-
Florian Vlashi, violinisti durrsak vlerėsohet nga shtypi spanjoll
Florian Vlashi, violinisti durrsak vleresohet nga shtypi spanjoll
E Diele, 20 Maj 2007
Violinisti shqiptar Florian Vlashi, i cili qe nga viti 1992 eshte pjesetar i Orkestres Simfonike te Galicise (Spanje), muajt e fundit ka zhvilluar nje veprimtari te ngjeshur koncertore edhe si solist, edhe si drejtues i grupit instrumental "Shekulli XX". Violinisti 45-vjecar ka nisur nderkohe organizimin e edicionit te trete te veprimtarise "Netet e muzikes klasike", e cila do te zhvillohet per nje jave radhazi ne fund te muajit korrik ne qytetin bregdetar te Durresit. Ai eshte formuar ne shkollen "Jan Kukuzeli" te Durresit dhe ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane, ka regjistruar para nje muaji "Liber-CD", si nje bashkepunim me autoret bashkekohore spanjolle Pereira dhe Duran. Florian Vlashi pervec punes si instrumentist ne Orkestren Simfonike te Galicise, qe nga viti 1996 drejton ansamblin instrumental "Shekulli XX", i cili interpreton vetem muzike te autoreve bashkekohore. Ne repertorin e ketij ansambli vitet e fundit kane hyre edhe veprat e autoreve shqiptare, si Thoma Gaqi, Hajg Zaharian dhe Edmond Buharaja. Violinisti 45-vjecar nga Durresi interpretoi sonaten per violine solo te Sergej Prokofievit, "duke nenvizuar elementet e fresket e popullore te partitures, sidomos ritmet vallezuese, mazurkat dhe motivet lirike e melodike". Revista e specializuar "El mundo clasico" (Bota klasike) ne numrin e saj te fundit vlereson "figuren e punen e violinistit shqiptar per zhvillimin e muzikes bashkekohore ne Galici. "Ai ka bagazh artistik te madh dhe kjo e ben Vlashin nje nga protagonistet me te medhenj te muzikes galjege (krahina e Galicise, Spanje) bashkekohore te dhjetevjecareve te fundit. Javet e ardhshme, violinisti Florian Vlashi do te kete disa koncerte si solist ne festivalin Moxarti ne La Korunja (Spanje), ne Santiago (Portugali) dhe ne Verona (Itali). Ndersa ne fund te korrikut, Vlashi do te organizoje ne Durres veprimtarine "Netet e muzikes klasike", e cila ka arritur ne edicionin e saj te trete. Kjo veprimtari eshte konceptuar si nje udhetim ne boten muzikore koncertale, duke u ndalur ne stacionet e muzikes baroke dhe asaj klasike, te muzikes moderne dhe asaj impresioniste. Bashke me instrumentistet shqiptare, nje pjese e te cileve jane diplomuar dhe perfeksionuar jashte vendit, ne kete edicion do te jene edhe disa instrumentiste te hua,j si dhe nxenesit e shkolles artistike "Jan Kukuzeli" te Durresit.
Korrieri
-
-
Pėr: Florian Vlashi, violinisti durrsak vlerėsohet nga shtypi spanjoll
https://www.youtube.com/watch?v=j-HN6UgCtE0
Vizioni i pasdites- Florian Vlashi,artisti shumedimensional me karriere nderkombetare-14 Korrik 2021
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-08-2023 mė 09:21
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt