Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 148
  1. #111
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Flm ujkus shume per komplimentin.....Respekte


    Nga nje here....

    Nga nje here nuk e di se ç'fare kam,
    nga nje here sjam kjo qe jam,
    nga nje here veç ty te dua,
    nganjehere them...."Ti sje per mua"!

    Nganjehere marr fryme,po dot sjetoj,
    nganjehere se di a ekzistoj,
    nganjehere sdo doja te kisha lindur kurre,
    nganjehere dua,te jem veç nje gur!

    Ah te lutem,dashurine mos e quaj loje,
    as nje aventure qe zbavit kur e jeton,
    jo te lutem mos vallezo mes genjeshtrave,
    me i lumtur eshte kush ndjenjen provon!


    Me ndjenjat e tjetrit kurre mos luaj,
    nje dite ti vete mund ta marresh denimin,
    jo te lutem, sme zbavisin endrrat,
    "cdo te thote te duash"?....."A ja di kuptimin"?!

    Diana
    "Carpe Diem"

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Perse

    Perse me dhemb kaq fort kjo zemer
    e mishi rreth saj me digjet flake?
    ...ndoshta pse te shoh si engjell
    qe jeten time don me e marre.

    Perse lotojne syte e tu te embel?
    ...mos frigohen se do ndahemi sot?!
    Jo, nuk do shkoj der’ t’behem avull
    se zemra ime nuk te len dot.

    Po perse nje fjale ti nuk e flet?
    Perse ne buze ti nuk me prek
    …por qendron, si nje lule ne shkretetire.

  3. #113
    Passion Maska e Lida54
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Në Francë.
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Perse?!

    Syte nga rruga i ktheva,dhe ata u mbushen me lot,
    ti me the "harrome",por ja qe se bej dot,
    u shfaqe te une si lulja qe çel dhe shume mban ere,
    sa here te thashe "te dua",sa here te thashe "perhere"!

    Me mungon shikimi,me mungojne rrahjet,
    zemra spo punon dhe kam frike se thahet,
    me mungon buzeqeshja jote,ah ti yll i kesaj bote,
    me mungon endrra jetime,me mungon ti jeta ime!

    Me mungojne ç'kam dhene,me mungojne ç'kam marre,
    me mungojne ditet,netet......oh sa shume jam vrare,
    me mungojne kujtimet,dua mos ti shuaj,
    me mungojne petalet,dua qe ti ruaj...

    Diana
    Te gjitha shume te bukura ma cher.Me pelqejne shume.

    Bisous
    Les passionnés soulèvent le monde, et les sceptiques le laissent retomber.

  4. #114
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mos me thuaj.....



    Mos me thuaj sot qe sme njohe dot,
    mos me thuaj qe çdo gje ka qene krejt e kote,
    mos kerko nga une ti hedh balte dashurise,
    mos kerko ti hedh prangat vete drejtesise....

    Mos me ul ti sot sikur kurre skam ekzistuar,
    smeritoja kete denim,ndonese mund te kem gabuar,
    mos me shkel ti ne petale,plagen lere te sherohet,
    dua prape te lulezoj,jo si lule qe harrohet...

    Mos u tall me dashurine,mos e vrit,mos e lendo,
    rruget tona jane ndare,lumturine shko dhe kerko,
    mos me bej ti sot fajtore,pse ta vuaj une trishtimin,
    pse te duket kaq e drejte qe veç une te marr denimin!

    Mos me thuaj qe me deshe,isha une qe te besova,
    midis flakeve te nje zjarri,e vetmuar dashurova,
    me pe lotet permbi sy,me pe zemren e zhuritur,
    i pe ndjenjat qe te dhashe,i harrove kaq papritur!

    Mos me bej ti sot fajtore,shpirti nuk genjen dot kurre,
    ndiqe jeten qe te pret,midis nesh u ngrit nje mur,
    mos e kthe koken me pas dhe me kohen do kuptosh,
    sesa vuan nga zhgenjimi....edhe ti mund ta provosh!

    Diana
    "Carpe Diem"

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Menduar,e lodhur,fatkeqe po ndihem,
    perlotur,e vrare nuk mundem te ngrihem,
    mendime te turbullta prej kohesh me mundojne,
    mendime te pashpresa cdo dite po me sundojne!

    Nje lum do kisha mbushur,me lotet qe sot derdh,
    mes vdekjes edhe jetes shpeshhere mendoj te zgjedh,
    e lodhur,e keputur,e vrare dhe e dermuar,
    e vetme,e perbuzur me shpirt te sakatuar!

    Vullkan do kisha qene,aq shume shperthim une kam,
    sa shume ngasherime,sa shume pafat qe jam,
    nje re ne qiell do isha,dhe shiun do leshoja,
    nje yll te humbur naten do doja ta kerkoja!

    Sa shume zemra mban, sa shume e njeh vajtimin,
    perse nuk e harron,perse nuk le gezimin,
    perse lindim te vetem dhe vdesim po te tille,
    o bote madheshtore nje shprese vetem me sill?!

    Shume here mendoj te humb,diku ne kaltersi,
    nuk dua te takoj as te shikoj njeri,
    sa shume dua te zhdukem,te kem nje shpirt te qete,
    sa here dua te futem,te ky i shenjti det!

    Asgje me sme pelqen,shume njerez sot kam humbur,
    ashtu si pema e larte qe frutat i ka shkundur,
    sa shume me mungojne te gjalle edhe te tretur,
    sa shume do te doja te isha sot e vdekur!
    Diana; "Ilaçet po të ishin të ëmbëla...nuk i zbukuronin!"I lexoj me shumë kënaqësi poezitë e tua.Edhe kujtimet e tua në prozë.Të them të drejtën,shum herë jam frymëzuar por..nuk më pëlqen që të japësh frymëzim dhe për vete të mbetesh hiç!Këtë thonë për Grekun;I dha botës filozofinë e demokracinë dhe mbeti për vete!Kjo poezi është shumë pesimiste.Ka mundësi ta rregulloshë.UNë e kuptoj dhimbjen tënde,por dhimbja duhet të çojë drejt shërimit,pra të jetë e fundit e jo drejt mbarimit,siç shprehesh ti e nxituar.Unë të uroj shum suksese e forcë në jetë dhe të dërgoj shum dashuri.
    Pafshim

  6. #116
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mos me thuaj....


    Mos me thuaj qe dashuria, eshte thjeshte nje iluzion,
    mos me thuaj qe kur flas,asnje fjale nuk ma degjon,
    mos me thuaj qe me endrra,asnjehere sduhet jetuar,
    mos me thuaj te jem e qete,kur kam shume per te kuptuar!

    Mos me thuaj qe lendimi eshte vete pjese e lumturise,
    mos me thuaj qe symbyllur te pranojme pabesite,
    mos me thuaj qe ska diell,e kam pare une rrezatimin,
    mos me thuaj ska rrufe...e ke ndjere ti zemerimin?!

    Mos me thuaj qe kjo fushe nuk do mundet te lulezoje,
    mos me thuaj asnjehere qe nje ndjenje smund te jetoje,
    mos me thuaj qe ska yje,mos me thuaj qe ska hene,
    eshte njelloj sikur te thuash qe skam babe e nuk kam nene!

    Mos me thuaj qe zhgenjimi ste mundon dhe shpejt harron,
    mos me thuaj qe tradhetia,asnjehere..askend s'lendon,
    mos me thuaj qe ka jete dhe pse nuk ka dashuri,
    a jeton pa oksigjen,a jeton dot ne vetmi?!

    Diana
    "Carpe Diem"

  7. #117
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Perse...........?

    Mendova nje dite qe shume ty te njihja,
    mendova nje dite kur te ty po vija,
    mendova qe gjysmen te ty une e gjeta,
    me dhimbje kuptoj,qe seshte e verteta!

    Mendova qe bashke te dy do te rrinim,
    ne henen e bukur,afer zjarrit do flinim,
    mendova qe endrrat me ty do ti shihja,
    mendova qe dhimbjen me ty kurre sdo njihja!

    Pse kaq shume verbon kjo ndjenje e mallkuar,
    pse kaq shume me dhemb ky shpirt i copetuar,
    pse kaq shume lotet sot me shoqerojne,
    pse me mua zogjte lart ne qiell vajtojne?!

    Perse me genjeu,vete kjo dashuria,
    a nuk jeni mike,ti dhe lumturia?
    A nuk sjell ti gezim te pafund ne jete,
    me thuaj te lutem a s,eshte e vertete?!

    Pse sme hape syte,te verber me le,
    po me le te futem e gjalle nen ket dhe,
    pse nuk me tregove qe ndjenja mashtron,
    pse ti nuk me the...pse shpirti vajton?!

    Mendojme ne te gjithe qe duam perjete,
    mendojme te njohim ne bote ç,eshte e drejte,
    gabojme si femijet dhe si pakuptuar,
    ne te njejten klase jemi,dhe skemi kaluar!

    Perse nuk te njoha,perse i tille dole,
    cfare te bera valle,zemren pse ma more,
    e hodhe ne varr dhe bashke me te dhe mua,
    pse ishte gabim te thoja "te dua"?!

    Shume e bukur!
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  8. #118
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Perse?!


    Perse dhe vete vargu qe shkruaj loton,
    perse eshte pa jete,çfare po i mungon,
    perse kam trishtimin qe vetem vrer nxjerr,
    perse lumturia ne krahe nuk me merr?!

    Perse nuk kam gjume,perse zgjuar rri,
    perse kam kaq dhimbje,ç'fare te bej se di,
    perse sot vete jeta duket pa kuptim,
    perse dhe "te fjeturit" s'mund te kene zgjim?!

    Perse rri e vetme,pse ç'do gje mungon,
    ç'fare i bera djallit,perse me mallkon,
    pse me rrobe te zeze zemren ka mbuluar,
    pakez drite kerkoj,pak per ta sheruar.....

    Diana


    Ps...TE falenderoj iGLI
    "Carpe Diem"

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Perse

    Perse me dhemb kaq fort kjo zemer
    e mishi rreth saj me digjet flake?
    ...ndoshta pse te shoh si engjell
    qe jeten time don me e marre.

    Perse lotojne syte e tu te embel?
    ...mos frigohen se do ndahemi sot?!
    Jo, nuk do shkoj der’ t’behem avull
    se zemra ime nuk te len dot.

    Po perse nje fjale ti nuk e flet?
    Perse ne buze ti nuk me prek
    …por qendron, si nje lule ne shkretetire.

  10. #120
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin

    Ps...TE falenderoj iGLI


    Dashuria eshte motivi qe na mban gjalle.
    Per ate gje rrojme dhe ate gje vdesim...
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •