Pres-konferencė e KF Vardari lidhur me incidentin nė Kumanovė
Pas incidentit tė ndodhur nė stadiumin e Bashkimit, drejtuesit e KF Vardari nga Shkupi, tė enjten kanė organizuar konferencė pėr mjetet e informacionit nė tė cilėn shprehen arsyet e tyre pėr mosluajtjen e pjesės sė dytė tė ndeshjes me Bashkimin nė Kumanovė. Atanas Kostovski, zėdhėnėsi i Vardarit ka pohuar para gazetarėve se lojtarėt e tyre janė sulmuar nė punėn e tyre. “Pas daljes sė zakonshme tė futbollistėve nė stėrvitje para ndeshjes lojtarėt tanė
kishin qenė tė kėrcėnuar nga persona tė ndryshėm nė Kumanovė. Nė rrugė pėr nė zhveshtore shumica e futbollistėve ishin tė sulmuar nga persona zyrtarė dhe jozyrtarė. 5 lojtarė janė lėnduar rėndė, ndėrsa mė sė keqi ka kaluar Ertan Demiri, i cili nė spitalin shtetėror ka marrė infusion dhe ėshtė liruar nga stėrvitja e skuadrės. Gjithashtu lėndime kanė marrė edhe Stepanoviq, Korunovski dhe Perendia”, u shpreh ai.
Ndėrkohė, Ertan Demiri tha se edhe para fillimit tė takimit kishte vėrejtur se diēka do tė ndodh nė Kumanovė dhe se bashkėlojtarėt e tij e kanė shpėtuar nga mė e keqja.
“Duke shkuar pėr nė zhveshtore kemi qenė tė sulmuar nga persona tė ndryshėm. Kam marrė plagė tė rėnda dhe tani as qė po mundem tė ushqehem. Tėrė natėn e kam kaluar nė spital. Ne jemi futbollistė dhe prej futbollit jetojmė, kemi shkuar nė Kumanovė tė fitojmė, sepse e dėshironim fitoren, por pas tė gjithė asaj qė pėrjetuam vendosėm tė mos e vazhdojmė ndeshjen. Jemi munduar qė tė vetėmbrohemi, nga se nuk kishim rrugė tjetėr”, pohoi Demiri.
Krijoni Kontakt