Fejzi Braushi
23-05-2007
Gjykata Kushtetuese
Emri i propozuar duhet tė marrė shumicėn e votave, nė njė proces zgjedhor tė fshehtė nė Kuvend
TIRANĖ- Zgjedhja e kryetarit tė ri tė Gjykatės Kushtetuese pritet tė shndėrrohet, nga njė debat politik dhe juridik, nė njė konflikt tė ashpėr institucional midis mazhorancės nga njėri krah dhe Presidentit nga ana tjetėr. Kjo, pėr arsyen se shumica nuk pranon tė votojė asnjė emėr tė propozuar nga kreu i shtetit pėr kėtė post, pa marrė mė parė pėlqimin e saj. Megjithėse, Kushtetuta i jep tė drejtėn atij qė tė hapė procedurat pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė kėsaj gjykate, duke emėruar njėrin prej 9 anėtarėve tė saj si kryetar, Moisiu duhet ti drejtohet Kuvendit, pėr tė marrė pėlqimin pėr propozimin konkret. Emri i propozuar duhet tė marrė shumicėn e votave nė njė proces zgjedhor tė fshehtė nė Kuvend. Nisur nga konfigurimi i Kuvendit, pėrzgjedhja dhe emėrimi i kryetarit tė ri tė kėsaj gjykate nga ana e Presidentit, pa marrė mė parė konsensusin e shumicės qeverisėse, do ta bėnte shumė tė vėshtirė votimin e tij nė Kuvend. Precedenti i 3 viteve mė parė, ku Sauli u zgjodh kryetar vetėm falė konsensusit tė dy partive tė mėdha, bėnė tė udhės qė edhe kėtė herė tė bėhet e njėjta gjė. Por konsensusi mbetet i vėshtirė pėr tu arritur, pėr aq kohė sa marrėdhėniet midis ekzekutivit dhe Presidentit do tė vazhdojnė tė mbesin tė acaruara. Duke u bazuar edhe tek deklarata e djeshme e deputetit demokrat, Astrit Patozi, mazhoranca do tė jepte votėn vetėm pėr emra qė do ti jepnin siguri asaj, se do tė ishin tė paanshėm.
Tė skualifikuarit
Klima aktuale politike dhe deklaratat e fundit tė mazhorancės, i lėnė mundėsi shumė tė pakta kreut tė shtetit pėr tė pėrzgjedhur midis anėtarėve aktual tė Gjykatės Kushtetuese, emrin qė do tė pasonte Gjergj Saulin nė postin e kreut tė kėsaj gjykate. Mungesa e njė konsensusi paraprak dhe raporti i votave nė Kuvend, e detyron kreun e shtetit qė tė bėjė njė zgjidhje tė arsyeshme, duke tentuar qė tė merrte votat e shumicės nė Kuvend. Nė kėtė mėnyrė nga kjo garė pėrjashtohen ata emra, tė cilėt mazhoranca nuk ka munguar ti cilėsojė si pėrfaqėsues tė majtė, siē ėshtė dhe emri i ish-kryetarit, Fehmi Abdiu, apo dhe ndonjė emėr tjetėr jo kaq publik. Gjithashtu, nga e drejta pėr tu emėruar pėrjashtohet dhe kreu aktual, Gjergj Sauli, pasi kohėzgjatja e mandatit tė mbetur si anėtar i Gjykatės Kushtetuese ėshtė mė e vogėl se kohėzgjatja e mandatit tė kryetarit, qė duhet tė jetė 3-vjeēar. Njė emėr tjetėr, i cili nuk ka tė drejtė emėrimi, ėshtė dhe Kristofor Peēi, tė cilit i ka mbaruar mandati si anėtar. Nga njė pėrllogaritje e thjeshtė, rezulton se aktualisht kandidatė me tė drejta tė plota pėr kryetar nė kėtė gjykatė e kanė vetėm 7 anėtarė, duke mos pėrjashtuar dhe emrin qė mund tė zėvendėsojė Kristofor Peēin.
Kandidatėt
Duke mos paragjykuar bindjet politike tė asnjėrit prej anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, por duke u bazuar tek veprimtaria e tyre pėrpara se tė bėheshin anėtarė tė kėsaj gjykate, dy janė kandidaturat mė tė mundshme, qė mund tė marrin mbėshtetjen e mazhorancės pėr tė zėvendėsuar Gjergj Saulin. Bėhet fjalė pėr anėtarin e sapozgjedhur, Vladimir Kristo dhe anėtarin tjetėr, Xhezai Zaganjori, tė dy funksionarė tė lartė nė administratėn shtetėrore, gjatė kohėve kur vendin e kanė qeverisur tė djathtėt. Kristo, pėrpara se tė zgjidhej anėtar i kėsaj gjykate, ka qenė zėvendėsministėr i Drejtėsisė, nė kohėn kur kjo drejtohej nga Aldo Bumēi dhe Zaganjori ka qenė ish-ambasador i Shqipėrisė nė Gjermani gjatė qeverisjes sė parė tė tė djathtėve. Ajo qė mbetet e paqartė nė kėtė rast, ėshtė se ēfarė do tė ndodhte nėse Kuvendi do tė rrėzonte propozimin e Moisiut pėr kryetar tė Gjykatės Kushtetuese. Kushtetuta, nuk e pėrcakton se sa herė duhet tė pėrsėritet votimi nė Kuvend nė njė rast mos zgjedhjeje, duke i lėnė mundėsi kreut tė shtetit qė, nė mėnyrė tė njėpasnjėshme, tė propozojė me radhė tė gjithė anėtarėt qė plotėsojnė kushtet pėr tu emėruar.
Gjykata Kushtetuese: Kryetari Sauli ėshtė ende nė detyrė
TIRANĖ- Kreu aktual i Gjykatės Kushtetuese vazhdon tė kryejė kompetencat e tij sipas ligjit tė funksionimit tė kėsaj gjykate. Zyra e shtypit pranė kėsaj gjykate, mohon zėrat pėr vakuum institucional nė drejtimin e saj. Sipas zyrės sė shtypit, vakuumi pėr tė cilin flet sot mazhoranca nuk ėshtė real, pasi kryetari i saj, Gjergj Sauli, pavarėsisht se mė 13 maj i ka mbaruar mandati i kryetarit, ai vazhdon tė jetė nė funksionet e tij drejtuese deri nė momentin e zėvendėsimit nga ana e Presidentit. Kushtetuta dhe ligji pėr funksionimin e kėsaj gjykate ėshtė evaziv dhe nuk pėrcakton nėse kryetari, tė cilit i ka mbaruar mandati, duhet tė ushtrojė kompetencat e tij edhe pas kėsaj date. Por, gjithmonė sipas kėsaj zyre, ekziston precedenti nė kėtė institucion, ku anėtarė tė tij kanė vazhduar tė kryejnė funksionet e tyre edhe pse mandati i tyre ka mbaruar kohė mė parė. Kėshtu, rasti i Kristofor Peēit pėrbėn dhe precedentin mė tė freskėt. Megjithėse atij, prej dhjetorit tė vitit tė shkuar i ka mbaruar mandati i anėtarit tė kėsaj gjykate, ai ka marrė pjesė nė mėnyrė sistematike nė tė gjitha seancat dėgjimore dhe vendimmarrėse tė kėtij institucioni, duke ushtruar tė drejtėn e votės njėsoj si tė gjithė anėtarėt e tjerė tė kėsaj gjykate.
Patozi: Nuk votojmė asnjė kandidaturė, pa pėlqimin tonė paraprak
TIRANĖ- Shumica qeverisėse paralajmėron Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu, se nuk do tė votojė asnjė propozim tė tij, pėr kreun e Gjykatės Kushtetuese, nė rast se ai nuk merr pėlqimin paraprak tė saj. Deputeti i PD-sė, Astrit Patozi, nė emėr tė PD-sė, tha dje se Presidenti i Republikės, para se tė sjellė nė Parlament kandidaturėn pėr kryetar tė ri tė Gjykatės Kushtetuese, duhet tė ketė parasysh qė ajo duhet tė gėzojė mbėshtetjen e maxhorancės. Sigurisht, qė nuk jemi gati pėr ēdo emėr qė do tė propozojė Presidenti pėr kryetar tė ri tė Gjykatės Kushtetuese. Gjykoj qė, para se Kreu i Shtetit tė sjellė emrin pėr drejtuesin e Kushtetueses, duhet tė ketė mendimin dhe pėlqimin e maxhorancės, sepse ėshtė ajo qė vendos pėr emrin nė sallėn e Parlamentit,- tha Patozi. Pėr kėtė arsye, duket se presidenti Moisiu do tė fillojė negociatat me mazhorancėn, pėr tė pėrcaktuar se cili prej shtatė anėtarėve aktualė tė Gjykatės Kushtetuese duhet tė zėrė vendin e kreut aktual, Gjergj Sauli. Presidenti, nuk duhet tė bėjė bruto figurė, duke sjellė emra jashtė vullnetit tė maxhorancės. Ai duhet tė ketė parasysh qė, nė tė gjitha Parlamentet e botės, maxhoranca ėshtė ajo qė vendos e fundit kur e ka kėtė emėrtesė, ndaj dhe duhet tė mbahet parasysh vullneti i saj, pėr emrat dhe kriteret qė kandidatura duhet tė ketė,- tha deputeti Patozi. Ai ka shprehur besimin, se Kreu i Shtetit do tė dijė tė bėjė zgjidhjen e duhur.
Krijoni Kontakt