Presidenca e Nanos rregullon balancat qė prishi drejtori i Komunales Edvin Rama


Megjithėse po ngushtohen ditėt e agonisė presidenciale pėr politikėn shqiptare, kjo fundit ku me dėshirė apo ku pa dėshirė kėrkon ta largojė sa mė shumė nga vetja kėtė proces, duke i qėndruar larg e mė larg e duke u ruajtur nga ky “sherr” qė gjithsecili nuk e do pranė. Nėse demokratėt janė tashmė mė tė qartė nė qėndrimin e tyre duke pėrcaktuar kandidaturėn e parė provokative Bamir Topin, socialistėt nuk guxojnė tė servirin asnjė emėr qoftė ky edhe njeriu mė i afėrt i Ramės apo i Metės. Megjithėse kėta tė fundit belbėzojnė shpeshherė pėr rikandidim tė Moisiut, asnjėherė nuk kanė qenė tė vendosur pėr kėtė figurė tė cilės i bėjnė qejfin vetėm pėr hir tė fenomenit Sollaku.Tė ndodhur nėn trysninė e kandidimit tė pavarur qė ka bėrė lideri i tė majtėve shqiptarė Fatos Nano, tashmė asnjė socialist nuk ndihet i sigurtė nėse duhet tė prononcohet pro apo kundėr kėsaj kandidature, duke fshehur brenda vetes frikėn qė mund tė sjellė njė rikthim i mundshėm nė politikėn shqiptare tė kėtij tė fundit. Themi frikėn pasi nėse alternativa “Nano President” dėshton, atėherė do tė kemi njė rigrupim tė ri socialist me nė krye Nanon i cili do i ribėjė plagė tjetėr tė majtėve pas asaj ēarje qė i bėri Ilir Meta, i cili tashmė ėshtė kthyer si bir plangprishės nė selinė e kėsaj partie nga ku kėrkon ridimensionim tė figurės sė tij nė kuadėr tė njė konfederate tė majtė. Njė ēarje tjetėr pėr socialistėt nga ish-lideri i tyre do tė thotė njė oponencė e gjatė dhe njė rrugė e gjatė gėrmėresh tė cilat mund ta leqendisin kėtė formacion politik si dhe humbje pozitash pėr lidershipin e ri autoritar. Pra nė kėto kushte ku Sali Berisha me kandidaturėn e Topit ėshtė i bindur se nuk ka asnjė pėrqind shans pėr ta zgjedhur, me kėtė rast e ka kthyer kėtė tė fundit nė personazh qesharak qė mė shumė ngjan me Uran Butkėn nė kandidimin pėrballė Berishės pėr kreun e PD, se sa nė njė personazh serioz qė mund tė kandidojė pėr postin e presidentit. Ndėrkohė qė Edvin Rama nė krahun tjetėr, duke ndjerė frikėn e Nanos president i cili nė sintoni me Berishėn do tė largojė nga rruga e tyre Sollakun, Moisiun si dhe ndonjė personazh tjetėr i cili pengon qėllimin e tyre final, kėrkon me ēdo kusht tė mbajė nė frontet pėrkatėse kėta persona qė tashmė janė tutorėt e tij politikė dhe ligjorė. Tashmė njė Nano president pėr Ramėn do tė thotė hapje tė “shpellės” me para dhe me “qelb” korruptiv qė quhet Bashki e Tiranės dhe nga ku kanė buruar financime tė dyshimta dhe tė qelbura pėr kurorėzimin e tij nė politikė si dhe pasurimin e tij dhe tė klaneve qė e rrethojnė. Realisht kundėr Nanos sot janė tė gjithė miliarderėt politikanė tė Shqipėrisė tė cilėt nga varfanjakė dje, sot qarkullojnė kapitale dhe janė pronarė tė fuqishėm firmash ndėrtimi, kompanish telefonike apo dhe lavatriēe parash tė pista. Kundėr Nanos sot renditen ata njerėz qė erdhėn nga balta dhe llumi, nga koka e palarė dhe thonjtė e paprerė pėr t’u shndėruar nė klasėn e re pasanike tė Shqipėrisė, klasė kjo e krijuar nga vjedhja e taksave tė shqiptarėve, ku bashkėfajtor me ta ėshtė padyshim edhe vetė Fatos Nano. Pra burimi i kundėrshtisė sė tyre pėr kandidaturėn Nano vjen nga politika e babėzitur e socialistėve, nga ajo politikė qė tashmė e shikon pushtetin njė ēiflig tė tyren dhe jo njė hapėsirė pėr tė gjitha palėt,fraksionet apo dhe kundėrshtarėt, tashmė kjo politikė ėshtė pjesė e deformuar e imoralitetit politik tė kreut tė ri socialist Rama nė bashkėpunim me djallėzitė e fshatarizuara tė kolegut tė momentit Ilir Meta. Kjo dyshe tashmė prodhon politika klienteliste dhe konfliktuale nė interes tė pasurimit tė tyre dhe qarqeve qė i rrethojnė dhe nuk mund tė pranojė njė lojė jashtė suazės sė vet politike dhe ekonomike. Nėse do tė zgjidhet Nano president, gjė qė ėshtė shumė e vėshtirė dhe varet nga ndėrthurja dhe konsensusi qė mund tė jepet nga tė gjithė faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm, do tė kemi njė prishje tė aleancave tė rrezikshme tė krijuara nė grupimin e majtė si dhe do tė kemi njė ridimensionim tė politikės shqiptare e cila sot ka humbur balancėn e vet. Nė njė krah qėndron lideri historik i tė djathtėve Sali Berisha i cili deri tani nuk ka njė pasardhės tė vetin, ndėrkohė qė krahu i majtė pėrbėhet nga politikanė amatorė qė shikojnė interesat e momentit jashtė politikave dhe interesave nacionale. Nėse Nano do tė rizgjidhet president kėto balanca do shėrbejnė pėr njė ridimensionim tė ri tė opozitės shqiptare e cila ka rėnė pre e lojėrave idioteske tė drejtorit tė komunales sė qytetit tė Tiranės Edvin Rama. Ndėrkohė qė dyshja Nano-Berisha do tė vazhdojnė tė dominojnė nė politikėn shqiptare duke i dhėnė njėri-tjetrit energji pushteti qė varion me qeverisjen e Berishės deri nė 2009 e mė pas rikonfigurime tė reja sipas zhvillimeve nė formacionet politike pėrkatėse.