Per ket drejtshkrimin e tij si po e quan ky ka pas rast kur me ka fshi postimin edhe mua me arsyetimin : Drejtshkrimi (spaskam shkruajt drejt kinse :P)Postuar mė parė nga Albo
Per ket drejtshkrimin e tij si po e quan ky ka pas rast kur me ka fshi postimin edhe mua me arsyetimin : Drejtshkrimi (spaskam shkruajt drejt kinse :P)Postuar mė parė nga Albo
Sdi te kem degjuar ndonjeher qe duhet fshire temat/postimet per shkaqe te shqiptimit te fjaleve...? Po ne qe emi nga Maqedonia cka te bejm ka disa qe sdin fare te flasin shqipen qe flitet ne shqiperi, nuk duhet te kerkojme ndihme ne..? edspace me kete qe the per gabim drejtshkrimor apo shqiptim te fjaleve je gabim fare , sipas mendimit tim duhet respektuar cdo anetar dhe cdo dialekt i gjuhes tone shqipe...!
qoska, sic te tha dhe Albo me kete fjalor qe ke perdorur kunderjt nje moderatori ke bere nje gabim te madh , ti tash duhet te shpresosh qe te mos perjashtohesh nga forumi disa muaj qe te vish ne mend dhe te kuptosh se ai fjalor nuk duhet te perdoret kundrejt nje moderatori te ForumitShqiptar pra sugjerimi im ndaj teje eshte se duhet te permisosh fjalorin dhe te besh nje ankes ashtu sic i ka hije nje ankese e jo te besh ofendime...!
Forumi nuk drejtohet sipas standarteve personale tė njėrit apo tė tjetrit, sepse po tė ishte kėshtu, sipas standarteve tė mia vetėm tre veta duhet tė merrnin pjesė nė kėtė forum. Forumi ka rregulla dhe rregullat duhet tė zbatohen nga tė gjithė njėsoj.
Fakti qė ju jeni nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia etj, nuk duhet tė shkaktojė probleme me komunikimin nė forum. Tė shkruash me dialekt nuk do tė thotė tė ofendosh, apo tė shkruash sikur sot po pėrdorni tastierėn pėr herė tė parė. Forumi ka shumė anėtarė dhe moderatorėt nuk kanė kohė tė mjaftueshme tė dėshifrojnė ēdo shkrim tuajin.
Nuk ėshtė nevoja tė mbaroni shkolla gjuhėsie, por pėr aq kohė sa shkrimet tuaja janė estetike dhe shqip (pėrfshihen dialektet), atėherė tė gjithe mund tė merremi vesh shumė mirė.
Dhe diēka qė duhet tė keni parasysh tė gjithė para se tė shrkuani : "Ironitė, janė tė patolerueshme si nga ju ashtu dhe nga moderatorėt". Kėtu komunikojmė pėr tė ndarė informacione me njėri tjetrin nė fusha tė ndryshme dhe pėrse jo, pėr tė bėrė ndonjė shaka me njėri tjetrin. Ndaj kur doni tė talleni mendohuni dy herė e shkoni gjeni ndonjė hapėsirė tjetėr nė internet.
Ky debat mbyllet kėtu!
Rregullorja e forumit qe ne adminet e SMO kemi shkruar se bashku, e ben te qarte qe PREFEROHET gjuha letrare shqipe por jo se eshte RREGULL I PRERE qe te gjithe te shprehen ne gjuhen letrare shqipe. Bile rregullorja lejon edhe shprehjen ne dialektet e ndryshme te shqipes.Rregullorja e forumit e bėn tė qartė qė anėtarėt duhet tė shkruajnė shqip, biles zė nė gojė edhe gjuhėn letrare, drejtshkrimin e gramatikėn. Pėr mė tepėr, kufizon pjesėmarrjen e anėtarėve qė nuk dinė tė shkruajnė nė forume tė veēantė.
Nuk je ti i vetmi qe po i terheq vemendjen per kete gje, para disa ditesh i terhoqa vemendjen ne privat edhe nje SMO qe kish bere te njejten nderhyrje qe ke bere edhe ti me lart.
Ky nuk eshte forumi i te diturve shqiptare, ky eshte forumi shqiptar dhe eshte i hapur si per ate qe ka bere 22 vjet shkolle, edhe per ate qe ka bere 1 klase shkolle. Eshte perbuzje e tepruar te mendosh se forumi duhet te kete vetem anetare te zgjuar e te shkolluar.Edhe sikur rregullat elementare tė drejtshkrimit tė mos ishin pjesė e rregullores, ato nėnkuptohen sepse ky ambjent virtual nuk ka formė tjetėr komunikimi pėrveē asaj me shkrim. Vetė fjala forum nėnkupton njė grup njerėzish tė ditur qė janė tė aftė tė komunikojnė qartė e me kulturė.
Seksioni i informatikes eshte aq popullor sa eshte jo vetem per karakterin e tij shkencor por edhe per karakterin e tij shoqeror, ku njerezit pa shume eksperience ne kete fushe pyesin e marrin pergjigje per probleme nga me te ndryshmet. Pra shkembimi i dijes dhe informacionit eshte me me vlere per te gjithe anetaret qe e frekuentojne ate seksion se sa karakteri shkencor. Prandaj forumi i informatikes duhet ti akomodoje te dy grupet dhe objektivat.Kėrkesat pėr nivelin gjuhėsor janė edhe mė tė mėdha pėr forumin e informatikės, si forum qė bėn pjesė nė kėndin e shkencave. Forumi i informatikės mund tė jetė larg nivelit shkencor, por unė po mundohem tė moderoj forumin drejt atij niveli.
Forumi eshte shkolle me vete qe ka me mijera anetare dhe shume prej atyre qe marrin pjese ne te prej vitesh kane permiresuar ndjeshem si fjalorin edhe drejtshkrimin e gjuhes shqipe. Por mbi te gjitha, forumi ben te mundur qe shqiptaret kudo qe jane ne bote te vazhdojne te mendojne shqip e jo ne gjuhet e huaja te shoqerive ne te cilat jetojne.Mungesėn e shkollimit nė gjuhėn shqipe e kam tė qartė, por forumi nuk ėshtė zėvendėsim pėr shkollėn fillore.
Keto jane standarded e tua si person por jo standardet e forumit. Dhe nese cdo moderator do te aplikonte standardet e veta si standardet e forumit ky forumi do te ishte nje mish-mash ku cdo nen-forum do te kish ligj dhe Maliq me vete.Kėto janė standardet e mia pėr forumin. Nėse ju keni standarde tė tjera ose e interpretoni ndryshe rregulloren e forumit, atėherė jam i gatshėm tė heq dorė nga moderimi i forumit tė informatikes ose tė moderoj vetėm kėnde tė specializuara tė tij.
Thjeshte mos i fshi temat e anetareve vetem se nuk jane shprehur mire ne gjuhen shqipe. Ti mund te mos i kuptosh sic duhet, por ka anetare te tjere qe e kuptojne dhe jane edhe gati ti ndihmojne. Ti si moderator mund ta injorosh ate teme. Dhe injorimi eshte pjese e te qenit moderator ne forum.
Albo
Krijoni Kontakt