“Kur Ahmed Bej Zogu, njė muhamedan, vendosi kurorėn nė kokė, ai u betua mbi Kuranin dhe Biblėn”

Njė nga ditėt e javės sė kaluar, shqiptarėt u zgjuan si republikanė, si zakonisht; por pėrpara se tė binte nata ata thėrrisnin “Jetė tė gjatė Mbretit tonė!”
Mbreti ishte Ahmed Bej Zogu, i cili njė ditė mė pėrpara kishte qenė president. Ceremonia e kurorėzimit tė Mbretit shqiptar u ēel me pėrshėndetjen e 101 pushkėve qė qėlluan. Turma e entuziazmuar pėrshėndeste Zogun, ndėrsa ai ecte rrugėve tė ngushta tė Tiranės, kryeqyteti i ndotur, si zakonisht, nėn njė diell pėrvėlues.
Ahmed Bej Zogu mori titullin “Mbret i Shqiptarėve”.
Kjo nuk ishte e llogaritur pėr tė kėnaqur interesat e Jugosllavisė, nė veri tė Shqipėrisė, sepse brenda kufijve tė Jugosllavisė jetonin 500 mijė shqiptarė.
Kur Zogu, njė muhamedan, vendosi mbi kokė kurorėn, ai u betua mbi Kuranin dhe Biblėn.
Sipas vėzhgueseve ky ėshtė njė tregues qė ai nuk ka hequr kurrė dorė nga dėshira pėr t’u martuar me princeshėn Xhovana tė Italisė. Edhe Benito Musolini e ka pohuar kėtė dėshirė pėr bashkim. Por e cila refuzohet nga i ati i princeshės Xhovana, katoliku roman, Mbreti Vittorio Emanuele.
Marrė nga “The Times”, mė 1928

ABC