Të gjithë ortodoksëve, katolikëve dhe protestantëve të forumit desha t’iu shtroj një pyetje:
A a konsideroni veten së pari ortodoksë/katolikë/protestantë apo së pari të krishterë? Dmth, cili identitet ka më shumë rëndësi për ju, ai i fesë së trashëguar, apo ai i besimit në Jezus Krishtin (në se besoni në Jezus Krishtin)?
Në se do t’ju thuhej se ortodoksia/katolicimi/protestantizmi nuk ka të bëjë me kishën e krishterë të hershme, me krishtërimin original, si do të përgjigjeshit?
Pres vetëm një përcaktim se si e shihni jetën e krishterë brenda të të qënit ‘ortodoks’ /'katolik'/'protestant'. Nuk dua shkrime të gjata boshe, libra të tërë të copy-paste-uar mbi vërtetësine e ortodoksisë/katolicizmit/protestantizmit dhe gabimet e rrymave të tjera të krishtera. Dua vetëm një përgjigje të thjeshte, nga zemra, se si e pajtoni ortodoksinë me krishtërimin në jetën tuaj.
Sa për sqarim, e bëj këtë pyetje sepse vetë jam kundër ndarjeve fetare të të krishterëve. Fatkeqësisht këto ndarje janë shumë të theksuara në këtë forum qëkur krietari inë Albo vendosi me dhunë përçarjen virtuale të të krishterëve shqiptarë. Unë besoj se pavarësisht se shumë njerez janë të rreshtuar në ushtritë fetare të imponuara nga forca e ndikime të huaja, ne mund të marrim Jezus Krishtin si bazë të përbashkët.
Krijoni Kontakt