Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    student Maska e besi27
    Anėtarėsuar
    24-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    25

    Fakte Unike rreth Bibles

    “ I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukim me drejtesi “ 2 Timoteu 3 : 16

    “ Nuk do t’i shtoni asgje atyre qe une ju urdheroj dhe nuk do t’u hiqni asgje , por zotohuni te zbatoni urdhrat e Zotit, Perendise tuaj, qe une ju porosis. “ L. i Per. 4:2


    A e dini se:

    Ne shek. 15 , kur Johan Gutembergu shpiku shtypshkronjen, Bibla ishte libri i pare qe u shtyp.

    “Shoqerite e bashkuara Biblike” raportuan qe ne vitin 2001, shifrat e shitjes dhe shperndarjes se Bibles ishin 23.2 milion, dhe shifrat e tyre per shitjen dhe shperndarjen e te gjithe Bibles dhe pjeseve te saj ishin te 555 milion kopje.

    Sipas “Shoqerive te Bashkuara Biblike”, Bibla (ose pjese te saj) eshte perkthyer ne me shume se 2, 200 gjuhe ! Megjithese kjo eshte vetem nje e treta e 6, 500 gjuheve te botes qe njihen sot.

    Bibla permban perafersisht 3 milione shkronja, 31 000 rreshta dhe 1189 kapituj. Perafersisht, per ta lexuar Dhjaten e Vjeter nevojiten 38 ore, ndersa Dhjaten e Re 11 ore. D.m.th per ta lexuar krejt Bilen nevojiten 49 ore.

    Nese do ta lexonim Biblen me shpejtesine e zakonshme te te folurit, do ta na nevojiteshin 70 ore e 40 min.

    Nese per cdo dite lexojme 4 kapituj, lehte mund ta lexojme Biblen brenda 1 viti.


    - Tregohet nje fabul rreth nje takimi qe behet ne ferr; Satani mbledh te gjithe demonet e tij dhe i pyet: “Cfare mund te bejme per te ndaluar mesazhin (Ungjillin) qe te mos perhapet. Cfare duhet tu tregojme njerzve ?” – Nje puntor ngriti doren dhe tha: “Une do shkoj dhe do te them se Krishti nuk ka ekzistuar kurre.” - Djalli i bertiti: “Je cmendur. Ka me shume prova dhe te dhena historike per Krishtin sesa per Herodin!” Nje puntor tjeter tha: “Une do te them se Bibla eshte nje genjeshter” – Satani iu pergjigj: “Ky eshte budallallek. Shiko profecite te cilat pothuajse jane permbushur te gjitha. Ata do ta dine qe ajo nuk eshte genjeshter.” Nje puntor tjeter tha: “Une do te them se Krishti kurre nuk u ringjall.” – Por Satani i tha: “Po atehere pse dishepujt e Tij u transformuan aq papritur ?” Takimi shkoi i qete. Me ne fund, nje nga ata tha: “Dakord, kam nje plan. Une do tu them atyre se me te vertete ekziston nje Bibel, dhe eshte e veretete. Une do tu them atyre se me te vertete ekziston nje Jezus, dhe qe Ai eshte i fuqishem. Une do tu them se Jezusi do te vije perseri ta gjykoje boten. Ai me te vertete po vjen. Por une do tu them atyre kete: Ata nuk kane pse te shqetesohen akoma. Ka plot kohe!” - Dhe Satani tha: “ Ky eshte plani. Ky do te kete sukses!”
    Me kete dua te them se ka kaq shume evidenca dhe prova qe Bibla eshte e vertete, qe nuk eshte ndryshar dhe eshte Fjala e Perendise dhe qe Jezusi erdhi ne Toke dhe vdiq ne kryq dhe u ringjall sa qe eshte e pamundur ti mohosh.


    Bibla nuk ka ndryshuar

    Ka prova te bollshme qe Bibla qe ne kemi sot eshte pikerisht e njejte me ate qe u shkrua ne fillim, ne shek. I . Besueshmeria e Bibles deshmohet nga nga ekzistenca e disa mijra kopjeve te vjetra. Miti qe Bibla eshte ndryshuar gjate 20 shekujve te kaluar, eshte teresisht nje trillim.

    Ja disa doreshkrime me te hershme, te plota ose gati te plota te Bibles:

    Codex Vaticanus (daton nga viti 325-350), qe ruhet ne bibloteken e Vatikanit e qe permban gati tere Biblen. ( ky eshte fakt i njohur )

    Codex Sinaticus (350), tani gjendet ne muzeun Britanik. Permban gati tere Dhjaten e Re dhe me shume se gjysmen e Dhjates se Vjeter.

    Codex Alexandrinus (400), po ashtu gjendet ne Muzeun Britanik dhe permban gati tere Biblen

    Codex Ephraemi (shek.V), gjenet ne bibloteken nacionale te Parisit. Permban gjithe librat e Dhjates se Re pervec dy nga letrat aposolike.

    Codex Bezae (450) , gjendet ne Bibloteken Universitare te kembrixhit. Permban Ungjijte dhe librin e Veprave ne gjuhet greke e latine.

    Dorshkrimet e detit te vdekur. Ne vitin 1947 nje bari ne shpellat e Kumranit gjeti disa doreshkrime biblike. Ky eshte quajtur “doreshkrimi me i madh i zbuluar i koheve moderne”.


    Perkthime te hershme te Djates se Re

    Deshmi te tjera per te vertetuar se Dhjata e Re e sotme eshte e njejte me dorshkrimet dhe perkthimet e hershme disponohen edhe sot:

    Perkthimi ne sirakishten e vjeter, viti 150 e.s.

    Perkthimi ne siriakishten “Peshita”, i bere ne rreth viteve 150 e.s. Me se 350 doreshkrime te ketij perkthimi qe datojne nga shek.V ekzistojne ende.

    Perkthimi ne latinishten e vjeter. Ka deshmi qe flasin se ky perkthim ka qarkulluar ne shek. III.

    “Latin Vulgate”, i perkthyer nga Xherome ne mes te viteve 364-384 e.s.

    Perkthimi koptik ose egjiptian, ne mes viteve 200-300 e.s.


    Faktet shkencore ne Bibel

    Vetem kohet e fundit shkenca ka zbuluar se cdo gje qe ne shikojme perbehet nga atome te padukshme. Ketu, Shkrimi na tregon se “gjerat qe shihen nuk u bene nga gjera qe shikohen.” Hebrenjte 11:3 (rreth 2000 vjet me pare)

    Ne Kohen kur besohej qe Toka qendronte mbi nje kafshe te madhe gjigante (1500 pas K.) Bibla ka folur mbi qendrimin pezull te tokes ne hapesire. – “ Ai...mban token pezull mbi hicin” Jobi 26:7

    Gjithashtu profeti Isaia na tregon se Toka eshte e rrumbullaket. – “Ai eshte ai qe rri ulur mbi rruzullin e Tokes...” Isaia 40:22
    Kjo nuk eshte nje reference per nje disk te sheshte, por per nje sfere. Ne ate kohe kur shkenca besonte se Toka ishte e rrafshet, ishin Shkrimet qe e frymezuan Kristofer Kolombin te lundronte rreth botes. (Shiko Fjalet e Urta 3:6 )

    Zoti i tregoi Jobit 1,500 para Krishtit.: “Mos je ti ai qe hedh rrufete atje ku duhet te shkojne, duke thene: “Ja ku jam?”.” Jobi 38:35 Bibla ketu po tregon me sa duket nje deklarate shkencore absurde - qe drita mund te dergohet, dhe pastaj te shfaqet ne te folur. -Por a e dini se valet e radios udhetojne me shpejtesine e drites? Ja pra, pse ti mund te kesh nje komunikim direkt me dike ne anen tjeter te botes! Shkenca nuk e zbuloi kete deri ne vitin 1864 ku shkenctari anglez Jamez Clerk Maxuell sygjeroi se elektriciteti dhe valet e drites ishin dy forma te se njejtes gje.

    Jobi 38:19 pyet: “Ku eshte rruga qe te con ne banesen e Drites...” Njeriu modern ka zbuluar se fundmi qe drita (rrezatimi elektromagnetik) ka nje “rruge” duke udhetuar me 186,000 milje per sekonde.

    Shkenca ka zbuluar se yjet leshojne vale radiosh, te cilat vijne ne toke ne shkalle apo pike te larte. Zoti e ka permendur kete te Jobi 38:7 “Kur Yjet e mengjesit kendonin te gjithe se bashku...”

    Shume kozmologjiste (shkenctaret qe studiojne strukturat dhe evolucionin e Universit) bien dakord se tregimi i Zanafilles, mund te jete afer te vertetes. (Koha: Djetor 1976)

    Shkenca e shpreh Universin me 5 fjale: kohe, hapesire, lende, energji ose fuqi dhe levizje. Zanafilla 1:1,2 na i zbulon : “Ne fillim (Koha) Perendia, krijoi (Fuqia) qiejt (Hapesira) dhe token (Lenda)...dhe Fryma e Perendise fluturonte (Levizja) mbi siperfaqen e Ujrave.” Gjeja e pare qe Perendia i tregon njeriut eshte se Ai kontrollon te gjitha aspektet e Universit.

    E verteta e madhe biologjike per sa i perket rendesise se Gjakut eshte zbuluar vetem keto kohe. N.q.s humbet gjakun, humbet jeten tende. Te Levitiku 17:11 shkruar rreth 3000 vjet me pare, thuhet se gjaku eshte burimi i Jetes. “Sepse Jeta e mishit eshte ne Gjak”

    Ka shume mundesi qe dinosauret te jene permendur ne Bibel. Te Jobi 40:15-24 flitet per nje kafshe shume te madhe te ngjashme me dinosauret kjo kasshe quhet “behemoth”, duhet te kemi parasysh se ne ate kohe fjala “Dinosaur’ nuk ekzistonte.

    Te Lluka 17:34-36 flitet per ardhjen e dyte te Jezusit, dhe kjo do te ndodhe kur disa jane zgjuar dhe disa duke fjetur. Ketu Bibla ben nje deklarate direkte per rrotullimin e Tokes, me diten dhe naten ne te njejten kohe.

    Bibla ka proklamuar se ka me miliona yje; Te Jeremia 33:22 (shkruar 2,500 vjet me pare) Bibla ka thene: “Ashtu si nuk mund te njesohet ushtria e qiellit as te matet rera e detit...” “Ushtria e qiellit” eshte term biblik per yjet. Kur Bibla e tha kete asnje nuk e dinte sesa yje ishin pervec 1000 qe mund te shiheshin me sy te lire. Ne sot dime se ka me miliona yje dhe qe nuk mund te numurohen.

    The Encyclopedia Brittanica dokumenton se ne vitin 1845, nje doktor i ri i quajtur Dr. Ignas Semmelweis u tmerrua nga shkalla e vdekjeve ne spital ku grate vdisnin pas lindjes. Doktori vuri re se doktoret ne pergjithesi ekzaminonin trupat e atyre qe kishin vdekur dhe pa lare duart vizitonin nenat e ardhshme. Kjo ishte praktika e tyre normale, sepse prezenca e semundjeve mikroskopike ishte e panjohur. Doktor Semmelweis insistoi qe te gjithe doktoret ti lanin duart para se te vizitonin pacientet. Dhe menjehere numri i vdekjeve ra ne 2 %. Te Levitiku 15:13 (rreth 3000 vjet me pare) Bibla thote se duhen lare duart kur merresh me semundjet.

    Njeriu zbuloi ekzistencen e rrymave oqeanike ne vitet 1850. Mathew Maury (1806 – 1873) konsiderohet si babai i oqeanografise. Njehere ai ishte dergjur ne shtrat nga nje semunde serioze dhe i kerkoi djalit te tij ti lexonte dicka nga Bibla. Duke degjuar ai vuri re nje shprehje “Shtigjet e detit”. Pasi u permiresua disi, ai shkoi te kerkoje keto “shtigje”. Libri i tij i oqeanografise konsiderohet akoma edhe sot si tekst baze dhe perdoret akome ne Universitete. Ajo qe Maury degjoi ishte nga Psalmi 8:8 qe thote: “Zogjte e qiellit dhe peshqit e detit, ter ato qe kalojne neper shtigjet e detit”

    Shkenctaret kane filluar te kuptojne zgjerimin e Universit. Por e gjitha kjo na tregohet ne Bibel. Te Isaia 40:22b (rreth 2,800 vjet me pare) thuhet: “ ...Ai i shpalos qiejt si nje velo dhe i hap si je cader...”

    Ne me pak se 200 vjet me pare, nga ardhja e teleskopeve masive, shkenca zbuloi per hapesiren boshe ne veri. Por Bibla ka thene te Jobi 26:7: “Ai shtrin veriun ne zbrazeti...”

    Te Isaia 40:12: “ Kush i ka matur ujrat me gropen e dores...” na tregohet se Zoti i ka matur ujrat dhe ka vendosur sasine e duhur te ujit ne toke. Shkenca moderne ka provuar se sasia e ujit ne toke eshte vetem e mjaftueshme per nevojat tona. N.q.s deti behet 3 metra me thelle, uji do te absorbonte te gjithe dioksidin e karbonit dhe nitrogjenin, dhe asnje krijese nuk do mund te jetonte me.

    Hank Hanegraff ka thene “Besimi ne Krishti nuk eshte nje kercim i verber ne nje humnere te erret, por nje besim i bazuar ne evidenca themelore”

    Faktet Arkeologjike

    Arkeologjia ka sigurar shume prova per vertetimin e Bibles – Ajo qe thuhet ne Bibel nuk eshte “thjesht nje histori nga imagjinata e nje njeriu” por eshte e bazuar ne fakte historike.

    Saktesia e ungjijve eshte mbeshtetur nga arkeologjia. Emrat e shume qyteteve, ngjarjeve, dhe njerzve te pershkruar tani jane gjetur.

    Ne vijim po tregohen disa nga keto prova:

    Kapernaumi, Betesda, Tiberia, etj…

    Ungjijte i kane permendur keto qytete pergjate detit te Galilese
    Keto qytete u zhduken nga historia dhe vendodhja e tyre nuk dihej prej shekuj
    Vetem kohet e fundit, arkeologjia mund te kete zbuluar vendodhjet e tyre te mundshme

    “Tell Hum” besohet te jete Kapernaumi

    Rreth 1.5 milje larg vijes bregdetare te Galileas besohet te jete Betsaida


    • Pishina e Betesdes

    Te Gjoni 5:1-15 Jezusi sheron nje njeri te pishina e Betsaides. Gjoni dha vendodhjen e sakte dhe pershkrimin e pishines e cila kishte 5 portike.

    “Pas ketyre ngjarjeve ishte nje feste e Judenjve dhe Jezusi u ngjit ne Jeruzalem.
    Ne Jeruzalem, afer portes se dhenve, eshte nje pellg pellg qe ne hebraisht quhet Betseda, dhe ka 5 portike.” Gjoni 5:1,2

    Arkeologjia se fundmi ka vertetuar deshmine e Gjonit:

    Rreth 40 kembe nendhe, arkeologet kane zbuluar nje pishine me 5 portike, dhe pershkrimi I zones rrethuese perputhet me pershrimin e Gjonit.



    Pishina e Siloamit

    Te 9:7 Gjoni permendi pishinen e Siloamit afer tempullit te Jeruzalemit.
    Kjo Pishine u zbulua ne 1987.



    • Ponc Pilati

    Prova apo evidence per Ponc Pilatin u gjeten ne “Cezare Maritama”
    Me 1961, nje arkeolog Italian i quajtur Antonio Frova zbuloi nje fragment ne nje pllake qe perdorej ne teatrin e Cezarese.


    Rreshti 1: TIBERIEUM
    Rreshti 2: (PON)TIUS PILATUS
    Rreshti 3: (PRAEF)ECTUS IUDA(EAE)

    • Varret me gur te medhenj qe rrokulliseshin

    Arkeologet kane gjendur disa te tille:



    • Prova per Kryqezime

    Per nje kohe te gjate skeptiket kane thene se nuk ka prova qe kryqezimi perdorej ne kohen kur Jezusi jetoi.

    (Ata e dine se Romaket e perdornin kryqezimin per te vrare skllevrit ne revolten e skllevere te udhehequr nga Spartaku)

    Ne vitin 1968…Arkeologet gjeten ne nje varr Herodian kockat e nje djali te ri, i cili ishte kryqezuar – ky varr u datua rreth vitit 100 pas Krishtit.



    Ja, se ckane thene disa njerez te njohur per Biblen:

    George Washington tha:

    “ Eshte e pamundur ta qeverisesh drejtesisht boten pa Perendine dhe Biblen”

    “ Une besoj se Bibla eshte dhurata me e mire qe Zoti i ka dhene njeriut. Te gjitha te mirat e Shpetimtarit te botes na jepen ne nepermjet ketij libri “. - Abraham Linkoln

    “ Bibla nuk eshte thjesht nje liber, por nje Krijese e Gjalle, me nje fuqi qe pushton te gjithe ata qe i kundervihen asaj ‘ - Napoleoni

    “ Nese do te burgosesha dhe nese do te guxoja te merrja me vete nje liber, do te zgjidhja Biblen.” - Gete
    “ Ne Bibel ka me shume shenja te sigurta te autencitetit te saj sesa ne cdo histori tjeter”.
    - Isak Njutoni

    “ Bibla nuk eshte antike, nuk eshte moderne – ajo eshte e Perjetshme “ - Luter

    “ Ne kohen time kam takuar 95 nga te medhenjte e botes, dhe prej ketyre 87 ishin ndjekes te Bibles. “ - William Gledstone (Kryeminister anglez ne shek XIX)

    Spurgeoni e ka lexuar Biblen 100 here dhe ka thene: “ Heren e 100 – te me eshte dukur shume me e mire se heren e pare.”

    Bila eshte Unike. Ajo nuk ka gabime. Ajo eshte Fjala e Gjalle e Zotit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga besi27 : 20-05-2007 mė 13:22

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Temė me tė vėrtetė interesante dhe material i shkėlqyer. Bravo besi27.


    Nė fakt askush nuk ka mundur tė hedhė poshtė Biblėn. Kjo pėrpjekje ka dėshtuar me vite dhe kohėt e fundit sa vjen dhe bėhet mė e fortė dėshmia e ekzistencės sė Perėndisė nga goja e shkencėtarėve tė cilėt kanė dėshmuar se asgjė nuk mund tė vijė nė ekzistencė nga hiēi dhe tė ketė njė pėrsosmėri tė tillė dhe njė mardhėnie unike.

    Zoti tė bekoftė vėlla dhe tė uroj edhe njėherė pėr kurajon tėnde pėr tė sjellė njė shkrim tė tillė kėtu qė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme dhe qė dėshmon kaq fuqishėm pėr Perėndinė.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Disa adresa qe mirren me faktet arkeologjike dhe qe deshmojne se Bibla nuk eshte 'mit' sic pretendojne disa, por mbeshtetet nga faktet historike, arkeologjia (ua preferoj agnostikeve, kritikuesve te Bibles, etj.).

    http://www.christiananswers.net/archaeology/

    http://www.godandscience.org/apologetics/archeology.php

    http://www.concentric.net/~extraord/archaeology.htm


    Pershendetje Besi dhe te faleminderoj per postimin tend.


    Nese gjeni ende material ne shqip rreth kesaj teme, postoni.

  4. #4
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Fakt nr=1 Drita krijohet ne diten e pare
    Fakt nr=2 Toka krijohet ne diten e dyte
    Fakt nr=3 Dielli krijohet ne diten e katert
    Fakt nr=4 Shkenca nuk pranon asnje nga keto fakte !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Gostivar. Ti qenke vertet i cuditshem. Mer biblen dhe hape tek Zanafilla dhe lexo se drita, Qielli dhe toka u bene ne diten e pare.
    Drita nuk eshte dielli. Djelli eshte ndricues, kete e thote dhe bibla. Te duhet njohuri per te diskutuar ne kete teme, dhe mendoj se te mungon, nga vete menyre se si e shtron pyetjen dhe si e arsyeton.









    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 02-06-2007 mė 15:14

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    sa shum hije ju ka qe shlyni faktet shkencore !!! Si duket kete pune e beni vetem kur nuk ju pelqejne faktet shekncore .
    Po nuk ka problem jemi mesuar me keto reagime

    Ej lale, shiko un jam mysliman, dhe po te them dicka po si mysliman:

    Ti e di qe Kurani thote qe Hebrejt dhe te Krishteret duhen respektuar, se jane monoteist, pra besojne ne nje zot.

    Dhe gjeja me e mire qe duhet te besh ti (dhe une) si myslimane eshte te besojme ne fene tone, ne besojme te Allahu, respektojme ritet (ti ndoshta me shume, une me pak, po prap ska gje).

    Po a mund te me thuash se cpune te prish ty kjo teme, qe vjen e prish, apo dhe tema te tjera. C'eshte kjo mani per te kundershtuar te tjeret, per te fyer besimin e te tjereve? Lejini mer te besojne njerezit cfare te duan e si te duan, ne besojme te Allahu, ata te Krishti, ti ha buke ne shpi tende, une te e imja, ai tjetri te e vetja. Spo i hame buken njeri tjetrit.

    Kshuqe si keshille per te gjithe: Respketoni te tjeret, se keshtu respektoni dhe veten.

    Me gjithe zemer e Mirekuptim.

  7. #7
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson
    Ej lale, shiko un jam mysliman, dhe po te them dicka po si mysliman:

    Ti e di qe Kurani thote qe Hebrejt dhe te Krishteret duhen respektuar, se jane monoteist, pra besojne ne nje zot.

    Dhe gjeja me e mire qe duhet te besh ti (dhe une) si myslimane eshte te besojme ne fene tone, ne besojme te Allahu, respektojme ritet (ti ndoshta me shume, une me pak, po prap ska gje).

    Po a mund te me thuash se cpune te prish ty kjo teme, qe vjen e prish, apo dhe tema te tjera. C'eshte kjo mani per te kundershtuar te tjeret, per te fyer besimin e te tjereve? Lejini mer te besojne njerezit cfare te duan e si te duan, ne besojme te Allahu, ata te Krishti, ti ha buke ne shpi tende, une te e imja, ai tjetri te e vetja. Spo i hame buken njeri tjetrit.

    Kshuqe si keshille per te gjithe: Respketoni te tjeret, se keshtu respektoni dhe veten.

    Me gjithe zemer e Mirekuptim.
    Pik se pari une nuk e prish temem , dikush kihte sjellur fakte shkencore qe gjenden ne Bibel , une vetem "plotesova" numrin e fakteve .
    Pastaj nuk dmth qe une nuk i respektoj cifutete dhe kristijanet por mos haro qe ke ti ketu kristijan qe a.s. Muhamedin e bejne pedofil , e bejne vrases dhe njeri qe ka predikur luften dhe me e keqja as nuk i dine historine ketij personi madheshtor .
    Ne temat e hapura psh per faktet shkencore ne Kuran ke shum kristijan qe futen atje dhe shkruajne te paverteta !!!
    Kur ata mund te futen aty dhe te shkruajne te paverteta atehere pse dikujt i pengon kaq shum shkrimi im qe eshte i vertete , nuk ka as piken e genjeshtres !!!

    Me Respekt Gostivari_usa

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    Pik se pari une nuk e prish temem , dikush kihte sjellur fakte shkencore qe gjenden ne Bibel , une vetem "plotesova" numrin e fakteve .
    Pastaj nuk dmth qe une nuk i respektoj cifutete dhe kristijanet por mos haro qe ke ti ketu kristijan qe a.s. Muhamedin e bejne pedofil , e bejne vrases dhe njeri qe ka predikur luften dhe me e keqja as nuk i dine historine ketij personi madheshtor .
    Ne temat e hapura psh per faktet shkencore ne Kuran ke shum kristijan qe futen atje dhe shkruajne te paverteta !!!
    Kur ata mund te futen aty dhe te shkruajne te paverteta atehere pse dikujt i pengon kaq shum shkrimi im qe eshte i vertete , nuk ka as piken e genjeshtres !!!

    Me Respekt Gostivari_usa
    Ti Gostivar vertet qenke shume i cuditshem. Po te rithem per te saten here se, Qielli, toka dhe Drita u krijuan ne nje dite. Tani ti ose je i panxene ose do te prishesh temen. gjej nje bibel dhe lexoje vete, jo cte kane thene te tjeret.

  9. #9
    student Maska e besi27
    Anėtarėsuar
    24-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    25
    Pershendetje te gjithve, ju falenderoj qe keni marre pjese ne kete Teme. Faleminderit per mbeshtetjen tuaj, por edhe per kundershtimet gjithashtu.
    Me lejoni tju them atyre qe kane ndonje kundershtim se Tema eshte postuar ne Komunitetin Protestant dhe ne te Nuk ka asnje fjale per fete e tjera, Por gjithesesi jane te Mirepritur. Le te fokusohemi me mire te burimet dhe websitet ku mund te gjejme gjera interesante per Biblen ne menyre qe te dime dhe te mesojme me shume, rreth asaj qe ne besojme Faleminderit

  10. #10
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi
    Ti Gostivar vertet qenke shume i cuditshem. Po te rithem per te saten here se, Qielli, toka dhe Drita u krijuan ne nje dite. Tani ti ose je i panxene ose do te prishesh temen. gjej nje bibel dhe lexoje vete, jo cte kane thene te tjeret.

    Okey shum mire Qielli dhe Toka u krijuan ne te njejten dite , vetem se Dielli u krijua tre dite me vone !!!
    Biblen e kam lexuar dhe poashtu kam lexuar mendimet e fizikaneve lidhur me zanafillen , jo mendimet e teologeve , por te shkenctarve dhe ata nuk i pranojne i te verteta .
    Jo une , por shkencetaret !!! Dhe per mua jeta eshte shkence .Nuk pranohet nga shkenca , atehere dicka nuk eshte ne regull me ato vargje !!!

    Ligji i dyte i Njutonit eshte F = m * a e jo F = m * v !!!

    Dhe ta them haptas me mua nuk keni asnje problem , ate e keni me shkencetaret !!!


    Me resekt Gostiari_usa

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykimi i dhunes sipas Bibles dhe Islamit
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:21
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •