Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Besnikëria dhe shtyrjet për tradhëti

    Te vesh ne rrezik betimin qe ke bere,ku ka gje me te trishtueshme ne historine e nje cifti!
    Ne te vertete besnikeria tregon ne nje menyre teper direkte karakterin e shenjte dhe ekskluzif te nje relacioni.Ajo eshte nje betim moral midis dy personash te lidhur bashke.Cfare mund te ndodhi kur njeri nga ne e thyen kete rregull?!
    Kush jane shkaqet qe luajne ne favorin e kesaj deshire per te tradhetuar dhe per te shkuar me dike tjeter?!
    Ne nje menyre gjenerale,tradhetia lind ne nje cift kur asgje nuk shkon me mire dhe asgje nuk eshte me si me pare...
    Nje femer psh,kur nuk eshte e degjuar me dhe e kuptuar nga ai person qe ka ne krah,kesaj femre do ti dukej vetja jo ekzistuese en syte e tij!
    Situacioni mund te nderlikohet akoma me teper nqs nje monotoni seksualle instalohet ne gjirin e ciftit.Kjo situate kaq e veshtire i tremb femrat te cilat humbasin besimin ne feminitetin e tyre dhe ne kapacitetet qe kane per te lindur deshiren dhe pasionin!

    Kalimi ne akt!
    Dhe atehere ideja per tu pare ne nje shikim te ri ju vjen ne koke!
    Prej merzitjes ose zhgenjimit,ose per hakmarrje!
    Prej te gjitha ketyre ju merrni iniciativa te reja per te njohur dicka tjeter...dicka qe do ju bente qe te ndjeheshit dikush!
    Ne rruge ktheni koken kur shikoni nje mashkull te bukur,ju pranoni te pini nje gote me nje koleg pune ose me mire akoma ju ikni nje week-end me disa miq beqare!
    Kerkimi i emocioneve te reja per ju vjen nje moment shume i rendesishem...
    Kerkimi i dickaje ne lidhje me seduksionin dhe ngacmimin vjen nje loje per ju!
    Po ajo qe ju terheq me teper eshte shpresa per te jetuar dhe provuar nje pasion te cmendur dhe te ndaluar...
    A e dini qe edhe pa rrezikuar nje eksperience fizike,nje tradheti lind edhe kur nje femer ose nje mashkull bejne dashuri duke menduar per dike tjeter?!
    Qe nga momenti ku deshirat e juaja nuk jane me dyshime,kjo alternative behet akoma me teper e sigurte...
    Fatalizem,krize pasagjere,ose thjesht nje epsh...te gjitha keto duhet ti mendojme ne menyren me llogjike dhe te gjejme raportin e lidhjes me tradhetine dhe me shkaqet qe na shtyjne te veprojme ne kete menyre!
    Pervec arsyeve klasike qe shpjegojne tradhetine,ka edhe shume te tjera qe mund ti quajme mesazhe jo koshiente te cilat mund te jene te lidhura me femijerine...
    Te investosh per nje objekt qejfi,mund te perkthehet me shume tipe mungese,si psh ngrohtesia dhe kompliciteti...
    Nqs ju keni qene nje femije ne mungese dashurie dhe aspak i lumtur,nevoja per tu qene i rrethuar dhe i dashuruar do jete akoma me e madhe!
    Dhe ka shume mundesi qe ne keto raste ju keni nevojen qe te shkoni diku tjeter dhe te merrni ate qe mungon ne ciftin tuaj...
    Dhe me kalimin e kohes nje rrezik perqendrohet ne ekuilibrin tuaj afektiv!
    Ne tradhetine e femrave ka nje aspekt madone e anti_madone!
    Pervec anes ekzistuese ne lidhje me dicka te ndaluar,shume femra vene ne dyshim moralin e tyre dhe akoma me teper atehere kur ato fillojne te lidhen me shume me personin me te cilin kane tradhetuar!
    Ne momentin kur femra e ka rritur stadin e afirmimit dhe qe eshte kenaqur,ne kete moment ajo fillon te mendoje per shkaqet dhe pasojat e tradhetise.
    Ne keto momente duhet qe situacioni ne te cilen ato ndodhen te ndryshoje ose te rregullohet sepse situata te tilla ne shumicen e rasteve perfundojne shume shume keq!
    Dhe pikerisht aty ka ardhur momenti i duhur per te analizuar veten dhe te kerkosh idealet qe na karakterizojne si person dhe si cift..
    Mendoni qe nje cift mund te shkatarrohet,mendoni qe mund te humbni bashkeshortin ose bashkeshorten,mendoni per edukimin e femijeve tuaj dhe mendoni per jeten tuaj te brendshme ne nje menyre gjenerale...
    Ajo qe ju ka ndodhur nuk duhej qe te ndodhte....duhet ti beni vetes pyetjet e duhura dhe ti jepni po pergjigje te tilla!
    Tradhetia dhe tentacioni per te jane elemente qe rrezikojne te na mbysin!


    Cfare eshte besnikeria per ju dhe a i lini vend ju tentacionit?


    respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 22-05-2007 më 07:47
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Postime
    46
    mu rrenqeth mishi kur lexova mesazhin tend (me fal per shprehjen). nuk do kisha gjetur fjale me te pershtatshme per te pershkruar keto koncepte.
    per mua besimi e besnikeria bashkeshortore eshte gjithcka. premtimi i bere para zotit (apo para njerezve) diten e dasmes nuk jane fjale te thena ne ere, prandaj duhet menduar mire para se te hidhet nje hap si martesa.
    nuk ka rendesi prej sa kohesh nje cift eshte i martuar, ne cdo moment duhet "mbajtur lart vigjilenca". tradhetia nuk eshte fenomen qe prek vetem burrat (sic mendohej ndosha nje here e nje kohe), por edhe grate. bile mendoj se eshte me e rrezikshme tradhetia e nje gruaje sesa e nje burri.
    asnje nuk duhet te mendoje "mua s'ka per te me ndodhur asnjehere", sepse nuk eshte aq kollaj te besh pohime te tilla pa u gjendur asnjehere ne situata tentacioni. keto situata ne grate i perjetojme cdo dite, ne ambjent pune, duke bere pazarin, ne autobuz, etj etj. kujt nuk i ka bere vaki te ndeshi nje djale te ri qe te sheh me sy adhurues, apo nje koleg qe mund te kete interes ndaj teje. vetem se mjafton nje moment qe te leshosh kontrollin e cdo gje qe ke ndertuar me gjak e sakrifica e merr era.
    cfare te shtyn te tradhetosh:
    mungesa e dashurise ne femijeri? perpiqu ta marresh kete dashuri ne lidhjen qe ke
    mungesa e kujdesit nga ana e burrit? perpiqu ti terheqesh vemendjen (grate kane shume instrumente per te arritur qellimet e tyre)
    nuk ndjen me dashuri per burrin? veshtire te te behet i panjohur apo i larget nje njeri qe vendose me gjithe shpirtin ta doje per gjithe jeten, qe ndoshta te ka dhuruar edhe femije qe eshte gjeja me e bukur qe nje njeri mund te beje per ty.

    sido qe te jete, per mendimin tim, te gjitha grate jetojne me tentacionin e tradhetise, por cfaredo te jete arsyeja qe te con te tradhetosh, nuk eshte e vlefshme.
    une nuk do falja kurre nje tradheti nga burri, atehere pse do mund te falja veten?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Nuk e di ne e keni lexuar librin Peshtjellim Ndjenjash te Cvajgut. Aty jepet nje histori e nje studenti qe ne nje moment shkon me gruan e profesorit te vet (te cilin ai e adhuronte) Dhe ne nje moment pasi kishin shkuar bashke ajo e ndier ne faj filloi ti tregoje arsyet pse e kish tradhtuar te shoqin. Dhe studenti u tromaks nga ideja e tradhtise jo per aktin qe kishin kryer por per tradhtine qe ajo i kish bere te shoqit duke nxjerre sekretet qe kishin vetem ata te dy. Pra tradhti me e keqe eshte tradhtosh martesen dhe jeten tende jo te tradhetosh partnerin apo partneren. Ky fakt ne pergjithesi verehet kur tradhetojne femrat sepse gjithmone ato tradhetojne me arsye te forta si ato qe jane permendur nga DIANA, por e keqja eshte se ato qe ti vrase sa me pak ndergjegja edhe i shprehin keto arsye tek ky "i panjohur". Ndersa meshkujt ne pergjithesi tradhetine e kane momentale nuk eshte se ka ndonje "arsye bindese" ne mendjen e mashkullit kur tradheton. Thjesht kapet pas momentit. Kjo nuk do te thote qe atij i falet tradhetia sepse po u be njehere perseritet vazhdimisht. Tradhetia eshte e pafalshme per te dyja palet dhe eshte rrjedhoje e sjelljes se te dyja paleve.

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga maty
    une nuk do falja kurre nje tradheti nga burri, atehere pse do mund te falja veten?
    Jam shume dakort me gjykimin dhe shpjegimin tuaj!
    Asnjehere nuk duhet te tolerojme te vetja jone ate qe nuk mund te tolerojme dhe te falim te ai ose ajo qe duam..
    Kur do dike dhe aq me teper kur je i lidhur me te me anen e marteses,
    asnje gje dhe asnje arsye nuk eshte e zonja te justifikoje tradhetine!

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga gesti_7
    Nuk e di ne e keni lexuar librin Peshtjellim Ndjenjash te Cvajgut.

    Ky fakt ne pergjithesi verehet kur tradhetojne femrat sepse gjithmone ato tradhetojne me arsye te forta si ato qe jane permendur nga DIANA, por e keqja eshte se ato qe ti vrase sa me pak ndergjegja edhe i shprehin keto arsye tek ky "i panjohur". Ndersa meshkujt ne pergjithesi tradhetine e kane momentale nuk eshte se ka ndonje "arsye bindese" ne mendjen e mashkullit kur tradheton.

    Tradhetia eshte e pafalshme per te dyja palet dhe eshte rrjedhoje e sjelljes se te dyja paleve.
    Pershendetje gesti,

    E kam lexuar dhe une kete liber dhe me ka lene mbresa te thella!
    Ne nje liber qe fliste per psikologjine kam lexuar kete qe ti thua...
    "Tradhetia e nje femre eshte shume me e keqe se ajo e nje mashkulli,sepse nje femer kur tradheton,tradhetine e ben duke patur ndjenja per tjetrin,kurse mashkulli edhe smund te kete"!
    Me ka bere pershtypje shume ky shpjegim dhe jam munduar ta kuptoj dhe ti jap te drejte....po ja qe nuk mundem!
    Per mua ne te dyja gjinite tradhetia ka te njejtat pasoja dhe te njejtat ndjenja!


    respekte
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    Pershendetje gesti,

    E kam lexuar dhe une kete liber dhe me ka lene mbresa te thella!
    Ne nje liber qe fliste per psikologjine kam lexuar kete qe ti thua...
    "Tradhetia e nje femre eshte shume me e keqe se ajo e nje mashkulli,sepse nje femer kur tradheton,tradhetine e ben duke patur ndjenja per tjetrin,kurse mashkulli edhe smund te kete"!
    Me ka bere pershtypje shume ky shpjegim dhe jam munduar ta kuptoj dhe ti jap te drejte....po ja qe nuk mundem!
    Per mua ne te dyja gjinite tradhetia ka te njejtat pasoja dhe te njejtat ndjenja!


    respekte
    Pasojat jane te njejta per te dyja gjinite. Por arsyet ndryshojne sepse sic e kemi thene me larte qe femra kur tradheton, tradheton sepse dicka vertet serioze nuk shkon ne lidhjen e saj dhe nuk tradheton si puna e mashkullit qe udhehiqet nga instikti. Pra femra kur tradheton ka arritur ne nje perfundim me arsye te nxjerra nga llogjika, ndersa mashkulli kur tradheton udhehiqet nga instikti. Dhe per kete arsye tradhetia e mashkullit mendoj une eshte me e pafalshme sepse perseritet pasi i dorezohemi shpesh instiktit (sepse ne te vertet nuk eshte se i jepemi shume mendimeve, jemi me teper "praktik" dhe bejme gjerat qe na sjellin te miren e momentit). Ndersa ne rastin e femres vertet tradheton me shkak por nqs ti e analizon shkakun dhe punon per ta rregulluar ajo nuk ka per te ikur me. Megjithate kjo nuk e ben tradhetine e femres me te "falshme" sepse prandaj eshte partneri qe cdo problem qe lind mund te zgjidhet bashke, thjesht duhet te kete komunikim. Keshtu qe tradhetia perfundimisht eshte e pafalshme nga te dyja palet. Per arsye te ndryshme por e pafalshme ngelet. Pra lidhja qe ne ate moment quhet e mbaruar.

  7. #7
    Tradhetia!?
    Si Shefqet, mbeshtes mendimet e parafolesve.. njekohesisht mendoj se, tradheti nuk mund te quajm vetem ate fizike por, edhe ate psiqike/shpirterore...e cila per mendimin tim(ashtu sic e keni permendur dhe ju) eshte tradhetia me e rende!

    Te tradhetosh eshte nje krim i rende, per te cilin nuk ka denim me ligj, por, ka vetem nje denim natyror/psikollogjik e shpirteror!
    Prap se prap, pavaresisht se ekziston nje lloj menyre e te ketij te denuari, prap nuk ndryshon apo rregullon dicka ne ate qe kemi krijuar me kaq dashuri/mund e sakrific!

    Ne fakt, ne vet jemi te ketyre mendimeve...por, do shtroja nje pyetje... Ne, qe jemi kundra kesaj tradhetie e cila nuk do as mend as lapes qe eshte me ndikime te keqija ...Ne veht, a i bejm ball dot nje momenti te caktuar, ku ka raste qe mund edhe kjo tradheti te jet e nevojshme per ne!?
    Ne te shumtat e rasteve, besoj se po.
    Gjithkush mund te jet provokuar perball cdo tradhetie, dhe e di mire pak a shume se a mund t'i rezistoj apo jo.
    Do thoja se, nga nje moment i caktuar, qe merr disa hapa per jeten tende, per te krijuar plot gjera te bukura me nje person ne vazhdim te jetes tende, per ta bere ate te lulezoj me shume se c'ka lulezuar deri me sot...ateher(sic e keni permendur dhe ju)jo vetem qe do ishte nje nder krimet me te denushme/pa falshme, por, nuk ekziston as arsyeja per te justifikuar tradhetin e bere, qoft ajo tradheti me ndjenj apo pa "ndjenj", ku kjo e fundit nuk ekziston per mua!

    ka dhe me shume se kaq...
    !
    !
    !
    Respeket per ju...Diana, Maty, Gesti.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11

    ...por, do shtroja nje pyetje... Ne, qe jemi kundra kesaj tradhetie e cila nuk do as mend as lapes qe eshte me ndikime te keqija ...Ne veht, a i bejm ball dot nje momenti te caktuar, ku ka raste qe mund edhe kjo tradheti te jet e nevojshme per ne!?
    .

    Nqs do me permasat e verteta te dashurise nuk mund te tradhetosh,sado provokime te kete.....Tentacioni te disa njerez eshte teper i forte per te tradhetuar dhe per mendimin tim do te thote qe keta njerez te tille nuk dine te dashurojne!
    Kam njohur shume njerez te cilet prej vitesh jane me njeri tjetrin dhe kam vene re te ta qe tradhetia kurre nuk mund te gjeje nje strehe!
    Te duash dike me gjithe forcen e zemres do te thote te mos shikosh dhe mendosh per njeri tjeter,ta respektosh dhe te besh cmos qe ndjenja te mos shuhet kurre!
    Po,ai qe do mund ti rezistoje dashurise....ate person qe do nuk mund ta zevendesosh kurre me dike tjeter,qofte edhe per nje moment te shkurter!

    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e adibela
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    larg dhe afer
    Postime
    46
    Eshte kaq e lehte te flasesh per kete teme sa eshte e veshtire ta dominosh tundimin.
    Pastaj po te kerkojme perkufizim se c'eshte tradhetia tema komplikohet fare.
    Te besh dashuri me bashkeshortin/en duke pasur ne mendje dike tjeter qe te sherben si ngacmues ok eshte tradheti vence madje.
    Te te pelqeje te te shohin e te shohesh puhhhh kete nuk mund te quaja tradheti po pashmangshmeri brenda natyres njerezore.
    Nese e don verteten gjysmen tende te embel nuk shkon dot me dike tjeter, pavareisht nga tundimi. pastaj ne nje tradheti nuk eshte viktime asnje jane te dy bashkepunetore ne te kundert dote ishte dhunim.
    dashuria nuk eshte komplementare, eshte perjashtuese per personat e trete. nuk ka kuptim te kompensosh mungesat qe te shkakton bashkeshorti me nje maredhenie tjeter e shkurter a e gjate qofte ajo.
    Shume komente ka pro rasteve per pajtim pas tradhetise si " mendoni per femijet, ju beni keq femijeve" etj etj etj'jane si kofini pas te vjelave. eshte e kote gjithcka me pas. tradhetia nuk falet kurre, eshte si buka e thyer qe nuk ngjitet thoshte nona ime.
    Buka gatuet me kujdes, me pasterti me kripe e vaj sa duhet dhe piqet ngadale ne furre te nxehte per te qene e shijshme, permbushese, ushqyese dhe e kendshme. po u thye nuk ngjitet me, ja si martesa dhe une jam fort radikale ne kete pike.
    Pastaj komentet se tradhetia e gruas eshte me e rende se e burrit drive me crazy, po si mund te pranohet nje gje e tille. i kthehem asaj qe thashe me lart nuk ka viktima ka vetem bashkepunetore.
    koha eshte armiku i vetem qe kam

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga adibela
    .......... i kthehem asaj qe thashe me lart nuk ka viktima ka vetem bashkepunetore.

    Ke shume te drejte ne ato qe thua po vetem te kjo pike nuk mund te te kuptoj!
    Cfare mund ta quash ti personin qe eshte tradhetuar?
    Si mund te jete ai bashkepunetor?!

    respekte
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Besnikëria në dashuri
    Nga anila_gv në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 15:57
  2. Cybersex tradhëti apo jo
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2005, 19:11
  3. Cila tradheti falet? Perse?
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 11:44
  4. Cila tradheti falet? Perse?
    Nga Mina në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 09:36
  5. Tradheti
    Nga Mina në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 07:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •