Vendet e BE: Shqiperise ftese per ne NATO
Vendet europiane anetare te NATOs jane shprehur per ti dhene ftese per anetaresim ne aleance Shqiperise dhe dy vendeve te tjera te Kartes se Adriatikut. Ftesa kerkohet qe te behet gjate samitit te NATO-s ne Bukuresht. Nga samiti qe u mbajt ne Bruksel ministrat e jashtem te aleances se atlantikut verior kane percjelle qartazi mesazhin se NATO-ja mbetet e gatshme te zgjeroje radhet e saj. Rikonformojme se aleanca eshte e hapur per te pranuar anetare te rinj ne Europe, e kjo ne zbatim te nenit 10 te traktatit te Natos, keshtu thuhet shprehimisht ne deklaraten e perbashket te shefave te diplomacive nga 26 vendet anetare te organizates. Ajo cka u theksua me me force ne takimin e Brukselit ishte pikerisht vleresimi i perpjekjeve te rendesishme ne zbatimin e reformave nga Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia. Me 94 % te popullsise pro-anetaresimit ne Nato, Shqiperia eshte nje nga vendet shpresojne me fort te behen pjese e aleances. Progresi i Shqiperise ne drejtim te reformave, sidomos atyre ne ushtri, eshte konsideruar domethenes ne Bruksel. Ministrat jo vetem kane dhene vleresim maksimal per arritjet e Shqiperise, Kroacise e maqedonise, por dhe kane nxitur pjesen tjeter te Ballkanit te marre shembull prej tyre. Pergezojme te tre vendet per planin e aksionit per anetaresim per nivelin e tyre te bashkepunimit qe kane arritur, dhe inkurajojme vendet partnere ne rajon te ndjekin shembullin e tyre thuhet ne deklaraten perfundimtare te takimit te ministrave te jashtem. Ne samitin e Bukureshtit, shefat e qeverive te vendeve anetare te NATO-s kane ndermend tu drejtojne nje ftese vendeve qe do te permbushin normat e vendosura nga aleanca, te orientuara prej rezultateve te arritura, e qe do te kene deshiren te kontribuojne ne sigurine dhe stabilitetin euro-atlantik…
tvklan
Krijoni Kontakt