Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 63 prej 102 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 1014
  1. #621
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ti tope e fishkur lexo se te komentosh:

    MENGJES LUTJESH PER PAQEN.
    Dhe qiries Janis, lexoi LUTJE.

    Dhe kjo u kerkua edhe ne rastin e genocidit cam.

    Dhe ti bashke me kete martirin Iliaqis, largojini pak koken nga b.ytha e Janullatosit, se s`po marrim vesh ku mbaron kerbishtja e Janullatosit dhe ku fillon koka juaj.
    -

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    ti je ca si i shkare.....
    ku i pe ti lutjet nderfetare ??



    ike bre se jeni bere gazi i botes, na keni care astaret , bla bla bla bla bla bla tere diten per Janullatosin. Ke probleme?...ik ankohu tek shefi.
    O L1,po kaq rende u paska droguar Janullatosi.Si ste vjen turp nga vetja qe brockullit ne kete menyre.Ti qe hiqesh kaq i afert me anastasin dhe je pe Korce besoj e ke provuar dashurine qe te kane shprehur greket gjate ndonje vizite qe ke bere ne greqi.
    Me shume dua shqiperine.

  3. #623
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Gjuha Shqipe nė Kishė

    --------------------------------------------------------------------------------

    Botohet me bekimin dhe miratimin e Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, +Anastas,

    Tiranė, 1997



    Pėrmbajtja e lėndės

    1. Gjuha Shqipe nė Kishė - Faqe 3
    2. Pasthėnie - Faqe 36
    3. Artikulli: Kontribut i Qėnėsishėm nė pėrtėritjen Kishės sonė - Faqe 38
    Fotografitė e Bashkėngjitura


    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-06-2005 mė 03:53.

    Sponsorizuesit e Forumit
    Forumi Shqiptar
    Reklama



    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    23-06-2005, 02:24 #2
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,017

    Botohet me bekimin dhe miratimin e Fortlumturisė sė Tij,
    Kryepiskopit tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, +Anastas,

    I.

    Ishte dhe mbetet gjithnjė e gabuar pikėpamja, sipas sė cilės fjalėt e Perėndisė dhe lutjet e shenjta mund tė shprehen vetėrn nė tri gjuhė: hebraisht, greqisht dhe latinisht, gjuhė tė konsideruara si tė shenjta. Njė pikėpamje e tillė ėshtė nė kundėrshtim jo vetėm me zhvillimin gjuhėsor tė Shkrimeve tė Shenjta, por edhe me vetė frymėn e Krishtėrimit dhe me praktikėn e Kishės.

    Ja ē'tregojnė faktet:

    Dihet se Perėndia ia shfaqi vullnetin e tij Moisiut pėr popullin izraelit nė gjuhėn hebraike. Po, kur ky popull. me kalimin e shekujve, e ndryshoi gjuhėn, duke pėrdorur, nė vend tė saj, aramaishten. njė dialekt siro-kaldeas, librat e fundit tė Dhiatės sė Vjetėr u shkruajtėn nė kėtė gjuhė tė gjallė tė popullit. Po nė kėtė gjuhė bėhej pėrkthimi dhe shpjegimi i librave tc parė tė Dhiatės nė Tempullin e Jeruzalemit dhe nė sinagogat e tjera.
    Mė vonė, kur njė pjesė e kėtij populli, i shtrėnguar nga rrethana tė ndryshme historike. ishte i detyruar tė largohet nga Palestina e tė vendoset nė vende tė tjera; filloi dalngadalė ta harrojė gjuhėn aramaishte, por jo dhe Perėndinė, siē ėshtė rasti i hebrejve tė Aleksandrisė sė Egjiptit, tė cilėt nė vend tė aramaishtes pėrdorėn greqishten. Mė 280 para Krishtit u pėrkthye nė kėtė gjuhė, qė flitej dhe kuptohej nga populli, edhe Dhiata e Vjetėr, pėrkthim i cili njihet me emrin "i tė 70-ve" ose mė saktė "i tė 72-ve".

    Zoti dhe Shpėtimtari ynė Jisu Krisht, pak kohė para ngjitjes sė tij nė qiell, i porositi nxėnėsit e tij: "Shkoni dhe mėsoni gjithė kombet... tė ruajnė sa ju kum porositur"1
    Dhe nxėnėsit e tij e zbatuan kėtė porosi. Ungjillori Mark, nė ungjillin e tij tė shkruar rreth vitit 63 pas Krishtit, thotė: "edhe ata dolėn dhe predikuan kudo... "2.
    Po nė ē'gjuhė e lexonin Ungjillin e Zotit apostujt e shenjtė dhe nxėnėsit e tyre? "Ē'do populli nė gjuhėn e tij".
    "Besimi (dm.th. pranimi i krishtėrimit), thotė Apostull Pavli, vjen nga tė dėgjuarit"3, sepse "si mund tė besojnė (njerėzit) nė Atė, pėr lė cilin s'kanė dėgjuar gjė? Si do tė dėgjojnė. pa ndonjė lexues"4, i cili tė njohė gjuhėn e atyre qė u flet'?
    Dhe nė njė vend tjetėr Apostull Pavli thotė: "nė Kishė dėshiroj mė mirė tė them pesė fjalė tė kuptueshme qė tė mėsoj dhe tė tjerėt, se sa dhjetėmijė fjalė nė gjuhė tė pafrymtė"5 d.m.th. nė gjuhė tė huaj per ata, tė cilėve u flitet pėr Krishtin.
    Ėshtė e qartė, pra, se qė ta njihnin njerėzit Krishtin dhe t'i besonin Atij, "lajmi i mirė" i Ungjillit duhej t'u lexohej dhe t'u jepej nė gjuhėn e tyre.

    Kėshtu ka vepruar edhe Kisha qysh nė shekujt e parė.

    Librat e shenjta tė Dhiatės sė Re dihet se janė shkruar nė gjuhėn greke, me pėrjashtim tė Ungjillit tė Mattheut, qė u shkrua nė gjuhėn aramaike (por qė u pėrkthye edhe ky nė gjuhėn greke), sepse nė atė kohė, kjo gjuhė - dhe jo gjuha latine, gjuha e pushtuesit tė atėhershėm tė botės sė vjetėr dihej nga tė gjithė popujt, qė ishin nėn pushtimin e perandorisė sė fuqishme romake.
    Nga greqishtja, pastaj ato u pėrkthyen dhe nė gjuhė tė tjera, nė fillim nė gjuhėn siriane, pėrkthim qė njihet me emrin "Vetus syra", pastaj nė gjuhėn latine, qė njihet me emrin "Itala" (shek. II).
    Origjeni, shkrimtar i madh kishtar i fillimit tė shek. III, nė veprėn e tij "Kundėr Kelsit" thotė: "Tė krishterėt nė lutjet e tyre nuk pėrdorin emrat qė ndodhen nė shkrimet hyjnore dhe qė janė caktuar pėr Perėndinė (sikundėr ngjet nėper magjitė. ku ndalohet edhe ndryshimi mė i vogėl), por grekėt greqisht dhe romanėt latinisht dhe kėshtu secili nė dialektin c tij i falel Perėndisė dhe e himnon ashtu si mundet. Dhe Zoti i ēdo dialekti i dėgjon ata qė i luten nė ēdo gjuhė; dhe qė tė them kėshtu i dėgjon tė gjitha sikur thuhen me njė zė; se Perėndia, i cili ėshtė i tė gjithėve nuk ka zgjedhur me short ndonjė gjuhė barbare a greke dhe as qė s'i di gjuhėt e tjera ose s'i merr parasysh ata qė falen nė gjuhė tė tjera... "6.
    Efsevi, ati i historisė kishtare, qė ka jetuar nė shek. IV thotė: "se (pas ardhjes sė Krishtit) iu dha gjithė kombeve (e drejta) tė pėrdorin gjuhė tė ndryshtne qė ka ēdo komb (dhe pėrpara Krishtit) po Perėndia urdhėroi qė profecitė tė kuptohen nga tė gjithė kombet me anėn e shpjegimit" 7.
    Edhe jo vetėm Shkrimet e Shenjta, por edhe shėrbesat kishtare, u pa e udhės tė shpjegohen nė gjuhėn e ēdo populli, qė tė jenė tė kuptueshme.
    Nė liturgjinė mė tė vjetėr tė ritit aleksandrin, qė ėshtė e shek. IV pas Krishtit, ndėrmjct kategorive tė tjera tė punonjėsve nė Kishė gjejmė edhe interpretėt(fjala greqisht), tė cilėt kishin pėr detyrė tė pėrkthenin shėrbesėn dhe predikimin pėr ata qė nuk e kuptonin gjuhėn greke 8.
    Pėr njė kategori tė tillė pėrkthyesish na flet edhe Etheria (shek. IV), e cila thekson se nė kishėn e Jeruzalemit kėta pėrkthenin shėrbesėn nga gjuha greke, nė tė cilėn meshohej, nė gjuhėn siriane, pėr ata qė nuk e kuptonin tė parėn 9.
    Armenėt e kanė pėrdorur gjuhėn e tyre nė kishė qė nė shek. III pas Krishtit.
    Kėtė rregull Kisha Orthodhokse e ka ndjekur pothuaj vazhdimisht, me pėrjashtime tė rralla.
    Misionarėt e saj, qė dėrgoheshin nga Konstandinopoja nėpėr popujt e ndryshėm pėr tė pėrhapur Krishtėrimin, krahas me leximin dhe organizimin, interesoheshin dhe pėr pėrkthimin e librave tė shenjtė nė gjuhėn e atyre popujve.
    Ulfila, apostull i gotėve dhe i pari episkop i tyre, stėrnip i disa tė krishterėve kapadoqeas, njohės i mirė i gjuhės gotike, latine dhe greke, i cili ka jetuar nė shek. IV, krahas me punėn rnisionare pėr kthimin e gotėve nė krishtėrimin, pėrktheu dhe Biblėn nė gjuhėn gotike 10.
    Apostujt e popujve sllavė Qirilli dhe Metodi, tė dėrguar nga Patriarkana e Konstandinopojės nė shek. IX pėr te kthyer nė krishtėrim moravasit, pėrkthejnė nė gjuhėn sllave Shkrimet e Shenjta dhe bėjnė njė luftė te ashpėr pėr futjen e kėsaj gjuhe nė shėrbesat kishtare 11.
    Veprėn e Qirillit dhe tė Metodit e vazhdojnė nxėnėsit e tyre Shėn Klementi, Shėn Naumi e tė tjerė, qė vunė bazat e gjuhės kishtare edhe nė Kishėn Orthodhokse Bullgare.
    Nė shek. XV Shėn Sava, I dorėzuar kryepiskop i Kishės Orthodhokse Serbe, prej patrikut tė Konstandinopojės nė Nike, krahas me organizimin e Kishės, cakton qė shėrbesat kishtare tė kryhen nė gjuhėn e popullit 12.
    Nė bazė tė dokumentave tė njohura gjer tani 13, nė Kishėn Orthodhokse Rumune, pėrpjekjet e para tė pėrkthimit tė librave kishtare nė gjuhėn e popullit fillojnė nė shek. XV dhe mė vonė, qė nė shek. XVII, pėrkthimi tė bėhet i plotė dhe gjuha rumune tė pėrdoret gjerėsisht nė Kishė.
    Kėto pra, na tregon historia e Kishės.
    Po nė Kishėn tonė Orthodhokse tė Shqipėrisė, si qėndron kjo ēėshtje?
    Pikėrisht, kėtė do tė analizojnė nė pjesėn qė pason.





    1. Mt. 28:19-20
    2. Vik. 16:20
    3. Rom. 10:17
    4. Rom. 10:14
    5. I Kor. 14:19
    6. Kundėr Kelsit VII. Vol. 11. 1593 A Migne Patr. Graeca 1844-1866, Paris.
    7. Efsevi: Ungjijtė, shih Prokopi VIII (Hyrje).
    8. "Ortodoksia" revista Patriarhiei Romane. Viti XI, Nr. 2, prill-maj 1959, f. 289, Bukuresht.
    9. Si mė sipėr.
    10. Istoria bisericeasca universaia Vol. 1, Bucuresti 1956, faqe 191. 11 Si rnė sipėr, faqe 329-330.
    11. Si mė sipėr, faqe 329-330
    12. Hrisostom Papadhopullos (titulli greqisht) 1923, faqe 8
    13. Istoria Bisericii Romane, Vol I, Bucuresti 1957, faqe 252.wh

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 23-06-2005 mė 02:34.


    ilia spiro
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek ilia spiro
    Dėrgoi email ilia spiro
    Gjej mė shumė postime nga ilia spiro
    Shto ilia spiro nė Listėn e Miqve

    18-03-2009, 12:47 #63
    ilia spiro
    Besimtar Orthodhoks


    Anėtarėsuar: 02-02-2009
    Vendndodhja: Tirane
    Postime: 293
    II.

    Pėrkthimi mė i vjetėr qė njohim deri tani nė lidhje me temėn qė trajtohet. i pėrket shek. XV. Eshtė njė dorėshkrim qė u gjend brenda njė dorėshkrimi tjetėr greqisht, nė biblio-tekėn Ambroziana tė Milanos. Pėrmban tri pjesė tė ndryshme:

    1. Ungjillin e Shėrbesės sė Mėngjesit tė sė Premtes sė Madhe, qė kėndohet pas proēesionit me Epitafin (Mt. 27: 62-66).
    2. Urimin "Pėr shumė vjet, o Kryezot", qė kėndohet nga psalti kur episkopi bekon popullin pas mbarimit tė leximit tė Ungjillit nga dhiaku.
    3. Himnin e Pashkės sė Madhe "Krishti u ngjall", qė ėshtė himni mė i njohur dhe mė i pėrhapur ndėr orthodhoksėt gjatė 40 ditėve tė Pashkės 14.
    Natyrisht kjo s'do tė thotė se pėrpjekjet pėr tė pėrkthyer Shkrimet e Shenjta nė gjuhėn shqipe dhe pėr pėrdorimin e tyre nė Kishė, fillojnė nė shek. XV.
    "Fragmentet, theksohet nė Historinė e Letėrsisė Shqipe, flasin pėr pėrdorimin sado tė pjesėshėm tė shqipes nė shėrbesat fetare tė Kishės Orthodhokse para pushtimit turk. Ato janė thėrmijat e njė prodhimi qė ėshtė zhdukur, gjurmėt e njė tradite tė lashtė letrare " l5.
    E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr shek. XVI e XVII. periudhė pėr tė cilėn nuk ka dalė deri tani nė dritė asnjė e dhėnė ose njohuri pėr pėrpjekje tė tilla.
    "Eshtė mė afėr mendsh, shkruan Eqerem Cabej, qė pėr nevoja kishtare lė jetė shkruar shqipja edhe ndėr orthodhoksė tė Shqipėrisė sė mesme e jugore. Prandaj mė duket me vend porosia e Mario Roques, qė kėshillon tė bėhen gjurmime tė kėtij drejtimi nė Slamboll, si edhe vetė nė Shqipėri" 16.

    Pėrkundrazi, shek. XVIII ėshtė i pasur nė kėtė drejtim.

    Tipografi Grigor Konstandinidhi, njeri me kulturė tė gjerė, nxėnės i Akademisė sė Voskopojės dhe profesor pėr njė kohė nė tė, ndėrmjet veprave tė tjera, na thotė bashkėkohėsi i tij J. Zavira "pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr dhe tė Re dhe e shkroi atė me gėrma shqipe, tė cilal i i shpiku vetė" 17. Kjo vepėr mjerisht ka humbur. Pėr veprimtarinė e tij tė gjerė nė lėmin e kulturės dhe tė mbrojtjes sė orthodhoksisė nė vendin tonė, Patrikana Ekumenike e zgjodhi dhe e emėroi Mitropolit tė Durrėsit, qė ishte Mitropolia mė kryesore nga pikėpamja historike dhe fetare nė Shqipėri, me qendėr ndoshta nė Elbasan dhe sidomos nė Manastirin e Shėn Joan Vladimirit manastir i cili u bė dhe qendėr pėr lėvizjen e pėrkthimit tė librave tė kishės nė gjuhėn shqipe pėr Elbasanin, dhe ku janė gjetur mjaft dorėshkrime me pėrkthme pjesėsh tė ndryshme nga tė Kishės 18.

    "Anonimi i Elbasanit", mund tė ketė qenė ndonjė kallogjer ose ndonjė prift i Manastirit tė Shėn Jonit; dorėshkrirni i tij ėshtė zbuluar mė 1949 ndėrmjet dorėshkrimeve me prejardhie nga manastiri i Shėn Jonit19. Pas njė predikimi prekės nė gjuhėn shqipe mbi vuajtjet e Krishtit, ai pėrkthen pjesė nga Ungjilli qė lexohen tė dielave dhe tė kremteve nė Kishė, si p.sh. Ungjilli i sė Premtes sė Madhe, i sė dielės sė Shėn Thomait, i shėrbesės sė varrimit e tė tjera, tė cilat nuk janė renditur sipas rregullit tė Ungjillit tė madh, por qė sigurisht lexoheshin nė Kishė, ku edhe predikohej shqip. Pėrkthimi ėshtė i lirė, nė gjuhėn e folur tė asaj kohe dhe pėrmban fare pak fjalė tė huaja. Eshtė botuar nė Buletinin e Institutit tė Shkencave 20.

    Theodhor Haxhifilipi nga Elbasani (1730-1806), qė njihet me emrin "Dhaskal Todri", nxėnės edhe ky i Akademisė sė Voskopojės. mėsues dhe predikues i Kishės sė Elbasanit, bėn njė hap mjaft tė madh pėrpara. Pėrveē Dhiatės sė Vjetėr e te Re, ai pėrktheu nė gjuhėn shqipe Liturgjinė e Shėn Joan Gojartit. e cila, siē dihet, ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e kultit orthodhoks dhe qė pėrdoret nė kishė, pothuajse gjatė gjithė vitit. Kjo, si edhe disa pjesė nga Orologji (Libri i Orėve) janė botuar nga Dh. S. Shuteriqi21. Natyrisht nuk mund tė pretendohet pėr njė pėrkthim tė rregullt e tė rrjedhshėm tė Liturgjisė. Dhaskali, gjatė pėrkthimit e ka ndjekur tekstin grek fjalė pėr fjalė dhe ka krijuar shumė neologjizma, qė s'i pėrshtaten natyrės sė gjuhės shqipe. Po inisiativa ishte dhe mbetet gjithnjė e lavdėraeshme. Ai ka bėrė dhe pėrkthime tė tjera fetare, por mjerisht, dorėshkrimet u zhdukėn prej familjes sė tij mė vonė, mė 1827, thuhet nga frika e kolerės. Me Dhaskal Todrin kemi njė pėrpjekje serioze pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Kishė ".

    Njė punė tė tillė bėn nė Berat, po gjatė kėtij shekulli dhe Konstandin Berati. Nė dorėshkrimin e tij me 152 faqe, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, gjenden mjaft pjesė tė shėrbesave kishtare dhe tė Ungjillit qė pėrdoren nė Kishė23. Madje pėrkthimet e tij arritėn deri nė Vithkuq, ndofta dhe gjetiu, me anė tė dhaskalit tė kohės, Kost Cepi, siē provohet nga njė dorėshkrim i gjetur nė Manastirin e Shėn Pjetrit tė Vithkuqit24.
    Mirėpo duhet theksuar se pėrkthimet qė janė pėrmendur mė lart, nuk patėn ndonjė pėrhapje tė gjerė, pėr faktin se nuk patėn fatin tė shohin dritėn e botimit.
    Pėrkundrazi, ato tė shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX, qė janė botuar, patėn njė pėrhapje shumė tė gjerė dhe deēiduan futjen njė herė e pėrgjithmonė nė Kishė tė gjuhės shqipe.

    Mė 1824, episkopi Grigor Gjirokastriti boton nė Korfuz Ungjillin sipas Mattheut dhe nė vitin 1827 krejt Dhiatėn e Re, tė pėrkthyer nėn kujdesin e tij. Ky botim pati njė pėrhapje tė gjerė tek orthodhoksėt e Shqipėrisė dhe arbėreshėt e Greqisė, aq sa mė 1858 u ndie nevoja e ribotimit nė Athinė 25.
    Megjithėse si bazė pėr pėrkthimin nuk u pėrdor teksti zyrtar i Dhiatės sė Re, por njė tekst tjetėr nė greqishten. e re, i quajtur "Maksimin", pėrkthimi ėshtė bėrė me kujdes nė gjuhėn labėrishte tė kohės dhe nga pikėpamja e interpretimit orthodhoks ėshtė mjaft i mirė, gjė qė tregon vėmendjen e vetė episkopit nė kėtė drejtim, por edhe pėrgatitjen e tij teologjike. Eshtė i dyti episkop shqiptar, pas Grigor Konstandinidhit, qė pas botimit tė Dhiatės sė Re nė gjuhėn shqipe, gradohet nga Patrikana Ekumenike, duke u zgjedhur Mitropolit i Athinės.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX Konstandin Kristoforidhi (1830-1895) nga Elbasani, vazhdues i denjė i veprės sė Anonimit tė Elbasanit dhe tė Dhaskal Todrit, pėrkthen pėr nevojat e Shoqėrisė Biblike Britanike Dhiatėn e Re tė plotė, e cila u botua nė Stamboll, nė dialektin verior mė 1869 dhe nė dialektin jugor mė 1879. Rreth viteve 1868-1872 pėrkthen dhe boton Psaltirin, njė nga librat mė poetikė tė Dhiatės sė Vjetėr. Gjatė periudhės 1880-1884 shohin dritėn e botimit: "Tė bėrėt" (Gjenesis), "Tė dalėt" (Eksodhos) dhe "Nomi i dytė" (Deuteronomi)26.
    Si orthodhoks i mirė, Konstandin Kristoforidhi, pėrveē perkthimit tė Biblės interesohet dhe pėr edukimin fetaro-kombėtar tė fėmijėve orthodhoksė, duke pėrkthyer dhe tekste shkollore fetare, siē janė: "Historia e Shkronjės Shenjtėruarė" dhe "Katėr Katekizmat". Dhe ajo qė ėshtė mė interesante pėr Kishėn tonė ai nuk pranon tė bėhet vegėl e Shoqėrisė Biblike Britanike pėr pėrhapjen e protestantizmit nė vendin tonė27, pėrhapje e cila do tė shkaktonte edhe njė pėrēarje tė re fetare, nė dėm tė interesave kombėtare tė popullit tonė.
    Pėrkthimet e Kristoforidhit nga pikėpamja gjuhėsore janė mė tė pastra e mė tė pėrsosura nga pėrkthimet e paraardhėsve tė tij. Teksti i tij i Dhiatės sė Re nė dialektin jugor, i ndarė nė perikopa, sipas rregullave tė ritit tonė, pėrdoret edhe sot nė Kishė. Kisha si vlerėsim pėr punėn e tij, ngriti mė 1934 njė bust tė tij pranė Kishės sė Shėn Marisė nė Elbasan. Pėrkthimet e Kristoforidhit patėn njė pėrhapje tė madhe ndėr orthodhoksėt shqiptarė, brenda dhe jashtė atdheut, dhe i sollėn njė shėrbim tė madh ēėshtjes sė pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė njė Kishė orthodhokse shqiptare tė pavarur.

    Gjithashtu i pėrket shek. XIX edhe pėrkthimi i pabotuar "Vajtimet e pėrmbivarėshme tė Krishtit", i bėrė nga Papa Jani i Paparistos, prift i fshatit Godolesh tė Elbasanit, i cili pas myslimanizmit tė fshatit ishte vendosur, siē duket, nė manastirin e Shėn Jonit. Dorėshkrimi i tij gjendet pranė arkivit tė ish Institutit tė Shkencave28.
    Por punėn mė tė madhe e mė tė organizuar pėr shqipėrimin e librave liturgjike dhe pėr pėrdorimin e tyre nė Kishė, e bėri Imzot Fan S. Noli, protagonisti kryesor i kombėtarizimit dhe i pavarėsisė sė Kishės sonė Orthodhokse.
    Jemi nė periudhėn kur lėvizja pėr pavarėsinė e atdheut nga robėria pesėshekullore turke kishte marrė hov tė madh brenda dhe jashtė atdheut.
    Pėr t'i shėrbyer, pra, kėsaj kauze edhe nga ana kishtare, sepse Kisha jonė ishte nėn varėsinė e Patrikanės Ekumenike, Noli, i cili gjendej nė Amerikė qė mė 1906, me kėrkesė tė shqiptarėve tė atjeshėm hirotoniset, mė 8 mars 1908, prift nga Mitropoliti rus i Nju Jorkut, Imzot Platoni, dhe mė 22 mars, tė Dielėn e Orthodhoksisė, celebron nė Kniht Holl tė Bostonit Liturgjinė e parė nė gjuhėn shqipe. Nė pasdreken e po asaj dite themelon nė Foiniks Hoill tė Bostonit kryekishėn e Shėn Gjergjit pėr shqiptarėt orthodhoksė tė Amerikės, qė u bė qendra e pėrpjekjeve pėr pavarėsinė dhe kombėtarizimin e Kishės sonė29. Nga ana tjetėr, ai pėrkthen dhe boton nė gjuhėn shqipe, librat mė tė domosdoshėm liturgjike, tė cilėt shėnohen mė poshtė, sipas rendit kronologjik tė botimit tė tyre:

    1. Shėrbesa e Javės sė Madhe
    Pėrmban gjithė tė kėnduarat prej sė Shtunės sė Shėn Llazarit deri tė Shtunėn e Madhe. U botua nė Boston Mass mė 1908.
    Nuk kemi parė ndonjė ekzemplar tė kėtij botimi.

    2. Librė e shėrbesave tė shenjta tė Kishės Orthodhokse
    Pėrmban: Shėrbesėn e mbrėmėsores, tė mėngjesit, tė blatės sė hyjshme, liturgjinė e Gojartit, shėrbesėn e pagėzimit, tė martesės, tė rrėfimit, tė prehjes pėr tė vdekurit, tė bekimit tė vogėl tė ujit, disa himne nga Oktoiku i vogėl dhe katavasitė e motit. Nė fund ka dhe njė fjalor me termat mė kryesore tė Kishės. U botua nė Boston Mass mė 1909.
    Nė parathėnien e kėtij libri, Noli thekson: "Po u fal shqiptarėve orthodhoksė kėtė librė, e cila ėshtė e dyta dhe pandeh qė pėrdorja e sajė do t'i sjellė njė shėrbim vendit tonė. I kam dhėnė zotim kombit tim t'u fap vėllezėrve tė mi bashkėfetarė librat mė tė nevojshme pėr tė praktikuar faljen e tyre nė gjuhėn kombėtare, dhe zotimin tim do ta mbaroj ndofta brenda nė pak kohė, nė qoftė se shqiptarėt janė gati tė mė ndihnin, sikundėr mė ndihnė me tė shtypurit e kėtyre dy librave. Mė tė kthyer tė kėsaj libre u pėrpoqa tė mos largohem nga teksti greqisht dhe besoj qė u dhashė shqiptarėve njė kthim ekzakl tė lutjeve tė kishės orthodhokse. Natyrisht nnk mund tė mbetesha i kėnaqnr nga kthimet e vjetra tė atdhetarit tė shkėlqyer Z. K. Kristoforidhit, dhe u pėrpoqa t'i ndreq ato qė hynė nė kėtė libėr pas pėrparirnit qė ka bėrė gjuha shqipe qė nga koha e tij, pa mohuar qė puna e tij qe njė ndihmė dhe themeli pėr mua ... Shpėrenj se shpejt do tė kuptohet nevoja e librave tė tjera qė po pėrgatit, dhe kjo gjė do tė mė bėjė tė punoj me mė shumė mall e qėndrim".
    Nė kėtė parathėnie del qartė qėllimi kryesor dhe i ngutshėm i Nolit, si dhe puna e tij e palodhur pėr realizimin e tij nė dobi tė Kishės e tė atdheut.

    3. Librė e tė Kremteve tė mėdha tė Kishės Orthodhokse.
    Pėrmban himnet kryesore tė tė kremteve tė mėdha tė Kishės, bashkė me pjesėn e Apostullit dhe tė Ungjillit, ungjijtė mėngjesorė tė tė dielave, si dhe Apostujt dhe Ungjijtė e tė dielave nė meshė, qė nga e Diela e Gjithė Shenjtorėve te e Diela e Fariseut dhe e Kumerqarit. U botua nė Boston Mass mė 1911. Eshtė njė pėrmbledhje e tė 12 mineove tė Kishės.
    Tė dy librat e sipėrmė, Noli ia kushton nė shenjė mirėnjohjeje e reverimi Imzot Platonit, kryepiskopit rus tė Amerikės sė Veriut dhe tė Viseve Aleutine, pėr ndihmėn qė ai i dha kauzės sė Kishės sonė.
    Edhe botimin e tretė Noli e shoqėron me njė parathėnie, nė tė cilėn thotė: "Duke shtypur kėtė libėr ēkarkohem nga njė barrė dhe me gas shoh qė mė mbetet vetėm dhe njė libėr fetar edhe pėr tė botuar. Kjo do tė jetė Triodi dhe Pendikostari i vogėl, lė cilin do ta kem gati nga vera qė vjen. U lutem shqiptarėve tė mė ndihmojnė dhe pėr kėtė librė tė fundme, e cila do tė mbushė serinė e teksteve fetare orthodhokse mė tė nevojshme dhe do tė mė lerė tė lirė tė merrem me kthime veprash letrare, pėr tė cilat kombi ynė ka aq nevojė".
    Dhe pėrkthimi e botimi i tyre vazhdon.

    4. Triodi i Vogėl.
    Pėrmban. himnet e mbrėmėsores dhe tė mėngjesit tė tė dielave tė periudhės sė Kreshmėve tė mėdha, duke filluar me tė Dielėn e Kumerqarit dhe Fariseut dhe duke mbaruar me tė Shtunėn e Madhe, shėrbesėn e Pasdarkės sė Madhe e tė Vogėl dhe Himnin Akathist. Disa tė diela i ka tė plota, disa jo, si p.sh. tė dielėn II, IV e V tė Kreshmėve. U botua nė Boston Mass mė 1913.

    5. Lutjesorja.
    Pėrmban himnet e mbrėmjes dhe tė mėngjesit tė tė tetė tingujve tė Kishės vetėm pėr tė dielat dhe pa kanonet; gjithashtu pėrmban dhe kanonin paraklitik tė madh e tė vogėl. Ėshtė pėrkthimi i Oktoikut tė vogėl tė Kishės. Disa nga himnet e kėtij libri qenė pėrfshirė dhe te "Libra e shėrbesave tė shenjta". U botua nė Boston Mass mė 1914.

    6. Pesėdhjetorja e Vogėl.
    Pėrmban shėrbesėn e plotė tė sė Dielės sė Pashkės sė Madhe bashkė me mbrėmėsoren, himnet e mbrėmjes dhe mėngjesit tė tė dielave tė tjera tė periudhės sė Pentikostisė, me Apostullin dhe Ungjillin e ditės, me pėrjashtim tė sė Dielės sė Gjithė Shenjtorėve, si edhe shėrbesėn e Sheshtjes. Eshtė njė pėrmbledhje e Pentikostarit tė Madh tė Kishės. U botua nė Boston Mass mė 1914.
    Siē del nga vetė pėrmbajtja e librave tė pėrkthyer dhe tė botuar, si edhe nga tė dy parathėniet e paraqitura mė lart, synimi kryesor dhe imediat i Imzot Nolit nė kushtet e atėhershme ishte qė nė njė kohė sa mė tė shkurtėr t'u jepte shqiptarėve orthodhoksė tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe pjesėt mė tė nevojshme tė Kishės, nė mėnyrė qė ajo tė shkėputej nga ndikimi grek dhe me punėn qė bėri nė kėtė drejtim, ai ia arriti plotėsisht qėllimit.
    Librat e tij, tė pritur me gėzim nga tė gjithė patriotėt shqiptarė orthodhoksė dhe tė pėrhapur gjerėsisht nėpėr komunitetet orthodhokse shqiptare tė Amerikės, tė Bukureshtit e tė Sofjes, si dhe nė vetė Shqipėrinė e robėruar, ku gjaku i Papa Kristo Negovanit dhe pėrpjekjet e At Stathi Melanit, tė Petro Nini Luarasit, tė "Lidhjes Orthodhokse" tė Mihal Gramenos dhe tė aq patriotėve tė tjerė e kishin ēarė disi rrugėn pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe, i sollėn njė kontribut tė madh dhe ēėshtjes kombėtare dhe gjuhėsore30.
    Autoritetet e larta kishtare tė Shqipėrisė sė robėruar, nė fillim nuk i dhanė dhe aq rėndėsi pėrhapjes sė librave liturgjike shqipe, duke kujtuar se kjo lėvizje s'do tė kishte sukses, pasi ata kishin pas vetes pjesėn mė tė madhe tė klerit dhe tė popullit, pjesė e cila nuk e kishte kuptuar ende qė njeriu mund t'i falej Perėndisė fort bukur dhe nė gjuhėn shqipe. Po kur panė se kjo lėvizje po pėrparonte dhe se besnikėt nisėn tė kėrkonin me kėmbėngulje qė librat tė pėrdoreshin dhe nė Kishė, nė vend qė tė mbanin njė qėndrim korrekt, konform frymės dhe traditės sė Kishės Orthodhokse ndaj kėtij problemi, filluan tė merrnin masa tė ndryshme, qė ishin nė dėm tė vetė interesit tė Kishės; ndalonin priftėrinjtė t'u bėnin shėrbime atyre qė ishin me mendime tė tilla, sillnin ēdo lloj pengese qė kėta tė mos bėnin pjesė nė kėshillat kishtare, etj.31. Megjithatė, lėvizja jo vetėm qė nuk u shua, por pėrkundrazi, pas shpalljes sė pavarėsisė sė atdheut mė 1912 dhe formimit tė shtetit shqiptar mė 1920, u forcua edbe mė tepėr.
    Kongresi Kishtar i Beratit, i cili mė 12 shtator 1922 shpalli autoqefalinė e kishės sonė, nė artikullin 10 tė Statutit
    kishtar caktoi si gjuhė zyrtare tė Kishės, si nė korrespondencė, ashtu dhe nė shėrbesat fetare, gjuhėn shqipe.
    Kėshtu, pas njė periudhe kaq tė gjatė pėrpjekjesh, gjuha shqipe, gjuha e popullit tonė, zuri vend njėherė e pėrgjithmonė nė Kishė.

    Para Kongresit Kishtar tė Beratit, pėrveē botimeve tė Imzot Nolit janė pėrkthyer dhe botuar dhe kėto libra:

    1. Librė pėr Te Deume tė Kishės Orthodhokse, Pėrkthyer nga rumanishtja nga Arkimandrit Foti G. Ballamaēi.
    Pėrmban: Te deume pėr motin e ri, pėr tė kremte kombėtare, ditėn e emrit tė Mitropolitit apo tė episkopit, kur fillon viti shkollor, pėr ēdo pėrhirim, pėr ēdo mirėbėrje qė kemi marrė prej Perėndisė, kur hapet Sinodhi i Shenjtė dhe
    kur mblidhet parlamenti.
    Eshtė botuar nė Bukuresht mė 1916 me ndihmėn e Komunitetit Orthodhoks Shqiptar tė Bukureshtit. I ėshtė kushtuar nė shenjė reverimi dhe mirėnjohjeje arkiepiskopit dhe mitropolitit tė Ungro-Vllahisė, Z. Z. Konon, i cili mbrojti dhe pėrshėndeti me nxehtėsi komunitetin e orthodhoksėve shqiptarė nė Bukuresht. Eshtė njė libėr tipik pėr Kishėn Rumune, qė nuk figuron si libėr liturgjik ndėrmjet librave liturgjikė tė Kishės Orthodhokse.

    2. Urimtore e shėrbesės Mbrėmėsore, pėrkthyer nga prifti orthodhoks P. T. Sinica mė 1920. I ėshtė kushtuar si shenjė adhurimi H. Tij, Imzot Theofanit, themelonjėsit tė Kishės Kombėtare. Eshtė botuar nė Ėorcester Mass tė Amerikės, mė 1920.
    Pėrmban: Lutje tė mėngjesit dhe tė mbrėmjes, simbolin e besės, urata tė ndryshme, urata tė drekės e tė darkės, pėrlėshore tė provimeve shkollore, kanonin e vogėl (paraklis), bekimin e pesė bukėve, ngritjen e bukes (ipsomėn), urata pėr lehonėn ditėn e parė, ditėn e dyzetė dhe kur ajo dėshton, urata pėr tė sėmurin, shėrbesėn e orės sė nėntė dhe shėrbesėn e mbrėmjes. Me pėrjashtim tė kanonit tė vogėl, tė simbolit tė besės, si dhe tė disa himneve dhe psalmeve, pjesa tjetėr, mė e madhja, ėshtė punė e At Sinicės.
    "Po u fal besnikėve orthodhoksė, - thotė At Sinica nė parathėnie, kėtė libėr tė vogėl, i cili do t'u shėrbejė mjaft tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė mėsojnė luljet kryesore tė krishtėrimit, dhe mė tepėr kėshilloj gjithė prindėrit qė t'ua rrėnjosin bijve qė nė vogėli bashkė me ushqimin e tyre. Nuk munda tė kėnaqem vetėm deri kėtu, duke parė qė dhe shumė lutje qė na mugonin, i pėrklheva sipas fuqisė dhe ia dhashė H. Tij Peshkopit Theofan pėr t'i korrektuar... "
    Sidomos pjesa e dytė e librit, qė pėrfshin bekimin e pesė bukėve, ngritjen e bukės, uratat nė raste tė ndryshme tė orthodhoksėve, orėn e nėntė etj., qė plotėsojnė veprėn e Imzot Nolit, ka mbushur njė zbrazėti tė domosdoshme pėr priftėrinjtė.

    Nė periudhėn ndėrmjet Kongresit Kishtar tė Beratit, mė 1922 dhe atij tė Korēės, mė 1929, qė ėshtė dhe periudha e pėrpjekjeve pėr njohjen e Autoqefalisė sė Kishės sonė nga Patrikana Ekumenike dhe nga Kishat e tjera Orthodhokse, ėshtė bėrė vetėm ky botim:

    Librė e shenjtė (ēkėputur nga libra e Meshės) e Mbrėmėsores, e Mėngjesit dhe e Meshės sė Shenjtė tė Atit Shėn Joan Gojėartit.
    Pėrmban: Kėndimet mė tė nevojshme pėr priftėrinjtė shqiptarė dhe shtypet me lejen dhe pėlqimin e Kėshillės sė Lartė Kishtare. Korēė 1922.
    Siē theksohet dhe nė vetė titullin e librit, pjesėt qė pėrmban ky, janė marrė nga Libri i Shėrbesave tė Shenjta tė Imzot Nolit. Ka vetėm kėtė ndryshim: para ēdo pjese ėshtė vėnė edhe termi nė gjuhėn greke; kjo pėr tė ndihmuar priftėrinjtė qė tė orientoheshin mė mirė nė kryerjen e shėrbesave nė gjuhėn shqipe sipas rregullit qė ata kishin mėsuar nė gjuhėn greke. Veē kėsaj, libri ėshtė parė dhe nga pikėpamja gjuhėsore. Janė ndrequr mjaft emra dhe fjalė qė Imzot Noli i ka pėrdour tė latinizuara, si p.sh. Jisu pėr Jesu, profit pėr profet, mirėnderim pėr devotesė, perėndilindėse pėr hyjlindėse etj.
    Nė mars tė vitit 1929, meqė traktativat me Patrikanėn Ekumenike s'po jepnin ndonjė rezultat dhe Kisha ishte pa udhėheqje kanonike, formohet, pa pėlqimin e Patrikanės, Sinodhi i Parė i Kishės sonė dhe nė qershor tė atij viti mblidhet nė Korēė Kongresi i Dytė Kishtar, i cili votoi dhe Statutin definitiv tė Kishės 32.
    Sinodhi, menjėherė pas Kongresit, u mor me ēėshtjen e pajisjes sė kishave tė qyteteve dhe tė fshatrave me librat mė tė domosdoshėm liturgjikė nė gjuhėn shqipe, sepse njė pjesė e librave tė botuara nga Imzot Noli nė Amerikė, si Libri i Shėrbesave tė Shenjta dhe ai i tė Kremteve tė Mėdha, qenė mbaruar dhe gjendeshin shumė rrallė. Pra, paraqitej, nevoja e ribotimit tė tyre dhe e pėrpilimit tė Apostullit dhe tė Ungjillit, tė ndarė nė perikopa, sipas tipikosė sė Kishės. Pėr kėtė qėllim u formua njė komision nėn kryesinė e kryeepiskopit tė atėhershėm, Vissarion Xhuvani, me anėtarė Ikonomin e Madh At Vasil Marko, Prof. Sotir Papakriston dhe Prof. Kostaq Cipon, komision i cili mori nė shqyrtim tė dy tekstet: Librin e Shėrbesave tė Shenjta dhe atė tė Kremteve tė Mėdha. Komisioni bėri korrektimet e duhura, qė kėrkonte zhvillimi qė kishte pėsuar gjuha shqipe gjatė 20 vjetėve, qė nga botimi i parė i teksteve tė pėrkthyera e tė botuara nga Imzot Noli, pa bėrė ndonjė shtesė, pėrveē heqjes nga libri i tė Kremteve tė Mėdha tė Ungjijve dhe Apostujve, qė do tė pėrfshiheshin nė libra mė vete. Nga ana tjetėr u pėrgatitėn Ungjilli dhe Apostulli sipas tipikosė sė Kishės, nė bazė tė tekstit tė Dhiatės sė Re nė dialektin jugor tė Konstandin Kristoforidhit, pa bėrė asnjė ndryshim gjuhėsor.

    Tė aprovuara sipas rregullit nga Sinodhi i Shenjtė, kėto u botuan si mė poshtė:

    1. Librė e Shėrbesave tė Shenjta tė Kishės Orthodhokse. Korēė 1930.
    2. Ungjilli i hyjnuar dhe i shenjtė. Tiranė 1930.
    3. Aposiulli, domethėnė Veprat dhe Letrat e Apostujve tė Shenjtė, qė kėndohen nė Kishė pėr gjithė vitin. Tiranė 1931.
    4. Libri i tė kremteve tė mėdha. Shkurtim i dymbėdhjetė mujoreve tė Kishės Orthodhokse. Tiranė 1931,
    Nė vitin 1931 ėshtė botuar, po me pėlqimin e Sinodhit dhe "Shėrbesa e vajit tė bekuar", i vetmi libėr liturgjik mund tė themi, qė u pėrkthye dhe u botua nga Kisha gjatė gjithė periudhės 20-vjeēare, ndėrmjet Kongresit Kishtar tė Korēės (1929) dhe atij tė Tiranės (1950).
    Dhe kjo ėshtė ana mė negative pėr udhėheqėsit shpirtėrorė tė Kishės tė kėsaj periudhe, tė cilėt me tė ardhurat qė kanė pasur nė dispozicion nga pasuritė e mėdha manastiriale dhe kishtare dhe me kapacitetin e tyre teologjik, kishin mundėsi pėr tė vazhduar veprėn fisnike tė shqipėrimit tė librave liturgjikė, tė nisur prej shekujsh, pėr kombėtarizimin e plotė tė Kishės sonė.

    Ata janė kėnaqur vetėm me dy pėrkthime tė vogla, tė botuara mė tepėr nė mėnyrė personale si:

    1. Jetėshkrimi dhe akolluthia e dėshmorit tė ri dhe isapostullit Shėn Kozma. Kthyer nga greqishtja prej klerikut orthodhoks Kr. K. (Kristofor Kissi), faqe 49. Korēė 1931.
    2. Shėrbesa e shenjtė e Shėn Joan Vladimirit, ēudibėrėsit, Mbretit tė lavdueshėm dhe dėshmorit tė madh. E pėrkthyer dhe e botuar me bekim tė Kryepiskopit tė gjithė Shqipėrisė Kr. H. Tij Imzot Dr. Vissarionit, pjesa e parė, faqe 16. Tiranė 1934.

    Pėrkundrazi, inisiativat personale nga ana e klerit dhe e besimtarėve nė kėtė drejtim kanė qenė shumė mė tė mėdha, megjithėqė ato s'kanė pasur asnjė nxitje dhe pėrkrahje nga ana e udhėheqjes sė Kishės.
    Gjatė po kėsaj periudhe, janė bėrė dhe kėto pėrkthime nė dorėshkrim:

    At Kristo Konomi, famulltar i katundit Shėn Vasil tė Sarandės, ka pėrkthyer 33:

    1. Meshėn e Shėn Vasilit, (tė plotė)
    2. Uratat falenderuese tė kungatės
    3. Shėrbesėn e orės sė nėntė
    4. Tė shtatė urimet e agimit (Lyknikėt)
    5. Shėrbesėn e bukė-prerjes
    6. Shėrbesėn e pasdarkės, (komplet me shėrbesėn pregatitėse pėr kungimin hyjnor sipas rregullave priftėrore)
    7. Urimet e Hyjlindėses.

    Gjithashtu janė pėrkthyer:
    1. Mesha e Dhuratave tė Parashenjtėruara nga Dh: Beduli, aprovuar dhe nga Sinodhi i Shenjtė.
    2. Shėrbesa e plotė e rrėfimit nga Dh.Beduli. Tiranė 1940.

    Ndėrkaq edhe Imzot Noli e vazhdon punėn. Pėrkthen pjesė tė reja, rishqyrton librat e botuar, i risistemon dhe i pėrgatit pėr t'u ribotuar nga Peshkopata orthodhokse shqiptare nė Amerikė.
    Nė vitin 1941 del "Uratorja e Kishės Orthodhokse" 34. Eshtė pėrkthimi i librit liturgjik tė Kishės Orthodhokse qė njihet me emrin "Efhollogjion to mega", por me disa ndryshime tė vogla
    "Ky libėr, - thotė Imzot Noli nė parathėnie, - pėrmban shėrbesat kryesore tė Kishės Orthodhokse. Disa prej kėtyre botohen pėr herėn e purė nė gjuhėn tonė, si Mesha e Shėn Vasilit, Mesha e Shėn Grigorit, Rregulla e meshės peshkopale, shėrbesa e Miros, martesa e dytė, dorėzimet, gradimet, dedikata e Kishės, varrimi i priftėnnjve, varrimi nė javėn e Pashkės, varrimi i fėmijėve, shėrbesa e lanjtores dhe uratat e ndryshme. Nga kjo pikėpamje, ky libėr plotėson njė nevojė urgjente lė kishės sonė kombėtare. Nga ana tjetėr edhe shėrbesat qė janė bolnar mė parė, ribotohen kėtu tė ndrequra dhe tė pėrmirėsuara. Disa prej uratave janė shkurtuar, dhe disa kėndime janė lėnė jashtė jo vetėm pėr tė kursyer harxhet, po mė tepėr nga shkaku, qė ato figurojnė vetėm nė librat dhe kurrė nuk kėndohen. Troparet e pėrshėmbėllta (Prosomia) janė kthyer jo nė njė mėnyrė letrare, por si vjersha pas ritmit tė tyre, kėshtu qė, kėndimi i tyre do tė jetė fare i lehtė pėr psaltėrit qė dinė melodilė bizantine origjinale. Duhet vėnė re se nė kėlo tropare, virgullat kanė njė kuptim melodik dhe caktojnė fundin e frazave muzikale. Nė fund tė librit u shtua njė tabelė e pashkėve dhe tė kremteve lėvizore qė mė 1942 gjer mė 1978 pas kalendarit tė ri."

    Nė vitin 1947 del "Kremtorja e Kishės Orthodhokse" 35. Eshtė bashkimi i tė dy librave tė botuara mė parė: i Lutjesores dhe i Librės sė tė Kremteve tė Mėdha, tė dy tė rishqyrtuar e mė tė plotė, siē theksohet dhe nė parathėnie:
    "Ky libėr, sipas titullit pėrmban kėndimet e tė kremteve kryesore tė palėvizura lė dymbėdhjetė muajve. Nė kėto shtuam tė dy kanunet e Shėn Marisė, lutjesoren dhe djeloren, domethėnė troparet e tė tetė tingujve me aposlujt dhe ungjijt, qė kėndohen nė lė dielal e zakonta tė motit. Pothuaj tė gjitha troparet janė hartuar pas ritmeve dhe melodive bizantine. Pėrkthimin e kemi bėrė lirisht, pas kuptimit dhe jo fjalė pėr fjalė, nga greqishtja, me pėrjashtimin e kėndimeve tė Shėn Kozmait tė Beratit, tė cilat i parafrazuam nga versioni shqip, i Kryehirėsisė sė Tij Imzot Kristofor Kissii, Kryeepiskopil tė Shqipėrisė. Njė pjesė e madhe e kėtyre tropareve botohen kėtu pėr herėn e parė. Qė tė gjitha kėndimet, qė janė botuar mė parė, dalin tani nė dritė tė ravizuara......".

    Nė vitin 1952 del "Triodhi dhe Pesėdhjetorja" 35. Edhe ky libėr pėrbėhet nga bashkimi i dy botimeve tė mėparshme tė Triodhit dhe tė Pesėdhjetores sė Vogėl, tė rishqyrtuara dhe tek tuk mė tė plotėsuara.
    Kėto ribotime tė Imzot Nolit, ndonėse mė tė plota nga pėrmbajtja, lėnė shumė pėr tė dėshėruar pėrsa i pėrket besnikėrisė ndaj origjinalit, qė ėshtė nė pėrdorim nė tė gjithė Kishėn Orthodhokse Lindore. Siē e thekson dhe nė parathėniet, Imzot Noli ka bėrė pėrkthim tė lirė, ka shkurtuar pjesė pėr hir tė melodisė dhe tė ritmit muzikor, ka bėrė ndryshime, tė cilat fatkeqėsisht nuk lejojnė qė kėto libra tė pėrdoren nė Kishė si tekste zyrtare, ndonėse janė shumė tė mira nga pikėpamja e pėrshtatjes muzikore bizantine. Siē dihet, asnjė Kishė Orthodhokse nuk ka cėnuar sadopak pėrmbajtjen pėr hir tė melodisė e tė ritmit muzikor dhe kjo ēėshtje kurrė nuk ka dalė mbi atė tė ritit liturgjik. Uniteti i ritit liturgjik ėshtė njė traditė e vjetėr dhe njė nga parimet kryesore tė unitetit tė besimit tė Kishės Orthodhokse Lindore, pjesė pėrbėrėse dhe e pandarė e sė cilės ėshtė dhe Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė.

    Veē botimeve tė mėsipėrme, nė periudhėn pas ēlirimit janė bėrė dhe kėto pėrkthime:

    1. Shėrbesa e dėshmorit tė madh Shėn Prokop. E pėrtheu Dh. Beduli dhe i ėshtė paraqitur nėpėrmjet Kėshillit Kishtar tė Komunitetit Orthodhoks tė Tiranės pėr shqyrtim dhe aprovim Kryesisė sė Kishės Orthodhokse Autoqefale.
    2. Shėrbesa e pėrgatitjes pėr kungim dhe e falenderimit pas kungimit, pėrkthyer dhe kjo nga Dh. Beduli.

    Dhe me kėto mund tė themi se mbyllet pėrshkrimi kronologjik i pėrkthimeve dhe botimeve tė librave liturgjikė tė Kishės nė gjuhėn shqipe dhe i pėrdorimit tė tyre nė Kishė.


    14. Historia e Letėrsisė Shqipe. Botim i Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Viti 1959, vol. I, faqe 149-150. 1 5 Si mė sipėr, faqe 151.
    15. Si mė sipėr, faqe 151.
    16 Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth botimit tė tyre. Buletini i Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Seria "Shkencat shoqėrore", Nr. 2, 1959. faqe 110.
    17. Historia e Letersisė Shqipe, faqe 305.
    18. Aleksudhi Anthim. (titulli greqisht i librit) 1868, faqe 148-149
    19. Dh. S. Shuteriqi "Anonim i Elbasanit", Buletin i Institutit Shkencave, Viti III, Nr. 1, faqe 33-54.
    20. Viti V. 195 I. Nr. 3-4, faqe 69-130.
    21. Buletini: Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Seria "Shkencat shoqėrore", Viti XIII, 1959, Nr. i, faqe 166-177.
    22. Historia e Letėrsisė Shqipe, faqe 321. Si mė sipėr, faqe 313-314.
    23. Si mė sipėr, faqe 313-314.
    24. Dh. S. Shuteriqi: Anonim i Elbasanit. Shkrimi Shqip nė Elbasan nė shek. XVIII-XIX dhe Dhaskal Todri. Buletin i Institutit tė Shkencave Viti III, 1949, Nr. I, faqe 37.
    25. Historia e Letėrsisė Shqipe, faqe 323
    26. Dh. S. Shuteriqi "Historia e Letėrsisė Shqipe" pėr shkollat e mesme. Tiranė 1955, faqe 113.
    27. Si mė sipėr, faqe 114.
    28. Dh. S. Shuteriqi "Anonim i Elbasanit", Buletin i Institutit tė Shkencave, viti III, 1949, Nr. 1, faqe 45.
    29. Dh. Beduli "Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrise", dorėshkrim pranė Arkivit tė institutit tė Historisė dhe Gjuhėsisė, faqe 7.
    30. Vehbi Bala "Fan S. Noli dhe poezia e tij". Shih "Album" tė F. S. Nolit, Tiranė 1958, faqe 4.
    31. Dh. Beduli "'Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė", faqe 8-10.
    32. Dh. Beduli "Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė", faqe 11.
    33. Revista "Predikimi" organ shpirtnuer, shoqnuer kombėtar i Kishės Orthodhokse Autoqefale, Nr. 44. 31 Mars 1935, faqe 8.
    34. Uratore e Kishės Orthodhokse. E pėrktheu Imzot Noli. E botoi Peshkopata e Amerikės. Boston Mass 1941.
    35. Kremtore e Kishės Orthodhokse. E pėrktheu Imzot Fan S. Noli. E botoi Peshkopata e Amerikės. Boston Mass 1947.
    36. Triodhi dhe Pesėdhjetorja. E pėrktheu Imzot Fan Stilian Noli.


    ilia spiro
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek ilia spiro
    Dėrgoi email ilia spiro
    Gjej mė shumė postime nga ilia spiro
    Shto ilia spiro nė Listėn e Miqve

    18-03-2009, 12:59 #64
    ilia spiro
    Besimtar Orthodhoks


    Anėtarėsuar: 02-02-2009
    Vendndodhja: Tirane
    Postime: 293
    III.

    Pėrkthimi i njė teksti liturgjik kishtar ėshtė shumė mė i vėshtirė se pėrkthimi i ēdo lloj teksti tjetėr letrar. Ai kėrkon qė pėrkthyesi tė jetė jo vetėm njohės i thellė i gjuhės shqipe dhe i gjuhėve kishtare tė huaja, nga tė cilat pėrkthen, (pėr t'i dhėnė versionit shqip bukurinė e shprehjes sė gjuhės sonė), por edhe njohės i thellė i disiplinave tė ndryshme teologjike: tė dogmatikės, tė historisė sė Kishės, tė liturgjikės dhe tė tipikosė, tė Ermineutikės dhe tė Shkrimeve tė Etėrve tė Shenjtė, pėr t'u dhėnė shprehjeve edhe kuptimin e drejtė orthodhoks; njėkohėsisht duhet tė jetė dhe njė njohės i mirė i melodive kishtare bizantine, nė mėnyrė qė pjesa e pėrkthyer t'i pėrshtatet melodisė origjinale tė saj, pa u larguar nga teksti origjinal

    Tė para nėn kėtė prizėm, pėrkthimet tona tė deritanishme, me pėrjashtime tė pakta, paraqesin mjaft tė meta. Nuk do tė hymė nė ndonjė analizė nė kėtė drejtim. Sjellim si shembull vetėrn njė rast karakteristik dhe me rėndėsi nga pikėpamja dogmatike-parimore, frazėn nga artikulli VIII i Simbolit tė Besimit Orthodhoks, qė flet per rrjedhjen e Shpirtit tė Shenjtė dhe qė pėrbėn njė nga pikat dalluese tė Kishės Orthodhokse.
    Nė origjinal kjo frazė ėshtė:
    [teksti nė origjinal greqisht]
    Imzot Noli e ka pėrkthyer:
    "Dhe me Shpirtin e Shenjtė...qė dėrgohet prej Atit... ".
    Kėshtu ka kaluar kjo frazė dhe nė ribotimet e mėvonshme, ndonėse kėto janė parė nga komisione dhe janė aprovuar nga Sinodhi i Shenjtė 37.

    Dhe sa i gabuar ėshtė ky pėrkthim nga pikėpamja dogmatike orthodhokse, s'ėshtė nevoja tė provohet, sepse e di dhe orthodhoksi mė i thjeshtė. Janė shkruar me qindra e qindra vepra qė nga koha e Etėrve tė Shenjtė e deri nė kohėn tonė, pėr ta bėrė sa mė tė qartė kuptimin e shkakut tė parė tė rrjedhjes sė Shpirtit tė Shenjtė dhe tė sė drejtės tė dėrgimit tė tij nė botė.
    Mė i saktė nė kėtė. drejtim ėshtė Kristoforidhi, i cili nė Ungjillin pas Joanit e ka pėrkthyer kėtė frazė jo me fjalėt "qė dėrgohet prej Atit", por me shprehjen "qė del prej Atit" dhe qė ėshtė mė e drejtė nga pikėpamja orthodhokse 38.

    Gabime tė tilla tė rėndėsishme parimore si edhe gabime sbprehjesh qė nuk i pėrshtaten strukturės sė gjuhės sonė ka mjaft dhe pėr pasojė kėto pjesė mbeten tė errėta e tė pakuptueshme.
    Natyrisht, kjo nuk e pakėson aspak vlerėn e madhe qė kanė kėto pėrkthime dhe as punėn shumė tė ēmuar tė pėrkthyesve, tė cilėt me shumė pėrpjekje dhe kurajo, nė rrethana jashtėzakonisht tė vėshtira, ēanė rrugėn nė kėtė drejtim.
    Ky fenomen ka ndodhur dhe nė Kishat e tjera orthodhokse. Ato, mė vonė sa herė u ėshtė paraqitur nevoja e ribotimit tė ndonjė teksti liturgjik kishtar tė pėrkthyer nė gjuhėn e tyre, me anė komisionesh tė posaēėm bėnin korrektimet e duhura nė tekst, jo vetėm nga ana e zhvillimit tė gjuhės, por edhe nga pikėpamja e pėrcaktimit sa mė tė qartė tė termave teologjike, pėr t'ia pėrshtatur kėtė sa mė shumė origjinalit.
    Kėshtu po vepron dhe Kisha jonė. Meqė tani na u paraqit nevoja pėr tė ribotuar Librin e Shėrbesave tė Shenjta, me inisiativėn e ndritur tė Kryehirėsisė sė Tij, Kryeepiskopit tė Gjithė Shqipėrisė Imzot Paisit, Sinodhi i Shenjtė, i cili i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė pajisjes sė plotė tė Kishės sonė me libra liturgjikė nė gjuhėn amtare, nė mbledhjen e datės 9. 8. 1958, vendosi formimin e njė komisioni tė posaēėm pėr ta rishqyrtuar dhe plotėsuar kėtė libėr, nė mėnyrė qė ky tė jetė mė i pėrsosur si nga pikėpamja gjuhėsore, ashtu dhe nga ana parimore.
    Dhe nė bazė tė shkresės Nr. 43, datė 25.10.1958 tė Kryesisė sė Kishės, komisioni u formua nga Prof. Sotir Papakristo, Niko Ēane, Dhimitėr Beduli dhe dhiakon Sotir Kanxheri.
    Pėr rishqyrtim dhe plotėsim u mor si bazė:
    "Librė e shėrbesave tė shenjta tė Kishės Orthodhokse", Shtypshkronja dhe Libraria Dhori Koti. Korēė 1930.
    Por, komisioni ka pasur parasysh dhe botimin e parė tė Imzot Nolit.

    Si tekst origjinal nė gjuhėn greke janė pėrdorur botimet e mėposhtme:
    1. [titulli i tekstit greqisht] 1896. Kėtė tekst e ka pasur parasysh dhe Noli gjatė pėrkthimit tė parė, gjė qė rezulton nga renditja e lėndės dhe nga shėnimet.
    2.- [teksti greqisht] l912.
    3.- [testi greqisht] 1891.
    4.- [teksti greqisht]1891.

    Pėrveē tekstit origjinal nė gjuhėn greke, komisioni ka patur si bazė dhe:
    1. Dumnezeestile liturghii ale sfintilor parintilor nostri Toan Gura de Aur, Vasile cel mare si Grigorie Dialogul. Bucuresti. 1950.

    Pėr pjesėt biblike (psalme, ungjij, apostuj) dhe pėr termat e ndryshme liturgjike kemi patur parasysh:
    l.-[tekst greqisht] 1925.
    2.-[tekst greqisht] 1928.
    3. - Biblija, ili knjigi svjashennovo pisanija vethovo i novovo zavjeta v ruskoi perevodje. Izdanie Moskovskoi Patriarhii. Moskva 1956.
    4.- Biblia, sau sfanta Scriptura a Vechiului si Noului Testament Cu aprobarea Sh. Sinod, Bucuresti 1940.
    5.- [tekst greqisht] 1876.
    6.-Liturghica Bisericii ortodoxe. Cursuri universitare.

    Komisioni ėshtė pėrpjekur qė ēdo pjese ti japė shprehjen shqipe sa mė tė qartė, pa iu larguar tekstit origjinal, shprehje qė njėkohėsisht t'i pėrgjigjen frymės orthodhokse. Gjithashtu ėshtė pėrpjekur tė pėrcaktojė sa mė qartė termat me karakter dogmatik, duke pėrdorur sa rnė pak fjalė tė huaja. Por, komisioni ka lėnė dhe mjaft terma liturgjikė siē janė nė origjinal, jo vetėm pse ato kanė hyrė tashmė nė gjuhėn tonė kishtare, por edhe sepse po kėshtu pėrdoren dhe nė tė gjithė Kishat e tjera Orthodhokse tė botės.

    Libri ėshtė plotėsuar me kėto pjesė tė reja:
    1. Uratat e fillimit tė shėrbesė sė Mbrėmėsores, paravargjet e javės dhe bekimi i pesė bukėve (artoklasia)
    2. Uratat gjatė gjashtė psalmeve nė shėrbesėn e mėnngjesit.
    3. Liturgjia e Shėn Vasilit tė Madh.
    4. Liturgjia e Dhuratave tė Parashenjtėruara.
    5. Shėrbesa e pėrgatitjes pėr kungim dhe e falenderimit pas kungimit.
    6. Pėrlėshimet e ndryshme gjatė vitit,
    7. Shėrbesa e martesės sė dytė.
    8. Shėrbesa e varrimit tė foshnjave.
    9. Urata nė raste tė ndryshme tė jetės kishtare.

    Eshtė plotėsuar, gjithashtu dhe me njė shumicė shėnimesh tipikonale, pėr tė lehtėsuar sidomos ata priftėrinj dhe psaltė qė nuk dinė gjuhėn greke, pėr tė ndjekur rregullin sipas tipikosė sė Kishės, qė ende nuk ėshtė pėrkthyer shqip dhe qė s'ka mundėsi tė pėrkthehet, pa u pėrkthyer mė parė tė gjithė librat e tjerė liturgjikė.
    Janė lėnė jashtė kėtij libri: Stihirat e mbrėmėsores e tė lavdėrimeve tė mėngjesit, eksapostillarėt, iavditė e mėngjesit (eothinatė) dhe katavasitė e vitit, sepse pjesa mė e roadhe e tyre pėrfshihet nė librin e Lutjesores, i cili, i rishqyrtuar dhe i plotėsuar, do tė botohet sė shpejti.

    Sinodhi i Shenjtė i Kishės Orthodhokse Autoqefale, pasi e pa tekstin, shfaqi pėlqimin e tij pėr punėn e kryer nga komisioni dhe ka bindjen se ky botim plotėson njė nevojė tė madhe tė Kishės sonė dhe tė klerit.


    37. Librė e Shėrbesave tė Shenjta tė Kishės Orthodhokse, Korēė 1930.
    38. Ungjilli i hyjnuar dhe i shenjtė. Tiranė 1930, faqe 145.


    --------------------------------------------------------------------------------


    ilia spiro
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek ilia spiro
    Dėrgoi email ilia spiro
    Gjej mė shumė postime nga ilia spiro
    Shto ilia spiro nė Listėn e Miqve

    18-03-2009, 13:02 #65
    ilia spiro
    Besimtar Orthodhoks


    Anėtarėsuar: 02-02-2009
    Vendndodhja: Tirane
    Postime: 293
    Pasthėnie

    Ky material ėshtė botuar pėr herė tė parė si hyrje nė "Libėr i Shėrbesave tė Shenjta" nė vitin 1961. Me rishqyrtimin dhe plotėsimin e tij, nė botimin e vitit 1994, hyrja me historikun e pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė Kishė u la jashtė me qėllim qė, pasi autori ta plotėsonte me tė dhėna tė reja, tė botohej si libėr mė vete.*
    Autori, z. Dh. Beduli, kish grumbulluar materialin e nevojshėm pėr kėtė temė, por nuk arriti ta sitemojė e ta pėr-punojė. Gjatė viteve tė fundit, ai ishte mjaft i ngarkuar me detyra imediate tė ringritjes nga e para tė Kishės dhe sido-mos me drejtimin e grupit tė pėrkthim-botimeve tė teksteve liturgjike e librave fetare.
    Pėr vlerat qė ka ky studim, u mendua tė botohej si libėr mė vete duke u plotėsuar edhe me kėtė informim:
    Fortlumturia e Tij Imzot Anastasi, nė fjalimin-pro-gram tė tij nė ditėn e fronėzimit mė 2 Gusht 1992, shtroi si problem kryesor: "Urgjente paraqitet nevoja e botimeve kishtare nė gjuhėn shqipe. Pėr mė shumė se 30 vjet nuk kanė qarkulluar nė vend botime orthodhokse, kurse ato qė ekzistonin u shkatėrruan...... Njė grup i pėrhershėm pėrkthimi
    intelektualėsh kompetentė, nėn kryesinė e teologut dhe pėrkthyesit tė dėgjuar Z. Dhimitėr Beduli, do ta shpjerė mė pėrpara punėn pėrkthyese, duke vazhduar kėshtu nė kohėn tonė pėrpjekjen qė nisi gjatė dekadave tė para tė shekullit tonė biri i madh i Shqipėrisė Fan Noli ".**
    Dhe puna filloi. Gjatė kėsaj kohe u rishikuan, u plotėsuan me pėrkthime tė reja dhe arritėn tė botohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė: l.Dhiata e re, 1994
    2. Libėr i Shėrbesave tė Shenjta tė Kishės Orthodhokse, 1994
    3. Liturgjia Hyjnore e Atit tonė ndėr Shenjtorėt Joan Gojarti, 1995
    4. Pasdarka e vogėl, 1997
    5. Mėngjesorja, 1997. Ndėrkohė janė gati pėr botim:
    1. Uratore
    2. Dhiata e Re, e pėrpunuar dhe e saktėsuar nė gjuhėn e sotme
    3. Ungjilli Hyjnor dhe i Shenjtė, pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm nė Kishė
    4. Apostulli
    5. Letrat e Apostujve
    6. Psalmet
    Duhet pėrmendur se gjatė kėsaj periudhe tė ringritjes sė kishės janė shtypur e shpėrndarė nė formė dispencash mjaft materiale nė ndihmė tė priftėrinjve dhe seminaristėve.


    Shtator 1997
    K. B.


    * "Ngjallja" Korrik 1994
    ** "Ngjallja" Nėntor 1992


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    24-06-2005, 03:51 #6
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,017

    "Kontribut i qenėsishėm nė pėrtėritjen e kishės sonė"

    - U botua libri i Shėrbesave tė Shenjta tė KOASH -

    Me bekimin dhe pėrkujdesjen e Kryehirėsisė sė tij, kryepiskopit tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Imzot Anastasit, u ribotua teksti liturgjik: "Libėr i Shėrbesave tė Shenjta tė Kishės Orthodhokse", i cili ėshtė njė nga librat mė tė domosdoshėm e mė tė pėrdorshėm pėr klerin tonė dhe pėr Kishėn.
    Ky tekst ėshtė pėrkthyer pėr herė tė parė nga greqishtja nė gjuhėn shqipe prej tė pėrndershmit At Theofan S. Noli dhe ėshtė botuar nė Boston Mass. tė Amerikės mė 1909 dhe ka pasur gjer mė sot katėr rishqyrtime dhe botime.
    Botimi i dytė ėshfė bėrė mė 1930 nė Korēė. pasi mė parė u kontrollua nga pikėpamja gjuhėsore prej njė komisioni shqyrtues tė pėrbėrė nga Prof. Sotir Papahristo, Kostaq Cipo, Simon Shuteriq dhe Ik. Mitr. At Vasil Marko, nėn kryesinė e Imzot Visarion Xhuvanit, Kryepiskop i atėhershėm i Kishės, pa iu bėrė tekstit asnjė ndryshim.
    Botimi i tretė ėshtė bėrė nga Peshkopata e Amerikės mė 1941 po nė Boston Mass, kėtė radhė me njė titull tė ri: "Uratore e Kishės Orthodhokse", qė i pėrgjigjet tekstit zyrtar tė njohur me emrin "Efhollogjion to mega". Ky botim ėshtė pėrpunuar rishtaz prej Imzot Nolit, pėr t'iu pėrshtatur melodive origjinale bizantine.
    Me epuizimin e plotė lė tekstit tė botuar mė 1930, i cili, nga pikėpamja e pėrkthimit, i qėndronte shumė mė afėr origjinalit, e.shtė ndier nevoja c ribotimit tė tij. Me vendim tė Sinodhit tė Shenjtė, mė 1958 u formua njė komision i pėrbėrė prej z.z. Prof. S. Papakristo, Niko Cane, Dh. Beduli dhe kryedhjakon Sotir Kanxheri, i cili, pasi e rishqyrtoi tekstin nga pikpamja gjuhėsore dhe e plotėsoi me pjesė tė tjera, (Meshėn e Shėn Vasilit, Meshėn e tė Parashenjtėruarave e me njė sėrė shėrbesash dhe uratash tė ndryshme, tė domosdoshme pėr priftin e pėr Kishėn), mė 1961 e dha pėr botim. ishte botimi i katėrt i tekstit.
    Ky botim, pra, qė ishte mė i miri e mė i ploti se tė gjithė botimet e tjerė tė mėparshėm, u mor si bazė pėr ribotim dhe janė bėrė kėto ndryshime, qė i kėrkonte nevoja: Eshtė hequr nga teksti, hyrja me historikun e pėrdorimit tė gjuhės shqipe nė Kishė, e cila, pasi tė plotėsohet me tė dhėna tė reja nga autori i saj z. Dhimitėr Beduli, mendohet tė botohet si broshurė mė vete. Janė: shtuar Katavasitė (zbritėsit) e vitit, tė cilat nė tė tre botimet e para qenė pėrfshirė nė tekst. Nė botimin e katėrt qenė hequr, sepse ishin pėrfshirė nė librin e Oktoikut tė madh, i cili ishte pėrkthyer i tėri dhe ishte dhėnė pėr botim, por qė, me mbylljen e Kishave nė vitin 1967, nuk dihet se ku ka pėrfunduar.
    Pėr tė lehtėsuar punėn e priftėrinjve dhe tė psaltėve nė zbatimin e rregullit pėr kryerjen e shėrbesave sipas Tipikosė sė Kishės, janė lėnė nė tekst dhe tė gjitha shėnimet tipikonale. Gjithashtu, janė shtuar edhe mjaft udhėzime tė reja, qė u panė tė domosdoshme.
    Siē thuhet nė hyrjen e shkruar nga Kryepiskopi Anastas, "Ēdo klerik orthodhoks, sa herė qė Perėndia do ta bėjė tė denjė tė pėrdorė kėtė libėr pėr tė meshuar, ka pėr detyrė tė pėrgatite nė mėnyrė tė pėrshtatshme, tė mendojė dhe tė ndjejė kuptimin e thellė tė gjėrave qė kryhen, dhe pastaj, i dėlirėsuar trupėrisht dhe shpirtėrisht, me pėrshpirtshmėri tė fillojė kryerjen e Liturgjisė Hyjnore, me lutjen e gjithėshpirtshme, qė pėrmbledh urata e Proskomidhisė sė Liturgjisė Hyjnore tė Shėn Joan Krisostomit (Gojartit): "...Bėna tė denjė (o Zot, Perėndi i Gjithėpushtetshėm), tė gjejmė hir pėrpara teje qė tė bėhet e mirėpritur prej teje therorja jonė, dhe shpirti i mirė i hirit tėnd tė ngrerė tėnden mbi ne dhe mbi kėto dhurata qė ndodhen pėrpara, dhe mbi tėrė popullin tėnd".
    Nė fund duhet shprehur pėrgėzim i veēantė pėr pėrpjekjet e frytėshme tė grupit botues, drejtuar nga teologu Dhimitėr Beduli, si dhe motrėn Argjiro, qė u kujdes pėr realizimin e botimit.

    "Ngjallja" Korrik 1994


    Albo
    Shiko Profilin Publik
    Dėrgo njė mesazh privat tek Albo
    Dėrgoi email Albo
    Vizito faqen e Albo!
    Gjej mė shumė postime nga Albo
    Shto Albo nė Listėn e Miqve

    26-08-2007, 15:48 #7
    Albo
    Shpirt Shqiptari




    Anėtarėsuar: 16-04-2002
    Vendndodhja: Philadelphia
    Postime: 11,017

    Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, 1761, dhe lufta pėr krijimin e njė alfabeti shqiptar

    nga Robert Elsie

    1. Letėrsia e moēme shqiptare dhe problemi i alfabetit

    Ndėr problemet e shumta pėr tu ballafaquar nė krijimin e njė letėrsie shqiptare ishte edhe mungesa e njė alfabeti tė pėrbashkėt nė gjuhėn shqipe1. Shqiptarėt katolikė, kryesisht nė veri tė vendit, pėrdorėn alfabetin latin, i cili u pėrputh mirė me nevojat e shtypshkronjave. Shqiptarėt orthodoksė nė jug pėrdorėn alfabetin grek, me tė cilin u krijua njė sasi e kufizuar veprash2. Shqiptarėt myslimanė preferuan pėr njė kohė tė gjatė alfabetin arab3, atė tė Kur'anit. Pėrdorimi i kėtyre alfabeteve tregonte njė identifikim tė qartė me njė fe dhe me njė kulturė tė huaj, njė identifikim i papranueshėm pėr shqiptarėt e besimeve tė tjera.
    Pa pajtim kulturor mbi ēėshtjen e alfabetit, njė letėrsi kombėtare nuk mund tė zhvillohej. Stagnacioni nė letėrsinė shqiptare nė shekullin tetėmbėdhjetė rrjedh, tė paktėn pjesėrisht, nga ky problem, i cili vazhdonte tė ngacmonte intelektualėt shqiptarė deri nė shekullin njėzet.
    Gjatė pėrpjekjeve tė para pėr tė shkruar gjuhėn shqipe, klerikėt dhe intelektualėt ishin nė dijeni qė tė gjitha alfabetet ekzistuese ishin tė huaj. Dinin gjithashtu qė popujt fqinjė kishin alfabete tė veta qė ndihmuan nė zhvillimin e shpejtė dhe nė afirmimin e kulturave dhe tė letėrsive pėrkatėse. Grekėt kishin njė alfabet tė vetė qė nga fillimi, dhe sllavėt ballkanas kishin zhvilluar dy sisteme origjinale: alfabeti glagolit dhe alfabeti kirilik tė cilėt lulėzuan nė Ohėr, mė pak se njėqind kilometra nga Elbasani. Edhe pushtuesit osmanė sollėn me vete njė alfabet tė ri, tė cilin e kishin marrė nga fqinjėt e tyre arabė dhe persianė.
    Me siguri ekzistonte njė dėshirė tek intelektualėt shqiptarė qė kombi shqiptar tė ketė njė alfabet tė vetė, dhe nuk ėshtė e rastit qė kjo dėshirė pėr njė alfabet origjinal shqiptar ishte mė e theksuar nė Shqipėrine e Mesme. Njė prift katolik nė veri e kishte tė qartė se duhej tė shkruante nė alfabetin latin. Kuptohet gjithashtu qė njė pop orthodoks nuk imagjinonte dot njė alfabet tjetėr pėrveē alfabetit grek. Banorėt e Shqipėrisė sė Mesme nė kufirin kulturor midis botės latine dhe botės bizantine, domosdo, ishin mė tė dezorientuar. Hyrja e Islamit nė Shqipėri i solli njė zgjedhje vetėm shqiptarėve tė fesė islame.
    Ishte atėherė nga krishterėt e Shqipėrisė sė Mesme qė duhej tė bėnin pėrpjekjen e parė pėr krijimin e njė alfabeti origjinal, dhe pikėrisht nga ana e tyre u krijuan alfabetet e para origjinale nė periudhėn 1750-1850. Mė i herėt nga alfabetet origjinale, dhe nė tė njėtjėn kohė, mė i pėrshtatur nga tė gjithė, ishte alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve.

    2. Alfabeti origjinal mė i vjetėr dhe Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve (1761)

    Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, i njohur deri tani thjesht si Anonimi i Elbasanit, ėshtė njė dorėshkrim i vogėl dhe i vetėm qė ruhet nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė dhe qė ėshtė njė pėrpjekje e pashoqe pėr ta zgjidhur problemin e alfabetit. Ky dorėshkrim 10 x 7 cm. me njė rėndėsi historike pėrmban 30 fletė nė tė cilat gjėndet teksti mė i herėt shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Me pėrjashtimin e tekstit tė shkurtėr tė Ungjillit tė Pashkėve tė shekullit pesėmbėdhjetė4, Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve ėshtė vepra mė e vjetėr e letėrsisė orthodokse shqiptare dhe nė tė njėtjėn kohė pėrkthimi i parė orthodoks i Biblės.
    59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė 6.113 fjalė tė shkruara nė njė alfabet prej 40 gėrmash: tridhjetė e pesė gėrma tė zakonshme dhe pesė gėrma tė rralla. Me gjithė se disa gėrma tė kujtojnė alfabetin grek, shumica e gėrmave tė kėtij alfabetit duket tė jenė krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė(5).
    Alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve i pėrshtatet mirė gjuhės shqipe. Mund tė thuhet bile se ai i pėrshtatet mė mirė se alfabeti shqip i sotėm. Me pak pėrjashtime, alfabeti i Elbasanit pėrdor njė gėrmė pėr ēdo fonemė. Ka tre gėrma pėr g (nga tė cilat, dy gėrma u pėrdorėn vetėm pėr fjalė tė huaja greke), dhe ndryshimi midis r dhe rr dhe midis l dhe ll bėhėt me anė tė njė pike mbi gėrmėn pėrkatėse. Njė pikė mbi d krijon nd. Nė pėrgjithėsi, sistemi grafik i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve ėshtė i qartė dhe i mirė-konceptuar nga krijuesi i tij.

    3. Alfabete tė tjera origjinale shqiptare (1761-1844)

    Alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve [1] nuk ėshtė i vetmi alfabet shqiptar origjinal i krijuar nė Shqiperinė e Mesme ose tė Jugut nė gjysmėn e dytė tė shekullit tetėmbėdhjetė. Bile kemi tė dhėna mbi njė total prej shtatė alfabetesh origjinale shqiptare nė kėtė periudhė.
    Nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve vetė gjėndet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė, emra vetiakė siē duket, tė shkruar me njė alfabet [2] i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit. Nuk ėshtė i deshifruar akoma, me gjithė se njė pėrpjekje ėshtė bėrė nga shkencėtari elbasanas Dhimitėr Shuteriqi.
    Mė i njohur se kėta dy alfabete ėshtė i ashtuquajturi alfabeti i Todhrit [3], i krijuar nga njėfarė Todhri Haxhifilipi (1730-1805) nga Elbasani. Alfabeti i Todhrit u zbulua nga Johan Georg fon Hani (1811-1869), konsulli austriak nė Janinė dhe babai i Albanologjisė. Nė veprėn e tij, Studime Albanologjike, Hani e botoi alfabetin qė e cilėsoi si alfabetin e moēem shqiptar nga koha e lashtė(6). Ky alfabet u studiua nga Leopold Geitler (1847-1885) si dhe nga studiuesi slloven Rajko Nahtigal(7) (1877-1958). Alfabeti i Todhrit(8) ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash i cili u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan qė nga fundi i shekullit tetėmbėdhjetė. Nuk i pėrshtatet mirė gjuhės shqipe.
    Alfabeti i katėrt ėshtė ai i tė ashtuquajturit Kodeksit tė Beratit [4]. Ky dorėshkrim prej 154 faqesh i cili ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės ėshtė vepra e tė paktėn dy shkrimtarėve dhe u hartua midis viteve 1764 dhe 1798. Dorėshkrimi lidhet me njėfarė Kostė Berati (ca. 1745-ca. 1825). Thuhet se Kostė Berati ishte pronari i dorėshkrimit nga viti 1764 deri nė vitin 1822, me gjithė se nuk ka tė dhėna qė tregojnė se ishte ai autori. Kodeksi i Beratit pėrmban tekste tė ndryshme greqisht dhe shqip9: tekste biblike dhe liturgjike orthodokse shqip nė alfabetin grek, njė poemė shqip prej 44 radhėsh me titullin Zonja Shėn Mėri pėrpara kryqėsė, disa shėnime fetare, dhe njė kronikė greqisht tė ngjarjeve tė viteve 1764-1789. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara, siē thuhet, nga glagolishtja. Nė faqen 106 autori jep njė pasqyrė tė alfabetit tė tij. Edhe ky alfabet i pėrshtatet keq gjuhės shqipe.
    Nga Gjirokastra nė jug, kemi disa tė dhėna mbi njė alfabet tjetėr nga fundi i shekullit tetėmbėdhjetė ose nga fillimi i shekullit nėntėmbėdhejtė. Edhe alfabeti i Gjirokastrės [5], njė sistem grafik prej 22 gėrmash, u zbulua dhe u botua nga Hani. Hani shkruan: "Mė nė fund, njė alfabet tjetėr nga Shqipėria e Jugut duhet shėnuar kėtu, tė cilin autori e zbuloi me ndihmen e Veso Beut, njė kryetari gjirokastrit nga familja e Alisot Pashalides-ve. Si djalė, Veso Bej e mėsoi alfabetin prej njė hoxhe shqiptar si njė alfabet sekret i trashėguar nga familja e tij dhe e pėrdorte vetė pėr letėrkėmbim me farefisin e tij(10)."
    Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jan Vellarait11 (1771- 1823), greqisht Ioannis Vilaras (Iōannźs Bźlaras). Vellarai, djali i njė mjeku, studioi mjekėsi nė Padovė nė 1789 dhe banoi mė vonė nė Venedik. Nė vitin 1801, u emėrua mjeku i Veliut, birit tė Ali Pasha Tepelenės (1741-1822). Jan Vellarai nuk ishte shqiptar. Ishte njė poet grek i njohur dhe autor i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t'i mėsuar shqip grekėve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal [6] prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes. Dorėshkrimi ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit (supplément grec 251, f. 138-187). Nė fund tė shėnimeve gjėndet edhe njė letėr nė gjuhėn shqipe e shkruar me kėtė alfabet nga Vellarai vetė nė fshatin Vokopolė me 30 tetor 1801.
    Alfabeti i fundit shqip i kėsaj periudhe ėshtė ai i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa. Veqilharxhi shpiku njė alfabet prej 33 gėrmash [7] tė cilėn e botoi nė njė abetar shqip nė vitin 1844. Nė vitin tjetėr, 1845, shtypi botimin e dytė tė librezit me 48 faqe12 me titullin: Faré i ri abétor shqip per djélm nismetore. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt, duke qenė se autori vdiq njė vit mė vonė. Njė problem tjetėr qė lindi nė kėtė kohė kur shtypshkronjat po pėrhapeshin edhe nė Ballkan, lidhet me faktin se njė alfabet i veēantė shkaktonte shpenzime tė larta pėr botuesin, kėshtu qė, me gjithė se alfabeti i Veqilharxhit ishte pak a shumė fonetik dhe asnjanės nga pikėpamja fetare, ai nuk pati sukses.
    Me Rilindjen Kombėtare Shqiptare, pėrpjekjet pėr krijimin e njė alfabeti origjinal filluan tė merrnin fund, duke i lėnė rrugėn njė lufte mė realiste pėr tė shkruar dhe pėr tė botuar shqip me alfabetet latin, grek dhe arab. Njė zgjidhje pėrfundimtare nuk u realizua para shekullit njėzet.
    Siē e pamė, kjo periudhė njėqindvjeēare nga 1750 deri nė 1850 ishte njė kohė shumėllojshmėrie orthografike tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me dhjetė alfabete: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendura si dhe adaptime tė njohura tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr tu ēuditur qė kultura shqiptare arriti tė afirmohej, bile tė ketė mbijetuar me njė skizofreni tė tillė letrare.

    4. Historia, autori dhe gjuha e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve

    Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve na vjen nga manastiri orthodoks i Shėn Jon Vlladimirit, nė fshatin Shijon tė Elbasanit. Hyri nė pronėsinė e shkencėtarit elbasanas Lef Nosi para ose gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lef Nosi luajti njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin e Kongresit tė Elbasanit nė gusht tė vitit 1909, gjatė tė cilit u themelua Shkolla Normale. Mė vonė u bė drejtor i kėsaj shkolle dhe botoi njė organ shtypi me emrin Tomorri nga 25 marsi 1910. Nė vitet e qeverisė sė pėrkohshme tė Ismail Qemal bej Vlorės (1844- 1919), ai punoi si Ministėr i Postave. Nė vitin 1919 u zgjodh anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqės sė Parisit, i drejtuar nga Msgr. Luigj Bumēi (1872-1945). Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Nosi ishte kryetar i lėvizjes anti-komuniste Balli Kombėtar dhe nė vitin 1943 u bė kryetar i kuvendit shqiptar dhe anėtar i Kėshillit tė Shtetit gjatė kohės sė pushtimit gjerman. Pas pushtimit komunist, u dėnua me vdejkje dhe u vra.
    Thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekėn e dytė tė Shqipėrisė, pas bibliotekės sė Mid'hat bej Frashėrit (1880-1949), njė figure tjetėr tė qėndresės anti-komuniste. Tė dy bibliotekat u bėnė themelet e Bibliotekės Kombėtare tė Tiranės ku dorėshkrimi ynė pėrfundoi nė fillim. Me 9 janar 1949, gazeta Zėri i Popullit shpalli zbulimin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve, tė quajtur Anonimi i Elbasanit. Dorėshkrimi u transkribua dhe u botua fillimisht nga historiani Injac Zamputi13 dhe u trajtua nė dy artikuj shkencorė nga Dhimitėr Shuteriqi14 dhe nga Mahir Domi(15).
    Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve pėrmban 59 faqe tekstesh biblike, duke pėrfshirė pėrkthime (kryesisht nga Shėn Mateu dhe Shėn Gjoni) dhe prozė origjinale mbi mundimin e Krishtit. Nė pėrgjithėsi, dorėshkrimi len pėrshtypjen si tė ishte njė pėrpjekje fillestare e pėrkthimit tė teksteve biblike, se njė pėrkthim pėrfundimtar i Dhiatės sė Re.
    Ėshtė spekuluar shumė mbi autorin e Dorėshkrimit Elbasanas. Tė dhėnat historike dhe gjuhėsore qė kemi nė dispozicion na sjellin nė pėrfundim se autori quhej Gregori i Durrėsit (greqisht: Grźgorios ho Dyrrakhķu) , i njohur gjithashtu si Gregori i Voskopojės. Gregori ishte njė prift orthodoks i cili u emėrua Metropoliti i Durrėsit nė vitin 1768 dhe vdiq para majit tė vitit 1772. Dihet se Gregori kreu pėrkthime tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Dhiatės sė Re me njė alfabet qė e shpiku vetė. Mendohet se Gregori erdhi nė Voskopojė para vitit 1730.
    Mahir Domi mendon se ishte nė Voskopojė qė nga themelimi i shtypshkronjes nė 1730 deri nė vitin 1744 kur u themelua Akademia e Re(16). Nė vitin 1741 botoi veprėn e parė 'Jeta e Shėn Nikodemi'(17). Autori ynė duhet tė mos ngatėrrohet me njė Gregor tjetėr, Gregori Konstantinidhi ose Gregori Tipografos, i cili punonte edhe ai nė Voskopojė nė atė kohė.
    Nė vitin 1744, Gregori ynė u zgjodh zėvendėsrektori i Akademisė sė Re dhe i botoi dy libra. Mė vonė banoi nė manastirin e lartėpėrmendur tė Shėn Jon Vlladimirit (ca. 1746-1772), me gjithė se nuk ka gjurmė pėrkatėse mbi tė atje. Metropolia e Durrėsit e kishte selinė jo nė Durrės vetė por nė manastirtin e Shėn Jon Vlladimirit, kėshtu qė ka tė ngjarė se Gregori jetoi dhe vdiq atje. Pėr Gregorin thuhet se ishte ndėr personat mė tė kulturuar tė kohės nė Shqipėrinė e Jugut. Pėr fat tė keq ne dimė fare pak mbi tė.
    Burimi mė i mirė mbi Gregorin gjėndet nė veprėn Nea Hellas ź hellźnikon theatron (Athens 1872) e shkrimtarit bashkėkohor grek Geōrgios Zabiras (1744-1804) i cili banonte nė Budapesht. Nė njė shėnim tė vitit 1761, Zabiras thotė:

    "Gregori i Durrėsit, nxėnės i Ioannes Ch., shkroi akolluthinė e tė shtatė shenjtorėve, d.m.th. Kiril, Klemens, Metodi, dhe Naum... e cila u botua nė Voskopojė; [njė traktat] mbi ditėt, muajt, dhe vitet; njė kanon uratash pėr Shėn Naumin, shkrime tė ndryshme; dhe pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr dhe Dhiatėn e Re dhe i shkroi nė shkronja shqipe qė i shpiku vetė(18)."

    Pėr vitin 1767, Zabiras shton kėshtu:

    "Gregori, Metropoliti i Durrėsit qė nė vitin 1767 ka vėnė nėnshkrimin si pjesėmarrės i njė Sinodhi nė Konstantinopol mbi martesat, shkroi disa shėnime mbi kohėn qė i botoi nė fund tė njė ekspozeje mbi epistolarėt e Koridhaleut nė vitin 1768 nė Hallė tė Saksonisė(19)."

    Njė informatė tjetėr qė pėrputhet me shėnimet e Zabiras-it ėshtė njė letėr qė shkencėtari grek Joaqim Martiniani (Iōakeim Martinianos) ja dėrgonte kolegut tė tij shqiptar Ilo Mitkė Qafėzezi (1889-1964). Nė kėtė letėr shkruan:

    "Sidozot Kavalioti, po ashtu edhe akademikėt e tjerė tė Voskopojės, tė cilėt janė marrė edhe me gjuhėn shqipe, kanė patur pėr mėsonjės ierodhaskalin Gregor, i cili pasi dha mėsim lart nga 30 vjet nė Voskopojė, u zgjodh Metropolit i Durrėsit mė 1748 [sic]. Ky pat lėnė shumė lėndė shqipe tė pabotuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit tė Elbasanit (20)..."

    Kjo informatė mjafton, sipas mendimit tim, pėr ta pandehur Gregorin si autorin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Megjithatė, Dhimitėr Shuteriqi ka propozuar njė autor tjetėr. Nė pėrpjekjen e tij pėr ta deshifruar tekstin nė kapakun e dorėshkrimit me alfabetin tjetėr tė lartėpėrmendur, Shuteriqi lexon emrat Theodoros Bogomilos dhe Papa Totasi. Duke qenė se puna shkencore e profesorit Shuteriqi kishte njė ndikim tė madh nė Shqipėri, kėta dy emra kanė hyrė nė historinė e letėrsisė shqiptare dhe u futėn nė tekstet mėsimore shqiptare si fakte dhe jo si hipotezė. Edhe pse nuk ka tė dhėna shkencore pėr ta kundėrshtuar teorinė e Shuteriqit, nuk ka tė dhėna nė favor tė kėsaj teorie. Leximi i alfabetit nė kapakun duhet shikuar si njė tentativė dhe jo si njė deshifrim pėrfundimtar.
    Po ta pranojmė autorsinė e Gregorit tė Durrėsit dhe saktėsinė e tė dhėnave tė Zabirasit, atėherė mund ta datojmė Dorėshkrimin Elbasanas nė vitin 1761. Gregori do tė kishte jetuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit pesėmbėdhjetė vjet. Shtatė vjet pas pėrkthimit, do tė ishte emėruar Metropolit i Durrėsit (1768). Megjithatė, mundet se dorėshkrimi ynė ishte vetėm njė pėrpjekje fillestare pėr njė pėrkthim mė tė gjėrė tė Biblės tė cilėn nuk e kemi zbuluar akoma. Atėherė dorėshkrimi ynė do tė ishtė akoma mė i vjetėr.
    Pėrpjekje tė pavarura pėr ta datuar dorėshkrimin nga pikėpamja gjuhėsore kanė qenė tė vėshtira duke qenė se na mungojnė tekste krishtere nga kjo periudhė si krahasim. Por nuk ka tė dhėna gjuhėsore qė flasin kundėr mesit tė shekullit tetėmbėdhjetė si periudha e hartimit tė dorėshkrimit.
    Dialekti, ose mė mirė nėn-dialekti i dorėshkrimit, ėshtė njė ēėshtje tjetėr kontradiktore. Ėshtė e qartė se pėrkthimet janė bėrė nė njė dialekt geg jugor, si dialekti i Elbasanit, por pėrmbajnė edhe disa elemente tė toskėrishtes qė nuk ekzistojnė nė dialektin e sotėm tė Elbasanit.
    Tiparet gege tė dorėshkrimit shihen nė mungesėn e rotacizmit: urdhėn, sėmunė, tė lutuna, shkruam, pam, mbuluam, mbushun, ikun, nė infinitivin me thanė, nė kohėn e ardhme kini me gjetun. Njė tipar i dialektit tė Elbasanit ėshtė fjala njėme (tani). Nė anėn tjetėr shkruhet kudo nė dorėshkrim ėshtė tosk dhe jo asht geg. Tiparet e tjera toske janė pėr shembull tė jeē, tė diē dhe nuku. Shuteriqi mori pėrzierjen e dialekteve si vėrtetim i dialektit kalimtar tė Shpatit. Pėr fat tė keq, dimė fare pak mbi dialektet e Shqipėrisė sė Mesme para shekullit nėntėmbėdhjetė pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė qartė. Megjithatė, mua mė duket e vėshtirė tė mund tė caktohet njė dialekt shqiptar qė tė pėrputhet me gjuhėn e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Ka mė shumė tė ngjarė se teksti ynė u hartua, me ose pa dijeni, nė njė pėrzjerje dialektesh.
    Edhe nga pikėpamja gjuhėsore, Gregori i Durrėsit do tė ishte i besueshėm si autor. I lindur dhe i rritur nė Shqipėrinė e Jugut (Berat dhe Voskopojė), ai duket tė ketė kaluar pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ndoshta pėrpiqtej tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas. Ka shumė pak fjalė tė huaja.
    Mospėrdorimi i fjalėve tė huaja na sjell nė pėrfundim nė njė anė se autori nuk pranonte islamizimin e plotė tė vendit dhe nė anėn tjetėr se donte tė pėrdorte njė gjuhė tė pastėr nė alfabetin e tij origjinal. Nė tė gjithė dorėshkrimin ka vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke:

    Fjalėt latine

    02.10 letėrorėtė = shkrimtarė, < lat. litterator
    06.06 mort = mort, vdekja, < lat. mors, mortis
    19.10 letėr = shkrim, < lat. littera
    Fjalėt turke
    02.10 sarajet = pallatet, < turq. saray
    04.08 kabil = e mundur, < turq. kabil
    14.07 dushmanėvet = dushmanėve, armiqve, < turq. düşman
    28.09 sheher = qytet, < turq. şehir
    39.03 sahat = sahat, orė, < turq. saat
    44.14 paha = ēmim, < turq. paha
    53.02 qorrit = qorr, i verbėr, < turq. kör.

    Mė e habitshme ėshtė se ky tekst i pėrkthyer nga greqishtja e Dhiatės sė Re ka vetėm njėzet e njė fjalė greke:

    Fjalėt greke

    02.04 apostojtė = apostujt, < greq. apostolos
    02.09 upeshkėpintė = kryepeshkopėt, < greq. episkopos
    02.17 mb[o]dhisnjėnė = pengojnė, < greq. empodizō
    03.07 ergjand- = monedha argjendi. Njė neologjizėm nga greq. argyria
    03.18 profitėvet = profetėve, < greq. profźtźs
    04.01 nomi = ligji, < greq. nomos
    05.06 dhidhaskale = mėsues, < greq. didaskalos
    07.15 parigori = ngushėllim, < greq. parźgoria
    13.11 dhaskali = mėsues, < greq. daskalos
    16.18 kustodhit = rojet, < greq. kustōdia
    26.01 stadhion = stad, < greq. stadion
    29.02 iğemoni = igumeni, guvernatori, < greq. hźgemōn
    33.01 adhit = ferrit, < greq. haidu
    35.01 laust = popull, < greq. laos
    41.07 kranio = kafkė, < greq. kranion
    42.02 kalamt = kallam, shkop, < greq. kalamos
    43.09 angjelli = ėngjelli, < greq. aggelos
    44.13 korvanat = thesar, < greq. korban < hebreishtja
    46.19 χlamidhė = rrobė, < greq. khlamys, khlamydos
    48.01 kliron = short, < greq. klźros
    51.14 marturi = dėshmori, < greq. martyria.

    Duket qartė se, sipas mundėsive, ėshtė shmangur terminologjia greke e Dhiatės sė Re pėr tė pėrdorur fjalė shqipe. Kjo pėrpjekje pėr tė mos pėrdorur fjalė tė huaja del akoma mė qartė nė faqen 28, radhėn 9, ku autori shkruan fjalėn e lartėpėrmendur sheher dhe pastaj e zėvendėson me fjalėn shqipe qutet.

    5. Pėrfundim

    Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, pesėdhjetė ė nėntė faqe tė teksteve biblike nė njė dialekt jugor tė gegėrishtes dhe nė njė alfabet origjinal, ka njė rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare pėr disa arsye. Kjo vepėr ėshtė shembulli mė i herėt i njė alfabeti origjinal shqiptar, d.m.th. ėshtė pėrpjekja e parė pėr ta krijuar njė sistem grafik tė saktė pėr gjuhėn shqipe. Gjithashtu, me perjashtim tė tekstit tė shkurtėr tė Ungjillit tė Pashkėve, dorėshkrimi ynė ėshtė pėrkthimi i parė i rėndėsishėm biblik nga greqishtja si dhe proza mė e herėt shqipe nga komuniteti orthodoks i Shqipėrisė.
    Pėrpjekjet e shumta, pjesėrisht anonime, nė periudhėn 1750-1850 pėr krijimin e njė alfabeti origjinal pėr gjuhėn shqipe nė Shqipėrine e Mesme na tregojnė se patriotizmi shqiptar ekzistonte shumė vjet para Rilindjes Kombėtare. Ka shumė tė ngjarė se Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, ky visar i kulturės shqiptare tė shekullit tetėmbėdhjetė, ėshtė vepra e Gregorit tė Durrėsit, njė figure tė madhe tė kėsaj periudhe e cila bėri shumė pėr afirmimin e kėsaj kulture dhe e cila na jep njė provė tė qartė tė kėtij patriotizmi.


    1 Pėr historinė e alfabeteve shqiptare, shih: Rrota 1936, Skendi 1960, Janura 1969, Hoxha 1986, dhe Osmani 1987.
    2 shih: Elsie 1991.
    3 shih: Elsie 1992.
    4 Ungjilli i Pashkėve ėshtė njė tekst shqip nga fundi i shekullit pesėmbėdhjetė qė pėrmban 15 radhė nė shkronja greke tė pėrkthyer nga Ungjilli i Shėn Mateut (27:62-66). U zbulua nga historiani grek Spyridōn Lampros (1851-1919) nė vitin 1906 nė njė dorėshkrim grek tė Bibliotekės Ambrosiane tė Milanos (Kodeks 133, f. 63). Shih: Lampros 1906 dhe Borgia 1930.
    5 Shuteriqi 1949, f. 38, dhe Domi 1965, f. 272, ngulin kėmbė pėr njė ndikim sllav tė fortė nė krijimin e kėtij alfabetit, gjė qė shpjegohet, sipas atyre, nė varėsinė, deri nė vitin 1767, e kishės orthodokse nė Shqipėri nga Partriarhati Bullgar i Ohrit. Nė vitin 1767, Ohėr u bashkua drejt me Partiarhatin Grek tė Stambollit.
    6 shih: Hahn 1854, vėll. 1, f. 280-300.
    7 shih: Geitler 1883 dhe Nahtigal 1923.
    8 shih gjithashtu: Nosi 1918, Qafėzezi 1937, Ressuli 1938, Shuteriqi 1949, 1954, 1959, 1973, dhe Hetzer 1987.
    9 shih: Ressuli 1938, Shuteriqi 1976, f. 121-122, dhe Hetzer 1981, 1981-82, 1982a, 1982b, 1986, 1989.
    10 shih: Hahn 1854, vėll 1, f. 297.
    11 shih: Jochalas 1985.
    12 shih: Qosja 1983.
    13 shih: Zamputi 1949 dhe 1951.
    14 shih: Shuteriqi 1949.
    15 shih: Domi 1965.
    16 shih: Domi 1965, f. 274-276.
    17 shih: Shuteriqi 1987.
    18 shih: Zabiras 1872, f. 236.
    19 shih: Zabiras 1872, f. 244.
    20 shih: Domi 1965, f. 277.


    6. Bibliografi

    BORGIA, Nilo
    Pericope evangelica in lingua albanese del secolo XIV da un manoscritto greco della Biblioteca Ambrosiana. (Tip. Italo-Orientale S. Nilo, Grottaferrata 1930) 35 f.
    DOMI, Mahir
    Rreth autorit dhe kohės sė dorėshkrimit elbasanas me shqipėrim copash tė ungjillit. nė: Konferenca e parė e Studimeve Albanologjike, f. 270-277. (Tiranė 1965)
    ELSIE, Robert
    Dictionary of Albanian literature. (Greenwood, Nju Jork & Uestport 1986) 170 f.
    - Albanian literature in Greek script. The eighteenth- and early nineteenth century Orthodox tradition in Albanian writing.
    nė: Byzantine and Modern Greek Studies, Bėrmingėm, 15 (1991), f. 20-34.
    - Albanian literature in the Moslem tradition. Eighteenth and early nineteenth century Albanian writing in Arabic script.
    nė: Oriens, Journal of the International Society for Oriental Research, Laiden, 33
    (1992), f. 287-306.
    GEITLER, Leopold
    Die albanesischen und slawischen Schriften.
    (Hölder, Vienė 1883) 188 f.
    GEŌRGIADŹS, Theofrastos
    Moschopolis.
    (Ekdosis syllogu pros diadosin tōn hellenikōn grammatōn, Athenė 1975) 176 f.
    GKATSOPULOS, Stauros Matth.
    Moschopolis.
    (Hidryma Boreioźpeirōtikōn Ereunōn, Janinė 1979) 108 f.
    GRŹGORIOS MOSKHOPOLITOS
    Akoluthia tōn hagiōn heptarithmōn, poiźtheisa para tu en hieromonakhois Grigoriu Moskhopolitu.
    (Voskopojė 1761)
    HAHN, Johann Georg von
    Albanesische Studien.
    (Friedrich Mauke, Jena 1854, ribotim Karavias, Athenė 1981)
    HETZER, Armin
    Der sogenannte Kodex von Berat. Teil 1. nė: Balkan-Archiv, Neue Folge, Hamburg, 6 (1981), f. 125-195.
    - Griechisches in Südalbanien im Zeitalter der Aufklärung. Untersuchung zu der einem Priester namens Konstantin zugeschriebenen Berater Handschrift vom Ende des 18. Jahrhunderts.
    nė: Münchner Zeitschrift für Balkankunde, Mynih, 4 (1981-82), f. 169-218.
    - Nachlese zu: Der sogenannte Kodex von Berat 1 (BA 6.125-195).
    nė: Balkan-Archiv, Neue Folge, Hamburg, 7 (1982) f. 57-75.
    [= HETZER 1982a]
    - Der sogenannte Kodex von Berat. II. Untersuchungen zu einer anonymen griechischalbanischen Handschrift vom Ende des 18. Jahrhunderts.
    nė: Südost-Forschungen, Mynih, 41 (1982), f. 131-179
    [= HETZER 1982b]
    - Zur Textüberlieferung des albanischen Gedichts "Maria vor dem Kreuz" aus der einem gewissen Konstantin zugeschriebenen anonymen Berater Handschrift. nė: Zeitschrift für Balkanologie, Berlin, 22 (1986), f. 11-36.
    - Armenier und Albaner.
    nė: Balkan-Archiv, Neue Folge, Hamburg, 12 (1987), f. 29-148.
    - Maria vor dem Kreuz (Paristamenź tōi staurōi). Die Textüberlieferung eines Gedichts als Beispiel für das Einwirken des byzantinischen Erbes in Südalbanien (Toskėria) über Venedig und seine griechischen Territorien (Kreta und Heptanźsos) am Ende des
    18. Jahrhunderts.
    nė: Balcanica Posnaniensia. Acta et Studia IV. Adam Mickiewicz University Press,
    Poznan 1989, f. 275-287.
    HOXHA, Ibrahim D.
    Nėpėr udhėn e penės shqiptare. Nga historiku i ABC-sė dhe i shkrimit shqip.
    (Libri shkollor, Tiranė 1986) 329 f.
    HYSA, Mahmud
    Krestomaci e letėrsisė sė vjetėr shqiptare.
    (Enti i teksteve, Prishtinė 1987) 317 f.
    JANURA, Petro
    Nga historia e alfabetit tė gjuhės shqipe.
    (Nova Makedonija, Shkup 1969) 128 f.
    JOCHALAS, Titos P. (= GIOCHALAS, Titos P.)
    Stoicheia hellźno-albanikźs grammatikźs kai hellźno-albanikoi dialogoi. Anekdoto
    ergo tu Iōannź Bźlara. Filologikź ekdosź apo ton autografo kōdika tźs Ethnikźs
    Bibliothźkźs tōn Parisiōn. Institute for Balkan Studies.
    (Selanik 1985) 317 f.
    KODRA, Ziaudin
    Letėrsia e vjetėr shqipe dhe arbėreshe. Tekst pėr Kl. III-tė tė shkollave tė mesme.
    Botim i dytė.
    (Tiranė 1954)
    LAMPROS, Spyridōn P.
    To Christos anestź albanisti.
    nė: Neos Hellźnomnźmōn. Trimźniaion periodikon syggramma, Athenė 3 (1906),
    f. 481-482.
    MARTINIANOS, Iōakeim
    Hź Moschopolis 1330-1930. Epimeleia Stylpōnos P. Kyriakidu. Hetaireia
    Makedonikōn Spudōn. Makedonikź Bibliothźkź 21.
    (Selanikė 1957) 366 f.
    MICHALOPOULOS, Phanźs
    Moschopolis. Hai Athźnai tźs Turkokratias 1500-1769.
    (Periźgźtikźs Leschźs, Athenė1941) 56 f.
    NAHTIGAL, Rajko
    O elbasanskem pismu in pismenstvu na njem.
    nė: Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, Beograd, 1 (1923), f. 160-195.
    NOSI, Lef
    Dhaskal Todhri.
    nė: Kopėshti letrar. E pėrkohėshme e pėrmuejshme, Elbasan, 1918, Nr. 1. f. 13-14;
    Nr. 2, f. 13; nr. 3, f. 8; Nr.4, f. 11; Nr. 5, f. 2.
    OSMANI, Tomor
    Histori e alfabetit tė gjuhės shqipe.
    (Libri shkollor, Tirane 1987) 295 f.
    PEKMEZI, Georg
    Vorläufiger Bericht über das Studium des albanesischen Dialekts von Elbasan.
    nė: Anzeiger der kaiserlichen Akademie der Wissenschaften. Philosophischhistorische
    Classe 38, Vienė 1901, 9, f. 39-64
    PETROTTA, Gaetano
    Popolo, lingua e letteratura albanese. 2a tiratura con aggiunte e correzioni.
    (Pontificia, Palermo 1932) 528 f.
    PEYFUSS, Max Demeter
    Die Akademie von Moschopolis und ihre Nachwirkungen im Geistesleben
    Südosteuropas.
    nė: Studien zur Geschichte der Kulturbeziehungen in Mittel- und Osteuropa. Vėll. 3.
    Wissenschaftspolitik in Mittel- und Osteuropa. Berlin, 1976, f. 114-128
    - Voskopojė und Wien. Österreichisch-albanische Beziehungen um 1800.
    nė: Albanien-Symposion 1984. Referate der Tagung "Albanien. Mit besonderer
    Berücksichtigung der Volkskunde, Geschichte und Sozialgeschichte" am 22. und 23.
    November 1984 im Ethnographischen Museum Schloß Kittsee (Burgenland). Kittseer
    Schriften zur Volkskunde. Veröffentlichungen des Ethnographischen Museums
    Schloß Kittsee. Heft 3. Botues: Klaus Beitl. Kittsee 1986, f. 117-132.
    - Die Druckerei von Moschopolis 1731-1769. Buchdruck und Heiligenverehrung im
    Erzbistum Achrida. Wiener Archiv für Geschichte des Slawentums und Osteuropas
    13.
    (Böhlau, Vienė & Kėln 1989) 256 f.
    POGONI, Bardhyl
    Albanian writing systems. Disertacion i pabotuar.
    (Indiana University 1967)
    - Some comments on the writing system of the oldest Albanian text: Meshari.
    nė: Zeitschrift für Balkanologie 8, Berlin, (1971/1972), f. 118-122.
    QAFĖZEZI, Ilo Mitkė
    Theodhor Kavalioti dhe Dhaskal Todri-Haxhifilipi.
    nė: Pėrpjekja shqiptare, Tiranė, 1937, 11-12, f. 247-250.
    QOSJA, Rexhep
    Ėvetari (1845) i Naum Veqilharxhit. Dokument i rėndėsishėm i Rilindjes kombėtare.
    nė: Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave filologjike, Prishtinė, 13 (1983),
    f. 217-274.
    RESSULI, Namik
    Abecea e dorėshkrimit beratas dhe abecea e Thodhėr Haxhi Filipit.
    nė: Leka, Shkodėr, 10 (1938), f. 181-185.
    RROTA, Justin
    Per historķn e alfabetit shqyp. Pasqyra e shembuj per shkolla tė mjesme.
    (Shtypshkroja Franēeskane, Shkodėr 1936, ribotim Rilindja, Prishtinė 1968) 93 f.
    SHUTERIQI, Dhimitėr
    Anonimi i Elbasanit. Shkrimi shqip nė Elbasan nė shekujt XVIII-XIX dhe Dhaskal
    Todhri.
    nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet, Tiranė 1949, 1, f. 33-54.
    - Dhaskal Todhri.
    nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet pėr Shkencat Shoqėrore, Tiranė, 1954, 4, f. 35-
    55.
    - Shkrime tė Dhaskal Todhri dhe tė pasardhėsve tė tij elbasanas, shoqėruar me fjalorin e
    shkrimeve tė Todhrit.
    nė: Buletin pėr shkencat shoqėrore, Tiranė 1959, 1, f. 165-198.
    - Dhaskal Todhri.
    nė: Shuteriqi. Nėpėr shekujt letrarė. Studime. (Naim Frashėri, Tiranė 1973), . 82-113.
    - Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850.
    (Akademia e Shkencave, Tiranė 1976) 316 f.
    - Alfabeti i vjetėr origjinal i Gjirokastrės.
    nė: Shuteriqi. Autorė dhe tekste. (Naim Frashėri, Tiranė 1977) f. 153-159.
    - Njė alfabet origjinal nė Gjirokastėr.
    nė: Studime filologjike, Tiranė, 3 (1979).
    - Alfabetet e veēanta tė shqipes.
    nė: Mėsuesi, Tiranė, 26 XI 1980.
    - Grigor Voskopojari, i quajtur i Durrėsit.
    nė: Shuteriqi. Marin Beēikemi dhe shkrime tė tjera. (Naim Frashėri, Tiranė 1987)
    f. 103-126.
    SKENDERŹS, Kōnstantinos Ch.
    Historia tźs archaias kai synchronu Moschopoleōs.
    (I. Bartsos, Athinė 1928) 135 f.
    SKENDI, Stavro
    History of the Albanian alphabet. A case of complex cultural
    development.
    nė: Südost-Forschungen, Mynih, 29 (1960), f. 263-284.
    (rebotim nė: Balkan Cultural Studies, Nju Jork 1980)
    ZABIRAS, Geōrgios Iōannos
    Nea Hellas ź hellźnikon theatron. Ekdothen ypo Geōrgiu P. Kremu.
    syggrammata.
    (Typ. Efźmeridos tōn Syzźtźseōn, Athinė 1872, ribotim Athinė 1972) 561
    ZAMPUTI, Injac
    Disa shėnime rreth alfabetit tė dorėshkrimit tė Anonimit elbasanas.
    nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet, Tiranė 1949, 1, f. 55-57.
    Dorėshkrimi i Anonimit t'Elbasanit, Transliterim, transkriptim dhe koment.
    nė: Buletin i Institutit tė Shkencavet, Tiranė 1951. 3-4, f. 64-130.

  4. #624
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga sabah08 Lexo Postimin
    O L1,po kaq rende u paska droguar Janullatosi.Si ste vjen turp nga vetja qe brockullit ne kete menyre.Ti qe hiqesh kaq i afert me anastasin dhe je pe Korce besoj e ke provuar dashurine qe te kane shprehur greket gjate ndonje vizite qe ke bere ne greqi.
    O sabah, aman po pat mundesi na thuaj pak sa te paguajne per dite pune. (nuk e di ne USD, ne monedha arabe, irakene, siriane, pakistaneze....)

  5. #625
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    O sabah, aman po pat mundesi na thuaj pak sa te paguajne per dite pune. (nuk e di ne USD, ne monedha arabe, irakene, siriane, pakistaneze....)
    Atdhedashuria eshte nje detyrim i gjithsecilit per ti sherbyer vendit dhe kombit te te cilit i perket. Eshte identiteti i shqiptarit qe me shtyn te punoj pa shperblim per kete.Shperblimi i kesaj pune eshte qetesia shpirterore qe ndjen njeriu se ka vendosur nje gur ne kalane mbrojtese te ketij kombi.Po nje njeri qe shet nderin e moralin per ti sherbyer nje te huaji perse vepron ne kete menyre?Perse tradheton kombin dhe interesat e tij.Cila arsye e shtyn(ne rast se ka)te veproje ne kete drejtim??
    Me shume dua shqiperine.

  6. #626
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196

    Reagime besimtaresh ortodokse

    Banoret e fshatit Bubullime te komunes me te njejten emer ne rrethin e Lushnjes kane reaguar ashper kunder afishimit te cmimeve per sherbesat kishtare. Fshati Bubullime numeron me shume se 3500 banore, 95 per qind e te cileve jane te fese ortodokse. Besimtaret e ketij fshati kane kerkuar nepermjet kryepleqve te lagjeve qe te nderhyhet per heqjen e afisheve te cmimeve nga dyert e kishave. Trifon Koci, nje besimtar nga Bubullima, thote se "cdo besimtar qe do te jap lek, i dhuron ato sipas deshires. Mund te arrish te dhurosh edhe gjithe pasurine per kishen, por jo te kerkohen lek prej saj per nje meshe". Miti Nasi, nje tjeter besimtar nga Bubullima, thote se "afishimi i cmimeve si ne dyqan eshte i papranueshem. Ne kemi shkuar ne kishe perpara vitit 1967 dhe tani pas vitit 1990, por asnjehere nuk na jane kerkuar para per nje meshe, qofte per vdekje, apo dhe per ndonje ceremoni tjeter". Mbremjen e se henes besimtaret e fshatit Bubullime jane organizuar dhe kane vendosur t'i dergojne nje peticion Mitropolise se Beratit, si dhe Kryepeshkopates.
    Me shume dua shqiperine.

  7. #627
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    O sabah, aman po pat mundesi na thuaj pak sa te paguajne per dite pune. (nuk e di ne USD, ne monedha arabe, irakene, siriane, pakistaneze....)
    Nese ketu dikush paguhet ateher ti je ai qe paguhet, me sa verej une vetem ti e jep koken per Janullen, dhe konfrontohesh me gjithe bashkombasit e tu per nje grek, por sic duket greku jep pensione te mira atje nga jugu i Shqiperise, bye the way ti sa paguhesh?

  8. #628
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    A duhet te largohet Janullatos prej kryesise se KOSH?

    Nese e mundeson rregullorja (statuti) i KOSH kete gje, atehere po. Nese nuk e mundeson, atehere varet a eshte e mundur te ndryshohet statuti ne kete drejtim. Dyshoj qe statuti parasheh keto mundesi. Sepse atehere Janullatos as nuk do te ishte ardhur ne udheheqje (edhe pse kam njohuri mbi mungesen e klerikeve ortodokse ne Shqiperine menjehere pas diktatures). Nese nuk e parasheh statuti mundesine e "zbarkimit" te kryesuesit te KOSH, cka per mua do te nenkuptonte nje mospergjegjesi te rende nga ana e KOSH, atehere qendrojme para pyetjes se a ia vlen te thyen normat e statutit per nje largim te Janullatos, cka njekohesisht do te ishte edhe thyerje e parimeve kushtetutore (laicizmi, lirite fetare) dhe nje akt me pasoja edhe per religjionet tjera ne Shqiperi. Kur krahasoj keto gjera qe konkurojne kunder njera tjetres, vij tek perfundimi se nuk jam per nje largim te Janullatos nga nje force e jashtme (nje force jashte komunitetit perkates fetar). Jo per shkak te simpatizimit me Janullatos, as qe e kam pare ndonje here, por per shkak se i cmoj vlerat te cilat do te thyeheshin nepermjet te largimit te tij.

    .

  9. #629

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Ej po mos e beni kaq tragjike
    Per sa kohe Janulla nuk na riprodhohet nuk ka kurrfare rreziku qe te mbijne te tjere nga "sorrollopi" i tij Apo e kam gabim LoL

  10. #630
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Riprodhohet eksponencialisht, madje. Disa pjella artificiale i ke ketu e te tjeret tek Rruga Kavajes.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 63 prej 102 FillimFillim ... 1353616263646573 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •