ėshtė nė
    njė fazė dinamike dhe drithėruese zhvillimi.
    Nė kėtė ēast tė historisė, dinamikat dhe vlerat e pėrcaktuara qartė
    tė Islamit kanė mundėsinė pėr tė shėruar `sėmundjen' e botės
    pėrėndimore. Kjo mund tė ndodhė vetėm nėse imazhi i projektuar nga
    Islami nė ekranin global dhe veprimet e muslimanėve nė skenėn
    botėrore janė tė pėrshtatura me parimet islame tė paqes, drejtėsisė
    dhe nderimit pėr jetėn."

    William Beikėr, njė ish-arkeolog nė Lindjen e Mesme dhe profesor
    amerikan i historisė sė lashtėsisė, nė librin e tij "Mė shumė tė
    pėrbashkėta se ē'mendoni: Ura mes Islamit dhe Krishtėrizmit", pėr
    Islamin veē tjerash,shkruan:
    "Shumė pak tė krishterė e dinė se pejgamberi Muhammed a.s. besonte
    se Jezusi dhe Moisiu ishin ndėr pėrcjellėsit mė tė rėndėsishėm tė
    shpalljes hyjnore pėr njerėzimin. Muslimanėt e kanė pėr detyrė tė
    ndjekin shembullin e mirė tė pėrmendur mė parė nė Bibėl…Ashtu siē
    besojnė tė krishterėt se Dhjata e Re ėshtė plotėsim i Dhiatės sė
    Vjetėr tė Judaizmit, ashtu dhe muslimanėt besojnė se Islami dhe
    Kur'ani janė plotėsimi pėrfundimtar i tė dy librave dhe Muhammedi
    a.s. ėshtė pejgamberi i fundit dhe i dėrguar i Zotit."

    Prof. K. S. Ramakrishna Raoi:
    "Problemi qė tė shkruaj kėtė monografi ėshtė mė i lehtė pėr mua,
    sepse ne nė pėrgjithėsi nuk ushqehemi me atė lloj historie tė
    shtrembėruar. Madje, shumė herė, nuk ėshtė nevoja tė humbet koha pėr
    t'a keqparaqitur Islamin. Teza e pėrhapjes sė Islamit me shpatė nuk
    dėgjohet nga qarqe, qė ia vlen tė pėrmenden. Tashmė dihet parimi
    islam: 'Nuk ka shtrėngim nė fe.'"

    Dr. Volter Meron, teolog- peshkop, nė predikimin e tij me
    titull "Rruga mė e drejtė pėr paqe" tė mbajtur nė kishėn e
    Pitsburgut, duke kritikuar Krishterizmin, pėr shkak se nuk i ka
    shėrbyer siē duhet paqes, shprehet:
    "Feja Islame, libri i sė cilės ėshtė Kur'ani, ėshtė fe e paqes, e
    sigurisė dhe qetėsisė. Feja islame, besimtarėt e sė cilės quhen
    muslimanė, kėrkon qė njeriu tė jetojė nė paqe me Zotin e me
    njerėzit, nė kushtet e qetėsisė, tė sigurisė dhe tė krijojė
    marrėdhėnie tė ngrohta e reciproke. Edhe pėrshendetja islame tregon
    paqe e siguri."

    N. N. E. Bray, nė "Shiftin sands", Londėr 1937, f. 16, thotė:
    "Me themelimin e dispozitės sė Haxhit nė Mekė, Muhammedi a.s., nė tė
    vėrtetė, themeloi diēka mė tepėr se njė detyrė tė zakonshme fetare.
    Me kėtė, ai mundėsoi marrėdhėnie tė vazhdueshme dhe kontaktimin mes
    skajeve mė tė largėta tė botės islame. Njeriu primitiv dhe i
    rėndomtė, prej Afrikės Qendrore kėtu (nė Qabe), gjatė dispozitave
    fetare mban njė kėmishė prej liri. Gjithashtu, edhe princi indian
    heq rrobat e tij prej mėndafshi dhe vesh po atė kėmishė prej liri.
    Kėshtu, tė gjithė ata janė tė barabartė para Zotit. Nė Mekė, ata
    takohen nė frymėn vėllazėrore, e cila ėshtė frymė e pastėr islame.
    Aty kėmbejnė mendime dhe kuvendojnė pėr vendet e tyre tė largėta.
    Kur kthehen nė atdheun e tyre, ata priten nga vendasit dhe miqtė e
    tyre, tė cilėt nga kureshtja dėshirojnė tė dėgjojnė prej tyre, mbi
    atė qė kanė parė dhe kanė pėrjetuar nė Qabe.
    Edhe propaganda mė e organizuar europiane ėshtė e papėrfillshme,
    pėrballė kėtij organizimi gjigand, nė bartjen dhe pėrhapjen e
    ideve."

    E. A. Powell, nė veprėn "Lufta pėr pushtet nė Azinė Islamike", thotė:
    "Muslimanėt kanė treguar tolerancė tė tillė, para sė cilės mund tė
    turpėrohen shumė popuj jo muslimanė."

    Mosinjor Duchene, nė studimet e tij mbi gjendjen e kishės nė shek. e
    VII-tė nė Siri, pėrmend kallėzimin e Mihailit sirian, i cili e
    pėrshkruan vrazhdėsinė e egėr, nėn tė cilėn ishin tė nėnshtruar
    Jakobėt, qė nuk pranonin kishėn unikale tė Heraklitit dhe
    pėrshkrimin e depėrtimit tė muslimanėve arabė:
    "Zoti hakmarrės, duke parė mizorinė e Romakėve, tė cilėt kudo
    sundonin nė mėnyrė barbare, duke shkretuar kishat tona, manastiret
    dhe duke na ndėshkuar pa mėshirė, dėrgoi nga Jugu djemtė e Ismailit
    (Arabėt), qė me ndihmėn e tyre tė na ēlirojė. Kjo ka qenė njė fitore
    e madhe pėr ne, sepse, mė nė fund, shpėtuam dhe u ēliruam nga
    tirania e rėndė romake, mizoria, urrejtja dhe nga zilia e tyre e
    pamėshirshme."

    K. M. Pannikar, studiues i njohur indian, duke folur pėr ndikimin e
    besimit islam nė njėshmėrinė e Zotit, nė mentalitetin e popullit
    indian dhe religjionet e tij, nė "A Survey of Indian History", f.
    132, thotė:
    "Ėshtė e qartė dhe e konfirmuar se ndikimi i Islamit nė religjionin
    hindus, ka qenė i thellė nė kėtė periudhė (Islame). Ideja e
    adhurimit tė Zotit tek hindusėt, i ėshtė borxh Islamit. Krerėt e
    mendimit dhe tė fesė, nė kėtė shekull, edhe pse i quanin hyjnitė e
    tyre me emra tė ndryshėm, ftuan nė adhurimin e Zotit dhe deklaruan
    se Zoti ėshtė Njė, se (vetėm) Ai meriton tė adhurohet dhe se prej
    Tij kėrkohet shpėtim dhe lumturi. Ky ndikim, u manifestua nė
    religjionet, tė cilat u paraqiten nė Indi nė periudhėn Islame."

    Dr. John Badeau, president i Universitetit Amerikan, nė Kajro:
    "Xhamia e Ibn Tulunit me thjeshtėsinė e saj, ėshtė vendi ku dėshiroj
    t'i lutem Zotit dhe tė ndjej nė vetvete ndjenjėn e afėrsisė me
    Zotin."

    Stanword Cobb, nė librin e tij "Zoti i dy Qabeve", f. 227, thotė:
    "Mė ishte lejuar tė prezentoj nė kryerjen e namazit nė xhaminė Aja
    Sofia nė Stamboll. Pėrsėritja e sexhdes, lutja dhe pėrkulja nė namaz
    ka rėndėsi tė madhe. Gjatė kėsaj, shqiptohen fjalė tė caktuara nė
    shenjė mirėnjohjeje, duke e madhėruar All-llahun e Madhėruar. Isha
    thellėsisht i impresionuar me respektin, modestinė dhe pėruljen e
    besimtarėve. Kjo tejkalon gjithēka, qė kisha shikuar nė ndonjė kishė
    tė krishtere, nė kuptimin e sinqeritetit, tė madhėrimit, thellėsisė
    sė pėrjetimit dhe pėrkushtimit ndaj Zotit. Pas njė kohe, kisha
    nderin qė bashkė me disa tė huaj tė shikoj festimin e Lejletul-
    Kadrit, natės nė tė cilėn Kur'ani i ėshtė shpallur Pejgamberit
    Muhammed a.s. Nga ballkoni, nė njė kėnd, shikonim 5.000 besimtarė,
    tė cilėt e kishin stėrmbushur hapėsirėn e xhamisė Aja Sofia, duke
    kryer namazin e tyre dhe duke rėnė pėrtokė nė harmoni, ritėm dhe
    rend tė pėrsosur. Shushurima me rastin e pėrkuljes sė tyre, apo
    gjatė rėnies nė gjunj, jehona e shuplakave tė tyre, qė lėshoheshin
    nė dysheme para vetes, ngritja e tyre e pėrbashkėt bėnin qė valėt e
    qeta dhe tė thella tė nderimit tė tyre, tė pėrmbushin kupolėn e
    gjerė dhe tė ngritet drejt lartėsive qiellore. Pamja ishte
    madhėshtore, e pakrahasueshme, dinjitoze, pėrkulėse dhe shprehte
    kuptimin e lirisė individuale, demokracisė, barazisė, pamje e cila
    nuk lejonte kurrfarė diskriminimi personal apo klasor.
    Aty e kam parė shitėsin nomad tė qilimave, duka qėndruar krah pėr
    krah me pashėn nė veshje tė shkėlqyeshme, edhe atė pa frikė dhe
    nderime. Qėndronin bashkė, pėrkuleshin dhe binin nė sexhde me
    pėrkushtimin mė tė madh. Kam parė zezakė tė trashė dhe
    tė `shėmtuar', duke qėndruar nė namaz krah pėr krah me turqit mė
    elegantė tė Stambollit. Kjo ishte kėshtu, ngase Islami, qė nga
    zanafilla ka pėrhapur vėllazėrinė mes muslimanėve dhe kėtė e ka
    mbajtur deri mė sot."

    Isak Tajler, kryetar i kishės anglikane, thotė:
    "Feja Islame ėshtė pėrhapur nga Merakashi nė Xhavė, nga Zenzibari
    deri nė Kinė. Ajo nė Afrikė po pėrhapet me njė shpejtėsi
    marramendėse. Feja Islame po paraqitet si feja mė e mirė pėr
    pastrimin moral tė popujve tė pacivilizuar dhe pėr pėrparimin e
    tyre. Feja e krishterė nuk e ka atė forcė.
    Islami i ka kontribuar qytetėrimit njerėzor mė shumė se
    Krishterizmi. Nė popujt ku ka depėrtuar Islami, janė zhdukur shumė
    vese barbare, si: adhurimi i idhujve, ngrėnia e mishit tė njeriut,
    mbytja e foshnjave tė gjalla dhe, nė vend tė tyre, janė sjellė
    virtyte tė tilla tė larta, si: pastėrtia, dinjiteti, bujaria, etj.
    Mikpritja tek muslimanėt konsiderohet, madje, si obligim fetar. Me
    shfaqjen e Islamit, filluan tė zhduken veset e dėmshme tė shoqėrisė
    njerėzore, si: alkooli, kumari, etj. Islami e ngriti dhe lartėsoi
    nderin e gruas dhe e bėri atė ndėr obligimet mė tė shkėlqyeshme.
    Kurse sadakanė, tė kėshilluarit me njėri-tjetrin dhe dashurinė
    vėllazėrore, i bėri prej obligimeve mė tė rėndėsishme."

    W. Montogomery Watt, nė `Islam and Christianity Today' Londėr, 1983,
    f. 9, thotė:
    "Unė nuk jam musliman nė kuptimin e rėndomtė, edhe pse shpresoj se
    jam `njė musliman qė i ėshtė dorėzuar Zotit', por mendoj se
    shprehjet e ngulitura nė Kur'an, dhe shprehjet e tjera tė vizionit
    islamik, janė njė thesar i madh i sė vėrtetės hyjnore, nga tė cilat
    unė dhe oksidentalistėt e tjerė mund tė mėsojmė akoma shumė."

    Ignjacin Ulagi, shkrimtar spanjoll, nė librin e tij "Arabėt nuk e
    pushtuan Spanjėn", thotė:
    "Ėshtė plotėsisht e sigurtė se Arabėt, duke u mbėshtetur (vetėm) nė
    mjetet e luftės, nė mjeshtėrinė dhe fuqinė ushtarake, s'do t'ia
    dilnin tė bėnin gjithė ato pushtime fantastike, dhe me pėrmasa aq tė
    mėdha. Duhet besuar absolutisht se kėto pushtime s'do tė kishin
    mundur tė arriheshin me shpatė. Arma mė e fortė, nė duart e arabėve,
    ka qenė Islami. Sukseset e arabėve janė arritur duke i falenderuar
    forcės sė ideve tė reja, besimit tė ri, tė cilin e bartnin ata, tė
    cilat i pėrvetėsonin dhe i bėnin pėr vete njerėzit dhe popujt e
    tjerė. Nė tė vėrtetė ata i ka pushtuar Islami, e jo arabėt.
    Islami, nė Spanjė, pėrfaqėsonte forcėn gjeneruese, e cila i
    inspironte tė gjithė njerėzit dhe i nxiste nė aktivitete krijuese.
    Islami e ripėrtėriu shoqėrinė vendore, e liroi atė nga anarkia dhe
    prapambetja, duke e ēuar drejt njė botė mė tė mirė, botės tė
    pėrparimit, kulturės, tė drejtės sociale dhe humanizmit. Nė kushte
    tė kėtilla, nė truallin spanjoll, lindėn forcat e reja krijuese, tė
    cilat Islamin e konsideronin pjesė tė pandashme tė kulturės sė tyre
    personale."

    Dr. Lendon Haris, njėri prej misionarėve mė tė njohur nė Afrikė, nga
    anglezi i menēur dr. Samuel Xhonson, citon kėto fjalė:
    "Vėrtet Krishterizmi dhe Islami, nė botėn e besimit, janė dy fe qė
    meritojnė respekt. Ndėrkaq, ēdo gjė, pėrveē kėtyre dyjave, ėshtė
    barbarizėm."

    J. S. Schacht, ka lindur nė vitin 1902. Ka ligjėruar nė shumė
    universitete gjermane, nė universitetin e Oksfordit, tė Lejdenit dhe
    tė Kolumbisė. Eshtė zgjedhur anėtar nė shumė universitete dhe
    akademi botėrore. Ka shkruar njė numėr librash pėr Islamin. Ai thotė:
    "Ligji fetar i cili quhet Sheriat, ėshtė trashėgimia mė e
    rėndėsishme, qė Islami i ka lėnė botės. Sheriati Islam dallon nė
    mėnyrė tė qartė nga tė gjitha format e ligjit. Ėshtė i domosdoshėm
    studimi i tij, nė mėnyrė qė tė mund tė vlerėsojmė fushėveprimin e
    tij tė plotė, nė mėnyrė tė mjaftueshme, tė ēėshtjeve ligjore.
    Sheriati islam ėshtė unikal, ai ėshtė pėrmbledhje e urdhėrave
    hyjnorė, qė rregullojnė jetėn e ēdo muslimani, duke pėrfshirė tė
    gjitha aspektet e jetės. Ai pėrmban dispozita tė veēanta, qė kanė tė
    bėjnė me adhurimet (ibadetet) dhe ceremonitė fetare, ka edhe
    dispozita politike dhe ligjore.
    Legjislacioni islam konsiderohet i pėrkryer, karakteri i tij ėshtė i
    veēantė, gjė qė i jep tė drejtėn tė quhet legjislacion fetar."

  7. #7
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Tė tjerėt pėr Islamin - Ajni Sinani

    --------------------------------------------------------------------------------

    KAPITULLI I

    Pėr Islamin


    Johan Volfgang von Goethe (Gėte), poeti mė i madh i Europės, lavdia
    e gjuhės gjermane dhe e jetės intelektuale. Edhe pse e kaloi jetėn e
    tij nė njė vend jomusliman, ai pranoi dhe deklaroi se pajtohej me
    gjithė zemėr me pohimin e dy dėshmive (Shehadetin): S'ka Zot tjetėr
    veē Allahut, Njė dhe tė Vetėm, dhe Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguari
    dhe, njėkohėsisht, vula e tė gjithė tė dėrguarėve tė Tij. Veē tė
    tjerash, ai thotė:

    "ēmenduri, secili nė rastin e vet
    Mendimin e tij tė veēantė lėvdon!
    Nėse Islam do tė thotė nėnshtrim ndaj Zotit
    Ne jetojmė dhe vdesim nė Islam."
    "Dhe, kėshtu, na duhet tė qėndrojmė brenda Islamit (d.m.th.: nė
    nėshtrim tė plotė ndaj vullnetit tė Zotit)"
    "Mė tepėr nuk kam ē'tė them, pėrveē asaj se, edhe kėtu, unė pėrpiqem
    tė qėndroj nė Islam."
    "Kėtu askush nuk mund tė kėshillojė njeri; secili duhet tė vendosė
    vetė, se ēfarė duhet tė bėjė. Ne tė gjithė jetojmė nė Islam,
    pavarėsisht nga forma qė zgjedhim pėr tė inkurajuar vetveten."
    "Mbėshtetet nė ēdo pikėpamje tė arsyeshme fetare dhe ėshtė nė
    Islam, tė cilin ne, herėt a vonė, tė gjithė duhet ta pranojmė."
    "Feja Muhammedane jep shembullin mė tė mirė pėr kėtė."
    "Ju e shihni se, kėtij sistemi, nuk i mungon asgjė dhe se ne, me
    gjithė sistemet tona, nuk jemi aspak mė tė pėrparuar, madje askush
    nuk mund tė shkojė mė pėrpara. Ky sistem filozofik ėshtė njė masė e
    shkėlqyer, tė cilėn njeriu mund ta aplikojė tek vetvetja dhe tek tė
    tjerėt, pėr tė mėsuar se nė ē'nivel tė virtytit shpirtėror jemi."
    "Efesi pėr shumė vjet,
    Nderon mėsimin e profetit
    Jezus. (Paqja qoftė mbi tė Mirin!)"
    "Besimi nė njė Zot tė vetėm ėshtė gjithmonė i efektshėm pėr ngritje
    shpirtėrore, sepse ai tregon pėr njeriun, njėshmėrinė brenda vetes."
    "Herėt a vonė, duhet tė pranojmė Islamin, sepse ai pajtohet me
    arsyen."
    "Nėse Islami ėshtė bindje ndaj Zotit, atėherė, tė gjithė (lindim)
    jetojmė dhe vdesim nė Islam."
    "Ėshtė shumė e ēuditshme se si muslimanėt fillojnė t'i edukojnė
    fėmijėt e tyre. Ata e kalisin rininė e tyre, qė nė fillim, me
    bindjen se asgjė s'mund t'i godasė veē asaj qė ia ka pėrcaktuar mė
    parė Zoti, i Cili udhėheq nė gjithēka dhe nė ēdo gjė. Kėshtu, ata
    janė tė pėrgatitur gjatė gjithė jetės sė tyre dhe pajtohen me fatin,
    dhe nuk ju duhet pothuajse asgjė tjetėr. E shihni, kėtij mėsimi nuk
    i mungon asgjė. Me gjithė sistemet tona edukative, ne nuk kemi
    shkuar aspak mė tej, madje askush nuk ka mundėsi tė shkojė mė tej."
    Sipas Anemari Schimel, e cila ėshtė njėra nga njohėset mė
    autoritative dhe mė kompetente tė Islamit nė Evropė, Gėte ka mbetur
    tėrė jetėn i entuziazmuar me Islamin, ndoshta edhe pėr arsyen se
    Islami i ka pėlqyer, sepse Gėte kurrė nuk e ka pranuar idenė e
    kryqėzimit tė Jezusit, as shėlbimin e tij, dhe as ngarkesėn e tij me
    mėkate njerėzore. Nė Divanin e vet, ka mjaft qėndrime antikrishtere,
    nga pozita e besimit islam.

    Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotė:
    "Feja me tė cilėn erdhi Muhammedi, pa dyshim ėshtė mė e lartė se
    Krishterizmi. Besimtarėt muslimanė nuk janė sprovuar me mosbesimin,
    me tė cilin janė testuar tė krishterėt, tė cilėt, nė fund,
    deklaruan: `Njė Zot ėshtė nė tresh, ndėrsa trinia ka njėsinė e
    njėshit.' Besimi nė Njė Zot tė Vetėm, tė Gjithėfuqishėm ka qenė nė
    themel tė Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit tė
    tij dhe trimėrisė sė tij, ndėrsa tė krisherėt pėrdorėn shpatėn dhe
    zjarrin pėr pėrhapjen e fesė sė tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur kėta
    popuj tė Evropės t'i merrnin si model muslimanėt! Nuk ka dyshim qė
    Muhammedi a.s. ka qenė njeri vėrtet i madh. Nė gjirin e virtyteve tė
    tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata
    madhėshtore. Ai ka qenė shtetas i urtė dhe i drejtė, i cili deri nė
    fund ka realizuar revolucionin mė tė madh nė historinė e
    njerėzimit."
    "Luteri nuk ėshtė i denjė as t'ia zgjidhė lidhėsat e kėpucėve
    Muhammedit."
    "Pėrsėris se ata, qė fenė Islame e quajnė si fe me lakmi epshesh
    shtazore dhe njė fe qė i hap shteg plogėshtisė dhe papunėsisė, janė
    tė padijshėm, trundryshkur e mendjesėmurė. Kėto pretendime, janė
    fare tė pabaza dhe qėndrojnė shumė larg nga e vėrteta. Edhe ata, qė
    i pranojnė si tė qėna kėto, nuk e njohin aspak problemin.
    O priftėr e kallogjerė! Tė gjithė ju, o burra klerikė! Nė qoftėse
    urdhėroheni tė mbani agjėrim nė muajin korrik, nė qoftėse ju
    ndalohen vera qė pini e bixhozi qė lozni, nėse urdhėroheni tė bėni
    peligrinazh (haxh) nė ranishtet e nxehta tė Hixhazit (Arabisė), nėse
    vendoset tė jepni dy e gjysėm pėrqind tė tė ardhurave tuaja pėr
    sadaka, dhe ju kėrkohet tė lėshoni 14 gra nga 18 qė keni, e tė mbani
    vetėm 4, a mund tė thoni pėr atė fe, qė u bėnė tė tilla komunikime,
    se ėshtė fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!"
    Ndėrkaq, nė Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotė:
    "Vėllait tim musliman do t'i thosha: Feja jote, mė duket njė fe
    shumė e respektuar. Ti adhuron vetėm njė Zot. ēdo vit, je i detyruar
    tė japėsh, si zekat, njė tė dyzetėn e tė ardhurave dhe ditėn e
    Bajramit tė bėsh paqe me armiqtė. Priftėrinjtė tanė, qė shpifin tėrė
    botėn, ndoshta njė mijė herė thanė se feja jote zuri vend, sepse
    ėshtė njė fe qė u drejtohet plotėsisht kėnaqėsive. Tė gjithė kėta tė
    mjerė kanė gėnjyer. Feja jote ėshtė shumė fisnike."
    Nė "Fjalori Filozofik v. III", kapitulli "Muslimanėt", Volteri
    thėrret me nervozitet:
    "Ju them pėrsėri, analfabetė tė marrė, vetėm tė paditurve mund t'u
    thuhet se feja Islame ėshtė sensuale dhe epsharake; pėr kėtė, as qė
    bėhet fjalė, ju kanė mashtruar sikurse edhe pėr shumė tė tjera
    Lehtė ėshtė tė shpifet, por unė e urrej shpifjen - thotė Volter nė
    fund tė artikullit. Pasaktėsitė duhet vazhdimisht tė
    pėrgėnjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtėė njė mashtrim,
    gjithnjė gjendet dikush qė do tė risjellė atė. Mund tė shkruhen
    shumė libra voluminozė me intrigat e pavėrteta, me tė cilat janė
    sulmuar muslimanėt. ēdo gjė qė ėshtė thėnė pėr muslimanėt, deri mė
    sot, duhet hedhur nė zjarr."

    Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, nė
    traktatin "Pejgamberi urtiplotė Muhammed", veē tė tjerash, thotė:
    "Muslimanėt, nė gjirin e Islamit, me abstenimin e tyre nga kjo botė
    kalimtare, me pastėrtinė e jetės, fisnikėrinė e qėllimeve, qartėsinė
    e synimeve, me moral fisnik, karakter, thjeshtėsi dhe pjekuri, i
    mahnitėn njerėzit qė gjendeshin rreth tyre.
    Njė prej vlerave tė Islamit, ėshtė porosia qė, tė veprohet mirė me
    ithtarėt e librave qiellorė, veēanėrisht me priftėrinjtė e
    krishterė...
    Nė fenė Islame, lejohet qė tė lidhet martesė me femrat e krishtera
    dhe ēifute, dhe ato gėzojnė tė drejtėn qė t'a mbajnė fenė e tyre."
    "Ligji, tė cilin e ka sjellė Muhammedi a.s., do tė sundojė nė botė,
    pėr arsye se ėshtė tėrėsisht nė harmoni me natyrėn, mendjen dhe
    menēurinė e njeriut."

    Sarojini Naidu, poete e famshme indiane, pėr Islamin thotė:
    "Islami ėshtė feja e parė qė predikoi dhe praktikoi demokracinė.
    Demokracia e Islamit mishėrohet pesė herė nė ditė, kur nė xhami
    dėgjohet thirrja (ezani) dhe besimtarėt grumbullohen pėr t'u lutur.
    Fshatari dhe mbreti gjunjėzohen pėrkrah njėri tjetrit dhe dėshmojnė:
    Vetėm All-llahu ėshtė mė i Madhi. Kam qenė e befasuar gjithnjė, nga
    ky bashkim i padukshėm, qė i vėllazėron njerėzit me njėri tjetrin."
    Nė ligjėratėn mbi "The ideal of Islam", nė "Speaches and Writing of
    Sarojini Naidu", Madras, 1918, f. 167, ajo thotė: "Me sa kam lexuar
    nė Kur'an, mendoj se ndjenja e drejtėsisė ėshtė njė nga idealet mė
    tė mrekullueshme tė Islamit. Ato parime dinamike tė jetės, nuk janė
    mistike, por etikė dhe praktikė pėr sjelljet e pėrditshme nė jetė
    dhe tė pėrshtatshme pėr tėrė botėn."
    "Njė nga veēoritė dalluese dhe mė kryesore tė fesė sė komunikuar dhe
    tė pėrhapur nga Muhammedi a.s., ėshtė fakti se ajo ėshtė larg ēdo
    fanatizmi. Pėrkrahėsit dhe pasuesit e Muhammedit a.s,. futėn nėn
    sundimin e tyre Siēilinė, sunduan pėr shtatėqind vjet Spanjėn e
    krishterė, por nė asnjė kohė nuk i trazuan bashkėqytetarėt gjatė
    ushtrimit tė fesė sė tyre dhe dogmave tė saj. Muslimanėt i kanė
    respektuar tė krishterėt, pasi libri i tyre (Kur'ani) i mėson qė tė
    sillėn me butėsi ndaj jomuslimanėve. Shėrbimi ndaj njerėzimit ėshtė
    vepėr me ēka krenohet dhe lavdėrohet ēdo musliman. Islami kultivon
    dhe ruan bazat themelore tė vėllazėrimit tė gjithėmbarshėm tė
    njerėzimit. Kur, njerėzimi t'a pranojė kėtė parim esencial dhe tė
    veprojė sipas tij, atėherė do t'a gėzojė lumturinė."

    Mahatma Gandi
    "Nė ditėt e ngadhnjimit tė tij, Islami ishte mjaft tolerant, gjė qė
    shkaktoi admirim tek tė gjithė popujt. Kur nė Pėrėndim sundonte
    errėsira, nė horizontin e lindjes, lindi njė yll shkėlqyes, i cili
    shndriti dhe ngushėlloi botėn, e cila rėnkonte nga mjerimi. Hindusėt
    duhet t'a studjojnė Islamin me respekt, dhe atėherė kanė pėr ta
    dashur, ashtu si e dua unė."

    Napoleon Bonaparti, sipas Lakisit, njė prej miqve tė Napoleonit, nė
    ishullin Sant Helen, tregon se kur Napoleoni jetonte nė Egjipt, i
    mrekulluar pyeste:
    "Si kanė mundur kėta njerėz (muslimanėt) tė mposhtin aq shumė vende,
    duke i mbajtur nėn kontroll?" Ky admirim, sipas Lakisit, ishte njė
    nga shkaqet qė Napoleoni kishte simpati tė madhe pėr Islamin. N.
    Bonaparta thoshte: "Mendoj se do t'a pranoj Islamin."

    Ogyst Konti, pionier i shkollės sė pozitivizmit, duke iu pėrgjigjur
    Togos, thotė:
    "Togo do tė kthehet nė Islam vetvetiu edhe pse unė nuk e njoh
    Islamin, por unė flas pėr atė qė e krijoi Islami. Kam vizituar
    Granadėn dhe aty kam parė njė art tė bukur dhe arkitekturė tė
    mrekullueshme. Prandaj, nuk ėshtė e mundur qė, njė fe, t'a bėjė tėrė
    atė qė ka bėrė Islami, dhe tė mos studiohet detajisht. Islami nuk e
    mohoi mendjen pėr asnjė moment, nė realitet ai i dha asaj fuqi qė tė
    jetė e lirė, tė mendojė, tė shohė dhe tė krijojė artin dhe
    arkitekturėn e bukur. Prandaj, nėse ėshtė e domosdoshme qė nė kohėn
    e sotme tė kemi njė fe, atėherė ajo fe nuk mund tė jetė tjetėr,
    veēse Feja Islame sepse ėshtė e vetmja fe qė i pėrgjigjet kohės sė
    sotme."
    "Unė nuk pajtohem me ju, sepse ju e sulmoni fenė Islame, pa pasur
    kurrfarė njohurish pėr tė."

    Kolonel Enxhersal, amerikan i njohur si afetar, thotė:
    "Njėmijė vjet pas lindjes sė Krishtit, muslimanėt themeluan njė
    shtet tė madh, ngritėn mėsonjtore nė qytetet mongole e tatare, nė
    Iran, Irak, Siri, Egjipt, nė Afrikėn e Veriut, nė Spanjė, etj.
    Muslimanėt nuk ngritėn vetėm mėsonjtore (medrese), por ngritėn edhe
    qendra vėzhgimesh astronomike, ku zhvilloheshin shkencat natyrore.
    Ata shpikėn dhe bėnė tė qėndrueshme numrat, studiuan algjebrėn,
    gjeometrinė dhe arritėn tė zgjidhin probleme tė algjebrės sė
    shkallės sė tretė. Muslimanėt janė treguar mjeshtra nė shkencėn e tė
    maturit tė tokės, kanė vizatuar hartat e yjeve, kanė treguar
    lėvizjet e tyre dhe i kanė emėruar ata me emra tė ndryshėm, emra tė
    cilėt i mbajnė edhe sot e kėsaj ditė. Ata kanė rrėfyer pėr
    pjesėtimin e rruzullit tokėsor, kanė pėrshkruar drejtimin e rrugės
    sė Diellit e tė Hėnės, dhe ndryshimin e natės dhe tė ditės… Kanė
    shpikur vegla kimie dhe fizike, kanė pėrgatitur orė tė ndryshme,
    kanė zbuluar balancuesin e orės, kanė bėrė pėrparime nė shkencėn e
    kimisė, kanė operuar me azotin, me eterin, alkoolin dhe, pėrherė tė
    parė, kanė ngritur spitale nė botė.
    Muslimanėt kanė kuptuar bazat e shkencės, tėrheqjen e trupave nė
    natyrė dhe gjithashtu kanė studiuar edhe shkencėn hidromekanike. Nė
    optikė, kanė shpikur dhe kanė konstatuar se drita nuk perceptohet
    nga syri nė sende, por nga sendet nė sy. Pėrveē kėsaj, muslimanėt
    nga pambuku, lėkura, letra e ēeliku, kanė punuar lėndė shumė tė
    vlefshme e dobiprurėse.
    Ata, qė korrėn sukseset e treguara nuk ishin tė krishterėt, por
    ishin pikėrisht muslimanėt, qė ngritėn universitete, qė mblodhėn tė
    gjitha dorėshkrimet e veprat e vjetra, qė zbuluan ligjet e natyrės
    dhe tėrhoqėn vėrejtjen e mbarė botės mbi dituritė natyrore. Nuk
    duhet tė harrojmė se, lavdia e vendosjes sė themeleve tė diturive
    bashkėkohore, i takon pasuesve tė Muhammedit a.s. Pėr asgjė, prej
    asaj qė pėrfitojmė sot, nuk i detyrohemi as kishės, as
    krishterizmit."

    H. G. Wels, nė "Historia e botės", f. 346. thotė:
    "Islami ėshtė mendimi politik mė universal, mė i gjallė dhe mė i
    shėndoshė qė ėshtė realizuar, ndonjėherė, nė botė. Ai i ofroi
    njerėzimit kushte shumė mė tė mira, se cilido sistem tjetėr."

    Z. Skot, orientalist i shquar, nė librin e tij "Historia e
    mbretėrisė sė pėrėndimit nė Evropė", pėrveē tė tjerash, shkruan:
    "Duhet t'i admirojmė muslimanėt dhe fenė e tyre, sepse nė ēdo qytet
    qė hynė, ata sollėn qetėsi, siguri, pasuri, begati, paqe dhe
    lumturi. Ata rrėzuan idhujt e Qabes dhe zhdukėn tė ligat e
    trashėguara, gjatė tridhjetė shekujve. Muslimanėt themeluan shtete,
    tė cilat rrezatuan drejtėsi pėr shekuj me rradhė, ngritėn qytete, ku
    i pajisnin njerėzit me dituri. Ata nxorėn dhe pėrgatitėn gjeni, qė
    treguan se mendja njerėzore ėshtė pushtetplotė dhe se qėndron mbi
    gjėsendet."

    Edmund Burke, politikan i shquar anglez.
    "Islami ėshtė fe e ndėrtuar mbi themele tė arsyeshme dhe ėshtė
    dėrguar pėr cilindo, si pėr sunduesit, ashtu edhe pėr tė varfėrit,
    pra, pėr tė gjithė njerėzit. Njė shembull i tillė barazie ėshtė e
    pamundur tė gjendet nė ndonjė vend apo fe tjetėr. Po tė hyjmė nė
    sferėn e studimit e tė vėzhgojmė Kur'anin me imtėsi dhe hollėsi, do
    tė kuptojmė se sa i plotė dhe i lartė ėshtė ai. Herėn e parė,
    Kur'ani e tėrheq njeriun si magnet, mė pas e mahnit, dhe mė vonė
    nxit tek ai ndjenja respekti, duke e impresionuar thellė."

    Herbert Hobohm (Aman Hobohm), intelektual qė i ka shėrbyer Misionit
    Diplomatik Gjerman, nė pjesė tė ndryshme tė botės. Ka punuar edhe
    Atashe kulturor nė Ambasadėn Gjermane, nė Riad. Nė vitin 1941 ka
    pranuar Islamin. Ai ka thėnė:
    "Kam jetuar nėn sisteme tė ndryshme tė jetės dhe kam pasur mundėsinė
    tė studioj ideologji tė ndryshme, por kam ardhur nė konkludimin se,
    asnjė nuk ėshtė aq perfekt, sa Islami. Asnjė nga sistemet, nuk ka
    njė kod tė plotė tė njė jetė fisnike; vetėm Islami e ka atė, dhe kjo
    ėshtė arsyeja pse njerėzit e mirė e pranojnė atė. Islami nuk ėshtė
    (vetėm) teorik, por ėshtė (edhe) praktik. Ai do tė thotė `pėrulje' e
    plotė, pėrpara vullnetit tė Zotit."

    Profesor Hurgronje
    "Lidhja e kombeve, e themeluar nga Pejgamberi i Islamit, vendosi
    principet e unitetit internacional dhe vėllazėrimin ndėrnjerėzor, nė
    baza kaq universale, saqė shėrbeu si fanar ndriēues pėr kombet e
    tjera. Ėshtė fakt se, asnjė komb nė botė, nuk mund tė krahasohet me
    atė qė Islami bėri gjatė realizimit tė idesė tė Lidhjes sė Kombeve.
    Bota nuk ka hezituar sė ngrituri lart hyjni dhe individė, jeta dhe
    misioni i tė cilėve kanė humbur nėpėr legjenda. ēdo pėrpjekje e
    Muhammedit a.s., kishte pėr qėllim vetėm bashkimin e njerėzimit nė
    adhurimin e njė Zoti tė Vetėm. Muhammedi a.s., ose pasuesit e tij,
    nė ēdo kohė, kurrė s'kanė pretenduar se kanė qenė pasardhės tė
    Zotit, mishėrues tė Tij, apo se janė hyjnorė. Ai, pėrherė, ka qenė
    dhe e ka konsideruar veten e tij, vetėm si njė emisar, i zgjedhur
    nga Zoti."

    Gaston Karr, orintalist i njohur francez, nė vitin 1913, nė gazetėn
    Figaro, ka shkruar njė varg artikujsh mbi ēėshtjet islame. Veē tė
    tjerash, ai shkruan:
    "Islami ėshtė fe e qindra miliona njerėzve. Sipas tė gjithė atyre qė
    e pasojnė, ėshtė njė fe e cila ofron rrugėzgjidhjen e sigurtė pėr
    mbarėvajtjen e shoqėrisė njerėzore. Kur'ani qė ėshtė Statusi
    themelor i kėsaj feje moderne, pėrmban themelet (bazat), ku bota e
    qytetėruar, sot mbėshtetet aq fuqishėm, sa qė mund tė themi se ky
    qytetėrim ėshtė formuar, duke u bazuar nė rregullat e pėrhapura prej
    Islamit. Pikėrisht, kjo fe largpamėse, i ka siguruar Evropės burimet
    e duhura, qė nevojiten pėr zhvillimin e shoqėrisė njerėzore. Edhe nė
    qoftėse se nuk ia njohim kėtė cilėsi dhe meritė tė lartė Islamit,
    dhe nė rast se nuk i detyrohemi, duhet t'a pranojmė, pa asnjė
    dyshim, se kjo ėshtė e vėrteta."

    Dr. Moris, thotė:
    "Tė krishterėt e Bizantit, nga rruga pakrye e besimeve tė kota nė tė
    cilėn ishin futur, arriti t'i nxjerrė vetėm zėri qė doli dhe u
    pėrhap nga shpella Hira e Arabisė Saudite, i cili solli fjalėn
    Hyjnore me pėrkryeshmėri tė lartė. Grekėt nuk kanė mundur tė
    dėgjojnė kėtė zė, qė u mėsonte njerėzve besimin mė tė drejtė e mė tė
    pastėr, njė fe tė lartė."

Tema tė Ngjashme

  1. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  2. T’i ndash apo jo intimitetet me tė tjerėt?
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 13-02-2007, 21:52
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  5. Historia E Perhapjes Se Islamit Ne Bote
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •