Ejj xhi bojni be ju ktau?
Posht Renova hahaha.
Ejj xhi bojni be ju ktau?
Posht Renova hahaha.
Trajneri i Maqedonisė shpjegon mosgrumbullimin e disa lojtarėve nė kombėtare pėr miqėsoren me Shqipėrinė
Katanec: S'ka konflikt shqiptar ; "Do tė merrja edhe 20 shqiptarė nėse do tė ishin nė formė"
Sreēko Katanec, trajneri i Kombėtares maqedonase ka shpjeguar arsyet se pėrse ka grumbulluar nė skuadėr vetėm njė shqiptar.
Pėr kėtė fakt ai ka marrė kritika tė ashpra nga sportdashėsit shqiptarė qė jetojnė nė Maqedoni. "Kam marrė vetėm Artim Pollozhanin sepse ai ėshtė nė formė tė mirė dhe i denjė pėr tė luajtur nė Kombėtare, ka thėnė Katanec pėr albania-sport.com. Zgjedhjet e mia nuk bazohen mbi prejardhjen e lojtarėve, por mbi formėn e tyre dhe rendimentin e tyre, kėshtu qė dua them se nuk kam asgjė kundėr shqiptarėve. Pėr mua kanė rėndėsi vetėm rezultatet dhe nuk dua t'ia di nėse lojtarėt janė shqiptarė apo maqedonas". Ai ėshtė akuzuar se ka lėnė jashtė skuadrės emra se Vullnet Emini apo Artim Shaqiri, por Katanec ka deklaruar se ata lojtarė nuk e kanė bindur. "Unė mendoj se kam zgjedhur mė tė mirėt. Kur mora drejtimin e skuadrės askush nuk mė tha se duhet tė merrja X numėr shqiptarėsh apo Y numėr maqedonasish. Mendoj se kritikat ndaj meje janė pavend, sepse qėllimi im ėshtė qė tė ndėrtoj njė skuadėr fituese dhe jo njė skuadėr, vetėm kaq", ėshtė shprehur trajneri. Katanec u ėshtė pėrgjigjur edhe akuzave se ka shpėrfillur sistematikisht sugjerimit e ndihmėsit tė tij Uran Ymeri.
"Unė kam marrėdhėnie shumė tė mira me Ymerin, por duhet tė kujtoj nė kėtė rast se trajneri jam unė dhe vendimet i marr unė, ka thėnė slloveni. Ėshtė e vėrtetė se Ymeri mė ka sugjerruar pesė futbollistė shqiptarė, por unė pranova vetėm njėrin prej tyre, Pollozhanin, sepse isha i bindur se vetėm ai ishte nė formė. Ymerit ndoshta nuk i ka ardhur mirė pėr kėtė, por zgedhjet i bėj unė. Kur tė jetė ai trajner atėherė le t'i bėjė ai zgjedhjet. Ai thjesht mund tė bėjė propozimet, sepse vendimet i marr unė". Katanec nuk i ka munguar diplomacia kur i ėshtė bėrė pyetja se cili ishte mendimi i tij pėr futbollistėt shqiptarė. "Kam njė konsideratė tė lartė pėr ta, por ju kėrkoj gjithashtu qė tė punojnė mė shumė". Trajneri ka thėnė se nėse do tė ishin 20 futbollistė shqiptarė nė formė tė mirė, ai do t'i merrte tė gjithė. "Nėse unė do tė kisha 20 futbollistė shqiptarė nė gjendje tė mirė, tė cilėt do tė mė jepnin garanci nė pėrfaqėsuese, atėherė do t'i merrja qė tė gjithė, por ja qė nuk ėshtė kėshtu dhe mua mė duhet tė mendoj vetėm pėr tė mirėn e skuadrės sepse nė fund tė fundit kjo ėshtė detyra ime", ka thėnė ai.
Gazeta PANORAMA
My silence doesn't mean I am gone!
Nėnkryetari i FFM-sė, Bexheti: Ymeri, pėrgjegjės pėr mospėrfshirjen e shqiptarėve ne Kombėtaren e Maqedonisė
Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI
Shkup– Nėnkryetari i Federatės sė Futbollit tė Maqedonisė, Rexhep Bexheti dhe dy anėtaret e Kėshillit Drejtues tė FFM-sė, Zylkadri Iseini dhe Shehat Rexhepi thonė se nuk janė pėrgjegjės pėr mospėrfshirjen e futbollistėve shqiptarė nė pėrfaqėsuesen e Maqedonisė. Sipas tyre pėrgjegjėsia bie mbi ndihmėstrajnerin e Sreēko Katanecit, Uran Ymeri, i cili ėshtė emėruar nė kėtė detyrė nga ana e tyre.
“Unė nuk jam seleksionues dhe s’mundem t’i vlerėsojė futbollistėt se cili mund tė luajė. Lojtarėt i zgjedh seleksionuesi e jo ne. Nuk mund t’i bėjmė presion Katanecit, madje as Hari Haxhi Risteski nuk ka tė drejtė t’i thotė atij tė marrė kėtė ose atė lojtarė. Ne e kemi emėruar Uran Ymerin dhe ai duhet tė pėrcjellė futbollistėt shqiptarė dhe t’i bėjė presion Katanecit pėr tė marrė lojtarėt shqiptar nė reprezentacion. Ndėrsa nėse ai nuk pėrfillet nga Kataneci le tė tregojė. Nga seleksionuesi kėrkohen rezultate dhe ai vendos se kė do ta ftojė nė pėrfaqėsuese”, ėshtė shprehur nėnkryetari i FFM-sė, Rexhep Bexheti. Ai apelon te lojtarėt shqiptar qė tė angazhohen mė shumė pėr tė luajtur nė skuadra jashtė vendit dhe pastaj tė vijnė nė reprezentacionin e Maqedonisė. “Po e shihni se Kataneci numrin mė tė madh tė futbollistėve e ka futbollistėt qė luajnė nė ligat e ndryshme tė futbollit evropian. Prandaj lojtarėt tanė le tė mundohen tė shkojnė nė ekipe jashtė vendit dhe pastaj do tė grumbullohen nė reprezentacion. Po kush nuk ka dėshirė qė tė luajnė edhe futbollistėt shqiptar pėr Maqedoninė?”, pėrfundoi Bexheti.
Anėtari KD tė FFM-sė, Zylkadri Iseini thotė se kundėr Shqipėrisė ka pasur vend edhe pėr mė shumė futbollistė shqiptar dhe jo vetėm pėr Pollozhanin.
“Pa i mohuar kualitetet e lojtarėve tjerė shqiptarė, them se pėr momentin Pollozhani e meriton tė jetė nė pėrfaqėsuese. Pėr ndeshjen kundėr Shqipėrisė ėshtė dashur tė ftohen edhe disa lojtarė tė tjerė shqiptarė, sepse edhe ata e meritojnė. Por pėr kėtė nuk mund ta akuzojmė Katanecin, sepse ne kemi emėruar trajnerin tonė aty. Dhe nėse ai nuk pėrfillet nga seleksionuesi duhet tė na tregojė. Ymeri duhet tė jetė mė konstruktiv me ne shqiptarėt nė KD dhe tė na njoftojė pėr tė gjitha risit. Duhet tė na tregojė nėse nuk ka peshė te Kataneci”, ka pohuar Iseini, duke shtuar se gjatė kėsaj jave do tė ulen pėr tė diskutuar rreth kėsaj ēėshtje.
“Do ta diskutojmė me Rexhep Bexhetin kėtė ēėshtje. Unė mendoj se edhe Kataneci ka faj pse nuk i ka ftuar shqiptarėt nė kėtė miqėsore. Por pėrgjegjėsia i bie Uran Ymerit. Shpresoj se do tė rregullohet kjo punė. Edhe njė po ua them Kataneci ka suksese dhe ai nuk mund tė ndėrrojė ekipin derisa ka rezultate, ndėrsa nė momentin kur i mungojnė sukseset atėherė mund tė ndėrhyjmė”, thotė anėtari i KD tė FFM-sė, Iseini.
Ndėrsa sipas anėtarit tjetėr tė KD tė FFM-sė, Shehat Rexhepi futbollistėt nuk kanė tė drejtė tė akuzojnė pėrfaqėsuesit shqiptarė qė janė nė FFM, ngase ėshtė seleksionuesi ai qė vendos.
“S’kemi tė drejtė t’i pėrzihemi Katanecit se kė e merr dhe kė nuk e merr. Po tė ishte seleksionuesi maqedonas do tė dyshoja pėr mospėrfshirjen e shqiptarėve, ndėrsa tani kur ėshtė Kataneci nuk dyshoj. Atij i interesojnė rezultatet, sepse pėr atė ka ardhur. Ne e kemi vėnė Uran Ymerin, i cili duhet tė pėrcjell futbollistėt shqiptarė, ndėrsa nėse nuk pėrfillet nga seleksionuesi, atėherė le tė jep dorėheqje. Ai ėshtė pėrgjegjės qė nuk ka shqiptarė nė reprezentacionin e Maqedonisė”, ėshtė shprehur Shehat Rexhepi.
Ai thotė se ēdo seleksionues vendos pėr taktikėn e lojės dhe ndoshta nuk i kanė pėlqyer 5 propozimet e Ymerit, seleksionuesit Katanec.
“Ndoshta Kataneci nuk ka besim te Ymeri dhe nuk ia merr propozimet nė konsideratė. Ndėrsa ne s’kemi tė drejtė t’i themi Katanecit se merri kėta lojtarė shqiptarė, sepse asnjė trajner nuk vjen me kushte pėr tė drejtuar njė skuadėr. Ėshtė pėrgjegjėsia e Ymerit qė nuk dėgjohet nga seleksionuesi”, thotė nė fund ai.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Kundėrpėrgjegje nga Uran Ymeri: Nuk zgjidhet problemi me dorėheqjen time
Shkup, 29 janar – Ndihmėstrajneri i pėrfaqėsueses sė Maqedonisė nė futboll, Uran Ymeri thotė se nuk do tė zgjidhet problemi i pėrfshirjes sė futbollistėve shqiptarė me dorėheqjen e tij, dhe kush do tjetėr qė do tė emėrohet nė postin e ndihmėstrajnerit nuk do tė mund ta zgjidhė kėtė
ēėshtje.
“Ėshtė lehtė tė mė sulmojnė mua. Nuk ka problem nėse mendojnė se me dorėheqjen time zgjidhet ky problem, unė menjėherė do tė largohem. Por mendoj se kėtu nuk qėndron shkaku i mospėrfshirjes sė lojtarėve shqiptarė. Dhe po ju them se kush do tė qė do tė vijė nė kėtė detyrė nuk mund ta zgjidhė problemin”, ėshtė shprehur ndihmėstrajneri Uran Ymeri.
Ai thotė se ka idenė se si tė zgjidhet problemi i pėrfshirjes sė futbollistėve shqiptarė nė pėrfaqėsuesen e Maqedonisė.
“Ekzistojnė tri variante. Varianti i parė ėshtė ky: Nėse nuk e pėrziejmė politikėn, atėherė presim qė pas dy-tre vitesh seleksionuesi tė jetė shqiptar dhe atėherė do tė ftohen shqiptarėt. E dyta: Nėse e pėrziejmė politikėn (Marrėveshja e Ohrit), atėherė nga 18 lojtarė tė ftuar, 5 duhet tė jenė shqiptarė dhe e treta: Maqedonia tė ketė dy seleksionues, shqiptarė dhe maqedonas. Njė kohė edhe Suedia ka pasur dy selektor tė reprezentacionit tė saj”, ka vazhduar Ymeri.
Ai gjithashtu thotė se nuk mund t’i bėjė presion Katanecit, kur ai tani pėr tani ka rezultate, ndėrsa nė momentin kur atij i mungojnė sukseset, atėherė, do tė reagojė.
“Unė i propozoj lojtarė dhe atė mė tė mirėt qė janė te shqiptarėt, por ndoshta Katanecit nuk po i pėlqejnė. Ai po thotė se ka rezultate dhe deri sa tė jetė kėshtu do tė presim. Po qė se nė tė ardhmen nuk ka suksese, menjėherė do tė reagoj pėr tė marrė shqiptarė nė reprezentacion”, tha nė fund ndihmėstrajneri i Maqedonisė, Uran Ymeri, i cili disponon me pro-licencė tė UEFA-s dhe mund tė punoj si trajner nė 52 vende tė Evropės.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Bunjamin Shabanit 16-vjeēari Shkon nė Norvegji
Me ftesė tė kryesisė sė skuadrės norvegjeze Lyn, tė dielėn drejt Norvegjisė, janė nisur talenti i futbollit tė Bashkimit, Bunjamin Shabani, pastaj pronari i klubit Lutfi Hyda dhe menaxheri me licencė angleze, Alfred Bode nga Shqipėria.
“Nė Norvegji ata do tė qėndrojnė deri mė 11 shkurt, kur edhe pritet tė qė skuadra norvegjeze ta pėrvetėsoj talentin kumanovarė. Bunjamini duhet tė
mbetėt tė Lyni, sepse ai ėshtė i ftuar special nga kryesia e kėsaj skuadre norvegjeze”, ėshtė shprehur, sekretari i KF Bashkimi, Shenxhan Jusufi, duke shtuar se talenti i Bunjamin Shabanit, drejtuesve tė Lynit, u kishte ra nė sy gjatė njė turneu, i cili ėshtė zhvilluar nė Norvegji, vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar Bunjamin Shabani, me skuadrėn ‘Skupi’ nga Shkupi mori pjesė nė njė turne, i cili u mbajt nė Norvegji. Kjo skuadėr arriti nė finale tė mposhtė njė ekip brazilian, dhe nė kėtė ndeshje Bunjamini ishte shėnues i dyfishtė. Nė kėtė turne ai shėnoi 19 gola dhe u shpall golashėnuesi i turneut”, thotė mė tutje Jusufi.
Ndryshe, Bunjamin Shabani (16 vjeē) ėshtė nga Orizarja e Komunės sė Likovės, ndėrsa vite me radhė po luan me sukses pėr ekipin e tė rinjve tė Bashkimit, tė cilėt ishin shumė tė suksesshėm edhe nė “Junior Cup”. Burimet e "Albania-sport"pohuan se disa menaxher e kanė pėrcjell lojėn e Bunjamin Shabanit dhe ata kanė qenė tė interesuar pėr ta transferuar nė Liverpul.
Ndryshe, vėmendja e menaxherit shqiptar, Alfred Bode, ėshtė e pėrqendruar edhe te dy lojtarėt e ri tė Bashkimit, Samir Shabani dhe Armend Alimi.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga strong_07 : 01-02-2007 mė 12:32
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Kėshilli Iniciativ kėrkon dorėheqjen e Mitrovskit pas falsifikimeve
Kėshilli Iniciativ pėr ndryshime nė Federatėn e Futbollit tė Maqedonisė tė mėrkurėn nė ambientet e Holidej In-it ka mbajtur konferencė pėr mjetet e informacionit, ku kanė shpalosur pakėnaqėsitė e tyre pėr skandalet e fundit qė dridhen Federatėn e Futbollit tė Maqedonisė. Nė kėtė takim pėrveē Emil Bozhinovskit, Koēo Dimitrovski, Jovēe Xhipunov dhe Masar Omeragiq, tė pranishėm ishin edhe gjashtė Lidhjet Futbollistike Komunale (LFK- Gazibaba, LFK- Kumanovė, LFK- Shtip, LFK- Ohėr, LFK- Manastir) dhe LFK Tetovė ishte e pėrfaqėsuar nga Nexhbedin Sinani.
Jemi tubuar kėtu pėr tė shprehur pakėnaqėsitė tona lidhur me skandalet e fundit nė FFM. Kujtoj se ėshtė koha e fundit qė Lazar Mitrovski dhe Haxhi Risteski tė japin dorėheqje dhe tė shkojnė. Do tė jetė shumė sportive nėse ata largohen, pas gjithė kėsaj qė ndodhi nė FFM. Ata nuk kanė kredibilitet ta drejtojnė organizatėn e futbollit tė Maqedonisė, pas kėtyre falsifikimeve tė bėra. Patjetėr duhet tė shkojnė Mitrovski dhe Risteski, ėshtė shprehur njėri nga anėtarėt e Kėshillit Iniciativ, Emil Bozhinovski. Ndėrkohė, anėtari tjetėr i Kėshillit Iniciativ, Masar Omeragiq thotė se nuk janė aspak tė vėrteta pohimet se ėshtė e pėrzier politika nė futboll.
Janė bėrė shumė parregullsi dhe kjo na ka shtyrė tė ngremė iniciativėn pėr tė organizuar Kuvendin e jashtėzakonshėm dhe pėr tė qenė kėtu ku jemi. Gjithēka qė do tė bėjmė, do tė jetė nė kuadėr tė rregullave tė FFM-sė, pra sipas nenit 26. Koha ėshtė tė vijnė njerėz tė sinqertė nė krye tė Futbollit tė Maqedonisė, e jo tė vendosin dy-tre veta, tha Omeragiqi.
Ndryshe, pėr tu mbajtur Kuvendi i Jashtėzakonshėm, Kėshillit Iniciativ i duhet mbėshtetja e 8 lidhjeve futbollistike komunale dhe njė periudhė kohore prej 45 ditėsh.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Mitrovski tėrhiqet nga funksioni
Sekretari i Federatės sė Futbollit tė Maqedonisė (FFM), Llazar Mitrovski ka dhėnė dorėheqje, ndėrsa kėrkesa e tij pėr tėrheqje ėshtė pranuar nga anėtarėt e Kėshillit Drejtues (KD) tė cilėt kanė debatuar mė shumė se tri orė tė enjten pasdite.
“KD i FFM-sė pasi ka analizuar gjendjen aktuale nė Federatė dhe duke u munduar ta respektojė statusin si akt mė tė lartė, e ka rishikuar kėrkesėn e sekretarit Llazar Mitrovski pėr dorėheqje nga funksioni dhe e ka pranuar atė”, thuhet nė njoftimin e FFM-sė.
Nga debati i zhvilluar, dorėheqja e Mitrovskit ėshtė konstatuar se ai me parregullsi kishte marrė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm nė FFM.
“KD ka konstatuar se dokumentacioni i ofruar pėr pranimin e Mitrovskit, i cili ishte pranuar nga Komisioni Kadrovik i asaj kohe, nuk ka qenė i nivelit pėrkatės tė arsimimit, dhe nuk janė respektuar kushtet e vėna nė konkurs”, thuhet njoftim e FFM-sė.
Pas largimit tė menjėhershėm tė Mitrovskit, KD i FFM-sė ka emėruar si u.d. sekretar i pėrgjithshėm, Ilija Atanasovskin. Gjithashtu nė atė mbledhje tė caktuar nga kryetari i FFM-sė, Haxhiristeski kanė marrė pjesė tė gjithė anėtarėt e KD-sė, pėrveē Sasho Naumovskit. Anėtarėt shqiptar pėr hapat e mėtutjeshėm rreth angazhimit nė FFM do tė diskutojnė tė premten pasdite nė Xhepēishtė tė Tetovės.
Ndryshe, kundėr Mitrovskit, Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB) ka ngritur padi dhe sė shpejti do tė dihet se cilėt do tė jenė hapat e ardhshėm tė tyre pas largimit tė Mitrovskit
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Bashkimi edhe tri ditė nė Kumanovė
Bashkimi i Kumanovės, stėrvitjet po i zhvillon pa probleme. Pas largimit tė disa lojtarėve nga ky klub, stafi teknik ka arritur qė me kohė tė sjell pėrforcimet e nevojshme nė Kumanovė. Me kėtė ekip janė duke u stėrvitur 22 lojtarė. Toni Banduliev, ka lėshuar fazėn e parė tė pėrgatitjeve, por nė “Banjat e Negorit” ai do t’i bashkangjitet Bashkimit. “Nuk kemi probleme me lojtarėt, askush nuk ankohet nė ndonjė lėndim”, thotė Erkan Jusufi, ndihmėstrajner i Bashkimit. Ai mė tej thotė se kanė mbetur edhe 3 ditė deri nė pėrfundimin e fazės sė parė pėrgatitore, e cila po zhvillohet nė Kumanovė.
Ėshtė paraparė qė ekspedita e Bashkimit tė udhėtojė nė Gjevgjeli, ndėrsa do tė numėrojė 30 veta.
“Fazėn e dytė tė pėrgatitjeve siē kemi paralajmėruar do ta zhvillojmė nė ‘Banjat e Negorit’. Drejt kėsaj qendre do tė udhėtojmė mė 6 shkurt. Kemi paraparė tė udhėtojnė 22 lojtarė, 3 portier dhe stafi teknik. Planifikojmė tė zhvillojmė disa ndeshje kontrolluese. Me Teteksin e kemi caktuar njė gjė tė tillė. Presim qė ekipit tonė shumė shpejtė t’i bashkangjitet edhe Toni Bandulievi, i cili fazėn e parė tė pėrgatitjeve e lėshoi pėr shkak tė probleme shėndetėsore”, thotė Jusufi.
Ndryshe, burimet brenda klubit thonė se talenti i Bashkimit, Bunjamin Shabani, i cili gjendet nė Lyn tė Norvegjisė, ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese, ku pasur paraqitje shumė tė mira
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Kumanovarėt pėrfundojnė me sukses seancat stervitore
Drejtuesit e Bashkimit nga Kumanova kanė zhvilluar stėrvitjen e fundit nė Kumanovė dhe kanė bėrė gati valixhet pėr tė udhėtuar nė qendrėn stėrvitore “Banjat e Negorit” nė Gjevgjeli. “I kemi lėnė tė lirė lojtarėt qė tė pėrgatiten pėr udhėtimin drejt Gjevgjeisė. Besoj se atje do tė mbizotėrojė atmosferė e mirė dhe do tė bėjmė stėrvitje tė rregullta.”, tha trajneri Erkan Jusufi. Takimi i parė nė kėtė qendėr stėrvitore do tė jetė kundėr Turnovės me 8 shkurt, ndėrsa priten edhe ndeshje tjera
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Tetovarėt shfaqen suksesshėm nė miqėsore
Skuadra e “kuqezinjve” nga Tetova, ka arritur tė fitojė edhe miqėsoren e dytė tė luajtur nė kėtė fazė pėrgatitore. Nė Strugė ajo ka fituar 2:1 ekipin e Karaormanit, pas golave tė shėnuar nga Mensur Idrizi dhe Ace Toleski. Nė kėtė periudhė tė takimit, futbollistėt kuq e zi, kanė pasur raste tė volitshme qė kanė mundur tė shėnojnė edhe disa gola, por “butėsia” dhe karakteri miqėsor i takimit, mbase ishte njė ndėr fajtorėt, qė rastet e krijuara nuk u shndėrruan nė gola, qė shkaktuan edhe nervozizėm nė stafin teknik tė tetovarėve. Tė enjten zhvillohet takimi ndėrmjet Shkėndija 79 dhe Pobeda e Prilepit, qė mund tė shėrbejė stafit teknik tė kuq e zinjve tetovar, nė kėrkim tė njė formacioni standard.
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Krijoni Kontakt