Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    “ASG POWER”: 2.3 miliardë USD investim për parkun e Fierit

    Në rast se gjithçka do të shkojë sipas parashikimit teknik, në vitin 2009, Shqipëria do të ketë një lidhje direkte nënujore për transportimin e gazit të lëngët dhe energjisë.

    Projekti i detajuar dje nga përfaqësuesit e kompanisë “ASG Power”, parashikon një investim prej rreth 2.3 miliardë dollarësh, dhe është më i madhi në fushën energjetike. KRRTRSh miratoi para dy ditësh ndërtimin e një gazsjellësi në zonën e Semanit. Në fakt atje do të ndërtohen tre objekte që do të krijojnë edhe parkun e parë Energjetik të Shqipërisë. I parashikuar në Vlorë, qeveria arriti të bindë të gjitha firmat e huaja, përveç Bankës Botërore për devijimin e ndërtesave në Qarkun e Fierit. Agim Gjinali, përfaqësuesi i ASG, tregoi dje se janë tre investime të mëdha, si qendra e madhe e gazifikimit të gazit natyror në të lëngët, TEC-i i madh me 3 turbina me fuqi 400 MW secila, si dhe linja e dyfishtë e interkonjeksiont nënujor Seman-Manfredonia (në Brindisi), Itali. Kjo e fundit do të shërbejë edhe si linjë për eksport-importin e energjisë. Parashikohet që tre objektet të zënë një sipërfaqe prej rreth 120 hektarësh, midis derdhjes së lumenjve Seman dhe Vjosë. Largësia nga qyteti i Fierit është 18 km, ndërsa nga deti rreth 650 metra. Gazi natyror që do të përpunohet në parkun Energjetik do të vijë nga Egjipti, Algjeria dhe Libia etj. Parashikohet që pranë grykëderdhjes së lumenjve të shkarkohen përmes tubave rreth 5 anije të mëdha, me kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub. Sipas përfaqësuesve të ASG, parashikohet që të ndërtohet një pontil rreth 3 kilometra i gjatë, pasi deti në këtë vijë bregdetare nuk është i thellë.
    Energjia që do të prodhojë TEC-i me fuqi 1200 mega, parashikohet të shkojë drejt Evropës, kryesisht në Itali. Shqipëria do të përfitojë energji shtesë dhe do të jetë prioritare për blerjen e energjisë. Gjatësia e linjave të gazit dhe e linjës së interkonjeksionit 1 mijë mega me Italinë parashikohet të jetë rreth 120 kilometra. Me këtë linjë, që, sipas të gjitha gjasave do të përfundojë para asaj Elbasan-Podgoricë, do të jetë lidhja e sistemit energjetik shqiptar me atë evropian. Sot kesh blen energji nga Italia, por ajo kalon përmes linjës nënujore Itali-Greqi. Kompania “ASG Power” parashikon që të nisë punimet në muajin Gusht, dhe të përfundojnë në vitin 2009. Parashikohet të punësohen rreth 3500 punëtorë për ndërtimin e objekteve dhe rreth 350 punonjës të përhershëm. “Teknologjia që do të instalohet në Shqipëri plotëson standardet e BE-së në fushën e energjisë, gjë që do të krijojë mundësinë për lidhjen e vendit me tregun evropian”, theksoi Gjinali. “ASG Power” do të punojë për zbatimin e projektit me kompaninë italo-amerikane “SAIPEM and Black and Veatch”. Por një marrëveshje është arritur edhe me ABB për të gjitha interkonjeksionet elektrike dhe ndërtimin e linjave të tensionit të lartë. “Qeveria shqiptare do të ketë përfitime nga ky projekt, që lidhen me një sasi energjie për të mbuluar të gjitha nevojat e brendshme te vendit, me çmimin e kostos së prodhimit. Ky çmim është më i ulët se çmimi aktual i blerjes së tij në tregun ndërkombëtar”, tha Gjilani.

    • 10 miliarde
    metra/kub gaz i lëngshëm parashikohet të përpunohet në rafineritë e parkut Energjetik. Ai parashikohet të shkarkohet nga 5 anije në ditë
    • 1200 MW
    parashikohet të jetë fuqia e TEC-it më të madh në Shqipëri. TEC do të ndërtohet në tri faza me kapacitete 400 MW secila. Energjia do kalojë në Itali
    • 120 kilometra
    është gjatësia e tubave të gazit dhe linjës së interkonjeksionit të energjisë nga Fieri në Brindisi. Linja e lidh rrjetin shqiptar me atë evropian
    • 2.3 miliarde
    dollarë parashikohet të investohen në parkun Energjetik të Fierit. Sipas ASG, projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2009

    Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Miratohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës dhe kablli nënujor Seman-Foxha

    Qeveria miraton dy investime madhore me vlerë 500 milionë euro

    15/8/2007

    Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për dy projekte të rëndësishme që kapin shifrën e 500 milionë eurove.

    Njëri prej këtyre investimeve ka të bëjë me lejen konçesionare që jepet në përputhje me ligjin e miratuar nga qeveria dhe parlamenti vetëm pak javë më parë për ndërtimin mbi bazë të investimit privat apo komercial të linjave të interkonjeksionit të rrjeteve energjetike.
    Ky ligj u përshtat plotësisht me direktivën europiane të tregut të energjisë.

    Projekti do të realizohet nga konsorciumi AGS, i cili parashikon instalimin e kabllit nënujor Seman-Bari, në kuadër të investimeve të këtij konsorciumi prej 2.3 miliardë euro për ngritjen e një impianti rigazifikimi të gazit të lëngshëm në Itali, dhe ndërtimin e një termocentrali 1200 megawat.

    Leja miratohet mbi bazën e kushteve të njohura, të cilat parashikojnë shfrytëzimin e kësaj linje për një periudhë të caktuar nga konsorciumi në fjalë, ndërkohë që një përqindje e caktuar e kësaj linje i takon qeverisë shqiptare.
    Pas një periudhe kohe që do të fiksohet në kushtet e kontratës, e gjithë linja do të mbetet pasuri publike shqiptare.

    Projekti i dytë i miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë ka të bëjë me një investim prej 250 milionë euro, që parashikon ngritjen e një fabrike çimentoje nga kompania spanjolle Aguila në zonën e Fushë-Krujës.

    Kryeministri nënvvizoi se industria e çimentos ka një perspektivë të madhe në veri ku disa kompani të mëdha italiane dhe europiane kanë prezantuar projekte për ngritjen e fabrikave të prodhimit të saj në këtë rajon.
    Kompania Aguila ka përfunduar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të nisur menjëherë ndërtimin e kësaj fabrike, e cila ka një kapacitet rreth 2 milionë ton çimento në vit dhe me perspektivë zgjerimi në të ardhmen.

    Kryeministri vlerësoi se masivi i kodrave gëlqerore të Fushë-Krujës është një nga masivet më të përshtatshme për lëndën e parë të çimentos. Ai theksoi se brenda një kohe më pak se tetë javë qeveria ka miratuar dy projekte të mëdha për fabrika çimentoje me TITAN dhe Aguila, të cilat së bashku arrijnë një investim në 500 milionë euro, ndërsa theksoi se një kompani tjetër po përgatit dokumentacionin për të sjellë së shpejti një fabrikë të tretë çimentoje po në këtë zonë.

    Keshilli i Ministrave

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170

    Thumbs up Miratohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës dhe kablli nënujor Seman-Foxha

    Sipas Boston Globe (me falni per anglishten po s'kemi kohe per perkthime).

    Albania approves hydro plant
    Email|Print| Text size – + November 14, 2007
    TIRANA, Albania --Albania's government approved a new hydroelectric plant project and an undersea grid connection with Italy on Wednesday, in deals worth 1.3 billion euros ($1.9 billion) and aimed at addressing acute power shortages in this tiny Balkan country.

    Italy's Tassara-Geotecna Progetti-Kinglor, or TGK, was awarded a concession to build a 550 megawatt hydropower station costing around 600 million euros ($875 million) in Skavica on the Drini River, about 200 kilometers (120 miles) northeast of the capital, Tirana.

    The government also approved building an undersea power connection with Italy. The 700 million euro ($1 billion) deal was awarded to ASG Power SA as part of a related 2.5 billion euro ($3.6 billion) project to build a power plant and a re-gasification terminal at Seman, 100 kilometers (62 miles) southwest of Tirana.

    Further details about the two projects, including completion dates, were not immediately available.

    Post-communist Albania has suffered frequent power cuts because of a lack of rain for existing hydroelectric stations, an outdated distribution system and outstanding consumer bills.

    This year, Albania was affected by daily power cuts of up to eight hours in Tirana and longer elsewhere.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ne fletoren zyrtare te qeverise shqiptare u publikua sot edhe vendimi:


    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA

    * * *

    V E N D I M

    PËR

    PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SKAVICË”, NË LUMIN DRIN I ZI, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


    V E N D O S I :

    1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Skavicë”, në lumin Drin i Zi, nga kuota 441-285 m mbi nivelin e detit, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

    2. Miratimin e bonusit prej 10 për qind të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “TGK Skavica Srl”.


    3. Vendimi nr.299, datë 6.5.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për fillimin e procedurës së ndërtimit me koncension, të formës “BOT”, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, sipas propozimit të pakërkuar”, shfuqizohet.

    4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.


    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Fjala e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

    “Në mbledhjen e sotme të qeverisë do të marrim në shqyrtim vendime jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne vendosim sot për të përcaktuar autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit Skavica, në lumin Drini i Zi dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë.

    Pas Devollit, ne miratojmë projektin e dytë të madh, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, që do të jetë HEC-i më i madh që do të ndërtohet në Shqipëri. Me projektin që ka dorëzuar, kompania ka arritur të projektojë përfitimin me digën e vogël të të njëjtës sasi energjie që do të përfitohej nga diga madhe, e cila përmbyste tokat deri në territorin e Maqedonisë. Ky është një zhvillim shumë pozitiv, i cili bazohet në aplikimin tuneleve dhe vendosjen e të gjitha makinerive në dalje të tuneleve që shkojnë deri në fund të liqenit të Fierzës dhe rritur në mënyrë thelbësore rendimentin, duke bërë të mundur që vetëm nga ky hidrocentral, me vendosjen e të gjitha turbinave, të merren 550 megavat energji. Me këtë vendim, qeveria kalon në tender ndërkombëtar ndërtimin e këtij hidrocentrali. Kompania që merr bonusin, ka kohë që punon në projektet e saj.

    Gjithashtu projekte të tjera të mëdha janë në përgatitje. Një gjë është e sigurt se, në qoftë se ky proces u bllokua për 10 vjet, sepse interesi nuk ishte përqendruar tek burimet, por tek importi, qeveria po bën çdo përpjekje për shtimin sa më të shpejtë të burimeve energjetike. Së shpejti në qeveri do të kalojë hidrocentrali i Ashtës, projekti i të cilit u rishikua në përputhje me të gjitha kushtet, pas modifikimeve të bëra nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, apo dega tregtare e Bankës Botërore, që ndërmori atje studimin më të hollësishëm të mjedisit.

    Por, në rast se Skavica parashikon një investim prej rreth 600 milion euro, qeveria miraton sot edhe një investim tjetër madhor në disa qindra milion euro, dhënien e lejes koncesionare konsorciumit “ASG Power” për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Italisë, lidhjes elektrike të Semanit me Foxhan. Me vendimin e sotëm qeveria kompleton të gjithë kuadrin dhe dokumentacionin për fillimin e punimeve në parkun energjetik të Semanit, i cili, krahas Porto Romanos, do të jetë një nga dy parqet më të madhe energjetike të vendit.

    Sot, shqyrtojmë edhe një vendim tjetër shumë të rëndësishëm, të cilin do ta krahasoja për nga rëndësia me atë që kanë kartat e identitetit për qytetarët, kasat regjistruese për biznesin, ID-në moderne të biznesit. Ministria e Financave dhe autoriteti i tatimeve kanë studiuar eksperienca të suksesshme të vendeve të ndryshme, standarde të vendeve të BE-së dhe kanë bërë të gjitha rregullimet e domosdoshme ligjore për aplikimin e sistemit të kasave “on line”, sistemi më modern, më i saktë dhe i domosdoshëm. Në këtë mënyrë, ne vendosim faturën elektronike shumë të domosdoshme, bëjmë një përpjekje të madhe në transparencën e të gjitha proceseve, sikundër vendosim një standard të domosdoshëm të shërbimit të kulturuar në të gjitha njësitë e vogla, të mesme dhe të mëdha tregtare të vendit. Me ketë hap, i shoqëruar nga një punë e madhe paraprake e përgatitjes së të gjitha prerogativave, udhëzimeve dhe akteve ligjore e nënligjore, shënojmë një përpjekje të madhe për modernizimin e sistemit dhe arritjen në moshën digjitale.

    Po ashtu, sot marrin disa vendime të rëndësishme për të hapur përfaqësitë tona diplomatike në Slloveni dhe Indi. Sllovenia është një vend tradicionalisht mik i shqiptarëve dhe Shqipërisë, me shkëmbime të mëdha në rritje dhe anëtar i Bashkimit Europian, që merr kryesinë e radhës së BE-së.

    Ne vendosim edhe hapjen e ambasadën tonë në New Delhi, Indi. Lidhjet tona me këtë vend janë jashtëzakonisht miqësore. India është një komb e vend i madh, një nga qytetërimet më rrezatuese që, ndër thesaret më të çmuara shpirtërore në historinë e saj, i ka me origjinë shqiptare. Nënë Tereza e Kalkutës, e tillë është e njohur ajo në botë, sepse shkriu të gjithë energjitë e saj në ndihmë të qytetarëve në nevojë të këtij qyteti dhe vendi të madh. Qeveria shqiptare ka nisur negociatat me qeverinë indiane për rikthimin e Nënë Terezës pranë nënës dhe motrës së saj, në Tiranë. Ne do ta vazhdojmë këtë përpjekje, të vetëdijshëm se ajo është një trashëgimi e jashtëzakonshme e këtij vend të madh. Me punën dhe veprimtarinë e saj, ajo u bë, pas Mohatma Gandhi-t, ndoshta njeriu më popullor i atij vendi. Së dyti, na lidh Taj Mahali, një nga mrekullitë e arkitekturës njerëzore. Çdo indian e di se arkitekti i këtij tempulli mahnitës ishte Mehmet Mokrari, shqiptari nga Mokra. Kjo është e vërteta e Taj Mahalit. India, çdo ditë e më shumë, bëhet një fuqi e madhe teknologjike në botë. Hapja e ambasadës atje mund të jetë e vonuar, por unë jam shumë i kënaqur që ne po hapim përfaqësinë tonë në këtë vend të madh.

    Ne do ta zgjerojmë shërbimin e jashtëm diplomatik dhe projektet tona janë Lisbona, Helsinki, Oslo, Estonia. Ne po përpiqemi të bëjmë një reformë të thellë në shërbimin tonë të jashtëm, me numrin më modest të përfaqësive, të mund të krijojmë eficencën më të madhe. Sikundër Ministria e Jashtme do t’u kërkojë vendeve mike që, në disa zona, të bashkëngjisim pranë ambasadave të tyre përfaqësuesit tanë. Kjo është një praktikë tashmë e zakonshme edhe në disa vende të BE-së, në mënyrë që të jemi të pranishëm me sa më pak shpenzime, për shkak të buxhetit tonë modest.

    Mbledhja e sotme ka një agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur, janë edhe një seri marrëveshjes dhe vendimesh si reforma përfundimtare e Akademisë së Shkencave, strategjia kombëtare e zhvillimit, strategjia e mbrojtjes së vendit, të mbrojtjes së konsumatorit, të zhvillimit të qëndrueshëm rurale etj.. Një vendim tjetër i rëndësishëm është ai për ujësjellësin e Vlorës me vlerë 25 milion euro, kontribut i qeverisë holandeze.”


    14/11/2007

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Qeveria kompleton kuadrin ligjor për fillimin e parkut energjetik të Semanit

    - Qeveria miraton dhënien e lejes së koncesionit konsorciumit “ASG Power” për ndërtimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Itali, investim me vlerë rreth 700 milion euro

    Këshilli i Ministrave miratoi sot dhënien e lejes koncesionare konsorciumit “ASG Power” për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit midis Semanit (Shqipërisë) dhe Foxhias (Itali).

    Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë projekt një tjetër investim madhor në fushën energjetike. Nëpërmjet këtij investimi, me vlerë rreth 700 milion euro, synohet rritja e kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Ky investim është pjesë e projektit madhor, me vlerë 2.5 miliard euro, që përfshin gjithashtu ndërtimin e depozitave të gazit të lëngshëm dhe të një TEC-i me gaz.

    Kryeministri theksoi se me këtë vendim, qeveria kompleton të gjithë kuadrin ligjor dhe dokumentacionin për fillimin e punimeve në parkun energjetik të Semanit, i cili krahas Porto Romanos do të jetë një nga dy parqet më të madhe energjetike të vendit.


    14/11/2007

  7. #7
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Duhet bere transparence e kontrates per te pare cilat jane kushtet e saj;
    1- Duhet pare se sa do te jete kapaciteti i rezervuar per tregun vendas? Nese do te jete ne bande apo jo?
    2- Cila do te jete teknologjia e perdorur (per te llogaritur ndotjen)
    3- Cmimi dhe si percaktohet ai
    4- Nr i punonjesve qe do te punesohen
    PAUCA SED MATURA

  8. #8
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Italia, Shqiperia dhe Energjia

    Po bej disa vjet qe jetoj ne Itali dhe nje nga problemet kryesore gjate ketyre viteve ka qene krizat e perseritura te energjise.

    GAZI Rus
    Duke qene se italia nuk ka burime hidrike apo nafte-gazi, te gjithe nevojen e sa per keto lende djegese e merrr nga importi dhe kryesisht nga Rusia me ane te gasesjellesve qe kalojne premes Ukraines etj. Ky fakt ka bere qe gaz ne Itali te vij me tarifa mjaft te larta, gje qe shtrenjton dhe çmimin e Energjise Elektrike, dhe ndonjehere sic ndodhi rreth 2 vjet me pare ,te mos vij per shkak te problemeve midis Rusise dhe Ukraines apo ndnj vendi tjeter.

    Centralet Berthamore
    Nje tjeter faktor eshte mbyllja e çentraleve berthamor me ane te nje referendumi ne vitin 1987. Edhe sot megjithese kane kaluar 20 vjet nga referendumi shumica e italianeve nuk jan dakort me rihapjen e centraleve berthamor brenda territorit te Italise per shkak te problemeve te shumte te ndotjes se ambjentit dhe sigurise.

    Rigazifikatoret
    Nje zgjidhje jane Rigazifikatoret dmth gazi transportohet drejt njedestinacioni ne gjendej te lengshme me ane te anijeve, dhe me te mberritur behet rigasifikimi i tij per tu shperndare ne rrjet ose per tu riperdorur direkt. ne kete moment ne Itali jane aktiv 2 rigazifikator, dhe jane ne plan per tu ndertuar 4 te tjere. Por duke pare rrezikshmerine e ketyre impianteve, dhe burokracite legjisltive nuk do jete e mundur qe keto 4 projekte te marrin jete.

    Nje nga zgjidhjet me te mundshme per keto kriza do te ishte importimi i energjise elektrike me nje kosto me te ulet se sa eshte ne tregun Europian. Ketu Hyne ne Loje Shqiperia...

    Projekti Ambo
    Nje projekt ambisioz qe do te mundosonte transportimin e naftes dhe gazit nga deti i zi deri ne Vlore me ane te nje Naftesjellesi, gje qedo te sillte perfitime te medha per Shqiperine, dhe per Italine sepse do te kishte dhe nje mundeis me shume per te importuar gazin dhe naften, por qe do te kete pasoja te medha ndotjeje per gjirin e Vlores dhe rrethine, si dhe rrezikshemri te larte per shkak te anijeve te shumta naftesjellese qe do te ankoroheshin prane ketij porti.

    Parku Energjitik(Rigazifikatori) i Semanit
    Sic e dine ne zonen e Semanit ne Fier do te ndertohet nje Rigazifikator. Gazi i lengshem i mberritur me ane te anijeve do transformohet ne gaz me ane te rigasifkatorit dhe me ane te tij do te behet prodhimi i energjise elektrike. 17% e kesaj energjie do te rrije ne Shqiperi per nevojat e vendit kurse pjesa tjeter do te eksportohet drejt Italise me ane te nje kablli nen ujor. Rrezikshmeria ketu do te jete me e larte sepse perveç ndotjes ambientale eshte rrezikshmeria qe mbart vet ky llaj impianti nga ndonje shperthim i mundshem i tij apo i anijeve gazsjellese qe do te sillnin nje katostrofe per zonen.

    Centrali Berthamor
    Ne keto dite krize u hodh ideja e ndertimit te nje Centrali Berthamor ne Shqiperi. Kush do te perfitonte nga ndertimi i tij?? Perseri nje pjese e vogel e energiìjise do te rrinte ne Shqip per nevojat e vendit, dhe pjesa tjeter do te eksportohej jashte vendit drejt Italise. Rreziku keto eshte mjaft i madh jo vetem per ceshtje e skorjeve nukleare por dhe per vete faktin se duke qene nje vend mjaft instabel nga ana tektonike, do te jete e veshtire te kesh nje central te sigurt 100%.

    Keshtu duke bere nje permbledhje te shkurter nga keto impiante perfitimi me i madhe do te ishte i Italise se do te importonte energji me cmime shume te arsyeshme nga nje vend si yni.Kurse ne do te na shtoheshin, pervec probleve aktuale ndotja e ambientit, dhe rrezikshmeria qe keto impiante sjellin, sidomos ne Shqiperi duke pare dhe shkallen e larte te korrupsionit te zyrtareve tane, dhe te nje pjese te mire te popullsise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ujku'80 : 17-11-2007 më 14:17
    Liberté, égalité, fraternité

  9. #9
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    epo kjo pune ore....


    Si thua ti ujku ti mbyllim perseri kufinjte e te bejme gjitcka vete e per veten tone se gjithe bota na e ka me te lige?
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #10
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    JO , problemi qendron ne ndertimin e impianteve te rrezikshme per Shqiperine. Do te shikoj me me perparesi ndertimi i hidrocentraleve te reja dhe futja ne perdorim e impianteve fotovoltaik(panelet diellor)
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një shtet paralel që po kërcënon shoqërinë shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Miratohet ndërtimi i gazsjellësit “EGL”, Greqi-Shqipëri-Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 10:28
  3. Shtëpia e Nanos, pa leje ndërtimi
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2004, 21:28
  4. Hidrocentrali i Skavices
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2003, 03:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •