Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Krenaria E Kombit E Thurrur Ne Vargje

    Me rastin e 28 Nėntorit-DITĖS SĖ FLAMURIT, njė kontribut imi i vogėl kėsaj feste

    FLAMUR KRENARIE

    1.
    I rrahur nga era, krenar nė liri valon
    Me kujtimet e bartura n'log duke luftuar,
    Bartė me vehte porosin dhe betimin
    Tė ruajtura kujtim nga kohė e shkuar!

    2.
    I lagur me gjak tė pastėrt shqiptari
    Kurrė i pėrdhosur e i lėnė pėr dhe,
    Nė ballė tė luftės bashk me Skenderbeun
    Lirinė dhe krenarinė e solle ndėr ne!

    3.
    Me krenari tė bartėm shekuj me radhė
    Nga dora nė dorė pa prekur nė tokė,
    Lavdinė kombit shumė lartė ia ngrite
    Emrin shqipėtar e barte nėpėr botė!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  2. #2
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Memedheu

    Memedhe quhete toka
    ku me ka renure koka,
    ku me ka dashur mem' e ate,
    ku me njeh dhe gur' i thate,
    ku kam pasure shtepine,
    ku kam njohur perendine,
    stergjyshet ku kane qene
    dhe varret qe kane vene,
    ku jam rritur me therrime,
    ku kam folur gjuhen time,
    ku kam fis e ku kam fare,
    ku kam qeshur ku kam qare,
    ku rroj me gaz e me shprese,
    ku kam deshire te vdese.


    nga A.Z Cajupi


    Varferia dhe liria

    Jam i varfër, po i lire,
    ndaj më pëlqen varfëria;
    kush do të rrojë më mirë,
    s'urdhëron dot veten e tia.
    Mbreti, sikur të më thotë:
    «Hajde në pallat me mua,
    të gëzosh dhe ti në botë^,
    do t'i them: «Zot, nukë dua;
    për të ngrën' e për të pirë
    nukë mund të shes lirinë;
    i varferi rron më mirë
    s'ai që do madhërinë.
    S'më duhet ergjëndi mua,
    dua lirine dhe ndere,
    dua te bej si te dua,
    jo si te duan te tjere.
    Kush mund e ben si do vete,
    ben si thote Perendia,
    nuke ka ne kete jete
    gje m'e vyer se liria.


    A.Z.Cajupi

  3. #3
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    HYMNI I FLAMURIT

    O Flamur gjak, o flamur shkabë,
    O vënd e vatr' o nën' e babë,
    Lagur me lot, djegur me flagë,
    Flamur i kuq, flamur i zi.

    Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
    S'të trëmp Romani, as Venecjani,
    As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
    Flamur i math për Vegjëli

    Flamur që lint Shën Kostandinin,
    Pajton Islamn' e Krishtërimin,
    Çpall midis feve vllazërimin,
    Flamur bujar për Njerëzi.

    Me Skënderben' u-lavdërove
    Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
    Me Malon prapë lart vrapove,
    Yll i pavdekur për Liri.

    Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
    Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
    Po çdo mizor me shpat' e grive,
    O fushë-kuq, o shkabë-zi.

    Përpjetë pri-e Shqipërinë,
    Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
    Diell për vllanë, yrnek për fqinë
    Për botën ëndr' e qjell i ri.

    Fan Noli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Foleja_

    Ke bere nje veprim shume me mend, duke bartur para lexuesve te forumit shkrime e poeteve te njohur te cilet i kendojne lirise dhe Flamurit.
    Te faleminderit nga zemra
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    gaforre Maska e gaforja_39
    Anėtarėsuar
    08-08-2004
    Vendndodhja
    nė qytetin qė tanimė ka mbetur "qyteti i ėndrrės"
    Postime
    6
    MOJ SHQYPNI



    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitė me krye n'hi?
    Ti ke pas kenė njė zojė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrshin nanė.
    Ke pasė shumė t'mira e begati,
    Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
    Gja e vend shumė, ara e bashtina,
    Me armė tė bardha, me pushkė ltina,
    Me burra trima, me gra tė dlira;
    Ti ndėr gjith shoqet ke kenė ma e mira.
    Kur kriste pushka si me shkrep moti,
    Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti
    Ka kenė pėr luftė e n'luftė ka dekun
    E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.
    Kur ka lidhė besėn burri i Shqypnisė,
    I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė;
    Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,
    Me faqe t'bardhė gjithmonė asht da.

    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
    Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
    E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
    Si mal me borė, si fushė me lule
    Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
    E s'tė ka mbetun as em'n as besė;
    Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė.
    Shqyptar', me vllazėn jeni tuj u vra,
    Ndėr nji qind ceta jeni shpėrnda;
    Ca thone kam fč ca thonė kam din;
    Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
    Do thonė: "Jam grek", "shkje"-disa tjerė,
    Por jemi vllazėn t'gjith more t'mjerė!
    Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,
    Pėr me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,
    Me ju turpnue me grue e motėr,
    E pėr sa pare qi do t'fitoni,
    Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t'huej,
    Qi nuk ka gjuhėn dhe gjakun tuej.
    Qani ju shpata e ju dyfeqe,
    Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!
    Qani ju trima bashkė me ne,
    Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
    E s'i ka mbetun as bukė as mish,
    As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;
    As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,
    Por asht rrėxue e bamun trokė!
    Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
    M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
    Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,
    Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;
    Ka mbet e vejė si grue pa burrė,
    Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!
    Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė
    Kėt farė trimneshe, qi sot asht mekė?
    Kėtė nanė tė dashtun a do ta lamė,
    Qi njeri i huej ta shklasė me kambė?
    Nuk, nuk! Kėtė marrč askush s'e do
    Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!
    Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,
    Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!
    Coniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
    Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
    Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezė,
    Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė
    Kush mos na e preki, se desim t'tanė
    Tė desim si burrat qė vdiqnė motit
    Edhe mos marrohna pėrpara zotit.

    Pashko Vasa
    vetėm lulja dhe flutura vlerėsohen nga bukuria , ndėrsa njeriu vlerėsohet nga bukuria e shpirtit

  6. #6
    gaforre Maska e gaforja_39
    Anėtarėsuar
    08-08-2004
    Vendndodhja
    nė qytetin qė tanimė ka mbetur "qyteti i ėndrrės"
    Postime
    6
    SHQIPNIA E LIRE

    Lahuta e Malcis

    Do t'valvitet m'Kaēanik
    M'Kaēanik, po, do t'valvitet
    Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet,
    Pėrse toka, shqyp ku flitet,
    Ajo vetė asht, qi prej t'Parvet
    Trashigim na e kemi pasė:
    Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė,
    Posė atėherė, kur vjen pėr mik.
    Jo, po: na sod ktu sundojm;
    Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;
    Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
    S'njohim mbret as krajl tė huej.
    Zoti n'qiell e na mbi tokė:
    Me gjithkėnd vllazėn e shokė,
    Por se i cilli m'cak tė vet.
    Prande i huej, n'andėrr m'e pa
    Se vjen kurr e shklet ndėr ne,
    Drue se keq kishte me i ra;
    Pse shqyptarėt kanė ba nji bč
    Bč tė madhe ata kanė ba:
    Pėr Shqypni nė luftė me rra,
    Me rra n'luftė me krajl e mbret,
    E kur bjen nė luftė shqyptari
    Lidhė me besė ai ndėrmjet veti,
    E din hasmi se aty pari
    Shungullon toka e gjimon deti:
    Se bijn krenat fushės s'mejdanit.


    Gjergj Fishta




    ĒOHI TE DEKUN

    Lahuta e Malcis

    E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
    Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
    Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
    Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
    Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
    E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
    Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
    E porsi krandja e that n'nji flakada,
    U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
    Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
    Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
    Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!


    Gjergj Fishta

    vetėm lulja dhe flutura vlerėsohen nga bukuria , ndėrsa njeriu vlerėsohet nga bukuria e shpirtit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    gaforrja_39,

    Te faleminderit qe ne kete teme po na sjell punimet e poeteve tane te medhenj qe te na freskojne trurin dhe te na tregojne se kush ishim, kush jemi dhe kush duhet te jemi.
    Ta paqa borgj une dhe tere shqipetaret
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ja edhe një nga unë për Flamurin:

    ME FLAMUR NË BALLË

    1.
    Erë e fortë godet mbi ne
    Kombin provon të na e fshijë,
    Godet dhe vret nga katër anët
    Penges flamurin për ta ngritë!

    2.
    Ti del si llavë nga vullkani
    Dhe mbi armiqët hudhesh me vrull,
    Në ballë të ushtrisë me sy shqiponjë
    Para tyre valon një flamur!

    3.
    Syri yt pishë qanë rrethimin
    E lanë në gjak çdo gjakatarë,
    Në logun e luftës valon krenarë
    Kuq dhe zi, flamuri kombëtarë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Çamërisë time

    Se çtë prenë e seç tu sulën
    Seç të dogjën çamëri
    Një mallkim ta preu udhën
    Muhaxhir pa tokë e shpi…

    Pse ma Vranë çelo Mezanë
    Dhe ma falën osman Takën
    Pabesi m’bëre hatanë
    Çamëri kush ta merr hakën!?

    Çamëri ku më je sot!?
    Ku e kam Marko Boçarë
    Detin e kripa me lot
    Nënë e babë i lashë pa varrë…

    Dielli nuk të ngrohu kurrë
    Si jetime pa Flamurë!
    Rallë e mallë e shihje Hënën
    Shqipërinë e kishe Nënën

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  3. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  4. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  5. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •