
Postuar më parë nga
DI_ANA
Menduar,e lodhur,fatkeqe po ndihem,
perlotur,e vrare nuk mundem te ngrihem,
mendime te turbullta prej kohesh me mundojne,
mendime te pashpresa cdo dite po me sundojne!
Nje lum do kisha mbushur,me lotet qe sot derdh,
mes vdekjes edhe jetes shpeshhere mendoj te zgjedh,
e lodhur,e keputur,e vrare dhe e dermuar,
e vetme,e perbuzur me shpirt te sakatuar!
Vullkan do kisha qene,aq shume shperthim une kam,
sa shume ngasherime,sa shume pafat qe jam,
nje re ne qiell do isha,dhe shiun do leshoja,
nje yll te humbur naten do doja ta kerkoja!
Sa shume zemra mban, sa shume e njeh vajtimin,
perse nuk e harron,perse nuk le gezimin,
perse lindim te vetem dhe vdesim po te tille,
o bote madheshtore nje shprese vetem me sill?!
Shume here mendoj te humb,diku ne kaltersi,
nuk dua te takoj as te shikoj njeri,
sa shume dua te zhdukem,te kem nje shpirt te qete,
sa here dua te futem,te ky i shenjti det!
Asgje me sme pelqen,shume njerez sot kam humbur,
ashtu si pema e larte qe frutat i ka shkundur,
sa shume me mungojne te gjalle edhe te tretur,
sa shume do te doja te isha sot e vdekur!
Krijoni Kontakt