Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Meshira eshte humbje e ndjenjes per te keqen, per hileqarin, furbon, ngushellim per te semurin me vetedashje, dhe i jep mundesi ta flloje "ciklin" nga e para, ti ferkosh krahet dhe ta inkurajosh te perfitoje perseri, per ate qe si perket atij.
    Po ta shikosh me kendveshtrimin ne te cilin eshte hapur tema meshira mund te ndeze shpresat e nje keqberesi, te perfitoje gjithmone nga te tjeret ( dhe jo te luftoje me veten e tij, pasi sipas tij " e dolce far niente"), nxit dhe te tjeret te veprojne ashtu.Do te thote te respektosh dembelin dhe mediokrin
    La vida es un carnaval

  2. #22
    GoldenRei Maska e rea362436
    Anëtarësuar
    20-01-2007
    Vendndodhja
    Gjëja më e bukur që mund të ndiejmë është e mistershëm
    Postime
    15
    do te doja ta perktheja kete ne shqip. por nuk do e tentatoj nje gje te tille. do e ndryshoja ne dicka te pakuptueshme... besoj se shumica juaj e kane lexuar ''tregtarin e Venice''. eshte nje skene e fuqishme!!



    The quality of mercy is not strain'd,
    It droppeth as the gentle rain from heaven
    Upon the place beneath. It is twice blest:
    It blesseth him that gives and him that takes.
    'T is mightiest in the mightiest: it becomes
    The throned monarch better than his crown;
    His sceptre shows the force of temporal power,
    The attribute to awe and majesty,
    Wherein doth sit the dread and fear of kings;
    But mercy is above this sceptred sway,
    It is enthroned in the hearts of kings,
    It is an attribute to God himself;
    And earthly power doth then show likest God's,
    When mercy seasons justice. Therefore, Jew,
    Though justice be thy plea, consider this,
    That in the course of justice none of us
    Should see salvation: we do pray for mercy;
    And that same prayer doth teach us all to render
    The deeds of mercy.
    William Shakespeare, "The Merchant of Venice", Act 4 scene 1
    Greatest English dramatist & poet (1564 - 1616)
    There came a thief, and stole my heart/And robbed me of my chiefest part.

  3. #23
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    [QUOTE=brandon
    Po ta shikosh me kendveshtrimin ne te cilin eshte hapur tema meshira mund te ndeze shpresat e nje keqberesi, te perfitoje gjithmone nga te tjeret ( dhe jo te luftoje me veten e tij, pasi sipas tij " e dolce far niente"), nxit dhe te tjeret te veprojne ashtu.Do te thote te respektosh dembelin dhe mediokrin[/QUOTE]

    Po ta shikosh dhe ta gjykosh ne kete kendveshtrim qe ti tregon mund te them qe ke plotesisht e teresisht te drejte!

    Po ta shikosh me kendveshtrimin e hapjes se temes do te thoja qe per mua meshira eshte nje ndjenje teper humane,po nga e cila shume njerez perfitojne!

    Respekte brandon.
    "Carpe Diem"

  4. #24
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Po ta shikosh dhe ta gjykosh ne kete kendveshtrim qe ti tregon mund te them qe ke plotesisht e teresisht te drejte!

    Po ta shikosh me kendveshtrimin e hapjes se temes do te thoja qe per mua meshira eshte nje ndjenje teper humane,po nga e cila shume njerez perfitojne!

    Respekte brandon.
    Lo siento para Usted,pero las cosas no estan como Usted piensa.
    Cfare fshihet pas meshirimit pyet dikush ketu? Sa i vertete e eshte ajo fytyre meshirimi?
    Ne Azine juglindore ne kohen qe meshirimi behej vlera me larte-ishte periudhe tranziconi(kalimtare),nga nje sistem vleresimesh morale ne nje tjeter (pak a shume si tek tema qe ke
    hapur:"Mentaliteti".
    Pra kalim nga sistem vleresimi moral romak (burreror ) ne nje sistem me vlera te qullta te denja per nje shoqeri njerezore te feminizuar , te cilin Krishti e ngriti ne piedestal duke cilesuar se virtyti me i larte njerezor eshte te jesh i varfer, dhe vesi me i ulet te jesh apo te kerkosh te behesh i pasur .

    Per Krishtin eshte jo me vlere te jesh krenar, trim, kerkues,te luftosh me veten per nje jete me te mire por duhet te kenaqesh me nje jete me te ulet se modeste.Gjithcka qe na kerkon per te bere nje jete me te plote eshte pa vlere per kristianet.
    Forca u zvendesua nga dinakeria dhe hakmarrja e hapur nga ajo pas shpine, dhe ndjenja e nderit
    nga ndjenja e meshirimit dhe e faljes.
    Pas gjith ketij sistemi meshirimi fshihet deshira per pushtet ( romaket nuk e fshinin , por e shprehnin hapur dhe luftonin per ta merituar dhe kur ishin ne pushtet i trajtonin me mire sklleverit se c trajtojne sot fuqite e medha vendet e pazhvilluara)
    Gjith sistemi i vlersimit roman u rrezua per shkak te papergjegjsise te klases udheheqese, dhe ngritja ne qiell e virtyteve femerore.
    Megjthate e mira e Krishtit dhe feve ne pergjithesi qendron me shume te thirrja qe u ben njerezve
    per vetepermbajtje se sa te vertetesia e doktrines.
    La vida es un carnaval

  5. #25
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Lufta e Drejtë Kundër Vetes


    PAULO COELHO

    Përktheu Nonda Varfi


    - Mëshirë, Senjor, për ata që mëshirojnë veten, që vetëgjykohen të mirë dhe mendojnë se jeta i trajtoi padrejtësisht, sepse nuk e kishin hak atë që u ka bërë vaki – sepse ata nuk do të arrijnë kurrë të bëjnë Luftën e Drejtë. Dhe mëshirë për ata që janë mizorë të vetes, që në veprimet e tyre shohin vetëm të keqen dhe gjykohen fajtorë për padrejtësitë e botës. Sepse ata nuk e njohin ligjin Tënd që thotë: “Edhe qimet e kokës janë të numëruara.”
    - Mëshirë për ata që komandojnë dhe për ata që kryejnë orë pune e sakrifikohen në këmbim të një të diele, kur të gjitha dyqanet janë të mbyllura dhe nuk kanë ku të shkojnë. Dhe mëshirë për ata që shenjtërojnë veprën Tënde, që shkojnë matanë caqeve të çmendurisë Sate e përfundojnë të mbytur në borxhe ose të gozhduar mbi kryq nga vëllezërit e tyre. Sepse nuk kanë njohur ligjin Tënd që thotë: “Qofsh i kujdesshëm si gjarpërinjtë dhe i thjeshtë si pëllumbat.”
    - Mëshirë, sepse njeriu mund ta mundë Botën pa bërë kurrë Luftën e Drejtë kundër vetes. Dhe mëshirë për ata që kanë fituar Luftën e Drejtë dhe tani janë në udhëkryqe dhe në kafenetë e jetës, sepse nuk ia kanë dalë mbanë të mundin Botën. Sepse nuk kanë njohur ligjin tënd që thotë: “Ai qe nuk respekton fjalët e mia, duhet ta kthisë shtëpinë në shkëmb.”
    - Mëshirë për ata që kanë frikë të mbajnë penën, penelin, instrumentin, veglën, sepse mendojnë se dikush e ka bërë tashmë punën më mirë dhe nuk ndihen të denjë për të hyrë në botën magjike të artit.
    - Do të lutemi. Do të lutemi për atë gjë të vetme, që pengon pelegrinin të arrijë qëllimin kur gjen shpatën: veset vetjake. Megjithëse ai mëson nga Mjeshtrat e Mëdhenj të drejtojë tehun e shpatës, njëra nga duart do të jetë gjithnjë armiku më i madh i tij. Ne do të lutemi që ti, në e gjetsh shpatën, ta mbash gjithmonë në dorën që nuk të turpëron.
    Ishte ora dy e pasdrekës. Asgjë nuk pipëtinte dhe Petrusi nisi të flasë:
    - Mëshirë, Senjor, sepse jemi pelegrinë në rrugën e Kompostelos dhe kjo mund të përbëjë një ves. Në mëshirën Tënde të pacak, bëj që të mos ta kthejmë mirënjohjen kundër vetes.
    - Mëshirë për ata që mëshirojnë veten, që vetëgjykohen të mirë dhe mendojnë se jeta i trajtoi padrejtësisht, sepse nuk e kishin hak atë që u ka bërë vaki – sepse ata nuk do të arrijnë kurrë të bëjnë Luftën e Drejtë. Dhe mëshirë për ata që janë mizorë të vetes, që në veprimet e tyre shohin vetëm të keqen dhe gjykohen fajtorë për padrejtësitë e botës. Sepse ata nuk e njohin ligjin Tënd që thotë: “Edhe qimet e kokës janë të numëruara.”
    - Mëshirë për ata që komandojnë dhe për ata që kryejnë orë pune e sakrifikohen në këmbim të një të diele, kur të gjitha dyqanet janë të mbyllura dhe nuk kanë ku të shkojnë. Dhe mëshirë për ata që shenjtërojnë veprën Tënde, që shkojnë matanë caqeve të çmendurisë Sate e përfundojnë të mbytur në borxhe ose të gozhduar mbi kryq nga vëllezërit e tyre. Sepse nuk kanë njohur ligjin Tënd që thotë: “Qofsh i kujdesshëm si gjarpërinjtë dhe i thjeshtë si pëllumbat.”
    - Mëshirë, sepse njeriu mund ta mundë Botën pa bërë kurrë Luftën e Drejtë kundër vetes. Dhe mëshirë për ata që kanë fituar Luftën e Drejtë dhe tani janë në udhëkryqe dhe në kafenetë e jetës, sepse nuk ia kanë dalë mbanë të mundin Botën. Sepse nuk kanë njohur ligjin tënd që thotë: “Ai qe nuk respekton fjalët e mia, duhet ta kthisë shtëpinë në shkëmb.”
    - Mëshirë për ata që kanë frikë të mbajnë penën, penelin, instrumentin, veglën, sepse mendojnë se dikush e ka bërë tashmë punën më mirë dhe nuk ndihen të denjë për të hyrë në botën magjike të artit. Dhe më tepër mëshirë për ata që kanë marrë penën, penelin, instrumentin, veglën, që e kanë katandisur frymëzimin në një ndjenjë meskine dhe që kujtojnë se janë më të mirë se të tjerët. Ata nuk kanë njohur ligjin Tënd që thotë: “Asgjë nuk është e fshehtë veçse për t’u zbuluar, dhe asgjë nuk fshihet veçse për të dalë sheshit.”
    - Mëshirë për ata që hanë e pinë, por që janë fatkeqë dhe vetmitarë në boshllëkun e tyre. Dhe më shumë mëshirë për ata që agjërojnë e predikojnë emrin Tënd në sheshe. Sepse nuk njohin ligjin Tënd që thotë: “Po dëshmova për veten, dëshmia nuk është e vërtetë.”
    - Mëshirë për ata që frikësohen nga vdekja dhe nuk njohin mbretëritë e shumta, që kanë përshkuar e vdekjet e shumta që kanë provuar dhe janë fatkeqë, sepse mendojnë se gjithçka do të marrë fund një ditë. Dhe më shumë për ata që kanë parë tashmë shumë vdekje e sot kujtojnë se janë të pavdekshëm, sepse nuk njohin ligjin Tënd që thotë: “Ai që nuk është lindur shumë herë, nuk mund të shohë Mbretërinë e Zotit.”
    - Mëshirë për ata që katandisen në skllevër nga lidhja e mëndafshtë e dashurisë, që kujtojnë se janë zotër të dikujt, që provojnë xhelozinë dhe helmohen e torturohen, sepse nuk arrijnë të shohin se dashuria ndryshon si era dhe si të gjitha gjërat. Dhe më shumë mëshirë për ata që vdesin nga frika e dashurisë dhe që nuk e pranojnë dashurinë në emër të një dashurie të epërme, të cilën nuk e njohin, ngaqë nuk njohin ligjin Tënd që thotë: ”Ai që do të pijë nga ky ujë, nuk do të ketë më kurrë etje.”
    - Mëshirë për ata që e thjeshtojnë kozmosin në një shpjegim, Zotin në një ilaç magjik dhe njeriun në një qenie me nevojat themelore që duhen plotësuar, sepse ata nuk do ta dëgjojnë kurrë muzikën e sferave. Dhe më shumë mëshirë për ata që kanë besim të verbër dhe, në laboratore, shndërrojnë zhivën në ar dhe rrethohen nga libra që lidhin të fshehtat e fallit me letra me pushtetin e piramidave. Sepse nuk njohin ligjin Tënd që thotë: “Mbretëria e qiejve u përket fëmijëve.”
    - Mëshirë për ata që nuk shohin kërkënd jashtë vetes, për të cilët të tjerët janë një spektakël i turbullt dhe i largët kur kalojnë në rrugë me limuzinë dhe që, të strukur në zyrat e klimatizuara në katin e fundit, vuajnë në heshtje nga vetmia e pushtetit. Dhe më shumë mëshirë për ata që, me dorën gjithnjë të shtrirë, janë përdëllimtarë dhe dëshirojnë të mundin të keqen me dashurinë e vetme, sepse ata nuk njohin ligjin tënd që thotë: “Ai që nuk ka shpatë, të shesë pallton dhe të blejë një të tillë.”
    - Mëshirë, Senjor, për ne që kërkojmë e guxojmë të kapim shpatën që Ti premton, dhe që jemi popull i shenjtë dhe mëkatar, i përhapur mbi tokë. Sepse nuk njohim veten tonë, shpesh mendojmë se jemi të veshur dhe jemi lakuriq, mendojmë se kryejmë një krim, ndërkohë që shpëtojmë dikë. Mos na harro në mëshirën Tënde ne të tërëve, që njëkohësisht mbajmë shpatën e dorës së një engjëlli dhe të dorës së një djalli. Sepse ne jemi në Botë, qëndrojmë në Botë e kemi besim te Ti. Ne kemi gjithnjë nevojë për ligjin tënd që thotë: “Kur ju dërgova, ju nuk kishit as çantë, as trastë, as sandale, dhe asgjë nuk ju mungoi.”
    "Carpe Diem"

  6. #26
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Duhet te dime te bejme dallimin midis ndihmes dhe meshires....une nuk dua te ndihem i meshiruar prej askujt,nuk dua te meshirohem e as te ndihmoj te tjeret,thjesht per meshire"...ti,do te doje?
    Plotesishte e drejte.Pataj tek kjo teme nuk po kuptoj po flitet per meshirimin apo per meshiren qe ndjejme kundrejt dikujt apo dickaje.Persa i perket injorances time jane 2 gjera krejt te ndryshme.
    Meshirimi diku nenkupton vetveten ne 1 tjeter gjendje ndersa Meshira eshte keqardhja ndaj dickaje.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #27
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Kjo e Coehlos nuk shkon fare ne kontekstin shqiptar, pikerisht per kete e kisha fjalen edhe une. Nese do isha une perkthyesi do isha perpjekur te gjeja nje fjale tjeter ne vend te "meshire", nje fjale qe te jepte te njejtin kuptim ne shqip me ate qe jep meshira ne portugalisht apo anglisht.

    Ende habitem sesi nje shqiptar mund te thote qe ndihet mire nese dikush i thote : une te meshiroj ty !!!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2007
    Postime
    33
    Kjo e Coehlos nuk shkon fare ne kontekstin shqiptar, pikerisht per kete e kisha fjalen edhe une. Nese do isha une perkthyesi do isha perpjekur te gjeja nje fjale tjeter ne vend te "meshire", nje fjale qe te jepte te njejtin kuptim ne shqip me ate qe jep meshira ne portugalisht apo anglisht.

    Ende habitem sesi nje shqiptar mund te thote qe ndihet mire nese dikush i thote : une te meshiroj ty !!!
    Pajtohem Plotsisht Me Mendimin Tend PARADOLIN
    Se Mu Pom Pengon Kjo Fjala Meshir Ne Ket Tem Qe Interesant Koxha Koka

    Peac To All You Shqipe
    E Dojn Me Pas Qka Kam Me Than Qka E Tham
    Me Dit Qka N'Kry Kam

  9. #29
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    Kjo e Coehlos nuk shkon fare ne kontekstin shqiptar, pikerisht per kete e kisha fjalen edhe une. Nese do isha une perkthyesi do isha perpjekur te gjeja nje fjale tjeter ne vend te "meshire", nje fjale qe te jepte te njejtin kuptim ne shqip me ate qe jep meshira ne portugalisht apo anglisht.

    Ende habitem sesi nje shqiptar mund te thote qe ndihet mire nese dikush i thote : une te meshiroj ty !!!
    Ne fakt ke shume te drejte,meshiren askush nuk e do,meshirimi pastaj po ta marrim ne nje kendveshtrim psikologjik nuk ka asgje te keqe!
    Cila fjale duhet te ishte e pershtatshme per kete perkthyese?!

    "Lutem....te kuptoj...ndaj dhimbjen me ty, te ndihmoj,marr forcen me ty,"....se di me çfare mund ta zevendesonim!
    "Carpe Diem"

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Kjo e COELHOS eshte mjaft e goditur dhe ze vend ne kontekstin shqiptar.Fjalen meshire mund ta perdorim ne tre kuptime,meshire nga ana injorante,meshire nga ana materiale,dhe meshire nga ana morale ne te cilen COELHO eshte perqendruar me cinizem kritik.Meshiren askush se pranon ne qofte se e perdor ne veten e dyte.<
    Lutem....te kuptoj...ndaj dhimbjen me ty, te ndihmoj,marr forcen me ty>kjo do te ishte me bukur ne qoftese do te perdorej.Per sa i perket vetes se trete mund ta perdorim pa problem,sepse ai apo ata-kurr sdo te pranohej qe jam un,dhe eshte me e lehte ta pranojm qe jemi ne.Ky eshte mednimi im.

  11. #31
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Hehe... Thnx per COELHO me kapitale shiu, evidentove qarte qe paskam bere nje gabim ortografik

    Gjithsesi, nese do jemi mendjehapur dhe me pak paragjykues ( flas ne pergjithesi per mentalitetin shqiptar dhe jo per persona konkrete ), ndoshta fjala meshire nuk do merrte nje ngjyrim pak negativ te cilin kemi trasheguar. E megjithate i qendroj mendimit se : me mire eshte qe dikush ta shmang kete fjale me ndonje fjale analoge e cila e jep kuptimin dhe e transmeton ndjenjen me thjeshte, se sa te perpiqemi ti shpjegojme dikujt ( aq me teper gjithkujt ) se fjala meshire nuk na qenka edhe aq e keqe.

    Psh une qe tani e imagjinoj nje skene te tipit : Shoku im i ngushte eshte ne nje gjendje te keqe psikologjike dhe kerkon mbeshtetjen time
    - Une te meshiroj - i them une
    Dhe hooop...nje grusht qe me vjen ballit !

    Bej shaka, por gjithsesi kam pershtypjen qe e bera me te qarte mendimin tim.

    Pratolini

  12. #32
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin



    Psh une qe tani e imagjinoj nje skene te tipit : Shoku im i ngushte eshte ne nje gjendje te keqe psikologjike dhe kerkon mbeshtetjen time
    - Une te meshiroj - i them une
    Dhe hooop...nje grusht qe me vjen ballit !

    Bej shaka, por gjithsesi kam pershtypjen qe e bera me te qarte mendimin tim.

    Pratolini
    Shume mire do te bente po te jepte nje grusht ballit..e ke merituar!(shaka)

    Ne rastin qe ti jep une do ti thoja...

    -Dije qe me ke prane,dije qe jam me ty ne çdo çast dhe moment,dije qe shoqeria nuk eshte vetem per dite te mira,por per te gjitha,dije qe je miku im dhe ke mbeshtetjen time,kjo eshte detyra ime ndaj teje per hir te miqesise se krijuar,do te jem me ty dhe do te luftojme se bashku,sot ke ti nevoje per mua dhe neser mund te kem une....

    Fjalen "meshire" e japim pasi nuk mund te gjejme nje fjale qe ti pershtatet,por meshira per mua eshte te keto ndjenja te pastra dhe te sinqerta qe shpreha me siper!
    "Carpe Diem"

  13. #33
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Gjithe spekullimi qe behet nepermjet meshirimit eshte ky: Rreshtohu me te fundit, me te perbuzurit , behu idhtar i tyre - dhe kjo eshte menyra me e mire per te arritur suksesin.
    La vida es un carnaval

  14. #34
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Xhdo njeri duhet te kete meshir,po kjo bote nuk eshte bota e meshires,po aq meshir sa te kesh aq me keq behesh,jua them nga vetja kete,jame i meshirshem shum po mu kthy xhdo gje sikur jame i cmendur sikur jame i nvarur prej gjerave te tyre,sikur jame i nvarur nga ndonje person e keshtu me radh,po dua te ndryshohem po perseri jam i njejti nuk muj me u ndrishu,sikur te ishe ashtu si duam na te ndryshojm kur te na thot mendja te ndryshojm edhe zemren.

    Do të ishte mire sikur te të gjithë njerzit në këtë botë të egzistonte 20 % e mëshirësh.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  15. #35
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin

    Do të ishte mire sikur te të gjithë njerzit në këtë botë të egzistonte 20 % e mëshirësh.
    Meshira eshte tjeter dhe spara pranohet,gje e cila me duket ne disa raste e justifikueshme dhe ne te tjera jo!
    Meshirimi eshte diçka qe ka me teper vlere dhe kuptim akoma me te thelle!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  16. #36
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Meshira si fjale nuk ka te beje me bujarine...Bujaria eshte sjellje fisnike,qe nuk fsheh asnjelloj kompleksi apo detyrimi ,pse ti ke dhe ai ska ,keshtu qe duhet ndihmuar...Sjellje fisnike,qe shpreh me zemer afersine tende ndaj personit ne hall...Mbizoteron mendimi,me behet vertet qefi qe je mire....pra rendesi ka te kenaqet tjetri,ndjenje altruiste....
    Edhe vete ai qe meshirohet,mund te jete bujar,pasi nese merr 5 euro e nje cope buke e ndan me ate qe ska fare...

    Kurse meshira eshte sjellje kriminale ndaj dinjitetit te atij qe ska e po kerkon,sjellje e personave qe ndihen te detyruar te bejne dicka,qe preket nga nje ze femije apo nga nje gjymtyr i prere,pra eshte dicka qe e ben per tu ndjere mire vet ne radhe te pare,pra mbizoteron mendimi,e ndihmova pra jam ne rregull,ah sikur te bejne te gjithe si une...Pra kenaqet uni,ndjenje egoiste...

    Jam pro bujarise dhe kunder meshires....Bujaria eshte vlere njerezore,meshira ves njerezor....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sherben pellemba per edukimin e nje femije?
    Nga shitesi në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 31-10-2010, 12:48
  2. Çfarë është Linux dhe përse shërben?
    Nga sarandioti_ në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-02-2009, 13:53
  3. Vendosja e kryqeve vend e pavend i sherben tolerances fetare?
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 23:29
  4. Ja se për çka shërben Microsoft Paint
    Nga Adriano-10 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •