Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Për çfarë na shërben mëshirimi?!

    Ne zemren e te gjitha filozofive dhe te gjithe religjioneve,meshirimi eshte dicka qe zoteron me prioritet mbi te gjitha shqetesimet dhe veshtiresite te pakurueshme,mbi mungesen e kurajos,ne jeten tone te perditshme...
    Meshirimi eshte si nje ze jete dhe shprese per njerezimin...nje rruge drejt jetes dhe te vertetes!

    Me siguri qe ky eshte meshirimi,te pakten nje pjese e kesaj qe pershkruaj,nje perzierje ndjenjash qe zoteroj njeriun mbas katastrofes ne Azine Jug_Lindore!
    Keto mendime ngrohtesie,te perziera me zemerim,perballe mosdrejtesise,e prekur nga njerez te mbytur ne merzitje dhe deshperim dhe qe nuk kane kerkuar te kene kete lloj fati!
    Kemi te bejme ketu me nje raport te cuditshem midis nje fenomeni fizik boteror dhe nje fenomeni njerezor boteror...
    Nje dica e re ekstraordinere te ciles i nevojitet nje optimizem realist..
    Per heren e pare,te gjithe popujt kane dhene mbeshtetjen dhe deshmine e tyre ne te njejten ane dhe se bashku,per te paren here eshte pare nje koshience e perbashket persa i perket dobesise se njeriut dhe delikateses se tij!
    Kjo ndodhi tragjike pati nevoje per nje bashkim planeti,te qarte dhe te sqaruar..Ne shkallet e cdo individi,ekzistenca dhe ne menyrre gjenerale rastet per te tilla pengesa,jane te pashmangshme sado konfidente te jene!


    Nje nderrim pasioni!

    Meshirim,do te thote "me pasion"...ose me mire "Compasion",nje emer qe e ka origjinen nga latinishtja dhe qe do te thote " te vuash me te"!
    Sot nuk do te thote qe te flasim per dike qe vuan dhe vuajme me te,por do te thote qe te kemi nje ndjenje sensibiliteti per te,te jemi te ndjeshem per te!
    Te mos jemi indiferent per gjerat qe i ndodhin tjetrit,te komunikojme me ta,te hapemi...
    Ne realitet,kuptimi i kesaj fjale nuk mund te jete thjesht nje definition,sepse ky lloj funksioni,nga menyra sesi eshte jetuar dhe vlerat qe ai shfaq,shprehja e tij mund te kete shume fytyra te ndryshme..
    Te kesh meshire per tjetrin eshte ky kapacitet i njeriut,ky kapacitet njerezimi,per tu vene ne vendin e tjetrit,ne brendesi te tjetrit,te ndjesh cfare ai ndjen,te kuptosh se cfare do te thote dhe te kuptosh dhimbjen vete!


    Pranimet nga religjionet

    Ky nderrim pasioni shpjegohet dhe kuptohet edhe ne te gjitha fete,ne te gjitha religjionet!
    Me "christianizmin" shohim dashurine per tjetrin...dhenien.
    Bashkimi me zotin eshte i padiskutueshem pa ndarjen ne menyre te perbashketa me tjetrin..
    "Te gjitha ato qe ju i beni me te vegjelve se une,ju mi beni mua"_gjykojne Evangjilet..
    E njejta gje ndodh edhe me "bouddhismin",ku ne te cilin shohim nje menyre jete te justifikuar nga dobesia e njeriut ne toke,e ardhmja e perbashket e njerzve..
    Te "myslimanizmi" njihet teoria ku ne te cilen zoti ndihmon ate qe ndihmon tjetrin!
    Pra dhe te gjitha religjionet kane nje gjuhe te perbashket persa i perket meshirimit dhe ndarjes me tjetrin..

    Nga ana tjeter eshte mese normale qe nuk mund te merremi dot dhe te humbim kohen me fatkeqesite e te tjereve...."Qe te gjithe kemi halle_gjykojme ne_secili te zgjedhi te tijat"!
    Por nga ana tjeter asnji nga ne nuk eshte i mbrojtur dhe i shpetuar nga kjo gje,asnjeri nga ne nuk mund te jete gjithmone i qete dhe pa patur probleme ne jeten e tij,dmth asnjeri nga ne nuk mund te jetoje dhe te eci perpara pa pasur ndihmen e tjetrit!
    Dhe pikerisht eshte vertetuar qe pikerisht ne momente fatkeqesih,pikerisht ne keto momente arrijme te njohim "miqte e vertete"!
    Imagjinoni nje bote ku secili nga ne te kishte nje karte te tijen personale dhe te luante vetem me te!A do te ishte jeta e mundur?!

    Meshirimi dhe meshira eshte nje element shume i rendesishem dhe i nevojshem ne jeten tone.Cdo gje ne bote qe eshte ndertuar me baza te forta dhe te qendrueshme,cdo gje nga keto ka patur per baze te pare kete fenomen!
    Nje menyre ecje perpara ne jete,nje menyre forcimi ne karakter nga eksperiencat e jetes,nje drejtim drejt dickaje te drejte per njeriun...
    Njeriu eshte produkti i kesaj meshire...
    Pikerisht pres saj qe njeriu behet njeri,dmth qe arrin te kete koshiencen ne vetvete..
    Asgje nuk mund te marrim nga vetja,po vetem nga te tjeret,ashtu sic kemi filluar qe ne barkun e nenes duka marre nga ajo!
    Koshienca eshte ajo qe na ben te ecim perpara dhe te jemi njerez...
    Koshienca eshte ajo qe na ndan nga kafshet!
    Ne kete bote duhet te jemi receptiv dhe te japim ate qe duhet te japim..
    Por meshirimi nuk duhet te jete nje esprit naive,i cili pranon cdo gje nga ana e tjetrit..
    Viktime te nje agresioni psh,te kesh meshirim nuk do te thote te pajtohesh me te dhe ti thuash mos bej asgje kunder dhunes!Perkundrazi....detyra jone te ndihmojme!
    Meshirimi duhe te jete i shoqeruar me respekt per tjetrin,per deshirat dhe zgjedhjet e tij!
    Te drejtosh jeten e nje tjetri thjesht me preteksin se do qe te vish ne ndihme,nuk mund te jete meshirim,pavaresisht se mund te jete i ngarkuar me ndjenjat em te pasura!
    Injorimi eshte armiku i meshirimit...
    Dhe miqte e tij jane....mendja e zgjuar dhe e kthjellet, inteligjenca e zemres,besimi ne jeten,ose pranimi qe te ndihmosh tjetrin pa patur asnje lloj perfitimi...
    Asnje lloj perfitimi,po shume per te fituar!


    Cfare eshte per ju meshirimi dhe si e shpjegoni domosdoshmerine e tij?!


    respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 23-05-2007 më 10:58
    "Carpe Diem"

  2. #2
    ElBaSanLLiU PeR JeTe Maska e KiNgu_Elb
    Anëtarësuar
    09-10-2005
    Vendndodhja
    elbasani
    Postime
    109
    meshirimi eshte gje e mire kur ke meshire
    por ne ket kohe te sotme jan kthyer gjerat jan kthyer njerzit kafshe
    edhe kafsha eshte ber njeri

    si domos ketu ne shqiperi

    ne se ke dashuri te gjithancem ke edhe meshire per ke do ne bote


    BOTA EHSTE MBUSHUR ME INTRIGA NDAJ NJERZIMIN EDHE ESHTE E RRADHE TE GJESH NJE MESHIRE MBI NJERZIMIN


    TEME SHUME E BUKUR EDHE INTERESANTE URIME

    RESPEKTE NGA ANA IME
    Çdo Gje Mbaron Aty Ku Ka Filluar

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Meshirimi eshte rruga e zhvillimit dhe e zgjimit,nje rruge e cila ben qe te jemi plotesisht ne jete dhe plotesisht njerezor,te jetueshem me te tjeret,te llogjikshem me ta mbi arsyet dhe gjykimet qe bazohen mbi llogjiken!
    Te jetosh duke pasur meshirim eshte nje zgjedhje e secilit nga ne..
    Jeta nuk kerkon nga ne qe ne te "luajme berrylet" per ti liruar vendin!
    Ka shume menyra te tjera te cilat ne asnje lloj menyre nuk mund te perjashtojne meshirimin..
    Pyetjet te cilat duhet ti bejme vetes jane...
    A jam i shqetesuar per veten dhe per sukseset qe kam apo kam deshire te jetoj i izoluar?!
    Meshirimi nuk eshte nje veti qe ju eshte dhene te gjitheve dhe nuk eshte aspak e detyrueshme...nqs ne nuk duam te ndajme dhimbjen me tjetrin,kjo do te thote qe pikerisht ne ate moment ne nuk jemi gati te japim meshire dhe skemi cfare te bejme!
    Duke qene ne degjim te te tjereve nuk do te thote qe ne nuk jemi ne degjim te vetes sone dhe e neglizhojme veten!
    Nuk mund te kemi meshire per dike dhe nuk mund te jemi ne degjim te tij,nqs ne vete nuk dime te degjojme ne rradhe te pare veten tone dhe te kujdesemi per te!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Per mendimin tim, ekzistenca e meshirimit eshte tejet e nevojshme per kete bote, dhe kjo bote ekziston ende per shkak te meshirimit, meshirim i cili ka lidhje te ngushta me dashurin, por e para udheheq kjo e fundit...
    te kesh meshir per dike eshte dicka e mire, por te ken meshirim per ty si person, nuk ndihesh aspak mire, kete gje e pranojm shpesh edhe vet ne duke shprehur fjalen "s'dua meshir" prej nje personi/ash ne raste kur jemi ne gjendje te dobet psikollogjike/psiqike!
    Nga meshira ekziston dhe njeriu sot e kesaj dite!
    Meshirimi i jep fuqi dashuris, e ben ate te lindin shpresa te tjera, e mban ate gjall..por per ate qe e jep meshiren, nuk mund te them se kryen te njejtin funksion ne kete rast.
    Meshira, eshte tejet e nevojshme per te gjithe ne, pavarsisht se eshte e veshtir qe te pranohet kur ta japin, por eshte i nevojshem por, aq me shume kur e jep ate!
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11
    Per mendimin tim, ekzistenca e meshirimit eshte tejet e nevojshme per kete bote, dhe kjo bote ekziston ende per shkak te meshirimit, ............
    Meshira, eshte tejet e nevojshme per te gjithe ne, pavarsisht se eshte e veshtir qe te pranohet kur ta japin, por eshte i nevojshem por, aq me shume kur e jep ate!

    Meshirimi eshte nje ndjenje teper humanitare,nje lloj ndjenje te cilen nuk duhet te kemi per turp ta japim dhe ta marrim,pasi te gjithe kemi nevoje per ndihme,mbeshtetje dhe mirekuptim,qe te gjithe kemi nevoje per nje force tjeter ,e cila do te na bente te tregonim me teper forcen dhe vlerat tona!

    respekte
    "Carpe Diem"

  6. #6
    ElBaSanLLiU PeR JeTe Maska e KiNgu_Elb
    Anëtarësuar
    09-10-2005
    Vendndodhja
    elbasani
    Postime
    109
    Mendimet qe thua jan te bukura edhe te sakta ,
    po sa persona ne bote mundt ta ken ate meshirimin qe kerkon njerzimi

    pse njeriu nuk pyt nje her vetveten e tij lidhje me meshirimin

    RESPEKTE PER MENDIMET QE JEP
    Çdo Gje Mbaron Aty Ku Ka Filluar

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    Meshirimi eshte nje ndjenje teper humanitare,nje lloj ndjenje te cilen nuk duhet te kemi per turp ta japim dhe ta marrim,pasi te gjithe kemi nevoje per ndihme,mbeshtetje dhe mirekuptim,qe te gjithe kemi nevoje per nje force tjeter ,e cila do te na bente te tregonim me teper forcen dhe vlerat tona!

    respekte
    Duhet te dime te bejme dallimin midis ndihmes dhe meshires....une nuk dua te ndihem i meshiruar prej askujt,nuk dua te meshirohem e as te ndihmoj te tjeret,thjesht per meshire"...ti,do te doje?

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Duhet te dime te bejme dallimin midis ndihmes dhe meshires....une nuk dua te ndihem i meshiruar prej askujt,nuk dua te meshirohem e as te ndihmoj te tjeret,thjesht per meshire"...ti,do te doje?

    "Meshirimi" eshte ndjenje kompasioni,mirekuptimi,vuajtje per tjetrin,degjimi i tij!
    Te kerkosh meshire permblidhen te te gjitha keto..
    Une ndihmoj te tjeret sespe i ndjej dhe i kuptoj vuajtjet e tyre,i ndihmoj se jam njerezore dhe kam zemer,i ndihmoj se nje dite mund te jem edhe une ne vendin e atij qe vuan dhe ate dite do te kisha shume deshire qe dikush te me ndihmonte dmth te me "meshironte"!
    Meshira nuk eshte ndjenje e dobet fare dhe sduhet te merret si e tille ,as si ulje,as si seder,as si krenari....po thjesht nje ndarje trishtimi me tjetrin dhe nje ndihme per ta nxjerre nga kjo gjendje!

    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Ne perceptimin shoqeror shqiptar por edhe me gjere, meshirimi perfaqeson nje ndjenje e cila duhet shmangur, duhet refuzuar.

    Ne fakt keshtu eshte (sipas meje). Bashkohem me tankun kur thote se ndihma eshte tjeter gje dhe meshirimi eshte nje gje tjeter. Ne ndergjegjen time nuk mund te pranoj meshirim prej askujt !
    Pershendetje nga Pratolini !

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Meshirimi eshte nje veti pozitive qe cdo njeri duhet ta ket mirepo ka ardhur koha ku njerzi jan te pameshirshem dhe nuk mendojn aspak tek faljet(meshirat) jan bere njerez te eger , dhe nuk mendojne tek e mira po gjithmon nga e keqja gjithmon nga rruha e zhdrejt...
    Sui generis

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sherben pellemba per edukimin e nje femije?
    Nga shitesi në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 31-10-2010, 12:48
  2. Çfarë është Linux dhe përse shërben?
    Nga sarandioti_ në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-02-2009, 13:53
  3. Vendosja e kryqeve vend e pavend i sherben tolerances fetare?
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 23:29
  4. Ja se për çka shërben Microsoft Paint
    Nga Adriano-10 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •