Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    CV-të e deputetëve

    Berisha i vlerësuar nga ODIHR-i, Xhuveli, "i riu i vitit", Ruçi emigrant

    Kryeministri Sali Berisha kryeson 140 deputetët e Kuvendit nisur nga numri i rreshtave që përmban CV-ja e tij, plot 119. Shprehje dhe të dhëna aspak normale për një prezantim të tillë shoqërojnë që nga fillimi deri në fund tekstin e bërë publik në sitin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë. Që në fillim bien në sy përdorimi i superlativave, ndërsa thuhet se ka mbaruar rezultatet me nota të shkëlqyera apo citime të natyrës "u dallua". Në këtë CV gjen informacione të ndryshme, mes tyre edhe deklaratat e vlerësimet e Berishës dhënë mediave në vitin 1991. Nuk mungojnë as vlerësime të zgjeruara, mes të cilave edhe ajo se "në vitin ‘97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, Berisha dha dorëheqjen nga zyra e Presidentit dhe PD-ja kaloi në parti opozitare në zgjedhjet parlamentare". Në të njëjtën linjë të mjafton CV-ja e Berishës që të mësosh edhe vlerësimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2001. "Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave", thuhet në CV-në e zotit Berisha. Një foto ekstravagante shoqëron 77 rreshtat e CV-së së liderit të opozitës Edi Rama. Ajo çka bie në sy në CV-në e tij është mosartikulimi qartë i periudhës kur ka kryer punimet e tij me piktura në Francë. Ndërsa mungon zgjedhja e tij e fundit në 12 maj 2007 në mandatin e dytë si kryetar i Partisë Socialiste. Një foto interesante të del para syve ndërsa shikon prezantimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit. Që në fillim bie në sy mungesa e ditës së lindjes. Në CV-në e saj kuptohet thjesht se ka lindur në nëntor të vitit 1963, por datë nuk ka. As këtu nuk mungojnë surprizat, kur në tekstin e prezantimit futen shprehje të tilla si "në betimin e saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Çoba Topalli, ndër të tjera, theksoi vullnetin e saj të palëkundur për të qenë edhe avokate e opozitës". Si zakonisht, ëmbëlsira lihet për në fund dhe jo më kot aty gjenden rreshta edhe për të pohuar se "me gjithë axhendën ambicioze dhe të ngarkuar të jetës parlamentare e politike, Jozefina Çoba Topalli gjen kohë edhe për t‘iu përkushtuar familjes, bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre". Informacione që nuk kanë ndonjë rëndësi primare për të qenë pjesë e një CV-je. Një surprizë e papritur të del para syve, nëse përpiqesh të klikosh tek emri i Lufter Xhuvelit. I vendosur në qendër të ironive nga të majtët e të djathtët, ai figuron ndoshta personazhi me më shumë çmime të famshme ndërkombëtare. Pak kush e di, por CV-ja e Xhuvelit të qartëson se ai është shpallur "Njeriu ndërkombëtar i vitit" për vitin 1992-1993 në Cambridge të Anglisë. Ashtu sikurse çmime të tjera si "Njeriu i vitit" nga Instituti Ndërkombëtar Amerikan i Biografive USA, fitues i çmimit "Një në një milion" në Angli, "Top 100 scientists" po në Angli. Biografia e Xhuvelit rezulton të jetë e botuar në më shumë se 15 fjalorë enciklopedikë dhe libra biografikë ndërkombëtarë. Nëse vijon më tej kërkimin në atë çka të ofron faqja zyrtare e internetit të Kuvendit të Shqipërisë, mëson edhe të tjera të reja. Ilir Rusmali, sipas këtyre të dhënave të CV-së së tij, vijon të jetë në detyrën e zëvendëskryeministrit. Kuvendi duket se nuk ka arritur të gjejë foto për një numër të konsiderueshëm deputetësh, mes të cilëve Preç Zogaj, Paulin Sterkaj, Spiro Peçi e Vangjel Dule. Shumë mund të mos e dinë, por në CV-në e tij, Gramoz Ruçi, ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka shënuar edhe faktin se gjatë viteve 1992-1996 ka qenë emigrant jashtë vendit. Të dhëna interesante shfaqen në hapësirën kushtuar ministrit aktual të Arsimit, Genc Pollo. Ai ka lindur në 1963-shin, por nuk dihet se pse është mbajtur e fshehtë data dhe muaji përkatës. Në CV-në e tij flitet edhe për një lëvizje të fuqishme reformatore në Partinë Demokratike, në krye të së cilës ishte Genc Pollo. Nëse klikon për të parë diçka më shumë në CV-në e Lajla Pernaskës, shikon një të dhënë të lezetshme, adresa e saj e e-mail-it është info@lajlapernaska.com. Provojmë të hapin këtë faqe interneti, domaini i së cilës është përdorur për të hapur adresë e-mail-i, por ajo nuk ekziston fare. Informacionet personale të ish-kryeministrit Fatos Nano janë përmbledhur në 30 rreshta. Por ajo çka bie në sy ka të bëjë me faktin se aty përshkruhet fakti se Nano ishte i burgosur nga prokuroria me akuza të montuara politikisht. CV-ja e Besnik Mustafajt të jep të kuptosh se ai vazhdon ende në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa nuk mungon e dhëna interesante, ai ka qenë pjesë e gazetës "Zëri i Popullit" si gazetar para viteve ‘90. Të çudit një element në informacionet e kreut të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Ai rezulton të ketë qenë gazetar në vitet 1971-1975, por nuk ka shënuar se kujt medie i ka shërbyer. Në të dhënat e tij në informacionet personale, zëvendësministri i Jashtëm, Anton Gurakuqi, ka shënuar edhe fitoret dhe pjesëmarrjet në olimpiadat e shahut, ku është zgjedhur disa herë kampion. Sakaq, ai nuk ka harruar të vendosë edhe një element, atë të takimit me Papa Gjon Palin e Dytë në vitin 2002. Nëse vazhdon të sodisësh në faqen e internetit, të bën përshtypje fakti se pothuajse të gjithë drejtuesit e shtetit mënjanojnë aktivitetet e tyre para vitit 1990. CV-të përgjithësisht fillojnë këtu e mbrapa, duke e lënë në harresë çdo gjë që është kryer dhe punët që kanë bërë para këtij viti, kur në vend ishte tjetër regjim. Një tjetër detaj është ai i manisë për të rreshtuar shumë mastera dhe shkollime kryesisht jashtë vendit. Emrat e gjatë ku jepen jo vetëm titulli i asaj çka kanë kryer, por qyteti, shteti dhe viti nuk mungojnë në shumicën e CV-së. Por asnjë prej tyre nuk thotë se sa kanë zgjatur këto shkollime, që në të shumtën e rasteve për hir të së vërtetës janë kurse javore, vizita zyrtare dhe seminare pune.

    shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qenka merzitur gazeta staliniste mafioze arapoiste aldo bariste edvin ramo erioniste me nickun "Shqip" pse kan shkruar llafe shume per berishen..
    po pse per ke te shkruhen o kelisher te edvinit.. e mafies..
    per dondollo arapo imelden e nerjak paulin edvinet?
    shkruani ju per ta e lereni rehat berishen..
    Berisha ka qene studenti me i shkelqyer i te gjitha gjeneratave te fakultetit te mjekesise.. ka qene bibliotek e enciklopedi levizese ne dy kembe e shkences mjekesore qe u jepte hazer xhevap cdo studenti e mjeku qe ndalonte ne rruge me berishen e bente pyetje per x e y problem mjeksor..
    kte e dine gjithe tirana dhe i heqin kapelen per djersen qe ka derdhur mbi libra e shkumen e gurmazit e shkumsat mbi drras te zeze qe ka harxhuar duke mesuar shum breza mjekesh te rinj..

    tregonte nje dizaj gruaja e prof isuf kalos.. ish punonjse e bibliotekes shkencore ne tirane..
    lexuesi me i madh e me i vullnetshem i bibliotekes ishte doktor saliu.. pik..
    dhe jo vetem i literatures shkencore mjeksore por i gjithckaje qe perfshin dija njerzore..
    nuk e duan kot njerzit e mire Saliun..
    sigurisht qe qelbaniket e kan armikun e tyre nr 1..
    i lan nje shqiperi te mjere me rradha pafund per gjize te qelbur e me nje popull te zverdhur nga uria e fukarallkeku 50 vjecar per buk e per gjithcka dhe po perpiqet ta beje kte vend nje antar te kombeve te qyteteruara sikurse vendet e tjera..

    paste shendet e vullnet ky njeri per te miren e shqiptareve.. kte dua te them..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po cilave gatzeta u beson ti o brari
    nji gazet qe nuk i shkon sales e brarit pershtati ti e sulmon me njiqind emra
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Privelegjet e deputeteve!
    Nga Alienated në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-10-2009, 08:07
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Ekzekutimi i deputetëve të opozitës së parë të '45-ës
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28
  5. Kërcënimet Ndaj Deputetëve Ne Parlamentin E Kosoves
    Nga Kresha në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2003, 19:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •