une nuk e di pse va boni muhabetin kur e dini se SHKENDIJA DHE BALLISTET jane me te fort![]()
une nuk e di pse va boni muhabetin kur e dini se SHKENDIJA DHE BALLISTET jane me te fort![]()
UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA!
mos e harro bashkimin ok se eshte me i fort se shkendija
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
hahahah shihet ajo se kush oshte ma i fort Shkendija apo Bashkimi , kete e tregon edhe renditja ne tabel edhe lojat ne mes veti cka i kan patPostuar mė parė nga strong_07
UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA!
Edmond Miha: “Shkėndija, gati pėr Sileksin”
Skuadra e Shkėndijės ėshtė duke u stėrvitur me intensitet tė plotė nė Tetovė, pasi qė kėtė javė do tė fillojė stinori nė Ligėn e Parė tė Maqedonisė. Futbollistėt “kuqezi”, do tė ndeshen kundėr skuadrės sė Sileksit nga Kratova. Kryetrajneri i Shkėndija‘79, Edmond Miha iu ėshtė qasur punės me futbollistėt pėr tu pėrgatitur maksimalisht pėr vazhdimin e edicionit pranveror. “Kam planifikuar nga njė seancė stėrvitore pėr tė hėnėn dhe tė martėn. Jemi duke punuar nė drejtimin taktik dhe psikologjik, pėr ndeshjen e parė”, tha Miha. Ai thotė tani mė e ka tė qartė formacionin bazė, me tė cilėt do tė mbėshtetet nė ndeshjet kampinale. “E kam tė qartė se kush do tė jetė njėmbėdhjetėshi i parė nė ndeshjen me Sileksin e Kratovės. Mund tė ketė ndryshime tė vogla nė mesfushė dhe nė mbrojtje, por kėto ndryshime nuk do ta prishin konceptin tim”, vijoi timonieri i Shkėndijės. Edmond Miha ėshtė optimist sa i pėrket takimit me kratovasit dhe optimizmin e tij do ta vėrtetojnė futbollistėt nė fushėn e lojės. Ndryshe, sipas buletinit shėndetėsor tani pėr tani asnjė futbollist kuqezi nuk ankohet nė lėndime, prandaj stafi teknik ka tė drejtė tė pres me optimizėm pėrballjen me Sileksin.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Shvercerat Shkup dhuruan gjak pėr nėnat
Grupi i tifozėve Shvercerat Shkup kanė treguar fytyrėn e tyre tė vėrtetė. Kėsaj radhe atė nuk u dėshmuan siē jemi mėsuar ti shohim nė shkallėt e stadiumit gjatė njė ndeshjeje futbollistike tė KF Slloga J., ose tė kombėtares sė Shqipėrisė.
Ata kėsaj radhe kanė marė njė hap tepėr human, duke dhuruar vullnetarisht gjak pėr nėnat shqiptare tė cilat ēdo ditė lindin nė spitalin e Gjinekologjisė dhe Akusherisė nė Ēair.
Nė konsultim me drejtorin e spitalit Menduh Jegeni, kuptuam se spitali ka nevojė pėr gjak, ndėrsa Shvercerat Shkup pa menduar shumė morėn iniciativė dhe 10 anėtarė tė kėtij grupi dhuruan gjak.
Kur ėshtė nė pyetje ndihma, Shvercerat Shkup kanė qenė dhe do tė jenė ēdoherė nė shėrbim tė tė tjerėve. Deri tani kemi marrė pjesė nėpėr shumė manifestime sportive, kulturore dhe nė protesta, mirėpo ėshtė herė e parė qė marrim pjesė nė njė aksion human. Jemi krenar qė bėmė njė gjė tė tillė dhe premtojmė se edhe nė tė ardhmen nuk do tė mungojnė iniciativa tė kėtilla, thonė anėtarėt e Shvercerat Shkup, tė cilėt dhuruan gjak. Ndėrkohė Menduh Jegeni, drejtori i spitalit ėshtė mirėnjohės pėr faktin qė grupi i tifozėve Shvercerat Shkup vendosi qė tė dhurojė gjak. E dimė tė gjithė rėndėsinė e gjakut. Ėshtė njė vullnet i Shvercerave, tė cilėt pėrpos animit, mendojnė edhe pėr shėndetin e tė tjerėve, deklaroi Menduh Jegeni .
Akti i dhurimit tė gjakut tregon se tifozėt Shvercerat Shkup, duhet tė jenė shembull pėr tė gjithė.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
KF Renova nė prag tė sezonit tė ri
Gjatė punės 40 ditore ekipi i Renovės ka zhvilluar pėrgatitje nė Dojran, Ohėr dhe nė stadiumin e Tearcės duke zhvilluar ndeshje kontrolluese. Ekipi ka punuar edhe nė seanca stėrvitore nė terren tė mbyllur. Renova nė sezonin pranveror pret realizimin e synimeve tė veta
Skuadra e Renovės nė krahasim me sezonin vjeshtor ka filluar me njė organizim krejt tjetėr, sepse ka bėrė ndryshime nė stafin teknik. Pas largimit tė Halim Hodait vendin e teknikut e ka plotėsuar Vllatko Kostov, ndėrsa atij do ti ndihmojnė Faruk Jonuz dhe Enver Ramadani. Ndėrsa ndėr pėrforcimet qė gjat afatit kalimtar kanė pėrforcuar radhėt e “gjipspunuesve” janė: Boban Janēevski, Minas Osmani, Bllagoja Gjurqevski, Sasha Kėrstev, Agron Beqiri dhe Lubo Kovaēeviq, nga ekipi janė larguar Goce Toleski, Goce Petrovski, Amir Aliju dhe portieri Labinot Qosa.
Marė nė pėrgjithėsi pėrforcimet e Renovės pėr kushtet e futbollit nė Maqedoni janė emra tė cilėt shprehin njė autoritet jo vetėm pėr klubin, por edhe mė gjerė kur dihet se bėhet fjalė pėr ish-anėtarė tė reprezentacionit tė Maqedonisė dhe lojtar tė cilėt sadopak kanė edhe pėrvojė nė ekipet jashtė Maqedonisė. Kjo vlen pėr Boban Janēevski, Sashe Kėrstevin dhe Minas Osmanin, si dhe dy pėrforcimet Vullnet Emini dhe Agron Memedi qė nė sezonin vjeshtor kaluan nga Shkėndija’79 nė Renovė
“Ēdo gjė qė kemi kėrkuar kemi marrė dhe me pėrgatitjet qė kemi bėrė do tentojmė qė tė arrijmė rezultate tė mira” ėshtė shprehur tekniku Vllatko Kostov.
Por, nė ekipin e Renovės shprehin keqardhje pėr largimin e Goce Toleskit, i cili ishte idhull i kėtij ekipi nė sezonin vjeshtor dhe portierit Labinot Qosa.
“Atmosfera nė ekip ėshtė nė atė nivel sa qė premton se nė sezonin pranveror do tė jemi befasia mė e madhe. Kėtu kam parasysh edhe pėrforcimet e klubit qė janė bėrė nė kėtė mini afat kalimtar pasi bėhet fjalė pėr emra tė njohur tė futbollit tė Maqedonisė”, deklaroi Fisnik Nuhiu.
Renova njėra prej klubeve mė stabile
Duke u bazuar nė orarin e volitshėm qė ka ekipi nė cilėsinė e vendėsit, atėherė mund tė thuhet se sezoni do tė jetė i bereqetshėm. Por, pos kėsaj tė gjithė ata tė cilėt janė tė kyēur nė drejtimin dhe punėn e kėtij klubi duhet tė kuptojmė se Renova aktualisht konsiderohet ndėr dy-tre klube mė stabile nė aspektin material. Prandaj duhet ēmuar vullnetin e mirė tė vėllezėrve Idrizi. Renova ka shpresa se me ekipin qė aktualisht disponon do tė bėnė qė nė shkallėt ė stadiumit tė grumbullohen numėr mė i madh i tifozėve, sepse pėrkrahja e tyre ėshtė mė se e nevojshme pėr tė arritur qėllimet. Duhet theksuar se klubi nga Xhepēishti para kthimit nga pėrgatitjet nga Ohri, tė shtunėn do tė zhvillon ndeshjen e fundit kontrolluese kundėr skuadrės vendase. Nga dita e hėnė ekipi do tė punon nė kompozimin e formacionit mė tė mirė qė do tė kundėrvihet ekipit tė Bregallnicės dhe do tė jetė bartės nė ndeshjet e sezonit pranveror.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
KF Vėllazėrimi Kėrēovė, nė prag tė sezonit pranveror tė futbollit
Klubi futbollit Vėllazėrimi nga Kėrēova aktualisht ėshtė nė krizė tė madhe, qė nuk i dihet fundi, megjithatė me punėn e palodhshme tė disa entuziastėve, klubi gjeti forcė qė tė fillon pėrgatitjet pėr sezonin pranveror. Se kėrēovarėt janė dorėzuar nga mbijetesa nė Ligėn e parė, mė sė mirė e ilustron trajneri Nazmi Ajdini, i cili ndau kohė qė tė shprehė revoltin pėr gjendjen aktuale qė mbretėron nė ekipin e tij. Pyetjes se si e cilėson situatėn aktuale nė klubin e tij, Nazmi Ajdini deklaroi: “Nė kėtė sezon ne kemi filluar me punė sa pėr tė garuar nė kėtė Ligė, qė tė mos shkojmė direkt nė Ligėn e tretė. Dihet se nė cilėn pozitė aktualisht gjendet Vėllazėrimi, pozita e parafundit nuk jep shpresa pėr tė bėrė diēka. Megjithatė ne vazhdojmė punėn me futbollistė tė rinj, qė tė mos mbesin rrugėve. Ka disa futbollistė nga tė cilėt mund tė presim diēka nė tė ardhmen dhe pikėrisht pėr kėtė filluam me stėrvitje nė kohė, qė tė garojmė nė sezonin pranveror”. Pyetjes se sa kanė pėrkrahje nga institucionet e qytetit tė Kėrēovės dhe nga adhuruesit e futbollit nė kėtė qytet, trajneri Nazmi Ajdimi, tha: ”Nuk kemi pėrkrahje nga askush, klubi ėshtė lėnė anėsh edhe pse bėjmė apel ta ndihmojnė. Momentalisht nuk ka askush qė tė ndihmon”. Sa i pėrket fondit tė lojtarėve qė aktualisht janė nė ekipin e Vėllazėrimit, trajneri Nazmi Ajdini tha: Shumica e tyre janė nga shkolla e futbollit tė klubit tonė, tė cilėt vitin qė kaloi i kam stėrvitur unė dhe tė njėjtit tani janė tė kyēur nė ekipin e parė. Janė dhe futbollistė mė tė vjetėr tė cilėt kanė mbetur nė klubin tonė dhe mundohemi qė me punė tė palodhshme tė krijojmė formacionin qė tė garojmė nė ligė”. Si do qė tė jetė, kjo situatė e rėndė qė mbretėron nė ekipin e Vėllazėrimit, nuk do tė zgjatė pėrgjithmonė, ndaj edhe duhet pėrgėzuar personat tė cilėt gjejnė forcė qė tė mos lejojnė klubi tyre i zemrės tė shkatėrrohet.
Falėnderime skuadrės Makedonija Gj.P.
Nė ekipin e Vėllazėrimit falėnderojnė skuadrėn nga Gjorēe Petrovi pėr ndihmėn e dhėnė me disa futbollistė tė rinj. “Makedonija Gj.P na ka dhėnė nė shfrytėzim katėr futbollistė, fjalė ėshtė pėr sulmuesin Adis Jahoviq, mesfushorėt Bllagoja Llamēevski dhe Vangjel Altiparmakovski si dhe mbrojtėsin Darko Jovanov” tha trajneri Nazmi Ajdini.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Miqėsore / Liria - Shkėndija 1-1
Tė shtunėn nė stadiumin e Zhelinės ėshtė zhvilluar ndeshje kontrolluese ndėrmjet skuadrės sė Ligės sė tretė Liria dhe Shkėndija’79. Loja gjatė 90 minutave ishte mjaft dinamike, ku u krijuan disa raste nga dy anėt, ndėrsa u shėnuan vetėm dy gola.
Tė parėt nė epėrsi kaluan vendasit me golin e sulmuesit Fatmir Bejtullahu nė minutėn e ‘48, ndėrsa barazoi Faton Cecelija nė minutėn e ‘59 tė ndeshjes.
“Jam i kėnaqur me lojėn qė treguan futbollistėt, edhe pse kjo ishte ndeshja e parė kontrolluese”, tha trajneri i ekipit Liria, Halim Hodai. Skuadra e Shkėndijės nė kėtė ndeshje ka luajtur me ekipin e dytė, por trajneri Ibraim Luma pas ndeshjes tha: “Loja ishte dinamike dhe ne jemi tė kėnaqur me angazhimin e lojtarėve. Ishte ky testi i fundit pėr ekipin tonė, para fillimit tė sezonit pranveror”.
Duhet tė theksojmė se kjo ndeshje kontrolluese u pėrcoll nga njė numėr i konsiderueshėm i tifozėve tė dy ekipeve, tė cilėt janė tė etshėm pėr futboll.
Ekipet luajtėn me kėto formacione:
KF Liria: F. Zilbeari, Latifi, Limani, Memeti, Ziberi, Bujamini, R. Limani, F. Atifi, Alili, Emruli, Ēelebiu, ndėrsa nė pjesėn e dytė lujatėn: N. Tefiku (H. Xheladini), Xhemaili, Memeti, Memedi, A. Ziba, Amiti, Rramani, F. Bejtullai, Fetishi, N. Ismaili
K.F.Shkėndija’79: Adili, Musai, Sallai, Salihu, Alioski, Cecelia, Ramadani, Ferati, Sejrani, Mustafi, J.Shaqiri, nė pjesėn e dytė u inkuadruan edhe D. Sadiku, M. Jusufi, Agon Alili.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
KF Renova pėrfundoi pėrgatitjet nė Ohėr
Nė ndeshjen e fundit kontrolluese Renova ka mundur Ohrin me rezultat 3:1, duke treguar se ekipi ka punuar mirė dhe se ka ekip tė fortė
Me ndeshjen kontrolluese kundėr ekipit tė Ohrit, skuadra e Renovės ka pėrfunduar fazėn e fundit tė pėrgatitjeve njė javore. Nė ndeshjen e fundit kontrolluese ka shėnuar fitore 3:1 kundėr ekipit vendas, anėtare nė Ligėn e tretė, golashėnues kanė qenė Genc Hyseni dy herė dhe Fisnik Nuhiu shėnoi njė gol.
Pas ndeshjes drejtori sportiv Lirim Saiti, deklaroi: “Me kėtė ndeshje pėrfunduam fazėn e pėrgatitjeve. Nė bazė tė punės sė bėrė dhe raporteve tė shefit tė stafit teknik, pėrgatitjet ishin tė suksesshme”.
Nė kėtė ndeshje tekniku Vllatko Kostov nė formacion ka inkuadruar tė gjithė lojtarėt qė ka nė disponim dhe ka mbetur i kėnaqur me angazhimin e tyre, sidomos me efikasitetin e sulmuesit Genc Hyseni, i cili ka shėnuar dy gola.
Ekipi nė Tetovė ėshtė kthyer dje, ndėrsa gjatė ditės sė sotme (e hėnė), kanė pushim qė nesėr tė fillojnė me seanca tė rregullta stėrvitore deri nė ndeshjen kundėr ekipit tė Bregallnicės.
Pėrndryshe gjatė qėndrimit njė javor nė Ohėr, skuadra e Renovės pos seancave tė rregullta stėrvitore, ka zhvilluar tre ndeshje kontrolluese me Pelisterin (2:2), Sileksin (2:3) dhe Ohrin (3:1). Sipas raporteve nga kėto ndeshje forma e lojtarėve ėshtė nė rritje e sipėr dhe kjo do tė shihet mė mirė nė ndeshjen e parė tė sesionit pranverorė me 4 mars kundėr Bregallnicės nė stadiumin e qytetit nė Tetovė
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Krijoni Kontakt