Njė sqarim i detyrueshėm nga Berati drejtuar Gazetės Shqiptare
Kohėt e fundit kemi lexuar me vėmendje artikujt nė "Gazetėn Shqiptare" tė historianit Kristo Frashėri, pėr tė cilin kemi pasur konsideratė lidhur me kontributin qė ka dhėnė nė fushėn e historiografisė. Me keqardhje vėrejmė se nė shkrimet e lartpėrmendura z. Frashėri keqinterpreton problemet e Kishės sonė, duke i trajtuar ato politikisht. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė e ortodoksėve tė Shqipėrisė. Atė nuk mund ta keqpėrdorin as persona tė besimeve tė tjera, as ndonjė me origjinė ortodokse, por qė ateizmi i rrėnjosur nė shpirt gjatė monizmit e ka larguar me kohė nga komuniteti ynė.
Kryepiskopi Anastas, pėr mungesėn e jashtėzakonshme tė kuadrove fetarė, erdhi nė Shqipėri me kėrkesėn e besimtarėve ortodoksė dhe pėr kėtė mori edhe miratimin zyrtar tė kryetarit tė shtetit, Presidentit tė Republikės. Ardhja e Tij u pėrshėndet nga Patriarkana e Kostandinopojės, nga Kishat motra, nga Kishat e tjera tė Krishtera qė e njihnin mirė veprėn e tij Ekumenike, si edhe nga autoritetet e larta tė Parlamentit Evropian.
Nė numrin e gazetės sė mėsipėrme mė 20 shtator 2010, z. Frashėri kishte botuar njė pėrgjigje ndaj njė shkrimi tė Kryepiskopit Anastas, nė tė cilėn ky i fundit hidhte dritė mbi njė sėrė akuzash tė pabazuara tė bėra ndaj tij. Nė ditėt qė vijuan, gazeta ribotoi tekste tė viteve tė kaluara pėr tė mbėshtetur, qoftė edhe fare pak, mendimin e z. Frashėri se Fronėzimi i Kryepiskopit Anastas nuk u krye rregullisht nė kishėn katedrale tė Tiranės. Kėshtu, z. Frashėri shkruan: "Tė gjithė e mbajnė mend se ceremonia solemne pėr fronėzimin e tij nė kishėn katedrale tė Hyjlindėses nė Tiranė, dėshtoi pėr shkak tė kundėrshtimit tė besnikėve tė krishterė, tė pranishėm nė ceremoni".
Por, e vėrteta qėndron krejt ndryshe dhe besimtarėt e pranishėm nė kishė kujtojnė tė tjera fakte nga kėto qė duan tė na servirin! Nė kėtė ceremoni morėn pjesė shumė tė krishterė ortodoksė, tė ardhur nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, si dhe Trupi Diplomatik i akredituar nė Tiranė. Si qytetarė tė pėrgjegjshėm tė kėtij vendi dhe anėtarė tė Kishės Orthodhokse, duam tė theksojmė vetėm dy tė vėrteta tė thjeshta: Sė pari se disa nga ne qė nėnshkruajmė kėtė artikull, jemi dėshmitarė okularė, prezentė nė Fronėzimin e Kryepeshkopit Anastas, mė 2 gusht 1992 dhe, kemi thirrur nga zemra “i denjė”.
Nė fund tė ceremonisė, njė grup i vogėl, nėn drejtimin e deputetit tė asaj kohe, z. Butka, pinjoll i njė familjeje tė njohur anti-orthodhokse, tė mbėshtetur jashtė kishės edhe nga deputetėt joorthodhoksė, tė njohur pėr qėndrime ekstremiste Baleta e Reso, u pėrpoqėn pa sukses tė turbullojnė ceremoninė qė ishte kryer dhe kishte pėrfunduar. Ata kryen kėshtu vetėm njė pėrdhosje tė papranueshme ndaj besimit tonė tė njė vendi tė shenjtė. Nisur edhe nga artikulli i z. Xoxe, qė e ribotoi “Gazeta Shqiptare” (22.9.2010), por edhe nga intervista e z. Bardhyl Fico, zbulohet se ky veprim nuk ishte aspak spontan por ishte planifikuar njė ditė mė parė nė ambiente jo orthodhokse. Sė dyti, ne dėshmojmė se ceremonia e Fronėzimit filloi dhe mbaroi nė kishėn "Ungjillėzimi i Hyjlindėses" nė Tiranė, sipas kanoneve tė Kishės Orthodhokse.
Nė nderim tė Fronėzimit tė Kryepeshkopit Anastas u shtrua vetėm njė drekė nė Hotel Tirana Internacional, qė ėshtė ndėrtuar pikėrisht nė atė vend ku dikur ka qenė kisha katedrale e Tiranės. Theksojmė kėtu se z. Frashėri, duke mos qenė pjesėmarrės vetė nė kėtė ceremoni, shtrembėron tė vėrtetėn, duke pėrdorur copa artikujsh antiortodoksė, duke u pėrpjekur tė ngatėrrojė drekėn nė hotel me ēastin e fronėzimit nė kishė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė historian, i cili nė vend tė merret me faktet, e mbėshtet artikullin e tij mbi shkrime ekstremiste me akuza ordinere, siē ėshtė rasti i pamfletit qesharak pėr Himarėn, dhe bėn tė vetat pozicione tė kapėrcyera nga historia, diskriminuese pėr kategori tė caktuara tė shoqėrisė e minorancat, tė cilat janė nė kundėrshtim tė plotė me parametrat e njė shoqėrie demokratike dhe me ėndrrėn e shqiptarėve pėr t’u rikthyer pėrsėri pas mė shumė se 500 vjetėsh nė gjirin e familjes evropiane.
Duke u nisur nga emri dhe origjina, ēuditemi se si z. Frashėri, ky pėrmetar me prejardhje ortodokse, kėrkon qė njė vend i shenjtė pėr ne orthodhoksėt, kisha e vjetėr shekullore ortodokse "Shėn Maria e Pazarit", nė Pėrmet, tė kthehet nė pallat kulture. Ėshtė e ditur se, pas vitit 1967, kjo kishė u kthye nė pallat kulture, por kėtė fakt z. Kristo Frashėri, pėr arsye tė botėkuptimit tė tij ateist, nuk i vjen mirė ta pėrmendė. Ne ortodoksėt e Beratit, ashtu si dhe qytetarėt ortodoksė tė Pėrmetit dhe tė gjithė Shqipėrisė jemi tė sigurt se kjo godinė do t'i kthehet pronarit tė ligjshėm, Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe besimtarėve tė saj, ashtu siē i janė kthyer kisha e Shėn Prokopit nė Tiranė, e Shėn Nikollės nė Kavajė, Manastiri i Ardenicės nė Lushnjė, si edhe shumė kisha tė tjera nė tė gjithė Shqipėrinė. Nga z. Frashėri, nė gjurmė tė tė parėve tė tij, ne do prisnim prej tij tė kundėrtėn, pra qė ai tė interesohej dhe tė mbronte tė drejtėn e Komunitetit Orthodhoks pėr tė rimarrė vendet e shenjta qė u shkatėrruan nga regjimi monist. Tė bėn pėrshtypje frazeologjia plot urrejtje patologjike kur nė shkrimin e tij ai shprehet: “A. Janullatusi ėshtė Kryepiskopi i pleqve dhe i plakave”. Kėtu, z. Frashėri tregon se nuk ka respekt pėr tė moshuarit duke harruar se edhe ai vetė ėshtė njė 88tė vjeēar i moshuar. I bėjmė tė ditur z. Frashėri se Kryepiskopi Anastas ėshtė jo vetėm i tė moshuarve por, i besimtarėve ortodoksė shqiptarė tė gjitha moshave, qė nga fėmijėt, tė rinjtė dhe tė rriturit.
Z. Frashėri duhet tė qartėsohet edhe kur ai thotė se “u mblodhėn 400 vetė”, (shifėr qė nuk ėshtė e vėrtetė), nė tė ashtuquajturin “Komitet tė Autoqefalisė”, tė organizuar dhe tė drejtuar nga Butka e Baleta, -gjithė kėta janė njė pikė ujė nė oqeanin e dhjetėra mijėrave ortodoksė beratas, korēarė dhe tė gjithė Shqipėrisė, tė cilėt nėnshkruan nė mbėshtetje tė Kryepeshkopit Anastas. Kėtu gjejmė rastin tė pėrmendim se mė 17,09,1992, njė “komision fantazmė i autoqefalisė”, i pėrfaqėsuar nga z. Petrit Bidoshi dhe z. Arjan Koja, nė hajatin e kishės sė Shėn Spiridhonit nė lagjen Goricė tė Beratit, morėn pėrgjigjen e merituar nga qindra besimtarė Ortodoksė beratas, tė cilėt mbėshtetėn pa asnjė rezervė fronėzimin e Kryepiskopit Anastas. Pėrfaqėsuesit e komisionit fantazmė, u larguan tė turpėruar nga qėndrimi i vendosur i besimtarėve tė qytetit tonė mijėra vjeēar, i kėtij djepi tė ortodoksisė dhe patriotizmit shqiptar. Dy vjet mė vonė, para referendumit tė 4 nėntori tė vitit 1994, ortodoksėt beratas kėrkuan zyrtarisht Presidentit tė Republikės, qė tė hiqte pikėn 4 tė nenit 7 tė projektkushtetutės shqiptare, e cila e largonte Kryepiskopin nga Shqipėria, duke deklaruar botėrisht se do tė votonin kundėr. Dhe me tė vėrtetė kėshtu ndodhi: nė mbėshtetje tė Kryepeshkopit Anastas u mblodhėn mbi 80 mijė firma dhe kėto ndikuan qė ndėrmjet shkaqeve tė tjera projekt-kushtetuta tė rrėzohej.
Atėherė nė emėr tė kujt flisni ju z. Frashėri?!
Na vjen keq qė z. Frashėri, nė vend qė tė nxjerrė nė dukje pėrparimet e gjithanshme qė ka arritur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė gjatė kėtyre 20 viteve, nėn drejtimin e Prof. Dr. Anastasit, bėn tė kundėrtėn, duke u pėrpjekur tė denigrojė dhe tė mohojė tė gjitha vlerat dhe veprat madhėshtore tė Kryepiskopit. Vetėm nė Berat nė sajė tė kontributit tė tij ėshtė ndėrtuar katedralja e madhe e Shėn Dhimitrit nė qendėr tė qytetit, ngritur nga themelet kisha e Shėn Thomait, janė restauruar: katedralja e Shėn Spiridhonit, kisha e Shėndėlliut, kisha e Shėn Triadhės, etj. nė Berat, manastiri i Shėn Marisė sė Vodicės, kisha e Shėn Marisė nė Vokopolė, kisha e Ngjalljes sė Krishtit nė qendėr tė Kuēovės, kopshti i fėmijėve dhe mensa e tė varfėrve, ndihma nė medikamente, ushqime e veshmbathje etj.
A do tė kishit mundėsi ju z. Frashėri me pasuesit tuaj t’i realizonit kėto nė qytetin tonė?Por, po tė flasim pėr gjithė Shqipėrinė tė gjithė jemi dėshmitarė se Kryepiskopi Anastas, me pėrkrahjen e shumė institucioneve ndėrkombėtare dhe tė personaliteteve tė fuqishėm botėrorė, ka kryer dhe vazhdon tė kryejė punė tė rėndėsishme siē janė: ndėrtimi dhe restaurimi i shumė kishave e manastireve, i objekteve sociale, kulturore, arsimore, shėndetėsore nė mbarė vendin tonė, tė cilat janė vėnė nė shėrbim tė tė gjithė shqiptarėve, pa bėrė dallim nė besimin e tyre. Ato qė pėrmend Fortlumturia e Tij nė fund tė artikullit tė tij, nė lidhje me kontributin e tij pėr Kishėn tonė Ortodokse, nė fillim tė viteve 90 e rrėnuar, -ėshtė vetėm njė panoramė modeste, e krahasuar me kontributin e tij gjigant nė Kishė dhe mė gjerė nė shoqėrinė shqiptare, gjatė epokės kritike tė 19 viteve tė fundit. Tė gjithė ne, bashkė me ortodoksėt e tjerė, jemi dėshmitarė tė kontributit tė tij unikal shumėdimensional. Z. Frashėri duke mohuar gjithė kėto arritje tregon se i mungon mirėnjohja, ky tipar themelor i moralit njerėzor.
Nė kėtė mėnyrė, Kryepeshkopi Anastas po kryen me sukses misionin apostolik, domethėnė edukimin fetar dhe ngritjen e nivelit shpirtėror tė besimtarėve. Ai vazhdimisht ka pasur dhe ka nė qendėr tė vėmendjes sė tij forcimin e harmonisė midis komuniteteve fetare nė Shqipėri, konsolidimin e miqėsisė vėllazėrore midis popullit shqiptar dhe fqinjėve tė tij, si dhe pėrfaqėsimin dinjitoz tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė forumet ndėrkombėtare fetare dhe laike. Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas si President i Kėshillit Botėror tė Kishave, si Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave, si dhe zgjedhja, nė vitin 2006, si President nderi nė Konferencėn e Feve pėr Paqen, organizata mė e madhe fetare nė botė, tregon mė sė miri personalitetin e tij tė padiskutueshėm, me tė cilin ne besimtarėt orthodhoksė krenohemi qė e kemi nė krye tė Kishės sonė.
Sot Kisha Orthodhokse, Kryepeshkopi, Sinodi i Shenjtė, Statuti dhe organizmat e saj njihen nga Kushtetuta dhe shteti si tė vetmit pėrfaqėsues tė besimtarėve orthodhoksė tė Shqipėrisė. Po kėshtu, Kisha jonė dhe Kryepeshkopi i saj njihen si asnjėherė tjetėr nė histori nga tė gjitha Kishat motra Ortodokse, nga tė gjitha Kishat e Krishtera tė Botės, por edhe mė gjerė.
Qytetarėt Ortodoksė tė Beratit:
Ilia Zaka, Kiēo Kolani, Miltiadh Veveēka, Xhovan Kajana, Arqile Shyti, Anxhelo Simsia, Ilia Koēi, Albano Subashi, Niko Fani, Gabriel Shani, Spiro Vogli, Petraq Laēka, Stela Qako, Joan Qako, Kozma Shyti, Thanas Cimbidhi, Sotiraq Tapia, Pali Vishnja, Lina Simsia, Fanie Mingo, Sifi Angjeliu, Aneta Bushamaku, Valentina Baba, Qiriako Stefani, Dhori Sinjari, Mihallaq Kote, Ferdinant Janinoti, Miron Liko, Nasi Fero, Vsilika Garuli, Marjana Garuli, Elpiniqi Filipi, Edmond Filipi, Ariola Gallani, Sotiraq Mishaxhiu, Mihal Pjetri, Anstas Xhymerteka, Xhulieta Koēi, Vladimir Prendi, Elenita Andoni, Kozma Nikolla, Anastasi Dodi, Stavri Garuli, Llambi Proko, Vasili Sinjari, Ilia Gjogu, Vangjeli Kolani, Sotir Gjoka, Xhoxhi Stefa, Llambi Teneqexhi, Elion Kosica, Sotiraq Frashėri, Liri Shulla, Margarita Mihali, Llambrini Sinjari, Vasil Zaka, Kosta Leka, Gjinovefa Sako, Elena Teneqexhiu, Dhimitėr Tapia, Aneta Tapia, Luena Golemi, Lefteri Kosova, Irena Dervishi, Lisobie Kosova, Thomaidha Gjoka, Theodhor Teneqexhiu, Aurela Kullau, Samson Lako, Llazar Kajana, Romeo Ēilingire, Marie Ēilingiri, Sokrat Tanku, Irakli Meroli, Pandi Shulla, Xhoxhi Saveta, Xhovan Doga.
Krijoni Kontakt